Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    sebishtja fillon te flitet ne Prishtine?

    Pershendetje,

    Me poshte po ve pjese nga nje artikull i gazeste se sotme
    Le Monde per Kosoven:

    "....
    La réalité, ce sont ces jeunes qui ne rêvent que de quitter le Kosovo, qui se partagent entre de multiples petits jobs dans la journée et passent leurs nuits au Depo, au Lounge, au Punto, les bars branchés de Pristina. C'est d'ailleurs peut-être là, bien loin des processus électoraux, qu'on remarque l'une des évolutions marquantes de la vie kosovare. Discrètement, tranquillement, on y parle de nouveau la langue serbe. La méfiance n'a pas disparu, mais les jeunes Serbes travaillant pour la Minuk ou le gouvernement peuvent désormais sortir sans crainte, être accostés, conviés à boire des verres et à discuter par des Albanais qui acceptent de nouveau de parler la langue de "l'ennemi". Dans le Kosovo de l'après-guerre, c'est une évolution majeure : on ne tue plus pour un mot en serbe... La violence intercommunautaire est en nette diminution.
    ..."

    "...
    Realiteti, eshte rinia qe enderron te lere Kosoven (per emigrim
    kuptohet), rina e cila diten e kalon duke u mare me pune te
    vogla dhe naten neper baret e Prishtines (Depo, Lounge, Punto).
    Dhe pikerisht ne keto bare, larg proceseve elektorle, verehet nje
    nga evolucjonet me te shenuara te jetes kosovare. Ne menyre
    diskrete po fillohet te flitet serisht gjuha serbe. Frika nuk
    eshte shuar akoma, por te rinjte serb qe punojne per Umnik-un
    apo qeverine mund te dalin pa frike, te takohen, ftohen per te
    pire nje gote nga Shqiptare te cilet pranojne serisht te flasin
    gjuhen e "armikut". Ne Kosoven e pas luftes, ky eshte nje
    evolucjon jo i vogel: nuk vritet me per nje fjale ne serbisht...
    Dhuna nder etnike eshte ne ulje. ...."

    Nuk e di sa te vertete ka ne kete artikull, por nqs vertet
    ka Shqiptare qe ulin veten te flasin gjuhen e serpeve ne vend
    qe te jene serpet te cilet duhet te mesojne gjuhen Shqipe
    ne trojet Shqiptare atehere eshte vertet naivitet dhe
    poshterim. Te pakten te shuhen kujtimet e masakrave!

  2. #2
    ABC Maska e bicjani
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    RoniSotiri
    dua te them se gazeta ka te drejte.te them te drejten kam qene disa here ne kosove ,dhe nuk ka patur dite e kam fjalen per ate kohe qe jam gjetur aty te mos degjoj te flitet gjuha serbe...dhe po ty pyesesh ne moment se çfare gjuhe flet nuk e pranojne se flasin serbisht..ca tu besh .me duket se i harruan vuajtjet per 4 vjet......por do u bie ne mendje dikur.....
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  3. #3
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Ghuha serbe nuk eshte ndalur se foluri kurre,prandaj nuk kemi pse te cuditemi me kete "lajme"!
    Nese keni percjelle ngjarjet gjate kohes se luftes ne Kosove,eshte verejtur qarte se nje numer i madhe t'i quaj "shqiptar" kurre nuk u distancuan nga serbet,edhe atehere kur ne Drenicen legjendare digjeshin me te madhe dhe te vogel,Prishtina dhe LDK-ja e Rugoves,kuptohet,se bashku me Rugoven,,perqfoheshin ne c'do kend dhe ne c'do kafe dhe rruge me serbet!
    Kjo miqasi e tyre nuk u nderpre as pas te gjitha atyre masakrave qe ndodhen ne token e Kosoves,por gjithnje,te dy keto pale, serbe dhe "shqiptare",me te gjitha forcat qe posedojne u versulen mbi ushtaret e UÇK-së,duke bere montime gjyqesore dhe duke i derguar ne burgje,te gjitha keto dyuke u bere me ligjet e nje shteti qe ka ngordhe long time ago,por ja qe ende jeton ne zemrat e serbeve dhe "shqiptarve" te LDK-se dhe bukuroshit te tyre I.Rugova.

    hija e vdekjes i mbulofte te gjithe "shqiptaret" dhe krajlin e tyre Rugoven.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mua nuk me duket negativ artikulli i mesiperm. Perkundrazi, ne prag te asaj qe pritet, pavaresise se Kosoves, tregon qe toleranca etnike eshte e tille qe do e inkurajonte krijimin e nje shteti shqiptar atje. Kjo tregon se europianet, aq me mire francezet, po binden qe ne Kosove jane pjekur kushtet per shtet-formim, dhe nje kusht themelor ne Europen e sotme eshte respektimi i pakicave. Kjo eshte per tu mbyllur gojen edhe serbeve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anëtarësuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    O njerez, patriotizem nuk do te thote t'ja ndalosh tjetrit ta flase gjuhen e tij.

    Nese integrimi i pakicave nuk ndodh me FAJIN E SHQIPTAREVE, atehere vaj halli per ne.

    Nje nder virtytet e shqiptareve eshte falja. Sidomos kur eshte me i dobet e ne numer me i vogel.

    Kresha
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Cdo gjuh eshte nje thesar.Me pelqeu artikulli i gazetes franceze.Kjo tregon se kosovaret nuk kane te bejne me injorancen dhe jane per tolerancen dhe civilizimin.
    Populli jone thote Qent te lehin karvani te ece perpara.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se autori i këtij shkrim më shumë ka dashur të potencoj tolerancën etnike dhe ka ekzagjeruar në gjuhën sepse puna e gjuhës nuk është e vërtetë. Serbët e Kosovës mbi 90 përqind e tyre e flasin shqipen shumë mirë dhe shumica e tyre sipas lokalizmave dhe bile këta flisnin shqip me shqiptarët edhe në kohën e okupimit e lëre më tani, pra rastet e tilla që përshkruan autori janë shumë të rralla dhe në mbi 90 të rasteve është pikërisht e kundërta, serbët komunikojnë në shqip me shqiptarët në Kosovë.
    Mirëpo edhe njëherë këtu autori ka për qëllim theksimin e tolerancës etnike dhe puna e gjuhës është vetëm një lëshim rasti i autorit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Të nderuar miq,

    për fat të keq, artikulli nuk është një trillim, por realiteti i ditëve të sotme të Prishtinës.

    Si ore kanë fytyrë të flasin serbishten e mallkuar, kur ende vazhdojnë të rrjedhin gjak plagët a luftës?

    Ata që e flasin serbishten (e që janë Shqiptarë) a fare nuk preken kur shihin pamfletet e posterat për të zhdukurit?

    A nuk ndjejnë asgjë të dhimbshme kur shohin në TV apo lexojnë në gazeta për sjelljen e të gjeturve e të identifikuarve, të masakruar, nga po ata serbëfolës?

    Të më falni, por këtu toleranca arrinë kulmin.

    Serbët nuk tregojnë se ku gjenden të zhdukurit, por me ndërkombëtarët nuk kanë zgjidhje tjetër dhe kështu luajnë me nervat dhe lotët e të gjithë neve, dhe plagët e luftës vazhdojnë të kullojnë gjak e lotë.

    Këtu nuk ka tolerancë.

    Provoni të shkoni në shtëpitë e Yllka Domit apo të Esat Bicurrit, apo të të tjerëve dhe filloni t'i flisni se qenka normale të flasësh serbisht dhe të keshë tolerancëndaj atyre që iu futën nën dhe më të dashurit dhe i mbajtën për 4 vjet në tokën e mallkuar, të fshehura.
    Jo o të dashur miq, e lehtë të flitet nga largësia.

    Po ajo nëna që për së gjalli dogji veten me benzinë pranë djemëve të rivarrosur në Mejë?

    Po rajoni i Krushës pa asnjë mashkull (përveç fëmijëve të vegjël)?
    Të gjithë konsiderohen të zhdukur.

    Provoni atyre t'u flisni për tolerancën dhe thesarin e gjuhës serbe!

    Shumë shpejtë i harruat tmerret që përjetuam para 4 vjetësh.

    Serbia ende nuk pranon të kërkojë falje publike si shtet për ato që na bëri dhe ju e quani thesar serbishten.

    Të nderuar, e kuptoj anën kulturore si gjuhë, por ju lutem, derisa jemi tek kultura, po ç'u bë me tërë atë thesar të kulturës shqiptare që gjendet në serbi, i vjedhur nga Muzeu i Kosovës? Që janë pasuri e të gjithë Shqiptarëve dhe historisë e kulturës sonë, dhe jo vetëm e Kosovës. Ku është ky thesar kulturor, nëse serbishtja është një thesar kulturor?

    Nuk jam kundët tolerancës, gjë e cila na është vënë si kusht për të ardhmen e integruar në struktura euro-atlantike, por të mos e marrim me aq entuziazëm dhe kënaqësi këtë tolerancë të kërkaur, bashkëjetesë, e të tjera dokrra të këtilla.


    Sa i përket LDK-së e Rugovës, mos u ngutni, nëse qenka "tradhëtar" siç po pandehni, mirë, por nuk është i vetmi.
    Në një prej varrimeve në vitin 1998, të të masakruarve në Drenicë, më kujtohet fare mirë kur Luljeta Pula-Beqiri, kur mori fjalën, filloi të fyejë Rugovën e të tjerë dhe e shndërroi varrimin e dëshmorëve në fushatë elektorale derisa ia morën mikrofonin nga dora. Shumë e mençur kjo zonja, shfrytëzoi tubimin e drenicasve të pikëlluar për fushatë elektorale. E ku na qenka tani kjo zonjë? Kushedi!

    Rexhep Qosja i maskuar në grua kaloi kufirin e Maqedonisë dhe iku nga tmerri në të cilin na futi si nënshkrues i Rambujesë, jo se jam kundër Marrëveshjes, por pse ai iku a Rugova jo?
    E dimë mirë rastin e Fehmi Aganit të ndjerë.

    Po UÇK-ja, në lidhje me Mitrovicën dhe veriun e Kosovës në përgjithësi?

    Veton Surroi, me gjithë respektin që kam, tani e ka të lehtë të kritikojë nga zyreja e tij, e edhe ai është njëri nga nënshkruesit.

    Prandaj, kurseni ofendimet për ata që e flasin serbishten në kafene e nuk marrin pjesë në varrimet e të gjeturve që trupat ende po u vijnë nga Serbija me pasurinë e saj kulturore, gjuhën e saj.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Edhe une pak a shume mendimin e Lekes kam.
    Deri me sot nuk kam degjuar serb te keroje falje per
    krimet e bera ne Kosove. Perkundrazi zgjedhjet
    e fundit konfirmojne te kunderten, nje shumice
    serbesh votojne akoma per vampire te tipit
    Millosheviç apo Sheshel.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Tema të Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •