Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    SEANCA E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT

    Dje ne seancen e jashtzakonshme te parlamentit Shqiptare per viktimat e 9 janarit:
    -opozita kerkon dorheqjen e kryeministrit duke akuzuar ate si shkaktare te drejtperdrejt te tragjedise
    -kryeministri nuk di qfare flet as vete
    -nderpritet shpesh here seanca e parlamentit
    -kryeministri braktis seancen
    -nxirren jashte dhe keqtrajtohen familjaret e viktimave nga sigurimsat e nanos
    -pas mesnate edhe Gjinushi kerkon dorheqjen e Nanos
    -Majko i vetmi minister qe kerkon falje familjareve te viktimave dhe gjith popullit

    jashte parlamentit:
    -ndersa zhvillohej seanca ne Shkoder dhe gjith veriun fiken dritat
    -zoti Nano mbasi braktis seancen shkon dhe feston pervjetorin e FRESH.
    -zoti nano akuzon viktimat gjat festes se kan shkelur ligjin
    -keqtrajtohen gazetari dhe operatori i kanalit televiziv top.ch. dhe ju merren kasetat e filmimit tek po filmonin ne nje hotel ku darkonte kryeministri
    -merren ne rajon per disa ore gazetari dhe operatori i top.ch.
    -zhurmohet kanali top .ch.gjate te gjitha emisioneve te jashtzakonshme te lajmeve
    -kapet dhe merret ne pyetje edhe gazetari i programit humoristik ,,fiks fare,,
    QFARE KOHE NA KUJTOJNE TE GJITHA KETO
    SA I MADH ESHTE DIAPAZONI I MOSKOKQARJES SE KRYEMINISTRIT
    EDHE SA KOHE DO DUROJ POPULLI I PERVUAJTUR

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    pergjigje Albos

    Edhe pse nuk dua te debatoj me dike persanolisht ketu Albo po me detyron....
    Se pari kete teme e hapa une dhe nuk po kuptoj pse qenka shkruar sikur nismetari i kesaj teme qenka "kryeplaku"...

    Se dyti une perkohesisht shkruaj nga Greqia ku ndodhem perkohesisht me studime, dhe kjo ne saje te aftesive te mia pa kufarre ndihme nga shteti shqiptar, apo me ndihmen e ndonje deputeti apo te ndonje te "forti" prandaj nuk me intereson aspak politika shqiptare, nuk i jam "borxh" ndonjerit, apo ndonje partie apo organizate politike,ajo qe me intereson eshte fati i Shqiperise dhe shqiptareve , fat te cilin po e bejne edhe me te zi klasa politike shqiptare ne pergjithesi, kush me shume e kush me pak apo dikush direkt dhe dikush indirekt..

    Se treti nese ti Albo je simpatizant i PD (eshte e drejta jote) une nuk jam simptatizant i asnje force politike shqiptare, pasi mendoj se asnje force politike nuk eshte e afte.Ky eshte mendimi i im dhe sic ke ti drejten tende te simpazitizosh PD kam dhe une te drejten time te mos pelqej asnje force politike....
    Se katerti une realitetin shqiptar nuk e zbulova rastesisht ne 2003 une edhe pse jetoj 7-vjet jashte shtetit kam shkuar te pakten 2 here ne vit, dhe mendoj se ti mund te kesh me shume kohe pa shkuar ne Shqiperi, kjo per shkak te largesise, prandaj mos me trego mua relitetin shqiptar, une gjithmone e kam kuptuar kete realitet, por njeriu shpreson per mire, por kesaj radhe pashe se me Nanon shpresat e shqiptareve jane te kota tashme...
    Se katerti, une asnjehere nuk kam perkrahur PS por kam kritikuar PD dhe berishen se eshte paftesia e tyre ajo qe i ben Socialistet te qendrojne ne pushtet,qenia e Berishes ne krye te PD do te thote zgjatjen e diteve te Nanos ne pushtet, dhe kjo eshte fakt po deshet pranojeni...
    Sic thashe me siper une kam perballuar shume veshtiresi pa ndihmen me elemntare te shtetit tim apo ndonje politikani shqiptar, ti Albo mund te na thuash si arrite ne USA, ne token e premtuar pasi sic dihet shume do deshironin dhe pak ia arrijne...Nese ike nga Shqiperia mund te me thuash kush te ndihmoi? Po te duash mund te me shkruash dhe mesazh privat ne adresen time elektronike,,,,

    Se fundi qe te kthehem ne teme jam dhe do mbetem i mendimit se ka ardhur koha per protesta masive paqesore, e jo per revolucione kokpalaresh e kallashnikovess...gjithe te mirat

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Mocioni. Kryeministri Fatos Nano, gjatė fjalės sė mbajtur edhe para familjarėve tė viktimave tė 9 janarit ėshtė marrė mė shumė me akuzat e kreut tė PD-sė, Berisha, dhe me mocionin e opozitės kundėr tij. “Nuk ėshtė e vėshtirė tė hetohet se, gjatė kėtyre ditėve, njeriu qė ka derdhur mė shumė lot, pavarėsisht se nė mėnyrė tinzare, nuk ėshtė familjar i viktimave, por ėshtė njė korb i zi qė sillet e pėrsillet nė skenėn e historisė politike tė re shqiptare dhe qė quhet Sali Berisha”, -ka thėnė Nano. Nė kėto ditė dhimbjeje pėr gjithsecilin, vetėm njė njeri nuk rreshti sė prodhuari vrer duke mos respektuar as traditėn mė tė thjeshtė kombėtare: atė tė heshtjes dhe paqtimit nė respekt tė tė vdekurve, ka thėnė Nano. “Njė njeri bie duke rregulluar antenėn dhe shpallet dėshmor i vrarė nga “komunistat”, njė tjetėr vdes pale nga ē’sėmundje dhe nė konferencat e shtypit tė Berishės trumbetohet si krimi i radhės i “qeverisė komuniste”. Njė hijenė sillet nė politikėn shqiptare. Ajo ėshtė Berisha. I paaftė tė ofrojė programe alternative zhvillimi, i paaftė tė konkurrojė sipas rregullave tė njė shoqėrie demokratike dhe i paaftė tė fitojė nė rrugė normale, ai ka bėrė tė vetėn, - duket se e ka gjenetike njė gjė tė tillė – teknologjinė e shėmtuar tė hijenės qė tenton tė majmet nga vdekjet. Dhe nuk po majmet dot!”, -ėshtė shprehur Nano. Ai tha se nuk kishte dalė pėr tė vėnė nė dukje dėmet e pallogaritshme “qė i bėri nderit dhe imazhit tė Shqipėrisė dhe vetė shqiptarėve, instalimi i trafiqeve zyrtare tė Berishės deri nė furnizimin e makinės vrasėse tė Millosheviēit”. “Nuk kam dalė nė kėtė foltore tė respektuar qė jo rrallė ėshtė keqpėrdorur, tė filloj tė ndėrtoj njė politikė tė tipit tė Berishės, e cila pėrdor kėtė teknologji primitive dhe tė papranueshme pėr shqiptarėt, sepse pėrndryshe do tė kėrkoja me plot gojė gjykimin e Sali Berishės nė Tribunalin e Hagės”. Gjatė pjesės mė tė madhe tė fjalės sė tij, Nano ėshtė krahasuar me Berishėn. “Unė kam mė shumė miq se Berisha, jo vetėm nė tė djathtėn europiane, por edhe nė Veri tė Shqipėrisė, unė kam mė shumė elektorat atje, unė kam mė shumė mjete se ai pėr tė pėrdorur pėr kėtė rast, por pėr moralin tim politik dhe shqiptar, ėshtė e papranueshme tė shndėrrohet vdekja nė arenė betejash elektorale. Ai e bėri. Kjo ėshtė fyerja e radhės qė Berisha u bėn shqiptarėve dhe tė vdekurve. Kjo ėshtė pėrdhosje e traditės shqiptare dhe e vlerave tona humane dhe europiane. E kam thėnė edhe mė herėt dhe e pėrsėris se Berisha shkakton njė vorbull tė frikshme errėsire, prapambetjeje, izolimi dhe moszhvillimi me teoritė e tij tė konfliktit dhe mosbashkėpunimit”, -u shpreh Nano.

    marre nga shekulli.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Shpejt e shpejt.......

    Qytetaret shqiptare mbyeten, neper dete per ti shpetuar mizerjes qe mbizoteron ne Shqiperi dhe kryeministri shqiptar qe eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen ne Shqiperi analizon kreun e opozites...Skafet filluan aktivitetin ne kohen e Berishes kjo eshte e vertete,por Nano nga qe ka nderruar nja pese here qeveri, ka dhene ca here doreheqje, eshte "shplodhur" disa here eshte rikthyer serish ne politike i duket sikur eshte 1 vit ne pushtet e jo perafersisht 7 vjet, ne nje kohe qe Berisha ishte vetem 5 vjet mgjse dhe ky i fundit gjate qeverisjes se vet beri shume gabime....
    Problemi qendron gjetke...Shqiperia ka kaluar mbi nje dekade nga ndryshimi i sistemit komunist dhe nuk ka perparuar, pra ka mbetur mbrapa, enderrat e shqiptareve nuk jane realizuar aspak...
    Per investime te huaja as behet fjale pasi pushtetin ekonomik e kontrollojne njerzit e Nanos dhe nuk lejojne asnje investitor te huaj te futet ne Shqiperi, e kane krijuar aq bukur terrenin ne Shqiperi sa nuk behet fjale per investime te huaja...Por sic dihet asnje vend i vogel nuk zhvillohet pa investimet e nje vendi te madh...Fatin e Shqiperise e mbajne penge politikanet shqiptare dhe populli shqiptar i poshteruar ne kulm rri duarkryq....
    Une vazhdoj te insistoj qe mjeti i vetem qe ka mbetur eshte protesta masive paqesore pa ngjyra politike dhe ndryshimi i klases politike shqiptare...Keto sigurisht qe jane te veshtira por jo te paarritshme...

  5. #25
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Njerzit qe ndodhen brenda kufijve te shqiperise duhet ti vene gishtin kokes dhe te mendojne a jane ata njerzit te cilet duhet te jene ne krye te atij vendi.
    Ka shume njerez qe flasin bukur cfare duhet bere e cfare nuk duhet bere por harrojne dicka ate me te rendesishme faktin e hidhur qe atij populli i ka vdekur shpresa, dhe nuk ka te ardhme, por vetem nje te shkuar mbushur plot dhimje. Kjo eshte arsyeja pse qahen dhe ankohen per cfare kane kaluar dhe po kalojne dhe nuk dine se cfare te flasin per te nesermen te ardhmen pasi per to "dite e re kismet i ri" pra "miremengjez o zot a do te na hedhesh ndonje kothere sot". Flas ketu per masen e gjere te popullit e jo Z Nano e te shoqen pasi ata e kane "mengjez i bukur ne Izmir, dhe darke e kendshme ne Rimini".
    A nuk e keni kuptuar qe ai popull per 45 vite humbi besimin tek ZOTI me hir apo me pahir, e kjo solli qe me vone ata humben besimin tek njeri tjetri. E sot e kesaj dite kane humbur besimin edhe tek vetja e tyre. Ai popull ka nevoje per dike qe tu ktheje besimin per te ardhmen. Ka nevoje per nje sistem te tille adminstrativ mjaft transparent deri ne detajet me te vogla dhe jo per nje sistem ITALIANO_MAFIOZ pasi nese shikoni rezultatet e tij ne Itali nuk je shume i impresionuar.
    Kur flas nje sistem transparent nenkuptoj qe cdo dikaster cdo ministri duhet te kete grupin vezhgues te opozites, ku keto grupe duhet te kene te drejte te pakten te shikojne cdo vendimarrje te dikasterit perkates deri ne nivelin e kryeministrit. KJo do te beje te mundur qe opozita te jete si te them trasmetuese dhe ne te njejten kohe garanti qe cdo gje eshte ne perputhje me ligjin. Kjo do ti nderpriste rrugen thashethemeve lart e poshte, pasi cdo gje do te ishte publike. Kjo eshte menyra me e mire qe te pakten te luftohet korrupsioni ne nivelet me te larta.
    Kjo eshte cfare opozita duhet te kerkoje ne menyre qe kur te flase te flase bazuar ne fakte, cfare do te sillte si rezultat qe zgjedhja e forces drejtuese te vendit te behej bazuar ne cfare ata ofrojne per njerzit dhe jo cfare ata do te vjedhin per veten e tyre.
    Ngritja ne protesta paqesore eshte nje menyre per te kerkuar zgjidhje te problemeve, por ama duhet te jete insistuese ne kerkesat e saja. NUk eshte e nevojshme qe te rrembehen armet sikurse bene Gjinushat e Brojkat ne 1997, e as te rrembehen punonjesit e policise e sherbimeve sekrete e te lidhen me tela me gjemba, por thjeshte protesta masive per te patur gjerat baze minimale.
    Une e shikoj si zgjidhje te vetme protesten e popullit dhe per te mos thene qe do te jete rruga e vetme per te ndaluar cmendurine e madhe shqiptare. Do te jete e vetmja menyre per te ndaluar vjedhjet ne mes te dites, dhe per ti dhene fund percapjeve disa vjecare ne te ashtoquajturen"periudha kalimtare".
    Te tere shqiptareve kudo ku jane, mos harroni se ndoshta mund te ishit ju ne ate gomone qe ngeli ne mes te detit.

    Mos harroni se mund te ishit ju midis atyre njerzve qe ju eshte vrare shpresa e ardhmja.
    Mos harroni se mund te ishit ju nje nga ata qe u ka ikur njeriu i dashur.
    Mos harroni se ne ate gomone mund te ishte vellai, babai, nena juaj.
    Mos harroni se mund te ishit ju ne rrallet e atyre aboneve.
    Mos harroni se mund te ishit ju ne rruge kur qeveritaret bashke me familjet e tyre kalojne eskortat e tyre plot pompozitet.

    Mos harroni se atje ku keni lere ka dale M*TI sheshit dhe po qelb cdo gje...

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    hamburg
    Postime
    41

    or popull fatkeq

    ky popull eshte mesuar ne skllaveri dhe ne varferi........
    n.q.s deri para 14 vjetesh na shtypi nje diktator por na shypi per hasap te vet dhe ishte sadopak patriot kurse tani ky gjykpires ose ma mire kjo mbeturine toksike qe eshte ne qeveri po na gerryen edhe kockat ky jo vetem qe nuk i behet vone per popullin se po vdes rrugeve per te shpetuar por ky i lejon edhe botes te na shtypin dhe te na turturojne ne menyre te plote
    dhe tregon nje kokcarje mosperfillese pra nuk eshte aspak patriot.
    pra dhe une jam me mendimin e te tjereve te ngrihemi ti
    heqim qafe keta mbeturina toksike
    qe po na helmojne vendin kete shushunje te poshter
    qe po na pi gjakun cdo dite dhe ne vec rrime duarkryq dhe kurrgje nuk bejme.
    dhe pale na flet .BENI67
    mor zoti spurdhjak per cilin qeveri behet fjale ketu na e trgo pak ti
    cila eshte kjo qeveri qe u dashka ta leme te punoje e qete
    a mos valle ka punuar dhe ka menduar ndonjehere per
    popullin e varfer pa na e trego pak.
    do te ishte ma mire te mos flisje fare se dhe ti me siguri do jesh nje nga ata nanistat e poshter qe nuk dine nga ti dergojne parate tyre te vjedhura nga populli i varfer.............
    terhiqe sa te duash por prap bisht qeni ke per te mbetur................................hahahahahaha ha

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Te dalesh ne protesta masive nuk zgjidh asnje problem thjesht shpreh te drejten tende si qytetar i ndergjegjshem (me vjen keq qe tema ime paska mare rjedhoje tjeter, po nejse).
    Une F.Nano nuk e zgjodha si politikanin qe urreje por si pasqyren e politikanit te sotem shqiptar dmth. nje njeri qe e shef politiken si biznes, e quan sikur e ka trashgimi nga i ati dhe nuk do te shohi njeri tjeter ne udhehqje prandaj ne Shqiperi kemi fenomenin qe per 12 vjet me radhe te udheheqin te njejtet persona, mbrapa ose para skenes, sepse e kuptojne politiken me kriteret qe kane formuar gjate 50 vjeteve te diktatures.
    Ajo qe do mundnim te benim ne si shtetas shqiptare eshte te behemi qytetare te ndergjegjshem, t'i shohim gjerat me sy kritik, te besojme te fuqia e popullsise dhe te mundohemi te bindim dhe te tjeret per kete. E di qe ne kete moment ju dukem shume idealist por e verteta eshte se populli shqiptar eshte ai qe ka lene,me voten e tij, keta njerez te na udheheqin deri me sot. Sepse populli Shqiptar nuk ka eksperience nga politika demokratike, nuk ka shkollim dhe keshtu genjehet lehte. Pra me genjeshtrat keta persona ja arine te rine ne fuqi deri sot dhe ti behen popullit si nje psikoze nga e cila nuk mund te shkeputet dot.
    Kam frike se me kalimin e kohes Shqiperia do te kaloje ne nje demokraci dypartiake si ne SHBA dhe ne Greqine fqinje. Por neve dy partite kryesore na kane zhgenjyer per 12 vjet me rradhe prandaj ajo qe propozoje eshte qe te luftojme politiken e tyre me voten tone. Besoje se ne Shqiperi do ket dhe politikane, mbase dhe jashte Parlamentit, qe mendojne me shume se te tjeret per atdheun, detyra jone eshte t'i zbulojme keta njerez dhe ti ndihmojme me voten tone dhe mos te hyme ne gracken e dy partive, dmth votoje vetem PS ose PD.
    o Zot vie pak doren ti,
    qe te rregullohet kjo Shqiperi

  8. #28
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Te marresh ne mbrojtje sot politiken shqiptare e sidomos ata qe kane tete vjet qe qeverisin,dhe faktet flasin vete dhe jan kokforta kunder qdokujt qe i kundershton
    te pranosh sot nje diktature edhe me te eger se ne kohen e Enverit eshte absurditeti me i madh i kohes
    -a e dini ju se nga testimet e vitit 2003 ka dale qe 44% e femijeve shqiptare duan te largohen e mos kthehen ma kurre ne atdhe
    -a e dini se nga nje testim i vitit 1996 Shqiptaret ishin populli me optimist ne bote per te ardhmen e tyre,dhe nga testimet e fundit zem venin e fundit ne bote,populli me i pasigurt per te ardhmen e vet
    -a e dini se 70% e popullsise perjetojn nje varferi te tejskajshme
    -a ishim ne qe mas viteve 90 ju hapem dyert gjith botes,kemi polic te huaj,ushtare te huaj,fondacione te huaja,fetare te huaj,politikan te huaj,bisnesmene te huaj,menjefjal jemi gati gjysem te pushtuar dhe europa naj ka mbyllur totalisht dyert
    JU LUTEM NE QFARE DREJTIMI KA QENE E SUKSESSHME POLITIKA SHQIPTARE NGA 1997 E DERI ME SOT
    A MUND TA DUROJ SHQIPERIA DHE SHQIPTARET NE KRYE NJERIUN MA MOSPERFILLES,ME QESHARAK,ME I KORRUPTUAR,ME I PAMORALSHEM ME KEQADASHES.A ESHTE KY NJERI FIGURA E VERTET E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    TIRANE - Kryetari i Partisė Socialdemokrate Skėnder Gjinushi i kėrkoi dje kryeministrit Fatos Nano qė tė japė dorėheqjen. Kur nė sallėn e Kuvendit nė orėn 23.32 kishin mbetur jo shumė deputetė dhe ministra, fjala e Skėnder Gjinushit ra si bombė tek maxhoranca. Kreu i PSD-sė nė fjalėn e tij tha se “ Nė rast tė rrėzimit tė qeverisė sipas mocionit tė kėrkuar nga opozita, mendoj se vendi do tė zhytej nė njė krizė dhe destabilitet. E vetmja zgjidhje ėshtė dorėheqja. Dhe kjo do tė tregonte se politika nė Shqipėri ka moral”. Gjatė kėsaj kėrkese kryeministri nuk ishte i pranishėm nė sallėn e Kuvendit. Ai i largua qysh nė nisje tė seancės sė pasdites. Seanca e djeshme e Kuvendit e kėrkuar nga opozita nė njė sesion tė jashtėzakonshėm kishte si objekt zbardhjen e tragjedisė sė 9 janarit nė ujėrat e detit Jon ku humbėn jetėn 21 persona dhe u zhdukėn 7 tė tjerė. Ndėrkaq opozita ka paraqitur edhe mocion mosbesimi pėr kryeministrin Nano. Por vetė kryeministri ka qenė shumė pak i pranishėm nė sallėn e Kuvendit. Opozita kėrkoi disa herė qė ai tė vinte nė sallė. Kreu i grupit parlamentar Topi tha se “Ai duhet tė vijė kėtu dhe jo tė darkojė deri pas mesnate, aq mė tepėr kur kemi informata se ai ėshtė duke pirė alkool”. Pėllumbi u pėrgjigj se “Unė nuk pėrgjigjem pėr kryeministrin. Do tė ishte mirė qė ai tė ishte kėtu por unė pėrfaqėsoj veten time kėtu. Kryeministrit i janė transmetuar tė gjitha pėrmendjet dhe kritikat qė janė bėrė kėtu”. Ndėrkaq Nano sot do tė shkojė nė Mal tė Zi pėr njė takim tripalėsh me kryeministrin e Malit tė Zi dhe Maqedonisė tė parashikuar qė mė parė.

    artikulli mar nga shekulli.....

    A mendoni qe politika shqiptare do e kaperceje ylberin.

  10. #30
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Te gjithe ishin ne gomone te nisur nga Karaburuni.
    Sa here eshte folur nga Italianet per kete pune,nga vete parlamenti dhe qeveria shqiptare,rregullat ligjet qe kane
    dale, shtypi televizioni.Nuk besoj qe per kete rast ta kete fajin Fatosi.
    Dy konkluzione te shpejta.vete njerezit ne shqiperi nuk respektojne ligjet dhe rregullat dhe marrin persiper rreziqe
    qe e paguajne me jeten e tyre>Kush u tha te iknin ne menyre te paligjshme????? Iken me deshiren e tyre dhe sdun tja dine per ligjet.U pezulluan gomonet per ca kohe>Tani del qe kane filluar
    prape te punojne.
    E dyta Policia,Bashkia dhe Patrulla e kufirit ne det nukpo ben
    punen.Nuk mund tia percjell fajin Fatosit per kete rast
    Shefi policise,kryetari bashkise dhe ai qe drejton komplet ruajtjen
    e ujrave ne vlore nga skafet dhe kontrabandat duhet te dalin para gjyqit per moszbatim ligjesh.perderisa jane vene ligje qe te parandalohen keto gjera dhe puna nuk behet dhe ndodhin fatkeqsi te tilla ato qe thashe me lart duhet denohen
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •