Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270

    Emigracioni: shpres apo zhgnjim?

    Sipas t dhnave zyrtare, nj n pes shqiptar ka zgjedhur rrugn e emigracionit si shpres pr t ardhmen, dhe t pakten 200 mij emigrant jan t paligjshm.

    Q prej dhjet vjetsh, n Shqipri emigracioni shihet nga shumica e popullsis si rrug kryesore pr nj jet m t mir. Jo rrall shpresat mbeten shpresa, apo kthehen n zhgnjim.

    BBC n shqip po prgatit nj serial pr emigracionin i cili ka pr qllim t'u mundsoj emigrantve q t shprehin prvojat e tyre vetijake.

    Marre nga BBC News.

    Ju inkurajojm t na shkruani lidhur me eksperiencat tuaja personale.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    DDesigner
    Demokrat i Flakte
    Posts: 683
    (3/1/02 10:17:52 am)
    Reply Emigracioni Shprese apo Zhgenjim ???
    --------------------------------------------------------------------------------
    Si mendoni ju per ata qe jetojne jashte trojeve Shqiptare jetojne me je shprese qe te arrijne dicka nje dite apo jane zhgenjyer tanime plotesisht nga Emigrimi ???

    vlora67
    Moderator
    Posts: 111
    (3/4/02 6:24:44 pm)
    Reply Re: Emigracioni Shprese apo Zhgenjim ???
    --------------------------------------------------------------------------------

    DDesigner,
    te pershendes.

    Une njoh shume nga ata qe s'kane arritur asgje ne emigrim dhe prape jane te kenaqur. Ka te tjere qe kane arritur dicka e megjithate nuk jane te kenaqur sepse u mungon Shqiperia.

    Pra varet nga njeriu. Varet nga brumi qe je gatuar.

    Te mira,

    Vlora67

    qapkenja
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 8
    (3/22/02 6:55:21 am)
    Reply Re: Emigracioni Shprese apo Zhgenjim ???
    --------------------------------------------------------------------------------
    I think you could never have answered this question beter Vlora67. well done mate!!!!!!!!!

    Sokoli
    Deputet
    Posts: 205
    (4/2/02 4:40:32 pm)
    Reply Re: Emigracioni Shprese apo Zhgenjim ???
    --------------------------------------------------------------------------------
    Emigracioni fillon si zhgenjim shprese dhe perfundon ne kristalizim atdhedashurie.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Te gjitha shtetet e botes e kane pasur nje periudhe emigrimi. Duke pare shtetet fqinje: Vite me pare kane qene greket ata qe kane ardhur ne Shqiperi me shpresa per me mire, dhe kane punuar per shqiptaret. Italianet kane qene nder te paret qe jane dyndur ne Amerike.

    Shqiperia eshte thjesht nje shtet tjeter duke kaluar nje periudhe tranzicioni te pergjithshem, dhe vecanerrisht nje tranzicion ekonomik (edhe pse pak me vone se shtetet e tjera), kjo eshte dhe arsyeja pse shqiptaret tani per tani, e shikojne emigrimin ne vende te tjera, vetem si nje "tabu" - shprese dhe pune, nje si zgjidhje me e shpejte dhe me e lehte per permiresimin e jetes.

    Sikur ne vendin me te zhvilluar te botes te jetoje, nq se jetoje vetem atje perseri do te ishe i prapambetur - levizja e popujve dhe integrimi me njeri tjetrin jo vetem i afron njerzit, por ju jep dhe me shume mundesi zhvillimi. Pra emigrimi duhet pare thjesht si nje zgjedhje jete, jo si katastrofe dhe shkaterrim.

    Ne shqiptaret jemi rritur me ndjenjen e varesise tek dikush, dhe kjo jete e pavarur na duket pak si e cuditeshme. Veme ne vendet e tjera dhe ndihemi "jetime" (e ve re kete me masat e emigranteve shqiptare), na duket cudi qe ne jemi pjese e vendit ku emigrojme po aq sa vendasit. Kush kerkon gjen. Nq se kerkon te drejtat e tua, nq se punon per te arritur qellimin - emigracioni ska perse te kthehet ne zhgenim.

    Edhe kur Shqiperia te rregullohet dhe cdo gje te normalizohet emigracioni do te egzistoje. Vetem se asnjehere nuk duhet ta shikojme ate si rrugedaljen me te lehte, thjesht si nje menyre tjeter jetese. Jeta nuk eshte asnjehere perfekte dhe asnje shtet ne bote nuk mund te te siguroje perfeksionizmin. Do jesh ti perseri kapiteni i arritjeve ne jete, kjo duhet pasur parasysh. Kudo qe te shkosh do e shikosh qe popujt nuk jane shume ndryshe nga njeri tjetri, varet nga ty sa e vlereson apo nenvlereson veten ne krahasim me keta popuj.

    Me pak fjale emigracioni eshte ajo cfare ti e do te jete. **whatever u make of it.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Antarsuar
    08-05-2002
    Postime
    419
    Cfare lidhje ka emigracioni me shpresen?

    Per te kuptuar se cfare lidhje ka emigracioni me shpresen ne fillim duhet qe te kuptohet se cfare kerkon individi ne fjale.

    Dikush qe jeton ne shqiperi ka kerkesat e veta per te ardhmen e vet.

    Cdokush qe arrin t'a perfytyroje te ardhmen e vet ne nje forme do te perpiqet qe t'a arrije ate ne nje menyre.

    Ne qofte se ky dikushi perfytyron te arrije dicka qe eshte bere me pare dhe qe ekziston atehere eshte me e lehte per te per te arritur aty ku do

    Ne qofte se dikushi ne fjale perfytyron dicka qe nuk ekziston dhe qe nuk e ka provuar dikush me pare atehere eshte e veshtire qe ky dikush te mberrije aty ku do

    Shpresa qe kane njerezit per nje jete me te mire po te emigrojne eshte e lidhur me dy gjera.

    E para eshte koncepti mbi te miren dhe te keqen qe kane vendet ku behet emigrimi

    E dyta eshte koncepti qe ka emigranti mbi te miren dhe te keqen.

    Ka plot shqiptare qe kane emigruar dhe qe nuk jane te kenaqur

    Ata qe jane te zhgenjyer une nuk e di se pse rrine me ne vendet ku jetojne.

    Pse nuk kthehen ne shqiperi dhe te vazhdojne jeten me te mire qe kishin atje.

    Kam pershtypjen se ata qe pasi zhgenjehen kthehen ne shqiperi bejne shume mire dhe e dine se cfare duan ne jete

    Ata qe nuk kthehen them se nuk jane zhgenjyer porse vecse jane merzitur.

    Por them se edhe po te ishin ne shqiperi prape te merzitur do ishin.

    Mendoj se shume nga keta qe merziten nuk e kane pasur shume te qarte se perse po iknin apo se kane pasur ide tjeter (pra te rreme) per vendet ku kane shkuar.

    Por ka dhe nga ata qe objektivat qe kane pasur nuk i kane realizuar.

    Kjo eshte shume individuale sepse cdokush ia percakton vetes objektivat.

    Po verej se ka filluar nje propagande e cila me s'a kuptoj ka per qellim te kundershtoje emigrimin.

    Edhe kjo ka burimin e vet. Te interesuar jane shume nga vendet ku shkojne shqiptaret per te emigruar. Kjo eshte dhe aresyeja qe disa organizma te ketyre vendeve perpiqen qe te gjejne njerez te merzitur dhe tu marrin pohimin se s'eshte gje emigrimi prandaj rrini me mire ne shqiperi.

    Keto vende nuk e varferojne dot veten deri ne nivelin qe te mos i shkoje mendja njeriut e te lere vendin ku lindi dhe te shkoje e te jetoje tek ata.

    Prandaj edhe i kane hyre propagandes duke perdorur te deshperuarit.

    Mund te kete edhe ndonje levizje te vogel nga organizma qeveritare shqiptare apo ndonje ze qe duket se vjen qe nga brenda shqiperise.

    Vete qeveria shqiptare po te ishte e interesuar per ndalimin e emigracionit do e kishte vene ujin ne zjarr per te eleminuar shkaqet e tij.

    Po qeveria shqiptare nuk e ben dot shqiperine aq te pasur sa qe njerezve te mos u shkoje mendja te lene shqiperine dhe te shkojne te perendim (nja dy edhe ne pakistan dhe irak)

    Se kjo do pune, prandaj ben edhe ate qe ka ne dore, llafe. Pra propagande, dhe per kete perdor po te deshperuarit.

    Ata te deshperuar qe u bene te tille nga vete ekonomia e qeverisjes se qeverive te shqiperise dhe qe nuk u bene dot te lumtuar nga qeverisja e qeverive te vendeve perendimore.

    Kjo ideja e propagandes nuk eshte e re per shqiptaret.

    Ka qene e zbatuar ne menyre krijuese ne vitet e lavdishme te diktatures se proletariatit nga qeveria e asaj kohe. Madje ka dhe pervoja te tjera te asaj kohe si pushkatimi ne kufi, burgosja, internimi i familjeve.

    Prandaj do u thosha atyre qe merren me kete propagande mos luani me deshperimin e shqiptareve kudo qe jane por punoni me ta qe t'a ndertojne jeten kudo qe jane.

  5. #5
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Antarsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. po le vendin qe ke lere nuk ke se c'pret per me mire kur ste behet e mira ku ke lere e je ritur vaj hallit do te gjesh derman ne kurbert...... o kurbet o kurbet i zi ti jet mua ma ke nxi... ketu ne kurbet as lulet nuk an ere as ngjyre xhan cdo gje esthe e turbullte e jo shume qarte.... gurri rend ne vend te vete...
    me shume respekt
    edi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Massachus...USA
    Postime
    27
    Estella!
    Mendimi im personal eshte se Shqiperia aktualisht eshte ne nje tranzicion fillestar dhe qe situata atje te jete pak a shume ne nivelet e shteteve te tjera te Europes Perendimore do te duhen te pakten nja 20 vjet....po themi!Duke qene se une nuk do te jetoj 300 vjet mendova qe mos ta shkoj jeten haram atje pa asnje lloj devertimenti dhe zgjodha me pak vonese por vendosa te emigroj ne USA.Ketu kuptohet se do gje nuk do ta gjesh te shtruar por me durim dhe sakrifica fillestare duke kerkuar me shume nga vetja mund te sistemohesh mjaft mire,te besh nje jete familjare te rregullt dhe kete pjese te jetes qe ka ngelur t'a kalosh me mire se ne vendin tend.Pak a shume kjo eshte idea ime.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    15
    pa vajtur ne emigracion ....eshte shprese.....fillimi ne emigracion eshte shgenjim....vazhdimi..........jeta vazhdon gjithsesi....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    England--OXFORD
    Mosha
    37
    Postime
    56
    disa here eshte tragjedi ju nuk e dina sa shqiptare i kam po ne belgjike te flet rrugve po lek po as nje gjo te trathetum nga ata qe te nisin ne angli
    CA PINE CA DEHEN

  9. #9
    SPHINX
    Antarsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    42
    Postime
    836
    Jeta ne emigracion eshte e veshtire pa diskutim. Per moshat e thyera 45+ vjet ne shumicen e rasteve eshte zhgenjim. Per moshat e reja eshte me ndryshe se ka me shume mundesi dhe me shume variante dhe shpresa kthehet kollaj ne realitet. Nje pjese e mire ndoshta mbi 2/3 e shqiptareve jane te zhgenjyer nga emigracioni dhe prape nuk kthehen ne Shqiperi se e dine qe atje nuk do jene me mire. Megjithate dhe te zhgenjyerit shpresojne se si i thone atij llafit te vjeter popullor "Shpresa eshte ajo qe vdes e fundit"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Mosha
    49
    Postime
    256
    Bashkohem me mendimin e mesiperm.Fillimi eshte i veshtire per te gjithe plus qe jane dhe disa gjera qe nuk varen nga ne ,por nga shteti ne t(e cilin jetojme si psh. pajisja me dokumenta te rregullta te jep shume avantazhe dhe te jep mundesi te realizosh enderrat e tua,ose ose te perballesh drejtperdrejt me sfidat e kesaj shoqerie dhe ta dish nese je i afte ta perbalosh ose jo kete lloj jete.Nqs nuk ke keto dokumenta dhe je vetem me nje social qe keta e quajne minimumi i jeteses,do te detyrohesh te besh pune te zeze edhe kete me fat nqs e gjen te pakten ketu ku jam une,atehere kjo periudhe e veshtire zgjatet pak,por prape se prape njeriu ka shpre"sen qe dikur do te behet dicka e mire.
    Pra ai zhgenjim mund te egzistoje sepse ndryshe eshte menduar
    por jane shume faktore qe nuk varen nga ne.
    Une u uroj te gjithe emigranteve shqiptare fat dhe gjithe te mirat,sepse jane ata qe po mbajne peshen ekonomike te vendit tone.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

Tema t Ngjashme

  1. Emigrimi, shpres apo zhgnjim?
    Nga LeNNoN n forumin Kultur demokratike
    Prgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-02-2018, 11:55
  2. Si i pa shprese ndihem
    Nga miri uk n forumin Pyetni psikologun
    Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-03-2010, 19:24
  3. Angli Shpres pr nj amnisti pr shqiptart
    Nga Shijaksi-London n forumin Emigracioni
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 15:10
  4. Njeriu Pa Shprese
    Nga eris n forumin Letrsia shqiptare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 12:13
  5. Pa pun, pa shpres,...
    Nga Agim Doi n forumin Letrsia shqiptare
    Prgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-03-2003, 05:46

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •