Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 235
  1. #1
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Kristal ne mjegull

    Nuk te shoh me.
    Me dukesh dhe me zhdukesh mes mjegulles.
    Rrezet e kristalta sa pak me ngrohen...
    Te ndjej qe po te humb...
    Kristal ne mjegull.
    Me shpirt te brishte,
    Me gunen e mosperfilljes mbuluar
    Teper i lemuar per tu kapur pas teje
    Teper i kerkuar, per tu mbajtur prej meje
    Pas dhimbjes tende me ler te ngecem...
    ...Stoli e cmuar.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #2
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Hapat e MI ne kete rruge.....
    Jehojne ne nje rruge tjeter
    ku
    degjohen Hapat e TU
    qe
    kaluar kane kete rruge
    Vetem MJEGULLA eshte reale
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  3. #3
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Dhimbja behet hallka
    Dhe hallkat lidhen zinxhir,
    Une eci zbathur
    Ne rrugen e pelegrineve
    Me zinxhirin tim varur ne shpirt.
    Dhe jehona e perplasjeve te tij
    Jehon, aty, ku me vone
    do te kalosh ti.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  4. #4
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Vec pluhur do te ngelem
    se piken lote,se leshove
    rreke e dhimbjes do behem
    do ngelem vec mirenjohje.

    Nje dite kam fryre si ere
    te nesermen si veri
    plogeshtia me ka mbuluar
    se cadren ta lash ty.

    Do kthehem ndoshta neser
    kur syte te jene verbuar
    e tinguj s'do degjoj
    s'pranove qe te duash.

    Nen klithmat e nates
    vec nje enderr ndajme
    tani qe s'jemi bashke
    kristal do te therras.

    and than again
    Edhe pak gjak aortal.

  5. #5
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Une erdha, te trokita ne deren e endrave
    Atehere kur gjumi te kishte marre
    Por ti ishe larg me endrra te tjera
    Dhe endra ime ishte shume e bardhe

    Dhe endra ime ishte shume e bute
    Nuk ngjante me endrat e tua
    Trokitja e saj e lehte ne dere
    Teper e brishte, per tu degjuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 06-01-2004 mė 00:52
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Unė erdha, tė mbėshtolla me ėndėrra
    Qė netėve tė errėta gjumi tė tė marrė
    Por shpejt tė mashtruan ėndėrra tė tjera
    Nuk e shihje mė ėndėrrėn time tė bardhė...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #7
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Mjellmat, vdesin te heshtura
    si endrrat
    Buze liqenit tim te dhimbjes
    ndersa bie muzg i shkrire
    varur ne cep te gjysemhenes.

    Dhe pikat e gezimit tend
    bejne rrathe
    Mbi suprinen e lemuar
    Te liqenit tim te dhimbjes

    Rrathe rrathe rrathe....
    Shushurima e shimbshme
    prish heshtjen e buzevdekjes.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #8
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Une e di,
    Ty malli per mua
    do te te marre.
    Ti mallin, me dege te njoma
    do thuresh kurore.
    Ne dege te pemes
    poshte dritares tende,
    do e varesh.
    Ne muzg,
    kur flladi ta perkunde,
    Ti do degjosh
    Tingujt e te qeshures time.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #9
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Dhe ora e murit zgjohet nga gjumi i plumbte
    Dhe ziejne prrenjte e digjen druret menduar
    Dhe bari qep me gjilperen e dites mugetiren
    Keshtu mengjesi ne syte e mi te celur hedh rrenje.......
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  10. #10
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Dite e kote,
    kembet terheq zvarre ne asfalt
    si femije,
    qe kepucet e vellait me te madh
    ka veshur.
    Minutat fluturojne te cmendura
    mbi asgjene,
    dhe mua me flene, krahet, kembet
    qerpiket.
    Dhe fjalet flene te hedhura
    andej_kendej,
    Si rrobat para seksit
    neper dhome.
    Vetem bota ime e pertejme
    rri zgjuar.
    e vetmja fije e gjalle
    tek une.
    Neser, me ate fije, floket e diellit
    do ti lidh,
    Ty dite, qe sot me duar prej femije
    po me mbyt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 13-02-2004 mė 04:11
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  11. #11
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    "naten" dhe..... asgje...
    asgje...,
    per petalet e keputura
    nje nga nje perbaltur
    asgje...,
    per te nesermen qe
    nuk do kete
    asgje...,
    per veren e munguar
    dhe dimrin e dhimbjes
    asgje....,
    per cfare ka qene
    dhe me nuk do jete
    asgje...,
    per endrat e thyera
    (me mire endra te thyera
    se endra te genjyera)
    asgje...,
    per eklipsin e diellit
    dhe diten e kthyer ne nate
    .........................
    neser lind nje dite e re
    shtatzene me....
    asgje...
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  12. #12
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ne nje bote
    Ku te pamundura nuk ka,
    ...................................

    Pikat e bashkimit te paraleleve
    Jane vullkane qe shperthejne
    Jane Niagara qe derdhen
    Tinguj vibrues.

    Pikat e bashkimit...
    Jane uragane qe mbeshtjellin frikerat
    Jane terheqja e te kundertave te magneteve
    Njollat e ndriteshme te diellit

    Prerjet e paraleleve
    Jane shkulme te ngrohta ere
    Qe shpirtin ta bejne rremuje
    Pika pa te neserme dhe te ardhme

    Jane verbimi drejtezave rrugehumbura
    Pabindshmerisht, mbi njera tjetren perplasur
    Jane vetem caste, qe nuk zgjasin kurre perjete
    Jane PRIVILEGJ........!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  13. #13
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Dje, kam pare nje djale te vogel qe luante me nje zhuzhak te gjelber. E kishte lidhur insektin per kembe me nje fije dhe sapo ai bente te fluturonte apo te largohej pak, e terhiqte drejt vetes. Pastaj e leshonte prap dhe e linte te ikte dhe perseri e terhiqte, sapo zhuzhaku largohej me shume se cduhej. Nuk donte ta humbiste. E merrte afer dhe e studionte. I shikonte krahet jeshile syte dhe kembet e vockela.
    Ne nje moment te caktuar, zhuzhaku i dha kraheve dhe cuditerisht fluturoi. Djali i habitur dhe i merzitur shikoi fundin e fijes me te cilen e kishte lidhur. Kemba e keputur e insektit kishte mbetur ne fije....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  14. #14
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Atje ku pushoja ne qetesi
    Nen barin e gjelber
    dhe nen nje ulli
    Kur treteshin dhe treteshin
    dhe duart dhe syte....
    Qendronte e gjalle
    Vec nje ender per ty
    Nje ender, me vesen e barit ushqyer
    Nje ender nga deget e ullirt freskuar
    Nje ender as eshter as mendim...
    ...........................................
    Pikerisht atehere erdhe ti
    Barin e shkele dhe te gjelbrin ulli
    Nga rrenjet e shkule,
    Dhe mua bashke me endren e gjalle per ty
    Nga varri nga nxorre
    Dhe na vrave perseri!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  15. #15
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Atje, ku kaq gjate te prita
    Dhe ti nuk arrite dot kurre
    U rrit nje lule e kalter
    Me rrenjet shtrenguar nen gure.
    ................................
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  16. #16
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Portret

    Gishta te holle delikat
    Dhe tingujt pikuar nga to
    Buzeqeshje e pafajshme feminore
    Nga floket e gjate hijesuar
    Dhe syte.... ah syte nuk ti mbaj mend
    por lekuren e bute mjekerrshkurter
    Dhe perseri tingju tinguj tinguj
    Nga tastiera mbi lekuren time
    Dhe prap buzeqeshja e hutuar
    Qe vinte nga larg dhe larg shkonte
    Dhe une serish aty prane
    Nga tinguj e tinguj mbuluar.

    ps. heren tjeter ne shkembim
    te cme dhe.
    Per syte e tu do shkruaj.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  17. #17
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Per nje mik te vjeter

    Me thua qe te ka munguar
    nje si mua?
    Po ti frike nga une ke pasur,
    Mos harro.
    Mos harro, ti kurre nuk me pe ne sy
    Tani te lutem mos me thuaj
    "Me ka munguar, nje si ty."
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  18. #18
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Per nje mik te ri

    Une prirem cuditshem ndaj teje
    ti cuditerisht me ndjek
    labirintheve te te njejtes loje
    Te dy rraskapitur, munduar
    Dhe veshim here ti dhe here une
    Te njejtin fat, sozi te arnuar
    I etur per shterje,
    E shterur nga etja,
    Labirintheve te te njejtes loje
    S'mbahet mend sa shekuj pa u takuar.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  19. #19
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Hedh syte ne fushe te betejes
    vec tym dhe balte peme te thyera
    Kufomat kapice nje mbi nje
    Atje ku luftuan vec tre.

    Qielli, nje qiell i murrme
    Qe s'kishte as diell as re
    Si shpirt i harruar rendonte
    Aty ku luftuan vec tre.

    As kishte te humbur dhe as te fituar
    Larguar ne drejtime te kunderta qe te tre
    Dhe kuja nje kuje e heshtur,
    Pezull mbi kufomat nje mbi nje
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  20. #20
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    me vesėn e buzėve tė tua
    etjen time do ta njomja

    e pastaj

    pak mė lartė do tė ngjitesha
    retė e mbarėsuara t'i gudulis

    pak mė thellė do tė depėrtoja
    ujėrat nėntokėsorė t'i trazoj

    e pastaj

    le tė bie shi pandėrprerė e le tė shpėrthejnė gurrat
    le tė pėrmbytet njė botė e tėrė po u desh
    por unė
    varkėn e Noes as qė kam ndėrmend ta kėrkoj...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •