Po nisem nga shkrimi i Visitor, meqe ai i ka vendosur ne menyre me te permbledhur pikat mbi te cilat duhet te realizohet ngritja e ekonomise shqiptare dhe po nderhyj me disa pika qe une i shoh si verejtje te asaj qe eshte shprehur.
Me pese pikat e para jam dakord.
Pika e gjashte:
Per emigracionin do te thoja se eshte dicka qe nuk mund ta pengosh, edhe nese ligjerisht ate e pengon njerezit do te gjejne menyren te largohen ilegalisht. Kete kane arritur ta bejne edhe ne kohe te diktatures komuniste qe e rrethonte Shqiperine me tela me gjemba e jo me tani. Hemoragjine e njerezve nga Shqiperia (sic e quan ti) mund ta ndaloje vetem permiresimi i kushteve brenda ne vend, i atyre te punedhenies, i perspektivave per pas studimeve dhe i qetesise e rendit publik.6) te pengohet emigracioni. Mund te duket si ide e kohes se diktatures por asgje tjeter nuk mund ta parandaloje me hemorragjine e njerzve nga Shqiperia. Dikush mund te thote qe ju qe jeni jashte i hidhni keto ide se cate ferren e iket dhe tani flisni per qejf. Por nqs do te kishte hapa ne drejtime pozitive shumica jone do te ktheheshin ne Shqiperi.
Pika e shtate:
7) te vihen tarifa mbrojtese per prodhimet vendase. Globalizimi, tregtia e lire, keto jane te gjitha terma te bukura por do te ishte gomarlleku me i madh nqs Shqiperia nuk e mbron industrine e saj foshnjore dhe e le te perballet me ate Greke, Italiane, e Ballkanike. Jemi nje nga shtetet me te vogla, dhe me te pazhvilluara ne Ballkan, po s'patem tarifa mbrojtese do te behemi thjesht nje treg per tepricat e vendeve te tjera.
Per tarifat mbrojtese per prodhimet vendase. Do te thoja qe te mos entuziazmoheshe kaq shume dhe te kerkoje te kerkoje tarifimin e mallrave te importit. Shqiperia do ta kishte te pamundur nje gje te tille per arsye se ajo eshte e varur nga ndihmat ekonomiko-financiare qe vijne pikerisht nga keto vende. Nje arsye tjeter (dhe kjo eshte kryesorja) eshte se Shqiperia ne kuadrin e veprimtarise se perbashket me Banken Boterore dhe FMN-ne eshte e detyruar ti nenshtrohet nje sere kushtesh qe ata shtrojne dhe qe sigurojne creditworthiness te nje vendi dhe ata nuk do te lejonin kurre kete mase. Do te ishte nje lloj monopoli i mallrave shqiptare, nderkohe qe tregu duhet te mbetet i hapur ne kuadrin e WTO. Shqiperia ka aderuar ne kete organizate ne 8 shtator 2000 (sipas http://www.wto.org/english/thewto_e/...f_e/org6_e.htm
Pika e tete:
8) Shpallja e nje faljeje fiskale per te terhequr leket jashte shqiperise. Pasi te futen nje pjese e mire e fitimive ne Shqiperi te kufizohen sasite e lekeve qe mund te nxirren nga Shqiperia. Nje gje e tille ekziston edhe tani por nuk eshte shume efektive.
Une kete pike e mbeshtes por edhe kjo eshte kundra levizjes se lire te kapitalit.
Megjithate mendoj se nuk do te ishte e ndalueshme dhe per kete mund te veprohej edhe konkretisht. Visitor, kapitali ne Shqiperi hyn e del sipas qejfit dhe kontrolli per te jo qe nuk eshte efektiv, por eshte qesharak.
Pika e nente:
Kjo eshte nje mase e mire.9) Ulja e taksave mbi prodhuesit vendas, krijimi i lidhjeve me efektive midis tregtareve/industrialisteve shqiptare dhe atyre te huaj nepermjet dhomave te tregtise.
Ne periudhen 92-97 kjo ka qene e drejtuar dhe e ofruar per ndermarrjet e reja ne menyre qe tu jepej mundesia te arrinin ne zonen e fitimit para se te ishin te detyruar te perplaseshin me humbjet.
E rendesishme per mendimin tim do te ishte qe nga kjo ulje taksash te perftojne ndermarrjet e vogla dhe ato te mesme, sepse te medhate, ato qe tani kane monopolizuar tregun shqiptar, vetem se do te perfitonin akoma dhe me shume dhe do tu zhduknin nga qarkullimi ekonomite familjare qe mbahen ne kembe nga ai pak biznes i vogel dhe numri i ketyre familjeve eshte shume i madh.
Pika e dhjete:
E ke fjalen per universitetet tre vjecare dhe degen bachelor, sikurse edhe pesevjecaret me graden master?10) Krijimi i nje sistemi efikas mesimor per te edukuar dhe pergatitur forcen punetore per pune me teknologji me te larte. Mundesisht futja e nje sistemi si ai i SHBA me universitet 2 vjecare ku pergatitet populli i gjere dhe universitetet e vjetra (Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra) 4 vjecare ku pergatiten drejtuesit e larte te te ardhmes.
Eshte nje mase e mire, qe duhet te vije me unifikimin e sistemit arsimor. Nje gje e tille po behen perpjekje per ta realizuar brenda Bashkimit Evropian. Nese Shqiperia do ta ndermerrte nje mase te tille, do ti duhej te kishte nje trupe te kualifikuar profesoresh qe te benin te mundur dhe njohjen e diplomave jashte. Sidoqofte edhe sikur te mos arrihej kjo njohje jashte, do te ishte e mundur per te rinjte qe te kalonin direkt ne praktike e te fitonin prej saj.
Per pikat qe mbeten nuk kam verejtje, vetem se ketu do te deshiroja te vendosja nje shkrim timin nga forumi "Ceshtja Kombetare", nen temen "A eshte Shqiperia shtet i pavarur?"
Te nderuar
Leximi i diskutimit te deritanishem me ben te kuptoj se te gjithe ju jeni dakord me mendimin se Shqiperia sot de facto eshte nje shtet jo i pavarur.
Pavaresia ne kuptimin e plote te saj do te kerkonte nje pavaresi te te gjithe institucioneve shqiptare, nje pavaresi ekonomike, politike, legale, ushtarake.
Sa e pavarur eshte Shqiperia sot?
Une po ndalem tek pavaresia ekonomike.
12 vjet pas hapjes se dyerve per sistemin kapitalist, Shqiperia e sheh veten sot te varur ekonomikisht.
Kjo varesi eshte e theksuar dhe behet e rrezikshme per arsye se kapitali i cili eshte futur ne Shqiperi dominohet nga ai i nje shteti te vetem qe ka qellime antishqiptare, Greqise.
Qe prej vitit 1997 ky kapital ka marre dore mbi jeten tone, mbi kursimet shqiptare, mbi investimet shqiptare, mbi rruget shqiptare, mbi telefonine shqiptare.
Ne letren e hapur qe u formulua dhe u nenshkrua prej dates 12 deri me daten 21 maj, behet nje paraqitje e mire e kesaj varesie ne rritje te shtetit shqipatr nga Greqia.
Ne temen tjeter te hapur ne kete rubrike: "Si mund te ulet ndikimi grek ne Shqiperi", kam vendosur nje artikull qe une e gjeta ne kosova.com, por qe ish botuar ne Dakota Sun, me titullin "Ekspansioni grek ne Shqiperi". Ju ftoj ta lexoni ne linkun e meposhtem:
http://www.forumishqiptar.com/showt...42&pagenumber=2
Nje varesi tjeter e drejtperdrejte eshte ajo nga institucionet nderkombetare qe garantojne investime per infrastrukturen shqiptare, por qe ndihmojne dhe mbajtjen ne kembe te buxhetit te shtetit, pra FMN dhe Banka Boterore.
Duke qene se nevoja per kete mbeshtetje eshte e madhe, shteti shqiptar eshte i detyruar te beje leshime te karakterit politik, sic mund te jete bindja ndaj "keshillave" qe vijne nga Evropa.
Ka dy forma per kete bindje:
1- shteti merr ndihmat dhe ne kembim eshte i detyruar te degjoje keshillat (forma normale me te cilen ndeshen te gjithe vendet ne zhvillim)
2- shtetaret, apo me mire te deshiruarit per pushtet ofrojne qe ne kembim te perkrahjes ndaj tyre dhe pushtetit te tyre te sigurojne nje bindje ndaj gjithe kerkesave dhe keshillave qe vijne nga keto institucione (kjo eshte forma anormale dhe njekohesisht ajo qe po i siguron pushteti socialist shqiperise qe prej vitit 1997.)
Kjo bindje alla YES-MAN eshte ajo qe po godet ceshtjen kombetare.
Me poshte po paraqes disa te dhena mbi gjendjen ekonomike te Shqiperise ne vitin 2000, te dokumentuara nga Banka Boterore.
GDP (US$ billions): 3,8 miliarde
"Balance of Payments"
Exports of goods and services: 707 milione
Imports of goods and services: 1513 milione
Pra nje deficit prej: 806 milione US $
External Debt
Total debt outstandings and disbursement: 784 milione
IDA (International Development Association): 346
milione
IMF (Fondi Monetar Nderkombetar): 88 milione
other multialterals (te tjera borxhe ne kuader
kontaktesh multilaterale): 58 milione
(besoj se ketu perfshihen ato ne kuader marreveshjesh
me EU-ne apo Pakti i Stabilitetit)
Bilateral: 218 milione
private: 37 milione
Short-term (borxhe afatshkurter): 37 milione
Borxhi ne vitin 2000 ishte rreth 67% e GDP-se.
Ne vitin 2002 qe jemi tani parashikohet qe ky borxh te
arrije nje vlere prej 70% te GDP-se.
Nga keto rreth 38% do t'i kemi borxh te jashtem dhe
pjesen tjeter borxh te brendshem.
Menyra me efikase per te shmangur kete varesi ekonomike nga keto institucione eshte futja ne Shqiperi e investimeve te huaja.
Edhe kjo do te siguronte varesi, por duhet patur parasysh se ne rrjetin e kesaj varesie gjenden te gjithe vendet e botes.
Nje faktor tjeter i domosdoshem qe duhet te plotesonin keto investime te huaja do te ishte Larmia e tij, pra investues te kombesive te ndryshme jo-greke.
Rreziku i kolonializimit me pas do te reduktohej e deri dhe minimizohej.
Krijoni Kontakt