panorama shkruan:

-------

Hetimi

Burime nga Prokuroria e Tiranės pohojnė se pas disa hetimeve, kanė vendosur tė ngrejnė njė tjetėr akuzė pėr tė paraburgosurin

Pas publikimit tė fakteve pėr zyrtarėt e lartė tė policisė

Shpifja, akuza e dytė pėr tė penduarin Bledar Mane



Tiranė

Bledar Mane njihet me akuzėn e re, atė tė “shpifjes”. 25-vjeēari qė prej mė se njė muaji, ka pėrfunduar nė qelitė e burgut 313-tė, pėrveē akuzės sė “falsifikimit tė dokumenteve”, tashmė i duhet tė pėrballet edhe me njė vepėr tjetėr penale.

Burime nga Prokuroria e Tiranės pohojnė pėr gazetėn “Panorama” se pas disa hetimeve, kanė vendosur tė ngrejnė njė tjetėr akuzė pėr tė paraburgosurin. Sipas organit tė akuzės Mane disa ditė para se tė prangosej, ka bėrė publike disa fakte ku implikonte nė rrugėn e paligjshme tė trafikimit tė qenieve njerwzore disa zyrtarė tė lartė. Njė nga kėta tė fundit, Mane nuk heziton madje t’i bėjė publik edhe emrin. Sipas Manes, njė nga ish-drejtuesit e Komisariatit tė Aeroportit tė Rinasit, ishte pjesė e grupit tė tij, qė i lehtėsonte punėn pėr ēdo klient qė kalonte me dokumente tė falsifikuara. Burime nga Prokuroria pohojnė se tė gjitha kėto akuza tė hedhura prej Manes, nuk janė tė vėrteta dhe sipas ligjit, mbi tė ngrihet edhe akuza e shpifjes.

Greva
Burime nga burgu 313-tė, ku dhe ndodhet aktualisht Bledar Mane, tregojnė se sapo ky i fundit ėshtė njohur me akuzėn e re, ka vendosur tė bėjė grevė nė shenjė proteste. Sipas Manes, ai duhet tė akuzohet pėr kėtė vepėr penale, nėse nė mėnyrė publike akuzon dikė pėr implikim nė trafiqe me tė. Ndėrkohė, ai ėshtė shprehur se me tė kanė lidhje zyrtarė tė lartė, por nuk ka pėrmendur emra. Tė njėjta burime, tregojnė se ai e ka vazhduar grevėn pėr disa ditė me radhė, por ky veprim nuk ka ndikuar tek Prokuroria duke e lėnė nė fuqi akuzėn e re tw ngritur kundėr Manes. Njėkohėsisht, mėsohet se Mane i ka kėrkuar ndihmė Grupit Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut pėr ta mbrojtur para togave tė zeza pėr tė dyja akuzat. Kėrkesa e Manes, ėshtė pranuar dhe do tė jetė pikėrisht avokati i tė drejtave tė Njeriut, qė do ta mbrojė atė nė procesin gjyqėsor.

Dosja
Manes, tashmė i duhet tė pėrballet me togat e zeza, jo vetėm pėr akuzėn e “falsifikimit” por edhe me atė tė “shpifjes”. Dosja me prova shkresore ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė mbėrritur nė Gjykatė. Burime nga Prokuroria tregojnė se nė dosje disa nga provat shkresore kyēe, qė do tė pėrdoren kundra Manes gjatė procesit gjyqėsor, do tė jenė dėshmitė e tij tė filmuara ku mendohet tė ketė pėrmendur edhe emrin qė i kushtoi akuzėn e re, si dhe dy pasaportat me identitetin e tij, njė shqiptare dhe njė bullgare. Tė njėjtat burime pohojnė se nuk do tė mungojnė edhe dėshmitarėt, tė cilėt do tė provojnė akuzat e ngritura kundra Manes. Ndėrkohė, nuk do tė mungojnė edhe dėshmitarėt e mbrojtjes qė do tė vėrtetojnė tė kundėrtėn.



Si u arrestua Mane

Dy pasaporta, qė sipas policisė ishin tė fallsifikuara, kanė vėnė edhe njė herė nė pranga Bledar Manen. Sė bashku me njė person tė dytė, ai u arrestua, javėn e parė tė muajit nėntor, nė afėrsi tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės. Sipas policisė, ai kishte me vete dy pasaporta, qė mbanin karakteristikat e tij, por me emra tė personave tė tjerė. Pėr herė tė dytė, ai u vu nė pranga me tė njėjtėn akuzė, atė tė falsifikimit tė dokumentave. Mane pretendon se u arrestua pasi ishte nisur pėr nė njė televizion, pėr tė deklaruar emra tė bosave tė lidhur me trafiqet. Edhe kėtė herė, ai ka kėrkuar nga hetuesit, qė tė marrin parasysh dėshmitė e tij rreth trafikut, duke denoncuar emra tė punojėsve tė policisė dhe personave tė tjerė me pushtet.



Gati nisja e procesit

Dosja ndaj Bledar Manes, pritet tė mbėrrijė mbas disa ditėsh ku dhe do tė hidhet shorti qė do tė pėrcaktojė gjyqtarin qė do tė gjykojė ēėshtjen. Vendimi i gjyqtarit tė ēėshtjes, do tė vendosė edhe nėse Mane ėshtė fajtor ose jo,pėr tė dy akuzat e ngritura ndaj tij.



Deklaratat
Ēfarė bėri publike Bledar Mane

Njė njeri qė deklaronte se kishte marrė pjesė nė trafikimin e njerėzve, ka mbushur para dy muajsh ekranet e disa televizioneve. Bledar Mane, do tė deklaronte publikisht se ishte penduar qė kishte marrė pjesė nė trafikun e qenieve njerėzore. Njėkohėsisht ai lėshoi njė lumė akuzash, ndaj zyrtarėve tė lartė. Sipas tij, ata kishin qenė gjatė gjithė kohės shefat e trafikut dhe kishin marrė pjesėn mė tė mirė tė kėtij trafiku. Nė intervistat qė dha Mane nuk pėrmendi emra tė kėtyre shefave, por sipas tij bėhej fjalė, pėr njerėz me peshė nė polici e politikė. Ai deklaroi se tė njėjtat gjėra bashkė me emrat, i kishte deklaruar para prokurorėve, kur ishte arrestuar kohė mė parė, me akuzėn e “fallsifikimit tė dokumentave”, por kėta nuk i kishin marrė parasysh. Mane tha, se nuk ishte marrė me fallsifikim dokumentash, por me trafikim tė personave, nga Shqipėria pėr nė vendet e perėndimit. Pėr tė qenė sa mė bindės, ai dėshmoi publikisht disa tė dhėna rreth kėtij trafiku.


Gazeta Panorama




----------------------------



I ziu Bledar... duke degjuar bubullimat e Xhefrit se... Ne..amerikanet i dime kush jan baronet e krimit ne shqiperi..etj etj..mendoi se erdhi dita te luftohet Krimi me rrenje dhe i mjeri guxoi te jap kontribut ne kte lufte duke vene vehten ne rrezik me shprese se ai dhe ato cka di ai do ndihmojne ne shpartallimin e Mafies se Baroneve te krimit..por u gabua..
Baronet qe pijne e hane me Xhefrin dhe kan gur e arrra ne dore.. e moren Bledar ziun e mbullen ne biruce dhe aty ja kendojne mire ka-rabelane..


sa gabohen njerzit..