Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs down "Cirk dhe buke"

    Ne Romen e lashte, Perandoret kishin gjetur nje formule qe edhe popullin ta kenaqnin, por edhe vete te qeverisnin pa telashe, te cilen e quanin "Buke dhe Cirk". Nje formule qe i bente qytetaret e Romes se lashte, te niseshin cdo mengjes drejt shkalleve te amfiteatrit gjigand dhe rrethinave te tij, per te shijuar betejat mes gladiatoreve, shfaqjet e trupave te ndryshme te muzikes, cirkut dhe teatrit antik. Per t'u harruar te gjithe aty, ku me ardhjen e drekes dhe darkes, njerezit e Perandorit shperndanin buken falas per qytetaret. Nje formule, te cilen Napoloni shume me vone e perkufizoi si vezullimin verbues te qeverisjeve te reja, e cila sigurisht shume me e sofistikuar, ndiqet edhe sot e kesaj dite, ne praktiken e vendeve ne zhvillim.

    Por, fatkeqesisht pushtetaret qendrore por dhe ata lokale ne Shqiperi, ende nuk e kane kuptuar sekretin e nje qeverisje pa telashe, duke i ofruar zgjedhesve te vet, me shume shprese te pakten ne dite festash si keto te fundviti. Ku dhjetra mijera emigrante qe vijne nga perendimi per te festuar me familjet e tyre, gjejne te njejten atmosfere te zbehte. Kete rradhe jo aq nga mungesa e energjise elektrike, sesa dekori qe ofrojne ne vendet me demokraci dhe zhvillim normal, festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

    Nje atmosfere e tille, pavaresisht nga disa vargje ndricuese ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", "Zog I", Rruget e "Durresit" dhe "Kavajes", ndihet edhe ne kryeqytet. Ku improvizimi i nje ambjenti gjigand argetimi per femije ne gjithe Sheshin "Skenderbej", me shume se i josh qytetaret me formulen sekrete "buke dhe cirk", i ben ata qe te shohin tek Tirana e tyre e ndryshuar, nje pasqyre te shemtuar te pamjeve qe te ofrojne vetem kryeqytetet e botes se trete. Lodrat me shume se i ftojne qytetaret te argetohen, i ka shtuar atyre dhjetra mije drejtuesve te automjeteve dhe kalimtareve, stresin e kalimit lirshem ne kryqezimin me te madh te kryeqytetit te tyre.

    Por, kjo do te ishte e keqja me e vogel ne keto ore festash, po te shohesh pertej rrugeve dhe shesheve te Tiranes. Ku thuajse ne te gjitha qytetet dhe fshatrat e tjere, mungon jo vetem atmosfera e denje e festimeve te tilla, por edhe kushtet me elementare per t'i gezuar ato me shoqerine apo me familjen. Duke e shnderruar formulen e vjeter "buke dhe cirk" te mbreterimit te perandoreve romake, ne nje pyetje edhe me te thjeshte: Mire cirk qe nuk ka, por sa shqiptare nuk do ta kene me 31 dhjetor "buken" e Vitit te Ri 2004?


    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    REALITETI SHQIPTAR ESHTE SA CINIK AQ DHE I HIDHUR,FATKEQESISHT.
    AI ME NJE FJALE MUND TE PERMBLIDHEJ VETEM "CIRK" PO NE KUPTIMIN CINIK TE KESAJ FJALE.
    ME C'DUKET, NE, DO T' NA DUHET EDHE NJA 1 SHEKULL PER TU KTHYER NE NORMALITET.

    PO DERI HAT'HERE DO T'NA E KENE VENE "HELMETEN" SIPAS KOKES,DHE NDOSHTA DO JETE SHUME E VESHTIRE QE KOKA TE MARRI NJE FORME TE NDRYSHME (PER MIRE)NGA AJO E "HELMETES"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    REALITETI SHQIPTAR ESHTE SA CINIK AQ DHE I HIDHUR,FATKEQESISHT.
    AI ME NJE FJALE MUND TE PERMBLIDHEJ VETEM "CIRK" PO NE KUPTIMIN CINIK TE KESAJ FJALE.
    ME C'DUKET, NE, DO T' NA DUHET EDHE NJA 1 SHEKULL PER TU KTHYER NE NORMALITET.

    PO DERI AT'HERE DO T'NA E KENE VENE "HELMETEN" SIPAS KOKES,DHE NDOSHTA DO JETE SHUME E VESHTIRE QE KOKA TE MARRI NJE FORME TE NDRYSHME (PER MIRE)NGA AJO E "HELMETES"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •