Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211

    Ca vendi ze besimi ne jeten dhe ne vendimet qe ju merrni ?

    Doja qe te radhisnit me radhe gjerat qe jane me te rendesishme ne jeten dhe ne vendimet qe ju beni dhe specifikisht besimi eshte nje element kryesor apo thjesht nje hobi qe nuk ndikon fare.
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Per mua personalisht besimi te zoti eshte nje nga prioritetet e mia ne jete, edhe pse ndonjehere pershkohem nga ndonje ndjenje pesimizmi duke shfaqur nota ateiste, por qe jane te perkohshme, dhe nuk ndikojne thellesisht ne ndergjegjen time te paster
    Menyra se si e shoh boten ka te beje me faktin se ne nuk jemi krijuar nga hici, sic mund te mendojn disa, por kemi nje prejardhje mjaft te pasur me ngjarje te cilat kane treguar se besimi te zoti duhet te jete i patundur, pasi ai eshte krijuesi i vetem jone, dhe askush tjeter.
    Nuk me pelqejn bisedat te cilat pembajne diskriminim fetar persa i perket perkatesise fetare te X apo Y.

    ketu me poshte po rradhit elementet me te rendesishem per nje jete sa me paqesore dhe te lumtur njekohesisht.

    1-besimi tek zoti (duke besuar te zoti, jeta merr kuptim absolutisht racional)

    2-besimi ne vetvete duhet te jete prioritet sigurisht(nese dikush e nen vlereson vetveten ose si te them i mohon vetvetes aftesite e tij/saj, duke i lene vend pesimizmit, trishtimit, izolimit etj, atehere ky individ shnderrohet ne nje qenie pasive nga e cila, ka pasoja shoqeria ne pergjithesi dhe sidomos e ardhmja e personit ne fjale.

    3-shkollimi eshte nje prioritet tjeter qe ka te njejten vlere ashtu si besimi te zoti(nese X ka mundesi te studioje, si dhe aftesi per te ndjekur nje shkolle, qe i pershtatet aftesive, apo deshirave te tij, atehere ai duke e bere realitet nje gje te tillle. i ka fituar vetvetes "nje pashaporte per ne boten pa halle" per tu larguar nga nje jete te veshtire si kjo e sotmja, ku e ardhmja varet nga vendimet e se tashmes,

    4-Vendimi per martese eshte mjaft i rendesishem, njekohesisht delikat(pasi ky vendim ka vlera atehere kur individi pervecse studimit te tipareve te jashtme te partneres/rit te ardhshem, duhet te thellohet brenda personalitetit te personit ne fjale, planet e tij per te ardhmen, sa i/e zoti/nja eshte per te ndermare nje mision kaq te rendesishem sic eshte Martesa.

    Ky eshte mendimi im

    Keep it up albania
    Exodus

  3. #3
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Bravo Exodus me pelqyen mendimet e tua dhe i mbeshtes ato.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  4. #4
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    O fioreal po mendimin tend nuk e jep ti apo vetem aprovon
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    njehere duhet te kuptojme ceshte besimi dhe pastaj ti japim vendit,dhe me sa kam kuptuar une islami pra menyra e jeteses qe une kam zgjedhur eshte e para pasi vete fjala menyre jetese e tregon kete apo jo?
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  6. #6
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    NOrmale po une supozoj qe ti flas njerezve besimtare qe e dine c'eshte besimi faleminderit per pergjigjen lol
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    eastbaby, Zoti te bekofte pasi ke hapur nje teme qe ia vlen te japesh mendim dhe lexosh. Ndryshe nga ato 100 temat e tjera ne kete forum ku besimtare te ndryshem mundohen te sulmojne fete e tjera, pasi keshtu u duket sikur i bejne sherbim fese se tyre, kjo teme nuk pasqyron as injorance dhe as propagande. Jo me kot "besimtaret e devotshem" nuk i shoh qe te kene dhene mendim ketu. Ata jane gati te deshmojne per toke e qiell, por jo per besimin e tyre.

    Per mua besimi ne Zot nuk duket as tek mesimi permendesh i vargjeve te Bibles, as tek predikimi me fjale ne forum apo ne jeten e perditshme, duket pikerisht tek jeta qe gjithesecili ben. Mesimet e Zotit nuk kane per qellim qe njerezit ti mesojne si ti recitojne, por ti jetojne. Pra me pak fjale besimi ne Zot te ben te ndryshosh sjelljen tende.

    Ne jeten time besimi ne Zot ka sjelle shume ndryshime. Me ka mesuar te dalloj erresire nga drita, te drejten nga e gabuara. Me ka mesuar se njeriu i mire dallohet nga veprat e tij qe u vijne ne ndihme atyre ne nevoje, kurse njeriu mashtrues dallohet nga fjalet e tij te shumta. Me ka mesuar qe te mos ti gjykoj njerezit, por ti kuptoj ata perse sillen ashtu si sillen, perse perfundojne ashtu sic perfundojne. Me ka mesuar se cfare eshte e rendesishme ne jete dhe cfare i shtyn njerezit ne veteshkaterrim.

    Me ka mesuar qe te ndaj Lajmin e Mire ne mbare njerezit e kesaj bote jo duke mbushur forumet me propogande, por duke i deshmuar botes per Zotin tim me jeten dhe veprat e mia. Me ka mesuar qe ta falenderoj Perendine per te gjitha te mirat ne jeten time ashtu sic me ka mesuar qe te gjitha keto te mira ti ndaj me ata qe jane ne nevoje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Faleminderit te gjitheve per postimet tuaja
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    13
    100 % te jetes time dmth qfardo qe bej mendjen e kam te zoti (allahu PBUH).
    ELECTROPHILIC ADDITION INVOLVES BROMINE AND ETHENE!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Jo cdo Besim i jep jetes jete.
    Besa tek Krishti eshte e vetmja menyre mbi te cilen une jetoj Jeten time. Nuk dua te them ndonje gje te madhe, por njeriu pa bese tek Perendia humbet dy gjera te rendesishme:Qellimim perse ai ka erdhur ne kete jete, si dhe jeten e perjetshme.
    Po e mbyll me nje thenie: Ate jete qe jetoj tani, e jetoj nen besen e Krishtit, pasi cdo GJE qe behet pa BESIM tek Krishti eshte MEKAT, dhe MEKATI te con ne VDEKJE te perjetshme.
    Deshmuesi.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk ka shume kohe qe ne jeten time dhe ne ate qe bej, besimi ne Zot ka marre nje rendesi te veēante.
    Nuk me ka munguar asnjehere besimi te dashuria e prinderve,vellezerve te mij.
    Asnjehere nuk me ka munguar besimi ne vetvete.
    Po besimi ne Zot me ka lehtesuar peshen qe kisha ne shpirt.
    Me ka falur dashurine per te panjohurit,ata qe kane nevoje per nje fjale te ngrohte,ata qe kane nevoje per nje kafshate buke.
    Te shoh te miren dhe te luftoj te keqen me ndihmen e Krishtit.
    Besoj ne jeten,ne familjen time,ne Zot.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    27
    edhe mua me pelqen tema shume dhe besoj se do te jete njera nder temat qe nuk do te kete ofendime sa i perket temave ku bisedohet per fe dhe besim. une jam musliman dhe nganjehere nga deshira dhe pasioni bej edhe ndonje gje qe nuk duhet bere ne jeten e njeriut sipas ligjeve te fese por shpeshhere dhe sidomos ne te tashmen dhe te ardhmen do te perpiqem qe edhe me shume veprimet e mia dhe vendimet poashtu te jene ne pajtim me ligjet e All-llahut, te gjithemeshirshmit, meshiruesit.
    pasi qe nuk jam i pari qe ne kete teme dua qe te kete ofendime dhe as qe do te ofendoj njeri i them ALBOS se ne kaptinen e quajtur El-kafirune:6 All-llahu thot : "lekum dinukum we lije din" qe don te thot: "ju keni fene tuaj ndersa une timen" dhe me kete mesojme se besimtareve te feve tjera mund t`iu pergjigjemi ne kete menyre duke mos i ofenduar dhe duke mos mbjellur urrejtje ndermjet vedi por askush nuk e mohon (e as ti albo) qe ta ftosh dike ne ate qe eshte e drejte, eshte nje gje e gabuar.
    prandaj nese (sipas teje) "besimtaret e devotshem" therasin ne ate qe sipas tyre eshte e drejte dhe e vertete duke mos tejkaluar ate qe eshte e lejuar ne polemizim, askush nuk ka te drejte ti quaje ashtu si ata nuk meritojne te quhen.

    (une personalisht nuk njoh asnje njeri ketu ne forum sepse jam nga mali i zi dhe kam pare qe vetem nje antar eshte nga mali i zi dhe distanca yne eshte me teper se 100 km. me kete dua te them se nuk kam ndonje interes qe te mbroj dikend por mundohem me aq sa mundem te mbroj te verteten ndersa ne emer te mosgrindjes une nuk tregoj per genjeshtrat e njerit prej anetareve ne kete forum i cili per ta ngritur ne syte e tjereve krishterimin dhe per ta nencmuar islamin ka genjyer ose shkurt ka rrejt)

    e lus ate qe ka hape kete teme te me fale nese shkrimi im do te jete shkaktar i replikave te padeshirueshme ne kete teme

    ju pershendes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Jo cdo Besim i jep jetes jete.
    Besa tek Krishti eshte e vetmja menyre mbi te cilen une jetoj Jeten time. Nuk dua te them ndonje gje te madhe, por njeriu pa bese tek Perendia humbet dy gjera te rendesishmeellimim perse ai ka erdhur ne kete jete, si dhe jeten e perjetshme.
    Po e mbyll me nje thenie: Ate jete qe jetoj tani, e jetoj nen besen e Krishtit, pasi cdo GJE qe behet pa BESIM tek Krishti eshte MEKAT, dhe MEKATI te con ne VDEKJE te perjetshme.
    Deshmuesi.
    eh mor djal ke te drejte por nuk te duket ca si denim i lehte kjo vdekja e perjetshme hapini syte shikoni,degjojeni mire krishtin pasi ai ju ka folur qarte shume qarte,kuptojeni pra,nuk e di por nese denimi me i madh per nje pabesimtar do te ishte vdekja e perjeteshme do te sihte mire edhe per te se ne fund te fundit mori gjithcka nga jeta me hir a me pahir.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  14. #14
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar mė parė nga alta
    100 % te jetes time dmth qfardo qe bej mendjen e kam te zoti (allahu PBUH).
    selam,

    Dakort jam me ty Alta dhe Zoti te ndihmofte te behesh njeri akoma me e mire por vetem dicka desha te sqaroja se ndoshta te kam keqkuptuar.

    Hmmm, kur permendet fjala Zot, njeriu zakonisht thote dicka per ta levduar ate (ie. subhana watala apo xhele shanuhu) kurse kur permendet profeti Muhammad, duhet thene PBUH (paqja e Zotit qofte me te) dhe jo kur permendet Zoti. Sepse profeti ka nderruar jete e jo Zoti.

    me respekt!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  15. #15
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pa dyshim qe besimi ze vendin kryesor ne jeten time si besimtar dhe besoj se tek cdo njeri, qofte edhe ateist besimi eshte primar, pasi ne kete bote duan apo nuk duan njerezit besojne ne dicka. Edhe ateisti beson qe nuk ka Zot, pra ka nje besim.
    Ajo cfare ka rendesi mendoj, eshte se cfare besojme, pra objekti ku besojme, besojme tek Perendia qe ka krijuar gjithshka, dhe Fjala e Perendise qe na eshte zbuluar ne Bibel, apo besojme dicka tjeter?
    Ne jeten time vendosja e besimit tek Krishti i ka dhene nje kuptim jetes sime dhe me ka treguar rrugen qe duhet te ndjek ne te ardhmen. Perendia me ka premtuar shume giera nepermjet Fjales se Tij dhe Ai eshte besnik dhe i ka permbushuar te gjitha ato, fale Hirit te Tij te mrekullueshem dhe dhurates se Tij, qe eshte Zoti Jezu Krisht.

    Zoti ju do te gjitheve dhe ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •