Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sami Frashėri

    SAMI FRASHĖRI: SHQIPĖRIA Ē’KA QENĖ, Ē’ĖSHTĖ
    E Ē’DUHET TĖ BĖHET


    Nga Frank Shkreli

    Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, e hėna e tretė e shkurtit festohet ēdo vit si Dita e Presidentėve, me rastin e ditėlindjeve tė baballarėve tė kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit, pėr tė pėrkujtuar kontributin e tyre nė themelimin dhe nė ruajtjen e unitetit kombėtar, por edhe pėr tė pasqyruar trashėgiminė e vlerave tė tyre, pėr tė gjithė brezat e amerikanėve. Amerika, ndoshta si asnjė vend tjetėr, kujton dhe ruan trashėgiminė historike tė kombit dhe tė udhėheqsve dhe patriotėve tė gjithė historisė sė saj. "Njė komb", ka thėnė presidenti Xhon Kenedi, "e tregon veten me burrat qė dalin nga trupi i tij, por njė komb e kallėzon veten gjithashtu edhe me burrat qė ai nderon dhe me burrat qė kujton..."
    Edhe kombi shqiptar gjatė historisė sė tij ka pasur burra tė cilėt meritojnė tė kujtohen dhe tė nderohen pėr kontributet e tyre ndaj kombit dhe pėr trashėgiminė e tyre historike, kulturore dhe shpirtėrore. Njėri prej kėtyre burrave tė kombit shqiptar ėshtė edhe Sami Frashėri, i cili kėtė vit mbushė 110-vjetė nga vdekja e tij. Viti 2014 shėnon gjithashtu edhe 115-vjetorin e manifestit politik dhe ideologjik, "Shqipėra ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet", botuar nga Sami Frashėri nė Bukuresht tė Rumanisė mė 1899, i cili sipas historianėve, ėshtė njė nga veprat mė tė njohura tė Rilindjes Shqiptare, qė kontriboi drejtė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Nė kėtė manifest, Sami Frashėri flet pėr tė kaluarėn, pėr periudhėn nė tė cilėn jetonte ai dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, si e shikonet ai. E cilėson Gjergj Kastriotin-Skėnderbe si njė burrė qė rrallė i ka shokėt e tij nė histori dhe deklaron se periudha e udhėheqjes sė tij ishte ''m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn", shkruan Sami Frashėri. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė vlera dhe trashėgimia politike dhe shpirtėrore e mesazhit tė tij shkruar 115 vjetė mė parė, dhe i cili duhet tė tingėllojė edhe sot si njė kambanė e zgjimit kombėtar pėr ata qė duan ta dėgjojnė, sa nuk ėshtė vonė: Bashkimi i Shqiptarėve me njė mendim e me njė qėllim. Ai shkruan gjithashtu, si njė profetė sikur tė kishte paraparė pėrpjekjet e sotėme tė shqiptarve pėr tu integruar nė Europė, duke thėnė se, si njėri prej kombeve mė tė vjetra tė Europės, shqiptarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė liri dhe tė zėnė vendin qė u takon midis popujve tė qytetėruar tė Europės.
    Analiza qė Sami Frashėri i bėn situatės sė atėhershme, me tė cilėn pėrballej Shqipėria, tingėllon e freskėt edhe pėr gjėndjen aktuale sot. Ai flet pėr rreziqet e jashtėme, me tė cilat sipas tij pėrballej kombi shqiptar, e qė ishin, "zgjedha e huaj", "lakmitė shoviniste tė fqinjėve", por mbi tė gjitha ai flet edhe pėr rrezikun e madh qė i kanoset kombit nga, ''grindjet dhe pėrēarjet midis shqiptarėve''.
    Mesazhi i manifestit "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet'', i ka qėndruar kohėve dhe shėrbėn edhe sot si njė udhėzim dhe ndriēim pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr dashurinė ndaj vendit dhe pėr dashurinė pėr njėri tjetrin, ndėrkohė qė u bėn thirrje shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave: "O burrani, o shqiptarė ! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!" Sikur donte tė lente njė amanet pėr gjithė brezat, ai i porositė shqiptarėt pėr bashkim, si njė qėllim madhor, duke shkruar: "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim, njė besė!”

    Sami Frashėri me manifestin e tij politik tė para 115 viteve sfidon shqiptarėt edhe klasėn e sotėme politike qė tė ri-zbulojė dhe tė rivlersojė kėshillat dhe udhėzimet e tija me qėllim pėr tė ringjallur rishtas, ashtu si nė kohėn e Gjergj Kastriotit- Skėnderbe, unitetin dhe krenarinė kombėtare, pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Nė kėtė drejtim, thotė Sami Frashėri, ''Tė mos trembemi nga asgjė, tė pėrpiqemi qė mos tė pushojmė deri sa tė fitojmė atė qė kėrkojmė; jemi nė tė drejtėn tonė; Perėndia ėshtė gjithnjė ndihmėsi i tė drejtėve, Perėndia ėshtė e drejta vetė!" Prandaj, kėshillon ai, "Tė mos rrimė tė mpirė e tė ngrirė, tė levizim duar e kėmbė, tė tundemi e tė lėkundemi, tė ecim tė lirė nė udhėn e Perėndisė, nė udhė tė sė drejtės: Perendia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipėria, Shqiptaria." Ėshtė interesant se si Sami Frashėri i balancon tė drejtat e njeriut dhe tė kombit duke u bazuar nė filozofinė klasike tė tė drejtave natyrale dhe nė natyrėn e Perėndisė, duke shkruar se ''Perėndia ėshtė e drejta vetė."
    Sami Frashėri, nė shkrimet e tija, ėshtė i qartė gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve tė rilindasve tė asaj periudhe mendimet e tė cilėve ai pasqyron, politika nuk duhet tė pėrdoret si njė mjet pėr avancimin e ngushtė tė interesave personale e vehtjake nė kurriz tė interesave madhore tė kombit, kritikė kjo pėr jo vetėm pėr bashkohasit e tij, por edhe pėr sot. Ai shkruan se si ėshtė e mundur qė, "Njė komb kaq trim e qė se kursen gjakun, tė humbasė duke u copėtuar prej kombeve tė dobėt e tė frikshėm! Mend kemi, trimėri kemi, gjuhė tė bukur e tė lehtė kemi, e tė mos dimė a tė mos duam t'i pėrdorim gjithė kėto pėr tė mirėn tonė, po tė rrimė me duar lidhur. Kjo ėshtė mė e keqja, tė punojmė pėr humbjet tona, tė nxjerrim themelet e kombit tonė me padituritė e tė verbėrve tė vetė ?!"
    Duke lexuar disa prej shkrimeve tė Sami Frashėrit njeriu ndahet me ndjenjėn se dashuria pėr kombin dhe pėr njėri tjetrin -- parime themelore kėto qė predikonin rilindasit shqiptarė 100- e ca vjetė mė parė -- duhej ishte dhe tė mbetet baza morale e politikės sė njė shoqėrie,qė njėkohėsisht ėshtė edhe ēelsi pėr sigurinė e mbrendshme, por edhe qė kombi shqiptar tė njihet nga bota pėr kontributet e tij, si nė kohėn e Gjergj Kastriotit, siē shkruan Sami Frashėri.
    Pėr ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e kėtyre parimeve shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashėri, ekziston njė nevojė urgjente ashtuqė kombi shqitar tė shkojė me hapa tė sigurt drejtė sė adhmes. Nevojitet shkrirja e kėtyre ideve dhe avancimi i kėtyre parimeve politike, kombėtare dhe shpirtėrore, natyrisht nėn rrethanat e tanishme, pėr tė ndryshuar drejtimin e tė ardhmes sė shqiptarėve. Por kjo nevojitė gjithashtu edhe njė strategji afatgjatė kombėtare, nga burrshtetas tė stėrvitur dhe tė bindur nė parimet e rilindasve, gjė qė kėrkon guxim moral, aftėsi politike dhe njohuri praktike. Janė kėto parime morale dhe politike tė rilindasve si dhe zbatimi i tyre, dhe jo njė parti, njė qeveri, madje as zgjedhjet e kaluara apo tė ardhėshme, ato qė do tė vendosin tė ardhmen afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.
    Le tė shėrbejė 110-vjetori i vdekjes sė Sami Frashėrit dhe 115 vjetori i programit tė tij politik dhe ideologjik "Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet", si njė rast pėr tė ri-zbuluar parimet dhe idetė e Sami Frashėrit dhe rilindasve tė tjerė tė kombit shqiptar, parime kėto qė gjithnjė janė aktuale tė freskėta dhe tė pavdekshme. Shqipėria dhe kombi shqiptar mbijetuan falė veprave dhe sakrificave tė rilindasve megjithė dėshtimet historike tė brezave tė 100-viteve tė fundit. Prandaj tu jemi mirėnjohės atyre pėr atė qė krijuan si dhe pėr trashėgiminė qė lanė pas, njė trashėgimi kjo e pasur kombėtare, morale dhe politike, e cila duhet tė ruhet tė zhvillohet dhe tė pasurohet brez pas brezi.

    Frank Shkreli

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Sami Frashėri

    SAMIU I FRASHĖRLLINJVE...

    “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”


    “Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s`ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!„

    (“Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė”, 1899)

    Biblioteka personale e Sami Frashėrit numėronte 20,000 vėllime

    Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Sami Frashėri, lindi nė Frashėr tė Pėrmetit, mė 1 qershor 1850. Ishte njėri nga djemtė e Halit bej Dakollarit, nga dera e madhe Frashėri. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865, sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu, bashkė me Naimin, kreu shkollėn e mesme greke “Zosimea”, ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine, si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nė Tetovė, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mėsoi arabisht, persisht dhe turqisht. Mė 1872 u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratiko-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė “Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqėrisė sė tė shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj.

    Samiu ishte njė nga themeluesit e kulturės nė gjuhėn shqipe, qė lulėzoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX.

    Ai ishte autor i 5 teksteve pėr shkollėn e parė shqipe, mė tė mirat ndėr botimet e deriathershme. Njė vlerė tė veēantė ka “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (1886), njė nga gramatikat mė tė mira, hartuar nė tė kaluarėn. Nė tė Samiu dha sistemin gramatikor tė gjuhės shqipe, pėrpunoi kategoritė e saj themelore dhe formuloi terminologjinė pėrkatėse, njė pjesė e sė cilės i ka qėndruar me sukses kohės.

    Ai u dallua si njė punonjės i palodhur nė fushėn e letėrsisė e tė shkencės. Rezultatet e studimeve tė tij i botoi turqisht, me emrin Shemsettin Sami ose Sh. Sami Frashėri. I dha kulturės turke mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa pėrkthime, njė pjesė tė tė cilave mbetėn tė pabotuara. Nė listėn e gjatė tė veprave tė Samiut ka shkrime letrare, novela dhe drama, fjalorė dhe tekste shkollore, broshura pėr popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhėsinė e letėrsinė turke dhe arabe. Samiu i dha popullit turk, tė parin fjalor normativ dhe etimologjik tė turqishtes dhe tė parėn enciklopedi tė historisė e tė gjeografisė, tė botuar nė 6 vėllime. Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta dhe revista, si “Feneri” (1873), “Kopėshti” (1873), “Mėngjesi” (1876), “Zėdhėnėsi i Lindjes” (1878) dhe “Java” (1881).

    Nė gjithė pasurinė letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij nė gjuhėn shqipe “Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (1899), vepra qė me tė drejtė ėshtė ēmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e orientimet e kėsaj vepre, sė bashku me ato tė fjalėve tė urta tė botuara nė turqisht dhe tė tė gjithė veprės sė tij tė gjerė shkencore, e bėjnė Samiun njė nga dijetarėt mė nė zė qė ka nxjerrė historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar tė kulturės kombėtare shqiptare.

    Idetė mė tė afėrta pėr Samiun, ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė, janė ato qė kanė tė bėjnė me kombin, me tiparet e tij, me rrugėn e ēlirimit kombėtar, me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjtė nė botė, – shkruante Samiu, – janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi personale shkelin dashurinė e atdheut, ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e shihte si njė ndjenjė tė tillė, sė cilės, “asnjė nuk mund t’i bėjė ballė”. “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”, – shkruante.

    Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe

    Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhės shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhės shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjė” (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.

    Ēėshtjen shqiptare, Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi, sidomos nė gazetėn turke “Terxhuman-i Shark”.

    Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to. Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori “Kamus-i türki” pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu, ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij “Kamus-ul alām” (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohur.

    Si shkrimtar, Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke, drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare e tij, “Besa”, e botuar mė 1875 e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej. Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, qė i pėrmblodhi nė “Bibliotekėn e xhepit”, hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė. Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta, si: “Sabah” (“Mėngjezi” 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, “Hafta” (“Java”) etj.

    Pėrkthimet nga frėngjishtja

    Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime. Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij, Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Samiu ishte njė nga themeluesit e kulturės nė gjuhėn shqipe qė lulėzoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX. Ai shkroi 5 tekste pėr shkollėn e parė shqipe, mė tė mirat ndėr ato qė ishin botuar deri atėherė. Njė vlerė tė veēantė ka “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (1886), njė nga gramatikat mė tė mira, hartuar nė tė kaluarėn. Nė tė Samiu dha sistemin gramatikor tė gjuhės shqipe, pėrpunoi kategoritė e saj themelore dhe formuloi terminologjinė pėrkatėse, njė pjesė e sė cilės i ka qėndruar me sukses kohės.

    Ai u dallua si njė punonjės i palodhur nė fushėn e letėrsisė e tė shkencės.

    Rezultatet e studimeve tė tij i botoi turqisht me emrin Shemsettin Sami ose Sh. Sami Frashėri. I dha kulturės turke mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa pėrkthime, njė pjesė tė tė cilave mbetėn tė pabotuara. Nė listėn e gjatė tė veprave tė Samiut ka shkrime letrare, novela e drama, fjalorė e tekste shkollore, broshura pėr popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhėsinė e letėrsinė turke e arabe. Samiu i dha popullit turk tė parin fjalor normativ dhe etimologjik tė turqishtes dhe tė parėn enciklopedi tė historisė e tė gjeografisė tė botuar nė 6 vėllime. Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta e revista, si “Feneri” (1873), “Kopėshti” (1873), “Mėngjesi” (1876), “Zėdhėnėsi i Lindjes” (1878) dhe “Java” (1881). Nė gjithė pasurinė letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij nė gjuhėn shqipe “Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (1899), e cila me tė drejtė ėshtė ēmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e orientimet e kėsaj vepre, sė bashku me ato tė fjalėve tė urta tė botuara nė turqisht dhe tė tė gjithė veprės sė tij tė gjerė shkencore, e bėjnė Samiun njė nga dijetarėt mė nė zė qė ka nxjerrė historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar tė kulturės kombėtare shqiptare. Idetė mė tė afėrta pėr Samiun, ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė, janė ato qė kanė tė bėjnė me kombin, me tiparet e tij, me rrugėn e ēlirimit kombėtar, me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjtė nė botė, – shkruante Samiu, – janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi personale shkelin dashurinė e atdheut, ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e shihte si njė ndjenjė tė tillė, sė cilės “asnjė nuk mund t’i bėjė ballė”. “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”, thoshte Samiu.

    Njė problem i lidhur ngushtė me kombin ėshtė ai i gjuhės

    “Shenja e kombėsisė ėshtė gjuha, – shkruante Samiu, – ēdo komb mbahet nga gjuhėt”. Kur njė komb e humb gjuhėn, humb dhe veten. Me ē’gėzim tė madh shkruanin Samiu e Naimi, nė njė letėr dėrguar njė mikut tė tyre, pėr arritjet nė shkrimin e nė lėvrimin e gjuhės shqipe: “Armiqtė e kombit tonė, – thoshin ata, – donin tė na gėnjenin ē’prej kohe se gjoja gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė e prishur dhe trashamane, se nuk mund tė shkruhet, se s’ka gramatikė, se me tė nuk mėsohen shkencat e tjera. Por, nė fund panė se shqipja u bė, u shkrua, u krijua alfabeti i saj, u hartua gramatika, u shtypėn librat e shkencės, u pėrkthyen poezi tė bukura prej ēdo gjuhe tė huaj. Me njė fjalė u kuptua se ē’gjuhė e pėrsosur dhe e rregullt ėshtė shqipja”.

    Samiu ishte njė luftėtar i tė drejtave njerėzore. Dėshmi pėr kėtė ėshtė qėndrimi i Samiut ndaj gruas. Problemit tė gruas, tė vendit tė saj nė shoqėri, tė rrugėve tė emancipimit tė saj, Samiu i kushtoi njė libėr tė tėrė. Gruas ai i njihte njė rol shoqėror, atė tė edukimit tė brezit tė ri dhe, nėpėrmjet tij, tė konsolidimit tė vetė shoqėrisė. Gjithashtu ai i njihte gruas tė drejta tė barabarta me burrin nė familje.

    Shkrimet e Samiut, e gjithė vepra e tij nė shqip dhe nė turqisht ėshtė e mbushur me njė besim tė madh nė ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė, nė njė tė ardhme mė tė mirė tė saj. Ai punoi pėr ta pėrgatitur popullin pėr kėtė tė ardhme tė lirė e tė pavarur dhe me idetė e veprat e tij, si edhe me veprimtarinė politiko-shoqėrore, i frymėzoi shqiptarėt tė luftonin pėr sigurimin e saj.


    https://konica.al/2021/06/topi-qe-sh...atdhedashuria/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •