Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    Shkenca ne trojet tona

    Jam munduar here pas here te gjej ndonje material per shkencen shqiptare kudo qofte, RSH, Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi apo diku tjeter por nuk kam mundur qe te gjej asnje material.


    A vertet nuk ka asnje faqe interneti ku mund te lexojme dicka per veprimtarine shkencore shqiptare ?

    Me sa di une kemi disa universitete?

    Apo jane thjesht emer...............

    Nejse Arrita te shtje ne dore disa Botime vulgare me emrin e Akademise se Shkencave .

    -->

    Prof. Dr. Perikli Qiriazi

    Prof. As. Dr Sabri Laci

    Prof. As. Dr Selman Sheme

    Prof. Dr. Gjovalin Gruda

    Prof. As. Dr Pal Nikolli

    Na terhoqi vemendjen botimi i Akademise se Shkencave "Nga Jugu ne Veri" me autor Prof.dr. Arqile Berxholi - Tirane, 2002 dhe kureshtja profesionale na shtyu qe ta lexonim me vemendje kete botim akademik. Por jemi te detyruar qe te pohojme qe ne fillim se u zhgenjyem qysh ne rrjeshtat e para te ketij botimi vulgar. Shtrohet pyetja: a eshte ky botim nje veper shkencore? A ishte e nevojshme te behej ky botim? Qe ne fakt eshte nje ditar me pershtypje udhetimesh te autorit gjate nje ekspedite gjeografike, ditar te cilin mund ta kishte shkruar kushdo pa grada e tituj shkencore, mjafton te kishte qene prezent ne ate ekspedite. Por, cudia me e madhe eshte se ky liber eshte botuar nen siglen e Akademise se Shkencave (Qendra e Studimeve Gjeografike). Madje edhe punimet per shtyp te ketij libri jane realizuar nga punonjesit e Qendres se Studimeve Gjeografike dhe e drejta e autorit (kopirajti) i eshte lene Akademise se Shkencave, Qendres se Studimeve Gjeografike.

    Nuk besojme se Akademia e Shkencave do ta pranoje kete "te mire" qe i servir autori, aq me teper qe diku ne liber ai shkruan se "nuk synoj te ofroj koncepte e njohuri te mirefillta gjeografike". Me nje fjale, vete autori pranon se libri eshte nje pershkrim i thjeshte. Le ta pranojme edhe kete fakt, megjithese nuk eshte detyre e Akademise se Shkencave te merret me te tilla pershkrime, por autori, keto pershkrime i ka te mbushuara me gabime te shumta, qe studentit do t'i kushtonte nje vleresim negativ. Keshtu p.sh. duke pohuar se gjiri i Spilese dhe liqeni i Butrintit jane formuar "si pasoje e nje shkeputje tektonike", autori ngaterron fundosjet tektonike me shkeputjet tektonike; ai gabon kur thote se "shkembinjte qe ndertojne malesine Puke-Mirdite jane magmatike", ndersa ne te vertete shkembinjte magmatike jane mbizoterues por jo te vetem; gabon kur jep pozicionin e lugines se Boges, te Kunores se Lohjes, te Biges se Gimajve, etj, etj. Do te mjaftonin vetem keto gabime, pa permendur ketu barsoletat e shumta te pjesemarresve te ekspedites, per te gjykuar mbi "vlerat shkencore" te ketij botimi akademik.

    Nje botim i tille nen siglen e Qendres se Studime Gjeografike, me punen e punonjesve te QSGJ dhe me emrin e drejtorit te saj, nxjerr ne pah preukupimet e ketij institucioni. Keshtu, eshte krijuar bindja se drejtori i QSGJ boton cfare te doje dhe si te doje, qofshin ato edhe me gabime shkencore; se ai mund ta drejtoje punen shkencore te institucionit andej nga mendon vete dhe jo andej nga jane problemet shkencore aktuale te gjeografise; ai mund te vendose cfare te botohet e cfare te mos botohet ne revisten shkencore te QSGJ, etj. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti qe revista periodike "Studime Gjeografike" nr.14, e pergatitur prej kohesh, botohet 2 vjet pasi ishte botuar nr.13; po ne kete reviste botohen shkrime te karakterit leksikor e nuk botohen artikuj te mirefillte shkencore mbi Camerine etj. (pikerisht tani kur problemi i saj eshte nderkombetarizuar); perzihen ne rubriken "informacione" te revistes fjalime, artikuj etj, etj.

    Cdo kush eshte i lire te botoje dicka qe e mendon te dobishme, por nen firmen dhe pergjegjesine e vet. Akademia, e ne kete kuader edhe QSGJ, ka per detyre te botoje vepra fondamentale shkencore, e ne menyre te vecante, per probleme madhore te karakterit kombetar dhe mbarekombetar. Por cfare ndodh ne fakt? QSGJ prej kohesh vegjeton, duke notuar midis indiferences se kryesise se kesaj akademie dhe te shtetit, qe rregullisht paguan rrogat dhe shpenzimet e tjera jo te pakta.

    Perpara se te beje parade suksesesh te paqena, drejtuesi i sotem i kesaj qendre eshte mire qe t'u pergjigjet ketyre pyetjeve: cili eshte efektiviteti i saj, sidomos dy-tre vitet e fundit; cilat jane studimet fondamentale qe ka ndermare apo perfunduar ajo; sa prej studimeve te saj jane zbatuar ne zgjidhjen e problemeve te medha sociale, ekonomike dhe mjedisore te vendit tone; cilat jane botimet shkencore te saj, me vleren e udherefyesit per shume probleme teorike dhe praktike; cili eshte roli i saj ne drejtimin dhe kordinimin e studimeve gjeografike ne vendin tone; cilat jane drejtimet e reja te studimeve gjeografike te vendit tone te hapura apo te propozuara nga ky organ shteteror qendror studimor; cilat jane projektet qe ka propopzuar dhe fituar kjo qender vitet e fundit?

    Pergjigjen e ketyre pyetjeve dhe te shume te tjerave nuk mund ta jape nje drejtues qe nga njera ane justifikohet se nuk ka fonde per ekspedita apo botime, ndersa nga ana tjeter boton, me siglen e Akademise se Shkencave dhe te Qendres se Studimeve Gjeografike, kujtimet e veta te ekspeditave te kryera vite me pare, duke e reklamuar per punim shkencor te botuar nga nje organ studimor; nje drejtues i cili nuk mundi t'i jape rolin e duhur GIS-it (Sistemin e Informacionit Gjeografik), i pari i ngritur ne vendin tone dhe me vlera disa qinda mije dollare. Eshte per faj te tij qe ky sistem eshte degraduar ne riprodhimin e ndonje harte te konceptuar vite me pare, kur tashme ai duhet te kishte arritur nivelin e kerkesave te kohes, duke furnizuar me informacion gjeografik te gjithe te tjeret dhe duke zgjidhur problemet e medha te pergjithesimit te informacionit gjeografik. Nderkohe kur drejtori merr pjese ne disa projekte, ai gjate gjithe kohes qe ka zene ate karrike, nuk ka paraqitur as edhe nje projekt ne emer te Qendres, kur per studimet gjeografike ka aq nevoje vendi. Nuk mund te mburret me numurin e ri te revistes "Studime Gjeografike", te botuar ne shtator te vitit 2002, sepse ai ishte pergatitur qysh ne vitin 1999. Edhe me tekstin shkollor "Gjeografia 3" per shkollen e mesme te profilizuar nuk besojme se mund te mburret, sepse ne cdo paragraf te tij ka mbi dy-tre gabime shkencore, te evidentuara ne artikullin problemor te botuar ne gazeten "Koha Jone" me daten 6 maj 2002. Keto gabime flagrante u pranuan edhe nga organet botuese kopetente. Megjithate teksti vazhdon qe te jete ne perdorim.

    Atehere mund te pyesim me te drejte si e justifikon vehten kjo qender studimore, cilet jane ata qe e paguajne ate dhe nuk shikojne rezultatet konkrete, ende do te vazhdohet me konceptet e sistemit te vjeter kur mjaftohej vetem me tudime ne leter, pa vlera praktike. Deri kur do te drejtoje ky drejtor qe e ka kthyer qendren ne ciflik te vetin, ku te gjithe punonjesit e sektorit te GIS-it shtypin kujtimet e tij dhe pergatisin hartat dhe skicat e projekteve qe ai ndjek ne rruge private? Deri kur Akademia e Shkencave do te botoje punime vulgare dhe te lere jashte vemendjes se saj problemet fondamentale shkencore ne fushen e gjeografise?

    Me duket se kohet e fundit jane ne ndertim e siper te faqes se shkences Http://www.shkencashqiptare.com .

    Uroj suksese te angazhuarve me kete Faqe web.

    Me Repsekt.
    " not yet "

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka shume shqiptare te shkencave por qe nuk kane marre kreditet e duhura nga komuniteti boteror(nuk eshte gje e re kjo e fundit)

    Un do mundohem te gjej tamam gjera te ndryshme. Babai im ka disa libra te vjeter mbi disa llogaritje komplekse urash, harqesh dhe modelime te tjera. Keto per here te pare i ka bere ne zvicer nje shqiptar me mbiemrin Gjadri. I biri i tij Egon GJadri u be drejtor ne Institutin e Studimeve e PRojektimeve Hidroteknike ku punon edhe babai im. I jati i ketij personi ne vitet 20 a 30 ka pasur disa llogaritje dhe modelime dhe ekuacione persa i perket llogaritje harqesh betonesh etj.
    Ish presidenti i shqiperise Mejdani ka mbaruar per fizike atomike me duket dhe ai gjithashtu ka disa teza qe ka publikuar. Me duket se i eshte rrikthyer prap veprimtarise se tij. NE internet eshte e veshtire te gjesh pasi dhe librat qe jane publikuar nuk i posedojn te gjithe. Un psh kame pare shume per shqiptaret letrar ne internet , kam gjetur goxha deri dhe per gjyshin tim, madje te gjithe ata qe kane qene tek Lidhaj e Shkrimtareve. Informacioni ekziston per keta po per anen shkencore sic e thashe eshte e veshtire. Nje nga aresyet eshte se shume kane mbaruar dhe jashte ne ato kohe dhe andeja i kan botuar gjerat e tyre. Ne rastin e Gjadri-it me duket se esht ne zvicer se mbaj mend mire por do pyes se ku i ka botuar keto llogaritje e ekuacione.


    Nje tjeter shqiptar shkencetar kur u kam pasur fatin ta njoh personalisht pasi esht shoku i babit tim, esht Alfred Frasheri. Ky ka punar tek instituti karshi atij ISPH qe permenda siper, pra ky ka punar tek Gjeologji Gjeodezia me duket se ka qene emri, dhe po te vesh emrin e tij ne internet do gjesh goxha per te. Ka dia botime persa i perket digave dhe me babain tim plus nje person tjeter qe esht gjeolog qe ndodhet ne kanada tani me mbiemrin Kapllani. Por sidomos Prof. Alfred Frasheri esht mjaft i njohur. Para 2 - 3 vjetesh erdhi ne kanada tek nje kompani qe punon nje shqiptar tjeter (ja harrova emrin duhet me pyt ne shpi) qe dhe ai punon ne nje kompani shume te madhe gjeologjie dhe ka disa teza mbi robotiken me duket e modele te ndryshme. Nejse thelbi eshte eshte qe Prof. Alfred Frasheri vjen ne kanada tek kjo kompani dhe ata po benin nje tip roboti per kerkim gjeologjike ne meksike. Kur beri nje konference aty tha qe ky robot nuk do punoj, dhe ata u habiten se si nje nga shqiperia mosha 60 e ca vjec te di per keto lloj gjerash. Projekti qe nje projekt milioner (dihet qe flitet per robota). Kur u kthye ne shqiperi i coi nje faks kesaj kompanise dhe pse ai mendonte qe ky prjekt do ishte nje failure. mbas disa muajsh projekti doli megjithmend failure dhe kompania doli bankrupt me duket dicka e tille, a u ble nga nje tjeter. Por provo te vesh emrin e ketij personi dhe gjen goxha. Vellai i vet punon tek INIMA dhe mund te di shkelqyshem 5 apo6 gjuhe programimi. AI i ka ndihmur shume kur kane pasur konferenca te ndryshme abstrakte per te paraqitur dhe ne gjithe anen kompjuterike.


    Ka nje artikull persa i perket Mishel Fundo. Mishel Fundo mbahet nje nga matematicienet me te medhenj shqiptare. Teorite e tij dhe disa nga teoremat qe ka vertetuar studiohen ne matematike shume te larte. Nje shoku im shkon ne nje universitet ne greqi dhe ata i thane per teorine gjinushi. Skender Gjinushi qe eshte ne politike tani esht student i Fundo-s dhe bashke te dy kane arritur te vertetojn disa teorema persa i perket fushes se topologjise dhe disa gjeneralizime ne fusha te siperfaqeve konvekse etj.

    Un edhe pse jam student qe po studioj ne matematike dhe kam bere nje studim te konsiderueshem prap nuk mund ti shpjegoj keto gjera po te ti jap thjesht sic i kam lexuar si histori. Nuk di ti jap shpjegim apo ndonje gje tjeter. Plus qe esht vetem abstrakti dhe shpjegon shume pak. Artikullin ose me mire abstraktin e gjeni tek faqja e Arizona State University.

    http://math.la.asu.edu/~rmmc/rmj/Vol.../CONT29-2.html
    aty shifni per artikullin qe Mishel FUndo esht autor.


    KY ESHT ARTIKULLI I PARE FARE (AI SIPER ESHTE VAZHDIMI, OSE ME MIRE EXTENSION E KETIJ ) KY ARTIKULL ESHT MARRE NGA PO I NJEJTI UNIVERSTITET
    JA DHE FAQJA
    http://math.la.asu.edu/~rmmc/rmj/VOL27-4/FUND/FUND.html
    ----------------------------------------------------------------------
    Following the purely geometric way, we study here the notion of r-dentability in the locally convex spaces (lcs) with two comparative topologies, as a generalization of the dentability and w*-dentability. For this purpose, the notion of r-dentable points is introduced as well as the notions of r- and -strongly exposed points. The study is based on the method resulting from two lemmas of R.R. Phelps [6]. S. Gjinushi has given a local version of the first lemma in a normed vector space [3] and E. Saab [7] has proved that this lemma is true in a barreled locally convex Hausdorff space. Here it will be proved that the first lemma of Phelps is true in every topological vector space supplied with two comparative topologies; the other lemma as well will be proved in locally convex (topological) spaces with two comparative topologies. Two theorems are obtained for r-dentability in a local vector space with two topologies in which the stronger topology is that of the type B.M. [7]. Then these two theorems imply six known theorems for dentability and w*-dentability as corollaries.
    ----------------------------------------------------------------------------------

    Perseri as tezen e plote te ketij artikulli nuk e kam. I kam pyetur profesoret e mij ne shkolle dhe ata po mundohen te sigurojn kete artikull per mua. por di te them qe jane matematike qe dhe un apo kush do tjeter nqs mbarojn ne nivelin bachelor matematike nuk i bejn dot, sepse nuk i perfshin programi. Kjo esht ne nivelin Graduate Research. Njifet me emrin Teoria Gjinushi dicka e tille.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    e pashe faqen albshkenca... i uroj gjithashtu nje mbarvajtje dhe suksese. Do ishte dicka mjaft e mire te katalogohen shume zbulime te shqiptareve sidomos dhe ketyre te tjereve qe kane bere zbulime te ndryshme ne shtete te ndryshme. Duhet patjeter te citohet fjala SHkencetar Shqiptar ne cdo vend. Duhet te rivendoset identiteti ne shume artikuj te tille.

    urime per temen e hapur
    suksese
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje te gjitheve,

    me te vertete interesant e me vend diskutimi juaj per problemin e shkences dhe shkencetareve shqiptare.

    Ne jemi nje grup shqiptaresh nga te kater anet e botes dhe nga te gjitha trojet shqiptare qe merremi me shkence apo studjojme ne universitete te ndryshme dhe para nje viti kemi filluar te organizohemi si forum virtual ne Internet. Ne listen tone dikutohen probleme nga me te ndryshmet qe perfshijne te gjitha disiplinat shkencore, krijohen lidhje profesionale, shkembehen pervoja, jepen njoftime per bursa studimi e vende pune, kerkohet ndihme per nje problem apo per nje tjeter.
    Deri tani anetaret e rregjistruar jane mbi 130 ndersa vizitoret jane me qindra.
    Prej 6 muajsh botojme edhe nje buletin informativ me njoftime te ndryshme
    te forumit tone.
    Adresa e forumit eshte http://alb-net.com/pipermail/alb-shkenca/

    Se fundi po bashkojme forcat e pervojen me faqen qe permendet ju me siper
    http://www.shkencashqiptare.com/ per te patur nje organizim te perbashket
    shqiptar me dy hapesira virtuale.

    E dime qe mbetet shume per te bere e per kete kerkojme ndihmen e te gjithe shqiptareve kudo qe jane e qe merren me shkence, studjojne apo jane dashamires e te apasionuar te saj. ju ftojme pra edhe juve qe te merrni pjese e te jepni kontributin tuaj ne fushen shkencore perkatese.

    Suksese e gjithe te mirat

    Landi
    :j

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •