Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Mediu kerkon koalicion ne parlament me deputet socialiste

    Mediu: “Deputetė tė PS-sė nė koalicion me opozitėn”

    Kryetari i PR-sė ftoi dje partitė e opozitės pėr njė marrėveshje tė re

    Nevila Pėrndoj

    TIRANĖ - Republikanėt ftojnė partitė e opozitės nė njė koalicion tė pėrbashkėt. Nė tė njėjtėn kohė ata janė shprehur tė gatshėm tė bashkėpunojnė edhe me deputetėt kundėrshtarė tė Kryeministrit Fatos Nano. Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu, deklaroi dje se opozitės tashmė i nevojitet njė marrėveshje e pėrbashkėt, me qėllim hartimin e njė strategjie tė qartė kundrejt qeverisė aktuale. “Opozita duhet tė menaxhojė numrat e saj nė Kuvend. Sė dyti, duhet tė ketė njė angazhim me njė logjikė konkrete, qė nuk lidhet vetėm me faktin se ēfarė ndodh me PS-sė apo t’u shkojė aventurave tė Partisė Socialiste nga prapa dhe tė presė qė opozita tė zhvillohet pėr shkak tė marrėdhėnieve tė brendshme tė PS-sė. PR-ja ėshtė e bindur se ėshtė e domosdoshme qė tė ketė njė koordinim dhe do tė ofrojė bashkėpunim me tė gjitha grupet parlamentare, pavarėsisht nga koalicioni elektoral qė ka pasur me PD-nė”, - tha Mediu. Sipas tij, njė lėvizje e tillė ka si qėllim bashkėpunimin e tė gjithė opozitės shqiptare. Por Mediu nuk ka pėrjashtuar nga ftesa pėr bashkėpunim edhe individė apo grupe tė ndryshme tė Partisė Socialiste. “Nėse nuk do tė bėhet e mundshme njė bashkėpunim i gjerė i tė gjithė opozitės shqiptare brenda institucionit tė Parlamentit, ne do tė pėrfshijmė tė gjithė ato grupe parlamentare tė opozitės, pėrfshi edhe ato grupe ose individė brenda PS-sė tė cilėt mund tė bjenė dakord pėr njė qeverisje normale”, - tha ai. Kryerepublikani shtoi se bashkėpunimi mes partive tė opozitės duhet tė shmangė politikėn rutinė tė ndjekur nga opozita vitin e kaluar. “Duhet tė mos kemi njė opozitė thjesht rutinė, por njė opozitė qė di se ēfarė do tė ngrejė nė Kuvend, tė ketė axhendėn e vet pėr pėrgatitjen e kushteve pėr zgjedhje tė lira dhe tė barabarta dhe ndryshimeve tė nevojshme qė duhet tė kenė nė kod, tė cilat nuk duhet tė kenė njė konsultim individual tė disa individėve qė drejtojnė partitė politike tė opozitės apo tė marrėveshjve qė krijojnė probleme, por tė njė marrėveshje shumė mė tė gjerė tė saj”, - tha ai. Idenė e bashkėpunimit mes partive tė opozitės e kanė pėrkrahur edhe reformatorėt. Nėnkryetari i PDR-sė Nard Ndoka ėshtė shprehur dy ditė mė parė se bashkėpunimi mes partive tė opozitės duhet tė konsistojė nė njė koalicion tė pėrbashkėt tė veprimit politik nė Kuvend. Duke u bashkuar nė njė koalicion tė tillė, ēdo grupim i vogėl parlamentar, sipas tij, arrin tė sigurojė njė peshė mė tė madhe politike nė Kuvend.



    05/01/2004
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    PR e ka bere lifestyle kurverine politike. Sa here qe afrohen zgjedhjet dhe nuhat nje fitore te PD-se, PR behet me PD, dhe menjehere, por menjehere sapo mbarojne zgjedhjet, dhe PR del me shume me teper fitim se sa i takon realisht, PR sajon koalicione si ato te dikurshmit. jo "E djathta e bashkuar", e koalicione medemek te djathta, por qe s'jane gje tjeter vecse prova per te perfituar nga e majta. Dalja e Fatmir -Godos ne koalicion me vete nga PD eshte shenje qe zgjedhjet e parakohshme jane larg, dhe nderkohe PR do t'i beje ca presione PS-se per ta ngjyre ndonje cike neper ministrira. Parti si PR-ja jane si minjete ne kohera termetesh- ti e merr vesh qe do kete termet ne politike, sepse partite pa anetare si PR-ja mundohen ti bashkengjiten fituesit, dhe sapo mbaron termeti, apo fushata zgjedhore, kthehen ne strofullat e tyre hajduterore

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Opozita fton metistėt kundėr Nanos
    Legisi: Ndoka dėshtoi me Nanon, tani na kėrkon ne


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artemida Ēollaku


    Grupimi i partive opozitare i cili u mblodh pėr herė tė parė nė 29 dhjetor ka si synim qė tė pėrfshijė edhe grupin e deputetėve socialistė tė ashtuquajtur "grupi i metistėve". Kėtė lajm e konfirmoi pėr Gazetėn kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokrate tė Re, Nard Ndoka. "Grupimi i ri qė ne kemi formuar do tė pėrfshijė jo vetėm partitė opozitare por edhe grupin e deputetėve socialistėt, tė cilėt tashmė janė deklaruar hapur kundėr politikave qė ėshtė duke ndjekur kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano", tha Nard Ndoka. Por mesa duket "metistėt", janė indiferentė pėrballė kėsaj ftese tė bėrė nga opozitarėt. Ndre Legisi i njohur tashmė si mbėshtetės i Metės u shpreh pėr Gazetėn se "nuk mund tė shkojmė pas Ndokės i cili pasi dėshtoi nė marrėveshjen me kryeministrin Nano ėshtė futur sėrisht nė grupin e opozitės".
    Refomatori Ndoka u shpreh se ky grupim nuk do tė jetė thjesht njė opozitė e bashkuar por mbi tė gjitha ai do tė jetė njė lėvizje politike e cila pritet tė sjellė edhe ndryshime politike. Qėllimi i kėsaj lėvizjeje tė re politike e organizuar nga bashkimi i tė gjitha partive opozitare, sipas Ndokės ėshtė bashkėrendimi i tė gjitha qėndrimeve qė duhet tė mbajnė tė gjitha grupet parlamentare tė opozitės para ēėshtjeve, tė cilat priten tė diskutohen nė parlament. Sipas tij njė rol tė madh nė organizimin e tė gjitha lėvizjeve qė do tė bėhen nga opozita do tė luajė edhe lideri i kėtij grupimi i cili nuk do tė jetė i pėrhershėm "por do tė jetė i pėrcaktuar nga njė rotacion". "Pėrcaktimi i mėnyrės sė rotacionit besoj se do tė pėrcaktohet sė shpejti, pasi deri tani nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė", tha Ndoka. Pėrsa i pėrket startegjisė qė do tė ndjekė ky grupim i ri opozitar, Ndoka u shpreh se ajo ėshtė pėrcaktuar nė vija tė pėrgjithshme pėr zgjidhjen e ēėshtjeve me njė periudhė kohore afatgjatė dhe jo tė ditės.


    Tetė deputetėt, gati pėrjashtimi

    Tetė deputetėt qė nuk e votuan qeverinė e re "Nano" janė tė vetėērregjistruar nga grupi parlamentar i Partisė Socialiste nėse ata nuk do tė nxjerrin asnjė argument, apo justifikim serioz pėr mosprezencėn dhe mungesėn e tyre nė Kuvend. Kjo deklaratė u bė dje nga sekretari i marrėdhėnieve me publikun nė PS Bardhyl Agasi i cili tha prerė se njė gjė e tillė do tė analizohet edhe nė fillim tė kėtij sesioni parlamentar. "Sipas statutit thuhet shprehimisht qė mospjesmarrja, apo bojkotimi sjell ērregjistrimin, deputetėt qė nuk morėn pjesė nė rikompozim janė tė vetėērregjistruar. Gjithsesi ky nuk ėshtė njė lajm i mirė por statuti ėshtė i zbatueshėm pėr tė gjithė", tha Agasi dje pėr Gazetėn. Sipas Agasit, deputetėt qė kanė munguar duhet tė japin njė justifikim tė arsyeshėm pėr mungesėn, sepse asnjėri prej tyre nuk ka paraqitur deri tani ndonjė lloj justifikimi. Ndėrkaq, sipas Agasit, nė fillim tė ēdo sesioni parlamentar bėhen gati formularėt tė cilat u paraqiten deputetėtve pėr tė thėnė kėta fjalėn e fundit se kujt grupi parlamentar i pėrkasin.


    Kėshillat bashiakė, PD diskuton konstituimin

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha mblodhi dje nė mesditė kryesinė e partisė. Mbledhja kishte nė rend tė ditės diskutimet rreth kėshillave bashkiakė dhe komunalė si dhe organizimi i punės nė njėsitė bashkiake dhe kominale tė fituara nga Partia Demokratike. Burime brenda PD-sė bėnė tė ditur se nė kėtė mbledhje u pėrcaktuan prioritetet qė duhet tė ndjekin kėto kėshilla bashkiakė dhe komunalė gjatė legjislacionit tė tyre tre vjeēar. Kėto vendime do tu bėhen tė ditura tė gjithė anėtarėve dhe kryetarėve demokratė nė kėto kėshilla, pėr tė pasur kėshtu njė konsolidim tė veprimeve tė tyre dhe njė realizim sa mė efektivitet tė detyrave tė ngarkuara me marrjen e kėtyre posteve. Ndėrkohė mėsohet se nė kėtė mbledhje nuk ėshtė diskutuar asgjė nė lidhje me qėndrimin apo veprime e radhės qė do tė ndjekė Partia Demokratike ndaj qeverisė se re.


    Kreu republikan akuza pėr Nanon

    Pronat, Mediu: Qeveria, nė demagogjinė e rradhės
    Deklarata e bėrė dje nga zėdhėnėsi i kryeminsitrisė Aldrin Dalipi, nė tė cilėn u theksua se prioritetet e qeverisė pėr kėtė vit do tė jenė kompensimi i pronarėve tė ligjshėm dhe i ish tė pėrndjekurve politike, u quajt demagogji e radhės nga kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu. Sipas tij, realizimi i kėtyre prioriteteve tė pėrcaktuara nga qeveria ėshtė i pamundur pėr faktin e thjeshtė se nė buxhetin e kėtij viti nuk ėshtė pėrcaktuar asnjė zė i veēantė qė mund tė realizojė qoftė edhe minimalisht kėto prioritete. "Kjo ėshtė njė demagogji e qeverisė socialiste e cila duke u ndodhur para komunitetit ndėrkombėtar sidomos Bashkimit Europian, negociatave qė po bėhen dhe kėrkesės sė tyre tė vazhdueshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronės, vazhdon me demagogjinė se do tė kompensojė financiarisht apo tė zgjidhė ēėshtjen e pronės private", tha Mediu. Ligji qė ka bėrė OSBE-ja, sipas tij nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse mbėshtetje e demagogjisė sė Partisė Socialiste. "E vetmja gjė qė mund tė bėjė opozita ėshtė ngritja e zėrit nė parlament pėr mosmiratimin e projektligjit tė pronave tė hartuar nga OSBE-ja", tha Mediu. Kreu i republikanėve ftoi Partinė Demokratike qė tė bashkohet me kėtė mendim, pasi "ajo ėshtė partia pjesė e katraurės qė ėshtė bėrė me pronat". Partia Demokratike ishte e vetmja parti opozitare e cila e mbėshteti me vlerėsimet me tė larta. Vetė lideri i selisė blu, Sali Berisha e quajti atė si njė nga projektligjet mė tė arrira deri mė tani nė legjislacionin shqiptar.

    ------------

    mir i thot legisi ndokes..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Kreu i PD-sė shprehet se kėtė vit do tė ketė zgjedhje tė parakohshme

    Berisha: Nuk bashkėpunojmė me PDR, s’ėshtė parti opozitare

    Nevila Perndoj

    TIRANE - Pas republikanėve, edhe kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ka ftuar partitė e opozitės pėr bashkėpunim, pėrveē reformatorėve. “Mendoj se ekziston njė funksionim, ose njė bashkėrendim parlamentar qė mund tė pėrmirėsohet, por po flas pėr partitė qė janė tė spektrit “Bashkimi pėr Fitore”. Ka njė parti tjetėr qė ka paraqitur opsionin e hyrjes nė qeveri, por unė mendoj se ajo ka zgjedhur opsionin e vet, por qė tė quhet opozitė ajo ėshtė qesharake pėr shkak se ajo ka bėrė zgjedhjen e vet, ajo ka kėrkuar qė tė hyjė nė qeveri. Zgjidhja nuk mund t’i diktohet. Tjetėr gjė qė qeveria parapėlqeu skafo-qeverinė, por opozita ėshtė njė bashkėrendim me tė gjithė ato pjesė tė saj qė e konsiderojnė veten opozitė. PD-ja, nuk mund tė diktojė karakterin opozitar tė forcave tė tjera politike”, -tha ai. Kryetari i demokratėve e ka cilėsuar normale ftesėn e republikanėve pėr bashkėpunim mes grupeve parlamentare. “Mė duket njė veprim normal. Megjithatė ekziston njė bashkėpunim nė nivel Parlamenti, i cili, pėr mendimin tim, duhet tė konsolidohet. Pra, ky bashkėpunim ka ekzistuar sa herė qė ka patur probleme momentale dhe ėshtė diēka normale”, -tha ai. Berisha siguroi se PD do tė ndihmojė sėrish partitė e vogla pėr krijimin e grupeve parlamentare. Lideri demokrat deklaroi gjithashtu dje se qėndrimet dhe reagimet e opozitės do tė jenė tė forta duke paralajmėruar se kėtė vit do tė ketė edhe zgjedhje tė parakohshme. “Kjo ėshtė qeveria e urrejtjes mbarėpopullore, kjo ėshtė qeveria e konfrontimit me shoqėrinė shqiptare. Opozita do t’i kundėrvihet kėsaj qeverie me tė gjitha mjetet demokratike legjitime”, -tha ai. Lideri i opozitės denoncoi dje edhe rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike nė masėn 43%. “Tė rrisėsh ēmimin e energjisė nė kėtė mėnyrė, do tė thotė tė shkatėrrosh me njė tė rėnė lapsi qindra dhe mijėra vende pune, tė shtrenjtosh kafshatėn e bukės dhe ta shndėrrosh atė nė kafshatė mjerim, tė largosh nga shkolla qindra e mijėra fėmijė, do tė thotė tė pėrkeqėsosh shėrbimet publike, t’i shtrenjtosh ato nė mbarė vendin dhe tė pėrjashtosh njė pjesė tė madhe tė shoqėrisė nga kėto shėrbime”, -tha Berisha. Kryetari i PD-sė rivlerėsoi alternativėn e kėsaj partie pėr zgjidhjen e krizės energjitike nė vend, duke shtuar se paketa e pėrgatitur nga demokratėt kėrkonte pėrpunim, pasi ishte paraqitur rreth dy vite mė parė. “Unė mendoj se problemi po bėhet katastrofal nė fushėn e energjisė dhe kjo do tė ketė pasoja tė rėnda pėr qytetarėt dhe ekonominė e vendit”, -tha ai.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė nga kundėrshtarėt e Nanos komenton rregullin e ri tė statutit qė ndėshkon bojkotuesit

    Legisi: Nuk bashkohemi me opozitėn, presim vendimin e PS-sė

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Deputeti socialist Ndre Legisi ka deklaruar dje, se grupi i deputetėve tė njohur si kundėrshtarė tė kryeministrit Fatos Nano, nuk do tė bėjė asnjė grup parlamentar me opozitėn, pasi ata kanė interesa tė ndryshme. Ai ka hedhur poshtė idenė e hedhur sė fundi pėr mundėsinė e bashkimit tė kėtij grupi deputetėsh socialistė me opozitėn. “Unė nuk mund tė parashikoj se ēfarė do tė ndodhė pasi ne tė na largojnė apo nuk mund tė parashikoj nėse do tė na largojnė ose jo nga grupi parlamentar. Qėndrimet tona janė qėndrime tė deklaruara dhe nuk kanė tė bėjnė aspak me rolin qė ka opozita. Ka njė rol krejt tjetėr dhe ka qėllime krejt tė tjera nga qėllimet tona”, -ėshtė shprehur dje, pėr gazetarėt, Legisi. Ai tha se pėrjashtimi i tyre ėshtė “e drejtė e strukturave tė PS-sė, kryesisht e grupit parlamentar”. Ne do tė presim vendimin e tyre, tha ai. Personalisht kam qenė dhe jam i bindur se lufta pėr demokratizimin e jetės sė PS-sė dhe pėr mbarėvajtjen e qeverisjes sė saj ėshtė njė luftė e drejtė qė shkon nė favor tė elektoratit qė na ka zgjedhur. Njė ditė mė parė, sekretari pėr marrėdhėniet me publikun nė PS, Bardhyl Agasi ėshtė shprehur se PS-ja nuk ka si qėllim tė pėrjashtojė anėtarėt e saj. “Uroj qė tė jetė ashtu”, -ka qenė reagimi i Legisit. Ndėrkohė kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruēi ka deklaruar se ėshtė nė pritje tė justifikimit tė mungesės sė tyre nė seancėn parlamentare. “Unė nuk kam ndėrmend tė justifikoj mungesėn. Unė kam patur edhe takime me drejtuesit kryesorė tė PS-sė dhe ua kam thėnė paraprakisht shkaqet e qėndrimit tim”, -tha Legisi. Nuk mendoj se kjo ėshtė zgjidhja e duhur pėr tė gjetur metoda pėr tė shmangur njė pėrgjegjėsi qė tashmė ėshtė e njohur nga tė gjithė socialistėt, ėshtė statutore dhe nėse PS-ja do tė marrė ndonjė vendim nė zbatim tė statutit, ne do ta zbatojmė vendimin, u shpreh ai.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Shtohen zėrat pėr dorėheqjen e kryesisė sė PS
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 12:52
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •