Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Festivali i transparencës

    A ia vlen të zbulohen të gjitha sekretet? Ai që deri dje është përfolur për mungesë transparence duket se ka vënë mend. Festivali i fundvitit në Radio -Televizionin Shqiptar me aq rivalë të fuqishëm sa ka, iu desh medoemos të merrte disa masa për të mos humbur prestigjin. Këtë vit organizatorët e tij kanë shkuar deri atje me sigurinë, sa askush nuk do të hedhë më asnjë fije dyshimi nisur që nga detajet e bërjes së këtij evenimenti. Pika e dobët, ajo e transparencës është projektuar para publikut dhe krijuesve, korrektësinë e të cilave do ta gjykojnë disa juri. Drejtori i festivalit të 42-të në RTSH, Gëzim Podgorica i ka mëshuar fort këtij fakti për arsye se " një grup kompozitorësh të njohur kishin krijuar një cikël të mbyllur dhe ishin pjesëtarë në çdo festival, duke larguar në mënyrë të vetvetishme konkuruesit e tjerë". Podgorica, që në krye duket se e ka studiuar mirë situatën bashkë me ekipin e festivalit të sivjetëm, shprehet se nuk duan të thonë emra, por tërthorazi le të kuptojë se do të ndjehet mungesa e tyre në festival, emrave të kompozitorëve të cilët sipas Podgoricës, nuk iu bindën konkurencës legale dhe të barabartë. Organizatorët e festivalit i kanë parë si sakrificë në cilësi tërë këto masa, por këtë po e bëjnë për të rifituar besueshmërinë e veprimtarisë, që deri vjet ish vënë në pikëpyetje nga vetë këngëtarët pjesëmarrës, e sidomos ata "BIG". "Do të rritet prestigji, do të rrisim aksionet e besueshmërisë së festivalit gjë që është shumë e rëndësishme dhe për këtë po projektojmë një transparencë para publikut, krijuesve e cila i bën ata që vitin e ardhshëm të kenë një besueshmëri shumë më të lartë, dhe të hyjnë në mënyrë shumë më dinjitoze", shprehet Podgorica.

    Festivali - çmim me "Call center"
    Për të shuar kontestimet, organizatorët e Festivalit kanë menduar të thërrasin shërbimin telefonik "Call center". Në dispozicion të publikut është lënë një çmim, i cili do të ketë vlerën e 50% të vlerësimit për këngëtarin fitues. Përmes linjës telefonike me "0 900" teleshikuesit do të kryejnë telefonatën dhe këtë votë organizatorët kanë vendosur ta bëjnë transperante që për çdo dyshim mund të identifikohet numri telefonik se për cilin këngëtar ka votuar. Sigurisht kjo procedurë do të ketë nga pas grupin e juristëve.
    Ndërsa këngët janë përzgjedhur pasi kanë kaluar disa faza selektimi përmes një komisioni, me antarë kompozitorë të njohur si Alfred Kaçinari, Thoma Gaqi, Gazmend Mullaj, Selim Ishmaku etj.


    E vërteta e Festivalit Europian...a do të mbahet premtimi?

    RTSH do të paguajë 10 mijë franga vetëm për të garantuar pjesëmarrjen në fazën e parë të konkurimit në Festivalin Europian

    Të gjithë këngëtarët kanë pak a shumë tre vite që e sjellin si ëndërr ngjarjen më të rëndësishme të muzikës në Europë, festivalin europian.
    Kjo për arsyen se në edicionin e '39 të muzikës së lehtë në RTSH u premtua se Shqipëria do të përfaqësohej me fituesen e saj në këtë festival. Atë vit trofenë e mori këngëtarja Aurela Gaçe por ajo nuk e provoi emocionin e premtuar nga organizatorët e festivalit të RTSH-së. Gati këto përmasa ka marrë dhe këtë vit ky premtim.
    Ndryshe, këtë herë organizatorët kanë më bindje se fituesi do të jetë në festivalin europian që do të organizohet në Turqi më 15 maj 2004.
    Podgorica thotë se atë vit që u premtua, vendi ynë vetëm sa pat bërë tratativë, asgjë më shumë. Ndërsa garancia e këtij viti vjen pas deklaratës që kanë bërë përfaqësuesit e EBU-së në Tiranë që ishin dhe ndërmjetësues. Vetëm pas katër muaj bisedime u arrit të nënshkruhej kontrata dhe e drejta e hyrjes në konkurrim.
    Për të thënë realisht se ç'po ndodh me këtë kontratë pjesëmarrje para disa javësh u bë një konferencë për shtyp në RTSH.
    Nga ana tjetër, verbalin e procedurave për të hyrë në një aktivitet të tillë europian e sqaron dhe drejtori i Radios, Podgorica. Sipas tij ky është një realitet që të bën të besosh për faktin se janë bërë kontratat dhe ka përfunduar pagesa, një detyrim për të qenë pjesëmarrës në festival. "Ne kemi konfirmuar pjesëmarrjen atje dhe kemi shlyer detyrimet përkatëse financiare përmes EBU-së", pohon Podgorica.
    Por, organizime të tilla kanë strukturë korrektësie për pjesëmarrje dhe më pas konkurrim. Juria e ngritur nuk toleron dhe pse mund të hedhësh me mijëra euro për të qenë atje. Kështu do të ndodhë dhe me fituesin tonë të këtij festivali. Podgorica tregon se duhet të kalohen disa faza konkurruese, deri në daljen në skenë, nëse arrin të kapërcesh murin e jurisë së festivalit europian. Por secila fazë ka tarifën e saj respektive ku veç për të hyrë do të hidhet një shumë prej 10 mijë frangash.
    "Më pas janë tarifa të tjera shpenzimesh sepse do të marrësh pjesë në të gjitha fazat përgatitore, pra do të çosh grupin pjesëmarrës, do të ndjekësh të gjitha proçedurat, takimet që bëjnë ato, të vendosur në qendrat që merren me organizimin e festivalit europian", tregon Podgorica.
    Por ajo çfarë e bën më polemizuese pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë veprimtari është shuma e deklaruar këtu e tre vite më parë. U tha se për të qenë pjesëmarrës duhej paguar një shumë totale prej 70 mijë lekësh (pavarësisht në është fitues apo jo në një veprimtari, çdo këngëtar mund të shkojë dhe privatisht). Për këtë shumë të deklaruar Podgorica thotë se shifrat janë relative dhe të caktuara sipas vendeve, të cilët për nga zhvillimi nuk paguajnë njëlloj.
    Gjithsesi deri tani, ajo që siguron ky aktivitet sipas deklaratave zyrtare është vetëm garancia e pjesëmarrjes. Çdo gjë më pas do të varet nga këngëtari, nga ai që del fitues i këtij festivali për të cilin është paguar vetëm hyrja në fazën e parë të konkurimit.
    "Ne kemi vendosur brenda stafit tonë të shkojë kënga fituese me qëllim që të krijohet tradita dhe të largohemi nga subjektivizmat për të zgjedhur njërin apo tjetrin, pra të jetë kënga fituese që ka marrë vlerësimin më të lartë", ky është rregulli. Podgorica nuk harron të shpjegojë dhe një hollësi tjetër se autorët e këngës fituese mund të mos paraqiten me këngën e festivalit por kanë të drejtën e një krijimi të një kënge tjetër, ndoshta më të mirë.
    Ka pak shpresa që ky detaj të mos kalojë pa u polemizuar nga këngëtarë e kompozitorë.
    Por, në fund të fund dhe ky premtim, që thuhet se u bë realitet, është në atë "masën" e përgjithshme që ka ndërmarrë festivali i fundvitit në RTSH, pra të ritkthejë besueshmërinë e humbur në këto vite.


    Vlera financiare e festivalit
    Vetëm për këtë edicion të festivalit janë hedhur rreth 20 milionë lekë, të ndara posaçërisht për mbështetjen e këtij festivali, ka thënë drejtori Podgorica. Vetëm për çmimin e parë do të jepen 500 mijë lekë dhe gjithë shuma financiare e caktuar vetëm për ndarjen e çmimeve shkon në 1.5 milionë lekë. Por janë menduar të ndahen dhe shtatë kupa në këtë festival, që janë vlerësime nderi. Ndërsa për të hyrë në konkurrim, sigurisht pasi është selektuar nga komisoni, çdo këngë duke përfshirë tekstin, muzikën dhe këngëtarin kap shifrën prej 80 deri në 100 mijë lekë.

    Adi Krasta dhe Ledina Çelo mes "po-ve" dhe "jo-ve" në krye të festivalit

    Do thoni se çfarë i lidhi ata të dy, kur njëri është teper cinik dhe tjetra e shkund të tërë skenën me paraqitjen dhe zërin e saj. Ky është sekreti që nuk dihet kujt i shkoi më parë në mend. Organizatorëve të festivalit në RTSh apo regjisorit që e njeh mjaft mirë botën e çuditshme prej prezantuesi të Adi Krastës. Ai që di të bëjë "komandantin" në një skenë dhe është aq karizmatik, Krasta do të jetë në krye të festivalit të 42-të të këngës së lehtë në RTSH. Dhe sa për atë vajzën moskokëçarëse, që di të joshë publikun kur këndon, do të jetë hera e parë që guxon të prezantojë. Nuk e kish provuar më parë atë ndroje kur i thanë se mund të ishte ajo shoqëruesja e Krastës në një ngjarje të madhe muzikore. Ledina Çela deri në sekondat e fundit ka qenë në mes dilemës nëse duhet të ishte në skenë si prezantuese apo si këngëtare.
    Gjithsesi organizatorët e kanë vendosur mjaft herët se Çelo ishte më e përshtatshmja në krah të Krastës. Por me ngurrim e ka pranuar këtë ofertë këngëtarja jo vetëm për sprovën e parë që po i jepej rasti por dhe se dëshira e saj përkonte vetëm me këngën.

    @SPEKTRI

  2. #62
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    une nisa ca pare ne Tirane me ma cu kaseten apo CD-ne e festivalit me DHL u pa kjo pune
    RIPPR

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    13
    ZT Agim Doqi, Urime per fitimin dhe lexoja me perpara se kerkoje mendime per prezantimin e shqiperise ne festivalin evropian....

    Deshiraoja te jepja edhe une mendiminm tim...Meqenese ne jemi nje vend mesdhetare duhet nje kenge me te njejtin ritem....psh nje ritem Latina...edhe me qene se nuk jemi nje vend nga vendet e amerikes jugore prap se prap duhet te fitojme. Formula e fitim ne kenget e famshme tani per tani ne kohet e sotme eshte ritmi I salsas apo Latin....por jo 100%-pjesa tjeter te jete moderne me me shume ritm....Sot duhet nje kenge me ritem, qe te te beje se sben te kercesh pra me me shume DRUMS /KITARA etj etj.....Mendoj se kjo do jete nje formule fitoreje per arsye se edhe sot kengetare teper to famshem e te mellenj ne Angli e gjetke sado perendimore te jete kenga e tyre se kane lene pa futur nje qike muzike apo ritm Latin/ Arab etj dmth me ritem kercimi veqsa te te fuse rreshqethjet ne trup....Kengen kur e degjova kishte shume piano etj etj Mire per ne shqiperi por gabim ne nje kontest evropian....kjo nuk mbreteron ne shumicen rinise se botes sot... Mendimi qe teksti te kendohet ne gjysma shqip dhe gjysma anglisht eshte teper mendim i mire.....Persa i perket koregrafise dmth kercimit duhen disa quna dhe goca teper te afte dhe me te bukurit ne shqiperi. Ato duhet te kercejne te koordinuar te levizin ne te njejten kohe...Veshjet e tyre te jene te perkryera dhe e njejte per djmete dhe ndrysh nga gocat....por per gocat duhet te pakte ti tregojne pak FLESH dhe jo te mbuluara.....Ky ishte mendimi im qe besoj se garanton fitore me kuptimin e duhur! Urime
    ELECTROPHILIC ADDITION INVOLVES BROMINE AND ETHENE!

  4. #64
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Vertet se muzika latine eshte ne mode po nuk mendoj se Shqiperia duhet te paraqitet ne festivalin europian me muzike latine apo cfare do lloji tjeter te huaj duke qene se vete muzika shqiptare mund te perpunohet shume bukur, te behet ritmike dhe te pelqehet dhe nga te tjere.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e dionisi
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    thesaloniki
    Postime
    7
    doja t'ju jepja dhe une urimet e mia zoti Doci, kengen nuk e kam degjuar por perderisa moret cmimin e pare mendoj se vlen (flas per kengen ne total ,muzike dhe interpretim sepse si vargje as qe e ve ne dyshim).Sa per veshjen do te thoja mendimin tim se do te ishte me mire sikur bazuar ne shume motive te veshjeve tona tradicionale te krijohej per kengetaren nje veshje dhe moderne.Ndersa per instrumentet ne fjale do te thoja se eshte gje e mire por nese do te jete shume e kufizuar , sikur te degjoja kengen mund te jepja dhe mendimin tim se ku mund te hynin.Nuk mund te them se jam i perkryer per kete gje por mund te thoja se si do t'me pelqente mua te degjoja kengen .
    Sa per perkethimin e kenges nuk mund te ndihmoj sepse nuk di dhe aq mire anglisht sepse nuk me ndihmojne dhe aq rrethanat ,ndodhem ne greqi.
    ju uroj me sinqeritet suksese ne Festivalin Evropian
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Fat te mbare
    lotet jane per te gjithe , ato jane hyjnore

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Test...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2003
    Vendndodhja
    ne Burg
    Postime
    18
    jo
    O fshatar O zemer Gure qytetar Nuk behesh kurre.................................

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vini 1111 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #68
    ...........
    Anëtarësuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Un se pash ;(
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  10. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ore a di ndonjeri ndonje adrese ne internet per te degjuar kengen qe ta degjojme edhe ne refugjatet e shkrete. Urime zoti Agim , megjithese nuk e kam degjuar kengen.

  11. #70
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Urime dhe Pershendetje

    Anjeza u kualifikua per ne naten finale. Kenga ishte ne gjuhen angleze dhe cuditerisht permbante vetem dy strofa. Edhe pse versioni anglisht nuk ishte i asnjerit prej ne forumistave duhet te them qe ishte interesant, vetem se shume larg asaj qe Gimi ka thene ne Shqip. Prap se prap nga zemra ju uroj sukses
    Ty Gimi, Mondi e Anjeza. Ishalla fitoni te parin cmim.

    ketu mund ta degjoni kengen ne anglisht : http://www.albhost.net/muzike/anjeza.mp3
    RIPPR

  12. #71
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Edhe mua me beri pershtypje versioni i shkurtuar dhe i shnderruar (nga permbajtja fillestare ne shqip) i kenges, gjithsesi ne formen e paraqitur shkonte shume me muziken.

    Pergezime zotit Agim, zotit Zhulali, Anjezes dhe te rinjve qe e shoqeronin!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •