Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,144
    Faleminderit
    81
    794 falenderime nė 648 postime

    Mirash Ivanaj: “Ja arsyet pse i preva bursėn Enverit”

    Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitin 1948, Mirash Ivanaj, nuk e dinte se e priste burgu. Mbase kishte harruar qė nė vitin 1934 kishte urdhėruar me anė tė njė shkrese ndėrprerjen definitivisht tė bursės sė studentit shqiptar nė Francė, pikėrisht atij qė nė 50 vitet e fundit do tė ishte i plotfuqishėm nė shtetin shqiptar, Enver Hoxhės.

    Petro Luarasi

    Mirash Ivanaj, ndonėse tėrhiqte pas shpine njė histori tė mbushur me atdhetarizėm, vepra tė denja dhe punė tė ndershme, do tė vdiste nė burg, nė njė operacion tė thjeshtė.

    Kush ishte

    Mirash Ivanaj ėshtė lindur mė 12 mars 1891, nė Podgoricė, nė njė familje atdhetare shqiptare. I ati, Doda, fshatar i mesėm, i pėrndjekur politik, tri herė i dėnuar me vdekje nga qeveria turke, sė fundmi emigroi duke braktisur edhe shtėpi e pasuri nė Begaj-Triesh. Mirashi, pasi kreu filloren nė Podgoricė, mbaron tė mesmen nė Beograd, mė qershor 1910. Ai pėrfundon arsimin e lartė nė Universitetin e Romės, nė dy fakultete, Letėrsi e Drejtėsi, me rezultate tė shkėlqyera, duke marrė doktoratat pėrkatėse. Domethėnės ėshtė rezultati “shkėlqyeshėm” i provimeve nė Drejtėsi, qė e radhiti Mirashin, nė krye tė laureatėve. Autoritetet italiane tė interesuar pėr talentin e tij i ofruan punė, por ai rrefuzoi. “Detyra ime, shkruante ai, ka me kenė e asht me i shėrbye me ēdo mėnyrė atdheut”.


    Mė 1923, sė bashku me kushėririn e tij Nikolla Ivanaj, botojnė nė Shkodėr gazetėn “Republika”, ku trajtojnė me kurajo atdhetare ēėshtje thelbėsore pėr vendin, duke hyrė nė konflikte tė rrepta me qarqe tė fuqishme. Mė 18 maj 1924, i jepet leja e avokatisė nga Ministria e Drejtėsisė, por shpėrtheu revolucioni i qershorit 1924. Sipas deponimeve tė tij nė gjyqin e diktaturės mė 1947, ai detyrohet tė largohet tek e motra e tij nė Hot pėr tė shpėtuar nga ndonjė hakmarrje e mundshme e klerit katolik, pjesėmarrės aktiv nė revolucion e me pozita drejtuese nė qeverinė e Fan Nolit, me tė cilin kishte bėrė debate tė ashpra nė gazetėn “Republika”. Me fitoren e zogistėve, kthehet nė fund tė dhjetorit 1924 e caktohet drejtor i Gjimnazit tė Shkodrės, ku kryen njė punė shembullore e tė gjithanshme pėr mbarėvajtjen e punės. Prandaj ndėr vite Mirash Ivanaj konsiderohej drejtor nderi i kėtij gjimnazi. Duke ēmuar burrėrinė e aftėsinė e tij intelektuale, mbreti Zog, nė njė situatė tė vėshtirė politike, i besoi mė 1933 Ministrinė e Arsimit. Pėr dy vjet e gjysmė, nėn drejtimin e Mirash Ivanajt, nė arsim u kryen transformime kolosale nė programet, disiplinėn dhe mendėsinė e kuadrit mėsimor dhe tė nxėnėsve. Nė verė 1935, dha dorėheqjen si ministėr i Arsimit, nė shenjė proteste ndaj kapitullimit tė shtetit nė ēėshtjen e shkollės kombėtare. Mė pas, Mirash Ivanaj emėrohet kryetar i Kėshillit tė Shtetit dhe kėshilltar i mbretit Zog deri mė 7 prill 1937. Me kėshillat e tij profesionale ka ndikuar me aq sa mundej pėr mbrojtjen e sovranitetit e dinjitetit kombėtar. Mirash Ivanaj para trupit gjykues komunist deklaroi: “Kėshilli i Shtetit nuk kishte fuqi politike, por vetėm konsultuese, kam qenė besnik, por …kam hikur me qerren e Zogut pse na thanė se do tė organizoheshim nė Korēė… kam hikur jashtė pa marrė asgjė me vete siē kishin marrė tė tjerėt, hika ja kėshtu siē po mė shifni sot. Nė kėtė mėrgim humba nderin dhe vėllanė”.

    Ai kėtė akt ka kurajon ta cilėsojė “si dita mė e zezė e jetės sime”. Mė tej, ai nuk bashkėpunon mė me qeverinė e Zogut, por sė bashku me mikun e tij Qemal Butka, arkitektin e famshėm, shtegtojnė nga njė vend nė tjetrin, nė Stamboll, Jerusalem etj., ku gjejnė ndihmė nga bashkatdhetarė, por pa shkėputur asnjėherė lidhjet shpirtėrore me atdheun.

    Pse e dėnoi Enver Hoxha

    Mirash Ivanaj u kthye nė Atdhe nė tetor 1945. Ishte nga tė paktėt intelektualė tė njohur qė u kthye, me dėshirėn qė tė vazhdonte veprėn e nisur nė fushėn e arsimit kombėtar. Miku i tij, Gjergj Kokoshi, i dėrgon njė letėr, ku i lutet qė tė vijė se Shqipėria e pasluftės ka shumė nevojė pėr arsim e kulturė dhe pėr njerėz si ai, duke i premtuar edhe garancitė e tij e tė shtetit shqiptar. Menjėherė, mė 1945, nga Stambolli i dėrgon njė telegram Legatės shqiptare nė Beograd qė t’i jepej leja e kthimit nė Shqipėri. Me t’u aprovuar leja, niset mė 24 shtator 1945, duke kaluar plot peripeci, herė me automjet e herė me tren, nėpėr Svilengrad, Plovdiv, Sofje, Shkup, Bitol dhe mbi njė kamion ushtarak qė transportonte grurė arrin nė Strugė. Mė 1 tetor 1945 hyn nė Shqipėri pas 6 vjet arratije. Shtypi zyrtar e brohoriti me tė madhe “kthimin e patriotit Mirash Ivanaj nė atdhe”.

    Autoritetet e larta i luten qė tė shpallė kandidaturė pėr deputet nga ana e Frontit Demokratik, por ai refuzon me dinjitet!…. Gjergj Kokoshi i ofron detyra me rėndėsi, por ai pranoi atė tė mėsuesit nė Shkollėn Pedagogjike tė Tiranės, ish-Instituti Femėror qė e kishte themeluar vetė. Atje punon gjatė periudhės 15 nėntor 1945 deri mė 15 maj 1946. Ndėrsa atdhetari demokrat Gjergj Kokoshi u arrestua dhe u dėnua me pushkatim, Mirash Ivanaj u arrestua me njė urdhėr gojor tė Koēi Xoxes (i shtyrė nga Enver Hoxha, qė u hakmor pėr prerjen e bursės mė 1934 dhe prej jugosllavėve, qė e kishin armik tė betuar) me akuzėn “agjent i anglezėve” dhe pėr agjitacion e propagandė.

    Njė fakt domethėnės mbi padrejtėsinė e akuzave ndaj tij: kur i thanė se dėnohej me 7 vjet burg dr.jur.Mirash Ivanaj pyeti trupin gjykues:
    -Po pėr ēka jam dėnue zotni?
    -Ke ardh me ide qė tė bėsh propagandė (nė Shqipėri).
    -Po a ka ligj nė botė qė tė dėnojė mendimin?
    -Mbylle gojėn se je i dėnuar! Iu gėrmushėn inkuizitorėt e drejtėsisė.

    Njė tjetėr fakt drithėronjės: kur Mirashi u riatdhesua, ndėr tė parėt qė e priti, qė mė 8.10.1945, qe udhėheqėsi i popullit Enver Hoxha. Mirash Ivanaj jep pėrshtypjet e takimit me Enver Hoxhėn: «Mė priti sa s’ka mė mirė. Ishte njeri me butėsi, me kulturė e patriotizėm pa masė, ashtu siē i ka hije njė kryetari… Mbeta shumė i kėnaqur. Mė tha se kėtu do tė mė jepeshin tė gjitha lehtėsirat e duhura dhe se Atdheu pret tė gjitha aftėsitė e mia t’i derdh pėr tė mirėn e tij. Mė pyeti se si jetoja dhe nėse kisha hasur nė ndonjė vėshtirėsi. Unė i thashė se me ndihmėn e qeverisė dhe tė shokėve tė vjetėr do t’i kapėrceja tė gjitha”…

    “Po, po, mė tha, kėtu ke jo vetėm miqtė e vjetėr, por edhe bashkėpunėtorė tė vjetėr si pėr shembull i nderuari ministėr dhe deputeti ynė zoti Gjergj Kokoshi. U ēudita. Vetėm nė burg munda ta kuptoj thellėsinė dhe poshtėrsinė e kėsaj ironie. Naiviteti i im nuk falet”. Kur bashkėvuajtėsit e pyetėn nė burg: “Po, Profesor Kokoshi nuk tė vuri nė dijeni pėr gjendjen e terrorit nė Shqipėri?”. U pėrgjegj: “Lėre Gjergjin e shkretė! Ai ishte edhe mė naiv se unė… njė ditė mė tha se vetė Kryeministri (Enver Hoxha) e paska lejuar tė krijonte njė opozitė. Po pėrgatitej tė botonte edhe njė gazetė… Nė birucė duke reflektuar pėr kėtė ēėshtje erdha nė pėrfundimin se tė gjitha kėto kanė qenė manovrime tė kurdisura pėr ta futur nė kllapė Kokoshin… Nuk besoj kurrė qė Gjergji tė ketė tradhtuar ato ideale, pėr tė cilat doli nė mal pėr tė luftuar…”. Sipas shpjegimeve tė bėra nė miqtė e tij, Mirash Ivanai ka thėnė se bursa e ndėrprerė e Enver Hoxhės u bė pėr arsye objektive. Nė atė kohė, Ministria e Arsimit i kėrkonte dėftesėn e notave Enver Hoxhės, por ai nuk e sillte. “Nė krye tė tre vjetėve, ku ai nuk kishte dhėnė asnjė provim, ne u detyruam t’i ndėrpresim bursėn”, ka thėnė Ivanaj, nė vitet qė ishte nė burg. Shpirti i tė madhėrishmit Mirash Ivanaj u nda nga jeta, gjatė njė operacioni pėr ngatėrrim zorrėsh mė 22 shtator 1953, disa ditė pėrpara se tė lirohej. Por edhe kėshtu i shėrbeu Atdheut e shkencės: Trupi i tij u pėrdor si model pėr eksperimentet e studentėve nė Fakultetin e Mjekėsisė. Copėrat e kurmit, pas interesimit tė disa dashamirėsve, veēanėrisht besnikes sė pėrjetshme Novka, ia mblodhėn duke e shtėnė nė dhe, me ēarēaf e pa arkivol. Por inkuizitorėt ia vendosėn kokėn pėrmbys, pėr t’ia marrė frymėn e mbyllur gojėn nė pėrjetėsi! Por nuk mundėn: Edhe vdekja e bėn kujtimin e Mirash Ivanajt tė pėrjetshėm! Vite mė vonė tė afėrmit ia gjetėn “strehėn”, duke ia prehur eshtrat nė arkivol e nė njė varr tė rregullt nė Sharrė. Mirash Ivanaj, pėrcjell mesazhe me vlera aktuale pėr kombin shqiptar, qė mbrohen nga adhuronjėsit e tij tė shumtė. Njė kontribut tė ēmuar do tė japė edhe fondacioni “Mirash e Martin Ivanaj”, i cili ka programuar njė sėrė aktivitesh me rastin e 50-vjetorit tė ndarjes fizike tė tij. Si qytetar bashkoj zėrin me tė tjerėt, duke i bėrė thirrje parlamentit, Qeverisė shqiptare, Presidentit, gjithė institucioneve arsimore-kulturore tė vendit, qė tė ndihmojnė me sa tė munden pėr vlerėsimin e duhur tė veprės sė tij nė tė mirėn e kombit shqiptar. Veprimtaritė pėr nder tė tij, ėshtė e logjikshme qė tė kurorėzohen nė shtėpinė e Mirash Ivanajt - e projektuar si qendra e Fondacionit “Ivanaj”, e cila ēuditėrisht jashtė ēdo norme morale e ligjore posedohet edhe sot e kėsaj dite nga Drejtoria e Gardės sė Republikės, duke mos ia dorėzuar konform ligjit pronarit - familjes sė Mirash Ivanajt?!

    Jeta e tij na shtoi vlerė, kujtimi i tij kėrkon nder!

    Shkolla shqipe: kombėtare e laike


    Lufta pėr mbijetesėn e kombit shqiptar ėshtė e pandarė nga pėrpjekjet plot therrori me sundimtarėt e huaj dhe institucionet e tyre pėr tė mbrojtur gjuhėn, shkrimin, abetaren dhe shkollėn shqipe. Qė nga mesjeta, kur nisėn pėrpjekjet pėr shkrimin e gjuhės shqipe deri nė ēeljen e shkollės sė parė kombėtare nė Korēė mė 7 mars 1887, pėr shekuj e shekuj me radhė atdhetarėt u pėrleshėn me pushtuesit dhe institucionet shoviniste e obskurantiste, duke ngadhnjyer gradualisht mbi sistemet arsimore asimiluese tė huaja: turke, greke, sllave, italiane apo atyre me baza fetare qė ndalonin mėsimin e gjuhės shqipe.

    Kombi shqiptar ishte i vetmi nė Perandorinė Osmane qė me Dekretin e Gjylhanesė tė vitit 1839 u ndalua nga e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare me pretekstin se shqiptarėt nuk formonin njė kombėsi mė vete. Sipas mendėsisė shoviniste, shqiptarėt myslimanė ishin tė kombėsisė turke, shqiptarėt ortodoksė - bashkėkombas grekė dhe ata katolikė merreshin nė mbrojtje nga kisha romane nė lindje dhe nga Vatikani. Si pasojė, pushtuesit e fqinjėt shovinistė bashkė me institucionet e tyre ndihmėse zgjeruan rrjetin e shkollave tė tyre nė Shqipėr. Herė nė rivalitet e here duke bashkėrenduar programet, ata synonin pėrēarjen kulturore e politike deri nė asimilim tė kombit shqiptar.

    Prandaj lufta pėr shkollėn kombėtare si pėrēuese e ndėrgjegjes kombėtare dhe konsolidimin e unitetit kombėtar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, mori njė karakter tė thellė politik. Synimi i rilindasve ishte: njė komb, njė alfabet unik, njė gjuhė letrare e standardizuar pėr tė gjithė kombin, njė shkollė kombėtare. Lufta pėr shkollė, pėr alfabetin, pėr letėrsinė shqipe synonte mbi tė gjitha konsolidimin e shtetit e kombit shqiptar.

    Platformėn e shkollės kombėtare shqipe e shkruan me gjak, dhe e mbrojtėn me jetėn e tyre qindra rilindas iluministė, tė cilėt besonin se pa ngritje kulturore nuk mund tė ketė progres politiko-social. Arsimimi shqip kaloi gradualisht nga krijimi i abetares e dhėnia e shkrimit shqip nė shkolla, deri nė krijimin e shkollės kombėtare jo vetėm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga pėrmbajtja, jo vetėm laike, por edhe masive, e pėrbashkėt pėr tė pasurin e tė varfėrin, pėr myslimanė e tė krishterė, pėr djemtė e vajzat, njė shkollė ku tė arsimoheshin e edukoheshin qytetarė tė ndėrgjegjshėm, jo vetėm tė ditur, por edhe atdhetarė. Kjo platformė arsimore dritėdhėnėse e rilindasve, nuk mund tė mos ndeshte nė njė reaksion e kundėrshtim tė ashpėr nga forcat e errėta. Krahas faktorėve tė jashtėm, njė aspekt mė tė vėshtirė paraqiste reaksioni i brendshėm obskurantist. Jo rrallė njerėzit e thjeshtė duhej tė zgjidhnin midis platformės patriotike kombėtare dhe ndėrgjegjes apo disiplinės klerikale, kur ato nuk pajtoheshin midis tyre. Lėvizjen kombėtare shqiptare e akuzonin si njė lėvizje antifetare, ateiste, masone, protestante, krijesė tė djallit apo me ngjyrime politike si: “bolshevike”, “komuniste”, “terror i kuq”. Ajo nisi me shpifje e kėrcėnime, vazhdoi me mallkime dhe arriti te djegia e teksteve shqipe dhe asgjėsimi i atdhetarėve.

    Pėrpjekjet e intelektualėve me ide progresive e iluministe pėr shndėrimin e shkollės kombėtare shqipe nė laike (shkolla e ndarė nga feja) nėn shembullin e vendeve tė qytetėruara evropiave, u shtuan nė fillim tė viteve ‘30-tė dhe pėrkohėsisht u pėrputhėn me synimet pragmatiste tė pushtetit monarkist tė A.Zogut. Nė krye tė lėvizjes qėndronte Hilė Mosi, pėr pak kohė ministėr i Arsimit. Me ndarjen e tij nga jeta, nė Ministri tė Arsimit erdhi Mirash Ivanaj, personalitet i pakorruptueshėm, erudit dhe iluminist i pėrmasave evropiane, qė nė gjurmė tė Hil Mosit dhe pėrpjekjeve titanike tė tij, kreu tė ashtuquajturėn “reforma Ivanaj”. Mė 14 shtator 1932 parlamenti nxori dekretligjnin pėr ndalimin e frekuentimit tė shkollave fillore e tė mesme tė huaja. Shkollat profesionale italiane kaluan nė varėsinė e Ministrisė sė Arsimit dhe u vendosėn drejtorė shqiptarė. Mė 11 prill 1933, parlamenti shqiptar aprovoi pėrfundimisht dekretin e 14 shtatorit 1932 dhe ndryshoi nenet 206-207 tė statutit tė shtetit shqiptar.

    Ja ēfarė thotė shtypi i kohės pėr tė: “Organi “Leka”, maj 1933,f.168. Njė mocion i nėnshkruar prej 44 deputetėsh mė 10 prill dhe i aprovuar nė parlament ndryshoi nenet 206 dhe 207 tė Statutit tė Arsimit.

    Neni 206: Mėsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė janė njė e drejtė e shtetit. Jepen vetėm ndėr shkolla dhe institute shtetnore shkallėsh tė ndryshme si mbas ligjės… Shkollat private, ēdo kategorije qofshin, qė kan veprue deri sot, mbyllen.

    Neni 207: Shkollat fetare pėr pėrgatitjen e klerit, tė mbajtuna prej Komuniteteve fetare shqiptare, janė tė lira dhe rregullohen me ligj…

    Arsyet e kėtij ndryshimi …shkollat private nuk kanė dhėnė frytet qė priteshin,… personeli i tyre nuk ėshtė i zhveshur prej ndjesive nė kundėrshtim me Statutin e parimet e edukatės kombėtare… pse rrėnjosin ndjesi anti bashkimtare.

    Ligji u dekretua nga Mbreti mė 22 prill dhe u zbatua mė 25 prill.

    Leka, maj 1933,f.166. Mė 25 prill nė zbatim tė neneve 206 e 207 tė Statutit u mbyllėn Gjimnazi Severjan e Gjimnazi Franēeskan, Shkolla fillore Severjane, shkolla fillore Ortodokse 28 Nėnduer, Normalja Stigmatine, Fillorja Franēeskane e streha vorfnore e Motrave Elisabetiane…. Nxėnėsit u futėn nė shkollat fillore shtetėrore dhe nė Gjimnazin e Shtetit…. Bamirėsinė e drejton shteti.

    Leka, prill 1934 f.141-142. Mė 13 mars 1934 u pėrgatit ligji qė gjithė personeli tė ishte ekskluzivisht laik.

    Situata sqarohet nga artikulli i Gazetės “Rilindja” Nr.15,1935,f.12 me titull: “Kur atakohet Ivanaj”.

    Dokumentet e kohės sqarojnė:
    Kleri katolik i prekur rėndė nė interesat e veta protestoi deri nė Lidhjen e Kombeve duke patur mbėshtetjen e Romės, e cila gjatė viteve 1933-1936 zhvilloi njė veprimtari tė dendur diplomatike dhe agjenturale nė mbrojtje tė shkollave klerikale… “Kėto vatra tė gjuhės dhe kulturės italiane”, sipas thėnies sė Musolinit.
    Gjatė vitit 1934, u shtuan protestat e popullsisė minoritare greke pėr riēeljen e shkollave nė gjuhėn amtare tė nxitura nga Athina.

    Mė 12 nėntor 1935, doli ligji pėr riēeljen e shkollave minoritare. Edhe kleri katolik mundohej tė paraqiste si minoritet popullsinė katolike shqiptare. Po kėshtu e trajtoi edhe Lidhja e Kombeve kėtė problem duke vėnė nė njė plan si kėrkesėn e pakicės greke ashtu edhe pretendimin e prelatėve shqiptarė. Kjo ishte njė padrejtėsi qė bėhej ndaj njė pjese tė popullit shqiptar qė konsiderohej si minoritet pėr shkak tė diferencės sė besimit fetar. Nė mars 1936, u nėnshkrua marėveshja dypalėshe nė favor tė Italisė, ku bėnte pjesė edhe riēelja e shkollave tė klerit katolik qė do tė shpallej mė 15 prill e qė do tė vijohej mė 1937 me njė “reformė” tė re shkollore me frymė tėrėsisht fashiste… Sipas autorit tė reformės, italianit Sestilio Montaneli, kriteret udhėheqėse qė e inspiruan atė qenė “organizatat e rinisė shqiptare tė ishin totalitare nė pėrmbajtje dhe me qėllime krejtėsisht filoitaliane dhe shije fashiste… dhe synonin “italianizimin e popullit shqiptar” AQSH. Fondi “Legata italiane” dt.7.8.1937, dok.tepėr sekret...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,144
    Faleminderit
    81
    794 falenderime nė 648 postime
    Refuzimi i Ivanajit per t’u bėrė deputet nė qeverinė e Hoxhės

    Skėnder Luarasi

    Figura e ministrit Mirash Ivanaj vjen e plotė nė shėnimet e kujdesshme tė profesor Skėnder Luarasi. Publikimi i tyre ėshtė bėrė i mundur nga pėrzgjedhja mes tyre nga i biri Petro Luarasi. Nė kėto shėnime tė mbajtura nėpėr vite, Luarasi ka qenė bashkudhėtar me Mirash Ivanajn. Ai e respektonte dhe ndjente adhurim pėr atė qė ofronte Mirash Ivanaj pėr intelektualėt e viteve ‘30. Nga Skėnder Luarasi, kthimi i shkollave shqiptare nė laike shihet si njė veprim i zgjuar nga ministri Ivanaj. Ai shpjegon nė kujtimet e tij se pas figurės sė ashpėr qė tė impononte pamja e tij, kishte shumė mė tepėr, njė njeri me dije tė gjera dhe me dy fakultete tė mbaruara shkėlqyeshėm nė Romė. Skėnder Luarasi sjell nė kujtimet e tij kohėn kur Ivanaj u kthye nga mėrgimi, dėshirėn e mirė tė intelektualėve qė ai tė hidhte kandidaturėn pėr deputet dhe refuzimin e tij prej fisniku. Ivanaj vdiq nė burg nė 1953. Trupi i tij u varros vite me vonė, pasi u pėrdor pėr eksperimente anatomike tė studentėve tė mjekėsisė. Gruaja e tij besnike mblodhi ēfarė mundi prej kufomės sė tij pėr ta kallur nė dhe. Qeveria e Hoxhės nuk i lejoi varrosjen me arkivol, u kall nė tokė me njė ēarēaf tė thjeshtė.

    Mė 13 qershor 1945 u ktheva nga mėrgimi. Pas nėntė vjetėsh nė luftėn antifashiste tė Spanjės e nė kampet e pėrqėndrimit nė Francė. Po atė vit, nė tetor, u kthye nga mėrgimi gjashtėvjeēar edhe Mirash Ivanaj, i arratisur prej atdheut ditėn e 7 prillit 1939. Prej Turqisė mė pati dėrguar nė fushėn e pėrqėndrimit nė Gursk njė kartė postale qė qe nėnshkruar edhe nga Qemal Butka.

    Tė dy mė dėrguan urim pėr ditėn e 28 nėntorit 1939. Thonin qė tė qėndroja i fortė dhe se do tė vinin ditė tė bukura pėr Shqipėrinė. Ditėt e bukura erdhėn dhe kėshtu pas nja dhjetė vjetėve u poqa nė Tiranė me kėtė patriot tė shquar. E vizitova nė shtėpinė ku bujti si mysafir. Nė bisedim e sipėr mė tha: “Asgjė tjetėr tė mos kishte bėrė lėvizja Nacionalēlirimtare mjafton pėr mua qė m’i shpori ata korbat jezuitė nga Shkodra“.
    Nė vjeshtė, 1945, mė thiri Koēi Xoxe dhe mė tha: “Ti e njeh Mirash Ivanajn. Shko tė bisedosh me tė dhe i thuaj tė v ėjė kandidaturėn pėr deputet nė Asamblenė Kushtetuese“.
    Iu pėrgjigja se vinja, por bashkė me nja dy shokė tė tjerė.
    “Me cilin?“ mė pyeti.
    “Me Selim Shpuzėn“, i propozova.
    “Pėr tė dytin, unė propozoj Aleks Budėn“, mė tha.
    Tė nesėrmen tė tre vizituam Mirash Ivanajn dhe i thamė: “Vijmė nė emėr tė intelektualėve shqiptarė qė t’ju urojmė mirėseardhjen nė Shqipėri dhe t’ju lutemi qė tė vini kandidaturėn pėr deputet nė zgjedhjet e 2 dhjetorit pėr nė Asamblenė Kushtetuese“.
    Na u pėrgjegj: “Ky ėshtė njė nder qė unė nuk e meritoj. Ditėn e shtatė prillit, unė duhej tė kisha luftuar si patriot dhe jo tė ikja si dezertor nė gjurmėt e mbretit faqezi qė tradhtoi Atdhenė. Nė atė udhė tė tradhtisė unė humba Atdhenė, vėllanė dhe nderin. Mua tė mė jepet njė punė si pedagog, si nėpunės biblioteke, por jo pėrfaqėsues nė Kuvendin Kombėtar. Nė Parlament, mjaft tė ngrihet ndonjė i ri e tė mė thotė: “Ti qė u largove me zogistėt“, dhe mua s’mė mbetet veē tė vras veten…“.
    Nė kohėn e terrorit tė Koēi Xoxes, Mirash Ivanaj u burgos. Ai vdiq mė shtator 1953, disa ditė mė parė se tė lirohej, gjatė njė operacioni “pėrdredhje e zorrėve “ (ilice), nė duart e dr.Shirokės, nė spitalin e Tiranės. Nga pėrdredhja e zorrėve kish qenė operuar edhe njė herė nė Romė, ku u bė aq keq sa mezi shpėtoi. Nė burg tė Tiranės, i tregoi inxhinierit Andrea Xega “Nė klinikėn e Romės mė shėrbente njė murgeshė kur u bėra shumė keq, mė tha: “A doni tė rrėfeheni? Dhe unė iu pėrgjigja: “Te ty rrėfehem, por tek prifti jo!” Kjo ishte njė pėrgjigje pėr tė gjithė ata qė shpifėn duke thėnė se nė fund tė jetės sė tij, ai qė dikur ishte afetar, u bė fetar. Vazhdon inxhinieri Andrea Xega: “Kur e pėrcolla pėr t’u operuar mė 1953, mė porositi qė kur tė lirohesha (sepse ai vetė kishte humbur gjithė shpresat pėr tė shpėtuar nga vdekja, pas operacionit) tė interesohesha se ku kishte pėrfunduar dorėshkrimi i njė pune tė tij shumėvjeēare e tė rėndėsishme pėr vendin tonė e qė mbante titullin “Shqipėria nė kohėn e Bizantit”. Kėtė dorėshkrim ai e la nė bibliotekėn personale e tė pasur tė tij nė Tiranėn e Re, pas ikjes me shpejtėsi nė prill 1939, kur vendi ynė u okupua nga italianėt. Nė shtėpi tė tij hyri pėr banim komandanti i forcave ajrore tė okupacionit gjeneral Ranxa. Pėrveē kėsaj vepre tė rėndėsishme, Mirash Ivanaj kur ishte nė Romė (e jetonte duke punuar si nėpunėse ndiqte edhe studimet nė fakultetin e drejtėsisė) pati shkruar njė pjesė teatrale, e cila qe botuar dhe duhet tė gjendet nė Bibliotekėn e Romės. Ai mė foli edhe pėr tė tjera shkrime qė i pati.(Vepra e Mirash Ivanajt cikėl poezish “Epopeja e njeriut”, drama “Zjarri i Shėn Elmos“, ditari “Na, q ė shpėtimin e gjetėm nė t’ikun”. Gjenden nė AQSh)

    Publicistika

    Mirash Ivanajn e dallonte ndershmėria e tij e madhe dhe e tepruar, serioziteti dhe arsyetimi i tij i shėndoshė, patriotizmi dhe ideali i tij pėrparimtar dhe besimi nė tė ardhmen e vendit.
    Ai qė nė tė pamėt dukej i vrazhdė dhe i zymtė-armiqtė e tij e quanin “Gorilla”, ishte i thjeshtė dhe popullor, i pajisur me njė humor tė hollė qė nuk tė vriste; karakteri i tij i bėnte ta nderonin dhe ta respektonin tė gjithė ata fshatarė, punėtorė dhe intelektualė gjatė periudhės sė aktivitetit tė tij e me tė cilėt shtrohej nė muhabet kėmbėkryq. Edhe nė fushėn e publicistikės Mirash Ivanaj i ka patur shokėt tė rrallė. Nė fletoren Republika i sė cilės qe themelues, drejtor e pronar Dr.phil.Dr.jur. M.Ivanaj, nė nr.1,Viti I, Shkodėr, 24 tetor 1923, boton kryefjalėn e Mazzinit: “Republika ėshtė e vetmja trajtė ligjore dhe e logjikshme qeverimi“. Dhe pėr fletoren e vet shkruante: “Lėvizja jonė do tė shėnojė nė historinė e popullit shqiptar fillimin e njė kohe tė re, fundin e mistifikatorėve, e tė pazotėve, e tė kėqijve moralisht e politikisht”. Nė nėntor 1923, Nr.2, duke bėrė fjalė pėr veprimin e jezuitėve kundėr myslimanėve, M.Ivanaj shkruan: “Ata qė fyejnė Zotin dhe kombet, ata qė si ngatėrrestarė tė poshtėr e tė rrezikshėm, qenė qitur jashtė, prej shteteve tė qytetnueme, qenė e janė kasapė tė mendimit tė lirė, ata qė thojt e mprehun i kanė shti nė shpirt e nė pasuri tė popullit tonė i pėrngjasin njė kulēedre tė tmerrshme (nė emėr tė Zotit qė nuk e njofin) nė veprėn e vet mėrije dhe rrėnimi. Pėr sa thonė se ngatėrresa me tė cilėn kta faqezes duan me na fut zjarrin elementave kombtare tani ėshtė njė turp pėr shtet, pėr popull qė i duan, pėr qeveri qė s’din me e pru e qetsin e paqen e pėrbrėndshme prej atentateve kundra shtetit, kundėr moralit, kundra popullit. Vllazėnve tanė myslimanė u thona tė na besojnė se ky atentat kundra shpirtit e ndjesinave tė tyre na plagos ma fort e ma thellė na, se ata… Na jena pėr t’u ngushėllue, o vllazėn myslimanė, e jo ju!”
    Mirash Ivanaj siē dihej kishte idera shumė pėrparimtare dhe ndjenja tė thella patriotike. Ishte shumė gojėmbėl e me humor nė muhabet me ata qė i pėlqenin, kishte kulturė tė gjerė. Zotėronte mirė gjuhėt klasike, sllavishten e vjetėr, italishten, frengjishten, gjermanishten. Mirash Ivanaj urrente, jo pėrgjithėsisht katolikėt e Shkodrės, sikundėr ėshtė thėnė, jo! Ai urrente borgjezėt spekulantė, tė cilėt i quante “Merkantilistė e makiavelikė”. Ai nuk e donte klerin e Shkodrės, kritikonte sidomos patėr Gjergj Fishtėn, tė cilin nė lidhje me “Lahutėn e Malėsisė“ e quante falsifikator tė historisė, sidomos nė lidhje me Mark Milanin, qė e dinte mirė se ishte nga vendi i tij i origjinės. Ivanaj thoshte se Fishta e paraqit Mark Milanin si “shqah“, kurse ai ka qenė shqiptar me origjinė, dhe se nuk ka qenė shqah e provojnė edhe dy veprat e tij tė botuara nė Podgoricė mė 1899, sidomos ajo qė mban titullin “Doket e zakonet shqiptare”. E patėr Fishta kėto qėndrime i mbante pėr motive fetare ashtu si nė debatin me Hil Mosin pėr shkollėn kombėtare.
    Tė mos harrojmė se kur i shprehte Mirash Ivanaj kėto mendime.

    Dorėheqja e Mirash Ivanajt

    “Nga bisedat e mbrame tė zhvillueme nė Kėshillin Ministruer, kam vur re, nė ēėshtjen e shkollave tė minoritetit, mendimi i qeverisė ėshtė qė t’i pėrshtatet mendimit konsultiv tė shumicės sė Gjyqit Ndėrkombėtar tė Hagės tė shqyptuem mė datė 6 prill 1935.
    Mbasi e konsideroj se interpretimi i dhanun prej meje zbatimit tė ndryshimeve tė neneve 206 dhe 207 tė Statutit Themeltar tė Mbretėrisė, ka mbėshtetjen e patundėshme si nė tė drejtėn Konstitucionale ashtu edhe nė vet deklaratėn shqiptare para Shoqnisė sė Kombeve mė datė 2 tetor 1921,e m’anė tjetėr tue qenė i bindun se vetėm nė shkolla tė shtetit, pa as mė tė voglin cėnim tė sė drejtės individuale ose kolektive, djelmnia shqiptare mund t’edukohet si e tillė dhe tė fitojė si ndjesinė kombėtare e ndėrgjegjen shqiptare, ashtu edhe moralin shoqnuer dhe disiplinėn shtetrore, me kuptimin e sakrificit pėr Atdheun dhe pėr Mbretin, nuk mund tė bashkohem me mendimin e shumicės sė Kėshillit Ministruer e tė pranoj ēfardo ndryshimi nė zbatimin e neneit 207 tė Statutit tė Mbretėrisė. Pėr kėtė arsye kam nderin tė Ju paraqes dorėheqjen nga Dikasteri i Arsimit. Pranoni, Ju lutem, Zoti Kryeministėr, shprehjet e nderimit tem ma tė naltė“. (Mirash Ivanaj d.v. (*)(*) AQSh.Fondi “Ivanaj “)


    Luarasi: "Ja vlerat e Mirash Ivanajit"
    Ministri qė investoi pėr arsimin laik nė Shqipėri


    Skėnder Luarasi, p ėrkthyes dhe publiēist i njohur, ka hedhur n ė fletoret e tij me shumė kujdes disa episode, nga jeta e asaj kohe, raportet q ė kishin me njėri-tjetrin intelektualėt dhe opinionin e tij p ėr ish-ministrin e Arsimit, Mirash Ivanaj. Nj ė pjes ė t ė k ėtyre kujtimeve gazeta «Panorama» po i boton me shkurtime:
    Pranverėn e motit 1933, u shpall ligji mbi shtetėzimin e shkollave nė Shqipėri. Pra, shkollat e huaja, private dhe fetare do tė mbylleshin. Eshtė thėnė se shkollat u shtetėzuan prej Ahmet Zogut, dhe se Hil Mosi e Mirash Ivanaj vepruan si nėpunės tė tij. E kam biseduar ēėshtjen e mbylljes sė shkollave tė huaja me Naum Strallėn, edhe ai ishte i njė mendimi me mua qė qe Mirash Ivanaj, antijezuiti, antifashisti, antiklerikali, demokrati, patrioti, i cili duke u treguar pėr tė parėn herė diplomat dinak e bindi Zogun tė dekretonte shtetėzimin e shkollave.

    Nxėnėsit e shkollės sonė, nė krye tė tyre Nexhat Agolli dhe Xhevat Pustina, organizuan njė manifestim tė bujshėm pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme kombėtare. Pedagogė tė shkollės sonė u shpėrndanė nėpėr fshatrat e Vlorės gjer nė Himarė dhe u folėm nxėnėsve pėr kėtė ngjarje tė gėzuar. Profesorėt italianė, tė ndėrsyer nga konsulli i tyre, shpifėn pėr terror. Inspektori i Oborrit, Ypi, erdhi pėr tė bėrė hetime tė gjata. Prej mėnyrės si hetohej kuptohej se vetė qeveritarėt shqiptarė trembeshin prej entuziazmit qė shfaqi brezi i ri shqiptar me kėtė rast. Nė dikasterin e Ministrisė sė Arsimit pat ardhur kundėrshtari mė i madh i jezuitėve dhe i politikės profashiste italiane, dr.Mirash Ivanaj.

    Mė thirrėn nė drejtorinė e shkollės dhe mė treguan telegramin me pėrmbajtje: “Pyesni Skėnder Luarasin a kishte me dashtė me ardhė nė gjimnazin e Tiranės“. Mė kėshilluan t’i pėrgjigjesha me njė “Jo “. Dhe kėshtu do tė kisha vendosur nė rast tjetėr. Porse mė ra nė mend ai urdhėr qė pat dhėnė Musa Juka pėr tė mė pėrzėnė nga Tirana; ndėrsa Mirash Ivanaj, mė ftonte miqėsisht nė Tiranė, prandaj u pėrgjigja telegrafisht me njė “Qė tash!“.

    Shkolla kombėtare laike

    Shtetėzimi i pasurive tė njė vendi ėshtė jo vetėm i nevojshėm, por nė rrethana tė caktuara i domosdoshėm, pėr mbrothėsinė e njė populli, ėshtė njė hap pėrpara drejt unifikimit, pasurimit e qytetėrimit, por kur puna bėhet me vullnet tė mirė e nė bazė tė njė programi nė interes tė shtetit e shtresave tė gjera sociale.

    Shtetėzimi i shkollave nė atė kohė u prit me entuziazėm prej arsimdashėsve atdhetarė dhe emri i Mirash Ivanajit u bė i njohur, i dashur dhe i nderuar. Mėsimet atė mot nė gjimnazin e kryeqytetit u jepeshin nxėnėsve nė njė vilė pėrtej Lanės, gjersa tė pėrshtatej nė ndėrtesė shkolle ajo kazerma e vjetėr qė pat ngrehur sulltan Hamiti. Un ė dhe kryebashkiaku i Tiran ės, Qemal Butka, vėshtronim meremetimet e kazermės qė po pėrshtatej pėr gjimnaz, kur prej udhės sė bankės u duk duke ardhur drejt nesh Mirash Ivanaj. Ecte me ēap tė shtruar. Kishte shtat tė lartė dhe tiparet e njė malėsori tė veriut - tė forta dhe tė thekura prej afshit tė shiut, tė erės dhe tė diellit. Vėrtet nė vėshtrim tė parė Mirash Ivanaj tė dukej i ftohtė, i rreptė. Kur Qemali mė prezantoi, ai vetėm sa mė dha dorėn. Porse mė vonė nė bisedė e sipėr, kuptova sa fort i pasur qe nė humor me ndjenjat e tij humane dhe sa i zoti pėr tė bindur njerėzit me fjalėn e tij tė rrjedhshme nė dialektin e Grecės. M’u bė mik pėr zemėr. Ēdo libėr qė botoja ia dėrgoja.

    Episod

    Kur u mbyllėn institutet e huaja e me kėto bashkė dhe shkolla amerikane e Korēės, Mr. dhe Mrs.Kenedy i bėnė njė vizitė ministrit Ivanaj, dhe i thanė: “Ne e kemi dashur Shqipėrinė, ne kemi ndihmuar qė shkolla shqipe e vajzave nė Korēė, e vetmja nė gjithė Shqipėrinė, tė mos mbyllej nga qeveria turke, ne kemi pritur e pėrcjellė rilindasit. Shkolla jonė nuk ėshtė si tė tjerat tė huaja, prandaj mos na e mbyllni“.

    Mirash Ivanaj u pėrgjegj: “E besoj qė e keni pas dashtė Shqipėrinė. Tash ėshtė koha me e provue pėrsėri qė ende e doni, tue mos kundėrshtue mbyllje e shkollės suej. Interesi kombėtar e lyp me u shtetėzue tė gjitha“.

    Beqir Sinani, drejtor i shkollave tė mesme nė dikaster tė asaj kohe mė jepte hollėsira mbi kėtė ēėshtje. Ai mė ka treguar qė pas dy vjet e gjysmė, kur Mirash Ivanaj dha dorėheqjen e duhej tė largohej nga zyra e tij e lartė, i thirri drejtorėt dhe me zemėrim kundrejt kapitullimit tė Zogut, i porositi tė qėndronin nė postet e tyre e mos linin tė zvetėnohej arsimi nė duart e klerit e tė shpėtonin sa mund tė shpėtohej prej punės sė mirė qė qe bėrė. Dhe u bė shumė punė e mirė gjatė atyre dy vjetė e gjysmė. Mirash Ivanaj e spastroi shkollėn shqipe prej imoralėve; ai sa pati mundėsi vuri drejtorė shkollash bij tė vegjėlisė, ai e hoqi fenė prej arsimit; ai ndihmoi studentėt e varfėr me stipenda dhe u preu bursat bijve tė aristokracisė sė degjeneruar qė ishin tė pa zot e abuzonin (midis tyre edhe E.Hoxhės qė ia preu bursėn nė Francė se pėr 3 vjet nė Francė nuk dha asnjė provim).

    Vuri rregull e disiplinė nė shkollė. Mirash Ivanaj mund t ė konsiderohet pa frik ė si themelues i shkollės laike nė Shqipėri.

    Atdhedashuria Ivanaj

    Mirash Ivanaj nuk pranonte tė bėhej shaka me shkollėn shqipe laike. Nė Universitetin e Beogradit dhe tė Romės profesorėt prosllavė e katolikė ia kishin pajisur Mirashit mendjen me tė dy doktoratat, me dashuri pėr jurisprudencė dhe filozofi, por nė zemrėn e tij mbretėronte dashuria qė natyra ia pati dhuruar nė shpirt kėtij malėsori pėr atdhenė e tij Shqipėrinė. Tema qė zgjodhi pėr maturantėt e motit 1934 nė gjimnazin e Tiranės qe:
    “Atdheut, atdheut besnik shiko t’i afrohesh
    Dhe ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde!
    Kėtu ėshtė rrėnjė e fortė e fuqisė sate;
    Atje nė vend tė huaj qėndron vetėm,
    Si i dobėt kallam qė e thyen shqota!“
    Nė gjimnazin e Shkodrės
    Nė nėntor 1935, Mirash Ivanaj mė dėrgoi nė gjimnazin e Shkodrės,
    Ku, krahas dasisė fetare midis nxėnėsve, mungonin biblioteka, teatri, palestra…

    Zaten, njė nga detyrat kryesore tė deputetėve qe qė t’u siguronin prondira (lehtėsira) miqve tė tyre; dhe mund ta marrim me mend sa vuanin nėnė shtypjen e tyre nėpunėsa qė e kishin tepėr tė zhvilluar ndjenjėn e sė drejtės. Shumė tė rinj si doktor Dibra, Timo Dilo, sidomos kosovari Zekeria Rexha, mė kanė folur pėr atė anė tė karakterit tė Mirash Ivanajit, por unė kėtu do tė pėrsėris se ēfarė mė ka treguar Zoi Xoxa pėr ndjenjėn e drejtėsisė qė pushtonte zemrėn e ministrit tė Arsimit asaj kohe.

    “Disa deputetė dibranė m’u lutėn pėr tė vajtur sė bashku te ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, qė t”i luteshim pėr njė student, tė cilit ai ia kishte prerė bursėn, sepse nuk kishte dhėnė ca provime. Studenti quhej Gafur L., mėsonte nė Ēekosllovaki dhe ishte nė vitin e fundit tė njė fakulteti (nė mos gabohem nė agronomi). Deputetėt dibranė mė thanė se Gafuri kishte qenė sėmurė atė vit dhe sėmundjen e tij e vėrtetonte me raport mjekėsor. Ishte njė dėm pėr studentin tė mbetej gjysmak, pse nuk ishte nė gjendje ekonomike t’i vazhdonte studimet me xhepin e tij, qė ishte njė dėm edhe pėr shtetin, pse humbiste njė kuadėr tė lartė pėr njė vit studim. “Arsyet e tyre m’u dukėn me vend, prandaj u bashkova edhe unė me ta pėr t’iu lutur Ivanajt t’ia kthente bursėn. Ivanaj kishte njė mikpritje malėsore, dua tė them njė mikpritje fisnike, por pa buzėqeshje dhe katikule tė tepruara. Nė atė mėnyrė na priti edhe ne, ndonėse ishim gjashtė deputetė dhe disa nga mė tė rėndėsishmit e parlamentit. Shokėt mė lanė mua tė flas: “pse ti ia di gjuhėn mė mirė“, mė thanė. Dhe unė u pėrpoqa tė flas sa mė shkurt e sa mė qartė. Na dėgjoi me shumė vėmendje, me kryet mbėshtetur nė dorėn e djathtė. Kur mbarova u bė njė heshtje. Ne prisnim pa durim pėrgjigjen e ministrit. Ky u ngrit, ēeli njė sirtar dhe nxori njė tufė me dosje, i vuri mbi tryezė, u ul dhe tha rėndė-rėndė:

    “Zotni deputetė, si rasti i Gafur L., unė kam edhe pesėmbėdhjetė tė tjerė, dosjet e tė cilėve janė kėtu. Po tė doni mund t’i sjell edhe nė Parlament qė t’i shqyrtoni. Tė gjithėve ua kam prerė bursat, se sėmundjet e tyre nuk kanė kenė sa me humbė krejt vitin. Edhe mue mė vjen shumė keq q ė ata tė ndėrpresin studimet. Do t”ju lutem tė mė jepni fonde qė tua kthejmė tė gjithėve edhe jo vetėm Gafur L., se nė qoftė se pėr tė janė gjashtė deputetė qė e pėrkrahin, pėr tė tjerėt jam vetė“. Mori dosjet dhe i mbylli prapė nė sirtar. Unė i pashė shokėt nė sy. Nuk kisha ē’t’i thoshja. Drejtėsia e tij ishte e padiskutueshme. U ngritėm duke i thėnė se do tė bėnim ēmos qė t’i siguronim fondin pėr tė gjithė“. Vazhdon Zoi Xoxja: “Edhe njė ngjarje tjetėr qė mė ka lėnė mbresė tė thellė ėshtė fjala e Mirash Ivanajt me rastin e shtetėzimit tė shkollave. Unė rrallė kam dėgjuar nė jetėn time njė fjalim me kaq frymė tė lartė patriotike, me njė logjikė kaq tė mprehtė dhe me njė shqipe kaq tė bukur e tė rrjedhshme, si ajo e Ivanajt nė atė rast. Me kryengritjen e Fierit, mua mė arrestuan, Mirash Ivanaj dha dorėheqjen…, ai pat refuzuar tė nėnshkruante edhe dėnimet me vdekje
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 14:05
  3. Mirash Ivanaj
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 05:17
  4. Vito Kapo dėshmon pėr historinė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 08:07

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •