Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga Agim Doçi
    Të mos futësh në orkestracion elementët karateristikë të muzikës kombëtare, do të thotë që muzikës së lehtë grek ti heqësh BUZUQIN, ose muzikës së lehtë të grupit të Korçës ti heqësh Mandolinën. Nejse unë mirëpres mendime, dhe kënga do jetë moderne (e pa bërë synet)
    Gëzuar të gjithëve! Ardhtë viti 2004 me gëzime, vrejtje, propozime dhe sugjerime!
    Agimi

    BUZUQI,i nderuar,është vegël muzikore e huazuar në këngët greke.
    Ai u pranua nga aristokracia vendase vetëm dy shekuj më parë,dhe u soll, nga REBETËT grekë,të këngës së asaj kohe.
    BUZUKU ka ardhur nga TURQIA,dhe zuri vend tek grekët por ne ''tel te hollë dhe çift'',në të kundërt me turqit që luanin në ''tel të trashë''.Disa melodi dhe kengë popullore ''greke'',quhen TSIFTETELI,që do të thotë ne arvanitase ''çift tel'',se luhet me buzuk dhe siç e përdorin grekët ne TEL ÇIFT.
    Vegla tradicionale greke ishte HRPA.
    E shikon se si kanë zëvëndësuar edhe ata??
    Gjithashtu edhe grupi LIRA,mandolinën e ka te huazuar.
    Ajo nuk është tradicionale shqiptare.
    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga *DJ-ALDO* : 30-12-2003 më 23:23

  2. #22
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Prano dhe nga une urimet e mija te sinqerta z Agim.
    E di se ju i njihni me mire rregullat e lojes dhe keni pare me shume po mendimet e Deusit dhe DJ Aldos me gjejne plotesisht dakort .
    Nese po shkojme te tregojme kostumet tona te larmishme dhe instrumentat popullore atehe ju vafte mbare.
    Nese jo perpiquni me mjerez qe kane pervoje ne keto pune te na paraqisni sa me denjesisht se dhe kohet kane ndryshuar apo jo?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    JAM DAKORD ME VREJTJET DHE SUGJERIMET. NË ISTAMBUL PREJ DT. 8 MAJ DERI 12 MAJ 2004, AS UNË, AS ZHULALI DHE AS ANJEZA NUK DO KONKUROJMË PËR TË NDERUAR VEHTEN TONË, POR SHQIPËRINË TONË TË DASHUR E TË SHTRENJTË!
    DJ-ALBO - turqit kanë një instrument që quhet BAGLLAMA - dhe ngjan me buzuqin. Ajo që thoni ju për çiftatelin është e vërtetë, veçse Veriu i thotë DYZEN - dy zanash - dy zerash! NËSE DIKUSH kujton se niveli ynë është folklorik dhe alagjirokastrit GABON! Polifonija e jugut dhe sinfonija e instrumentave të veriut janë dy dy PERLA TË SHTRATIT MUZIKOR SHQYPTAR. Ndërsa kostumografi dhe Modelisti Ardi Asllani, shkëlqeu kur në Tiranë u organizua Festivali Ballkanik! Mos u nxitoni të dashur baahkëforumista! Prej vitit 1973 e deri para 5 netësh, kam marrë pjesë në 30 festivale të këngës në Radio Televizion dhe shpesh ju nuk e dini, që kangët që ju pëlqejnë ma shumë mbajnë tekstin e inxhinier Agim Doçit(!) Rrofshin poetët e mëdhenj të Kombit, lavdi poetëve të pavdekshëm si At Fishta dhe Naim Vithkuqari (Frashëri).
    Agimi që mirëpret çdo vrejtje e sugjerim vetëm Shqipëria të nderohet në Istambul!

  4. #24
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Zoti Agim, te pershendes per ate tekst te bukur qe keni shkruar aq kohe me pare per gruan tuaj. Mua mu be zemra mal kur fitoi Anjeza ate nate se vertet e meritonte. Persa i perket Eurovizionit, do tju sugjeroja te lexonit mendimet e degjuesve te huaj ne faqen "http://www.esctoday.com/news/read/2002" - sepse ne fund te fundit ata do te jene gjykuesit. Me duket domozdoshmeri perkthimi i kenges ne anglisht ndofta jo e gjitha dhe nga sa e kam ndjekur une festivalin neper vite kenget ritmike pijne me shume uje. Persa i perket futjes se elementeve tona folklorike, jam dakort po kam pak frike nga iso-polifonia se ndoshta e rendon shume kengen 3 minutshe. Jam pro ciftelise, ie referohem ketu Xixellonjes se Gilit qe kishte melodi me cifteli shume te embel dhe per veshin e nje te huaji. Sa per veshjet, kostumet shqiptare jane shume te bukura por uroj qe Anjeza te mos duket si Irini Qirjako ne Stamboll. Une kam pare ne plot festivale e koncerte kostume kombetare te modernizuara qe me kane pelqyer shume dhe them se do duket mire Anjeza e veshur me kohen por dhe me pak "touch" nga tradita. Nuk do t'me pelqente qe te dilnin 5-6 veta ne skene dhe te shpalosnin gjithe folklorin e Shqiperise ne 3 minuta sepse nuk eshte rasti. Mendoje se si debutante, Shqiperia ne kete festival duhet te qelloje ne zemer, duhet te bier ne sy per mire. S'prish pune edhe po sfituam, po te pakten te lem nje shije te re dhe te embel dhe te kemi edhe dicka tjeter per te treguar ne vitin 2005.

    Paskam folur shume, po kjo puna e Eurovizionit me ka hyre ne gjak mezi po e pres Majin. Une jam e sigurt se do perfaqesohemi denjesisht dhe ju uroj gezuar Vitin e Ri juve dhe te gjithe atyre qe po punojne per kete projekt.

    Per ata qe duan ta degjojne kengen, kam lexuar se mund te beni download tek adresa e mesiperme e Internetit por duhet te regjistroheni me pare. Vete se kam provuar prandaj shpresoj te mos kem dhene informacione te rreme.

    Gezuar Vitin e Ri te gjitheve!

  5. #25
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Urime Agim Docit per teksin e mrekullueshem ... kengetaren nuk e njoh por besoj se do te jete e mire perderisa mori dhe cmimin e pare ....

    urime dhe njehere nga une

    pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #26
    Shkodranja mil Maska e @ngel_EyEs
    Anëtarësuar
    06-07-2003
    Vendndodhja
    crazy, busy, noisy.. London
    Postime
    51
    hello hello ppl
    z doci me pelqen idea jote, muzika ashtu e eshte shume bukur, e lene ma me instrumenta te tjere. skam asnje dyshim qe kenga perfundimtare do te dali e jashtzakonshme...
    them qe do kishim pasur edhe me shume shanc per ndonje cmim nese teksti te permbante pak edhe anglisht....
    totally lovable

  7. #27
    vandal Maska e guntheric
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Vandalit nuk i pelqen fare festivali europian per nga lloji i muzikes. E urrej muziken pop! Nejse.
    Se pari uroj Agim Docin per cmimin. Se dyti po i shpreh mendimin tim per pjesemarrjen ne ate festival.
    Kengen nuk e kam degjuar dhe nuk di nese do jete ajo qe do konkuroje ne festivalin europian apo jo. Kjo nuk ka rendesi persa do shkruaj ne vazhdim.

    Besoj se duhet te dini me c'qellim shkoni ne festival. Per te marre nje cmim sa me te mire apo per te qene krenar me dicka qe ju deshironi dhe pelqeni? Do me kundeshtoni ketu duke me thene se te dyja nuk ndahen nga njera tjetra por besoj se e keni gabim. Te pakten kete besoj pasi lexova idete qe kishte Agimi. Nuk besoj se do merrni vend te mire ne renditje nese shkoni atje per te treguar vlerat apo muziken e shqiptarit. Kete e besoj per dy arsye. Se pari vitet e fundit gjithe shtetet pjesemarrese kane sa vjen e me teper vargje ne anglisht. Kuptohet lehte pse. Sepse ne gjuhet e tyre nuk kuptohet gje, dhe rrjedhimisht nuk eshte e mundur te fitojne. Ne shumicen e rasteve cmimin e pare e marrin vendet anglishtfolese, si Irlanda. Se dyti shtetet e tjera kane kuptuar se nuk eshte mjafton vetem vargu ne anglisht por duhen dhe marredhenie publike te mira. Cfare nga keto keni siguruar ju?
    Prandaj dhe pyes per cfare prisni nga ky festival. Nese vargjet jane ne shqip, vajzat do vishen me kostume tradicionale etj, pa dyshim qe do kenaqni shumicen e shqipetareve qe ju degjojne por ne asnje menyre nuk do kenaqni te tjeret, votat e te cileve do ju duhen. kujt i intereson ne nje festival modern te degjoje apo shikoje motive popullore veshjeje?! Ndoshta muziken mund ta degjojne ama vetem nese perpunohet mire. Mos harroni se shqipetaret nuk kane pervojen e duhur ne perpunimin e muzikes. Megjithate kritiket mund te jene paksa me te bute me ju meqenese eshte hera e pare qe shqiperia merr pjese. Sigurisht kjo nuk i ul vlerat e kenges, mos me keqkuptoni.
    white noise

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    MENDIME DHE NDIHMË!

    Të dashur BASHKËFORUMISTË.
    Jam shumë i lumtur që po më NDIHMONI me mendime tepër të vlefshme. Ju garantoj që nuk do ju ZHGËNJEJ në ISTAMBUL në EUROVIZIONIN e sivjetshëm.
    Kërkoj:
    CILIDO PREJ JUSH TË PËRKTHEJ NË ANGLISHT, MUNDËSISHT ME RITMIN DHE RIMËN E DUHUR VARGJET E MËPOSHTËME, DUKE IA QËLLUAR NË SHENJË!!!! PRA TË GJITHË LE TË SHKRIJMË AFTËSITË TONA GJUHSORE NË GJUHËN POETIKE ANGLEZE, DUKE JU PREMTUAR QË ANJEZE SHAHINI DO KËNDOJË GJYSMËN E KANGËS SIPAS VARIANTIT MA TË MIRË QË DIKUSH PREJ JUSH DO E PËRKTHEJË SA MË BUKUR, PA I HUMBUR KUPTIMIN E ASJA QË UNË E THEM NË SHQIP!!!!!!!!!!!¨
    JU LUTEM LE TË BËJMË KËTË A K S I O N A R T I S T I K që të nderojmë SHQIPËRINË NË ISTAMBUL!
    Mos harroni i vetmi "ALEAT" i yni do jetë fakti që SHQIPËRIA merr pjesë PËR HERË TË PARË! Hajdeni pra të fitojmë sëbashku.
    PËRSA i përket mendimeve të mija për VLERAT KOMBËTARE, ne kemi mundësi të bëjmë një VIDEOCLIP prej 5 - 7 minuta para KONKURIMIT. NË ATË VIDEOCLIP do shpalosim vlerat dhe identitetin tonë kombëtar - gjithmonë brenda MODERNES!
    PRES BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË FORUMISTAVE! NJOHËSIT E GJUHËS ANGLISHTE DHE POETËT E FORUMIT le të hidhen në këtë aksion artistik ku kënga "DUA TË BËHEM IMAZHI I YT!" të këndohet në gjysmën e dytë të saj DIREKT NË ANGLISHTE POETIKE DHE ME RITMIN E KËNGËS!

    Kur lind në shpirt një Dashuri
    Sa e çuditshme të duket vehtja...?!
    Se ndjehesh krejt, tjetër Njeri
    E sa shtrenjtë të bëhet jeta!...

    Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
    Dhe nuk shikoj dy hapa lark...
    si çdo njeri i dashuruar
    Në sy unë mbaj veç një imazh!

    (kjo këtu poshtë mendoj të këndohet ANGLISHT E GJITHA!!!)

    Një puthje sa e kërkoj (shijoj)
    E ndjej në çast një mallë...
    I mbyll dy sytë...harroj...
    Jam Mbretëreshë si në Përrallë.

    Refreni:
    Dua të bëhem paksa e krisur!
    Dua të bëhem dhe Lot tek syt...
    Dua të bëhem dhe Gjumë i Prishur!
    Dua të bëhem imazhi i yt!...

    Se ndjehem tjetër njeri
    E shtrenjtë më duket Jeta!
    Se ndjehesh tjetër Njeri!
    E shtrenjtë të duket Jeta!

    HAJDE PRA TË DASHURIT E MIJ, FILLONI E MENDONI DHE MOS I RRESHTINI PROPOZIMET SE PASHA BESËN DO FITOJMË!!!!!!!!! DO FITOJMË!!!!!!!!! SE JEMI TË GJITHË NE BASHKËFORUMISTAT SËTOKU!!!!!! NUKA JAM VETËM ME ANJEZEN DHE ME MONDIN, POR JU KAM EDHE JU! AAAAAAAAAAA EEEEEEEEEEEE MORRËT VESHT BRE????????!!!!!!!!!
    Agimi i juaj

    Shënim: mOS RRINI INDIFERENTË TI dikeafajtore, mace blue, loti i shpirtit, london girl, nitRoshi, kulla, Dita, Acid burn, ALBA, Dreri, Skënder Rusi dhe ti Shigjeta ime fisnike, asgjësikurdielli, llapjani, e të gjithë POETËT E FORUMIT - NISNI URGJENT TË BANI TEKSTIN NË ANGLISHT SIPAS STROFAVE QË JANË SHKRUAR MË LART!!!!!!!!

  9. #29
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Urime zoti Agim per fitoren ne festival!


    Tani po e lexoj te plote tekstin e kenges dhe eshte tekst i bukur. Nga kenga kam mundur te degjoj vetem pak nga refreni i saj (ne telefon) dhe aty me vrau pak veshin fjala "imazh", sepse ne shqip ka fjale qe mund ta zevendesojne.


    Me ate c'keni shkruar me lart ne kete teme, kuptoj se ne festivalin evropian keni te drejten e ndryshimit te elementeve perberes te kesaj kenge per ta paraqitur ne nje forme te re madje dhe te ndryshme nga ajo c'e keni paraqitur ne festival.
    Zeri i Anjezes eshte i mrekullueshem dhe me kengen mund te behet shume qe ky ze te nxjerre ne pah vlerat e kenges e te magjepse jurine e festivalit.
    Propozimet qe keni dhene vete deri tani jane shume te mire. Ne muziken e kenges duhet punuar per nje nderthurje te elementeve popullore me ato moderne dhe kenga duhet te dale jashte ritmeve karakteristike per festivalet shqiptare dhe per ato te festivalit evropian. Psh ritme karakteristike te festivalit une do te quaja ata qe vijne zakonisht nga kenget qe paraqiten nga vendet nordike. Nje antishembull i mrekullueshem per to dhe per faktin se edhe pa ritem karakteristik mund te merret cmim ne festival eshte kenga e Toto Cutugno-s ne fillim te viteve '90

    L'Europa non è lontana,
    c'è una canzone italiana
    per voi, insieme,
    unite, unite Europe

    etj..


    Ne paraqitjen skenike te kenges ndoshta duhet luajtur pak ne menyre teatrale....ne pjesen muzikore te kenges (nese ajo arrin te zgjatet me elemente popullore) mund te behet nje paraqitje e nje cifti te dashuruarish ku ajo cka paraqitet me fjale ne tekstin e kenges te ngjallet para syve edhe me pamje reale. Rolin e vajzes ta luaje Anjeza ose dhe ndonje nga vajzat shoqeruese. Nese kjo merret parasysh, atehere grupit shoqerues duhet t'i shtohet dhe pjesmarrja e nje djali.

    Perseri nese merret parasysh propozimi per nje loje te shkurter teatrale pa ze, mund te veprohet edhe keshtu:

    ne pjesen shqip te kenges loja vajze - djale behet me veshje popullore shqiptare

    ne pjesen ne anglisht te kenges loja vajze-djale behet me veshje moderne dhe vajza e djali te jene te tjere nga ata dy te paret qe do te bejne paraqitjen me veshje popullore shqiptare.


    Per pjesen e tekstit qe ju e propozoni qe te kendohet ne shqip, une do te jepja si mendim nje zevendesim te fjales "imazh" me nje fjale tjeter ne shqipe te paster dhe duke qene se nese ndodh ky ndryshim prishet rima me vargun e dyte te strofes perkatese, duhet ndryshuar edhe vargu i dyte.
    Per pjesen ne anglisht fjala imazh mbetet imazh ("image") kurse per pjesen tjeter duhet punuar qe poezia te mbetet serish e rimuar. Nuk mund t'ju premtoj shume, por lutja juaj brenda shenimit ne postimin tuaj te fundit, nuk do te mbetet pa u "degjuar". Do te perpiqem te sjell nje variant timin e uroj qe gjithe poetet e tjere te forumit te ndalojne ta japin nje variant te tille.

    Eshte nje vajze ne forum me nofken "Ekzekutuesja" qe ka bere nje perkthim ne anglisht te Kostandinit e Doruntines. Une do t'ju propozoja qe te viheshit direkt ne kontakt me te, sepse kam pershtypjen se ajo do te mund te jepte variantin me te mire ne anglisht per poezine tuaj.

    Grupit tuaj Poet-Kompozitor-Kengetare i uroj suksese ne festivalin evropian e meqe deri atehere ka akoma kohe per pergatitje ju uroj pune te mbare ne pergatitje e degjojini te gjitha propozimet e verejtjet qe do te mund t'ju bejne.


    Nderime,
    Dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 02-01-2004 më 14:28

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    I want to be your own image

    When Love blooms in a Soul
    it seems so strange to yourself?...
    'Cause you almost feel like someone else
    And how precious your life becomes!...

    I walk wondering in the streets
    not even looking over my steps
    like somebody who's in love
    In my eyes there's only one face!

    Oh how I look for one kiss (enjoy)
    I can feel now a call for...
    Closing my eyes... forgetting...
    Feeling like a story's Queen.

    Chorus:
    I want to be crazy
    I want to be tears in my eyes
    I want to be a sleepless night
    I want to be your own image!...

    'Cause I feel like someone else
    My life seems so precious
    'When you feel like someone else
    Your life seems so precious.

    Urime Zoti Doçi për fitoren. Shpresoj që të fitoni edhe në Stamboll.

    Sinqerisht,
    Drini.

  11. #31
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Nuk e di pse, por m'u duk nga vargu sikur është më e përshtatshme Jeta, sesa Imazhi, dmth "Dua të bëhem Jeta jote" sepse në vargë thuhet disa herë "Ah sa e shtrenjtë të bëhet jeta"... në ktë rast, jeta është më e thellë sesa "imazhi"...

    I want to be your own life

    When Love blooms in a Soul
    it seems so strange to yourself?...
    'Cause you almost feel like someone else
    And how precious your life becomes!...

    I walk wondering in the streets
    not even looking over my steps
    like somebody who's in love
    In my eyes there's only one face!

    Oh how I look for one kiss (enjoy)
    I can feel now a call for...
    Closing my eyes... forgetting...
    Feeling like a story's Queen.

    Chorus:
    I want to be crazy
    I want to be tears in my eyes
    I want to be a sleepless night
    I want to be your own life!...

    'Cause I feel like someone else
    My life seems so precious
    'When you feel like someone else
    Your life seems so precious.

    Thjeshtë një sugjerim Zoti Doçi.
    Drini.

  12. #32
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga Agim Doçi

    DJ-ALBO - turqit kanë një instrument që quhet BAGLLAMA - dhe ngjan me buzuqin.
    Përsëri je gabim.
    Bagllamaja,është dhe ajo vegël muzikore,që e përdorin edhe Turqia edhe Greqia.
    Ajo ngjan me çiftelinë,por është më e vogël dhe gjithashtu bishtvogël.
    Ajo që turqit kanë,në gjuhën shqipe,quhet MANDOLLË.
    Mandolla nuk ngjan me BUZUKUN,dhe as me Bagllamanë.
    Buzuku u transformua nga grekët,si formë.
    Grekët çdo gjë që bëjnë e bëjnë në të kundërt me turqit.
    PS:
    edhe kafenë e quajnë eleniko(greke),e pjekin dhe e pinë me ngjyrën e kakaos.

  13. #33
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Me universialitetin e vargjeve ne universialitetin e kulturave:
    duhet te jete princesha e perralles, krijese e brishte, e paster, fine dhe jo mbreteresha e perralles, shpesh e vdekur, ziliqare apo dhe shtrige e keqe,

    I want to be your image


    I want to be a little bit crazy

  14. #34
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Do shtoja se ne kete festival pervec nesh marrin pjese per here te pare edhe Andorra, Bjellorusia si dhe Serbia + Mali i Zi, keshtu qe nuk jemi vetem....

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    urime agim docit per vendin e pare, une kengen se kam degjuar akoma por shpresoj te jete kenge e mire pasi kot se mori vendin e pare, sa per euro- vizionin, turqia fitoi vendin e pare vitin e kaluar pasi kenga e tyre u kendua ne anglisht. Anjeza Shahini po kjo nga doli. urime!
    mateo

  16. #36
    i/e larguar Maska e benevolent
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    10
    Sa per festivalin,desha te them qe nuk kam arritur qe ti degjoj te gjitha kenget per arsye se ndodhem jashte dhe skam patur mundesi ta shikoj,por besoj se per ato qe degjova jo keq,ne te vertete kenget ne fillim nuk te pelqejne shume por kur i degjon per se dyti ose me shume te pelqejne...Nuk e di nese jeni ne nje mendje me mua.
    Kurse sa per festivalin Europian une desha te them qe per aq kohe qe e kam pare, aty ka njeçik politike shtetesh ne dhenien e pikeve.....keshtu qe shpresojme qe per Shqiperine do kete ndopak ngrohtesi....

  17. #37
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ja dhe versioni im
    Rimen mendoj se e kam arritur deri diku, per ritmin nuk e di se kengen nuk e kam degjuar... shpresoj te te pelqeje Gimi

    ||||| When Love blooms in your soul ||||


    When Love blooms in your soul
    how weird u feel u are
    'cause you seem to be the other one
    And how precious your life befalls...

    I walk wondering on the path
    not even looking above my steps
    akin to somebody who's in love
    in my eyes there's only one face!



    Gosh how much I seek a kiss
    one moment swell with melancholy
    I close my eyes both, and forget
    than I live the legend Queenly


    Chorus:

    A bit nutty I wish to be
    like tears, from the eyes rolling down
    I wish I was the sleepless night
    I wish to be your own sign!



    I feel I’m being the other one
    My life became beyond the price
    When you grow to be the other one
    No price can buy your precious life

    Urimet me te perzemerta z. Agim
    Ndryshuar për herë të fundit nga Acid_Burn : 04-01-2004 më 11:01
    RIPPR

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    OK, por na duhet edhe pak punë!!!!!!!!!!!¨¨ RITMI!!!!!!!! Do e nis kangën në adresë tuajën ose do e fusim në FORUM

  19. #39
    Urime Agim Doçi per vendin e pare, besoj qe e kishe merituar, edhe kenga nuk ishte shum e mire me pelqejti.

  20. #40
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Nje veretje kam per Edmond Zhulalin, Agim!
    Fundi i kenges nuk me pelqeu aspak .
    Me kete fund zor se mund t'u lesh mbresa dikujt ne Shqiperi e lere më ne EV.
    Fundi te jete me bindes. Me siguri e ka kuptuar kete Edmondi dhe e dinper cka po flas, gjithsesi percillja kete porosi.
    Hajt, fat shnet e pare o, Agim!
    Te gjitha jane thene

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •