Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mexhit Prenci

    Marrė nga Koha jonė:

    KRITIKA, ESTETIKJA DHE JOESTETIKJA

    Mexhit Prenci

    "Nje njeri nuk mund te vere re

    dicka qe eshte e bukur apo e

    shemtuar, pa ditur ose pa qene

    i afte per te specifikuar ne

    menyre te sakte aresyen pse "

    FRENK SIBLEI

    1.

    Sipas optikes sime, veprat letrare dhe artistike, gjykohen sipas parametrave artistik, estetik dhe mesazhor. Keto jane tre dimensione te integruara ne njera-tjetren, ne nje unison perfekt ne veprat e klasit te pare.

    Cdo dimension ka vecorite dhe specifiken e tij, qe nderthuren me njeri-tjetrin, potencionojne njeri-tjetrin, duke dimensionuar forcen shprehese nga ku burojne kumtet, si elementet me kumunikuese me lexuesin.

    Nje harmoni e tille, si vlere estetike, duhet te pershkoje vepren, ate qe ne thelb te saj permban ide te medha njerezore e universale dhe ide e mendime te larmishme, ku e bukura, e madherishmja, tragjikja dhe komikja, jane te integruara dhe formesojne opoziten ndaj se shemtuares dhe se ultes si kategori estetike.

    Dimensioni estetik, si jetik per verpen letrare, kerkon domosdo edhe gjykimin profesional te dukurive estetike dhe joestetike, cka kjo eshte dhe objekt i kesaj esseje.

    2.

    Qe ne krye te heres do te theksoj: jo kushdo mund te gjykoje me kompetence nje veper letrare dhe artistike, pervec kritikes profesiniste te specializuar dhe, shkrimtareve e artisteve mjeshter te medhenj.

    Kjo kuptimesi nuk mohon shfaqjen e mendimeve, te ideve, opinioneve, pershtypjeve dhe mbresave te amatoreve te kritikes, sipas nivelit te shijeve te tyre dhe sipas deshires per te komunikuar me nivele te tilla lexuesish, po jo me lexuesin e kualifikuar i cili ka kerkesa te larta.

    E theksoj kete per faktin se disa poete, shkrimtare, madje edhe disa amatore te artit dhe letersise edhe pse nuk njohin estetiken, edhe pse nuk njohin llojet e kritikes: simbolike, sociologjike, psikanalitike, stilistike, formaliste, strukturaliste dhe semiologjike, marrin guximin e cartun dhe u japin "leksione mjeshterie" jo vetem shkrimtareve profesioniste po edhe kritikeve profesioniste.



    * * *

    Po t'i pyesish ata qe lozin rolin e kritikut: perse " x " veper qe ka vlera minimale e keni vleresuar si veper te nivelit te larte, apo pse vepren " y " qe eshte dinijitoze e keni gjykuar me vlera te kufizuara, do te marrish nje pergjigje te tille: " Keshtu gjykoj une", "Ky eshte mendimi im", " Keshtu me pelqen mua", e te tjera, e te tjera.

    3.

    Kritikui shquar Bielinski do te thoshte: "Asgje nuk mund te pohohet mbi bazen e tekave personale te ndjenjave spontane, as te bindjeve individuale, gjyqi i takon aresyes dhe jo personit dhe, personi duhet te gjykoje ne emer te aresyes mbarenjerezore"

    Kjo, padyshim, therret fjalen e kritikes profesionale, qe perfaqson mendimin dhe gjykimin artistik dhe estetik me te kualifikuar, per percaktimin e vlerave dhe jovlerave.

    4.

    E me qe jemi duke persiatur ne rrafshin e gykimit estetik te vepres letrare, perseri do t'i referohemi Bielinskit per arsyetimet empirike te pelqimit apo mospelqimit te veprave.

    "Me pelqen. Nuk me pelqen -do te thoshte Bielinski - mund te thuhet kur eshte fjala per gjellet, vererat, vrapimin e kuajve, te qeneve", cka do te thote se jane gjykime diletante.

    Diletantizmi ne letersi, art, kulture, madje edhe ne kritike, po shumohet. Keshtu duke u bere shumice, po nakatos e dreqos vlerat e verteta si ne krijimtari ashtu edhe ne rrafshin e kritikes, sic theksova me lart.

    5.

    Pra, edhe ne rrafshin e kritikes, diletantizmi duke qene shumice, me gjykimet inkompetente, katranos estetiken dhe joestetiken e veprave letrare dhe artistike. Kjo dukuri vihet re, sidomos ne perurimet e librave, ne salla ku shoket e miqte e autorit flasin me superlativa, neper panairet e librit, ku te folurit ne pergjithesi, duke sjelle kujtime per jeten e autorit, deshmon paaftesi per te gjykuar konkretisht per vlerat dhe jovlerat estetike te veprave. Madje deklamimet inkompetente: "Ky roman eshte nje kryeveper", " Ky liber poetik eshte me i mire i poezise sone ", "Autori " y " eshte autor i madh dhe pike" e te tjera kesisoj, ku asgje nuk argumentohet, nuk jane gjykime as artistike as estetike, perkundrazi deshmojne dificence profesionale, kulturore madje dhe intelektuale.

    * * *

    Madje disa poetuce e shkrimtaruce, pseudokritike e grafomane, i sheh ne cdo perurim libri dhe veprimtari artistike e kulturore qe ngihen e gagacojne edhe kur s'e kane lexuar librin e, flasin rroma per toma, per gjera te njohura e te ditura, sikur t'ishin para nje auditori provincialesh apo me keq kooperativistesh te djeshem, duke marre rolin e lektorit, edhe kur salla eshte mbushur me profesioniste dhe specialiste te mirfillte, duke qene krejtesisht te paafte per te percaktuar personalen artistike te autorit, vlrat artistike dhe estetike te vepres se tij.

    Kjo rrit kerkesen per domosdoshmerine e gjallerimit te kritikes profesionale, per te moslejuar mediokritetin qe ta beje leshararpi hirearkine e vlerave.

    6.

    Percaktimi prej kritikes profesionale te elementeve estetike dhe joestetike ne vepren letrare, eshte shume i rendesishem ashtu si dhe percaktimi i vlerave artistike dhe mesazhore.

    Siblei do te thoshte: "Cilesite joestetike mund te vihen re tek cilido me shikim, me te degjuar, me inteligjence normale", ndersa ato estetike sipas tij "kerkojne ushtrimin e shijes, te percaktueshmerise ose te ndjeshmerise, te dallimit ose te vleresimit estetik", cka kurresesi nuk mund ta bejne amatoret, vecse profesionistet.

    Libri i estetit Tefik Caushi "Erosi te Kadareja",shquhet pikerisht per percaktimin e asaj qe eshte estetike te vepra e Kadarese, me kompetenca profesionale prej esteti

    7.

    Duke vazhduar me Siblein, do te theksojme se cilesite estetike qe kane perfshire te bukuren, formen, harmonine, te madherishmen, te miren dhe te dobishmen, jane pasuruar ne "nje larmi pothuajse te pafund" me terma te tille si : "i hijezuar", "dinamik", "i fuqishem","i gjalle", "delikat", "i rendomte","sentimental", "tragjik", "i hijshem", "i hirshem", "i ndezur"; gjithashtu: "nje kontrast i forte", "krijon tension", "mbart nje kuptim te", "perfshihet sebashku", te cilat Siblei i quan koncepte estetike. Po sic pohon Osvald Hangfling ai i quan joestetike pershkrimet per artin, per permbajtjen,apo kur thuhet: ky roman ka, aq e kaq personazhe, apo novela merret me jeten e klases punetore etj.

    .

    8.

    Problematik eshte edhe propagandimi i kesaj corbe vlerash dhe jovlerash ne media. Behet nje propagande amatoreske, ku per cdo liber, shfaqje teatrore. spektakel muzikor, ekspozite te arteve figurtive, te flitet vetem per vlera te larta, shpesh me terma te tille si: "shfaqje e shkeqyer", " humor brilant", "spektakel i magjishem", "artist kolos", "shkrimtar gjigang", madje titulli "i madh" perdoret pa rezerva; por nuk mungon te perdoret edhe vleresimi "gjeni" per artistet e spektakleve, qe merr ngjyra komike e te tjera, e te tjera.

    9.

    Kjo ka bere qe shkrimtaret dhe artistet e niveleve te ulta dhe mediokre, t'i besojne te mosbesueshmes, se jane vertete kriues te klasit te pare. Keshtu, disa, kane arritur gjer atje sa ta perjetojne se jane vertete te medhenj. Ketu marrezia e mediokritetit eshte kaq e madhe sa ata te mos pranojne asnje lloje kritike. E, nese ndonje kritik, vazhdon punen e tij duke analizuar e kritikuar veprat e tyre, ata, delirantet medioker, i sulen me taborre shokesh e miqesh, me klane e marifete, duke aktivizuar mjerisht dhe njerezit e familjes,qe ta "hane te gjalle" kritikun qe percakton diagnozen e vepres mediocre e te autorit medioker, duke mos debatuar ne rrafshin e gjykimit artistik dhe estetik, po kush je ti e kush jam une, duke share magjypce mbare e prape, per shkak te paaftesise per te gjykuar dhe debatuar per vlerat dhe jovlerat me profesionalize.

    10.

    Kritika profesionale nuk duhet te bjere ne kurthin e mediokritetit, qe te merret me amatoret dhe mediokrit, por as nuk duhet te stepet, perkundrazi duhet ta thote me guxim dhe profesionalizem te verteten, per vlerat estetike dhe joestetike te letersise dhe te artit per cilindo.

    Ka ardhur koha te rivleresohen edhe mitet dhe, te cmitizohen pseudomitet. Madje,te vleresohen edhe ata shkrimtare dhe artiste me vlera qe kane mbetur ne hije; te vleresohet krijimtaria e ketyre dhjete viteve te fundit, ku shume te rinj kane hyre pa trokitur ne pallatin e letersise dhe te artit, duke sjelle risi.

    Ka ardhur koha qe te vetedijesohen krijuesit, se nuk eshte sasia qe perckaton vlerat, por cilesia. Mund te shkruash edhe njeqind libra dhe te jeshe i diskutueshem: je apo nuk je shkrimtar; ashtu sic me nje poezi Vaso Pasha, apo me dy tre libra Migjeni etj, kane hyre ne pallatin e elites dhe te personaliteteve te letersise dhe te artit te kombit. Urtaku do te thoshte, jo shume e per lum, por pak e sakte. Ndersa mediokerit, i nxjerrin librat si simitet nga furra! Apo kur nje vjershe, e bejne dhe perralle, e bejne dhe tregim, dhe skec, edhe skenar filmi, e cfare s'e bejne.

    * * *

    Kritika profesioniste, duhet ta thote me guxim fjalen, me argumente artistike, estetike dhe mesazhore, duke arritur edhe gjer ne gjykime te illa: eshte apo nuk eshte shkrimtar apo artist " x " krijues. Nje kritike komplekse, e guximshme dhe profesionale eshte koha te gjallerohet dhe te thote fjalen e saj me kompetence.

    Poshte kritika euforike, entuziaste, ekuilibriste dhe diletante qe e bejne lesharapi hierakine e vlerave.

    11.

    Vetem kritika komplekse, analitike, qe operon me parametra estetike, artistike dhe kumtore, eshte e afte te beje vleresimin e duhur, te percaktoje vlerat dhe jo vlerat e veprave dhe te krijuesve te tyre. Ka ardhur koha qe kritiket e vertete, aktiv, t'i aktivizojne neper jurira, ne veprimtari artistike (po kjo nuk ndodh sepse ata jane te pakompromentueshem) dhe te menjanojne te sklerozuarit, qofshin kritike apo profesore, te menjanojne sidomos kritike entuziaste qe flasin me supelativa edhe per veprat mediokre, apo ata qe s'jane kritike; ka ardhur koha qe te shpartallohen klanet e jurive qe bashkepunojne me nepunesit e ministrise, duke ndare cmime sipas shoqerise, miqesise, kembimit te cmimeve: kete vit ti mua, vitin tjeter une ty, duke caktuar ne juri ata qe kompromentohen kollaj, qe bejne allishverishe te ulta duke sfiduar vlerat.

    12.

    Po le te kthehemi perseri te estetikja dhe joestetikja, si kahje orientuese ndaj lexuesit. Per kete po sjell mendimin e Osvald Hangfling : " Nje detyre e madhe e kritikeve eshte misioni i orientimit te njerezve per t'i shikuar gjerat tek ajo qe eshte estetike"

    Ketu do te shtoja se po kaq e rendesishme eshte edhe qe te njihet se cila eshte estetike dhe joestetike, nga vete krijuesit, por sidomos nga amatoret dhe kritikuesit qe lozin rolin e kritikut, mbasi pa e njohur joestetiken nuk mund ta braktises, ashtu si pa e njohur estetiken nuk mud ta gjykosh si vlere per t'ua transmetuar te tjereve.

    Jo kushdo mund te shkruaj poezi, jo kushdo mund te shkruaj drama, jo kushdo mund te beje kritike, nese nuk kane talent secili ne fushen e vet

    Mjere letersia dhe arti sikur shkrimtari te bente kritikun dhe kritiku shkrimtarin e, mediokrit te percaktonin vlerat dhe jo vlerat si shumice!

    Le t'i leme poetet te bejne poezi, romancieret romane, kritiket kritike qe te ecim me profesionalizem ne kahjen e duhur: persosjen e mjeshterise artistike qe te mos mbetemi gjithnje diletante dhe medioker.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,569
    Postimet nė Bllog
    3
    INTERVISTA/ Flet, shkrimtari, kritiku i artit, eseist-i Mexhit Prenēi

    Enver Hoxha kryencensurues i letėrsisė dhe arteve

    Plenumi IV i KQPPSH “vrasės i lirisė krijuese” tė shkrimtarėve dhe artisteve.


    Albert ZHOLI

    Kohėt e fundit ka dalė nė qarkullim libri i ri i krtitikut Mexhit Prenēi, “DRAMA DHE SPEKTAKLI I NDALUAR”, njė vepėr qė ka ngjallur shumė diskutime. “Ēdo kohė vlerėson dhe rivlerėson vetveten tė shkuarėn, ashtu si e ardhmja vlerėson tė tashmen e saj dhe rivlerėson kohėn tone”, thuhet nė hyrje tė tij.
    Sipas Prenēit, termi “dramė e ndaluar ’’ ėshtė metaforik, ashtu si dhe termat “dramė e izoluar”, “dramė e pezulluar”, “dramė e burgosur” etj., qė shprehin tė njėjtėn kuptimėsi: ndėrprerjen e marrėdhėnieve tė veprės me lexuesin dhe publikun (pėrjashto censuruesit zyrtarė, kritikėt e studiuesit fanatikė tė partishmėrisė proletare dhe luftės sė klasvae). Ndalimi i dramės dhe spektaklit bėhej nė ēdo rast kur krijuesit synonin a kalonin vijat e bardha tė realizmit socialist. Sipas ideologjisė komuniste enveriste, arma mė e rrezikshme pėr letėrsinė, artin, dramaturgjinė e teatrin dhe pėr tėrė shoqėrinė socialiste, ishin ideologjia dhe arti borgjezo-revizionist dhe “pilulat e helmatisura” tė tyre.
    Pėrse kėrkohej gjithnje e mė shumė e mprehja e vigjilencės revolucionare dhe lufta pa kompromis kundėr ndikimeve e shfaqjeve tė huaja?

    Gjithēka kishte tė bėnte me larinė krijuese, me censurėn ndaj saj. Kudo duhej tė ngriheshin mure ideologjike tė pakapėrcyeshme dhe vija te bardha…

    Ndaj partia theksonte mprehjen e vigjilencės revolucionare dhe lufta pa kompromis kundėr ndikimeve shfaqjeve tė huaja e qėndrimit liberal ndaj tyre, qė proklamonte e zbatonte me dinakėri dhe rreptėsi Diktatori i Madh, ishte vetėmbrojtje duke sulmuar, pėr ta bėrė “tė domosdoshme” thellimin dhe ashpėrsimin e luftės sė klasave dhe tė partishmėrisė proletare. Agresiviteti arriti gjer nė ekstrem. Edhe sikur tė tentonin autorėt vetėm pak mė shumė liri krijuese, pak mė shumė hapėsirė, frymėmarrje apo liberalizėm nė krijimtarinė e tyre, ndalimi i dramės dhe i spektaklit ishte i padiskutueshėm dhe masat ndėshkuese ndaj autorėve, gjithashtu.E frikshme dhe e rrezikshme ishte trysnia ndaj lirisė krijuese tė dramaturgut, regjisorit, skenografit dhe kritikės teatrore. Drama apo spektakli qė etiketoheshin “me ndikime e shfaqje tė huaja borgjezo-revizioniste” akuzoheshin pėr shtrembėrim dhe nxirje tė realitetit “tė shndritshėm socialist” dhe dėnoheshin bashkė me autorėt e tyre, izoloheshin, burgoseshin sipas masės sė tejkalimit tė vijave tė bardha.




    Si vepronte diktatura komuniste pėr ta mbajtur letėrsinė dhe artin nėn fre?

    Kishte krijuar njė sistem tė rreptė tė dukshėm e tė padukshėm censurimi, me kritere e hallka tė ndryshme pėr veprėn dramaturgjike e spektaklin, pėr veprat muzikore, pėr poezinė e prozėn qė botoheshin, por edhe ato qė nuk botoheshin por ishin nė sirtaret e redaksive apo tė autorėve. Kriteri mė i rėndėsishėm e parėsor i gjykimit tė veprės ishte ai ideologjik. Krijimtarinė letraro-artistike duhej ta pėrshkonte ideologjia komuniste dhe mėsimet e direktivat e Diktatorit tė Madh, i cili bashkė me diktatorėt e vegjėl, krijuan njė sistem tė tėrė censurimi tė rreptė e tė frikshėm, njė sistem zinxhir hallkash, qė tė ndėshkohej cilido krijues qė nuk zbatonte parimet e realizmit socialist, sidomos atė tė partishmėrisė proletare qė duhej ta pėrshkonte veprėn si nje fill i kuq. Ai qė shkelte kėto parime, bashkė me veprėn persekutohej, izolohej po edhe burgosej. Tė parėt e pėsonin guximtarėt kokėshkretė, qė me dashje kalonin vijat e bardha, por edhe kokėtrashėt qė padashje binin nė grackė. Mbivlerėsimi i faktorėve ideologjikė e politikė dhe nėnvleftėsimi i faktorit artistik e estetik u bė njė praktikė rutinore dhe domosdoshmėri nė gjykimet e vlerėsimet kritike dhe estetike. Asnjė spektakėl nuk ėshtė ndaluar pėr dobėsi artistike as pėr skematizėm qė u bė sėmundja mė e rrezikshme shkatėrruese e artit, kur pėr dobėsi e shtrembėrime ideologjike janė ndaluar me dhjetra e dhjetra drama, komedi e spektakle, me dhjetra romane, novela, poezi, kėngė e piktura. Censura ishte arma mė e fuqishme, e fshehtė po edhe e hapėt nė duar e partisė e tė Diktatorit tė Madh, - “vrastare e lirisė krijuese”.

    Cilat ishin hallkat e censurimit nė botime?

    Tre institucione e botonin dramėn: revista “Nėntori” nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe tė Artistėve, revistaTeatėr” nė Shtėpinė e Krijimtarisė Skenike dhe redaksia e poezisė dhe dramės nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri”. Sistemi i censurimit nė rrafshin e botimeve ishte mė i kufizuar se ai i teatrit. Nėpėr shtatė hallka censurimi, kalonte vepra dramaturgjike pėr t’u miratuar pėr botim, kur nė teatėr hallkat kalonin mbi nėntė.

    Hallka e parė nė botime ishte redaktori pėrgjegjės, i cili pėrzgjidhte dramėn, apo komedinė qė mendonte se i plotėsonte kriteret e botimit. Nė revistėn “Teatėr” qė ishte mė e specializuara, vinin pėr botim nė fund tė viteve ’70 dhe gjatė viteve ’80, nga shtatėdhjetė gjer nė njėqindedhjetė drama, komedi, pjesė me njė akt, prej tė cilave duhej tė pėrzgjidheshin dhe botoheshin nga pesėmbėdhjetė deri nė njėzet vepra nė vit.

    Pėr veprat teatrore me dobėsi artistike redaktori pėrgjegjės u jepte pėrgjigje autorėve, me shkrim ose me gojė. Vepra nuk i jepej autorit, ruhej nė redaksi. Kur kishte gabime ideologjike thirrej autori dhe bisedohej konkretisht me tė duke i tėrhequr edhe vėmendjen. Kjo praktikė ndiqej edhe nė redaksitė e tjera tė botimit nė revistėn “Nėntori” dhe nė redaksinė e poezisė e tė dramės nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri”. Ndonėse rrallė botonin drama e komedi. Ato jepnin edhe informacione nė komitetin e partisė dhe nė Komitetin e Kulturės e tė Arteve si pėr rastet qė bėheshin objekt tė censurės, shtypit, apo opinioneve tė ndryshme, ashtu edhe kur spiunėt njėmijėleksha nėpėr institucione, informonin me gėzim tė madh atje ku kishin shitur veten pėr njėmijė lekė tė pista. Hallka e dytė, ishin recesentėt e partishėm, pastaj vinte kolegiumi, organizata e parties, disa pika kyēe censuruese nė sistemin ekzekutiv dhe partiak.

    Sipas librit tuaj thelbi i Plenumit IV tė KQ PPSH ishte kritika pėr disa vepra qė nxinin e shtrembėronin realitetin socialist, madje dhe pėr masat ndėshkimore. Si ėshtė trajtuar kjo nė librin tuaj?

    Nė prag tė Plenumit IV tė Zi, i cili do tė analizonte dhe jepte detyra pėr thellimin e luftės kundėr ndikimeve e shfaqjeve tė huaja edhe pėr letėrsinė e artet, pėr dramėn e teatrin, njė ditė rreth orės 12, Kryetari i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, Mantho Balla, mė merr nė telefon dhe mė kėrkon njė listė me emrin e autorėve dhe titujt e veprave me gabime ideologjike qė kanė ardhur nė redaksi. I them se ne nuk kemi botuar vepra tė tilla. “Tė pa botuarat”, mė thotė. Lidhja e Shkrimtarėve m’i ka dėrguar listat me emrat e autorėve dhe tė veprave tė tyre me ndikime tė huaja. Edhe Shtėpia Botuese ”Naim Frashėri”. Ėshtė edhe emri yt dhe titulli i dramės tėnde “Shoqja K dhe tė tjerėt”. Ti pėrse nguron?!… Toni ishte i ashpėr. Nėnteksti i hidhur. I them se nuk kemi botuar vepra me gabime ideologjike, ato qė kanė pasur dobėsi tė tilla ua kam kthyer autorėve me kritikat e nevojshme. Ato nuk kanė rėnė nė kontakt me asnjė lexues. “Ashtu?!... ė-ė-ė...” Njė “ ė ” e zgjatur, e frikkshme, kėrcėnuese. “Ti, nuk do ta ndihmosh partinė”. Dhe mė mbyll telefonin. U trondita. Megjithėse ishte marrė vendimi mė parė, qė tė largohesha pėr disa botime me gabime ideologjike, siē e kam shpjeguar nė njė nga krerėt e tjerė.

    Hallka e shtatė e censurimit, cila ishte…?

    Hallkė e shtatė e censurimit ishin kritikėt mė tė zellshėm, me pėrfaqėsues tė realizmit socialist, me recensionet nė shtėpitė botuese dhe me artikujt e shkrimet nė shtypin e pėrditshėm dhe atė letrar... Bėnin konkurencė me njėri-tjetrin kush e kush tė jetė mė i rreptė nė gjykimin e veprės sipas realizmit socialist, qė tė kėnaqnin Diktatorin e Madh, diktatorėt e vegjėl, shefat e censurimit dhe shefat e tyre tė punės. Kėta bėnin kritikė tė pėrgjithshme sipas estetikės markiste-leniniste jo vetėm nė rrafshin e prozės dhe tė poezisė qė mund tė ishin specialistė, por edhe nė fushat e artit, tė teatrit, muzikės e pikturės qė kanė specifikė tė veēantė. Bėnin kritika edhe pėr muzikėn kur nuk njihnin as notat... Po e keqja mė e madhe ishte agresiviteti i tyre, si komunistė me teser a pa teser partie, duke kaluar nė plan tė dytė kritikun. Kėta llojė kritikėsh ishin mė tė zellshėm se aparatēikėt e partisė dhe censuruesit zyrtarė. Pothuajse tė gjithė kemi shkruar sipas socrealizmit, nuk u referohem kėtyre, fjala e tė cilėve nuk kishte as ndikim, as peshė. Kritika u adresohet pėfaqsuesėve mė kryesorė tė socrealizmit kiritkė, studjues dhe estetė, siē i kam analizuar nė krerė tė tjerė tė librit, tė cilėt u tjetėrsuan nė “Vrasės me pagesė tė lirisė krujese”

    Kėtė e dėshmon tėrbimi i kritikut enverist Razi Brahimi ndaj dramaturgut tė ri Fatos Arapi. Duke analizuar rrėfimin dramatik: “Drama e njė partizani pa emėr” botuar nė revistėn “Nėntori” nr. 5, 1965 dhe duke rilexuar referatin dhe artikujt e Brahimit pėr kėtė dramė, dhe dy dramat e tjera tė ndaluara ”Rethimi i bardhė” e Naum Priftit, dhe “Dueli” e Qamil Buxhelit, kritikat e rrepta tė tij tė kujtojnė prokurorėt ekstremist, cinik, “kalė karroce”, tė diktaturės sė asaj kohe dhe aspak kritikun qė kėrkon tė zbulojė vlerat, jovlerat dhe antivlerat e veprės edhe sipas realizmit socialist.. Brahimi ngazėllehej duke gėrrmuar nė jovlerat dhe antivlerat sipas pikėvėshtrimit tė tij ideologjik, madje ato i zmadhon, i tjerr e mistifikon, pėr ta paraqitur autorėt si kundėrshtar tė ideologjisė sė partisė, kundėrshtar tė letėrsisė dhe artit tė realizmit socialist. Madje edhe shtrembėrues i sė vėrtetės pėr Luftėn Antifshiste Nacional Ēlirimtare, bashkė me Buxheli. Njė analizė mė e plotė do tė botohet nė numrin e ardhshėm..

    Censura nė humor, ēfarė mund tė pėrmendni?

    Aktori humorist Skėnder Sallaku nė njė shfaqje tė estradės sė Tiranės, nė fillim tė viteve ’80, nė rubrikėn “Grimca humoristike” rrėfen kėtė anekdotė: “Nė kohėn e Zogut mbi derė tė dyqanit lexohej KASAP dhe brenda gjeje mish, ndėrsa sot mbi derė lexon MISH dhe brenda gjen vetėm kasap”. Qeshėn tė gjithė spektatorėt sa u gajasėn. Nė shfaqje thuhej se ishte dhe Pakurrizori. Qeshi dhe ai me tė madhe, duke e marrė si njė shaka pėr shaka, kur anekdota nėpėrmjet tė qeshurit fshikullonte mungesėn e mishit nė tregun socialist… dėshmonte varfėrinė…

    Kėshtu Pakurrizori pa e vrarė mendjen ia rrėfeu barcoletėn edhe Diktatorit tė Madh qė ta bėnte tė qeshte. Nė fakt qeshi edhe Ai nė ēast... Por tė nesėrmen nė mbledhjen e Byros Politike, pasi mbaroi tė gjitha pikat, u ndal tek pika e fundit “tė ndryshme”. Mori pozė teatrale. U ngrys nė fytyrė, ēka ishte tmerr pėr ta. Mbrėmė, tha Qoftėlargu (siē e thėrriste Profesor Isuf Luzaj, pa ia pėrmendur emrin) - dėgjova barcoletėn e kasapit dhe tė mishit. Qesha dhe unė nė moment, po jo si budalla… Nuk ėshtė pėr tė qeshur, ua them u… Ajo ėshtė e qeshur e hidhur, me helm, humor negativ, thikė me dy presa qė fshihet pas tė qeshurit. Na drejtohet ne, udhėheqjes, qė tė mos jemi syleshė. Koha e Satrapit paska qenė plotepėrplot me tė mira, koha jonė… reklamuese, gėnjeshtare, nė vend tė mishit qė shkruhet nė portė pėrjashta, dyqani brenda na qenka bosh na paska vetėm kasapin… Dhe spektatori qesh. Qesh me neve… Dhe duartroket… Bashkė me ta duartrokasin edhe syleshėt, shokėt tanė udhėheqės… Qetėsi dhe ankth nė sallė... Secili prej jush duhet t’i vėrė gishtin kokės, tė meditojė dhe tė nxjerrė konkluzione mbi karakterin klasor tė barcoletave… Dhe tė vijė kėtu tė raportojė. Kaq kisha. Mbledhja mbillet..

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Arti Dhe Kritika
    Nga alberts-art nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 05:42
  3. Lothar Matheus pritet me kritika nė Brazil
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 09:54
  4. Perspektiva e njė letėrsie pa kritikė
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 10:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •