Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79

    Agim Doci Fiton çmimin e pare per tekstin me te mire ne festivalin e 42 kombetar

    Per 3 nete rresht u dha ne Pallatin e Kongreseve Festivali i 42 i kenges.
    Çmimin e pare e fitoi Anjeza SHAHINI me tekst te Agim Doçit dhe muzike te Edmond Zhulalit
    Kjo kenge do na prezantoje ne Festivalin Europian qe do zhvillohet ne Turqi
    Urime te gjitheve atyre qe dhane kontributin e tyre per kete eveniment kaq te madh.
    Ne mos gaboj eshte hera e pare qe kenga shqiptare prezantohet ne nje festival Europian.

    URIME
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  2. #2
    Shkodranja mil Maska e @ngel_EyEs
    Anëtarësuar
    06-07-2003
    Vendndodhja
    crazy, busy, noisy.. London
    Postime
    51
    nuk me pelqej edhe aq shum kenga... por disi si ma e mira nga te tjerat...
    ne pergjithesi spektakli si i dekun, skishte gjalleri...
    pastaj mu shpif mariza ekonomi... priti cmimin e pare ajo e?? edhe me ate kenge qe yyuukkk... e shkreta, u zhgenjya...

    anjezes i uroj fat ne eurovision... dhe ishalla me kembe te mbare!
    totally lovable

  3. #3
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Kompozitori, poeti, kengetari. Nje skuader ku duhet te jene te gjithe ne forme perndryshe je i humbur.
    U uroj te jene ne forme kur te na perfaqesojne ne festivalin Europian.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  4. #4
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Jam dakort me ty @ngel, Mariza se meritonte hic ate vend qe zuri, Kujtim Prodani duhet ta kishte marre po nejse. Une per vete u gezova jashte mase qe e mori Anjeza se me mire se ajo asnje tjeter ne ate koncert nuk mund ta perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion. Mbase i vene gishtin kokes ata qe ja kane bere kengen dhe e perpunojne pak bukur para festivalit europian se ashtu sic eshte tani skemi gje ne vije.

  5. #5
    Urime Agimi Docit dhe gjithe fituesve te tjere ne kete festival. Kengen fituese nuk e kam degjuar, por shpresoj te jete nje perfaqsim i bukur i Shqiperise ne Eurovizion. Kush mund te na shkruaj dicka me shume rreth festivalit si psh kengetareve pjesmares, prezantuesve, skenografise, etj.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Une e ndoqa festivalin ne te tre netet e tij dhe te them te drejten kurre nuk kisha pare nje prezantuese me te dobet se Ledina Cela. Adi Krasta dihet qe eshte ne forme. Skenografia ishte e bukur, kryesisht dominonte ngjyra blu. Kengetaret ishin pothuajse 90% te rinj dhe niveli i kengeve per mua ishte tmerresisht i dobet pervec 3-4 qe nuk ishin dhe aq keq. Per vete them se Anjeza e meritoi po me pelqeu dhe kenga e Kujtim Prodanit, e atij si dhane asnje cmim sepse cmimin e dyte e mori Mariza qe se meritonte hic. Besoj se e ke degjuar qe Mariza nuk doli ne skene te merrte cmimin se u merzit, priste vend te pare. Overall festivali nuk ishte keq - Ledina ja prishte bukurine - po meqe fitoi ajo qe e meritonte te tjerat harroen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Festivali I Këngës Në Radiotelevizion

    BASHKËFORUMISTA TË DASHUR ERDHAAAAAAAAAA!

    Po ju shkruaj poezinë e cila fitoj Vendin e Parë në Festivalin e sivjetshëm me muzikë të Edmond Zhulalit nga e talentuara Agnesa SHAHINI!

    DUA TË BËHEM IMAZHI I YT

    Kur vjen në shpirt një dashuri
    sa e çuditshme të duket vehtja
    se ndjehesh krejt tjetër njeri
    dhe sa e shtrenjtë të duket jeta!...

    një puthje sa e kerkoj
    E ndjej në çast një mall
    I mbyll dy sytë - harroj
    Jam mbretëreshë si në përrallë!

    Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
    Dhe nuk shikoj dy hapa larg...
    Si çdo njeri i dashuruar
    në sy unë mbaj imazhin tat..

    Dua të bëhem paksa e krisur
    dua të bëhem dhe lot tek syt...
    dua të bëhem dhe gjum i prishur
    Dua të bëhem imazhi i yt!...

    Agim Doçi

    Tani më ndjeni por unë e shkrova sepse deshta të falënderoj në radhë të parë Anjeze Shahinin falë së cilës fituam çmimin e parë!
    Ju premtoj se do e fitojmë edhe në Festivalin Europian që zhvillohet prej 8 majit e deri me 12 maj 2004.
    Na ndihmoni me idetë tuaja se si duhet të përgatitemi që atje të nderohemi! Ja p.sh. si e mendoj unë dhe Edmond Zhulali:
    1. Do fusim elementë muzikorë karakteristikë si çiftelitë dhe ison labe:
    2. Do fusim veshjen tradicionale kombëtare tek këngëtarja Anjeze Shahini (Lunxherisë)
    3. Do fusim 4 vajza bukuroshe në kompleksin vokal instrumental të veshura me 4 kostume karakteristike shqiptare si p.sh: të KOSOVËS, TË VERIUT, TË JUGUT DHE TË SHQIPËRISË SË MESME
    4. etj,etj,

    Me respekt Agim Doçi

  8. #8
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Postuar më parë nga deep_blue
    O Agim! Para se njerezit te te ndihmojne ( mendoj shqiptaret per betejen e re ne Turqi),fillimisht te uroj per tekstin e shpallur nga ana e jurise, por ne skenen e Festivalit te Radiotelevizionit dole paksa i "hallakatur" jo per ndoj gje por na more fytyren ne forumistave mor i uruar .



    Te gjitha jane thene

  9. #9

    Si ide

    Nderimet e mia Zoteri Agim !

    Ju uroj per cmimin e pare edhe jam e sigurt se do na prezeonti mrekullisht bukur ne Turqi !

    Me duken shume te mira ato idet e juaj...une kam nje ide.

    Nuk e di sa keni pas mundsi te ndegjoni fleten e Rugoves,ajo flet vendose ne goje dhe jep nje tingull shume karakteristik por te mrekullushem!

    Me shume respekt
    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 29-12-2003 më 17:57

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78

    ku mund ta degjoj festivalin e fundit ne RTSH

    Kam degjuar aq shume ne kete forum te flitet per festivalin e fundit dhe per kengen fituse dhe kengetaren e re Anjkeza Shahini.Kush nga ju mund te me tregoje ku mund ta shoh festivalin dhe kengen fituse?Faleminderit per ate qe mund te me japi nje sugjerim
    :^lulja

  11. #11
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Re: Si ide

    Postuar më parë nga Mjellma

    Me duken shume te mira ato idet e juaj...une kam nje ide.

    Nuk e di sa keni pas mundsi te ndegjoni fleten e Rugoves,ajo flet vendose ne goje dhe jep nje tingull shume karakteristik por te mrekullushem!

    Me shume respekt
    Mjellma
    Apo nuk eshte nje instrument qe s'e ka kush ne Turqi , por ne Turqi ama!!!
    Mjellma do te te propozoj tek Rugova per nje ndarje te atyre gureve famoz, tejet te çmuar qe jep per njerez dhe raste te jashtezakonshme, por ty kesaj radhe per shpikje epokale dhe per merita kombetare.

    Po te kete njohuri Xhanem Anjeza per kete instrument ?
    Te gjitha jane thene

  12. #12
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Mbi te gjitha urimet e mija me te mira Agim per fitoren e rradhes ne kete festival.

  13. #13
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pranoi edhe urimet e mia te sinqerta Agim per cmimin e fituar !

    Ju lumte dhe suksese te metejshme

    Tani te me falesh per injorancen por ... Ky Festivali i Kenges Europiane qe do zhvillohet ne Turqi , eshte festivali i kenges se lehte apo popullore ?!

    Nese eshte i kengeve popullore me duket ide e mire perdorimi i instrumeteve te lartpermendura .
    Nese kemi te bejme thjesht me nje Festival Europian te kenges se lehte , atehere jam kundra instrumenteve te tille dhe do anoja me teper ne paraqitjen e nje kenge bashkohore si ne tekst , muzike dhe veshje....

    Thjesht nje mendim..

  14. #14
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297

    Re: Festivali I Këngës Në Radiotelevizion

    Postuar më parë nga Agim Doçi


    Tani më ndjeni por unë e shkrova sepse deshta të falënderoj në radhë të parë Anjeze Shahinin falë së cilës fituam çmimin e parë!
    Ju premtoj se do e fitojmë edhe në Festivalin Europian që zhvillohet prej 8 majit e deri me 12 maj 2004.
    Na ndihmoni me idetë tuaja se si duhet të përgatitemi që atje të nderohemi! Ja p.sh. si e mendoj unë dhe Edmond Zhulali:
    1. Do fusim elementë muzikorë karakteristikë si çiftelitë dhe ison labe:
    2. Do fusim veshjen tradicionale kombëtare tek këngëtarja Anjeze Shahini (Lunxherisë)
    3. Do fusim 4 vajza bukuroshe në kompleksin vokal instrumental të veshura me 4 kostume karakteristike shqiptare si p.sh: të KOSOVËS, TË VERIUT, TË JUGUT DHE TË SHQIPËRISË SË MESME
    4. etj,etj,

    Me respekt Agim Doçi
    Urime njëherë për çmimin e parë në Festival.
    U pasoftë edhe nga të tjerë.
    Nuk arrij të kuptoj se a do përfaqësohet Shqipëria në Eurovizion,apo në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës??

    Çifteli,iso labe,veshje popullore etj etj.
    Përse nuk fusni edhe GAJDEN dhe CURRLEN??
    Hiqni veglat muzikore moderne dhe futni gjithçka popullore.
    Pa shikoni mirë se ku po shkoni të përfaqësoni!!
    Me entuziazmin që po na paraqit se do fitosh edhe Eurovizionin,me ato që kërkon të futësh ,do jesh vërtet i pari por......nga fundi ama.
    Meqënëse kërkove mendime,besoj se do ta pranosh edhe këtë sugjerim,apo jo??
    Bye

  15. #15
    Faleminderit Zebbi per pergjigjen. Lexova edhe nje artikull ne lidhje me festivalin, por eshte gjithmone me interesante kur lexon nje pershtypje personale, jashte stilit te gazetave.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Të mos futësh në orkestracion elementët karateristikë të muzikës kombëtare, do të thotë që muzikës së lehtë grek ti heqësh BUZUQIN, ose muzikës së lehtë të grupit të Korçës ti heqësh Mandolinën. Nejse unë mirëpres mendime, dhe kënga do jetë moderne (e pa bërë synet)
    Gëzuar të gjithëve! Ardhtë viti 2004 me gëzime, vrejtje, propozime dhe sugjerime!
    Agimi

  17. #17

    Festivali i 42 i kengës në RTVSH

    Anjeza Shahini, fituesja e festivalit te 42 te RTSH-se..

    Urime dhe z. Agim Doci per ate tekst fantastik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  18. #18
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    O Agim!
    Po na trego edhe njehere se perse nuk do te jesh ne Turqi, per ta shijuar serishmi , shijen e fitores!!!!
    Te gjitha jane thene

  19. #19
    °»¤«°m짧¯Ðee°»¤«° Maska e ^BabY__GirL^
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    babys heart :)
    Postime
    325
    Anjeza sipas mendimit tim me te vertete e meritonte cmimin e pare...Mariza Ikonomi e prishi fare...nuk erdhi ne skene per te terhequr cmimin e saj priste me lart me duket...sa modeste(!)
    The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Zoti Agim Doci,

    Urimet e mia per cmimin e pare dhe suksese edhe ne Turqi.

    Do doja te shprehja edhe une mendimin tim mbi menyren se si do paraqiteni ne Eurovision.

    Kam ndjekur keto vitet e fundit Eurovision dhe kam pare se qe te zesh nje vend te mire atje duhet patjeter kenga te jete ne Anglisht, ose te pakten refreni i kenges. Sugjerimet e mia pra jane qe kenga te kthehet ne Anglisht, ose te pakten nje pjese e kenges. Gjithashtu mendoj se duhet te jete edhe nje grup koreografik prej 4-5 vetash. Besoj se do bejne nje pershtypje me te mire.

    Persa i perket veshjeve tradicionale, besoj se eshte teper e rrezikshme. Sidoqofte ju uroj suksese. Mendoj se do jete nje rast i mire te degjohet emri i Shqiperise per mire ne te gjithe boten.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •