Rober lufte te lidhurhttp://english.aljazeera.net/NR/exeres/6B135A01-B99C-41C1-B36A-53197281D21E.htm
KUNDĖR LUFTĖS APO KUNDĖR AMERIKĖS?
Ka kohė qė bota jeton nė psikozėn e pritjes sė luftės sė pashmangshme kundėr Irakut. Ngjarjet janė zhvilluar nė njė mėnyrė qė pak njerėz mund ta parashikonin nė kohėn kur pas shembjes sė regjimit tė talebanėve nė Afganistan SHBA iu pėrveshėn punės pėr krijimin e koalicionit botėror pėr luftėn e dytė kundėr Irakut. Pak njerėz mund tė kishin parashikuar se lufta nė Irak do tė kthehej nė mollė sherri edhe nė gjirin e NATO-s dhe tė Bashkimit Europian.
Mė 14 shkurt 2002 nė ditėn e Shėn Valentinit 100 000 000 njerėz demonstruan nė mbarė botėn kundėr luftės nė Irak. Nė Londėr thuhet se u bėnė demonstratat mė tė mėdha pas LDB. Demonstrata janė bėrė kudo edhe nė SHBA. Artistė tė Hollivudit janė pėrfshirė nė fushatėn kundėr luftės pėr tė nxitur amerikanėt tė kundėrshtojnė politikėn e presidentit Bush. Njė aktore e Hollivudit ka lėshuar frazėn tė jesh kundėr luftė sė SHBA nė Irak nuk do tė thotė se je kundėr SHBA. Ėshtė njė frazė qė merr kuptim nė tė gjitha mjediset. Ėshtė njė frazė qė duhet tė frenojė kudo ata qė kundėrshtarėt e luftės nė Irak i shpallin anti-amerikanė.
Shqiptarėt mbase janė nga vendet e popujt qė e kanė bėrė mė sė paku qejfin qeder pėr mundėsitė dhe rrjedhojat qė mund tė sjellė shpėrthimi i luftės kundėr Irakut. Si gjithnjė Shqipėria e shqiptarėt bėjnė pjesė tek pėrjashtimet. Politika zyrtare qeveritare dhe nė pėrgjithėsi politikat partiake nė Shqipėri kanė qenė haptazi nė mbėshtetje tė politikės amerikane pėr tė filluar luftėn kundėr Irakut. Ėshtė pak paradoksale se edhe politikanė dhe mjedise politike qė kundėrshtonin ndėrhyrjen ushtarake kundėr Serbisė dikur tani nė rastin e Irakut janė bėrė flamurtarė tė fillimit tė sulmeve sa mė parė. Nė kėtė kategori bėn pjesė edhe kryetari i qeverisė shqiptare, Fatos Nano, i cili vite tė shkuara kur nė Shqipėri bėheshin kėrkesa pėr bombardime kundėr Serbisė si e vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar genocidin nė Kosovė, ai shprehej se Serbia duhej bombarduar vetėm me demokraci e jo me armė. Tani Nano merr flamurin e njė pėrkrahėsi shumė tė zellshėm tė sulmeve kundėr Irakut, aq sa bėhet dhe mėsues i rreptė pėr Francėn e Gjermaninė qė nuk e paskan mėsuar mirė mėsimin se kanė borxhe ndaj Amerikės e nuk duhet tė bėjnė naze pėr tė mbėshtetur luftėn e saj nė Irak. Ka edhe shumė shkrues nė gazetat shqiptare qė i japin mėsime Amerikės si tė shpejtojė fillimin e luftės, si tė justifikopjė kėtė luftė. Shkruesit qė bėjnė teorizime tė tilla superpatriotizmi amerikan nė Shqipėri pėr ēėshtje tė tjera hiqet tepėr pacifistė. Kėtyre u duket sikur ua ka rėnė barra e madhe qė ti japin gajret Amerikės, tė cilės ia paskan me hile artistėt e saj nė Hollivud.
Shqipėria e shqiptarėt janė rast i veēantė edhe pėrsa i pėrket demonstratave kundėr luftės. Emri i Shqipėrisė pėrmendet si i vetmi vend ballkanik ku nuk janė bėrė demonstrata kundėr luftės nė Irak. Me aq sa bėri Hysni Milloshi me ēetėn e pionierėve komunistė pėr snobizėm komunist nuk e nxjerr dot Shqipėrtinė nga pozicioni i vendit ku nuk demonstrohet. Ky qėndrim nuk ėshtė i rastėsishėm. Nė Shqipėri mungon ende njė opinion publik i formuar si nė vende tė tjera. Nė Shqipėri nuk ka traditė demonstrimesh tė tilla. Indiferentizmi pėr ngatėrresat nė botė ėshtė i madh. Interesimi i shqiptarėve pėr politikėn ėshtė i dukshėm vetėm nė diskutimet nė mjediset e tymta tė kafeneve. Nė Shqipėri praktikisht nuk u bėnė demonstrata as gjatė luftės nė Kosovė e Maqedoni kur viktimat ishin shqiptarė. Mitingjet e marsit e tė qershorit tė vitit 1998 ishin njė manevėr politike e organizuar me zor tė madh. Nė kėtė gjendje ndikojnė padyshim qėndrimet e shtresės sė intelektuaėve shqiptarė qė vazhdimisht vihen nė pozicionin e propagandistėve tė politikave zyrtare, qė janė shegertė politiėk mė shumė se njerėz me mendje tė pavarurr e vėshtrim mė tė largėt se qytetarėt e rėndomtė..
Nuk mund tė qortohet politika qeveritare e Shqipėrisė qė u radhit nė anėn e mbėshtetėsve tė politikės sė SHBA pėr luftė kundėr Irakut. Pavarėisht se Nano e qeveritarėt tjerė kėtė e bėnė pėr interesa pushtetore tė tyre kėshtu duhej vepruar edhe pėr hir tė detyrimeve tė politikės shtetėrore dhe tė interesave kombėtare tė marra nė tėrėsi.. Tė qortueshme mund tė jenė entuziazmi fodull e fyēkė dhe motivimet e kėtij qėndrimi. Por mund tė qortohen shumė qėndrimet e mekanizmave shoqėrore, tė shtypit, tė intelektualėve qė nuk dėshmojnė aspak pėr ndiesi tė qėndrimit ndryshe, qė janė robėr tė stereotipeve zyrtare. Edhe pse Shqipėria ėshtė pėrmendur nga Franca dhe kryezyrtari i Bashkimit Europian si shtet mėkatar qė kan qėndruar nė anėn e Amerikės dhe me kėtė rrezikon tė mbetet pa ndihmėn ekonomike tė Europės nuk ka vend pėr tė menduar se politika zyrtare shqiptare mund e duhej tė bėnte ndryshe. Por shqiptarėve e botės ėshtė mirė tu bėhet e qartė se kėtė qėndrim Shqipėria duhet ta mbajė duke u nisur nga interesa politike kombėtare dhe jo si tė diktuar nga parime. Nėse qėndrimi i Shqipėrisė do tė diktohej kryesisht nga respektimi i parimeve atėherė duhej mbajtur qėndrim mė i ndryshėm , mbase shumė mė afėr frontit europian tė refuzimit.
Kundėrshtimi i luftės nė Irak bėhet pėr arsye nga mė tė ndryshmet nė vende tė ndryshme. Kundėrshtime ka dhe nė Shqipėri. Kėto kundėrshtime nuk duhet kurrsesi tė shihen vetėm si shenjė anti-amerikanizmi, sidomos kur ėshtė fjala pėr reagime tė opinionit publik. Kur lexon librin Pse njerėzit urrejnė Amerikėn? botuar nė Angli nė vitin 2002 dhe shkruar nga dy autorė, Ziaudin Sardar dhe Merri Uin Davis, vėren se nė botė ka shumė arsye pėr tė cilat nuk miratohet ose kundėrshtohet roli i SHBA si hiperfuqia e kohės. Autorėt e kėtij libri duan tė tėrheqin vemendjen nė faktin se amerikanėt nuk kanė njė ide tė qartė e pėrshtypje tė saktė tė shkaqeve tė reagimeve tė tilla nė botė, se amerikanėt e kanė tė dobėt shprehinė dhe ndjenjėn e vetreflektimit, se amerikanėt tė mirėn tė drejtėn, demokratiken i kuptojnė vetėm ashtu si i kanė ata dhe jo nė ndonjė formė tjetėr.
Prandaj reagimet kundėrshtuese ndaj luftės nė Irak morėn kėto pėrmasa dhe u krijua njė atmosferė e nderė midis SHBA e disa nga aleatėt e tyre kryesorė.
Krijoni Kontakt