Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Kush do t'i paguajë më shumë se 1 milionë dollarë

    TIRANE ( 2 Korrik) Dje mbi tryezën e Ministrit Çipa ka mbërritur një raport i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Mustafa Kërçuku. Bëhet fjalë për vjedhje në vlera stratosferike në tenderat e Ministrisë së Rendit Publik vetëm gjatë vitit të fundit. Në krye të listës qëndron Kolonel Shyqëri Dade (vëllai i Ministres së Jashtëme Shqiptare Arta Dade) i ci li ka 5 vjet që drejton tenderat e MR, dhe sipas raportit të Kontrollit të KLSH duhet të paguajë rreth 100 milionë lekë të vjetra. Çfarë do të bëhet me kolonelët që kanë vjedhur miliona e miliona (duke mos kursyer edhe ushqimin e qenve të antidrogës)? Kush do t'i paguajë më shumë se 1 milionë dollarë që u janë vjedhur 13 mijë policëve? Janë lekët e ilaçeve, të rripave, tëuniformave, benzinës, këpucëve, ushqimeve, pasaportave e të tjera e të tjera...Shumica e këtyre skandaleve që kanë për protagonistë kolonelë të njohur dhe emra të lidhur me qarqet më të larta të politikës dhe shtetit, kanë shkuar në Prokurori nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (ish-SHIR), nga vetë ju dhe nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Mustafa Kërçuku.
    "Kolonelë hajdutë"
    Edhe pse njerëz brenda Kontrollit të Lartë të Shtetit (të cilët i kanë dhënë "Gazetës Shqiptare" raportin skandaloz) deklarojnë se ministrit së Rendit Publik dhe Prokurorisë i është dërguar vetëm "maja e ajzbergut", shifrat dhe faktet tregojnë për hajdutë të pangopur dhe që mbajnë grada kolonelësh. Në krye të listës qëndron kolonel Shyqyri Dade, aktualisht drejtor ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik. Gjatë 5 viteve të fundit vëllai i përkëdhelur i Arta Dades ka drejtuar të gjitha tenderat e Ministrisë së Rendit Publik, që kanë kapur një shumë prej rreth 80 milionë dollarësh. Eshtë hera e katërt që Kontrolli i Lartë i Shtetit e përmend këtë kolonel. Por ai mbijeton. Këtë herë propozohet për largim nga puna dhe akuzohet për "humbje" të një shume prej rreth 100 e 7 milionë lekësh të vjetra, që duhet t'i paguajë. Por edhe një kolonel tjetër i mirënjohur që drejton Drejtorinë Juridike në këtë ministri, Fatmir Fagu, duhet të paguajë miliona dhe të përgjigjet për firmat që ka vënë. Po kështu, në radhën e kolonelëve që jo vetëm duhet të paguajnë shuma të kosiderueshme (sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit), por edhe të përgjigjen përpara eprorëve dhe Prokurorisë për tenderat që kanë firmosur, janë edhe: Maksim Pinci, Ilir Mustafaraj, Engjëll Hysi.
    Dëmi
    Bëhet fjalë vetëm për periudhën nga 1 janari i vitit 2000 deri në 31 dhjetor të vitit 2001. Personni që, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka vjedhur hapur, është ish-drejtori i Prokurimeve, Edmond Aliaj, aktualisht i zhdukur dhe i kërkuar nga Prokuroria. Ai akuzohet si protagonist për një "humbje" ndaj shtetit në shumën marramendëse 270 milionë e 338 mijë lekë të vjetra. I gjithë dëmi që një "tufë" kolonelësh, të përkëdhelur dhe të mbrojtur sistematikisht nga klasa politike, i ka bërë Ministrisë së Rendit Publik dhe firmave të ndryshme private vetëm gjatë një viti, arrin në shifrat e 500 mijë dollarëve amerikanë. Zoti Çipa, prokuroria, qeveria, gjykata dhe struktura të tjera të shtetit, nuk duhet të harrojnë se "kjo është vetëm maja e ajzbergut". "Gazeta Shqiptare" disponon dokumente të shumta për skandalet disavjeçare në tenderat e Ministrisë së Rendit Publik dhe asaj të Mbrojtjes.

    Ja njerëzit e tenderave të Policisë

    Shyqyri Dade (kolonel)
    Fatmir Fagu (kolonel)
    Ilir Mustafaraj (kolonel)
    Maksim Pici (kolonel)
    Maksim Meta (anëtar komisioni i tenderave)
    Dhurata Xhelili (anëtar...)
    Afërdita Boshnjaku (anëtar...)
    Dashamir Cali (anëtar...)
    Manjola Shtatraze (anëtar...)
    Shqipe Demi (anëtar...) dxh/mr (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faktet jane aq te qarta, aq te qarta.

    Por...
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Te pershendes Anton.

    "Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?"

    Besoj se jo dhe se duhet ende kohe qe ajo te vije ???!!!
    Jam martuar002

  4. #4
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kërçuku çon tenderat e Policisë në Prokurori


    po. ho.

    TIRANE

    Rekordemenët e dëmeve ekonomike që i kanë bërë buxhetit të
    shtetit nëpërmjet tenderave të Ministrisë së Rendit Publik, janë ish-
    drejtori i Prokurimeve, Edmond Alia, dhe kolonel Shyqyri Dade
    (aktualisht drejtor ekonomik në këtë ministri).

    Jo vetëm për këta të dy, por edhe për shumë emra që janë
    përmendur në këtë raport, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar të
    gjithë dekumentacionin në prokurori. Bëhet fjalë për rastet, kur
    shkeljet dhe dëmi ekonomik rezulton në shuma të mëdha.

    Dade dhe Alia
    Raporti që Mustafa Kërçuku i ka "lënë në dorë" ministrit Stefan Çipa,
    përveç masave disiplinore që kërkon për kolonelë e deri në grada
    më të ulëta, ka brenda edhe mjaft shifra dhe fakte skandaloze të
    tenderave që janë bërë në këtë ministri gjatë periudhës 01.01.2000
    deri 31.12.2002. Raporti hapet me emrin e një prej njerëzve të
    akuzuar nga shtypi dhe prokuroria për abuzime në tenderin e
    pasaportave, Edmond Alia, ish-drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e
    Rendit Publik (te njëjtin post ka mbajtur më parë në Kryeministri dhe
    në Ministrinë e Mbrojtjes). Por "mëkatet" e raportuara të Alisë nuk
    janë për këtë vit...Pikërisht në hyrje të shkresës zyrtare të Kërçukut
    thuhet: "Vlen të theksohet se shkeljet kanë qenë në fushën e
    prokurimeve të natyrave të ndryshme, që kanë sjellë mjaft dëme
    ekonomike për buxhetin e shtetit...e sidomos ish-drejtori Edmond
    Aliaj, i cili ka kryer veprime të kundraligjshme vetëm me inciativën e
    tij. Po ky drejtor ka lidhur kontrata me inciativë, pa u zhvilluar më parë
    tender, siç janë ato të medikamenteve, duke krijuar fiktivisht e
    formalisht dosje tenderash..." Edmond Aliaj akuzohet në këtë raport
    për humbje në buxhetin e shtetit të vleftës 27.338.628 lekë (të reja).
    Po kështu edhe vëllait të ministres së Jashtme shqiptare, drejtorit
    ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik, Shyqyri Dades, "i hiqet
    veshi" nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, "për dëmin ekonomik të
    shkaktuar nga copëzimi i fondeve në vleftën 10.766.478 lekë (të
    reja), në tenderat për blerje "artikuj për ndërlidhje". Përveç
    dokumentacionit që kanë dorëzuar në prokurori për të gjitha
    investigimet e gjata që kanë bërë njerëzit e Kërçukut, zyrtarisht i
    kërkohet ministrit Çipa largim nga detyra për Shyqyri Daden,
    Edmond Aliajn (prej 1 muaji është zhdukur) dhe për juristin e
    Drejtorisë së Prokurimeve, Neritan Kariqi.

    Prokuroria dhe Kryeministri
    Në të njëjtën ditë që i është dorëzuar kabinetit të Çipës raporti i
    mësipërm, njerëzit e Kërçukut kanë "trokitur edhe në derën e
    prokurorit të përgjithshëm, Dhori Sallaku, dhe kryeministrit të vendit,
    Pandeli Majko. Faktikisht përmbajtja e materialeve nuk ka qenë e
    njëjtë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në prokurori, rastet më
    flagrante dhe më abuzive të tenderave të policisë, duke i dhënë
    kështu për ndjekje penale. Edhe pse emrat dhe tenderat që po
    hetohen nga organi i akuzës, mbahen sekret, dihet se janë, të
    paktën, pesë dosje. Mes të akuzuarve për dëme ekonomike në
    shuma të mëdha ndaj buxhetit të shtetit ka edhe kolonelë të
    njohur...Ndërkohë Mustafa Kërçuku zarfin e tretë e ka nisur drejt
    zyrës së kryeministrit Majko, të cilit i propozon lirime nga detyra të
    kuadrove të lartë të Ministrisë së Rendit, që janë nomenklaturë e tij.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ja shifrat e raportit të Kontrollit të Shtetit


    Të zhdëmtohet vlefta 1.700.000 lekë sipas dispozitave ligjore në fuqi,
    nga komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë nga Fatmir Fagu me
    cilësinë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave dhe anëtarët e
    komisionit Ilir Mustafaraj, Viktor Hysaj, Gëzim Sylkaj, Ylli Myslymi,
    Edita Preza, Zenel Zyka, Dritan Zeqo dhe Ermira Shtino, për dëmin e
    shkaktuar në tenderin "Blerje veshëmbathje për policinë", cilësuar
    në faqen nr.20 të Raportit Përfundimtar të Kontrollit, respektivisht
    nga 130.000 lekë secili.

    Të zhdëmtohet vlefta 999.999 lekë sipas dispozitave ligjore në fuqi,
    nga komisioni i vlerësimit të ofertave me kryetar të komisionit të
    vlerësimit të ofertave Fatmir Fagu dhe anëtarë Shyqyri Dade, Ilir
    Mustafaraj, Viktor Hysaj, Jaho Rama, Gëzim Sylkaj, Zenel Zyka, Ylli
    Myslymi dhe Edita Preza, për dëmin e shkaktuar në tenderin "Blerje
    artikuj ushqimorë", cilësuar në faqen nr.18 të Raportit Përfundimtar
    të Kontrollit, respektivisht nga 111.111 lekë secili.

    Të zhdëmtohet vlefta 1.600.000 lekë sipas dispozitave ligjore në fuqi,
    nga Shyqyri Dade, për dëmin ekonomik të shkaktuar nga copëzimi i
    fondeve për "Blerje radio dore, UHF 430-470 MHZ, radio bazë
    403-470 MHZ, aparat faksi dhe aparat celular", cilësuar në faqen
    nr.8 të Raportit Përfundimtar të Kontrollit.

    Të zhdëmtohet vlefta 406.400 lekë sipas dispozitave ligjore në fuqi,
    nga komisioni i vlerësimit të ofertave me kryetar të komisionit të
    vlerësimit të ofertave Fatmir Fagu, juriste Ermira Shtino, dhe anëtarët
    e komisionit Ilir Mustafaraj, Viktor Hysaj, Maksim Pinci, Maksim Meta,
    Afërdita Boshnjaku, Dhurata Xhelili, për dëmin e shkaktuar në
    tenderin për "Blerje radio dore, bazë, repetitor dhe bateri", cilësuar
    në faqen nr.24 të Raportit Përfundimtar të Kontrollit, respektivisht
    nga 50.800 lekë secili.

    Të zhdëmtohet vlefta 62.160 lekë sipas dispozitave ligjore në fuqi,
    nga komisioni i vlerësimit të ofertave, me kryetar të komisionit të
    vlerësimit të ofertave Fatmir Fagu, dhe anëtarë Ilir Mustafaraj, Viktor
    Hysaj, Dashamir Çali, Ana Moisiu, Manjola Shtraze, Shqipe Demi,
    Jaho Rama, për dëmin e shkaktuar në tenderin "Për blerje pajisje
    kompjuterike", cilësuar në faqen nr.22 të Raportit Përfundimtar të
    Kontrollit, respektivisht nga 7.770 lekë secili.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Zhduket vëllai i Arta Dades. Kolegët thonë se ka ikur jashtë shtetit

    Ministria e Rendit, asnjë masë për të korruptuarit

    TIRANË - Ministria e Rendit Publik nuk ka marrë asnjë masë për zyrtarët e kësaj ministrie, të akuzuar nga KLSH për korrupsion në zhvillimin e tenderave. Njëri nga më të akuzuarit është edhe vëllai i Arta Dades, Shyqyri Dade, drejtor ekonomik në Ministrinë e Rendit, por sipas burimeve nga kjo Ministri, Shyqyri Dade është larguar jashtë shtetit dhe nuk dihet nëse do të kthehet në atdhe, pas publikimit të skandalit nga KLSH. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Rendit Publik, krahas shumave të mëdha të abuzimeve në tendera dhe buzhet, nxjerr në pah edhe indiferentizmin e krerëve të kësaj ministrie për dërgimin para drejtësisë të personave përgjegjës të akuzuar më se një herë për vjedhjet dhe abuzimet. Me indiferentizmin e tyre, drejtuesit e Ministrisë së Rendit Publik janë shndërruar në mburojë për abuzuesit dhe vjedhësit. Edhe këto ditë, e njëjta sjellje indiferente po demonstrohet nga drejtuesit e Ministrisë së Rendit Publik, të cilët premtimet e tyre për ndëshkimet e mundshme ia lënë së ardhmes.

    Sipas raportit të KLSH, mësohet se janë rreth dhjetë persona të akuzuar për përfshirjet e tyre në abuzimet dhe vjedhjet me tenderat për policinë. Një listë e bërë publike edhe në shtyp, ende nuk ka vënë në lëvizje drejtuesit e Ministrisë së Rendit Publik për marrjen e masave të mundshme. Ndërkohë, edhe nga ana e organit të akuzës nuk po shihet asnjë përpjekje për hetime të vjedhjeve dhe abuzimeve të tenderave në Ministrinë e Rendit Publik.

    Ndër emrat më të përfolur, si "i kudondodhur" në vjedhjet dhe abuzimet e tenderave, është Shyqyri Dade, drejtori ekonomik në këtë ministri, vëllai i Arta Dades, ministres së Jashtme. Më se një herë emri i tij është denoncuar edhe më parë për përfshirjen e dyshimtë të tij në tenderat për veshmbathje, ushqime, karburantet, armatimin, etj. Pas çdo rasti të denoncuar, ndaj tij nuk është kryer asnjë hetim. Pas raportit më të fundit të KLSH të publikuar këto ditë, drejtuesit e Ministrisë së Rendit Publik kanë premtuar marrjen në pyetje për të kërkuar shpjegime nga Shyqyri Dade. Për ironi të këtyre deklaratave, tashmë që është "kujtuar" Ministria e Rendit Publik, mësohet se Shyqyri Dade nuk ndodhet në Shqipëri, por jashtë saj. Në ambjentet e Ministrisë asnjë nuk di të tregojë konkretisht se ku ndodhet Dade.

    Pas të gjitha këtyre shifrave të abuzimeve dhe vjedhjeve, dhe pas rasteve "të arratisjes" së personave të akuzuar, Ministria e Rendit Publik ka deklaruar dje se, "do të shqyrtojë të gjitha procedurat e tenderave të zhvilluara deri tani dhe do të marrë masat përkatëse për personat përgjegjës". Marrjen e masave të mundshme, Ministria e Rendit Publik ia ka lënë një periudhe kohe të papërcaktuar, që i përket së ardhmes. "Pas paraqitjes të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje ligjore e financiare me tenderat e zhvilluar, është vendosur verifikimi i tyre dhe më pas, marrja e masave përkatëse sipas ligjeve", kanë bërë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik. Krerët e kësaj ministrie bënë të ditur, se deri tani nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese për zyrtarët e korruptuar.

    Disa muaj më parë, të njëjtën "zgjedhje" bëri edhe Edmond Aliaj, ish-drejtori i prokurimeve Publike në Ministrinë e Rendit Publik. Edmond Aliaj, ish-drejtor i prokurimeve në Ministrinë e Rendit Publik, pasi dha dorëheqjen, pas denoncimeve publike për vjedhjet dhe abuzimet e tij, u largua "në drejtim të paditur" jashtë Shqipërisë. Këtë veprim Aliaj e ndërmori pak ditë para mbërritjes në Ministrinë e Rendit Publik të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). I vënë në qendër të denoncimeve për korrupsion me tenderat dhe prokurimet publike, Edmond Aliaj dha dorëheqjen dhe nën këshillat e "miqve" të tij, për t’i shpëtuar këtij ballafaqimi, u largua jashtë vendit deri në harrimin e akuzave të tij.

    Sipas disa shifrave të denoncuara nga vetë drejtues të Ministrisë së Rendit Publik, mësohet se për vitin 2001 dëmi financiar në Ministrinë e Rendit Publik llogaritet në 7 milion dollarë dhe 800 milion lekë. Shuma prej 7 milion dollarësh është mundësuar nëpërmjet favorizimit të vjedhjeve të drejtpërdrejta të veshjeve, jo vetëm të ushtrisë, por edhe të Gardës e Policisë, me ndihmën e Ndërmarrjes së Prodhimit të Veshjeve. Sikur të mos mjaftonin këto shifra marramendëse, abuzimeve dhe vjedhjeve për vitin 2001 u shtohen edhe 600 milion lekë të vjetra, të përfituara nga dy tendera karburantesh në muajin Maj të vitit 2001. Por organizatorët e tenderave në Ministrinë e Rendit Publik, dy javë para mbylljes së vitit 2001, ndërmarrin veprime të tjera abuzive, duke organizuar një tjetër tender për blerje karburantesh, abuzimi i të cilit arrinte në 100 milion lekë vetëm nga diferenca e çmimit të kontratuar, krahasuar me çmimin e tregut. Vjedhjeve dhe abuzimeve të vitit 2001, u shtohen edhe vjedhjet dhe abuzimet me pasaportat, të cilat arrijnë në nivelin e 285.092,69 USD. Në shifra të mëdha kanë qenë vjedhjet dhe abuzimet me tenderat në Ministrinë e Rendit Publik edhe për vitin 2000. Sipas shifrave zyrtare për vitin 2000, dëmi financiar në Ministrinë e Rendit Publik llogaritet 1.2 miliard lekë, nga dy tenderat për këpucë dhe uniforma policie.

    Artur BEGA
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Koha për të qenë “hajdutë”, vajza e Presidentit dhe vëllai i ministres

    Mero Baze

    Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar po përdoren ditët e fundit në një fushatë presioni politik kundër disa figurave kryesore politike në vend, përmes presionit me dosje të vërteta apo të sajuara korrupsioni, për faktin se këto figura shihen si pengesë për lëvizjet e mëtejshme politike. Kështu, institucioni i Presidentit të Republikës, i zhveshur nga linja direkte politike që ka pasur me shefin e SHIK-ut, po vihet në qendër të sulmeve ende pa filluar nga puna. Gazeta me lidhje personale me shërbimin sekret, kanë disa ditë që sajojnë manira të presidentit të ri për fenerë makinash, dhe së fundi kanë zbuluar emrin e vajzës së tij në një listë të korruptuarish, hetuar nga Kontrolli i Shtetit. Vajza e presidentit, një nëpunëse e rëndomtë në një nga zyrat e shtetit, po përdoret tani si një gur rezervë për të qëlluar mbi pabindjen e paralajmëruar të presidentit si vegël politike dhe më tej akoma, si justifikim për disa veprime politike që ai mund të ndërmarrë për reformimin e këtyre institucioneve. Nëse heton dhe pak më tej, në veprimet e fundit të SHIK dhe Kontrollit të Shtetit, shikon se përveç shkëmbimit të makinave dhuratë që Klosi i ka bërë Kërçukut dhe dosjeve që Kërçuku i ka dhuruar Klosit, ka dhe një frikë të përbashkët të këtyre dy zyrtarëve të implikuar në krimin politik dhe ekonomik të këtij pesëvjeçari nga klima e re e krijuar prej politikës, për një dezinfektim të shtetit prej këtyre fenomeneve. Nëse vajza e zotit Moisiu ka abuzuar, ajo duhet hetuar si pjesë e administratës së korruptuar socialiste, por jo si vajzë e presidentit. Skema përsëritet si dy pika uji me vëllanë e ministres së jashtme, Arta Dade. Për hir të së vërtetës, gazeta jonë ka botuar një dosje të vërtetë kompromentuese për këtë person disa javë më parë. Sipas dosjes, personi në fjalë nuk kishte ngurruar të vidhte dhe ushqimin e qenve të policisë, por askush nuk reagoi kur u botua dosja. Reagimet kanë filluar tani, kur zonja Dade po bëhet pengesë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Pandeli Majko dhe që po përdor gjithë influencën e saj ndërkombëtare për të penguar skemën e ndërrimit të qeverisë. Pikërisht në këto momente, SHIK dhe Kontrolli i Shtetit, dy institucione të rrezikuara, janë hedhur në sulm jo për të mbrojtur shtetin nga korrupsioni, por pushtetin e tyre nga klima e re politike. Dhe kanë caktuar si rrezik “vajzën e Presidentit”, e cila në kohën e “krimit”, e ka pasur babain pensionist, si dhe vëllain e ministres Dade, që në kulmin e abuzimeve ishte gati të gradohej, pikërisht si vëllai i ministres.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  3. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  4. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24
  5. Olldashi: Duka, pasuri 34 milionë dollarë, taksa 191 mijë lekë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •