Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1

    Question Perse myslymanet e Shqiperise nuk falen ne gjuhen e vet !

    Kam vene re kur kam qene ne Shqiperi , tek njerzit e mij , qe falen ne gjuhen arabe ! Pse ?
    A nuk kemi ne gjuhen tone ? Edhe pse feja ka lindur ne nje shtet tjeter , ne besoj kemi gjuhen tone dhe Zotin e quajm Zot ne gjuhen tone dhe jo Allah .
    Ndersa katoliket ju shtrengoj doren se i kam vene re, kur kam shkuar ne nje kishe ne Shqiperi , qe falen ne gjuhen tone Shqipe .Kjo nuk do te thote qe une dua te ul fene myslymane , por ama duhet te jem e bindur se perse nuk falemi ne gjuhen tone . A mund ta di nga ndonje besimtare se pse nuk falemi ne gjuhen tone ?


    Ju lutem te dikutojm pa ofendime , dhe me fjalet tona pa sjellur ketu kopi nga kurani . Pra te diskutojm me llogjiken tone .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Lexuese
    Ne shume pyetje qe behen ne forum pyetet per fene dhe kerkohet shpjegim nga mendja jone dhe fene ta heqim menjeane.Nese me pyet per fene padyshim me te do te pergjigjem sepse skam nga ta marr informacionin per tu pergjigjur ty ose dikujt tjetri vetem se prej Saj.Nese do me pyesje per personin tim sdo ta shpjegoja me kuran por me mendjen time am nese me pyet per fene sigurisht qe do te pergjigjem me te.Prandaj shume njerez gabojne ne forum ne lidhje me fene sepse flasin per fene pa e ditur se cfare thote ajo.

    Pra ti me pyet pse kurani eshte ne gjuhen arabe dhe ma thuaj me mendjen tate pa ajete kurani.Dikush tjeter me thote pse mbahet shamia dhe do prape llogjiken time.Atehere une ashtu sikurse dhe ti lindim te paditur gjate jetes mesojme dhe akumulojme dituri dhe informacione .Dikush i merr prej njerzve ose studiusve dikush i merr prej Zotit njekohesisht duke dhene dhe mendimin e tij mbas argumnetit fetar ose argument shkencor qe njerzit e kane vertetuar me pas.

    Pra argumentimi i fese islame per nje ceshtje eshte tre llojesh per mua.
    Argument hyjnor
    Argumnet llogjik
    Argumnet shkencor

    Nese nje musliman ka dituri per fene me keto tri gjera eshte musliman i kompletuar per mua dhe njeri i ditur.

    Tani dalim tek pyetja jote .
    Pse ne muslimanet falemi ne gjuhen arabe dhe jo shqip.

    Do te jap nje shpjegim te shkurter.
    E para nese do te marresh nje studiues gjuhe dhe ta pyesesh se cila gjuhe ne bote ka volumin me te madh te fjaleve.Pa dyshim do thote arabishtja.Me sa di une ka gjithsej rreth 4 000 000 fjale.
    Gjuha shqipe shkon afersisht tek 70 000 fjale me gjithe huazime.
    Gjuha sa me e pasur te jete aq me mire ti shpjegon ceshtjet.

    Pra nese ne shqip do flasesh per dite naten nuk gjen nje fjale qe ti permbaje keto te dyja.ne themi dita por po me kete fjale ne e perdorim dhe per pjesen e dites qe eshte me diell.Nese shikon shqipen si gjuhe dhe gjuhet e tjera .Foljen shikoj gjendet ne disa forma.
    shikoj
    veshtroj
    shoh
    Njera fjale ne gjuhe te tregon se sheh por pavemndje (shikoj) Kurse tjetra te tregon se sheh por me vemendje dhe e perqendruar ne ate qe sheh(veshtroj).
    Ne gjuhen arabe keto jane me te zgjeruara si kuptime
    Pra shoh
    shikoj me vemendje
    shoh dhe kenaqem
    shoh larg
    shoh afer
    Pr per te shprehur dika ne gjuhen shqipe duhet te perdoresh shume fjale.Kurse ne arabisht vetem me nje fjale permbledh dhe diten e naten .Pra eshte gjuhe shume paster dhe ka shume volum fjalesh.
    Gjuhet gjate kohes kane ndryshuar shume shqipja po thujse ka ndryshuar shume po keshtu anglishtja etj.Kurse gjuha arabe nuk ka ndryshuar aspak .

    Gjuhet e tjera nuk jane melodioze kur i flet.kurse gjuha arabe permban brenda saj nota ose kohe te cilat i japin melodi shume te bukur kuranit.Po deshe mund te degjosh ne kete faqe kuran
    www.klevis2000.tk Ay ku thuhet kuran do ta shikosh sa qetesuese dhe sa melodioze eshte.
    Feja eshte prej Zotit dhe ai zgjedh se ne cfare gjuhe e sjell duke i ditur te gjitha gjuhet e botes.
    Pra ne kuran thuhet ELHAMDULILAH
    Kurse ne shqip perkthehet falenderimi i takon Zotit mirepo kjo fjale ne arabisht perdoret vetem per Zotin kurse per njerzit perdoret shukre (shyqyr) qe do te thote faliminderit.Po te marresh gjuhen shqipe tani fjala faliminderit ka kuptim i falem nderit.Kurse ne islam kjo eshte absurde sepse falje duhet te jete vetem per Zotin.Pra kurani ka permbajtje shume kuptimore te fjaleve te tij dhe qe mos i humbi ky kuptim atehere ne falemi ne gjuhen arabe por duke e kuptuar se cpo themi.
    Imagjino gjate gjithe jetes muslimani thote po te njeten sure ate te paren te kuranit pothujase me shume se 5 here ne dite.Dhe prape nuk merzitet me te degjoje nje kenge ti me shume se nje vit te behet boze e hudh kaseten fare.Pra pikerisht keto jane disa fakte.Por mos harro se dhe fete tjera nuk kane ardhe ne gjuhen shqipe si krishterimi .Por dhe ne fene tone ke materiale per ato qe sdine arabisht ateher dijetaret tone ekane dhene mendim se lejohet kurani te perkthehet me kuptimin etij qe njerzit ta kuptojne dhe ta lexojne por prape i humb origjinaliteti i tij si eshte ne arabisht.

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    E bukur e bukur kjo teme !!!!!!??

    lexuesja me bene pershtypje se si ti nuk paske pjyetur njerzit e tu ne shqiperi e dyta nuk dashke recitime nga Kur'ani Po si thua ti tje kepusim nga mendja cdo pergjigje qe te na vij !!!???

    Mund te falesh ne shqip pa asnje prob dhe Falja juaj eshte po aq e regullt sa dhe ne arabisht

    Zoti ka 99 emra i 100 eshte All-llah
    nun ta therasesh me ke emer te duash ti
    Er-Rahman- I Gjithemeshireshmi
    Er Rahim-- Meshirploti
    El- Melik--Sunduesi
    El Kuddus--I Pasterti
    es Sela-- Paqedhensi
    El-Mu'Min--Siguruesi
    El-Muhejmin--Mbizoteruesi
    El-Aziz--Fuqiploti
    El-Xhabbar-- I Gjithefuqishmi
    El Mutekeb--i Madherishmi
    El-Halik--Krijuesi
    El-Barij--Filluesi
    El-Musawwir--Formedhensi
    El-Gafar--falesi
    El-Kahhar--Mposhtesi
    El-Wehhab--Dhuruesi
    Er-Rezak--Furnizuesi
    El-Fettah--Zgjidhejedhenesi
    El-Alim-- I Gjithedituri
    El-Kabid--Shtrenguesi
    El-Basit--Dhenesi
    El-Hafidu-- Perulesi
    Er-Rafi--Lartesuari
    el-Mu'Izzu-- Ngritesi
    El-Mudhil-l -- Nenshtruesi
    es-Semi--Degjuesi
    El-Adl--i Drejti
    El-Latif --I Buti
    El- Habir--I Gjitheinformuari
    El-Halim--Perdellimtari
    El-Adhim--Madheshtori
    El-Gafur--Gjithefalsi
    Esh--Shekur--Mirenjohesi
    El'Alijj --I Larti
    El-Kebir--i Madhi
    ElHafidh--Ruajtesi
    El-Mukit--Ushquesi
    El-Hasib-- Llogarimaresi
    El-Xhelil--Fisniku
    El-Kerim--Bujari
    Er-Rebik--Vigeluesi
    El-Muxhib--Lutjepranuesi
    el-Wasi-- Gjitheperfshiresi
    El-Hakim--I Urti
    El-Wedud--i Dashuri
    El-Mexhid--i Lavdishmi
    El-ba'ith--Ringjallesi
    Esh-Shehid Deshmuesi
    El-hakk--i Verteti
    El-Wekil--Perkujdesesi
    El-Kawij--i Forti
    El-Metin-- i Pathyeshemi
    El-welijj--Mbrojtesi
    El-Hamid --- Falenderuari
    El-Muhsij--Gjithenjohesi
    El-Mudbij --Nismetari
    El-Mu'id --Rikrijuesi
    El-Muhji--Jetedhensi
    El-Mumit -Jetemaresi
    El Hajj--I gjalli
    El-Kajjum-- I Perjeteshmi
    El-Waxhid --Kreotori
    El-Maxhid --I Nderuari
    El-Wahid --i Vetmi
    Es- Samad --i Domozdoshmi
    El-Kadir --I Fuqishmi
    El-Muktedir--i Gjithemundeshmi
    El-Mukaddin--Perparuesi
    El-Muehhir--Paslenesi
    El-Ewwel--i Pari
    El-Ahir--i Fundit
    Edh-Dhahir--i Dukeshmi
    El-Batin--I Padukeshmi
    El-Walij--Udheheqesi
    El-Mute'alij--i Gjithelartesuari
    El-Berr--Mireberasi
    Et-tewwab --Pendimranuesi
    El-Muntekim--Ndeshkuesi
    El-afuww Mekatefalesi
    Er-Reuf --i Dhembshuri
    Malikul-Mulk--Pushtetmbajtesi
    Dhul -Xheleli wel ikram--Atij i takon madheshtia dhe nderi
    El-Muksit --Drejtesidhenesi
    El-Xhami--Tubuesi
    El-Ganij--i Pasuri
    El-Mugni--Pasuridhensi
    El-Mani-- Privuesi
    Ed-Dar--Krijuesi i se keqes
    En-Nafi--Kijuesi i se mires
    En-nur-- Drita
    El-Hadi--Udhezuesi
    El-Bedi--Shpikesi
    El- Baki --I prehereshmi
    El-Warith--Trasheguesi
    Er-Reshid-- Frymezuesi
    Es-Sabur-Durimtari

    me nderime!
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    Tani ju lexova te dyve pergjigjet qe dhate, dhe dal ne konkluzion ,
    o nuk dita ta bej une pyetjen ose nuk me kuptuat mua ju .
    Une vertet ju thashe qe mos sillni kopi ketu nga kurani , sepse pyetja qe kam bere une nuk ka fare lidhje me cfar thote kurani . Kam pare se cdo lloj pyetje qe behet ketu ne lidhje me fene , ju , ju duket se po ju provokojm . Une mendoj se jeni gabim . Gjerat duhet ti zgjidhim me llogjik dhe pa ofenduar njeri tjetrin , secilit duhet ti respektohet mendimi dhe ideja e tij .

    Une ja u kam bere pyetje njerezve te mij , per kete gje , por ato nuk din te japin pergjigje , sepse keshtu e kan mesu lutjen qe ne fillim ne gjuhen Arabe , dhe keshtu ka ngelur deri ne kohen e sotme.
    Sigurisht qe mundesh te falesh ne gjuhen shqipe , por une , shume rralle i kam degjuar keto lutje ne Shqiperi . Lutje ne gjuhen Shqipe ne Shqiperi i kam degjuar ne fillimet e Demokracis , kur fese myslymane ju dha e drejta e besimit te saj . Por me vone u kthye cdo lutje ne Arabisht dhe lutje ne gjuhen toni i humbi vlera .

    Nuk e kuptoj disa qe thone paska me vlera lutja ne gjuhen Arabe . A ka gje me te bukur ta lutesh Zotin ne gjuhen tende .
    Sepse gjuha shqipe me sjell nostalgjine e gjuhes se nenes. Gjuha shqipe
    eshte gjuha me te cilen une flas, qaj, zemerohem, dashuroj, lutem dhe ndihem se jam Shqiptar dhe kam nje idenditet . Dhe me e rendesishmja eshte se Zoti me njeh dhe mua si Shqiptar qe i lutem ne gjuhen time .

    Te lutesh ne gjuhen tende eshte me se shumti nje ceshtje e pasuris shpirtrore e kulturore, ndjenjash dhe zhvillimesh sociale dhe humane.

    Me sa di une ne cdo shtet te botes fetaret katolik luten sipas gjuhes se tyre , psh Italjanet Italisht , Gjermanet Gjermanisht etj .
    Nejse ndoshta eshte dhe ajo qe thote Klevisi , por te degjojm dhe pergjigje te antareve te tjere .

    Falimderit per pergjigjet .

    Pershendetje
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #5
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    lexuese...........

    Nuk ma merr mendja se do te merrish pergjegje direkte nga keta njerez. Cka do te gjejsh me bollek eshte ofendime, propagande, peqeshje, shamje dhe ofendime.
    Sic e di une muslimaneve nuk u eshte e lejuar te luten ne tjera gjuhe, pos ne gjuhen e Muhamedit. Kete pyetje e kam parashtruar disa here, bile edhe nja dy-tre klerikeve musliman, por pa sukses.
    Para pak minutave ne subjektin "A ka te konvertuar ketu" te lutem lexoje, njifare Shkupjani e peruli Skenderbeun duke e bere halabak. Dje Papen e quan te flliqur. Kurse pjesa tjeter kryesisht merret me gabimet ne Librat e Shenjet te feve tjera. Kurani eshte i perfektshe. Neve jami te gjithe te mashtruar.

    Prandaj nese kerkon dialog pa citime nga Kurani, por pergjegje te qarte dhe te drejte, atehere GOOD LUCK.........

    Te pershendes perzemersisht................

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    lexuese une ta shpjegova se i humb vlera kuranit kur perkthehet sepse gjuha shqipe nuk mund ta perktheje kuranin 100% por vetem mund te jape kuptimin e tij.Por ne falje kryesore eshte vetem surja e pare te tjerat nese ke qene ne shqiperi dhe predikimet neper xhamija behen te gjitha ne shqip jane botuar rreth 3 000 000 kurane nga nje per cdo shqiptar.Megjithese shqiptaret i mbajne si relike kete liber te mrekullueshem qe nuk do ti humbi vlera kurre.Edhe mynyra artistike ne kuran ndryshon me ate te librave te tjere fetare nuk e di e ke lexuar ndonjehere kuranin apo jo por ka nje mynyre mahnitese poetike.Megjithate lexuese ne drejtuesit e komitetit musliman i kemi shqiptare nuk i kemi italiane sepse deri dje dhe kisha katolike i mbanin meshen ne latinisht po keshtu dhe kisha e janullatosit e mbante ne greqisht.Kurse te gjithe muslimanet e botes i mbajne ligjeratat e tyre ne gjuhen qe jane dhe faljen e bejne ne gjuhen arabe .
    Une nuk e shikoj si humbje vlere te shqipes nese falja behet ne arabisht por e shoh si humbje te vleres nese falja del prej gjuhes arabe sepse ta shpjegova anen shkencore te linguistikes lol.Pra shqipja nuk mund te perktheje me perpikmeri gjuhen arabe sikurse po keshtu dhe gjuhen angleze.Duhen kater fjale shqipe per nje fjale arabe ose fjale angleze .Pra me kete sdua te ul gjuhen shqipe por kjo eshte gjuha jone qe shumee fjale i ka te huazuara nga latinishtja dhe ndonje gjuhe tjeter pak rendesi ka rendesi ka argumneti se kuranit u humb vlera e tij dhe kuptimi i tij 100% hyjnor humb kur kthehet ne gjuhe tjeter por te jep vetem kuptimin e ajetin.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Kurse per sa i perket fjales Allah pse themi Allah ne muslimanet ke nje shpjegim shume te bukur tek tema Islami dhe krishterimi nje kristian ka bere te njeten pyetje http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23119

    Kristiani----Eshte paksa e cuditshme te degjosh emrin "Allah". Kur dini te flisni Anglisht perse nuk perdomi "God" (Zot).

    Muslimani---- Po, eshte e vertete qe per jo-myslimanet emri Allah tingellon paksa i çuditshem, por ky emer eshte perdorur nga te tere Profetet, qe nga Adami deri tek Muhammedi (POMT). Ai vjen nga bashkengjitja e dy fjaleve arabe AI-lIah, dmth Zoti. Bie germa "I" dhe keshtu formohet fjala "Allah". Ne varesi te pozicionit qe merr me nje fjali ne arabisht, kjo fjale mund te marre formen "Allah ", e cila i afrohet fjales qe perdorin Hebrenjte per krijuesin, dmth, "Eloha". Por perdorimi i formes se shumesit nga çifutet perben nje gabim sepse jep idene e me shume se dy Perendive. Forma "Allah" i afrohet fjales Aramaike "Alaha"= Perendi, te perdorur nga vete Jezusi (shih Enciklopedia Britanike, 1980, fjalet "Allah" dhe "Elahim"). Pra, ndersa per jo-myslimanet fjala " Allah" tingellon e çuditshme, ajo nuk qe aspak e çuditshme per profetet qe nga Adami e deri tek Muhamedi "POMT", pasi ne thelb ajo qe ata thone, ishte e njejta: lslam., dmth nenshtrimi i plote, dhe fjala Allah eshte emri i pervçem i Oenies Supreme. Kjo fjale nuk ka as shumes e as gjini, me nje fjale nuk kemi Allahet, as Allahun mashkull e femer, siç kemi ne krishterim Perendi, Perendia dhe Perendite. Per me teper perdorimi i fjales Perendi eshte teper i ngaterruar, pasi shume Kristiane qe flasin "anglisht vazhdojne ta konsiderojne Jezusin si Perendi. Madje dhe fjala "Krijues" nuk eshte shume e qarte, nga qe shume kristiane thone se kjo bote eshte krijuar prej Jezusit. I çuditshem nuk eshte vetem emri "Allah", por dhe menyra sesi myslimanet e adhurojne Allahun duke u pastruar, perkulur, gjynjezuar dhe duke agjeruar

  8. #8
    Nejse Klevis, ai eshte mendimi i jot personal , por nuk ma shkon mendja se me ate mendimin, apo ajo ide e jotja te perfaqesoje gjithe myslymanet ne forum . Megjithate them ti degjojm dhe te tjeret , se cfare do thojne . Une e kam degjuar dhe lutjen ne Shqip , dhe per mua tingellon shume bukur , dhe fjalet i jane perkthyer te gjitha , dhe nuk ka pas ndonje problem ne vitet e para te demokracise , kur hoxha ne xhamin e Tiranes u falte me ze te larte ne ditet e bajramit ne gjuhen SHQIP . Pse u deformua ajo lutje dhe tani lutja behet ne gjuhen arabe ? Me the se ne komunitetin tuaj myslyman eshte e vertet se nuk keni italjan sepse Italjanet jane katolik , por nuk e perjashtoj mundesine se keni pas ose dhe mund te keni Arab ose Turq , nga te cilet mund te merni eksperinc ne drejtim te fese myslymane . Dhe mendoj sepse dhe fryma e nje te huaji mund te jet dhe nje shkak i lutjes ne gjuhen e tyre . Me kete ide edhe mund te gaboj , por ky eshte vetem nje dyshim , mos ma keqkuptoni ju lutem .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 08-01-2004 më 16:36
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Lexusja 1963 nese mendon qe shqiptaret duhet te falen shqipe mendoj qe gabon sepse ATI ka vendosur qe ai i cili pranon fene Islame te falet me gjuhen e Kuranit e cila gjuhe dallohet prej gjuhes arabe. E sa per lutje ne gjuhen shqipe pajtohem me ty plotesisht,eshte nje dhurate e bukur prej Zotit gjuha shqipe.

  10. #10
    Postuar më parë nga Mision
    Lexusja 1963 nese mendon qe shqiptaret duhet te falen shqipe mendoj qe gabon sepse ATI ka vendosur qe ai i cili pranon fene Islame te falet me gjuhen e Kuranit e cila gjuhe dallohet prej gjuhes arabe. E sa per lutje ne gjuhen shqipe pajtohem me ty plotesisht,eshte nje dhurate e bukur prej Zotit gjuha shqipe.
    Kete qe the , e ke lexuar ne kuran apo eshte nje mendim i joti ?
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  11. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Nejse Klevis, ai eshte mendimi i jot personal , por nuk ma shkon mendja se me ate mendimin, apo ajo ide e jotja te perfaqesoje gjithe myslymanet ne forum . Megjithate them ti degjojm dhe te tjeret , se cfare do thojne . Une e kam degjuar dhe lutjen ne Shqip , dhe per mua tingellon shume bukur , dhe fjalet i jane perkthyer te gjitha , dhe nuk ka pas ndonje problem ne vitet e para te demokracise , kur hoxha ne xhamin e Tiranes u falte me ze te larte ne ditet e bajramit ne gjuhen SHQIP . Pse u deformua ajo lutje dhe tani lutja behet ne gjuhen arabe ? Me the se ne komunitetin tuaj myslyman eshte e vertet se nuk keni italjan sepse Italjanet jane katolik , por nuk e perjashtoj mundesine se keni pas ose dhe mund te keni Arab ose Turq , nga te cilet mund te merni eksperinc ne drejtim te fese myslymane . Dhe mendoj sepse dhe fryma e nje te huaji mund te jet dhe nje shkak i lutjes ne gjuhen e tyre . Me kete ide edhe mund te gaboj , por ky eshte vetem nje dyshim , mos ma keqkuptoni ju lutem .
    Lexuese sme vjen mire qe me thua qe berja e faljes ne gjuhen arabe eshte ndonje fryme nga ndonje i huaj sepse ti e di mire qe kurani eshte ne arabisht dhe une nuk te solla asnje argument nga kurani meqe doje vetem argumnetin llogjik duke respektuar kerkesen tende.Tani nese do argumnet nga kurani ti bie dhe pse krishteret u bene xheloze pse zbriti shpallja ne gjuhen arabe.vteme duhet me pas kujdes se feja Islame nuk predikon asimilim gjuhe ose njerzish sepse Zoti eka permndur ne kuran egzistnecen e gjuhes se ndryshme.Do kisha qejf te me degjoje njeher mua duke te folur shqip pre fene islame ndoshta dhe do te qaje me lot ndoshta gaboj nuk e di sa e prekshme je por edhe mund te gaboj .Por kam shume besim tek vetja si ia shtrengove doren katolikeve po te njeten gje do beje dhe me nje muslimane megjithese ndryshimi katolikicizem islam eshte shume i madh persa i perket konceptit te Zotit dhe pranimit te jezusit si profet dhe njeri.

  12. #12
    Postuar më parë nga klevis2000
    Lexuese sme vjen mire qe me thua qe berja e faljes ne gjuhen arabe eshte ndonje fryme nga ndonje i huaj sepse ti e di mire qe kurani eshte ne arabisht dhe une nuk te solla asnje argument nga kurani meqe doje vetem argumnetin llogjik duke respektuar kerkesen tende.Tani nese do argumnet nga kurani ti bie dhe pse krishteret u bene xheloze pse zbriti shpallja ne gjuhen arabe.vteme duhet me pas kujdes se feja Islame nuk predikon asimilim gjuhe ose njerzish sepse Zoti eka permndur ne kuran egzistnecen e gjuhes se ndryshme.Do kisha qejf te me degjoje njeher mua duke te folur shqip pre fene islame ndoshta dhe do te qaje me lot ndoshta gaboj nuk e di sa e prekshme je por edhe mund te gaboj .Por kam shume besim tek vetja si ia shtrengove doren katolikeve po te njeten gje do beje dhe me nje muslimane megjithese ndryshimi katolikicizem islam eshte shume i madh persa i perket konceptit te Zotit dhe pranimit te jezusit si profet dhe njeri.
    Ne qofte se ne Kuran thohet se lutja duhet te behet vetem ne gjuhen Arabe une jam dakort .
    Por ne qofte se kurani nuk e thote kete gje , atehere pse mos te lutemi ne gjuhen tone ?
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Kete qe the , e ke lexuar ne kuran apo eshte nje mendim i joti ?
    sikur sdoje nga kurani versete

    37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabisht. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.

    {Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe

    lexuese tek keto faqet ke dicka ne lidhje me kuranin
    http://www.harunyahya.com/other/alba...lite_p1_01.php

    http://www.harunyahya.com/m_books.php
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 08-01-2004 më 17:28

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2003
    Vendndodhja
    france
    Postime
    10
    ktu ka gallate..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Rialda
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Diku neper bote
    Postime
    12
    Une dicka nuk po e kam te qarte tek pyetja. Tani ju doni te dini pse ne lutemi ne gjuhen arabe , apo pse falemi ne gjuhen arabe, sepse keto dy gjera ndryshojne nuk jane njesoj. Megjithate une po pergjigjem per te dyja.
    Ne muslimanet lutemi ( bejme dua ) ne gjuhen arabe, sepse kjo gjuhe eshte shume e gjere dhe arrijme qe te shprehemi me mire, por lejohet qe te lutemi ne gjuhen shqipe. Ka shume lutje te perkthyera ne shqip per ato te cilet nuk arrijne qe ti theksojne fjalet ne arabisht. Por persa na perket ne te rijve muslimane e kemi shume te lehte qe lutjet ti bejme ne arabisht pasi qe eshte gjuha e Kur'anit dhe e perdorim per dite dhe gjithashtu shume prej nesh ja di kuptimin ketyre lutjeve shume me mire se nje tjeter qe nuk e di gjuhen arabe, sepse sic e kishin theksuar edhe me lart nuk mund ti perkthesh fjale per fjale ne shqip por ama i jep nje kuptim.
    Kurse persa i perket faljes kjo ka te beje me namazin qe besimtari duhet te falet pese here ne dite. Ky namaz ose kjo falje behet ne gjuhen arabe, sepse pervec te tjerave permban edhe sure nga Kur'ani dhe sic dihet Kur'ani ka zbritur ne gjuhen arabe.
    Edhe dicka tjeter Allahu eshte krijuasi i gjithesise, eshte krijuasi i te tera gjerave qe ndodhen ne toke dhe ne qiell, eshte krijuasi i te gjitha gjuheve dhe nje musliman nqse lutjen e ben ne gjuhen shqipe Allahu e kupton, sepse ai e di se cfare kemi ne zemrat tona, keshtu qe ne cfare do lloj gjuhe qe te behet lutja eshte e lejuar dhe e kuptuar nga Allahu xh.sh.
    Rialda

    :^qershi

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Feja ne shqiperi gjithmon esht ngateruar me besimin te zoti. Fatkeqsisht kjo nga qe njerzit qe perhapinin besimin ne shqiperi vite me par ishte thjesht conquestador fetar qe ishin te varur drejtperdrejt nga interesat greke, turke apo italiane. Asnjera prej feve dhe asnje klerik ne shqiperi nuk predikon gjera qe kan te bejn me probleme te perditshme per njerzit. Te gjith flasin dogma dhe bejn propaganden e qarqeve nga te cilat jan te varur. Njerzit e thjesht, besimtaret nuk din se cbejn kur peshperisin flaj qe nuk ua din kuptmet. Ky esht thjesht nje besim i verber aspak i ndryshem nga sektet e lunatikve qe i krijon njerzve shpresa te rreme dhe i shpie ata ne besime aq te forta sa qe arrijn te bejn vrasje megjith ndergjegje ne emer te Zotit.

  17. #17
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Postuar më parë nga Mision
    Lexusja 1963 nese mendon qe shqiptaret duhet te falen shqipe mendoj qe gabon sepse ATI ka vendosur qe ai i cili pranon fene Islame te falet me gjuhen e Kuranit e cila gjuhe dallohet prej gjuhes arabe. E sa per lutje ne gjuhen shqipe pajtohem me ty plotesisht,eshte nje dhurate e bukur prej Zotit gjuha shqipe.
    Une kete e thace ne fillim. kam pyetur muftiun e Ulqinit veren e kaluar kur ishet ne washington, kete pyetje dhe mu pergjegj ne te njejten menyre si ti Mision. Te thom te drejten as qe e shoh kete pune teper problem, nese vlen per krejt boten islamike pse jo edhe per shqiptaret.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Oltjon
    Anëtarësuar
    20-09-2002
    Vendndodhja
    Bolingbrook, Illinois
    Postime
    8
    Drejtuar: Lexusja 1963.

    Rreth pyetjes tende se perse lutjet drejtuar zotit shpesh behen ne gjuhe jo-amnore jo vetem tek Shqipetaret por tek gati te gjitha kulturat botrore ne nje epoke apo tjeter eshte pare se feja eshte pjese e pandare e kultures se nje populli, dhe neper shekuj popujt me kultura me te zhvilluara gjithnje kan dashur qe te arrijn te konvertojne te tjeret nen kulturen e tyre.

    Njera prej pikave te cilen une percmoj tek fete e organizuara ne mase eshte fakti se pjesa me e madhe e publikimeve "hyjnore" permbajne vecse relike te kulturave ne te cilat ato u zhvilluan. Si me fene kristiane e cila konvertoi kontinente te tera me dhune apo me futjen e nje kulture me te perparuar, po ashtu edhe me fene muslimane e cila u perhap me pushtimet Arabe e Turke nje pyetje shfaqet te pakten te mua si individ. Sa e korruptuar eshte feja me interesa kombetare?

    Nuk para merrem shum me kuvendime rreth fese sepse nuk dua te ndez gjakrat me njerez te cilet jane lindur me biblen ose kuranin tek koka e krevatit e nuk pranojne mendimet e te tjereve por sipas meje cdo njeri duhet te gjeje menyren e tij per te komunikuar me zotin. Nuk mendoj se ndjenjat e lutjet e mia kujdrejt zotit mund ti gjej ne ndonje liber sado me pozite qofte. Pra sipas opinionit tim njeriun e ndershem nuk e ben falja me 5 vakte, vajtja ne kishe apo xhami, dhe kurajo per te mbajtur nje muaj te tere ramazani por veprat me te cilat ai ose ajo njihet ne shoqeri.

  19. #19
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    OLTJON UNE SKAM LINDUR ME KURAN TEK KOKA EKAM PRANUAR FENE ISLAME OSE ME MIRE KAM FILLUAR TE FALEM NE MOSHEN 19 VJECARE.
    Por ajo qe doja te thoja eshte se shume njerez pretendojne qe Zotin ta lusin sipas metodes se tyre te besimit nuk e di pse duan kete lidhje kur dihet qe Zoti eshte ai qe i orienton njerzit si ato ti luten sepse me kete teori do dilnim qe secili njeri te shpikte nje fe dhe nje mynyre lutjeje te cilen e kishte qejf vete.Mirepo Meqe feja eshte hyjnore dhe duhet patjeter qe ajo te jete shpallje prej Zotit dhe jo e shpikur prej njerzve ose mendjes se tyre.Pastaj i dashur feja nuk eshte vetem falje ajo te meson si te jetosh pra per fene islame ekam fjalen nga lindja e njeriut deri ne vdekje dhe mbas asaj. hyn ne cdo pjese te jetes se njeriut qe njeriut mos ngelet i hutuar ndaj fatkeqesive dhe problemeve jetesore .Pra koncepti fese nuk eshte vetem falu Zotit bej mire mos vidh etj .keto jane nje pjese shume vogel e saj .
    megjithate feja duket ne ate cka ajo predikon nese eshte fe e vertete predikon besim ne nje Zot te vetem dhe largim nga ato gjera qe e eshkatarrojne trupin dhe shpirtin njerzor.per me shume eshte nje teme kush eshte feja hyjnore hudhi nje sy per clodhje lol me respekt klevi

  20. #20
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Lexuese!
    Falja mund te behet vetem ne gjuhen arabe pasi nese e perkthen kuranin shqip eshte e pamundur ti japesh atij kuptimin e vertete per shkak se nje liber hyjnor nuk mund te perkthehet duku u pershtatur.
    Mendimi im eshte ky:" Ne falje duhet te lexohet kuran, dhe ky kuran zbriti ne gjuhen Arabe, dhe nese lexohet shqip quhet se lexovbe nje perkthim apo pershtatje kurani dhe asgje me shume.
    Ndersa per lutjen Zoti thote"Mu lutni mua qe tju pergjigjem" pra skq rendesi gjuha fare, lutu si te kesh qef. Besoj se falja ndryshon nga lutja pasi lutja eshte nje kerkese qe i ben krijuesit per nevojat e tua qe ke. ndersa falja eshte obligim ndaj krijuesit dhe do te behet sipas normave te Tij.(zotit).
    Ndersa perse Theni Allah? Themi sepse eshte emri me i paster i zotit.Perse? Se psh mund te thuash Zot i shtepise apo jo? por ama Allah i shtepise nuk perdoret kund ne asnje vend e asnje gjuhe.
    Kaq per tani uroj te me kesh kuptuar.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •