DIL
Kur s'i qesh buza buzėqeshjes
Kur dhe vetmia zė vetmohet,
ti rri ngujuar brenda heshtjes,
po tjetėrkush pėr ty ngujohet.
Je gjeth i degės hijerėndė,
Je dru i pyllit qė nuk sos,.
Nga zėra njerzish rrafsh iu shembėn,
Tė moēmit mure Jerikosė.
Dikush pėr ty pėrbluan urinė,
Mos ndjejnė uri as zogjtė as ti.
Ti-njė shushamė njė suferinė-
Ngujuar brenda vetes rri.
Dil, sa pa rėnė nata e gjatė,
sa pa tė marrė Harrimi osh.
Nė kėtė botė tė pamatė,
Tė rrosh pėrkthehet: Tė luftosh!
Krijoni Kontakt