Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Femra ne Islam.

    Meqe keto kohe ceshtja e te drejtave te femres ne Islam eshte bere njera nder pikat kryesore qe godet media po sjell disa shkrime ku ne menyre te pergjithshme vihet ne dukje toleranca dhe bukuria e pershtatshmerise se femres me rregullat e islamit.


    KRIJIMI I GRUAS SIPAS ISLAMIT

    Kuptimi i ajetit nė Kuran mbi krijimin e Hz. Havasė, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra". Nė kėtė thėnie s’shihet asnjė shenjė pėr ndonjė eshtėr tė kraharorit. Kurse nė hadithi sherifin e Hz. Pejgamberit, thuhet: "Bindiuni porosisė sime se veprimi me takt ndaj grave ėshtė mė dobiprurės. Sepse ato janė krijuar nga eshtra e kraharorit. Pjesa mė e harkuar e kėsaj eshtre ėshtė ana e sipėrme e mesit tė saj. Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar atė, e thyen, nė e lėnē siē ėshtė, mbetet pėrherė e harkuar. Prandaj bindiuni kėshillės sime pėr gratė". Rreth nėntekstit tė kėsaj porosie, sipas disa tė diturve, kėtu nuk ka njė pohim tė hapur pėrsa i pėrket lėndės sė krijimit. Kjo porosi pėrfaqėson faktin qė gruaja, nė vetė krijimin e saj, ėshtė e pashkueshme dhe nevrike dhe se nuk do t’u nėnshtrohet plotėsisht kėrkesave tė burrit. Pėr pasojė, ėshtė e nevojshme qė ndaj saj tė veprohet me takt dhe, duke e pranuar ashtu siē ėshtė, tė mos lėndohet. Nė njė rrėfim tjetėr tė Buhariut kjo veēori duket qartazi. Pėrsėri, Lartėsia e Tij Profet urdhėron: "Gruaja ėshtė si brinja. Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar, e thyen. Nė se dėshiron tė kalosh njė jetė tė lumtur, edhe kėtė s’e bėn, edhe pėrfiton nga shtrembėria e saj".

    Sipas tė diturve tė tjerė, ky grup porosish (hadithesh) pohon qartazi krijimin e gruas nga brinja. Ē’ėshtė e drejta, kėtė e tregon ajeti i madhnueshėm i cituar mė sipėr. Nė komentin e kėtij ajeti, komentuesit bėjnė shpjegime tė ngjashme me pohimet e Librave tė Shenjtė. Por tek Taberiu, rrėfimi i bartur nga Ibni Ishaku, e ndriēon plotėsisht kėtė veēori. Sipas kėtij, pėrsa i pėrket krijimit tė Hz. Havasė, pohimet e ngjashme me ato tė Librave tė Shenjtė qė shfaqen nė bibliografinė Islame, janė dėgjuar nga lexuesit pasues tė Tevratit (Tora) dhe nga dijetarė tė tjerė, kėto interpretime pėrbėjnė opinionin e tyre. Tė vėrtetėn e kėsaj pune vetėm Allahu e di.

    Jo krijimin e Hz. Ademit nga balta, por edhe krijimin e gruas nga brinja po ta pranonim, nė lidhje me mėnyrėn e kėtij krijimi s’kemi njohuri tė sakta. Nė kėtė ēeshtje, nė ndryshim nga Librat e Shenjtė, as nė Kuranin e Madhnueshėm, as nė hadith nuk pėrfshihen hamendjet dhe pohimet njerėzore.

    Ngjarja e "pemės sė ndaluar", pėrsa tregohet nė Kuranin e Madhnueshėm, ka lidhje me dy vetė. Djalli kishte nxitur dyshim dhe pavendosmėri tek Ademi dhe Havaja veē e veē, ua kishte kthyer mendjen dhe kishte bėrė qė ata tė hanin nga pema e ndaluar. Madje, nė kaptinėn "Tāhā" (20/116-122), si bashkėbiseduesi dhe pėrgjegjėsi i vėrtetė shėnohet Hz. Ademi. Sepse ai e mėsoi tė drejtėn e urdhėrave (evamir) dhe ndalesave (nevahi) tė Allahut. Dhe ishte ai qė do ta drejtonte Havanė pėr zbatimin e tyre. Vetėm njė hadith i Lartėsisė sė Tij Profet, tregon se pikėrisht kėtu qėndron puna, qė Havaja zotėronte njė zell tė veēantė: "Po tė mos qenė tė bijtė e Izraelit, gjella s’do tė thartohej, mishi s’do tė binte erė. Dhe, po tė mos ishte Havaja, asnjė grua s’do t’i bėnte pabesi tė shoqit".

    Nuk ėshtė gjarpėri ai qė lėkundi Hz. Ademin dhe Havanė, por djalli. Fahreddini Raziu, nė tefsirin - komentin e tij, e kundėrshton ngjarjen me gjarpėrin.

    Kėtė gabim tė prindėrve tė parė, feja Islame e pėrcjell me mjaft mirėkuptim. Pėr njerėzimin ky s’ėshtė njė mėkat i pafalshėm, njė njollė, ashtu siē pohohet nė Librat e Shenjtė dhe ashtu siē ėshtė trajtuar filozofikisht gjerė e gjatė nė kristianizėm. Sigurisht, Ademi bėri njė "gabim", por i shfaqi pendesėn Allahut. "... prandaj Ai i a fali (gabimini), Ai ėshtė mėshirues dhe pranues i pendimit".

    Lartėsia e Tij Profet urdhėron kėshtu: "Ademi dhe Musai (ka tė ngjarė nė botėn shpirtėrore) bėnė debat. Musai tha: O Adem! Ti je im atė. Ti na privove dhe na shkretove ne, na nxore nga Parajsa". Dhe Ademi i tha atij: "Dhe ti je Musai; Allahu ty tė lartėsoi duke bashkėbiseduar me ty, tė shkroi libėr me dorėn e Tij. Dyzet vjet para se tė mė krijonte, Allahu shkroi pėr mua kėtė veēori e pėr kėtė ti mė kritikon kaq ashpėr?" Ademi kėshtu e bėri tė heshtė Musanė.

    Pėrkundėr trajtimit pesimist tė gabimit tė njeriut tė parė nga ana e kristianėve, muslimanėt mendojnė krejtėsisht ndryshe. Largimi i Ademit nga Parajsa dhe zbritja nė tokė ėshtė bėrė shkak mirėsie dhe bekimi. Si pasojė e kėsaj, toka nuk ėshtė "veshur me urrejtje", nė tė kundėrt, ajo ėshtė rregulluar me brezin njerėzor. Eshtė bėrė fushė veprimi e sa e sa qytetėrimeve, sa e sa profetė ka shėtitur nė supe e i ka mbrojtur nė gjirin e saj. I Dėrguari i Madh (Resūl-i Ekrem) - Paqja e Allahut qoftė mbi Tė - urdhėron kėshtu: "E premtja (xhumaja) ėshtė dita mė me mbarėsi ndėr gjithė ditėt mbi tė cilat lind dielli. Sepse Ademi atė ditė u krijua, atė ditė hyri nė Parajsė dhe atė ditė u nxorr qė andej. Edhe Katastrofa (Kiameti) do tė shpėrthejė ditėn e premte". Sheh Ebu’l-Hasan Shazeli thotė kėshtu: "Ē’incident i lartėsuar qė e paska ngritur autorin e saj nė rangun e pasuesit tė Allahut (halifetull-llahi fi'l-ard: detyra e formėsimit dhe zbatimit tė urdhrave tė Allahut nė tokė) dhe tė mėsuesit tė pendesės pėr tė gjithė brezat e ardhshėm gjer nė Kiamet". Nė kėtė thėnie qėllimi ėshtė tė lėvdohet jo Ademi, por akti i pendesės me tė cilėn ai konkludoi dhe i rikthimit te Allahu.

    Feja Islame, ashtu siē nuk i pėrshkruan njė faj tė veēantė gruas sė parė, nėnės sonė tė madhe, Hava, e kundėrshton edhe pėrcjelljen e gabimit tė prindėrve tė parė tek bijtė e tyre dhe tek brezat pasues. Nė Kuran, pasi bėhet fjalė pėr profetėt dhe popujt e tyre, urdhėrohet kėshtu: "Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takon ajo qė fitoi e juve ju takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    GRUAJA NE HISTORI

    Le t’i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr gjendjes sė gruas nė popuj tė ndryshėm gjer nė lindjen e Islamit (shek. VII e.r.)

    Nė Hindinė e Vjetėr

    Sipas tė drejtės sė Hindisė sė Vjetėr, gruaja nuk zotėronte tė drejtėn e martesės, tė trashėgimit dhe asnjė tė drejtė nė fusha tė tjera. Duke u nisur nga konsiderata pėr prirje tė kėqia, pėr karakter tė dobėt dhe moral tė shėmtuar, sistemi juridik "Manu" e detyronte gruan tė lidhej pas njė burri; nė fėmijėri pas tė atit, nė rini pas burrit, me vdekjen e tij pas tė birit ose pas njė farefisi tė burrit. Nė Vedat hindiane gruaja pėrshkruhej si njė krijesė mė e keqe se cikloni, vdekja, helmi dhe gjarpėri.

    Themeluesi i budizmit, Buda, nė fillimet e tij nuk e pranonte gruan nė fe. Pyetjes sė mikut tė tij mė tė afėrt, djalit tė xhaxhait, Anenda, "si duhet tė sillemi ndaj grave", i ishte pėrgjigjur: "Nuk duhet t’i shihni aspak!"

    - Po nė qofshim tė detyruar t’i shohim?

    - Nuk duhet tė bisedoni.

    - Po nė qofshim tė detyruar tė bisedojmė?

    - Atėherė, me to duhet tė jeni gjer nė fund tė kujdesshėm!

    Anenda i mbikqyrte gratė. Me kėmbėnguljen e tij, Buda, pas shumė ngurrimeve, i pat pranuar gratė nė fenė e tij, por edhe pat shprehur rrezikshmėrinė e madhe tė kėsaj pėr bashkėsinė budiste. Dhe njė radhė i pat thėnė kėshtu Anendės: "Po tė mos e kishim pranuar gruan nė fe, budizmi do tė mbetej i pastėr pėr shumė shekuj. Por, mė nė fund, gruan e kemi mes tonė e, kėshtu, nuk pandeh se kjo fe do tė mund tė jetojė gjatė pas kėsaj".

    Nė Babiloni

    Nė Ligjet e Hamurabit, tė nxjerra nga sundimtari babilonas Hamurabi (2123-2081 p.e.r), qė kishin fituar famė, pėrmbaheshin mjaft nene tė favorshme lidhur me tė drejtat e familjes. Ndėrsa i pėrmbaheshin nė themel monogamisė, kėto ligje, nė disa raste pranonin edhe mbajtjen e mantenutave si dhe poligaminė. Njėkohėsisht vihet nė dyshim edhe zbatimi praktik ashtu siē duhet i Ligjeve tė Hamurabit nė bashkėsinė e vet.

    Nė tė drejtėn izraelite

    Nė tė drejtėn izraelite, burri kishte tė drejta absolute mbi familjen. Madje, vajzat ēifute nė shtėpinė atėrore ishin si shėrbėtore. I ati mund t’i shiste ato. E drejta e ndarjes i pėrkiste burrit pėr kėnaqėsinė e tij. Veēse vajzat mund tė merrnin pjesė nga trashėgimi atėror nė se s’gjendej ndonjė trashėgimtar tjetėr.

    Nė Iran

    Nė shtetet Sasani, martesa me motrėn ishte e lejueshme. Madje, njė gjė e tillė nxitej. Afėrsia e gjakut nuk pėrbėnte njė veēori me vlerė pėr respektin ndaj motrės dhe nėnės.

    Nė Romė dhe nė Greqinė e Vjetėr

    Nė Romė dhe nė Greqinė e Vjetėr gruaja nuk zotėronte asnjė tė drejtė. Qėllimi kryesor i martesės pėr mashkullin ishte plotėsimi i kėnaqėsive, zotėrimi i fėmijėve, sjellja e njė kujdestari dhe shėrbėtori pėr mallin dhe pasurinė e shtėpisė. Nė Spartė, gruaja, pėr tė lindur, shtrėngohej tė kishte marrėdhėnie edhe me persona tė tjerė pėrveē burrit tė saj. Sipas Platonit, gruaja na qenkėsh "njė mall i shkėmbyeshėm qė duhet tė kalojė nga dora nė dorė". Aristoteli thotė: "Gruaja ėshtė njė mashkull i mbetur pėr gjysmė qysh nė krijim".

    Nė Kinėn e Vjetėr

    Te kinezėt gruaja nuk trajtohej si njeri, madje as emėr s’i vihej. Gruaja thirrej me numra: njėshi, dyshi, treshi... Djemtė trajtoheshin tė denjė, ndėrsa vajzat pėrmendeshin me fjalėn "dosa".

    Nė Angli

    Ndėrmjet shek. V-XI, burrat mund t’i shisnin gratė. Popujt pesimistė kristianė, duke i besuar pikėpamjes se gruaja (nėna jonė, Hava) ishte shkaktare e mėkatit tė parė, pėr pasojė, e pėrgatitjes sė fatkeqėsisė njerėzore, vazhdimisht e kishin vėshtruar gruan si "djall". Nė Angli, gruaja, e trajtuar si njė qenie e fėlliqur, nuk mund tė prekte Ungjillin. Ky status vetėm nė kohėn e sundimit tė Henrikut VIII (1509-1547) ishte mundur tė hiqej me njė vendim tė dalė nga parlamenti. Sipas kėtij vendimi, gratė mund tė lexonin Ungjillin.

    Nė Arabi

    Kur po lindte Islami, nė Gadishullin Arabik, gruaja trajtohej pikėrisht si mjeti i plotėsimit tė epsheve tė mashkullit. Gruaja ishte e privuar nga rregullimet pėrkatėse tė martesės, krijimit tė familjes dhe ndarjes si dhe nga e drejta e trashėgimisė. Gjithashtu, nė pikėpamje tė vlerave shpirtėrore si besimi, liria e ndėrgjegjes dhe respekti ndaj vetvetes (izzetu'n-nefs, amour propre), gruaja pranohej shumė poshtė nga burri.

    Vajza nė familje, nga pikėpamja materiale trajtohej si barrė dhe, nga ana shpirtėrore, si shkak turpi dhe poshtėrimi. Babai, zotėruesi i tė drejtave tė pakufizuara nė qeverisjen e familjes, nuk shihte ndonjė kufizim ose pengesė pėr tė vrarė vajzėn e vet, madje pėr ta mbuluar nė dhe tė gjallė...
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    REVOLUCIONI QE KREU ISLAMI

    Siē u kuptua nga kėto sqarime tė shkurtera, gjer nė lindjen e Islamit, pothuajse nė tė gjithė botėn, gruaja nuk zotėronte asnjė tė drejtė qė do t’i jepte asaj ndonjė rėndėsi. Madje, specifika nė se gruaja ishte njeri apo jo, pėrbėnte njė ēėshtje tė diskutueshme midis mendimtarėve dhe ligjėvėnėsve.

    Ja, pra, feja Islame i erdhi nė ndihmė gruas nė keqtrajtimin e saj. Islami shpalli barazinė nė krijim tė burrit e gruas, tė njerėzve tė ēfarėdo race, tė tė gjithė njerėzimit: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete e, s’ka dyshim, se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr u ėshtė ruajtur (kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". "O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj e prej atyre u shtuan burra shumė e gra".

    Gruaja ka njė pozitė tė veēantė nė Islam. Kur Profeti Islam, duke sjellė fenė e sė drejtės, sapo filloi tė njoftonte njerėzimin, njeriu i parė qė besoi, ishte njė grua. "Allahu nuk mė ka dhėnė mua njė grua mė tė dobishme se Hatixhenė. Ndėrsa askush s’mė besonte, ajo mė besoi. Ndėrsa ēdokush mė pėrgėnjeshtronte, ajo mė miratonte. Ndėrsa njerėzit largoheshin prej meje, ajo mė mbeshteti me pasurinė e saj dhe, jo nga gratė e tjera, por nga ajo grua, Allahu mė favorizoi fillimisht me fėmijė". Nė tė njėjtėn kohė, gruaja ėshtė dėshmorja e parė e Islamit. Symejje, nėna e Ammarit, qe ndėr tė parėt qė pranuan fenė Islame nė Mekė, pėr pasojė, ajo iu nėnshtrua torturave tė padurueshme. Kurejshėt, asaj, tė shoqit Jasir dhe tė birit Ammar u vishnin rrobe tė hekurta mbi rėrėn e nxehtė dhe i braktisnin nėn diellin pėrvėlues. I Dėrguari i Allahut, kur i shihte, u thoshte: "Bėni durim, familja Jasir! Vendi ku do tė mbėrrini, ėshtė Parajsa!" Si pėrfundim, plaka Symmejje kishte dhėnė shpirt nėn bajonetėn e Ebu Xhehlit. Dėshmorja e parė Islamit!

    Hz. Pejgamberi pat dhėnė shumė shembuj tė dashurisė, respektit dhe dhembshurisė ndaj gruas. Ai urdhėron kėshtu: "Nga bota juaj tri gjėra mė kanė gėzuar: bukuria dhe pastėrtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike mė e lumtur".

    Para Islamit arabėt silleshin shumė ashpėr me gratė. Njė ndodhi e Hz. Omerit qė njihej pėr seriozitet dhe ashpėrsi, bėhet njė shembull i bukur pėr kėtė. Sad b. Ebi Vakkas tregon: "Njė ditė Omeri kėrkoi lejė tė hynte nė praninė e tė Dėrguarit tė Allahut. Atė radhė pranė Hz. Pejgamberit ndodheshin gratė kurejshe. Ato bisedonin me zė tė lartė dhe po e pyesnin atė pėr shumė gjėra. Porsa dėgjuan zėrin e Omerit, u ngritėn dhe filluan tė mbuloheshin me ngut. Kur Omeri u fut brenda dhe vuri re buzėqeshjen e tė Dėrguarit, tha: "O i Dėrguar i Allahut, ē’ta shkaktoi buzėqeshjen ty?" Dhe Profeti iu pėrgjegj: "U ēudita me kėto. Rrinin pranė meje, por, me ta dėgjuar zėrin, vrapuan me ngut tė mbuloheshin". Kurse Hz. Omeri: "O i Dėrguari i Allahut, ti je shumė mė tepėr i denjė pėr drojtjen dhe frikėn e tyre!" Pastaj iu kthye grave: "O armike tė vetvetes! Nga unė frikėsoheni dhe nga i Dėrguari i Allahut s’frikėsoheni?" Ato i thanė: "Po. Ti, nė krahasim me tė Dėrguarin, je mjaft i ashpėr dhe i pazemėr". Mbi ēka ngjau, Hz. Pejgamber urdhėroi kėshtu: "Betohem nė Allahun qė mė ka nė dorė, se djalli i ėshtė nisur njė qėllimi tė caktuar; le tė ballafaqohet me ty; atėherė me siguri do tė marrė njė drejtim tjetėr, do tė ikė!"

    Pėr shumė shekuj, ndėrsa bota e krishterė, duke e njohur gruan si njė krijesė tė ndyrė, nuk e lejonte tė hynte nė mjediset e adhurimit, Hz. Omerit, pėr tė cilin sollėm ndodhinė e sipėrme, mu brenda nė xhami njė grua i pat dhėnė mėsim drejtėsie dhe e pat bėrė tė heshtte. Njė ditė, nė Medine, nė xhami, Kalifi i Dytė, Omer, duke hipur nė shkallėt (minber) ku predikonte Profeti, u kishte folur bashkėsisė sė besimtarėve. Nė ligjėratėn e tij u kishte thėnė qė nė martesė tė mos u jepnin shumė para (mehr) grave. Nga radhėt e grave ishte ngritur njė zonjė shtatgjatė: "Ej, Omer, s’ke tė drejtė tė thuash kėshtu!" Dhe i kishte cituar nga ajetet e Kurani Kerimit. Atėherė Kalifi, duke i marrė fjalėt mbrapsht, kishte thėnė: "Allah! Allah! Njė grua debatoi dhe e bėri tė heshtė Omerin!"

    Ngritja e zakoneve tė kėqia dhe e bestytnive

    Kurani i Madhnueshėm e kishte ndaluar me forcė krimin ndaj vajzės: "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". Kurani e kritikon ashpėr babanė qė e ndjen veten tė turpėruar nga rėnia rob nė luftė e vajzės ose nga martesa e saj: "Kur ndonjeri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij i prishet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej njerėzve, pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre!" Veēanėrisht, kur pėrshkruan tmerrin e Kiametit, urdhėron kėshtu: "Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur..."

    Nė fakt, si djalin, edhe vajzėn e ka dhėnė Allahu. Kėtu njeriu s’luan asnjė rol. Kurse veprimet e Krijuesit nuk mund tė pėrbėjnė diēka tė keqe ose turp. "Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai i krijon ēka tė dojė; Ai i fal vetėm femra atij qė do, e i fal vetėm meshkuj atij qė do; Ose i fal ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e le pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". Hz. Pejgamberi ka urdhėruar: "Me atė qė ushqen dhe rrit gjer nė maturi dy vajza, ditėn e Kijametit (dhe bėn shenjė me dy gishta) ja, kėshtu do tė bėhemi!"

    Politeistėt e Mekės i pandehnin engjėjt si vajza tė Allahut. Ndėrsa pranonin qė vajzat janė krijesa tė rėndomta, kishin rėnė nė alogjizėm duke ia pėrqasur ato Allahut. Kurani iu pėrgjigjet atyre kėshtu: "E ti (Muhammed), pyeti ata (idhujtarėt): A tė Zotit tėnd janė vajzat, kurse tė tyre djemtė? Apo, Ne i krijuam engjėjt femra, e ata ishin dėshmitarė (kur Ne i krijuam engjėjt femra)?!" Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonė: "Allahu ka lindė!" S’ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit)! A thua vajzat Ai i ka bėrė mė tė zgjedhura se djemtė?" Fakti qė politeistėt e Mekės djemtė ia kushtonin vetes dhe vajzat Allahut, nė Kuran formulohet "njė ndarje e padrejtė".

    Barazi shpirtėrore

    Sipas Islamit, nuk ka asnjė dallim midis burrit dhe gruas nė besimin ndaj Allahut dhe bazave tė fesė, nė njohjen e urdhėrave dhe ndalesave tė Allahut nė lidhje me botėn dhe pėrjetėsinė, nė ndėshkimin ose shpėrblimin e duhur, nė hyrjen nė Parajsė ose Ferr. Allahu, Hz. Ademit dhe Hz. Havasė u kishte bėrė zė nė tė njėjtėn mėnyrė. Ashtu siē hėngrėn sė bashku pemėn e ndaluar, po ashtu reflektuan dhe shprehėn pendim.

    Burrė - grua, i pasur - i varfėr, i bardhė - i zi, ēdo trup nė qiej dhe ēdo njeri nė tokė, ditėn e Kiametit do tė dalė para Allahut i vetėm duke ardhur absolutisht si njė rob i Tij, asnjė dallim nuk do tė bėhet.

    Allahu premton se, pasi tė ketė besuar, ēdo grua ose burrė, me veprime dhe sjellje tė mira do tė kalojė njė jetė shumė tė mirė nė botė si dhe nė Pėrjetėsi duke, hyrė nė Parajsė, do t’ia arrijė lumturisė sė pasosur. Ata qė, duke i dalė kundėr kėtij amaneti tė shenjtė, e mohojnė dhe nuk besojnė, qė i njohin Allahut ortak dhe tė ngjashėm, qė ndėrsa me shpirt dhe me tė vėrtetė nuk besojnė, nga jashtė shtiren si besimtarė, duke mashtruar, nė kėtė mėnyrė, bashkėsinė Islame e duke provokuar grindje, tė tillėt, burrė ose grua, do tė mbeten nė ndėshkim tė pėrjetshėm.

    Nga bashkėshortėt, nė se gruaja nuk do tė besonte, fakti qė i shoqi do tė ishte i mirė, madje sikur tė kishte arritur nė lartėsinė e njė profeti, asaj nuk do t’i sillte asnjė dobi. Si shembull janė gratė e profetėve dhe robėve tė dobishėm tė Allahut, Hz. Nuh dhe Hz. Luti, tė cilat u kishin bėrė pabesi burrave. Nė se bashkėshortja beson, kurse i shoqi jo, atėherė edhe e keqja e tij s’e dėmton gruan; ai hyn nė Ferr dhe ajo nė Parajsė. Po ashtu, shembull i kėsaj ėshtė bashkėshortja e Faraonit bashkėkohės tė Profetit Musa. Nė kundėrshtim me shthurjen e tė shoqit (Faraon) qė u thoshte egjiptasve "Unė jam zoti juaj mė i lartė", bashkėshortja Asije i kishte besuar Musait (a.s.) dhe ishte lutur kėshtu: "Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė Parajsė dhe mė shpėto pre Faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej ppullit mizor!"

    Dukė e bėrė tė ditur vendin e gruas nė Islam nga pikėpamja e krijimit, besimit, lirisė sė ndėrgjegjes dhe jetės sė pasosur, ėshtė e domosdoshme tė themi edhe se nė Kuranin e Madhnueshėm, ashtu siē ndodhet njė kaptinė e gjatė e emėrtuar "en-Nisa (gratė)", pėrmbahet edhe njė kaptinė e emėrtuar "Merjem" kushtuar posaēėrisht nėnės sė Hz. Isait. Nė Kur’an, pėr nėnat e profetėve Musa dhe Isa ka shumė shprehje delikate, tė ndjeshme e me kuptim tė thellė.

    Nė Egjipt, Faraoni i vriste fėmijėt e bijve tė Izraelit. Kur lindi Musai, e ėma, pėr kėtė shkak, kishte rėnė nė njė rrezik tė madh pėr jetėn e foshnjės sė vet. "Ne nėnėn e Musait e inspiruam: t'i japė atij gji, e kur tė keshė frikė pėr tė, atėherė atė hidhe nė lumė, e mos u frikėso, as mos u pikėllo, se Ne do ta kthejmė atė ty dhe do ta bėjmė atė nga tė dėrguarit". Mbi kėtė frymėzim, ndjenjat dhe emocionin e nėnės qė kishte lėshuar nė Nil tė voglin e saj, Kurani i Madhnueshėm i pėrshkruan nė mėnyrė lakonike: "Nė zemrėn e nėnės sė Musait mbeti vetėm shqetėsimi pėr tė birin".

    Duke u kthyer te nėna Merjem, kaptina me vetė emrin e saj, parashtron lindjen e pangjashme tė Hz. Isait. Merjemen e veēon nga ēdo shpifje dhe akuzė. Faktin qė ēifutėt e gjetėn tė pėrshtatshme ta akuzonin Hz. Merjemen pėr zina (adulter), Kurani e konsideron "buhtan-i adhim, shpifja e madhe". Pėrsėri nė Kuran ndaj nėnės Merjeme pėrdoren pohimet mė qiellore e respektuese, mė tė holla, delikate e tė pastra. Modeli mė i bukur i kėsaj ėshtė kaptina "Merjem". Engjėjt bisedojnė me Hz. Merjemen: "Pėrkujto kur engjėjt i thanė: Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty (me besim e karakter), tė pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe tė lartėsoi mbi gratė e botės".

    Dėnimet nė kėtė botė

    Sipas sė drejtės Islame tė ndėshkimit, faji i kryer kundėr gruas, ndaj personit tė saj, mallit, nderit (reputacionit), ndėshkohet sikur tė ishte kryer kundėr njė burri. Madje, kėtu pėrshkruhen edhe kushte nė anė tė gruas. Nė se burri e akuzon gruan pėr prostitucion, po s’e faktoi kėtė nė mėnyrė tė mjaftueshme, edhe ndėshkohet pėr shpifje, edhe me vendim tė gjykatės i shpallet heqja e tė drejtės sė dėshmitarit pėr jetė. Nė Islam, personi qė, pasi ėshtė bėrė musliman, kthehet nė tjetėr fe (murted), nė qoftė se nuk pendohet, ai dėnohet me vdekje. Sipas Ebu Hanifesė, gruaja femohuese (gruaja murted) nuk mund tė vritet. Nė se konsiderohet e domosdoshme goditja e trupit tė gruas si ndėshkim nė tė njėjtėn masė e formė me fajin e kryer (pėr vdekjen-vdekje, pėr syun-sy, etj.), mashkulli i nėnshtrohet tejkalimit tė masės sė ndėshkimit nė raport me masėn e fajit. Nė se konsiderohet e domosdoshme gjoba (dijet), pėr gruan pėrshkruhen disa kushte tė posaēme.

    Gruaja fajtore ndėshkohet si burri. Institucione tė tilla tė caktuara si administrimi i familjes, trashėgimia dhe dėshmia, nė tė cilat gruaja, nė krahasim me burrin zotėron tė drejta tė veēanta, shkaqet dhe realizimi i tyre, do tė parashtrohen mė tej, kur t’u vijė vendi.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NGA PIKEPAMJET E HULUMTUESVE

    DHE

    MENDIMTAREVE PERENDIMORE





    Satnley Lane-Poole thotė:

    "Ndryshimet e rėndėsishme qė bėri Muhammedi nė ēėshtjet e gruas, asnjė ligjėvėnės i madh nuk i ka bėrė. Vendimet nė lidhje me gratė gjithsesi janė dispozita tė kodifikuara nė Kuran gjer nė ēėshtjet e imta. Fillimi i reformės sė Muhammedit ėshtė pikėrisht kėtu. Kjo reformė, duke krahasuar gjendjen pėrkatėse tė gruas me sistemin ligjor tė vjetėr, edhe sikur njė europiani t’i dukej sado i parėndėsishėm, tek e vėrteta ka peshė tė madhe. Kufizimi i poligamisė, kėshillimi i bashkėshortėsisė me njė grua, zėvendėsimi i elementėve tė bashkėshortėsisė tradicionale arabe qė shkaktonin frikė pėr shkak tė ortakllėkut dhe pėrzierjes, me nivele tė tjera ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumė tė forta pėr dhėnien e kontributit, kujdesin dhe ushqimin pėr njė kohė tė grave tė ndara nga ana e burrave, sė bashku me trajtimin e pėrpjestimit tė ushqimit tė fėmijėve nė raport tė barabartė midis burrit e gruas, organizimi i risisė qė garantonte zbatimin e statusit tė tyre si trashėgimtarė ligjorė dhe heqja e zakonit dhe traditės qė e pat lėnė gruan e ve nė cilėsinė e mallit tė trashėgueshėm tė burrit; tė gjitha kėto formojnė njė kuadėr tė madh ndryshimesh dhe reformash".

    Pėrsėri pėr ēėshtjen e tė drejtave tė gruas, Will Durant shkruan kėshtu: "Nė se do tė ishte e nevojshme tė gjykohej nga njė kėndvėshtrim tjetėr, gruaja muslimane, krahasuar me disa gra nė Europė, ishte nė gjendje mė tė mirė. Ēdo mall ose para qė fitonte, i mbetej pėrkatėsisht asaj. As i shoqi nuk ia prekte ato qė fitonte. Nė dhomat e veta, nė siguri, endte, qėndiste, qepte, administronte shtėpinė dhe rriste fėmijėt. Nga ana tjetėr, i mbetej kohė edhe pėr lojė e biseda tė shoqėruara me ngrėnie ėmbėlsirash me shoqet e saj".

    Nė lidhje me barazinė burrė-grua, Jacques C. Risler, njė nga profesorėt e Institutit Islam, thotė: "Nė ēėshtjet juridike gruaja u ngrit plotėsisht nė nivel barazie me burrin. Duke filluar qė nga ajo kohė, mė sė fundi, gruaja u bė zotėruesja e tė drejtave tė lirisė pėr t’iu njohur njė vend i caktuar, pėr tė trashėguar dhe pėr tė lėnė testament".

    Gaudefroy-Demombynes, qė i pėrmbahet opinionit se, nga pikėpamja e juridiksionit tė gruas, e drejta Islame qėndron mė lart se ligjet e sotme europiane, thotė kėshtu:

    "Dispozitat ligjore tė Kuranit qė anojnė deri nė fund nga gruaja, edhe sikur tė jenė vetėm nė aparencė, nga sheriati i ėshtė ofruar njė status mė i favorshėm se garancia qė i japin asaj ligjet e sotme tė Europės. Gruaja Islame nė punėt e parave zotėron tė drejtėn ligjore tė pasurisė sė veēantė. Me peshėn qė iu dha, ėshtė zotėruesja gjer nė fund tė jetės e mallrave qė do t’i kalojnė asaj si pajė, dhurata dhe trashėgim si dhe i produkteve tė fituara prej punės sė saj. Nė praktikė, janė garantuar, sė bashku me pėrfitimin nga kėto tė drejta, edhe vėshtirėsitė qė paraqet realizimi i tyre si dhe, nė pėrputhje me gjendjen dhe nivelin e saj, ushqimi, banesa dhe shėrbimet.

    Filozofi francez Voltaire thotė:

    "Vėllait tim musliman do t’i thosha: "Feja jote mė duket njė fe me shumė vlerė respekti. Adhuron vetėm njė Zot. Ēdo vit je i detyruar tė japėsh si zekat njė tė dyzetėn e tė ardhurave dhe, ditėn e Bajramit tė bėsh paqė me armiqtė.

    Priftėrinjtė tanė, qė shpifin pėr tėrė botėn, ndoshta njė mijė herė thanė se u kapėn pas idesė se feja jote ėshtė njė fe qė ēon plotėsisht pas dėshirės. Tė gjithė kėta tė mjerė kanė gėnjyer. Feja jote ėshtė shumė e pastėr".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    PRIRJA SEKSUALE



    "Kush dashuron dhe mbron virtytin, nė se vdes duke ruajtur sekretin e dashurisė, vdes si dėshmor".

    (Hadithi sherif)



    Feja Islame e pranon dhe e deklaron prirjen e fuqishme reciproke tė burrit e gruas ndaj njėri-tjetrit. Kjo prirje, si njė domosdoshmėri e krijimit, ka shumė tė mira si vazhdimi i brezit njerėzor dhe zhvillimi i botės. Nuk mund tė mendohet qė njė njeri normal t’i shmanget kėsaj prirjeje. Njė nga shokėt e Profetit, Sad b. Vakkas, thotė: "Osman b. Mazuni kishte kėrkuar leje nga Hz. Pejgamberi pėr tė hequr dorė nga bota dhe gruaja, por i Dėrguari nuk i kishte dhėnė. Po ta kishte lejuar, edhe ne vetė do tė tredheshim".

    Nė kaptinėn Ali Imran (3/4) gratė pėrmenden nė krye tė gjėrave pas tė cilave njerėzit jepen me pasion. Nė kėtė botė ēdo gjė ėshtė krijuar nė antagonizmin ēift. Sipas ndodhisė moralizuese tė Jusufit, Zelihaja, pasi kish mbyllur tė gjitha dyert dhe kishte marrė tė gjitha masat, i kishte shfaqur dėshirėn Jusufit nė atė mėnyrė qė, po tė mos ishte mbrojtja hyjnore, patjetėr ai do t’i jepej asaj.

    Sipas pikėpamjes Islame, prirjet seksuale qė zotėrojnė burri dhe gruaja, nuk janė diēka e turpshme, e keqe dhe e shėmtuar. Konteksti musliman e pranon njeriun ashtu siē ėshtė, bashkė me domosdoshmėritė dhe detyrimet e krijimit, nuk pretendon ta bėjė engjėll duke iu shmangur krijimit, ndėrkohė qė edhe nuk e kafshėron duke ia zhvlerėsuar nevojat e detyrueshme, ndėrsa e drejton nė synimin pėr t’u lartėsuar tek Allahu. Nė kėtė veēori tė tėrheqin vėmendjen porositė e Lartėsisė sė Tij Profet: "Bota ėshtė njė shesh pėrfitimesh. Dhe, nga tė mirat e kėsaj bote, mė e bekuara ėshtė njė grua e mirė". "Kush dashuron dhe mbron virtytin, nė se vdes duke ruajtur sekretin e dashurisė, vdes si dėshmor".

    Feja Islame pranon se siguria e individėve qė kėrkojnė realizimin e kėnaqėsive seksuale nė rrugė tė tjera veē atyre qė ajo i tregon si tė ligjishme, pėrbėhet nga elementė shkatėrrues. Njė grua e lėshuar nė shpėrthimet histerike tė kėrkesave seksuale, ėshtė e aftė pėr dredhi dhe mashtrime tė posaēme. Nė kaptinėn "Jusuf" tė Kuranit flitet pėr ndikimin e madh tė gėnjeshtrave dhe mashtrimeve tė grave njė herė me gojėn e Azizit (ministrit) tė Egjiptit dhe dy herė me gojėn e Jusufit. Nė lidhje me kėtė, Hz. Pejgamberi ka thėnė: "Pas meje nuk kam lėnė ndonjė intrigė mė tė madhe se ajo e grave mbi burrat". Kėtė e mbėshtesin edhe disa ajete.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    MARTESA



    "Martohuni me gra qė lindin fėmijė dhe qė e duan familjen. Nė ditėn e Kiametit krenohem me ju para popujve tė tjerė".

    (Hadithi sherif)



    DOMOSDOSHMERIA E MARTESES



    Nė ajetin 21 tė kaptinės "Rum" tė Kuranit tė Madhnueshėm, pėrmenden tri veēori tė mėdha tė martesės. E para, qetėsia dhe prehja e bashkėshortėve. Kjo prehje, siē ėshtė trupore lidhur me nevojat dhe kėrkesat pėrkatėse tė tij, ėshtė edhe morale e shpirtėrore. E dyta, lindja e dashurisė mes ēiftit. Dhe, si pėrfundim, e treta, dhembshuria midis dy sekseve. Kjo veēori e tretė pėrbėn njė veti shumė delikate e tė thellė qė pėrmbledh nė vetvete ēdo gjė tė mirė. Nė njė ajet tjetėr u tėrhiqet vemendja burrave: "Gratė janė rroba juaj dhe ju pėr to po ashtu". Ashtu siē merr kuptim veshja, mbulimi nga njeri-tjetri pėr tė parandaluar rėnien nė rrugė tė kėqia tė ndiesive tė vrullshme tė dala sheshit, ashtu edhe merr kuptim fakti qė, duke qenė nevojtarė pėr njėri-tjetrin, ēiftet plotėsojnė njėri-tjetrin nė ēdo drejtim. Kėtė ajet e sqaron edhe njė porosi e tė Dėrguarit tė Allahut (a.s.): "Pa dyshim, gruaja ėshtė e njėjtė, e ngjashme dhe e barabartė me burrin". Nė se njė njeri model do ta ngjasonim me njė mollė, dy copat e saj tė ndara nė mėnyrė krejt tė barabartė do tė ishin njėra-gruaja, tjetra burri. Duke u bėrė bashkė tė dyja, do tė formohej "njeriu". Kėshtu e plotėson burri gruan dhe gruaja burrin.

    Nė njė ajet tė tretė shpallet se gratė janė pėr burrat njė arė pėr tė mbjellė dhe rritur fėmijė pėr formimin e brezit njerėzor, gjė qė ėshtė rezultat i natyrshėm i martesės. Mendoj se kėto tre ajete tė shenjta sqarojnė qė martesa sipas Islamit ėshtė rruga e vetme e lejueshme pėr realizimin e kėnaqėsive seksuale.

    Rruga e lejueshme pėr kėnaqėsinė seksuale ėshtė martesa. T’i shmangesh martesės ėshtė rrugaēėri dhe shkak qė njė energji, e cila zbret gjer nė thellėsi tė vetėdijės sė njeriut dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e saj, tė shndėrrohet nė diēka tė dėmshme. Te ēdo njeri ekziston nevoja e kėnaqėsisė seksuale. Nė se kjo s’realizohet pėrmes njė rruge tė lejueshme siē ėshtė martesa, do tė shpėrthejė nė rrugė tė palejueshme. Onanizmi, homoseksualizmi, lezbitizmi, seksualizmi infantil, marrėdhėniet me kafshėt... Gjithė kėto mbrapshti seksuale e kanė shkakun kryesor te mosmartesa. Mosmartesa dhe mosplotėsimi i nevojave seksuale nė forma tė tjera ėshtė diēka e rrezikshme dhe e dėmshme pėr trupin dhe shpirtin e njeriut.

    T’i ikėsh martesės ėshtė shkak pėr tė shtuar pasurinė, t’i largohesh detyrės dhe ka tė bėjė me ndjenjėn e shmangies nga krijimi i ēerdhes familjare qė siguron kėnaqėsinė dhe lumturinė e shoqėrisė. Kurse t’u kthesh shpinėn pėrparėsive shpirtėrore duke vlerėsuar gjėrat materiale, kjo tė hedh nė teprime tė skajshme qė do ta rrezikonin lirinė dhe pavarėsinė e shoqėrisė, tė bėn rob tė dėfrimeve dhe epsheve.

    Popujt kanė kėrkuar rrugėzgjidhje pėr t’i ēuar tė rinjtė nė martesė me qėllim qė tė mundin tė vazhdojnė ekzistencėn dhe bashkėsinė e tyre. Nė perandorinė romake institucioni i familjes qe tronditur nga pėrhapja e madhe e jetės beqare e tė lirė. Pėr kėtė shkak, sipas ligjeve qė nxori perandori August, ēdokush ishte i detyruar tė martohej sipas mundėsive tė veta dhe tė martuarit tė bėnin fėmijė. Kush nuk vepronte nė pėrshtatje me kėto urdhėra, u nėnshtrohej pasojave serioze e tė rėnda.

    Njė njeri qė martohet dhe e do familjen e tij, ai di tė dojė edhe tė tjerėt Dimė shumė beqarė pleq tė prapė, shpirtkėqinj, mizorė e tė padobishėm. Pėr t’ia vėnė nė lėvizje dikujt ndjenjat e mėshirės, i thuhet: "Ty s’tė lindi nėna, vallė, s’ke fėmijė ti?" Kur Musai (a.s.) ia dorėzoi tė vėllait, Harunit, njerėzit e tij dhe shkoi tė merrte "shkrimet" e shenjta, tė bijtė e Izraelit pėrsėri ndėrruan rrugė. Nė kthim, Hz. Musai sheh mjerimin e popullit tė tij dhe e mbėrthen me forcė tė vėllanė. Kurse Haruni ia tėrheq vėmendjen me kėto fjalė: "O biri i nėnės sime!". Kėshtu ia qetėsoi zemėrimin tė vėllait duke i kujtuar nėnėn, burimin e dhembshurisė, dashurisė dhe mėshirės.

    Francezėve tė mundur nė Luftėn e Dytė Botėrore, mareshali Peten ua tėrheq vemendjen kėshtu: "O miq, ne na shkatėrroi dėfrimi!" Pastaj vazhdon: "Shqyrtoni mirė gabimet tuaja dhe do t’i gjeni mė tė rėnda. Ju s’deshėt fėmijė, e braktisėt jetėn familjare. I shqelmuat vlerat e larta shpirtėrore. Kudo kėrkuat epshin..."

    Urdhri pėr martesė

    Nė Kuranin e Madhnueshėm ėshtė urdhėruar martesa. Ky urdhėr, nė pėrputhje me gjendjen dhe nevojėn pėr martesė tė personit nėn detyrim, shkallėzohet nga farzi e poshtė. Ajeti prek edhe gjendjen pasurore tė martesės si pengesa mė e madhe pėr vazhdimin e saj dhe, nė kushtet e varfėrisė sė ēiftit tė porsamartuar, lajmėron se, me ndihmėn e Allahut, edhe ata do tė pasurohen. Hz. Pejgamberi ka dhėnė myzhden se Allahu tre vetė do tė ndihmojė jashtė ēdo dyshimi: skllavin qė me marrėveshje kėrkon tė fitojė lirinė, tė riun e porsamartuar qė ia arrin qėllimit tė virtytit dhe atė qė lufton nė rrugė tė Allahut. Nė porositė e tjera urdhėrohet kėshtu: "Me martesėn personat kanė plotėsuar gjysmėn e besimit, ndėrsa gjysma tjetėr ėshtė respekti ndaj Allahut". "Martojeni vajzėn me atė qė do t’ua kėrkonte, nė se do tė ishit tė kėnaqur me sjelljet dhe fenė e tij. Po s’ia dhatė, do tė shkaktohej ndonjė intrigė dhe grindje e madhe". Njerėzit thanė: "O i Dėrguari i Allahut, po s’pati pasuri dhe fis tė dėgjuar?" Ai u pėrgjegj kėshtu duke pėrsėritur tri herė: "Martojeni me atė qė ia pėlqyet besimin dhe sjelljet!"

    Nė Kuran, pėr kurorėn e ligjshme pėrdoret termi "ihsaan = mbrojtje" qė do tė thotė ta futėsh nė kala, ta mbrosh. Sepse secili person i ēiftit me anė tė martesės ėshtė i mbrojtur nga mėkati, nga pasioni i epshit dhe nga rreziqet e jetės. Me tė vėrtetė, bashkimit tė paligjshėm i kanė thėnė "sifah", nė kuptimin e rėnies nė zina (adulter). Sepse secila anė, me atė veprim, kolektivisht, e shpenzojnė kot spermėn, "ujin e jetės" dhe e rjedhin nderin e tyre.

    Duke i dhėnė fund diskutimit pėr domosdoshmėrinė e martesės, tė shtojmė se martesa dhe lindja e fėmijėve ka qenė edhe nė traditėn e profetėve.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    LIRIA E MARTESES



    "Nuk mund tė vihet kurorė pa vendimin e gruas sė ve dhe lejen e vajzės. Leja e vajzės ėshtė heshtja e saj".

    (Hadithi sherif)



    Nė martesė, burri dhe gruaja janė tė lirė secili tė zgjedhin shokun e vet. Sipas Imami Malikit dhe Imami Shafiiut, gruaja, nga frika se mos mundet prej ndjenjave tė saj, duke u treguar posaēėrisht e kujdesshme ndaj shokut tė ardhshėm tė jetės, nuk e zgjedh dot, gėnjehet. Nga kjo pikėpamje, nuk mund tė martohet pa lejen e prindit tė saj. Kurse sipas Hanefive, femra, qoftė e ve, qoftė vajzė, ėshtė e lirė nė zgjedhjen e bashkėshortit. Nuk mund tė martohet me detyrim nga tė tjerėt pa vendimin dhe lejen e saj. Nė se martohet, ka tė drejtėn e rishikimit, po deshi, e prish kurorėn. Me tė vėrtetė, nė kohėn e Hz. Pejgamberit njė zonjė e quajtur Hansa, nga ensarėt - muslimanėt medinas, kurorėzohet nga i ati nė kundėrshtim me vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur kurorėn. Edhe njė vajzė, nė tė njėjtėn mėnyrė kishte bėrė kėrkesė. Pejgamberi e kishte lėnė tė lirė atė pėr tė rishikuar kurorėn pėr po ose jo.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    MARTESA E GRUAS MUSLIMANE

    ME NJE JOMUSLIMAN

    Nė Islam ka njė pėrjashtim nė lirinė e martesės. Njė femėr muslimane nuk mund tė martohet me njė burrė jomusliman. Sepse gruaja muslimane, duke dalė nga njė mjedis musliman, hyn nė njė mjedis tė huaj. Aty feja dhe tradita Islame e gruas pėrballohet me rreziqe. Edhe edukata e fėmijėve qė do vijnė, do tė jetė larg Islamit. Ndėrsa kjo situatė bie nė kundėrshtim me politikėn pėrhapėse tė Islamit.

    Nė tė drejtėn moderne, siē i ishte dhėnė rėndėsi edhe nė tė drejtėn romake, nuk mund tė martohen dy persona me ndryshime fetare midis tyre. Sikur tė kujtojmė se sot njė katolik nuk mund tė martohet me njė person tė njė fraksioni tjetėr kristian, na bie nė sy mirėkuptimi i Islamit.

    Le tė themi edhe kėtė qė, nė Islam, ēdo veprim i muslimanit ėshtė fetar, synon drejt lartėsimit tek Allahu. Nė Kuran martesa quhet "hududullah" - "dispozita tė Allahut". Muslimani qė nė ēdo veprim i shėrben Islamit, ėshtė ai qė i thėrret njerėzit nė rrugėn e Islamit, nė bashkėsinė e lumtur tė Allahut.

    Njė grua muslimane, ashtu si nuk mund tė vejė kurorė me njė jomusliman, nuk mund tė martohet as dhe me njė njeri, musliman nė dukje, por qė e ka besimin tė prishur nė atė gjendje, sa ėshtė krejt pranė mohimit. Nė se ndodhi njė martesė nė kushte tė tilla, martesės i jepet fund. Dy palėt qė bėjnė marrėveshje, madje edhe ata qė nė kėtė mes pėrdoren si mjet, dėnohen nė njė mėnyrė tė merituar.

    Le tė pėrcjellim njė ngjarje historike, kur martesa u pėrdor si njė pretekst i bukur pėr thirrjen nė Islam.

    Nė kohėn e Lartėsisė sė Tij Profet, Ebu Talha, para se tė bėhej musliman, i propozon pėr martesė Ummi Sulejmes, e quajtur ndryshe Rumejsa. Ummi Sulejm i pėrgjigjet kėshtu:

    - Ē’ėshtė e drejta, edhe unė tė dėshiroj ty, njė rast si ti nuk mund tė humbet. Por ti je njė qafir, kurse unė jam muslimane, s’ėshtė e drejtė tė martohem me ty.

    Mbi kėtė pėrgjigje zhvillohet njė dialog i tillė:

    Ebu Talha:

    - Ē’po ndodh me ty, Rumejsa?

    - Ē’po ndodh me mua?

    - E ke fjalėn pėr ar dhe argjend?

    - Unė s’po kėrkoj ar dhe argjend. Ti je njė njeri i tillė qė adhuron njė gjė qė as dėgjon, as sheh, nga e cila s’ke asnjė dobi. A nuk mėrzitesh nga adhurimi i njė cope druri tė mbirė nga toka, qė e pruri nga mali duke e rrokullisur shėrbėtorja zezake e dikujt? Po u bėre musliman, kjo qoftė garancia e kurorės, nuk dėshėroj gjė tjetėr!

    - Rumejsa, kush e kryen kthimin tim nė musliman?

    - I Dėrguari i Allahut e kryen, tek ai shko.

    Pas kėsaj, Ebu Talha niset drejt Hz. Pejgamberit. I Dėrguari i Allahut, duke ndejtur mes pasuesve tė tij, e sheh dhe thotė: "Po vjen Ebu Talha qė i shkėlqen midis dy syve tė ballit drita e Islamit!" Para Profetit Ebu Talha pohon besimin dhe e njofton atė pėr fjalėt e Rumejsasė. Nė pėrputhje me kushtet e Rumejsasė, i Dėrguari i Madh e lidh kurorėn.

    Ja, pra, pėr njė luftėtare tė tillė nė rrugėn e Islamit Hz. Pejgamberi ka urdhėruar kėshtu: "Pashė se kisha hyrė nė Xhennet dhe ndieva para meje zhurmė kėmbėsh... kur, ē’tė shoh: Rumejsaja!"



    MARTESA ME NJE GRUA JOMUSLIMANE

    Ndryshe nga martesa e palejueshme midis njė jomuslimani dhe njė gruaje muslimane, nė tė drejtėn Islame njė burrė musliman mund tė martohet me njė grua jomuslimane. Vetėm se ėshtė kusht qė kjo grua duhet tė jetė adhuruese e Librave tė Shenjtė (ēifute ose kristiane). Nuk lejohet martesa me njė adhuruese tė diellit, zjarrit, yjeve dhe statujave. Ndėrsa nė pamje njė grua duket muslimane, po qe se i vlerėson me zero urdhėrat dhe ndalimet fetare, refuzon qoftė edhe njerin nga urdhėrat e pėrhershėm tė mbėshtetur me fakte kategorike dhe e pranon ndalimin (haramin), martesa me tė nuk mund tė bėhet.

    Nė lidhje me ēėshtjen e martesės me gra adhuruese tė Librave tė Shenjtė (Ehl-i Kitab), midis dijetarėve Islamė, edhe nė se kanė dalė nė shesh disa pikėpamje tė ndryshme, shumica e madhe mbėshteten nė opinionin se ėshtė e lejueshme. Kurse Abdullah Ibn Omeri njė gjė tė tillė s’e sheh tė drejtė.

    Ne kohėn e Kalifatit tė Hz. Omerit armata Islame pushtonte shumė vende, kombe tė rinj pėrfshiheshin nė shtetin Islam. Nė kėtė mes luftėtarėt Islamė dhe disa Pasues martoheshin me gra adhuruese tė Librave tė Shenjtė. Kalifi, duke e parė tė rrezikshėm kėtė veprim pėr familjen Islame dhe pėr gjeneratėn muslimane, kėtė e pranonte me dyshim dhe rezervė. Njė nga pasuesit, Hz. Hudhejfe, ishte martuar me njė grua ēifute, kurse Hz. Omeri i kishte shkruar: "Lėshoje atė!" Kur e kishin pyetur Omerin (r.a.) nė se martesa e Hudhejfes ishte haram apo jo, ishte pėrgjigjur kėshtu: "Jo, nuk ėshtė haram, por kam frikė se mos mbeteni tė befasuar nga qė cilėsitė etike tė atyre grave nuk janė tė kodifikuara".

    Kuptohet se Hz. Omeri martesėn me njė grua jomuslimane nuk e kishte quajtur haram, por, nga pikėpamja e tė ardhmes sė familjes Islame dhe tė gjeneratės muslimane, i ishte dukur e rrezikshme. Kur Abdullah Ibn Omerin e kanė pyetur pėr tė drejtėn e martesės me gra ēifute ose krishtere, ėshtė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė: "Allahu i ka ndaluar gratė politeiste pėr burrat muslimanė". Pas pohimit tė njė gruaje "Zoti im ėshtė Isai ose dikush tjetėr" (nga robėrit e Allahut), unė nuk njoh ndonjė politeizėm mė tė madh se ky!"

    Sipas sė drejtės Islame, dallimi fetar pėrbėn pengesė trashėgimie. Lidhur me kėtė, njė grua jomuslimane nuk mund tė marrė trashėgim nga i shoqi musliman. Edhe nga kjo pikėpamje, martesa me tė pengohet prej mundėsive ekonomike.

    Vitet e fundit nė vendin tonė janė shtuar shumė martesat me tė huaj. Praktikisht, vajzat e huaja, duke iu pėrshtatur procedurave pėrkatėse, shpallin qėnien e tyre muslimane nė zyrat e myftinive. Por, me sa di unė, nė tė shumtėn e herės kjo mbetet vetėm njė formalitet. Nė tė vėrtetė, ato nuk ndėrtojnė njė familje Islame, nuk shkrihen nė mjedisin Islam. Nėpėr shtėpi vazhdojnė me mendėsitė e veta, madje as turqishten nuk ua mėsojnė fėmijėve. Edhe burri musliman vjen duke e humbur fenė dhe kombėsinė. Qė nga ai shqetėsim i madh i Kalifit Omer, njėrit prej Pasuesve tė tė Dėrguarit tė Allahut, gjer nė ditėt tona, si ėshtė gjendja tek ne?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NJOHJA RECIPROKE E BASHKESHORTEVE

    TE ARDHSHEM

    Martesa ėshtė njė shoqėri jete qė do tė vazhdojė gjer nė tė gjallė. Njeriu do tė kalojė nė kėtė shoqėri kohėn mė tė gjatė e mė tė vlefshme tė jetės sė tij. Shumė faqe tė hidhura dhe tė ėmbla tė jetės do tė kalohen sė bashku. Pėr kėtė arsye, nga pikėpamja fetare, nuk ka dyshim se ndėrtimi i njė lidhjeje qė do tė kapėrcente pėrmasat e njė jete tė vdekshme, duhet mbėshtetur nė themele tė shėndosha. Siē kuptohet edhe nga fryma e Hadithi sherifit, burri dhe gruaja, secili mė vete, pasi gjejnė nga njė gjysmė parcele, rrinė e presin nė kėtė botė ekzistence; pastaj, pasi tė kenė gjetur gjysmėn tjetėr, qė do t’i vinte pėrshtat tė vetės, bashkohet me tė dhe atėherė formohet njė parcelė e plotė. Mbi kėtė parcelė ndėrtohet themeli i jetės.

    Martesa bazohet nė dashurinė. Dhe, pėr tė dashuruar, duhet njohur dhe pėlqyer. Nga kjo pikėpamje, feja Islame e pėlqen njohjen paraprake tė ēiftit tė ardhshėm, madje pėr kėtė urdhėron. Njė ndėr Pasuesit qė donte tė martohej me njė grua ensare (nga Medine), ia parashtron kėrkesėn tė Dėrguarit tė Allahut i cili e pyet: "A e ke parė atė?" Pasi merr pėrgjigjen "jo", i Dėrguari e urdhėron: "Shko shihe, sepse nė sytė e grave ensare mund tė vihet re ndonjė gjė (tė meta tė syrit)". Edhe dikujt tjetėr qė donte tė martohej, Hz. Pejgamberi kėshtu i tha: "Njė herė shihe atė, sepse kjo gjė mund tė bėhet shkak pėr vazhdimėsinė e martesės". Siē dihet, bukuria e pamjes ndryshon nga njė njeri tek tjetri. Pėr kėtė, shokėt e jetės duhet ta shohin vetė njėri-tjetrin dhe s’duhet t’ua venė veshin pėrshkrimeve tė tė tjerėve.

    Porse kjo njohje ėshtė me masė dhe e kufizuar. Sepse nė mes nuk ka asnjė lidhje. Dhe palėt nuk kanė ndonjė afėrsi midis tyre. Nė kėtė takim secila palė mund tė shohė vetėm fytyrėn, duart dhe kėmbėt e tjetrit. Zaten linjat kryesore dhe konfiguracioni i trupit bėhen tė qartė. Nė kėto lloj takimesh kėshillohet mbikqyrja e njė personi tė tretė me afėrsi gjaku.

    Po qe se secila palė do tė dėshironte tė njihte etikėn dhe mendimet e tjetrit - gjė dhe kjo e rėndėsishme - kjo mund tė realizohej duke pyetur vazhdimisht fqinjėt dhe tė njohurit. Eshtė nė kundėrshtim tė hapur me rregullat fetare bashkėjetesa e dy palėve pa vėnė kurorė. Nė fakt, nė kohė tė tilla, kur ēdokush pas njė pamjeje delikatese fsheh personalitetin e tij tė vėrtetė, shanset pėr njohje janė mjaft tė pakta. Nė kėto periudha tek njerėzit ndjenjat sundojnė mbi mendjet. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Dėshirimi i pasionuar i diēkaje tė kthen nė njė hutaq qė syri s’i sheh dhe veshi s’i dėgjon!"

    "Shkrimtari i madh francez Molier, te vepra e tij, Mizantropi, ligjin e dashurisė si mashtrim tė partnerit dhe vetėmashtrim, pasionet e dashnorėve tė tilla sa qė tė bėhen pengesė pėr tė parė tė metat e partnerit dhe synimin pėr tė mbrojtur momentin e fuqishėm tė shikimit, i shpreh kėshtu nė gojėn e heronjve tė tij: "Dashnorėt ēdo pjesė tė trupit tė njėri-tjetrit e shohin tė pėrkėdhelur duke iu dukur pėrsosmėri tė metat, dinė t’u venė emra tė bukur e pėrkėdhelės aq sa njė ngjyrė fytyre tė shpėlarė, e bardhė si jasemin t’u duket, njė e zezė e frikshme-esmere e ėmbėl pėr ta lėpirė, hileqari-shpirtkulluar dhe abdalli-zemėrmirė t’u duket".

    Sot, nėn emėrtimet "tė fejuar", "nėn fjalė", shumė tė rinj, duke u bėrė bashkė, duke jetuar e dėfryer bashkė, duke u kėnaqur, pėrpiqen edhe ta gėnjejnė njeri-tjetrin. Nė tė shumtėn e herės, vajza ėshtė ajo qė dėmtohet. Edhe nė pikėpamje ligjore, shtrėngimi i tė fejuarve pėr t’u martuar nuk lejohet.

    Njė fshehtėsi tjetėr e jetės sė tė fejuarve pa kurorė ėshtė se pas ndarjes me zemėrim, ia pėrplasin njėri-tjetrit tė metat dhe kėshtu, e copėtojnė tė ardhmen e tyre.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    CILESITE QE KERKOHEN TE

    BASHKESHORTJA

    1. I Dėrguari i Allahut (S.A.V.) nė kėshillat e tij pėr kėtė ēėshtje, gjithmonė ka parapėlqyer bukurinė shpirtėrore mbi bukurinė trupore. E para ėshtė e pėrhershme, nuk vyshket, tjetra ėshtė e vdekshme, zbehet, mbaron. Ka shumė bukuri qė pėr shkak tė shėmtive shpirtėrore, s’mundet ta bėjnė njeriun tė lumtur. Ja disa nga kėshillat e Hz. Pejgamberit: "Mos vini kurorė me gratė vetėm pėr bukuritė e tyre, ėshtė e mundur qė bukuritė t’i rrėzojnė ato nga morali. Gjithashtu, mos u martoni pėr pasurinė e tyre, ndoshta pasuria e varfėron vlerėn personale tė tyre. Martohuni pėr pamjen e tyre besimtare. Jashtė ēdo diskutimi, ėshtė mė e vlefshme njė grua me rrobė tė grisur, e zezė, por besimtare". "Atij qė i janė dhėnė kėto katėr gjėra, do tė thotė se i janė dhėnė e mira e botės dhe e pėrjetėsisė: zemra qė falenderon, gjuha qė pėrmend Allahun, trupi qė duron tė keqen, bashkėshortja qė ruan nderin, tė shoqin dhe pasurinė". "Me gruan lidhet kurorė pėr katėr gjėra: pėr pasurinė, fisin, bukurinė dhe besimin. Ti gjeje atė qė ėshtė besimtare dhe do tė bėhesh i lumtur!"

    2. Tė jetė e virgjėr. I Dėrguari i Allahut i kėshillonte Pasuesit qė tė martoheshin me tė virgjėra. Sepse kėshtu bėhet mė e lehtė dashuria dhe mirėkuptimi midis ēiftit. Por ka lutur edhe tė mirėn e tė martuarve me gra tė veja pėr shkak tė punėve tė shumta tė shtėpisė dhe fėmijėve tė shumtė.

    3. Siē e bėmė tė njohur martesėn mė sipėr, njė nga synimet e saj ėshtė dhe lindja e fėmijėve. Prandaj duhet tė parapėlqehet gruaja pjellore nga ajo shterpė. I Dėrguari i Allahut urdhėron: "Martohuni me gra qė lindin fėmijė dhe e duan familjen. Nė ditėn e Kiametit krenohem para popujve tė tjerė me shtimin tuaj".

    4. Eshtė e domosdoshme qė gruaja tė dojė fėmijėt, por edhe tė mbrojė pasurinė, nderin dhe autoritetin e burrit. Nė njė fjalė tė urtė tė Anadollit tonė thuhet se, nė se mashkulli ėshtė njė lumė qė rjedh, gruaja ėshtė shtrati i tij. Me tė vėrtetė, gruaja, po s’qe e suksesshme dhe e shtrėnguar nė punėt e shtėpisė, ē’fiton burri, derdhet si uji nga shosha. I Dėrguari i Allahut urdhėron: "Mė dobishmja nga gratė (gratė arabe) qė hipi nė deve, ėshtė elita e grave kurejshe dhe prej tyre ajo mė e dhembshura pėr fėmijėn e vogėl dhe mbikqyrėsja mė mirė e pasurisė sė burrit". Gjithashtu, kur e kanė pyetur: "O i Dėrguari i Allahut, kush ėshtė mė e mira ndėr gratė?", ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Gruaja qė gėzohet kur e sheh i shoqi, qė e ēon nė vend kėrkesėn e tij me njė tė thėnė, qė nė ēėshtjet e nderit dhe tė pasurisė nuk vepron nė kundėrshtim me pėlqimin e tė shoqit".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •