Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19

Tema: Lufta

  1. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Rober lufte te lidhurhttp://english.aljazeera.net/NR/exeres/6B135A01-B99C-41C1-B36A-53197281D21E.htm

    KUNDĖR LUFTĖS APO KUNDĖR AMERIKĖS?



    Ka kohė qė bota jeton nė psikozėn e pritjes sė luftės sė pashmangshme kundėr Irakut. Ngjarjet janė zhvilluar nė njė mėnyrė qė pak njerėz mund ta parashikonin nė kohėn kur pas shembjes sė regjimit tė talebanėve nė Afganistan SHBA iu pėrveshėn punės pėr krijimin e koalicionit botėror pėr luftėn e dytė kundėr Irakut. Pak njerėz mund tė kishin parashikuar se lufta nė Irak do tė kthehej nė mollė sherri edhe nė gjirin e NATO-s dhe tė Bashkimit Europian.

    Mė 14 shkurt 2002 nė ditėn e Shėn Valentinit 100 000 000 njerėz demonstruan nė mbarė botėn kundėr luftės nė Irak. Nė Londėr thuhet se u bėnė demonstratat mė tė mėdha pas LDB. Demonstrata janė bėrė kudo edhe nė SHBA. Artistė tė Hollivudit janė pėrfshirė nė fushatėn kundėr luftės pėr tė nxitur amerikanėt tė kundėrshtojnė politikėn e presidentit Bush. Njė aktore e Hollivudit ka lėshuar frazėn “ tė jesh kundėr luftė sė SHBA nė Irak nuk do tė thotė se je kundėr SHBA”. Ėshtė njė frazė qė merr kuptim nė tė gjitha mjediset. Ėshtė njė frazė qė duhet tė frenojė kudo ata qė kundėrshtarėt e luftės nė Irak i shpallin anti-amerikanė.

    Shqiptarėt mbase janė nga vendet e popujt qė e kanė bėrė mė sė paku qejfin qeder pėr mundėsitė dhe rrjedhojat qė mund tė sjellė shpėrthimi i luftės kundėr Irakut. Si gjithnjė Shqipėria e shqiptarėt bėjnė pjesė tek pėrjashtimet. Politika zyrtare qeveritare dhe nė pėrgjithėsi politikat partiake nė Shqipėri kanė qenė haptazi nė mbėshtetje tė politikės amerikane pėr tė filluar luftėn kundėr Irakut. Ėshtė pak paradoksale se edhe politikanė dhe mjedise politike qė kundėrshtonin ndėrhyrjen ushtarake kundėr Serbisė dikur tani nė rastin e Irakut janė bėrė flamurtarė tė fillimit tė sulmeve sa mė parė. Nė kėtė kategori bėn pjesė edhe kryetari i qeverisė shqiptare, Fatos Nano, i cili vite tė shkuara kur nė Shqipėri bėheshin kėrkesa pėr bombardime kundėr Serbisė si e vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar genocidin nė Kosovė, ai shprehej se Serbia duhej bombarduar vetėm me demokraci e jo me armė. Tani Nano merr flamurin e njė pėrkrahėsi shumė tė zellshėm tė sulmeve kundėr Irakut, aq sa bėhet dhe mėsues i rreptė pėr Francėn e Gjermaninė qė nuk e paskan mėsuar mirė mėsimin se kanė borxhe ndaj Amerikės e nuk duhet tė bėjnė naze pėr tė mbėshtetur luftėn e saj nė Irak. Ka edhe shumė shkrues nė gazetat shqiptare qė i japin mėsime Amerikės si tė shpejtojė fillimin e luftės, si tė justifikopjė kėtė luftė. Shkruesit qė bėjnė teorizime tė tilla “superpatriotizmi amerikan” nė Shqipėri pėr ēėshtje tė tjera hiqet tepėr pacifistė. Kėtyre u duket sikur ua ka rėnė barra e madhe qė t’i japin gajret Amerikės, tė cilės ia paskan me hile artistėt e saj nė Hollivud.

    Shqipėria e shqiptarėt janė rast i veēantė edhe pėrsa i pėrket demonstratave kundėr luftės. Emri i Shqipėrisė pėrmendet si i vetmi vend ballkanik ku nuk janė bėrė demonstrata kundėr luftės nė Irak. Me aq sa bėri Hysni Milloshi me “ēetėn e pionierėve komunistė” pėr snobizėm komunist nuk e nxjerr dot Shqipėrtinė nga pozicioni i vendit ku nuk demonstrohet. Ky qėndrim nuk ėshtė i rastėsishėm. Nė Shqipėri mungon ende njė opinion publik i formuar si nė vende tė tjera. Nė Shqipėri nuk ka traditė demonstrimesh tė tilla. Indiferentizmi pėr ngatėrresat nė botė ėshtė i madh. Interesimi i shqiptarėve pėr politikėn ėshtė i dukshėm vetėm nė diskutimet nė mjediset e tymta tė kafeneve. Nė Shqipėri praktikisht nuk u bėnė demonstrata as gjatė luftės nė Kosovė e Maqedoni kur viktimat ishin shqiptarė. Mitingjet e marsit e tė qershorit tė vitit 1998 ishin njė manevėr politike e organizuar me zor tė madh. Nė kėtė gjendje ndikojnė padyshim qėndrimet e shtresės sė intelektuaėve shqiptarė qė vazhdimisht vihen nė pozicionin e propagandistėve tė politikave zyrtare, qė janė shegertė politiėk mė shumė se njerėz me mendje tė pavarurr e vėshtrim mė tė largėt se qytetarėt e rėndomtė..

    Nuk mund tė qortohet politika qeveritare e Shqipėrisė qė u radhit nė anėn e mbėshtetėsve tė politikės sė SHBA pėr luftė kundėr Irakut. Pavarėisht se Nano e qeveritarėt tjerė kėtė e bėnė pėr interesa pushtetore tė tyre kėshtu duhej vepruar edhe pėr hir tė detyrimeve tė politikės shtetėrore dhe tė interesave kombėtare tė marra nė tėrėsi.. Tė qortueshme mund tė jenė entuziazmi fodull e fyēkė dhe motivimet e kėtij qėndrimi. Por mund tė qortohen shumė qėndrimet e mekanizmave shoqėrore, tė shtypit, tė intelektualėve qė nuk dėshmojnė aspak pėr ndiesi tė qėndrimit ndryshe, qė janė robėr tė stereotipeve zyrtare. Edhe pse Shqipėria ėshtė pėrmendur nga Franca dhe kryezyrtari i Bashkimit Europian si shtet mėkatar qė kan qėndruar nė anėn e Amerikės dhe me kėtė rrezikon tė mbetet pa ndihmėn ekonomike tė Europės nuk ka vend pėr tė menduar se politika zyrtare shqiptare mund e duhej tė bėnte ndryshe. Por shqiptarėve e botės ėshtė mirė t’u bėhet e qartė se kėtė qėndrim Shqipėria duhet ta mbajė duke u nisur nga interesa politike kombėtare dhe jo si tė diktuar nga parime. Nėse qėndrimi i Shqipėrisė do tė diktohej kryesisht nga respektimi i parimeve atėherė duhej mbajtur qėndrim mė i ndryshėm , mbase shumė mė afėr “frontit europian tė refuzimit”.

    Kundėrshtimi i luftės nė Irak bėhet pėr arsye nga mė tė ndryshmet nė vende tė ndryshme. Kundėrshtime ka dhe nė Shqipėri. Kėto kundėrshtime nuk duhet kurrsesi tė shihen vetėm si shenjė anti-amerikanizmi, sidomos kur ėshtė fjala pėr reagime tė opinionit publik. Kur lexon librin “Pse njerėzit urrejnė Amerikėn?” botuar nė Angli nė vitin 2002 dhe shkruar nga dy autorė, Ziaudin Sardar dhe Merri Uin Davis, vėren se nė botė ka shumė arsye pėr tė cilat nuk miratohet ose kundėrshtohet roli i SHBA si hiperfuqia e kohės. Autorėt e kėtij libri duan tė tėrheqin vemendjen nė faktin se amerikanėt nuk kanė njė ide tė qartė e pėrshtypje tė saktė tė shkaqeve tė reagimeve tė tilla nė botė, se amerikanėt e kanė tė dobėt shprehinė dhe ndjenjėn e vetreflektimit, se amerikanėt tė mirėn tė drejtėn, demokratiken i kuptojnė vetėm ashtu si i kanė ata dhe jo nė ndonjė formė tjetėr.

    Prandaj reagimet kundėrshtuese ndaj luftės nė Irak morėn kėto pėrmasa dhe u krijua njė atmosferė e nderė midis SHBA e disa nga aleatėt e tyre kryesorė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 18-01-2004 mė 19:16

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Perse behet lufta?

    Prapaskenat e sulmit amerikan ndaj Irakut ne vitin 1991


    Sa kushton lufta ne Gjirin Persik
    40 miliardė dollare = 42 miliardė euro = 58.000 miliardė Lek

    Por kush i ka paguar?
    Spontanisht do thuhej se 40 miliarde $ i ka paguar SH.B.A. …
    Por ne te vertete vetem nje pjese: ne fakt…

    25% te shpenzimeve eshte mbuluar nga USA (10 MILIARD $)
    75% eshte mbuluar nga vendet arabe, ne vecanti Kuwait dhe Arabia Saudite (30 MILIARD $)

    Po ku i gjeten keta para?
    Cmimi i naftes perpara luftes ishte rreth 15 $ per fuqi
    por me luften e Gjirit eshte rritur deri me 42 $ per fuqi, duke zhvilluar keshtu nje fitim Extra te
    60 miliard $
    E kujt i shkoi ky fitim?
    Ne vendet Arabe egziston ligji i fifty-fifty: 50% qeverise lokale, 50% nderkombetareve qe kontrollojne naften. Pra…

    Fitimi absolut nga shitja e naftes: 60 MILIARD $
    30 MILIARD $ kompanive te naftes
    30 MILIARD $ qeverive arabe (Kuwait + Arabia Saudite)

    Po te kujt jane kompanite e naftes?
    Ne Lindjen e Mesme ekstradimi dhe shitja e naftes eshte totalisht ne duart e 7 Motrave (Shell, Tamoil, Esso…), te gjitha amerikane, ne te cilen 5 ne pronesi shteterore te USA.

    30 MILIARD $
    Rreth 21 miliard $ qeverise amerikane
    Rreth 9 miliard $ privateve amerikane

    Le te bejme pak llogarite…


    Shpenzimet e luftes Fitimi i shitjes se naftes Fitime ose humbje

    Vendet Arabe 30 miliard $ 30 miliard $ 0
    Qeveria USA 10 miliard $ 21 miliard $ 11 miliard $
    Privatet USA 0 9 miliarde $ 9 miliarde $

    Tashti gjithcka eshte e qarte… USA ka fituar 20 miliard $ nga lufta! Lere fare lirimin e Kuwait-it… donin vetem te fitonin paret….

    Por s’ka mbaruar ende…
    1. Ne fund kush ka paguar ne luften e 1991?
    Ata qe perdorin naften=pra NE

    Pra USA, ndermjet rritjes se cmimit te naftes dhe induktimit te armatimeve ka fituar…
    11 miliard $ direkt, 49 miliard $ nga induktimi!!!

    2. Ku shkuan 40 miliard $ te shpenzuar nga lufta?
    Ne industrine e armeve, qe duke pare eshte e gjitha totalisht… AMERIKANE

    Konsideratat e fundit
    Eshte e lehte te imagjinojme se si lufta ne Gjirin Persik ne vitin 1991,eshte bere eskluzivisht per keto qellime ekonomike, dhe jo per ndonje fund “humanitar” ose “mbrojte te lirise”.
    Por tani na rezulton e lehte te kuptojme dy fakte te tjera te aktualitetitersene e luftes ne Afghanistan dhe asaj te mundshme te luftes se re ne Irak.

    Ne vecanti, lufta ne Afghanistan si objektiv te pare kishte rimekembjen e nje qeverie te prapambetur qe t’i jepte rrugedalje tubave te naftes (me pronesi amerikane) e gjate 2.500 km ndermjet territorit te tij

    Ky kalim nafte, me rendesi strategjike, ka si qellim te vetem ndertimin te nje tjetri tuba nafte, e gjate 5.500 km, me i kushtueshem per t’u ndertuar e per t’u mbajtur, per shkak te taksave te shteteve nga kalon ky “kalim nafte” qe do t’i venin USA.

    Me e lehte, pra, t’i biesh nje vendi qe eshte martirizuar nga 30 vjet lufte dhe ta kthesh plotesisht ne varesine e vet, me mundesine per transportimin e naftes, pa shpenzuar shume para

    Per te kuptuar pse Bush jr. ka deshire te sulmoje Irakun, duhet te dijme qe USA nuk jane ne marredhenie te mira me furnizuesit e naftes ne zonen e Lindjes se Mesme: Arabia Saudite.
    Marredheniet po prishen dita-dites, edhe pse Arabia Saudite eshte nje nga Vendet me shume e futur ne terrorizmin e Bin Laden-it, edhe pse opinioni publik nderkombetar eshte vene kunder ketij vendi per shkak te mungeses se respektit me elementar te te drejtave te njeriut.
    Per administrimin Bush ka krijuar nje objektiv prioritar: te kerkoje nje alternative petroolifere Arabise Saudite ne zonen e Lindjes se Mesme.
    Menyra me e thjeshte, eshte nje lufte ndaj Irak-ut dhe krijimi i nje qeverie kukull nen varesine direkte nga vete USA. Pyetja qe lind eshte: pse Iraku?
    Per 3 motive:

    1. Eshte nje vend qe nuk mund te mbrohet, (varferia per shkak te embargos provokon vdekjen e 300.000 femijeve cdo vit).
    2. Iraku ofron nje pretekst te lehte (pranine e fantazuar te armeve me shkaterrim te plote, qe zhvillohen vetem me nje teknologji te larte dhe kapitale te medha, dy gjera qe Iraku nuk i ka) per te justikuar sulmin perpara syve te opinionit publik, qe nuk din asgje per shkaqet e verteta te kesaj lufte (lufta per kontrollin e naftes).
    3. Per momentin, Iraku nuk gezon mbrojtjen e sanje shteti te fuqishem, ne gjendje qe ta mbroje qofte dhe me nje kercenim sulmin amerikan.

    Plus, keta 3 muajt e fundit, shpertheu ne te gjithe dranaticitetin e saj revolta sociale ne Venezuele, si shkak kondicioneve jo te favorshme te popullsise, te bera nga multikombetaret amerikane te naftes.

    Venezuela ne fakt eshte furnizuezi me i madh per blegtori i USA.
    Per te kerkuar nje alternative Arabise Saudite dhe Venezueles eshte pra objektivi kryesor i administrates se Bush-it.

    Cfare te bejme
    Mbi te gjitha, t’ia bejme te ditur sa me shume personave shkaqet e verteta te luftes. Nqse nje person eshte injorant, fare mire ai mund te kontrollohet shume lehte. Nqse ai fillon te arsyetoje me koken e vet, eshte ne gjendje t’i kundershtoje zgjidhjet barbare dhe absurde per shkak te interesit ekonomik.

    Te mbeshtesim te gjitha shoqatat qe jane kunder kesaj lufte te kote. Mjaftoje gjeste shume te vogla, si per shembull te mbajme nje shami te bardhe ne canten e shpines, ose te vendosim flamurin e paqes ne ballkon


    Te firmojme apelimin kunder luftes ne sitin e Emergency: www.emergency.com

  3. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ti kerkon diskutim ,kerkon mendimin tone dhe pa marre pergjigjet ,mendimet e diskutuesve ,shpalos carcafet e tu te njeanshem te ,te .
    Mundohem shpesh te te kuptoj ,por menyra si i trajton temat ,pa lene hapesire per mendime te kunderta,me veshtireson te gjej fjalet e duhura mes mijerave fjaleve e te debatojme ,per ti hequr mjegullen kesaj bote qe nuk sheh dhe po shkon drejt gremines.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Re: Lufta

    Postuar mė parė nga klevis2000
    Shkaqet lufterave ne histori


    Qellimi a e justifikon mjetin


    A ka lufta fitimtar dhe te humbur


    Lufta dobiprurese dhe lufta vetmbrojtese
    Shkaku gjithmone eshte " Egzistenca " . Ne shoqeri , ne rruge , ne jete , kudo , njeri ben " Lufte per Egzistence ". Mos te duket qesharake qe ky eshte thelbi i tere luftrave.

    Qellimi justifikon veprimin ( shkruhet me drejte ). Kjo pyetje eshte shume e komplikuar. Si shprehje supozohet te jete e drejte , por kush e di se cfare eshte e drejte ne kete bote dhe cfare nuk eshte.

    Normalisht , ne cdo lufte , duel , etj , ka nje fitimtar dhe nje te humbur . Vetem se ka raste qe ai i fituari humbet me shume se ai i humburi.

    Ne rastin e Kosoves lufta ishte teper dobiprurese. Edhe lufta ne Irak , sikur te mos kishte pretekste dhe qellime te tjera dytesore , dhe te zhvillohej ne baze te konventave nderkombetare , detyrimisht qe do quhej teper dobiprurese. Kurse , lufta vetembrojtese eshte gjithmone e drejte sepse hyn tek ajo teoria qe permenda me lart " Rreziku i mosegzistences "

    Vetem nje gje mos harro : Kudo qe do shkeli kemba e njeriut , do kete lufte . Ka pasur qe ne zanafillen e kesaj toke dhe do te na shoqeroje deri ne fundin e saj. Po te mos kishte lufte , atehere Parajsa nuk do imagjinohej fare , sepse do e jetonim ketu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #15
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga kolombi
    Ti kerkon diskutim ,kerkon mendimin tone dhe pa marre pergjigjet ,mendimet e diskutuesve ,shpalos carcafet e tu te njeanshem te ,te .
    Mundohem shpesh te te kuptoj ,por menyra si i trajton temat ,pa lene hapesire per mendime te kunderta,me veshtireson te gjej fjalet e duhura mes mijerave fjaleve e te debatojme ,per ti hequr mjegullen kesaj bote qe nuk sheh dhe po shkon drejt gremines.
    Lufta i dashur Kolomb...kėtė fytyrė ka.
    Pse ēuditesh ti??


    LUFTA ,kudo qė tė bėhet..ėshtė VRASJE e ''justifikuar''.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *DJ-ALDO* : 19-01-2004 mė 02:03

  6. #16
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Lufta behet per ekzistence ,per prestigj.Per mendimin tim do doja qe dhe shqiperia te ishte ne gjendje ta bente nje gje te tille.sikur!
    Paqja eshte per frikacaket,kurse lufta per ate qe do vendin e tij dhe mendon per te.
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  7. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar mė parė nga bicjani
    Lufta behet per ekzistence ,per prestigj.Per mendimin tim do doja qe dhe shqiperia te ishte ne gjendje ta bente nje gje te tille.sikur!
    Paqja eshte per frikacaket,kurse lufta per ate qe do vendin e tij dhe mendon per te.
    Kur permenda me lart teorine qe " Lufta behet per EGZISTENCE " nuk nenkuptova mohimin e PAQES dhe vleresimin e luftes , por thjesht shpreha motivin kryesor qe krijon luften.

    Paqja , eshte ne nje piedestal aq te larte , sa vetem prane ZOTIT mund te kesh/kemi mundesine ta shijojme.

    Njeriu eshte aq i pafuqishem , i poshter , i ceket , injorant , i pangopur , i lig , saqe gjithmone mendon qe gjithcka arrihet me lufte.

    Mos thuaj kurre qe paqja eshte per frikacaket , sepse eshte shprehja me e gabuar qe mund te perdori dikush.

    Ai qe fal eshte shume me trim e burre sesa ai qe vret.

    ...DeuS...

  8. #18
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    E dini ate shprehjen

    "Stambolli digjet kurva krihet"

    Eshte reale per kohen e sotme.

  9. #19
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Me duket se ajo shprehja eshte keshtu.dhe jo ashtu...

    KURVA DŻGJET,FSHATŻ KRŻHET
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •