Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e DGman
    Anëtarësuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    Wichita KS USA
    Postime
    78
    Dhe vdekjen e studiojme ne Shqipot pa le te gjalleve co bejme e miro o mire.
    Le ti harrojme kishat xhamiat
    dhe maskarenjte qe ka qeveria,
    se ai qe eshte burre
    dhe s'ka per te vdek kurre,
    eshte ai qe i ben
    lavdi vendit te tij.

  2. #12
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***

    Sa kam dale prej nje enderre. E pernjehere prej enderres edhe prej shtartit sa kam dale, e jam brof ne kembe skaj tij.

    Pashe ne enderr,a ndoshta jo ne enderr. Gjuhen e kuqe e te holle te nje breshke, qe lepinte largesine midis meje dhe asaj duke e mberrit deri ne gjysem. Nje gjarper te palosur rrumbullak rrathe-rrathe, qe me dukej se flinte ne gjysem te mashtrimit e ne gjysem te frikes se vet prej meje.(Nje mik me ka mbushe mendjen se gjarperi ka frike nga njeriu, edhe pse ne e kemi frike ate me shume , ndoshta nga fakti se ne dime ta tregojme friken e ai jo) Do shkurre te ngaterrueme nder veti, si floket e Gjystes.(kam njohur dy Gjyste, njeren e kam njoh ne femijeri, e prej mos pasjes kohe me i kreh floket kurre, se i shkonte gjithe mengjesi tu kreh floket e shtate vajzave, kur i niste per ne shkolle, e te sajat kurre , i mbulonte me shami, e shkonte ne pune, ndersa Gjysten tjeter, tash se fundi, qe i ngaterron floket me dashje e me mundim per mode, para se del ne ndonje skene te sajuar ne qosh te nje restoranti, kur mbledh rreth vetes do burra dema, me e nigju si pellet, e qe ne fakt ka marre nam te madh si kengetare)! NJe lis te madh.Me te madhin lis qe kam mundur te shoh, e veten mes gjithe kesaj e nen lisin.
    Kur m'u perplas shikimi mbi gjuhen e kuqe te breshekes, nje ndjenje gjarperoji neper mua, e qe me vjen ta quaj rendome, kete ndjenje, trishtim. E mandej, bredharaku shikim me prejardhje syte e mije kokerrmadhu leshue mbi nje grumbul rrumbull qe ne mos flinte me pergjonte gishtat e njeres kembe perreze tij.Qe gjarper . E mua mu be se me pershkoji nje ndjenje , per te cilen nuk kam asnje emer te gatshem per te, por qe ngjan me friken edhe pse krejt frike nuk po me dukej , pasi me perzihej shpesh thenia e mikut tim per friken midis njeriut dhe gjarpnit dhe se cili e ka frike shoqin. Njeriu gjarperin, a gjarperi njeriun. Keshtu ne kete turbulli me friken mu ngaterru nje shkurre, kur i nderrova vend kembes me gishta, e mandje tjetres. E ecja ime e pafilluar, me la.Rash rreshqane bythas teposhte nen lis, breshke e gjarpen deri ne fund.Fundi qe uje. Uji qe i tundum me u ngri.I ftohte me te pre."Paskesh ra ne lum te huaj", mu ba se u cudita me vete.Kurre nuk i kam qujt lumenjt ndryshe , vecse te mijte. Ndoshta ngaqe me preu, e t'huja lumin. Besimi me ngjitej dyshimit pandare se ai qe pret eshte i yti. M'vinte shpesh nje thenie e percjellur goje ne vesh , e goje ne goje. "I yti ta nxjerr syrin". Prova me dale prej lumit , tu iu ngjesh nje guri te madh breg tij, qe dukej kaq u munduar e i menduar me u quajt shkemb.
    ...Dola..., .Shoh perreth meje...Dhoma.Midis dhomes , shtrati, i madh sa me fjete lirshem vete i dyte me enderren. Midis shtratit ende flinte enderra ime e vjetruar ne gjume. Skaj shtartit nje tavoline , dy pellembe e gjere, dy pellembe e gjate, dy pellembe e larte. Mbi tavoline nje radio e vogel e hharuar ndezur qe ne fillim te mbremjes, e cila leshonte nje muzike qe imitonte uje ne gurgullim.Perskaj radios, libri "Dranja" i Martin Camaj-t.Skaj meje ne te djathte, dritarja.Ne skajin e djathte te sajin, perdija pak e kthyeme, prej deshires time te bere zakon tashme , me e prit henen kur del, nqs del edhe ne ndonje nate si kjo e janarit, kur qielli eshte i mbarsur me re si kokat e gjyesteve, ose si shkurret xheloze-zezat nen lis.
    Nen dritaren time, eshte nje tjeter dritare, e njesojte ne permasa. Brenda se ciles nuk e di e ka perde a jo. Por ma do mendja , se brenda saj flene njerez e enderra, ndoshta shume te ngjashme me mua e me enderrat e mija. Ndoshta dhe krejt te dnryshme.
    Sot , jam rezidente e kureshtjes , te mesoj prej cfare soj frymemoresh rrethohem.
    ***
    Kete shkrim , ia dedikoj mikes time , Ilda.
    "shiko Ilda, me ke thirrur pikerisht ne ditet kur edhe une dua te flas em ty, pasi qe kur jemi njeohur e qe kur kemi filluar te degjohemi ne telefon , nuk kemi heshtur kam shume . Por e di se si jam sot?!
    Si???
    Nuk di ta them se si jam, por me vjen te them pak a shume se jam bosh. Ndihem si nje cante e zbrazur. Me vejn te besoj se mbreme kam fjetur 100%.
    100%, tha ajo duke i shtuar zeritnota cudie dhe duke vene ndermjet heshtjen qe me duhej ta rrezojaune duke i shuar kureshtjen asaj.
    Nuk e di , por me vejn tani te them se njeriu nuk flene 100%, ose te pakten une . Ndoshta fle 70ose 75%. Ndersa njerezit ne pergjithesi besoj se flene 93 deri ne 97%. Ra dera. Dikush e vazhdpj rra[amen e deresme rropamen e zerit prej te cilitleshonte ca fjali rutine "si jeni, si e keni kalu..." e qe m'u me dukeshin krejt pakuptim prej nga biseda e pa gajret qe po doja ta mbyllja, e ta vazhdoja nje here tjter. I dhashe fjalen se do ta therrisja sapo te jem e mundur dhe duke i thene se e doja shume, i shtova nje nje "bye" te njehershme me te sajen.
    ...
    Po bie dera prap. Eshte Blerta.Kushedi kur kthehem , nuk po premtoj. Ndersa Dreri me thote shpesh se: Premtimi, eshte pasardhes i genjeshtres.

    wow...Qenka shkurt sot.Shkurti im!!!
    11:30 am. Shkurt ore shkurt, edhe pse une i rash gjate.!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    pershendetje lexova monologjine tuaj dhe me beri pershtypje se ju keni nje fantazi te pamase . urime .thoshje qe njeh nje vajze me emrin ida [florida ] dhe une kam njohur nje vajze me te tille emer . ajo eshte nga laci . mos eshte e njejta vajze qe njohim . me trgo te lutem .

  4. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Deri ne prill me thua? Po ka shume bashketingellore si muaj, dhe i ka te ftohta dreqi. Nje mender -i- sesi ka hyre aty ne mes. iiiiiiiiiiiii nuk kualifikohet as si hingellime kali. Megjithate une te dua dhe te vdekur, mbase me shume ashtu, pasi atehere do te te mund te hyj ne koke e te te peshperis te me mjaullish dhe nje here, ashtu vetem per mua.

    henri e mallshme sot, sidomos per mjaullimen...

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    ....

    hmm
    e dikush mbas heshtjes se lahtarshme qe kish formen e lumi fjalesh
    tha

    "mos deshiro , nese nuk je gati
    Ndodh , qe deshirat , edhe realizohen"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Thuhet se jeta eshte vecse nje moment qe perseritet pambarim .Jeta nuk ka te shkuar dhe te ardhme. Jeta eshte ky cast dhe vetem ky. Eshte i njejti cast si ne vitin 2000 para Krishtit ashtu dhe ne vitin 2000 pas tij. Eshte e njejta sekonde qe bie e bie ne perseritje te pambarimte.
    Eshte pyetja e zotit:"Do te vish tek une ?" Dhe ne qe perserisim e perserisim papushim :"JO TANI....JO TANI....JO TANI..." derisa lodhemi dhe vjen nje e shumemijta sekonde ne te cilen te lodhur nga mohimi i vazhdueshem jemi dakort te shkojme tek ai dhe themi: "PO" .....te lodhur.
    Laguna Blu

  7. #17
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***
    Nje burre.Nje njeri qe duket si burre, ka shtate minuta qe i bie verdalle oborrit te pallatit. Ka veshur nje xhup te shkurter, edhe pse vete ai duket i gjate, po jo sa, per te besuar se eshte nga tropoja.Ne shpine te xhupit ka shenjen e fitores se vjetruar te nje skuadre qe eshte mjaft e njohur, por qe une ia kam harruar emrin. Ose nuk dua t'ia kujtoji. Ose qe nuk ia mesova kurre deri sa te mund ta mbaja mend ne cdo rast te nevojshem ku me shfaqet shenja e saj.Njeriu si burre, eshte hollak i verdhe , por jo i gjate.Ne doren e djathte mban nje shkop te zi, i cili ne fund ndahet me dy koke, e te duket si grepc(grepc=akrep-insekt). Ne te majten mban nje kove te kuqe kaucuku, qe lekundet lirisht. Duket te jete nje kove e kuqe bosh.Midis buzeve shterngon nje cigare. Buzet i ndihmon me dhembe , duke e kafshuar here pas here filtren e cigares me nervozizem te paorigjine.Shikon perdhe e sillet verdalle, si t'i kete humbur naten e kaluar , po te kete kaluar me gjithe naten ketej , ndonje send fort i cmuar a ndonje send i trasheguar prej te jatit.Nuk jam kurioze a ka kaluar ketej ndonje here ky njeriu si burre, as se cfare sendi do t'i kete humbur. Une vec e shof, meqe nuk jam e verber. Ai vazhdon te sillet, me koven e kuqe ne te majten e me shkopin e zi ne te djathten, me xhupin e zi veshur mbi shpine te te cilit, eshte simboli kokeforte, i fitores se vjetruar te asaj skuadres qe une nuk dua t'ia mbaj mend emrin, e me cigaren here midis buzeve e here midis dhembeve , te ciles zjarri i eshte afruar mjfat filtres . Ndalet.E peshtyn filtren, para vetes sikur po clirohet nga nje bezdi. E sheh per disa sekonda.Mandej e kap me majen e shkopit te zi, e ngre deri ne lartesine e buzeve te koves se kuqe bosh , dhe e leshon. Leviz.Kesaj here duket se levizja , nuk do te jete sjellje verdalle. Del prej oborrit e hyn ne nje rrugice te ngushte e te shkruter qe e lidh oborrin e ketij pallati me oborron e pallatit tjeter.Ndalet.Leshon me kujdes koven e kaucukte te kuqe, afer vetes. Mbeshtet shkopin e zi ne bark. Shtin doren ne xhepin e pantallonave, prej ku nxjerr nje pakte cigare. Ve nje cigare midis buzeve, i ve flaken me shkrepse. E mbyt prap paketen me gjithe shkrepse , ne xhep.Ze shkopin e zi me te djathten. Ngre koven e kuqe me te majten dhe fillon. Fillon te sillet verdalle me sy perdhe, duke te bere te besosh se po kerkon nje send te cmuar!

    (ky lloji personazhi, duhet ta kete emrin bardhyl)!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    me perçmim flak tutje nje flete te zgjyrosur , rastesia ia solli para syve te levizshem , trofe i padeshiruar , ne nje fushe te padashur . Nuk e kupton sec e ndaloi te vinte vete ne kete vend te vjeter , e tashme pa asnje vlere , nje nenqeshje cinike levrin ne buzet nervoze te shtrenguara fort. Zera naive ushtojne si bubullima , rrufeja thjesht s'shihet . me duart delikate nxjerr nje cigare nga nje kuti e argjendte , e ndez ngadale me nje kunj shkrepese , e pasaj e vendos ne xhepin e palltos ne te cilin shkelqen nje cakmak i cmuar. tund koken ngadale , cinizmi nuk i shqitet asnjehere , realiteti , epo, duhet ta kete nje fytyre.

    Perballe i gjendet nje pasqyre , ne te cilen jane te ngjitura isa re te vizatuara vete , trupin ia pershkon nje e dridhur e ne fyt ndien nje shije te hidhur .
    Dicka ndien ti mungoje , por gjithcka kish me vehte kur mbylli pas porten e vlefshme prej druri te zi te shtepise se tij ne periferi te qytetit , e ka me vehte

    .."ç' kam shitur valle , per te fituar gjithcka ?"
    leviz me vrull doren delikate si per te shmangur nje mize te bezdisshme

    ....
    Dera e shtepise se vjeter perplaset fort , brenda saj ska me njeri , vec nje fletez e verdhosur nga koha valevitet ne ajer
    nga dritarja duket nje burre qe energjik u jep udhezime disa punetoreve qe me kazma ne duar degjojne me nje fare respekti..






    Ps : si quhet ky pesonazh valle?

  9. #19
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Atje ku buka rrenjet ka ne shkemb
    Ku e perdittshmja eshte krejt e trishtuar
    Atje lindin njerez qe vdekja nuk i tremb
    Dhe pse c'mendurisht me jeten dashuruar.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar më parë nga kolombi
    Atje ku buka rrenjet ka ne shkemb
    Ku e perdittshmja eshte krejt e trishtuar
    Atje lindin njerez qe vdekja nuk i tremb
    Dhe pse c'mendurisht me jeten dashuruar.
    ne fjalet e dikujt:

    "a vritet i vdekuri?"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •