Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Peshkopi Irine Banushi [1906-1973] - 25 nėntor

    Nė 30-vjetorin e fjetjes sė Imzot Irine Banushit

    “Llambadha e zemrės sonė tė ndizet nga flaka e tij”

    Nė datėn 25 nėntor 2003, u mbushėn 30 vjet nga fjetja, pas persekutimesh e mundimesh tė shumta, e Imzot Irine Banushit, njė nga figurat mė tė ndritura tė Kishės sonė. Me kėtė rast, tė dielėn, 23 nėntor, nė Manastirin e Ardenicės, ku ndenji i internuar pėr shumė vjet dhe tė cilin e shpėtoi nga tėrbimi i verbėr i ateizmit, u zhvillua njė shėrbesė pėrkujtimore. Merrnin pjesė besimtarė tė ardhur nga Tirana, nga zona pėrqark, nga vendlindja e tij, Shkodra, familjarė etj. Liturgjia Hyjnore dhe mė pas Shėrbesa e Pėrshpirtjes u krye nga Kryepiskopi Anastas, sė bashku me Imzot Ilia Ketrin.
    Nė fund, i pari iu drejtua tė pranishmėve Imzot Ilia, i cili tha ndėr tė tjera:

    “I nderuar Fortlumturi, tė dashur besimtarė,
    Ishte njė ditė vjeshte, e diel, ditė feste e pėrkujtimit tė Ngjalljes sė Zotit tonė Jisu Krisht, ditė qė besimtarėt ndaloheshin, si ēdo tė diel dhe ēdo ditė jave, pėr tė vajtur nė Kishė dhe Shqipėrisė i mungonte balsami i adhurimit tė Perėndisė, kryer me ritet shumėvjeēare tė Orthodhoksisė. Pėr njė shpirt tė pikėlluar nga padrejtėsitė, pėrbrenda njė trupi tė lodhur nga keqtrajtimi dhe sėmundjet, kjo ditė e 25 nėntorit ishte njė ditė lindjeje nė mbretėrinė e Perėndisė. I shoqėruar nga dėshmorja e madhe Shėn Katerina, njė episkop shqiptar, hierodėshmor Irine Banushi, zuri vend nė shoqėrinė e etėrve hierarkė tė shenjtė, rreth e pėrqark altarit qiellor, sė bashku me atin e tij shpirtėror dhe tė parin Kryepiskop tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Imzot Kristofor Kisin.

    Kjo ditė u bė ditė feste, sepse Zoti Perėndi pranoi njė shpirt qė ndrinte Ungjillin e dashurisė dhe shembullin e pėrulėsisė. Imzot Irineu jetoi njė dėshmi pėr Zotin, qė nė fėmijėrinė e tij e deri kur dha shpirt, mė 25 nėntor 1973, nė moshėn 67-vjeēare. Nė kėtė pėrkujtimore tė 30-vjetorit tė fjetjes sė tij, kam nderin tė pranoj ftesėn e Fortlumturisė sė Tij, Imzot Anastasit dhe tė Sinodit tė Hirshėm tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė mbaj predikimin e rastit…”

    Imzot Ilia vazhdoi me biografinė e Imzot Irineut dhe nė fund falėnderoi pėr punėn e bėrė autorin e librit “Episkop Irine Banushi”, z. Kristofor Beduli, duke kujtuar edhe figurėn e njė prej miqve mė tė ngushtė tė Imzotit, z. Dhimitėr Beduli, i cili kishte mbledhur mjaft materiale pėr jetėn e veprėn e tij.

    Pastaj, folėn miq tė Imzot Irineut, tė afėrm tė tij, etj., tė cilėt vunė nė dukje rėndėsinė e kėsaj figure tė shquar tė Kishės dhe gjithashtu falėnderuan veēanėrisht Kryepiskopin Anastas pėr nderimin qė i ka bėrė dhe i bėn atij.
    Pastaj, tė pranishmėve iu drejtua Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili tha ndėr tė tjera:

    “…Me tė vėrtėtė, figura e Imzot Irine Banushit ėshtė nga mė tė respektuarat dhe mė fisniket tė hierarkisė tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Trashėgimi qė na ka lėnė ėshtė tepėr i ēmuar… Ishte njė njeri qė tregoi besnikėri shumė tė madhe dhe konsekuencė ndaj Kishės. Nuk i bėri bisht ēasteve mė tė vėshtira. Nuk e mbylli gojėn nė momentet qė shumė tė tjerė e bėnė kėtė, pėr tė siguruar rehatinė e tyre. Nuk u miqėsua e as nuk bashkėpunoi me ata, tė cilėt donin shkatėrrimin e Kishės. Nuk u fsheh. Ishte njeri i guximit, i cili kudo qė u ndodh, me shumė takt, predikoi besimin. Nga ana tjetėr, ishte njeri i durimit. Ai pa rėnkuar i hoqi tė gjitha ato vuajtje e tortura qė i rezervoi sistemi ateist.

    Kur fola pėr trashėgiminė, mė kujtohet fjala e Shėn Joan Gojartit: “Nderimi i martirit ėshtė imitimi i martirit”. Dhe, nėse do tė donim vėrtet tė nderonim veprėn kaq tė nderuar tė Episkopit tė Apolonisė, Irineut, nuk mjafton vetėm tė ndodhemi kėtu, nė pėrkujtimoren qė po i bėhet. Duhet qė llambadha e zemrės sonė tė ndizet nga flaka e tij. Dhe, duke dalė jashtė, kur tė mbarojė kjo shėrbesė kaq e bukur, tė pėrpiqemi, qoftė edhe pak, tė imitojmė shembullin e tij. Tė rrisim pak guximin tonė, pasi ai nė periudha pėrndjekjeje kishte guxim. Ndėrsa shumė nga ne, nė qetėsinė dhe konfortin e demokracisė shfaqen frikacakė. Ai, duke ditur se tė gjitha qė thoshte do t’i paguante me shpėrfillje a me burg, nuk ngurronte... Kujt ia kemi frikėn; vetėm Pėrėndisė dhe tė vėrtetės duhet t’i frikėsohemi.

    … Pėrshpirtjet nuk janė thjesht pėr tė thėnė fjalė tė bukura. Pėrshpirtjet e episkopėve heronj duhet tė jenė pėr ne njė pikėnisje e fuqishme, qė tė rritim guximin tonė, tė fuqizojmė durimin tonė, qė tė rrisim edhe zėrin tonė si Kishė… Irine Banushi ishte njeri i njė besimi tė thellė, i cili e njohu dhe e deshi Perėndinė.
    Kėtu ėshtė problemi ynė mė i madh. Guximi ynė ėshtė i pakėt, durimi ynė i pakėt, sepse edhe besimi ynė ėshtė i pakėt. Por, kėtė besim tė pakėt duhet ta fuqizojmė, duke thėnė si ai ati i Ungjillit. Kur Zoti i bėri njė kritikė tė ashpėr, ai i tha: “Besoj, o Zot, ndihmoje pabesinė time.”

    Dita e sotme duhet tė shėrbejė pėr tė forcuar besimin tonė, pėr tė njohur mė mirė Perėndinė dhe pėr tė vėnė njė lidhje me tė dhe gjithė tė tjerat do vijnė. Kėshtu, Kisha e Shqipėrisė do vazhdojė tė jetė njė bekim pėr tė gjithė shoqėrinė, duke u pėrfaqėsuar nga njerėz me autoritet, nga njerėz tė mėsuar, nga njerėz me guxim, nga njerėz me dinjitet.


    Pas shėrbesave nė kishė, Kryepiskopi, Imzot Ilia, familjarė tė Imzot Irineut dhe mjaft besimtarė u mblodhėn nė njė nga konakėt e Manastirit, ku pati njė bashkėbisedim tė ngrohtė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-02-2005 mė 17:59

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Duhet theksuar, Eni, se Imzot Ilo apo sic njihet Irine Banushi, qe u hirotonisur ne Shen Naum, sot ne Maqedoni (nje vend kryeveper, meqe ra fjala), mban meriten kryesore per mosrrenien e Kishes Ortodokse nen duart e atyreve qe jane perpjekur gjate te gjithe kohrave te detyrojne ate te futet nen patronazhin papal si Kishe Uniate, sic kane bere Austriaket...psh (qe edhe sot nuk i kane duart larg...), e me vone ne rastin konkret edhe Italianet.

    Po ashtu, per kuriozitet, mesa di une, Tano Banushi eshte nga e njejta familje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-01-2004 mė 15:01

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Figura madhore e Hirėsisė Tij, Peshkop Iriné Banushit.

    Me rastin e 95 vjetorit tė lindjes sė Tij.

    Nga Mėrgim Korēa



    Pa asnjė mėdyshje, figura e Hirėsisė Tij Peshkop Iriné Banushit, radhitet ndėr ato mė tė shquarat tė klerikėve shqiptarė qė u persekutuan nga diktatura e egėr komuniste. Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe me tė sepse ai kurrė nuk u lėkund nė bindjet e tija, cilatdó tė ishin rrethanat. Parimi i Tij, siē e shprehte vetė, kishte qenė gjithmonė tė kish pėr bazė Shkrimin e Shėnjtė, mos shkeljen e dogmave tė Kishės Orthodhokse Autoqefale, zbatimin e Kanoneve tė Shėnjta dhe urdhėrat e Sinodhit tė Kishės si edhe t’u bindej ligjeve tė shtetit, sa kohė qė ato tė mos e dėmtonin Institutin e Shėnjtė tė jetės kombėtare. Duke qenė se qėndrimet e Tija janė karakterizuar gjithmonė si koherente me bindjet e Tija, nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur qė atė e persekutoi si okupatori e gjithashtu edhe diktatura komuniste.

    Lidhur me botėn e larmishme shpirtrore si edhe episode nga jeta e Hirėsisė Tij Iriné Banushit ėshtė shkruar edhe herė tė tjera. Me kėtė shkrim dėshiroj t’i paraqes lexuesit disa kujtime personale nga diskutime me Imzot Irinéun lidhur me pikėpamje tė Tija, disa prej tė cilave kundruar nė mėnyrė prapavėshtruese e disa edhe parashikuese, nga vetė Ai. Nė tė tilla diskutime Ai gjithnjė theksonte dhe nuk pushonte sė pėrsėrituri se …jeta mė ka mėsue mos me kźnė kurr kategorik nė interpretim periudhash kohore, ndodhķshė, ose edhe veprimesh personash tė ndryshėm. Shpesh mė tokon me dhānė sot interpretime tānsisht tė kundėrta me ato qė kam pasė dhānė dhetna vjet tė shkueme pėr tė njajtat rrethana e po tė njajtėt persona, megjithse asnji fakt i ri nuk e ka pasunue rrethin e njohunive tė mija pėr ta.

    E theksonte gjithmonė se pėr popullin si edhe kombin tonė themelimi i shtetit zyrtar shqiptar kishte krijuar probleme sa tė reja aq edhe tė ndėrlikuara. Por kėto nuk ishin asgjė tė krahasuara me problemet qė lindėn mbas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Ai vetė nė atė kohė ishte shquar aq shumė me qėndrimin e Tij anti-italian sa qė e burgosėn dhe e internuan nė fshatin e humbur Redodensco tė krahinės sė Mantovas nė Itali prej nga e liruan vetėm mbas njė viti, si pasojė e ndėrhyrjes qė bėri Kryepeshkopi i Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, Hirėsia e Tij Imzot Kristofor Kissi, tek Mėkėmbėsi i Mbretit, Francesko Jakomoni. Mbas lirimit, me funksjonet qė kishte, Imzot Irinéu u shqua pėr ndėrhyrjet e Tija nė favor tė tė arrestuarve antifashistė, diku nė saje tė miqėsisė dhe kontakteve personale me personalitete drejtuese tė kohės e diku edhe nė saje tė pozitės si Peshkop. Ky ėshtė pikėrisht ai ēast tė cilin Imzot Irinéu e quante shumė delikat pėr fatet e Shqipėrisė.

    Vetė gjėndja ndėrkombėtare ishte tejet e ndėrlikuar. Normalisht, theksonte Hirėsia e Tij, ne na leverdiste tė ishim tė lidhun me Aleatėt, si kundėrshtarė tė Boshtit. Por, nga ana tjetėr, Aleatėt ishin tė lidhun me Bashkimin Sovietik, shtet thellsisht komunist e pra me parime antifetare, gjā e cilla nė perspektivėn e largėt mujte me u bā shum e rrezikshme pėr vźndin tonė, ashtu edhe si u bā. Kjo gjźndje e pakjartė ishte arsyeja qė njė pjesė e madhe e rinisė si edhe e popullit ta pėrkrahte Lėvizjen Nacional Ēlirimtare Shqiptare, pa e vūe nė kandar se mbrapa saj veprote Partia Komuniste pjellė e Dushan Mugoshės e Vukmanoviē Tempos me shokė. E nė kėt mes u lidhėn me LNĒl edhe elementė qė kurr nuk kishin me u pasė lidhė me tź, tue fillue prej profesor Gjergj Kokoshit, mik i źmi shum i mirė, Gjovalin Lukės, intelektual pėrparimtar dhe pinjuell familjeje tė pasun, Riza Danit, intelektual si edhe fetar i shkolluem edhe i kamun e qė kurrgjā tė pėrbashkėt nuk kishte me komunizmin, e sa e sa tė tjerė.

    Nė kėtė kontekst Imzot Irinéu, duke e diskutuar situatėn e atėherėshme ku ruajtja e orientimit politik ishte nė ato kushte tė posaēme shumė e vėshtirė, tregonte se edhe vetė Qemal Stafa, tė cilin Hirėsia e Tij e kishte shok fėmijėrie, i enthuziazmuem prej Manifestit Komunist u bā themelues i partisė komuniste edhe i Luftės Nacional Ēlirimtare. Por, vazhdonte Imzot Irinéu, jam i bindun si buka qė i madhnueshmi Zot mė nep ta ha, se tė kishte kźnė gjallė Qemali, shum heret mbasi komunistėt e morėn nė dorė pushtetin, ate (Qemalin) do ta kishin eliminue, mos me thānė se edhe nė pźsė maj njimij’e nāndėqind’e katėrdhet’e dy ata vetė dekonspiruen e si rezultat u vra Qemali! ( Me kėtė rast i tregova edhe unė Hirėsisė Tij njė kujtim timin rreth njė fakti shumė kuptimplotė qė hedh dritė dhe ka lidhje se si u vra Q.Stafa, por qė nė shkrimin aktual del nga tema tė zgjeruarėt rreth kėsaj pike ).

    Ai, mbas njė heshtjeje tė gjatė, kur filloi tė flasė nė fillim m’u duk se lajthiti po pastaj dora dorės e kuptova se ku e kishte pikėsynimin: Mareshalin Petain, heroin franēes tė Vishķs sė 1918-ės, tė tānė e quejtėn tradhtar nė 1941, e bashkė me “tė tānė” edhe un i nenshkruemi Iriné Banushi. Kurse sot mbas 30 vjetėsh, pa pasė ndryshue asnji fakt apo rrethanė, rri e mendoj: Shka bāni Petaini? Kur gjermani e pushtoi tė tānė Francėn, ai s’paku muejti me i shkėputė prej duersh Hitlerit tri tė pźstat e saja e me i administrue vetė. Nga ana tjetėr ai e zavendėsoi parullėn e revolucionit franēes lirķ, barazķ e vllaznim me punė, familje e atdhé! Pra ai u mundue me ia hapė sytė popullit mos me u hjedhė nė aksjone tė ēmenduna ala kamikaxe por edhe pa e harrue Francėn. Kurse politika e tij e bazueme nė attentisme ( tė presim e tė shiqojmė ), e gjykueme sot mė duket mā racionalja qė muejte me kźnė pėr interesa komtare t’Francės. Mbas njė heshtjeje tė shkurtėr shtoi: A nuk āsht dhunim kujtimi, kāmb’e krye i padrejtė, me futė nė tė njajtin kallep patriotin e flaktė e heroin komtar franēes Mareshalin Petain, tue e krahasue me tė dekunin pėr kolltuk, norvegjezin Vidcun Quisling?

    Mbas shumė diskutimesh rreth kėsaj teme, veē kur Imzot Irinéu e mbylli bisedėn me pohimin Ah, sa kisha me dishrue e nuk e dij se shka kisha me dhānė me muejtė me lexue kujtimet e Galeazzo Cianos, (ministri i jashtėm i Italisė fashiste si edhe dhėndėr i Mussolinit ), e gjithashtu ato tė Francesco Jakomonit, ( Mėkėmbės i Mbretit ), se kam marrė vesh qė janė botue nė Itali e shum rrethana e situata tė ndodhuna nė Shqypni kishim me i shikjue nė dritė krejt tė re. Nė vijim tė kėsaj hullije Imzot Irinéu shprehte mllefin e tij kundra akuzave tė pathemelta nė bazė tė cilave qenė dėnuar patriotė dhe intelektualė nga mė tė shquarit shqiptarė nga regjimi komunist.

    Nuk ka se si t’a harroj pyetjen e Tij tė mirėfilltė retorike: A ka se si me u quejt tradhtar e me u pushkatue si i tillė Patėr Anton Harapi, nxānės i tė cilit kam pasė nderin me kźnė vetė e si rrjedhojė e dij mirfilli se sa atdhetar ishte i ndjeri? Ai as pėr pushtet kish lakmķ e as pėr pasunķ, sepse edhe mbasi u emnue Regjent, vetė e kam takue atje ku ka pasė qelėn e vet e jetote nė Kuvźndin Franēeskan e hate e pite nė mensėn e Kuvźndit me bashkėvllaznit e tij, e shka āsht edhe mā e madhja, ai as rrogė si Regjent nuk pranoi tė merrte. Funksjonin ai e pranoi, siē e pat thānė nė fjalimin e tij tė famshėm tė parė paraqitės, vetėm pėr hķrė tė s’mirės Shqypnisė me i dalė zot asaj sadopak!

    Nė njė rast ishim tė ftuar pėr darkė tek familja Sylari nė Lushnje, familje qė e ka pritur e pėrcjellė Hirėsinė e Tij Irinéun me shumė respekt e dashuri nė kohėn kur tė afėrm tė tij i largoheshin. Pėr t’a ngacmuar i them se kisha dėgjuar se ai kishte qenė bashkėpuntor i afėrt i Paisi Vodicės.

    Hirėsia e Tij mė shikoi me ata sy tė kaltėrt e tė ėmbėl qė kish, buzėqeshi se e kuptoi qė desha tė bėja humor dhe m’u pėrgjigj: Edhe un, domosdo jo nė livelin e Patėr Antonit me shokė, jam detyrue me i thānė herė mas here derrit dajė. Kur u bā mbledhja e Sinodhit tė Kishės me shkarkue Kryepeshkopin Kristofor Kissin e me emnue nė vźndin e tij nji farė Paisi Vodica, as Kristofor Kissi nuk u thirr me bā apologjinė e tij e as un nuk u thirra prej Sinodhit. Pra nji Sinodh, pa pasun prezent tre peshkopė, nė bazė Kanoneve tė Kishės, ishte jo legjitim. Ata me urdhėn qeverije shkarkuen Imzot Kissin dhe emnuene nji ish partizan qė kish luftue me armė nė dorė, Paisi Vodicėn!(?) Lźne mandej faktin se ky i fundit ishte krejtėsisht injorant e pa pregaditje teorike fetare e pėr mā tepėr edhe i martuem! Po kur erdhi puna e dojshin me kanonizue peshkopė tė rij, e un nuk dojshem me u pėrdorė si vegėl e pushtetit komunist, gjeta rrfānėn ( sebepin ) dhe u thashė se me bā nji gjā tė tillė mund tė shkojshim me Paisi Vodicėn nė Moskė, ( me gjithė se un nuk kisha marrė pjesė nė hirotonisjen e tij si Episkop ), me u marrė vesht a mund t’u shkelshin Kanonet Kishtare. Kėshtu me nji gur vrava dy zogj: Paisi e pa se ai nuk mund tė hirotoniste Episkopė jashtė rregullave kanonike e qeveria e kuptoi se unė isha i sigurtė se Kisha e Moskės nuk do t’a lejote nji gjā kėsisoji. Gjithashtu jam detyrue e kam pėrpunue statutin e ri tė kishės tė hartuem prej komisionit qė ishte caktue me kėt detyrė, sepse qeveria kėrkote ndryshime nė kishė. E pranova kėtė detyrė tue u mundue me zgjedhė midis shum tė kėqijave... mā tė voglat.

    Udhėtoja njė ditė me tren pėr nė Tiranė e bashkė me mua edhe Imzot Irinéu. Ai shkonte tė takonte mikun e Tij tė ngushtė Dhimitėr Bedulin, tė cilin kurrė nuk e hiqte nga goja si njerin nga njerėzit e Tij mė tė dashur. Ishte njė nga periudhat kur lufta e kllasave, siē e kishte qejf t’a shqiptonte diktatori, e cila paraqitej me kulme edhe cektėsira, ashpėrsime edhe zbutje, po dukej sikur i drejtohej njė zbatice. Nė bisedė e sipėr i them Imzot Irinéut se mbase i mbushesh mėndja diktatorit tė hiqte dorė nga ai mallkim qė e kishte gjetur popullin tonė e qė ia kishin vėnė emrin luftė klasash.

    Ndonėse kanė kaluar dhjetvjeēarė qė nga ajo ditė, kurrė nuk kam se si t’a harroj reagimin e Imzot Irinéut: Ndigjo kėtu, mė tha, si tė tāna diktaturat edhe kjo e jona nuk ka se si me bā pėrjashtim. Fillimisht Enver Hoxha filloi tue zhdukė ēiltas kundėrshtarėt e komunizmit e mshehtas ata shokė tė tij qė ai mendonte se mund t’i bājshin hije nė kohė t’ardhshme. Kur e muerr pushtetin, me i bā me u dridhė edhe shokėt e tij mā besnikė, ( qė t’a kuptojshin ata se ai nuk bānte lojna ), u diftue i pamėshirshėm tue vra bash burrin e motrės tij qė e kishte mbajtė e strehue si edhe shokė e miq tė tij tė afėrt. Mbasi kaloi edhe kjo fazė, filloi me dėnue zyrtarisht, mbasi ua nėnshtrote torturave prej mā shnjerzoreve, bash xźvendėsa e bashkpuntorė t’vet e ndokźnd e shtyni me bā edhe vetvrasje. E tash, n’kėt fazė tė krimit qė ai ka mrrijtė, friga prej hijes tij nuk ia ndalon mā dorėn e ai veē se thellė e mā thellė ka me e vazhdue dhunėn tue e ngushtue gjithmonė e mā shum rrethin ndėr bashkėpuntorėt e tij mā tė afėrt! Prandej as mos mendo se lufta e klasave mund tė fashitet (zbutet ) prej tij, por ajo tash ka me ardhė e me u bā edhe mā e tmerrshme deri n’dekė tė tij! E prandej mjer ky popull se shka ka me pa mā gjatė.

    Mbas kėtij pohimi, ra heshtja. Heshtje e gjatė. Imzot Irinéu mė shikonte nė sy por mėndja e Tij tashmė diku larg fluturonte. Dėgjohej vetėm trokėllima monotone e rrotave tė vagonave tek kalonin nėpėr bashkimet e shinave. Kur ritmi i tyre erdhi duke u rralluar dhe treni, mbas disa shkundjeve sa para prapa ndaloi nė njė stacion, dy fshatarė erdhėn dhe u ulėn nė vėndet boshe qė secili prej nesh kishte pėrbrinjė. Me kaq u duk se biseda jonė, sė paku derisa tė zbrisnin dy bashkudhėtarėt tanė, u mbyll. Kur do ti qė fshatarėve ua pati ėndja tė ndėrronin vėnd e tė uleshin nė ndenjėse tė tjera pranė dritares. Pa na pėrshėndetur u larguan. Dhe Imzot Irinéu, sikur zbriti nga qielli nė realitet, pak a shumė vazhdoi: Virtytet e mija janė shum modeste e prandej tė tānė kėta vjet vetėm me lutje Jesuit kam muejtė me e mposhtė impulsin t’ źm njerzor qė m’ka shtye me u revoltue ndaj t’kqijave e krimeve qė kanė krye besnikėt e dejun t’diktaturės. Se vetė Zoti Krisht na mėson se misioni jonė āsht me ua shpėtue shpirtin mėkatorve e me i bā tė dźjė pėr Mbretnķn e Qiellit. Nė kėtė kohė treni si me ngulē po jepte shėnjat se stacioni fundor Tirana, ishte pranė e pra se edhe biseda me Imzot Irinéun, mori fund edhe pėr atė ditė. U ndamė me tė qė nė tren, mos tė binim nė sy.

    Zbriti Ai dhe u pėrzie me turmėn e njerėzve ku disa shkonin e disa vinin tė hipnin nė tren. E ndoqa me sy pėr njė kohė tė gjatė borsalinėn e Tij tė zezė qė mes lėkundjesh sa djathtas e sa majtas ikte pėrpara, dhe mendoja: Sa i zakonshėm mes tė zakonėshmve dukej Ai. Kurse nė fakt mėnēurķa e Tij si edhe diturķa e pa anė e fund e Tija, nuk ishin asgjė pėrpara madhėshtķsė si edhe forcės sė karakterit tė Tij. Ai dijti tė vuajė, dijti tė qėndrojė, dhe ē’ėshtė mė e madhja, di edhe tė falė!




    Copyright © 2002-2003 Mergim Korca

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Peshkopi Irine Banushi [1906-1973] - 25 nėntor

    18.8,1906 – U lind nė Shkodėr Ilia Banushi, mė vonė Imzot Irineu.

    1925 – Mbaroi katėr klasa tė gjimnazit klasik.

    1931 – Pėrfundon studimet nė Seminarin Orthodhoks tė Cetinjės.

    1938 – Diplomohet nė Teologji, nė Universitetin e Beogradit.

    1938 – Emėrohet mėsues nė Seminarin Kombėtar Orthodhoks “Apostull Pavli”, nė Tiranė, dhe njėkohėsisht mėsues i gjuhės latine dhe i historisė pranė Gjimnazit tė Shtetit.

    1939 – Arrestohet nga pushtuesit fashistė dhe mė pas internohet nė Itali.

    1940 – Lirohet dhe kthehet nė Shqipėri si i papunė.

    1941 – Riemėrohet nė vendin e mėparshėm.

    30.1.1942 – Hirotoniset hierodhjakon, nė Manastirin e Shėn Naumit.

    31.1.1942 – Hieromonak dhe arkimandrit.

    1.2.1942 – Hirotoniset Episkop i Apolonisė.

    8.3.1942 – Pritet mjaft ngrohtė nga besimtarėt orthodhoksė tė Tiranės.

    12 korrik 1945 – Emėrohet episkop nė Dioqezėn e Gjirokastrės, por pushteti komunist nuk e lejon tė shkojė.

    28 tetor 1946 – Arrestohet.

    17.4.1947 – Dėnohet me 5 vjet burg.

    28 prill 1949 – Amnistohet dhe menjėherė shtrohet nė senatorium, sepse ishte sėmurė nė burg nga turbekulozi.

    1949 – Izolohet nė Manastirin e Shėn Vlashit, Durrės.

    1950 – Nuk e lejojnė tė marrė pjesė nė Kongresin e 3-tė tė KOASH.

    22 gusht 1952 – Arrestohet pėrsėri.

    9.4.1953 – Dėnohet pėrsėri me 5 vjet burg pėr mosbindje ndaj pushtetit komunist.

    25.8.1957 – Lirohet dhe internohet nė Manastirin e Ardenicės.

    1967 - Shpėton manastirin nga shkatėrrimi dhe mė pas e detyrojnė tė zhvishet dhe e lejojnė tė banojė nė Lushnje, ku punon si llogaritar, por sėmundjet nuk e lėnė tė qetė.

    18 nėntor 1973 – E sjellin urgjent nė Tiranė, tė sėmurė rėndė.

    25. 11. 1973 Ndėrron jetė nė shtėpinė e mbesės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. ~ 28 Nėntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  4. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  5. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •