Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Rexhep Kastrati per RTK-n

    Nga trepca.net

    --------

    REAGIM LIDHUR ME NJĖ “SPECIALE” TĖ RTK-sė PĖR DEBATIN PUBLIK ME QYTETARĖT NĖ PRIZREN DHE SINDROMIN SERB TĖ PARAQITJES SĖ DISFATĖS SI FITORE




    -----------------------------------------------------------------

    28 dhjetor 2003 / TN

    ME ADEM, MILAZIM E ASTRIT, RTK-ja JO QĖ NUK BĖHET 100% E KOSOVĖS DHE E PAVARUR, POR KA RREZIK QĖ TĖ BĖHET ZĖDHĖNĖSE E NJĖ LUFTE TĖ MUNDSHME QYTETARE QĖ NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ PLANIFIKUAR TĖ NDODHĖ QYSH GJATĖ LUFTĖS DHE PAS SAJ

    Ashtu siē ishte paralajmėruar, tė shtunėn rreth orės 12, nė Shtėpinė e Kulturės nė Prizren, u mbajt njė debat ndėrmjet njė pjese tė stafit drejtues tė RTK-sė dhe qytetarėve tė paktė prizrenas, debat qė ishte paralajmėruar si debat pėr punėn njė vjeēare tė kėtij mediumi tė themeluar nga Dan Evertsi i OSBE-sė, e qė po mundohet t’i bindė qytetarėt se ėshtė medium publik. Edhe pse nė atė debat, Adem Demaēi, Milazim Krasniqi e Astrit Salihu pėsuan debakėl, nėpėrmjet njė “Speciale” qė RTK-ja e dha nė orėt e vona tė sė shtunės, u provua qė ky debakėl tė kthehej nė fitore, duke censuruar thėniet e mia, dhe duke mos i pėrfshirė me asnjė fjalė debatuesit e tjerė qė morėn pjesė nė atė debat, me ēka ky medium, pėr fat tė keq, e riktheu sindromin serb tė paraqitjes sė humbjes si fitore.

    Shkruan: Rexhep KASTRATI

    Po ēka ndodhi nė tė vėrtetė nė Prizren atė mesditė tė sė shtunės?

    Nė sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės nė Prizren, RTK-ja e hapi fushatėn e vet pėr ta bindur opinionin se ėshtė 100% i Kosovės, se ėshtė medium publik dhe qė nuk varet nga partitė politike. Edhe pse kėto sllogane kemi pasur rastin t’i shohim dhe t’i lexojmė qė sa kohė qoftė nė RTK, qoftė nėpėr pllakate tė ndryshme tė vendosura gjithandej, ardhja e njė pjese tė stafit drejtues tė RTK-sė nė Prizren dhe ballafaqimi i tyre me qytetarėt, ishte e para mundėsi pėr t’ua bėrė tė qartė se ende nuk ishin 100% tė Kosovės, ende nuk ishin medium publik dhe ende nuk ishin tė pavarur nga ndikimet politike. Pjesmarrja ime dhe e debatuesve tė tjerė nė kėtė debat mu kėtė synoi dhe kėtė me fakte.

    Pas fjalės sė Adem Demaēit si kryetar i bordit drejtues tė RTK-sė, tė Agim Zatriqit si drejtor i pėrgjithshėm dhe i tė tjerėve pas tyre, i dyti nga salla e mora fjalėn unė pėr tė dhėnė disa nga faktet pse medoja se RTK-ja nuk ėshtė 100% i Kosovės, se ende nuk ėshtė medium publik dhe pėr t’i dhėnė disa vėrejtje rreth skemės programore tė shfaqur gjatė vitit tė fundit dhe mė parė. Inkuadrimi im nė kėtė debat ishte konstruktiv, pasi qė edhe pse isha kritik, nuk kisha pėr qėllim tė denigroja as RTK-nė si medium, e as individėt qė ishin nė binė. Natyrisht se as qė e kisha ndėrmend tė bėja njė shqyrtim thelbėsor tė pozitės profesionale dhe jashtėprofesionale tė RTK-sė, pasi qė shqyrtime tė tilla do tė mund t’i bėja nė ndonjė debat qė mund tė bėhej me njerėz tė profesionit, e jo nė njė debat me qytetarė. Pėr kėtė arsye u ndala vetėm nė disa fakte qė tashmė ishin tė dukshme dhe tė pakontestueshme:

    - RTK nuk ėshtė 100% i Kosovės pasi stafi i saj drejtues ishte emėruar nga njė estabilishment ndėrkombėtar, e jo nga njė estabilishment vendės;
    - RTK nuk ėshtė 100% i Kosovės pasi qė nė bordin drejtues nėntė antėarėsh tė kryesuar nga Adem Demaēi, tre janė ndėrkombėtarė, e qė pėr 30-35% kėtij mediumi ia heq tė qenėt i Kosovės.

    Kėto dy fakte nuk i thashė pėr t’i fyer zotėrinjtė e RTK-sė, por pėr tė treguar njė realitet se ky medium ishte themeluar nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt edhe e udhėhoqėn punėn nė kėtė medium informativ dhe nė fund e krijuan njė bord nė tė cilin njė e treta janė ndėrkombėtarė, ka zėrin dhe ndikimin e vet nė politikėn redaktuese tė RTK-sė. Dhe pėr tė qenė 100% i Kosovės, sė pari do tė duhej qė stafi drejtues tė zgjidhej nga estabilishmenti vendės (i mundshėm Kuvendi i Kosovės) dhe bordi drejtues i tij tė jetė 100% nga Kosova. Pas kėtyre, u pėrqėndrova te programi qė po shfaq RTK-ja, pėrkatėsisht te ato pjesė qė mė interesonin mė shumė: te programi informativ dhe te ai kulturo-artistik, pasi qė ishin programet mė tė shikuara dhe mė tė dėgjuara nė njė medium audiovizuel, e rrjedhimisht edhe me mė ndikim.

    Nė anėn tjetėr, nėpėrmjet programit informativ kuptohet politika redaktuese e njė radiotelevizioni, e rrjedhimisht edhe varėsia apo pavarėsia politike e tij, kurse nėpėrmjet programit kulturo-artistik mund tė vėrehet se a ka pėr qėllim ai radiotelevizion ta kulturojė apo ta akulturojė publikun tė cilit i drejtohet dhe i referohet. Dhe pėr tė treguar se edhe nė kėtė drejtim RTK nuk ėshtė 100% i Kosovės pėrmenda edicionin e lajmeve, nė tė cilin vėrehet qartė se ky medium ėshtė larg sė qeni i pavarur nga partitė politike.

    Pėr tė mos i renditur faktet, unė e pėrmenda vetėm faktin se RTK mė shumė i kushton rėndėsi vizitės sė ndonjė drejtuesi partiak nė ndonjė katund apo nė ndonjė lagje tė Kosovės, se sa aktivitetit tė presidentit tė Kosovės. Dhe infomata pėr aktivitetin e presidentit shpesh ndodh qė tė jepet jo vetėm si lajm i dytė, por edhe si lajm i tretė, i katėrt, i pestė, e bile edhe jepet nė pjesėn e fundit tė lajmeve. Nė kėtė drejtim pėrmenda vizitėn qė njė drejtues i njė partie politike nė kishėn ortodokse tė Deēanit, e cila pėr RTK-nė ishte lajm mė i rėndėsishėm se aktiviteti i presidentit tė Kosovės, si dhe pėrmenda faktin se pėr RTK-nė ėshtė shumė mė e rėndėsishme shkuarja e kryeminstrit tė Kosovės nė shtėpinė e tij, se sa aktiviteti i presdentit tė Kosovės. Kėto nuk i thashė pse mė intereson varėsia politiko-partiake e RTK-sė, por duke u nisur nga vetėdija shtetėrore se presidenti i Kosovės ėshtė i pari i vendit, dhe ėshtė detyrė profesionale qė informtatat pėr aktivetetin e tij apo edhe materialet nga zyra e tij tė jepen si lajm i parė, e pastaj i drejtuesve tė institucioneve tė tjera tė Kosovės, etek pas tyre i drejtuesve politiko-partiakė.

    Edhe lidhur me disa emsioni debati qė po i shfaq RTK-ja, shpreha mendimin se pėrballė tė ftuarve po vendosen gazetarė qė jo nuk po dijnė t’i drejtojnė ato debate, por edhe nuk po i kuptojnė as vetė pyetjet qė po i bėjnė, duke e dėshmuar kėtė edhe me faktin se pyetjet e shkruara shpesh edhe nuk po dijnė t’i lexojnė si duhet. Kurse lidhur me programin kulturo-artistik shpreha pikėpamjen se vetėm mė nje “Dialog plus” dhe me njė “Kult” nuk mund tė mbulohet kultura. Filmat dhe serialet qė po shfaqen, nė anėn tjetėr, jo vetėm qė nuk bėjnė kulturimin e publikut, por pėrkundrazi janė duke e akulturuar, pasi nė to ka vetėm dhunė, krim, intriga, skena erotike qė janė tė ndaluar pėr fėmijėt nėn moshėn 16 vjeē dhe qė nė shoqeritė postmoderne shfaqen pas orės njė tė natės, kurse te ne nė kohėn kur shikueshmėria e televizioneve ėshtė mė e madhe, dhe sikur pėr t’i mbetur hatri dikujt se nuk i ka parė nė mbrėmje, rishfaqen edhe gjatė ditės.

    Nė kėtė kuptim, unė iu drejtova Milazim Krasniqit si anėtar i bordit tė RTK-sė dhe si njeri qė kohėve tė fundit po merret me sociokulturė qė tė di se a ka ndonjė opinion tė tijin lidhur me kėta filma, a po e shpreh atė opinion nėse e ka dhe a po ia pėrfill kush atė opinion. Ishte e kuptueshme se diskutimi im nė atė debat do tė provokonte bacėn Adem, i cili me tė parėn tha se presidenti i Kosovės nuk po bėn asgjė tė mirė pėr Kosovėn dhe se po tė bėnte diēka tė mirė pėr Kosovėn do tė jepej si lajm i parė, e kėshtu me radhė, siē ia ka zanat ai pėr tė mos e fshehur fare kundėrrugovizmin dhe kundėrlėdėkėizmin e tij, duke e demaskuar edhe njė herė vetveten, por nuk ma kishte marrė mendja se diskutimi im do ta pickonte edhe Milazim Krasniqin, i cili njihet nga e gjithė dynjaja shqiptare si ishte rritur nėn sqetullat e dr. Rugovės.

    Dhe ēfarė tha Milazim Krasniqi?

    Milazim Krasniqi, duke u munduar qė tė shpifė kundėr meje dhe tė denigrojė personalitetin tim, e demaskoi veteveten. Rexhep Kastratin e quajti sindrom tė njeriut qė dėshiron kontroll partiak mbi RTK-nė. Dhe stili i tė shprehurit, i vėrejtur edhe nė “Specialen” e stisur sipas qejfit tė tij nė RTK, e paraqiti Milazimin tamam ashtu siē e kishte mėsuar Rrahman Morina nė kohėn kur e kishte vendosur kryeredaktor tė dhunshėm tė “Fjalės” nė vend tė kritikut tė shquar, tė ndjerit Bajram Krasniqi. Dhe ky Milazim qė nėpėrmjet vijės partiake dhe pėr interesa partiake (tė Lidhjes Komuniste tė Kosovės) ia zuri vendin Bajram Krasniqit nė “Fjalė”, merr guximin tė shpifė kundėr meje pėr njė sindrom qė e ka vet e jo unė.

    Kur jemi te revista “Fjala” duhet thėnė se ka zėra qė thonė se pas asaj qė Komiteti ia punoi me anė tė Milazimit, Bajram Krasniqi u sėmurė dhe vdiq. Edhe pse as nuk dua ta pohoj e as ta mohoj vėrtetėsinė e kėtyre zėrave, duhet thėnė se Milazimin duhet ta vrasė ndėrgjegjia pėr vdekjen e hershme tė Bajram Krasniqit, kritikut, historianit tė letėrisė, semiologut dhe luftėtarit tė paepur pėr ēėshtjen kombėtare, vepra e tė cilit pėr shumė vite drite e ka bėrė mė tė madh se sa Milazimin. Dhe merr guximin ta quajė Rexhep Kastratin sindrom tė njeriut qė do varėsinė partiake tė RTK-sė, Milazim Krasniqi, ky njeri qė edhe para kishte marrė nga LDK-ja dhe nė emėr tė saj, kurse pas luftės e bėn punėn e Judė Iskariotit apo edhe tė Brutit, edhe emėr dhe autoritet, bile edhe identitet politik kishte marrė nė emėr tė dr. Rugovės, nė emėr tė tė cilit ēonte selam gjithandej Kosovės, nė kohėn kur, e di mirė vetė Milazim, mė mirė se ēdo kush tjetėr, se Rexhep Kastrati pėr shumė vite me radhė ka qenė shumė kritik ndaj LDK-sė, pikėrisht pse mbante brenda vetes njerėz si Milazim Krasniqi qė vetėm zhvasnin nė emėr tė saj. Dhe Milazim Krasniqi e di mirė, po ashtu, se Rexhep Kastrati pati kurajon qė nė kohėn kur vetė Milazim Krasniqi vrante e kthjellte, tė bėnte thirrje publike pėr Rexhep Qosjen dhe Adem Demaēin qė tė futeshin nė politikė, kurse klasa e atėhershme politike t’i pranonte ata jo si mish tė egėr, por si njerėz qė mund tė kontribuojnė.

    Por natyrisht Rexhep Kastrati nuk e ka bėrė njė thirrje tė tillė qė Qosja e Demaēi t’i bėnin ato mbrapshti politike qė i bėnė mė pastaj, por pėr tė kontribuar pėr ta ēuar ēėshtjen kombėtare pėrpara. Dhe ishin pikėrisht mbrapshtitė e Qosjes dhe tė Demaēit, krahas mbrapshtive tė tė tjerėve, pėrfshirė edhe tė vetė Milazimit dhe tė disa ikanakėve tė tjerė tė LDK-sė qė sot ose militojnė nė PDK, AAK, ose fshihen prapa asaj qė po quhet nė Kosovė “shoqėri civile”, e qė nė fakt u dėshmua se ishin karvan i lehėsve mė tė mėdhenj tė Kosovės, ato qė mė shtynė tė vihem hapur nė krah tė dr. Rugovės dhe tė LDK-sė.

    Prandaj, Milazimi i Krasniqėve, ka rrejtur me qėllim kur mė ka quajtur sindrom tė njeriut qė do kontroll partiak mbi RTK-nė. Dhe rrena, sidomos ajo me qėllim do tė duhej nga zyra nė tė cilėn ka punuar Astrit Salihu, nga Zyra e Pėrkohshme pėr Media, nėpėrmjet tė tė cilės zyrė Astrit Salihu ka dėnuar gazeta vetėm pėr pikėpamjet e shprehura politike, si dhe nga Prokuroria Komunale e Prishtinės, nė pėrputhje me nenin 64 pika 1 tė Ligjit Penal tė Kosovės. Por unė as qė e kėrkoj kėtė dhe as qė ia kisha kėshilluar as Zyrės sė Pėrkohshme pėr Media, e as Prokurorisė Komunale tė Prishtinės, pasi qė unė kurrė nuk kam denoncuar dikė nė kėto zyra. Nuk e kam bėrė kėtė jo se nuk kam pasur arsye, por pėr faktin se unė jam kundėr ēdo ndjekjeje apo dėnimi pėr tė shprehurit verbal, edhe nėse ato e cėnojnė, e fyejnė dhe provojnė ta nėnēmojnė personalitetin tim.

    Njė ndjekje tė tillė nuk do ta dėshiroja as pėr Astrit Salihun, i cili vetė ka dėnuar pėr shkak tė shprehjes verbale, pėrkatėsisht pėr pikėpamjet politike tė shprehura nė gazeta tė ndryshme tė Kosovės, i cili nė debatin e organizuar mbajtur nė Prizren, Rexhep Kastratin e quajti aktivist partiak, edhe pse do tė duhej ta dinte se Rexhep Kastrati kurrė nuk ka milituar nėpėr parti politike, se do tė duhej ta dinte se kur vetė punonte nė “Zėri” Rexhep Kastrati e ka pasur shumė vėshtirė t’i shprehte pikėpamjet kritike ndaj LDK-sė, aktivist tė tė cilit mė quajti mua. Dhe me kėtė nuk dua tė them se vetė Astrit Salihu nuk ka lejuar qė tė botoheshin shkrime tė tilla nė “Zėri”, por dua ta theksoj se vetė punonte nė njė revistė qė nuk lejonte deri vonė-vonė pikėpamje kritike ndaj LDK-sė.

    Nė anėn tjetėr, duhet tė them se nuk kam denoncim nė Zyrėn e Pėrkohshme pėr Media, as nė Prokurorinė Komunale nė Prishtinė kundėr Astrit Salihut, kundėr njeriut i cili pas karbonizimit tė Shaban Manajt nė vitin 2000, tė vrarėt e kėtillė politikė, jo qė nuk i quante tė vrarė politikė, por as viktima, jo vetėm pėr arsyet qė i thashė mė lartė, por edhe pėr faktin se atij ia kam dhėnė menjėherė atė qė e ka merituar. Dhe as Astriti vetė nuk besoj se e ka harruar mėnyrėn time tė tė dhėnurit njerėzve atė qė e meritojnė, ashtu siē besoj se nuk ka harruar as Milazimi kėtė gjė, pasi ka pasur rastin vetė ta provojė nė kurriz tė vetin. Dhe edhe kjo qė thashė deri mė tash ėshtė njė mėnyrė, nga mėnyrat e shumta pėr t’ua dhėnė kėtyre dy njerėzve, qė bashkė me Adem Demaēin, i cili hapur e shfaqi dispinimin kundėrrugovė dhe anėsinė e tij politiko-partiake si kryetar i Boridit drejtues tė RTK-sė, e kanė uzurpuar RTK-nė dhe po duan qė nėpėrmjet tė tij tė bėjnė atė qė nuk kanė mundur ta bėjnė as para luftės, as gjatė luftės dhe as pas saj, me mjete politike dhe tė tjera: ta rrėnojnė politikisht dr. Ibrahim Rugovėn, e bashkė me tė edhe LDK-nė.

    E Rexhep Kastrati ėshtė pikėrisht kundėr kėtij uzurpimi dhe kundėr kėtij keqpėrdorimi qė po i ėshtė bėrė dhe po i bėhet RTK-sė. Pra Rexhep Kastrati, edhe nė debatin e sė shtunės, kur Demaēi, Milazimi e Astriti pėsuan disfatė politike, morale e profesionale, u angazhua qė RTK-ja tė lirohej nga varėsia politiko-partiake, e jo qė ajo tė vihetnė varėsi tė tillė. Adem Demaēi, Milazim Krasniqi, Astrit salihu dhe gjithė tė tjetėr mund tė vazhdojnė tė shpifin nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr kundėr Rexhep Kastratit, se Rexhepi nuk e ka ndėrmend tė lodhet fort, por njė gjė duhet tė jetė e qartė: me Adem, Milazim e Astrit, RTK-ja jo vetėm qė nuk bėhet 100% i Kosovės, medium publik dhe i pavarur nga partitė politike, por njė ditė ka rrezik qė do tė mund tė bėhet edhe zėdhėnėse e njė lufte tė mundshme qytetare qė nė Kosovė ėshtė planifikuar tė ndodhė qysh gjatė luftės dhe pas saj.

    ------trepca.net----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,968
    hahahahahahahahaha
    prralla te rexhep kastratit ma !!!!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,968
    RTK 04/12/2003 20:06:21

    RTK gėzon besueshmėrinė dhe shikueshmėrinė mė tė lartė RTK

    Televizioni i Kosovės vazhdon tė ketė besueshmėrinė dhe shikueshmėrinė mė tė lartė nė Kosovė. Televizioni i Kosovės pėrballė dy televizioneve tjera nacionale komerciale Koha Vizion dhe Radiotelevizionit 21, udhėheq me shikueshmėri gjatė javės dhe me emisione qė transmetohen nė kohė tė ndryshme. Edicioni qwndror i lajmeve nė Televizionin e Kosovės nė fakt e pushton shikueshmėrinė nė tė dy televizionet e tjera dhe ka njė shikueshmėri pakrahasimisht mė tė lartė se edicionet e lajmeve nė Koha Vizion dhe nė Radiotelevizionin 21. Kėto tė dhėna janė bėrė tė ditura nga IREX, pas njė hulumtimi tė zhvilluar nė javėn e fundit tė tetorit, nga njė kompani britaneze e udhėhequr nga Helen Harrison.


    Televizioni i Kosovės ka shikueshmėrinė mė tė lartė edhe me programin e mėngjesit. Ky hulumtim ka renditur edhe shikueshmėrinė e emisioneve brenda pėr brenda tri televizioneve nacionale. Shkallėn mė tė lartė tė shikueshmėrisė nė Televizionin e Kosovės e kanė lajmet, pastaj renditen programet muzikore dhe filmat, nė Radiotelevizionin 21, serialet dhe muzika, ndėrkaq nė Koha Vizion shkallėn mė tė lartė tė shikueshmėrisė e kanė programetė sportive.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,968

    Adem Demaēi



    Pėrgjigje shikuesve tė RTK-sė






    Ideja e kontaktit me shikuesit e RTK-sė po shihet se ėshtė me vend, mirėpo po shihet qartė se duhet kohė e madhe pėr t’u dhėnė tė gjithėve pėrgjigjen e dėshiruar dhe tė merituar.
    Nga kėto qindra e qindra pyetje qė mė janė drejtuar unė jam mahnitur pėr tė mirė dhe prandaj kėtė praktikė gjithsesi do ta vazhdojmė. Besoj se, shumė shpejt do tė vijė koha qė tė mund t’u pėrgjigjem tė gjithėve sepse pyetjet kanė tė bėjnė me fatin e Kosovės dhe tė qytetarėve tė Kosovės. Kėsaj here, pėr mungesė tė kohės do tė pėrgjigjem vetėm nė disa nga pyetjet qė kanė tė bėjnė me punėn dhe veprimtarinė e RTK-sė si dhe disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės.
    Mirėpo, meqė tė gjithėve qė mė keni shkruar, qė mė keni provokuar dhe qė me keni sharė, pra, meqė tė gjithėve pa pėrjashtim ju dua shumė, nė mua shfaqet dėshira qė tė ju zbavis paksa. Nė mesin e atyre qindra e qindra pyetjeve e shumė lėvdatave e komplimenteve qė mė drejtohen janė edhe disa pyetje tė kulturuara nė stilin “a je normal?” Dhe, tė them tė vėrtetėn, nuk jam normal. Sepse njerėzit normalė nuk i duan ata qė i shajnė, i pėrbuzin, i pėrqeshin dhe i shpifin. E, unė, qė nuk jam normal i dua qė tė gjithė. Njerėzit normalė jetojnė nė strese, nė halle, nė brenga, nė frikė, nė mosbesim ndaj tė tjerėve, nė pėrpjekje tė lodhshme e tė vazhdueshme qė tė fshihen prapa pamjes sė tyre tė jashtme. Unė jo. Njerėzit normalė i vlerėsojnė njerėzit tjerė jo pėr atė se ē’janė, por pėr atė se ē’kanė. Unė jo. Njerėzit normalė bėjnė ēfarė bėn shumica sepse nuk kanė guxim dhe nuk duan qė tė dalin nga norma qė e pėrcakton shumica me shumėsinė e vet. Unė jo. Njerėzit vishen si vishen shumica, i nėnshtrohen modės. Unė jo. Njerėzit normal shikojnė interesin e vet dhe tė familjes sė vet, kurse pėr interesin e pėrgjithshėm ēajnė kokėn mė pak. Unė jo. Interesin e pėrgjithshėm gjithėherė e vura mbi e para interesit personal e familjar. Prandaj unė isha dhe mbeta jonormal. Kur tė vijė koha dhe, ajo do tė vijė patjetėr, qė shumica ta vėrė interesin e pėrgjithshėm mbi e para interesit personal, atėherė Kosova do tė jetė e lirė. Atėherė, mua dhe pakicės si mua qė jemi sot, nuk do tė na thonė jonormalė, por asaj pakicės vehtijake(qė sot ende ėshtė shumicė) do t’i thonė jonormale. Atėherė shumica atdhetare do tė vendosė normėn e normales. Kėtė synim sot ka RTK-ja. Kemi shumė tė meta, kemi shumė lėshime, por ne do tė pėrmirėsoshemi. Unė jam i bindur qė duhet tė pėrpiqemi qė t’i bindim shumicėn e qytetarėve tanė se interesi i pėrgjithshėm i Kosovės ėahtė mė i rėndėsishėm se sa interesi i individėve, se sa interesi i partive, se sa i disa grupeve e klaneve. Kėtė tė vėrtetė njerėzit po e kuptojnė pėrditė e mė shumė. Kjo shihet edhe nga pyetjet tuaja tė shumta. Prandaj, edhepse e di fare mirė se nė ē’krizė tė thellė ekonomike ėshtė Kosova, RTK-nė duhet ta pėrkrahim. Sepse nė kėtė mėnyrė pėrkrahim veten tonė dhe procesin e pandalshėm drejt lirisė sė plotė dhe shtetit tė pavarur tė Kosovės.
    Kosova ėshtė nė vlim sepse njerėzit e saj kėrkojnė rrugėdalje. Dhe, kur njerėzit kėrkojnė rrugėdalje me kėmbėngulje, rrugėdalja gjendet. Njerėzit po u kthehen pėrditė e mė shumė vlerave tė veta tė vėrteta sepse atyre qė shtyheshin pėr kolltuqe po u del boja. Vetėdija e ngritur ka pėr tė sjellur organizimin e lartė dhe organizimi i lartė ka pėr tė sjellur energjinė e nevojshme e cila ka pėr tė vėnė nė lėvizje shumicėn dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės tė cilėt do tė arrijnė lirinė e plotė pėr tė gjithė. Populli i organizuar do t’ua bėjė tė qartė tė gjithėve nė botė se ėshtė pjekur tashmė pėr tė qeverisur veten nė njė shtet modern dhe demokratik.
    Politika ėshtė shprehje e koncentruar e ekonomikės, prandaj me vendosjen e politikės sė drejtė e tė vėrtetė do tė mėkėmbim edhe ekonominė e vertetė e tė shėndoshė.
    Njerėzit tanė pyesin me “po ose jo”, “para 2005-tės apo pas kėtij afati?” Ende janė shumicė ata normalėt qė kanė dėshirė qė dikush tjetėr t’ua sjellė lirinė dhe shtetin e Kosovės. Ende janė shumicė ata, ndonėse edhe pėr pak kohė, qė mendojnė se 90% tė fatit tonė varet nga faktorėt e jashtėm. E, ėshtė e kundėrta. Liria nuk falet sepse ajo ėshtė aq e kushtueshme sa qė nuk ka ēmim. Dhe, vetėm liria nuk ka ēmim. Tre euro e gjysėm janė shumė pėr tė varfėrit, por pa lirinė as milionat nuk vlenin gjė. Kėtė e pamė. Shumė tė freskėta i kemi plagėt. Sot nė Kosovė, vetėm pėr duhan shpenzohen 50.oooooo euro. Pėr duhanxhinjtė kjo ėshtė normale, por pėr ata qė gjakojnė lirinė e shtetin e pavarur tė Kosovės nuk ėshtė aspak normale. Njėri nga ju tė dashurit e mi pyet: “ A mund tė ndodhė qė tė na kthehen ushtarėt e policėt serbė?” Duhet ta dini copė se nė Serbi po bėhen gati tė vijnė pėrsėri nė pushtet ēetnikėt dhe neofashistėt. Nė Rambuje e Paris, katėr shqiptarė tė mjerė, duke nėnshkruar (Mos)marėveshjen e Rambuje-Parisit, kryengritjen e lavdishme ēlirimtare tė udhėhequr nga trimat e UĒK–sė e shpallėn pėr konflikt tė brendshėm qytetar nė Jugosllavi. Duke nėnshkruar e miratuar nenin pėr sovranitetin e integritetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn pranuan Serbinė si shtetin e vet. Nga kėto tė vėrteta sot normalėt po frikohen prandaj edhe po bėjnė ēmos qė t’i fshehin. Prandaj edhe po i thėrrasin jallanxhi shahitėt nga Parisi qė nė Kosovė t’i quajnė tė ēmendur ( demek jonormalė) ata qė ishin kundėr shkuarjes nė Rambuje. Rezoluta 1244 e KS tė OKB ishte pjellė e (Mos)marrėveshjes sė Rambuje-Parisit. Edhe nė Rezolutė ėshtė neni qė bėn fjalė pėr sovranitetin dhe integritetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn. Edhe nė Rezolutė ėshtė neni qė parasheh kthyerjen e forcave ushtarake e policore serbe midis kufirit Kosovė Shqipėri dhe Kosovė Maqedoni. Kėto fakte normalėt i kanė fshehur para normalėve. Vetėm ne jonormalėt kemi folur kur ka qenė koha pėr kėto fakte dhe, po flasim edhe sot. Prandaj para syve tė normalėve ne jemi jonormalė. Normalėt ishin ata qė nė Rambuje-Paris nėnshkruan sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn dhe, po tė njėjtit erdhėn kėtu, nė Kosovė dhe filluan tė flisnin pėr lirinė dhe shtetin e pavarur tė Kosovės. Dhe, normalėt as nuk u lodhėn qė tė verifikonin faktet, por memzi pritėn qė t’u besonin kėtyre mashtrimeve. Mirėpo dielli nuk fshihet me shoshė dhe as minarja nuk futet dot nė thes. Tani kur sharra ra nė gozhdė, normalėt mundohen me zhurėm e poterė qė tė fajsojnė z. Holker qė punon pa u lodhur pėr sendertimin e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB. Tani normalėt mundohen qė t’i kthejnė prapa tė drejtat e rezervuara qė, me Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, vetė ia dhanė tė Dėrguarit Special tė KS tė OKB. Por kjo punė nuk shkon. Saherė qė normalėt mundohen tė prejnė saksinė nė tė cillėn vetė u futėn, madje edhe u turrėn, sharra u hasė nė gozhdė. Tani qytetarėt e Kosovės me tė madhe kanė filluar qė tė bėhen jonormalė. Madje pėr kėtė nuk turpėrohen fare. Kėrkojnė liri tė plotė dhe shtetin e pavarur tė Kosovės. Normalėt-mashtruesė, pas asaj fazės atje tjetėr nėnshkruaj, kurse kėtu tjetėr fol e tjetėr puno, kanė ra nė krizė tė thellė. Numri i jonormalėve qė po kėrkojnė liri tė plotė e shtet tė pavarur po shtohet me tė shpejtė, kurse numri i normalėve qė po koten nėpėr kolltuqe po zvoglohet. “Standardet” po ua shkundullojnė kolltuqet. Kosova po zgjohet nga hipnoza politike dhe nga qyqarllėku i vetmashtrimit.
    Para disa ditėsh nė Vjenė ka shkuar i tėrė kreu politik i Kosovės qė atje tė trajnohet pėr bisedime me Beogradin. Vallė, a do tė trajnohen apo do tė tranohen atje liderėt normalė tė popullit ende nė shumicė normalė tė Kosovės?
    Tani, krejt nė fund, tė tallem edhe unė pak me ju, a doni tė mbeteni normalė nė joliri, apo doni tė bėheni jonormalė nė liri? Prej jush varet. Zgjidhni!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Adem Demaci eshte mashtrues i madh.
    Ai mir e di se pse delegacioni shqiptar ne Rambuje firmosi Letrat qe ja dha Euro-Amerika..
    Populli Kosoves ishte perzen nga Trojet..
    Cdo shpije fshati e qyteti po i dilte tymi..
    Ushtria Serbe po masakronte femije gra e burra..
    Po ZHDUKEJ RRACA SHQIPTARE..dhe kjo ngjarje eshte e re e jo para 500 vjetesh qe Demaci kujton se mashtron dike..
    Ne kto kushte te renda e vetmja alternative mbeti per Shqiptaret te firmosnin Letrat e Ollbrajtit qe ollbrajti te kishte shancin te inicionte Nderhyrjen ushtarake te Natos..

    UCK e Adem Thaq Qose Demacit ishte shpartalluar dhe kte e dinte cdo kush ne Kosove.
    E vetmja drit Shpetimi ishte NATO.
    E vetmja pun qe u kish ngel Shqiptareve te benin ish pikerisht Nenshkrimi i rambujese..

    Qe ademi nuk nenshkroi nuk e ben ate Hero por nje dhelper dhjeramane qe ju shmang pergjegjsise..

    Ai diti mire ti mesoj LIM-Thaqat se si behet Lufta kunder LDK gjat kohes se Masakrave Serbe..por ai dhe drejtoria e Qose Thaqve..nuk diten se si behet lufta kunder SHKAUT..

    Adem Demaci kurre ska rrezikuar per popull. Ai eshte megalloman psikopat qe i pi gjakun simpatizantave te tije me privilegjet e panumerta qe u kerkon..
    Enveristet Kosovare kan 20 vjet qe e mbajn me Deviza kte kopuk duke ja ndertuar nje Vile luksoze ne mes te Prishtines e ku nga aty ai drejtone kto vite aksionet destruktive ne dem te Kosoves si dhe perpilon Listat se kush duhet likujduar fizikisht.

    Adem Demaci eshte i pabese.. Ai tradhetoi mareveshjen e OSLOS dhe sot saboton cdo dite punen per pamvaresine e Kosoves..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,968
    Brari po kur ore i gjor do te afrohesh vetem per nji milimeter prej njerzve ore burr se sot per sot shum larg nga tyre je.


    Ja se qfar thua:

    Brari
    *UCK e Adem Thaq Qose Demacit ishte shpartalluar dhe kte e dinte cdo kush ne Kosove.
    E vetmja drit Shpetimi ishte NATO.*



    Po pse po rren po a ma mier e di une qe kam qen ne malet e kosoves deri kur kan hy trupat e KFORIT a ti ???!!!
    po qfar shpartallimi i UĒK-se ore shqipfoles?!



    Brari
    *Adem Demaci kurre ska rrezikuar per popull.*



    Hahaha jo te nan tereza ka pas nejt 28 vite o Zot ku ke jetue e ku jeton ore brari?



    Brari
    *Enveristet Kosovare kan 20 vjet qe e mbajn me Deviza kte kopuk duke ja ndertuar nje Vile luksoze ne mes te Prishtines e ku nga aty ai drejtone kto vite aksionet destruktive ne dem te Kosoves si dhe perpilon Listat se kush duhet likujduar fizikisht.*


    Prap rren e kullueme!



    Brari
    *Adem Demaci eshte i pabese.. Ai tradhetoi mareveshjen e OSLOS dhe sot saboton cdo dite punen per pamvaresine e Kosoves.. *


    O per bes te shqiptarit e te zotit nuk ka shqiptar qe kam ndegjue gjith ket urrejtje ndaj ati qe me se shumti sakrifikoi per popullin e vet si ket brarin.
    Po mier e ke se kur baca Adem e hapi zyren e UĒK-se ne mes te Prishtines ai dosti i yt rrrugovna i puthke popat e rusis e serbis ne beligrad dhe per ata edhe gjith ket shpifje e urrejtje ndaj Baces Adem o lum shpija e shqiptarija qe te ka.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    537

    Mbeturinat staliniste Shqiptare Kosovare Qose & Adem

    Hihihihihi , o Brari !

    Adem Demaēi e Rexhep Qosja kanė fituar moral dhe etikė sėrbe . Gjuha Shqipe iu ka mbetur si Gjuhė e Dytė mė .
    ASL - Albanian as Segond Langueg .

    Kėta edhe humbjet i konsiderojnė fitore ,e si tė tilla edhe i festojnė .
    I pari - Ademi ,pasi ka ndejtur gjatė me ta ( sėrbėt , mė shum se me Shqiptarė ) i ėshtė atrofuar truri - prandaj i quan sėrbėt vėllezėr dhe propozoi motrėn e vetė rada trajkoviē pėr kryetare tė Kosovės.
    E i dyti ( Qosja ) puna e dhuratės sėrbe '' 4 juli ''( festė vetėm sėrbe ,se jo ish jugosllave) ,titullit Akademik, banesės midis Prishtine , dhe sėshtė ēudi mund tė ketė diku ndonjė damar tė pėrzier me malazezėt kaēak tė Bjeshkėve .

    Mos ishin tė tillė ( menatlisht pro-sėrbė ) , Ademi nuk mund tė rinte me zyrė si zėdhėnės i UĒK-sė midis Prishtine pa ia trazuar kush tymin e duhanit ( arakni, shesheli e slloba ) ,derisa qė gjėja sėrbia luftonte partizanėt e Ademit ,kodrave e mrizave .
    Tjetri ( Rexhepi ) nuk do kėrkoheshte me megafon nė atė masė popullore nė Bllacė ( tmerin -golgotėn Shqiptare ) me megafon nga polica maqedonase ,pėr ta dėrguar nė forik /ēerdhe nė Tiranė qė tė ngrohėn vezėt e milladinit ,mugoshės,tempos e tjerė , pėr tė nxjerė zogj tjerė proletarė pėr vazhdimėsinė vėllazėrore .

    Gojtė e kėqia thonė se Rexhep Qoses , maqedonėt ia paskan bėrė testin e ADN-sė ,pėr tu vėretuar se vėrtet ėshtė Rexhep Qosja ,ajo krijesė para syve tė tyre ( se nga tjetėrsimi qė kishte bėrė Qosja - grimimi,dimitė ,pėrjargėja ,qyravja nuk e kishin besuar qė ai ėshtė Rexhep Qosja i vėrtetė- ai ,, trimi '' i Vuthajve !!!! ) .

    Nuk jam i mendimit me ty Brari ,se u shpartallua UĒK-ja plotėsisht nga sėrbėt .
    U shaktruan ,shpartalluan,vranė dhe demobilizuan ,ata qė vėrtet luftuan pėr Kosovė pa hile dhe ate jo nga sėrbija por nga......
    (pra veglat sėrbe - tė vetshapllurit fitimtarė ).
    Nė marėveshje me ...... ( kuptohet me kėnd ) ,sėrbėt lanė aq forca tė UĒK-sė ( veglat e tyre qore ) kodrave e mrizave tė Kosovės , sa pėr me marė mandatėn mbi pronat shoqėrore shtetėrore e private sėrbe ,qė ishte njė veprim me mend nga sėrbėt :- njė udhė e dy punė .
    a. qė veglat e tyre - demaēiste ,hashimishte, rexhepiste, xhavitiste, tė kapen pėr sėrmaje -pasurie, qė Kosova tė bėhet njė torishte - '' lesh e li '' si i thonė fjalės , dhe
    b. qė pronat shtetėrore e private sėrbe ,kush do i ruante mė mirė se qentė besnik tė tyre - veglave qore si Ekrem Lluka e tė tjerė ( kjo vėrtetohet me ate se pa ndalė nė pikėn kuftiare tė Merdares , e nė Kullė Lartė i sheh pasanikėt e rij tė Kosovės tė pasluftės , duke ua dėrguar pėrqindjen e fitimit sėrbėve andej nga shumadia ,beogradi e podgorica .
    Bile ai ma ,, trimi '' i kėtyre tė vetėshpallurve ,para do kohe shkoi edhe tė shkruan kontratėn e re personalisht me coviēin, bulatoviēin e tė tjerėt , vetė nė Brione ( si ka thėnė Rilindasi i jonė Ēajup '' paraja tė bėn tė ......... '') .
    Se thjesht pėrse nuk vriten sėrbėt e Mitrovicės, Graēanicės, Brezovicės, e enklavave tjera sėrbe ,por vriten Prof. Imer Imeri , gazetari Besim Kastarati , truproja Besim Dujaku,deputeti Ismail hajdaraj , Kol. Tahir Zemaj me djal e nip , komandant,e kryetar komune Ukė Bytyēi ,oficere Sabahate Tolaj e tė tjerė e tė tjerė .

    Pra nuk ėshtė shkatruar UĒK-ja o lum Brari,ėshtė fjala pėr ate UĒk-nė me rrėnjė nga tre gishtat e Vlorės - '' revolucionit tė vonuar demokratik '' Qosjan ,e qė don me formuar kombin e ri Qosovar me ndihmėn e veglave tė veta qore SHPK-ė e TMK-ė .

    Se ajo UĒK-ja e vėrtetė ,qė shpartolloi kufirin ndėrshqiptar ,qė iu dha leksione sėrbėve nė Glloxhan, Llukė e vende tė tjera nė Kosovė ( nė Rafshanaltėn e Dukagjinit ) ,se si luftojnė Shqiptarėt pėr Atdhe ,u vranė e po vriten pėrditė njė e nga njė.

    Nėse pėrkrahim tezat e kėtyre tė vetėshpallurve ,se ata ushtarė e oficerė tė UĒK-sė institucionale ,po i vret sėrbia e shėrbimet e fshehta e jo kėta vetė ( tė vetėshapllurit e Qoses ,Ademit, Hashimit ,Xhavitit e lukunija e tyre ) .
    Atėherė vimė nė pėrfundim se :-
    vėrtet tė vetėshapllurit qoso-adem-hashim-xhavitat me partizanėt e tyre ,nuk paskan qenur e nuk janė kėrkushat pėr forcat sėrbe .
    Ēka do me thėnė kjo :-
    a.Kėta forca kanė qenur tė dobėta pėr sėrbėt ??!!!
    b. Kėta forca kanė qenur kėrkushat pėr sėrbėt ???!!!
    c. Kėta forca kanė luajtur rolin e miut me forcat ( macėn ) sėrbe ??!!!
    ē. apo kanė qenur kukulla tė telekomanduara nga diku pėr interesa tė caktuara ??!!!!
    A nuk e nėvleftėsojnė vetėn kėta me kėta fjalė budallaqe ??!!!

    Kėshtu qė duan apo nuk duan tė vetėshapllurit adem-qoso-hashim-xhavitat, Kol. Ahmet Krasniqi, Kol. Tahir Zemaj ,Koman. Ismail Hadaraj, koman. Ukė Bytyēi ,koman. '' Drini '' ( forcat ushatrake institucionale pra ) e tė tjerė tė vrarė gjatė e mbas lufte mbesin nė piedestalin Atdhetar e Kombėtar nga veprat e tyre por edhe pėr fain - demagogjinė e vetė, tė vetėshapllurve ( kėlyshėve tė dullės si vazhdimėsi -bisht qeni ) .


    Hehehehe !
    Sikur tė kish fituar postin e kryetarit tė Kosovės motra e Adem Demaēit , rada trajkoviēka sipas qejfit tė Ademit ( ēfar iluzioni i Demaēist '' ballkania '' ) .
    Adem demaēi e kish tė sigurtė postin e Kryemistrit apo tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės e Rexh Qosja ministėr i punėve tė pa mvarme ( hehehehee ) .

    P.S.

    Rexhep Kastarti ėshtė gazetari i cili u bombardua familjarisht ( iu gjuajt bomba mrenda nė shtėpi nga dritarja ,nė Prizren ) ,shkaku i kritikave tė tij pėr shkrimet nė kombėtaren '' Bota Sotė '' atė kohė ,se kritikonte linjėn poltike tė '' Kretės- beogradit,Tiranės '' pėr krimet poltike e ekonomike qė bėheshin nė Kosovė .
    A ėshtė pra zor ,pėr tė ardhur nė pėrfundim se kush ka dashur me e zhdukur familjarisht kėtė gazetar tė cilėsuar Kombėtar.
    I cili e ndali participimin me shkrime nė gazetėn '' Bota Sot '' nė shenjė proteste ndaj botuesit Mazreku ,shkaku i vrasjes sė Gazetarit tė Ri Drenicak Bekim Kastarti - ndjesė pastė .


    Njėkohėsisht tė gjithė motrave e vėllezėrve Shqiptar iu Uroj Vitin e Ri 2004 ,paēi Fat, Lumturi e Plotėsim Dėshirash nė kėtė vit tė Ri ,kudo nga jeni .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DriniM : 31-12-2003 mė 15:42

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,968
    IREX: Pėr shikueshmėri ende prin Televizioni i Kosovės


    Prishtinė, 4 mars (Kosovapress) Time: 13 : 22

    Bordi Ndėrkombėtar pėr Hulumtime dhe Shkėmbime, IREX tė enjtėn, ka publikuar rezultatet e hulumtimit mė tė ri tė shikueshmėrisė sė tri televizioneve nė Kosovė, prej periudhės kohore mars 2003 deri nė janar 2004. Sipas kėtij hulumtimi, edhe mė tutje prin Televizioni i Kososvės, me 34.5 pėr qind tė shikueshmėrisė, TV21 me 26.4 pėr qind, KTV me 22.5 pėr qind dhe TV –tė tjera nė satellite, 16.6 pėr qind.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Megi1
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Postime
    7
    RTK dhe TOP SHOP – ollamaz!

    Nga Migjen Kelmendi



    Po bahen 6 vjet qe kam dhanė dorėheqje nė RTK, me pėrgjegjėsinė qytetare pėr ta alarmue opinionin se krejt projekti pėr nji servis publik, qė asokohe u quejt Radio Televizioni i Kosovės – asht i nisun mbrapsht!

    Sot, 6 vjet ma vonė, ēka pėrfitoi shoqnia kosovare nga kjo dhuratė europiane?

    Nji drejtor tė korruptuem e tė diskredituem si menaxher, si qytetar, si profesionist, i cili ka me u mbajt mend me SMSat e tij dėrgue nė telefonat e Ramush Haradinajt ku ai ofrohet, pėrgojon, shtinė dhe sillet si nji ēikė e keqe shtise e klasės fillore tue folė pėr kolegė dhe njerėz publik (“…ky ta ka inati…ky ka folė kėshtu pėr ty…kur po na vjen nė RTK…”). Kėta SMSa tė Zatriqit ka njė kohė tė gjatė qė janė pjesė e muhabeteve tallėse e zhvleftėsuese pėr kėtė drejtor. Ka me u mbajt nė mend mahia e tij me vetveten: une u tutsha mos po mė vrasin, e kėta mė banė drejtor.



    Andaj, nuk asht ēashtja a duhet a jo me pague kontributin qytetar prej 3.5 eurove pėr kėtė medium, por asht ēashtje sot e 6 vjet: a e pėrmbush misionin e vet ky medium si servis publik dhe a i shėrben interesave qytetare tė shoqnisė kosovare?

    Ai kontribut qytetar prej 3.5 eurosh i dedikohet servisit publik nė mėnyrė qė ky servis t’i pėrmbushi nevojat e shtueme kulturore e edukuese tė publikut qė zakonisht televizionet komerciale i evitojnė, si debatet pėr ēashtje tė pėrbashkėta, artet ma pak tė popullarizueme, muzikat ma pak tė pėlqyeme se tallava, dokumentarėt ma pak tė shikuem se sporti nė TV, etj. Prandaj paguhet kontributi qytetar qė servisi publik, dmth RTK, tė mos ketė nevojė me u komercializue e me e pasė Top Shop dhe agjensinė Eurokoha partnerėt ma tė afėrt.

    RTK dhe TOP SHOP – ollamaz, nuk shkojnė, si thotė kjo fjalė turke.

    TOP SHOP dhe ato reklamat e saj pėr kozmodiska, pėr do depilatorė qė ta heqin “nji qime kėtu…e nji qime qatje”, kompromitojnė drastikisht krejt misionin e kėtij televizioni publik. Top Shop dėshmon se Radio Televizioni i Kosovės ka dėshtue si servis publik. Dhe kjo asht ēashtja, e jo 3.5 euro.

    Top Shop asht argumenti qė demaskon kėtė televizion publik si - publik.





    “ZYRA” E KRYEMINISTRIT THAĒI NĖ RTK





    Ēka fitoi shoqnia kosovare nga RTK pėr kėto 6 vjet?

    A mundemi me thanė se ky medium ishte servis i qytetarėve?

    Edhe zogjtė e dijnė sot se RTK asht njė servis nė shėrbim tė Hashim Thaēit dhe tė Ramush Haradinajt e jo tė qytetarėve. Ky televizion nuk ishte survejuesi i Qeverisė po Servisi i Qeverisė. Kėta dy politikanė kanė mundėsi nė ēdo kohė tė marrin hapsinė nė kėtė medium si nė “bashqe t’babės” si thonė punėtorėt e RTK.

    Aq shumė asht kompromitue ky medium “i pavarur”, si shkruen nė slloganet e tij, me Hashim Thaēin dhe PDK sa kryeministri kur kishte vendosė me iu drejtue qytetarėve mbas 100 ditėve pune tė qeverisė, i kishte zhvendosė mobiljet e zyres sė vet nga kryeministria nė hapsinat e RTK, e kishin mizanskenue me njerėzit e RTK dhe Agim Zatriqin si regjisor i kėtij mashtrimi, “zyren e kryeministrit” nė RTK, pėr nji arsye: qė kryeministri me lexue nga prompteri i kamerės e tė mos duket se nuk mban mend fjalimin(sic!). A po doni ndonji argument ma tė madh se kujt i shėrben RTK sot.

    Kryeministri i Kosovės e ka RTK si ndonji studio tė veten me tė cilėn e mashtron publikun kosovar dhe – vazhdon me tė kqyr nė sy, si thuhet.

    Apo e paguen Hashim Thaēi RTK apo na qytetarėt e Kosovės?





    Risku i Gjedhit!





    Po njisoj si drejtori Zatriqi, sepse peshku kutėrbon nga kryet, janė kompromitue nji pjesė e madhe e punėtorėve tė kėtij mediumi, si ta nxamė redaktori pėrgjegjės Sylejman Shaqiri i cili publikisht deklaron se sot po ndihet mirė se askush nga zėdhėnėsit e ministrive ose tė kryeministrit Thaēi nuk e kishte thirrė me telefon pėr me i kėrkue ekip dhe hapsinė nė Lajmet e orės 19:30. E thotė kėte redaktori i RTK dhe vazhdon me jetu me bindjen se asht – redaktor!

    Pėr fat, nė RTK ka edhe njerėz qė i japin kuptim profesionit edhe tė gazetarit edhe tė redaktorit edhe tė kamermanit edhe tė editorit edhe tė regjisorit. Nuk due me pėrgjithėsue kėtė kompromitim e fijasko profesionale e morale tė RTK, por vetėm sa me e nxitė nji debat nė shoqni se nuk asht ēashtja e 3.5 eurove, po e misionit publik e qytetar tė kėtij institucioni RTK.

    Edhe ato pak gjana tė mira qė i ka RTK, si Familja Moderne, asht kompromitue me nji komercializėm qė e ka kaplue kėtė shtėpi publike sa e ka degjenerue idenė iniciale tė kėtij seriali. Sot asht shumė kredibile pyetja: a po bahen kėto seri sa me pasė mundėsi me e plasue “Riskun e Gjedhit”(ku e gjetėn kėte emėn, a dmth kjo - “gullash”?) apo ambicia me u ba pasqyre e nji familje kosovare ku reflektohet shoqnia jonė. Kjo pornografi e komercialzimit qė e ka kaplue kėtė shtėpi po them nuk asht ma ēashtje e shijes sė mirė, po e auditorėve.

    Kjo ka kalue ēdo kufi. Dhe po shihet prej avioni se kjo s’asht ma vetėm komercializėm, po grabitje….”merr e ik se edhe ashtu s’o ka dihet ēka o ka bohet?!!!”

    Po them, RTK s’asht ma ēashtje e shijes sė mirė, e 3.5 eurove, po e nji debati shoqnor, dhe – auditorėve.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •