Rd
--------

Pėrvjetori i "RD", festė e shtypit tė lirė


13 vjet mė parė, nė duart e shqiptarėve mbėrriti pas njė periudhe gjysėmshekullore tė mohimit tė fjalės sė lirė, gazeta e parė e fjalės sė lirė, "Rilindja Demokratike". Pėr shumicėn e shqiptarėve mbetet jo i largėt kujtimi i 5 Janarit 1991, kur gazeta "RD" e botuar me njė tirazh tė kufizuar pėrcillej nga njė dorė nė njė dorė tjetėr tek tė gjithė tė eturit e fjalės sė lirė. Kjo gazetė u bė brenda njė kohe tė shkurtėr shoqėruesja mė e ngushtė e shqiptarėve, duke pėrcjellė tek ta mesazhet e PD pėr rrėzimin e diktaturės. Janė tė rralla ato gazeta si "RD", tė cilave historia u njeh si njė vlerė tė pakrahasueshme misionin e saj pėrkrah PD nė rrėzimin e sistemit totalitar.

Gazeta "RD" mbėrriti nė duart e shqiptarėve pas njė gjysėm shekulli tė mohimit tė fjalės sė lirė, pas njė kalvari tė gjatė persekutimi qė pėsuan tė gjithė tė dashuruarit pas fjalės sė lirė. Janė me mijėra tė pushkatuarit dhe tė burgosurit nga diktatura vetėm nė sajė tė nenit famėkeq 55 "Pėr Agjitacion dhe Propagandė", ndaj kjo ditė ėshtė njė ngjarje e shėnuar pėr ata mijėra tė persekutuar politikė, tė cilėt sė bashku me "RD" sfiduan dhe mposhtėn pėrfundimisht frikėn ndaj fjalės sė lirė, duke dėnuar pėrjetėsisht armiqtė e vjetėr tė saj.

Por 5 janari ėshtė nė tė njėjtėn kohė ditėlindja e shtypit tė lirė. Disa muaj mbas daljes sė numrit tė parė tė "RD" vijuan tė krijoheshin njė nga njė shumė e shumė gazeta tė tjera, tė cilat secila sipas specifikave tė veta do tė kishte rolin e vet nė krijimin e njė spektri mė tė gjerė tė mediave tė printuara. Sot, numėrohen mbi dhjetė gazeta tė pėrditshme dhe dhjetra tė tjera janė periodike. Ndoshta askush prej tyre nuk i kujton sot armiqtė e vjetėr tė fjalės sė lirė, por disa prej tyre i njohin mjaft mirė armiqtė e rinj tė fjalės sė lirė. Kėta armiq janė ata qė kėrkojnė qė gjithnjė dhe mė shumė ta kompromentojnė fjalėn e lirė, tė vėrtetėn, duke e blerė dhe shitur atė me paratė e pista tė kontrabandės, korrupsionit dhe trafiqeve qė kanė pushtuar kėtė vend.

"Rilindja Demokratike" e konsideron sot misionin e saj nė informimin e opinionit publik, nė denoncimin e korrupsionit, trafiqeve dhe pėrpjekjeve pėr tė mohuar votėn e lirė tė shqiptarėve, po aq tė shenjtė sa dhe 13 vjet mė parė, duke qenė njė aleate besnike e rregullave tė shtypit tė lirė mbi bazėn e tė cilave dhe u lind.

Gjatė gjithė kėtyre viteve pėrvjetori i "RD" ėshtė konsideruar si njė ditė e shėnuar nė historinė e shtypit shqiptar.Gazetarė dhe kritikė kanė arritur nė kompromis pėr kėtė ditė tė shėnuar tė fjalės sė lirė, duke e festuar 5 janarin thjesht, duke kujtuar historitė e atyre ditė tė para tė Shqipėrisė postdiktatoriale, duke kujtuar shkrimet, replikat e alternativat e hedhura nė "RD"-nė e atyre ditėve nga ajo qė konisderohej si pjesa mė e reformuar e shoqėrisė. Tė vetmit qė vazhdojnė ta konsiderojnė si njė ditė zije, 5 janarin e 1991 janė po ata tė 13 viteve mė parė. Gjatė kėtyre viteve askush nga radhėt e drejtuesve socialistė nuk ka qenė pjesė e festave tė ditės sė fjalės sė lirė. Ata nuk e kanė merituar njė ftesė tė tillė pėrsa kohė vazhdojnė tė jenė nė anėn e kundėrt tė lirisė, nė atė tė kėrcėnimeve, rrahjeve e burgosjeve tė misionarėve tė fjalės sė lirė.

---------





u be pra 13 vjece dhe RD..
megjithate u mund nga plakushja ZP..