Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Rugova: Standartet duhet te plotesohen edhe nga UNMIK

    Presidenti Rugova: Standartet duhet tė plotėsohen edhe nga UNMIK-u

    Intervistoi Besim Abazi
    6 janar 2004


    Presidenti Ibrahim Rugova thotė se Kosova do t’i pėrmbushė me sukses standartet qė do t’i hapin rrugėn pėrcaktimit tė statusit tė saj pėrfundimtar. Nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės Presidenti Rugova thekson se standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare janė njė detyrė e dyfishtė, qė duhet tė pėrmbushen si nga udhėheqėsit shqiptarė, ashtu edhe nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė pushtet nė Kosovė.

    Zėri i Amerikės: Zoti President si e vlerėsoni pozitėn aktuale politike tė Kosovės dhe ēfarė domethėnie kishte viti 2003 pėr Kosovėn?

    President Rugova: Viti i kaluar kishte njė domethėnie pozitive, sepse nė Kosovė ka vazhduar pėrparimi. Pastaj ishte njė vit i konsolidimit tė institucioneve tė Kosovės. Ju e dini se ka mė shumė se njė vit e gjysmė qė funksionojnė institucionet e Kosovės dhe nė tė njėjtėn kohė mund tė them se ajo ka njė pozitė tė mirė nė shikimin ndėrkombėtar, sepse pėrparimin qė kėmi bėrė, tė gjithė e vlerėsojnė si hap tė rėndėsishėm dhe gjithsesi, unė po them se Kosova ka njė pozitė tė mirė.

    Zėri i Amerikės: Pak para fundit tė vitit u bė edhe publikimi i dokumentit tė “standardeve pėr Kosovėn” tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare. Sa besoni ju nė gadishmėrinė e institucioneve tė Kosovės pėr pėrmbushjen e kėtyre satndardeve?

    President Rugova: Unė e kamė thėnė se ne e kemi plotėsuar njė pjesė tė kėtyre standardeve, ndėrsa tani ėshtė ēėshtja e vlerėsimit tė tyre, sepse deri tani ka munguar vlerėsimi i tyre. Siē e dini, asnjėherė nuk ėshtė vlerėsuar fakti qė kemi pasur zgjedhje tė suksesshme, tri palė zgjedhje: dy palė vendore dhe njė palė kombėtare, pastaj zhvillimi ekonomik, rindėrtimi qė kemi bėrė nė Kosovė dhe shumė pika tė tjera. Bashkėsia ndėrkombėtare mendon se kėto standarte duhet tė aktualizohen dhe ajo qė ėshtė pozitive, pra do tė jetė vlerėsimi i tyre. Natyrisht, ne si institucione i pėrkrahim, do t’i pėrmbushim. Gjithsesi edhe UNMIK-u duhet t’i pėrmbushė kėto standarde, sepse ai ėshtė pjesė e pushtetit kėtu nė Kosovė. Nuk mundet vetėm njėra palė. Por, gjithsesi do tė pėrmbushen dhe njė pjesė janė pėrmbushur, pra tash ėshtė ēėshtja e vlerėsimit.

    Zėri i Amerikės: Zoti President, njė pjesė e kėtyre standarteve ndėrlidhet me gjendjen e pakicave kombėtare. Si e vlerėsoni ju pozitėn e tyre sot?

    President Rugova: Mund tė them se ėshtė njė pozitė mė e mirė e pakicave kombėtare. Siē e dini, nė planin administrativ janė integruar tė gjitha pakicat kombėtare. Marrin pjesė nė parlament, nė qeveri kanė dy ministri, tre ministra. Nė pushtetin vendor po ashtu marrin pjesė dhe atje ku janė shumicė, udhėheqin pushtetin vendor, ndėrsa shumica shqiptare nuk krijon probleme. Gjithsesi edhe lėvizja ėshtė mė e lirė nė tėrė territorin e Kosovės. Ka filluar edhe nė Mitrovicė njė lėvizje. Ende ėshtė nė hapat e parė, por ėshtė pozitive. Dhe gjithsesi edhe pakicat duhet tė tregojnė njė vullnet qė tė integrohen nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės. Kemi gjithnjė e mė shumė tendenca nga ana e tyre, qė e shprehin kėtė, qė tė jenė tė integruar dhe tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat qė i garantojnė dokumentet dhe autoritetet e Kosovės.

    Zėri i Amerikės: Zoti President, Ju vazhdimisht kėmbėngulni pėr njohjen “formale” tė pavarėsisė sė Kosovės, duke nėnvizuar se ajo ėshtė “de facto” e tillė? Nė tė njėjtėn kohė, bashkėsia ndėrkombėtare mendon se statusi i saj do tė debatohet pas pėrmbushjes sė standardeve. A besoni ju se njohja e pavarėsisė mund tė ndodhė me herėt?

    President Rugova: Gjithsesi, unė insistoj qė njohja duhet tė ndodhė mė shpejt dhe unė besoj nė kėtė. Janė pra dy rrugė: bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon qė sė pari tė krijohen kushtet, pra Kosova tė jetė e konsoliduar si njė vend demokratik, njė vend me tė drejta pėr tė gjithė, qė tash po ju themi standarte, qė ato tė kryhen, pastaj tė bisedohet pėr atė, qė pėr ne ėshtė pavarėsia, nė bazė tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės. Dhe rruga tjetėr, nė tė cilėn unė insistoj, ėshtė njohja e drejtėpėrdrejt e Kosovės, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga Bashkimi Evropian, pastaj do ta njihnin edhe fqinjėt tanė, sepse ėshtė mentalitet i tillė i fqinjėve tanė, i shumicės sė fqinjėve tanė, qė ata do pranonin mė lehtė kėtė. Pra, ne nuk e pengojmė rrugėn ndėrkombėtare, por insistojmė qė sa mė shpejt tė njihet pavarėsia sepse kjo do t’i shpejtonte proceset e brendshme demokratike dhe ekonomike tė Kosovės dhe do ta qetėsonte rajonin tonė, pra Evropėn juglindore, kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.

    Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt fqinjėt. Nė kėtė kuadėr njė nga standartet ėshtė edhe dialogu me Beogradin. Pas takimit nė Vjenė tė Austrisė, nuk ka pasur ndonjė lėvizje nė kėtė ēėshtje. Si e shihni ju vazhdimin e mundshėm tė kėtyre bisedimeve?


    President Rugova: Politika kombėtare e Kosovės, ėshtė tė kemi marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt. Natyrisht, ne do tė provojmė edhe me Beogradin, qė ėshtė mė vėshtirė. Takimi i Vjenės ishte njė sukses dhe natyrisht tash shihen vėshtirėsitė pėr tė filluar bisedimet rreth ēėshtjeve praktike. Pra Beogradi edhe nė kėto ēėshtje ėshtė mjaft i ngarkuar. Por, ne do tė provojmė sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare qė ėshtė kėtu nė Kosovė, qė ēka mund tė bėjmė nė atė plan. Ne do tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt tanė. Me Shqipėrinė i kemi tė mira. Me Malin e Zi nė pėrgjithėsi janė tė mira. Po ashtu edhe me Maqedoninė ka shenja pozitive se do t’i pėrmirėsojmė nė kohėt qė vijnė.


    Zėri i Amerikės: T’u kthehemi marrėdhėnieve ndėrmjet institucioneve tė Kosovės dhe administratės sė UNMIK-ut tė cilat disa herė kanė shėnuar pėrplasje pėr shkak tė pėrgjegjėsive. Ēfarė po ndodh me procesin e kalimit tė tyre tek institucionet vendore dhe ēfarė po e pengon kėtė proces?


    President Rugova: Prej themelimit tė institucioneve, pra gati dy vjet, kemi pasur njė zbrazėtirė ndėrmjet UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės. Ishte faza e konsolidimit tė tyre dhe gjithsesi pėrgjegjėsitė duhet tė barten. Unė e kam thėnė gjithmonė, kam qenė i matur, gradualisht. Por, nė fushėn e ekonomisė dhe fushat e tjera duhet tė kemi mė shumė pėrgjegjėsi. Ndėrsa nė ēėshtjet e sigurisė do tė shkojmė gradualisht. Policia e Kosovės ėshtė forcuar dhe tash duhet tė profilizohet e specializohet pėr detyra tė ndryshme e tė mos mbetet njė kontigjent i pėrgjithshėm. Natyrisht, ėshtė raporti i pėrgjegjėsive qė varet shumė edhe prej UNMIK-ut dhe prej selisė sė OKB-sė. Por ne kemi dėshmuar se dimė tė drejtojmė, tė udhėheqim. Prandaj unė pres nė vitin 2004, qė kėto pėrgjegjėsi tė barten sa mė shumė tek institucionet e Kosovės dhe tė njėjtėn kohė tė kemi njė bashkėpunim shumė tė ngushtė me UNMIK-un, sepse ai ėshtė kėtu pėr tė mirėn tonė. Dhe duhet edhe nga ana e UNMIK-ut tė tregohet ky vullnet i bashkėpunimit dhe mirėkuptimit, sepse interesat i kemi tė pėrbashkėta, prandaj, ata janė kėtu pėr tė mirėn e Kosovės dhe ne si institucione duhet t’i tregojmė mė shumė aftėsitė tona tė udhėheqjes sė vendit.

    Zėri i Amerikės: Zoti President, tashmė dy vjet me radhė qė Kosova qeveriset nga njė koalicion i gjerė qė ka kushtėzuar mungesėn e njė opozite tė mirėfilltė. Sa ėshtė dėshmuar njė formė e tillė e qeverisjes dhe a do ta ndryshonit atė?

    President Rugova: Prandaj ėshtė jeta demokratike, rendi demokratik. Gjithsesi, mė mirė do tė ishte qė njė parti tė kishte shumicėn, tė udhėhiqte edhe qeverinė. Pra, te qeveria ėshtė ēėshtja e koalicionit, sepse parlamenti funksionon nė bazė tė shumicės qė ėshtė aty dhe tė grupeve tė tjera politike. Por, ky ishte rezultati i zgjedhjeve dhe bėmė njė kompromis, qė tė kemi njė qeveri koalicionit dhe natyrisht tė funksionojnė institucionet e tjera si parlamenti dhe presidenti. Pra, gjithsesi mė mirė do tė ishte tė kemi edhe opozitė, por siē e dini, sistemi proporcional ėshtė i pėrgjithshėm nė Kosovė dhe vėshtirė ėshtė tė sigurohet njė shumicė absolute qė do tė udhėhiqte vendin dhe shumė gjėra do tė shkonin mė shpejtė. Edhe ne duhet tė mėsohemi si kosovarė, si shqiptarė, si shumicė qė jemi kėtu, por edhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės, se duhet tė kemi institucione tė qėndrueshme, me njė shumicė absolute, njė sistem zgjedhjesh funksional dhe natyrisht edhe opozita e bėnė tė veten, sepse ajo edhe korrekton institucionet e ministritė e ndryshme nė tė gjitha nivelet dhe kjo do tė ishte mė pozitive.

    Zėri i Amerikės: Zoti President, mbase njė pyetje e zakonshme pėr raste tė tilla, ēfarė prisni nga viti 2004?

    President Rugova: Unė pres njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės dhe punoj pėr kėtė. Nė tė njėjtėn kohė pres njė zhvillim ekonomik mė tė shpejtuar, njė pėrparim tė Kosovės, pra ta shtojmė pėrparimin qė kemi arritur deri tash. Dhe gjithsesi nė planin e shoqėrisė, tė shtetit tė Kosovės, njė mirėkuptim, njė bashkėpunim mė tė madh dhe njė respekt pėr njėri tjetrin nė jetėn e pėrditshme, nė punė dhe veprime tė tjera. Pra, kėto janė ato qė unė pres dhe dėshiroj t’i realizojmė nė vitin 2004.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Botuar: E martė, 06 janar 2004 - 15:56 CET

    Thaēi flet pėr sfidat para Kosovės



    Nė Kosovė ka kulturė qytetare, politike dhe institucionale pėr t'u pėrballur dhe pėr tė realizuar kėto standarde.

    Hashim Thaēi, kryetar i PDK-sė


    Thaēi flet pėr krizė morale e ligjore nė institucionet e Kosovės


    Institucionet e Kosovės janė duke kaluar njė krizė morale dhe legale, thotė pėr BBC nė shqip kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi.

    Zoti Thaēi thotė se nė krizė morale janė ata tė cilėt dinė pėr fenomenin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar dhe nuk e luftojnė kėtė dukuri ndėrkaq nė krizė ligjore janė ata qė kanė fakte tė majftueshme pėr krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpėrėdorime tė tjera dhe nuk ndėrrmarrin veprimet e duhura nė pėrputhje me ligjin.

    Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, Muharrem Nitaj, intervistoi zotin Thaēi.

    BBC: Cilat janė sfidat me tė cilat do tė pėrballet Kosova nė vitin 2004?
    Zoti Thaēi: Kosova edhe kėtė vit do tė pėrballet me sfida tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e saj si: funksionimi stabil i institucioneve, njė funksionim efektiv i njė spektri tė gjerė politik, pastaj sfida e privatizimit qė vlerėsoj qė do tė shėnojė njė progres pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Njė sfidė mjaft e rėndėsishme pėr vendin dhe qytetarėt ėshtė zhvillimi ekonomik, mė pastaj pres qė nė kėtė vit tė ndodhė denklavizimi i Kosovės nė mėnyrė qė tė pėrmbushet standardi i lėvizjes sė qytetarėve,qė Kosova tė kėtė mė tepėr siguri dhe tolerancė qytetare. Tė kemi njė bashkėpunim mė tė mirė me fqinjėt dhe tė krijohet njė bazė solide e integrimit tė institucioneve tė Kosovės nė strukturat ervo -atlantike.



    BBC: Bashkėsia ndėrkombėtare i ka vėnė detyrė Kosovės qė tė pėrmbushė tetė standarde. Sa janė kėto tė realizueshme?
    Zoti Thaēi: Kėto standarde nuk janė tė papėrballueshme pėr njė shoqėri tė qytetėruar dhe unė vlerėsoj se nė Kosovė ka kulturė qytetare, politike dhe institucionale pėr t'u pėrballur dhe pėr tė realizuar kėto standarde qė nuk janė specifike vetėm pėr Kosovėn. Aq mė tepėr kur realizimi i kėtyre standardeve nuk ėshte i pėrcaktuar me njė afat kohor, por ekziston pjesa e standardeve para pėrcaktimit tė statusit dhe pas tij.

    BBC: Ēfarė komenti keni pėr parashikimet se ky vit mund tė jetė vit i pėrplasjeve tė institucioneve vendore tė Kosovės me UNMIK-un, kjo pėr shkak tė kalimit tė kompetencave?
    Zoti Thaēi: Nuk e besoj se do tė jetė vit i konfrontimit nė mes tė vendorėve dhe ndėrkombėtarėve. Unė investoj shumė nė ndėrtimin e partneritetit me autoritetet ndėrkombėtare. Konfrontimi nuk ėshtė rrugė e progresit, por bashkėpunimi, sepse ata janė kėtu pėr ne, punojnė pėr ndėrtimin e rendit demokratikt nė Kosovė. Kėshtu qė angazhimet tona pėr njė Kosovė tė pavarur nuk janė nė kundėrshtim me angazhimet e komunitetit ndėrkomėtar pėr realizimin e standardeve demokratike nė vend.

    BBC: Zoti Thaēi, viti 2003 shėnoi fillimin e negociatave Prishtinė - Beograd. Partia e juaj nuk kishte qėndrim shumė tė qartė pėr tė. Si e parashihni ju vazhdimin e bisedimeve me Beogradin?
    Zoti Thaēi: Qėndrimi im dhe i PDK-sė ishte shumė i qartė. Vazhdimisht kemi qenė nė favor tė dialogut konstruktiv dhe nė interes tė vendit. Besoj se nuk do tė ndodhin degjenerime tė procesit tė dialogut siē ka ndodhur nė Vjenė.

    BBC: Viti 2004 do tė jetė vit i zgjedhjeve pėr Kosovėn. Besoni qė eventualisht kėto zgjedhje do tė mund ta ndryshonin konfiguracionin politik?
    Zoti Thaēi: Unė besoj gjithmonė nė ndryshime pozitive, besoj nė vullnetin e qytetarėve pėr ndryshime dhe kjo besoj se ėshtė e mjaftueshme qė konfiguracioni politik nė Kosovė tė pėsoj ndryshime. Unė jam optimist se Kosova do tė jetė mė ndryshe pas zgjedhjeve tė vitit 2004. Do tė jetė mė afėr pavarėsisė dhe integrimeve demokratike.

    BBC: Zoti Thaēi, ka disa shenja se Kosova dalėngadalė po futet nė ujėrat e krimit tė organizuar, korrupsionit dhe dukurive tė tjera negative qė frenojnė proceset nė njė vend tė caktuar. Cilat janė gjasat qė Kosova ta pėrballlojė kėtė sfidė shumė tė rėndė?
    Zoti Thaēi: Dukuritė negative dhe keqpėrdorimi i detyrės zyrtare, ėshtė njė fenonem qė po ndodh edhe nė Kosovė. Vlerėsoj qė gjithė potencialet e partive politike, institucioneve vendore dhe komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė do tė jenė nė funksion tė pengimit tė kėsaj dukurie dhe do tė jenė mė tė pėrgjegjshėm dhe mė tė aftė, fundja edhe mė guximtar, tė pėrballen mė kėtė dukuri qė ka pėrfshirė edhe institucionet e Kosovės. Unė besoj qė do tė ketė distancim nga kėto dukuri dhe nga njerėzit e implikuar nė to dhe do tė ketė pėrballje me ligjin, qė ėshtė njė prej standardeve qė duhet tė pėrmbush Kosova. Unė them se do tė jemi tė pakropomis ndaj dukurive tė korrupsionit dhe njerėzve bartės dhe tė involvuar nė kuadėr tė ministrive tė Qeverisė sė Kosovės, te zyra e kryeparlamentarit por edhe nė presidencė. Lirisht mund tė konkludoj se institucionet e Kosovės tashpėrtash janė duke kaluar njė krizė morale dhe legale. Nė krizė morale janė ata tė cilėt dinė pėr fenomenin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar dhe nuk e luftojnė kėtė dukuri, ndėrkaq nė krizė legale janė ata qė kanė fakte tė majftueshme pėr krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqperėdorime tė tjera dhe qė nuk ndėrrmarrin veprime tė duhura nė pėrputhshmėri me ligjin.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Standartet e hyrjes nė Evropė?
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 16:45
  2. Standartet demokratike tė Kosovės
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12
  3. Mbėrrijnė standartet e cilėsisė
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-11-2004, 09:32
  4. Solana: $100 milion per standartet ne Kosove
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 02:18
  5. Interviste e Kim Mehmetit: Standartet aty ku nis e vdes letersia
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •