Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Historia e familjes Gjini qe ruan traditat edhe ne Rumani

    90-vjeēari, Luka Gjini, rrėfen historinė e emigrimit tė familjes sė tij njėqind vjet mė parė nga Gjirokastra nė Rumani, ku kanė gjetur strehė qindra shqiptarė

    Si u ruajtėn gjuha dhe traditat shqiptare nė familjen Gjini

    Vėllezėrit Luka e Jorgji jetojnė nė Bukuresht ku komuniteti shqiptar ėshtė tepėr i madh dhe i organizuar


    Baki YMERI

    Luka Gjini tashmė ėshtė 90-vjeē. Zemra e tij dhe e tė vėllait Jorgji, ish-pedagog nė Universitetin e Bukureshtit, rreh pėr Shqipėrinė. Pengu i Lukės ėshtė fakti qė nuk ka qenė asnjėherė nė atdheun e tij, megjithatė ai shpjegon nė gjuhėn e nėnės, se si emigruan gjyshi dhe babai i tij nga Gjirokastra nė Rumani.

    Pėrmes rrėfimit tė tij, jepet jeta e vėshtirė larg atdheut, pėr tė cilin kanė shumė mall. Ai thotė se “Bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalėve qė flet”. Edhe pse ka lindur nė Rumani, Luka, flet shqip. Askush nuk e ka dashur mė shumė se familja Gjini, Shqipėrinė. Para disa vitesh, vėllai i tij, Jorgji, bėri njė vizitė nė vendin e origjinės sė tij, nė Shqipėri, ku ndenji jo pak, por pesė javė. Udhėtoi nė kėmbė, rrugėve dhe fshatrave tė Shqipėrisė, pėr ta pėrjetuar dashurinė ndaj saj. Mori guralecė nga fshatrat e prindėrve tė tij, dhe nga rrugėt nėpėr tė cilat kaloi, mori dhe nga vendlindja e prindėrve, pėr t“i vendosur mbi varret e tyre nė Konstancė, nė shenjė kujtimi pėr dėshirėn e madhe, qė ata patėn pėr ta parė qoftė edhe vetėm njė herė Shqipėrinė. Janė kėto kujtime pėrmallimi, tė shprehura nė njė moshė tė respektuar, qė tė ēojnė t’i ftosh krejt qendrat televizive shqiptare, tė xhirojnė dokumentarė pėr ata, shqiptarėt e Rumanisė, qė edhe pse kanė lindur larg Shqipėrisė, shpirti u flet shqip. Asnjėherė ata nuk e kanė mohuar origjinėn e tyre. Edhe sot e kėsaj dite, nėse i pyet kėta njerėz, tė pėrgjigjen se janė shqiptarė dhe pėr mė tepėr do tė ndihen tė tillė, deri sa tė kenė jetė.

    Shqiptari Luka Gjini nga Gjirokastra

    Nėse do tė shfletosh katalogun telefonik tė Bukureshtit, menjėherė tė bie nė sy se nė kantierin Primavera (Pranvera) tė metropolit rumun, jeton familja shqiptare e Jorgji Gjinit, ndėrsa mėson se nė njė zonė tjetėr, jeton vėllai i tij, Luka. Emri i kėtij tė fundit, u bė i njohur nė gjirin e komunitetit, pėrmes telefonatės sė tij pėrmalluese, qė i kish bėrė para dy vjetėsh, ambasadorit tė Shqipėrisė nė Bukuresht, ku i thoshte: ”Nesėr mund tė mė operojnė, zoti ambasador, por, po qe se vdes, mos e harroni shqiptarin Luka nga Gjirokastra!”. Edhe pse duket ende i ri, Luka Gjini sivjet i kremtoi 90 pranverat e lindjes sė tij. Ėshtė i biri i Fotit dhe Eufrosinės nga Gjirokastra. U lind nė Konstancė, mė 1913, vit kur fqinjėt ia krasitėn Shqipėrisė krahinat mė tė bukura, e mė tė pasura si; Kosovėn dhe Ēamėrinė. Luka, e flet me njė admirim tė veēantė gjuhėn shqipe, tė cilėn e ka mėsuar nga prindėrit dhe e ka ruajtur, duke biseduar me shqiptarėt e Konstancės. Kur ia pėrkujtuam Skraparin me vargjet; “Nė Tomor qėmoti, thotė Herodoti, rrinte vetė Zoti”, e kapėn emocione tė mėdha, dhe filloi menjėherė tė na flasė shqip. Po ta dėgjonte Luka Gjinin, shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, do tė shkruante njė roman nga rrėfimet e tij. Luka Gjini mban emrin e gjyshit tė tij, qė emigroi nė Turqi nga Gjirokastra, rreth njė shekull mė parė.

    Jeta nė dhe tė huaj e Gjinit

    “Kam pasur njė jetė tė pėrbujshme dhe traumatike. I kam ndihmuar edhe tė tjerėt, megjithėse nuk mė janė mirėnjohės. Ja, tashmė, qė mė ka kapluar pleqėria e thellė, rrallėkush mė pyet pėr moshėn, pėr hallet, pėr shėndetin. Sikur tė isha nė Shqipėri, ndoshta nuk do vuaja kaq shumė nga pleqėria, vetmia e pėrmallimi. Gjyshi im, Luka, u nis nga Gjirokastra pėr nė Turqi, nė vitin l887. Ai ndenji dy vjet nė Stamboll dhe u dashurua me vajzėn e njė gjenerali turk. Dashurinė e dy tė rinjve e kuptoi nėna e vajzės, e cila shkoi dhe i tha gjyshit tim se duhej tė largohej sa mė parė nga Turqia, se po ta merrte vesh gjenerali, babai i saj kėtė lidhje, do ta vriste nga xhelozia. Menjėherė pas kėsaj gjyshi im u detyrua tė largohej nga Stambolli e tė vendosej nė Odesė, ku ndenji shtatė vjet. Atje, u pėrsėrit e njėjta histori, por tashmė me njė bukuroshe ruse, me tė cilėn u dashurua marrėzisht. Im gjysh, mesa mė kanė thėnė prindėrit dhe pėrsa e kam parė nėpėr fotografi, nuk ishte ndonjė bukurosh i madh. Nė pamje tė parė e tė krijonte pėrshtypjen e njė njeriu tė pėrvuajtur, por ajo qė ka mė shumė rėndėsi ishte fakti se kishte shpirt tė florinjtė”, thotė Luka me njė shqipe tė ngadaltė. Sipas tij, rusja insistonte me tė madhe, qė tė martohej me gjyshin Luka. Por, kėtė tė fundit e mundonte fakti se kishte lėnė gruan, Marien, dhe djalin e tij, qė quhej Foti nė Gjirokastėr. “Mos harroni tė shtoni ju lutem, se unė jam djali i Fotit. Pas martesės me rusen e Odesės, gjyshi im do tė kishte me tė edhe tre fėmijė. Fakti qė gjyshi im kishte lėnė gruan nė Gjirokastėr u zbulua vetėm kur njė ditė ra nė duart e ruses njė letėr e vėllait tė tij. Thomai i shkruante gjyshit se duhet tė kthehej sa mė parė nė shtėpi, pasi e priste gruaja dhe i biri. E dashura nga Odesa, Natasha, nė vend qė tė hakmerret, pėrgatit njė drekė festive, dhe pasi hėngrėn, ia tregon letrėn dhe i thotė se tani e kuptonte pse ai kundėrshtonte martesėn midis tyre. Ajo i kishte treguar se kishte mėsuar edhe faktin qė kishte njė djalė nė Shqipėri. Ishin bėrė rreth nėntė vjet nga koha kur im gjysh ishte larguar nga Shqipėria dhe gruaja dhe djali qė kishte lėnė atje, tė braktisur, e detyronin qė tė kthehej tek ata. Natasha e kėrcėnoi gjyshin me vdekje, nėse ai do tė largohej prej saj. Madje, i pėrmend se po ta kuptonte se ky po bėhej gati tė largohej drejt Shqipėrisė do ta helmonte, duke i hedhur helm nė gjellė. Me tė parė si shkuan punėt, gjyshi, i kėrkon falje bukuroshes ruse, dhe i kėrkoi qė tė ndaheshin nė paqe. Pas kėsaj ai merr vaporin nga Odesa, dhe nė vend qė tė vazhdojė rrugėn pėr nė Shqipėri, ndalet nė Konstancė. Kur zbret nga vapori endet nėpėr rrugė, dhe rastėsia e njeh me njė rumune, qė quhej Parashqeva. E pyet pėr disa bashkėvendas tė tij nga Shqipėria, qė banonin nė Konstancė. Ajo i thotė se i ka vdekur burri, dhe se ka njė kafene nė komunėn Kanare, dhjetė kilometra matanė Konstancės. Kėshtu, vendoset gjyshi im te Parashqeva, duke i marrė pėrsipėr, mbarėvajtjet e punėve nė kafenenė e saj”. Ja pra, kjo ishte odisejada e shqiptarit tė shekullit nėntėmbėdhjetė, qė nga Gjirokastra shkoi nė Konstandinopojė, mė pas nė Odesė dhe pėrfundoi nė Konstancė. Luka Gjini thotė se me tė mbėrritur atje, si edhe shumė bashkatdhetarė tė tjerė, gjyshi i tij mbeti pėrgjithmonė nė Rumani. Pas trembėdhjetė vjetėsh, pra nė vitin 1900, atij i vjen edhe gruaja nga Shqipėria. Maria faktikisht, ishte gruaja e Lukės sė atėhershėm dhe gjyshja e Lukės sė tanishėm. Sė bashku me tė, erdhi edhe i biri i saj, Foti, i ati i Lukės, qė rrėfen historinė e familjes sė tij. Foti mbėrriti nė Rumani nė vitin l905. Tetė vjet mė vonė do tė vinte nė jetė edhe Luka, pra nė vitin 1913. Foti, do tė shtohej edhe me njė tjetėr djalė, Jorgji Gjinin, tashmė profesor nė universitet, martuar me njė shqiptare, qė quhet Marika, me tė cilėn ėshtė njohur nė Rumani, qė ėshtė bijė e njė rilindasi, me prejardhje nga Pėrmeti. Jorgji dhe Marika flasin me admirim pėr Shqipėrinė dhe Rumaninė.

    Askush s’e ka dashur mė shumė se ata Shqipėrinė
    Nė Konstancė, sipas tyre, ka patur shumė shqiptarė, mbi pesė mijė familje. Ata thonė se kjo shifėr nuk ėshtė aspak e ekzagjeruar, megjithėse tė duken pak si shumė shqiptarėt, qė kanė emigruar nė Rumani. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve u bėnė tė pasur dhe kėtė e arritėn vetėm me djersėn e ballit. Luka, tregon se vetėm i ati i tyre ishte fukara. Ka patur tregtarė tė shumtė, me prejardhje korēare. Kishte edhe ėmbėltorė, me prejardhje nga trojet shqiptare tė Maqedonisė. Nė shtetin rumun ka edhe mjekė, artistė, shkrimtarė, por nuk mungojnė edhe shqiptarėt e varfėr. Ndėrsa Jorgji, thotė se njė pasanik i madh, qė quanin Sava Pesava, u bė nuni i tij. “Ky njeri u bė njė mbėshtetje e madhe pėr babain tim, kur ai erdhi nė Rumani. Ne ishim njė familje e madhe, prej dhjetė vetėsh, tetė fėmijė dhe dy prindėrit. Pėrveē meje dhe Lukės rrojnė ende edhe tre vėllezėr tė tjerė, por ata nuk dinė shqip, pasi ne ishim mė afėr me prindėrit. Njė tjetėr gjė qė ndikoi negativisht nė atė qė ata e harruan gjuhėn shqipe, ishte edhe fakti qė u martuan me rumune. Unė e mora gruan shqiptare ,pasi kjo ishte dhe dėshira e prindėrve. Askush s’e ka dashur mė shumė se ne atdheun. Mbaj korrespondencė me shqiptarėt e Amerikės dhe njerėzit e mi nė Shqipėri. Nė kohėn e Ēausheskut, kam shkruar dhe botuar disa libra. Kam qenė edhe bashkautor nė disa botime tė tjera. Kam dhjetėra studime shkencore nėpėr revista profesionale, juridike e politike. Kam botuar po ashtu, rreth tridhjetė artikuj. Dyzet vjet kam ushtruar profesionin e profesorit nė universitet”, shpjegon Jorgji. Vėllezėrit Luka dhe Jorgji Gjini, flasin me simpati edhe pėr shqiptarėt e Galacit. Atje ka jetuar edhe njėri nga kushėrinjtė e tyre, Stavri. Pjesa dėrrmuese e shqiptarėve tė Galacit dhe Brailės, janė asimiluar nga vendėsit.

    Konstanca, shqiptarėt tė dytėt nė kėtė qytet emigrantėsh
    Konstanca sipas tyre, ka qenė njė qytet kosmopolit, ku mė tė shumtė nė numėr janė grekėt, pastaj vijnė shqiptarėt, hebrenjtė, turqit, armenėt, vllehėt dhe romėt. “Armenėt shkuan, turqit mbetėn, grekėt ikėn, shqiptarėt humbėn, pleqtė vdiqėn, fėmijėt u shkrinė nė rumunė”, vazhdon Jorgji. Shpirtin e komunitetit shqiptar atje tani e mban gjallė njė zonjė e nderuar qė quhet Xhemile Susliu, qė vjen nga njė familje e moēme shqiptare, e cila i bėri ballė, asimilimit dhe shkombėtarizimit. “E kemi zgjedhur nė vend tė zotit Maksuti, presidente tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė. Asimilimi u realizua pėr shkak tė martesave tė pėrziera”, rrėfen Jorgji. Ai mė pas flet edhe rreth takimeve qė bėnim, pėr ta ruajtur identitetin kombėtar, traditat, gjuhėn, kulturėn. Mblidheshin nga 4-5 familje shqiptare dhe bashkė me specialitete gatimi, me kėngė e me instrumente muzikore, dilnim nė natyrė. Hanin, pinin, zbaviteshin, dhe kėndonin shqip. Ju kujtohen si sot kėngėt “Jam e vogėl-o/ shumė e bukur-o…”. Ky ishte pėr ta gėzim mė i madh i asaj kohe. Para se tė shkatėrrohej komunizmi, shpirtin demokratik tė tolerancės, tė relacioneve interetnike e mbanin gjallė nė kėtė mėnyrė. Atėherė shqiptarėt ishin mė tė organizuar se sot. Kolonia e Konstancės ishte kolonia mė e madhe e shqiptarėve tė Rumanisė. Ata vinin e shkonin nga deti, duke e ndėrlidhur Adriatikun me Detin e Zi.

    Fshatrave tė Shqipėrisė pėr tė pėrjetuar dashurinė ndaj saj
    “Edhe pse kemi lindur kėtu, ne e kemi mėsuar shqipen. I kemi ruajtur traditat, e kemi ruajtur shpirtin shqiptar, pasi, siē ka thėnė edhe Kadareja, shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė menēur tė botės, apo siē keni thėnė ju, shqiptarėt janė krenaria e Ballkanit. Pas 23 gushtit tė vitit 1944, u krijua shoqėria Bashkimi Shqiptar i Konstancės (Uniunea Albaneza din Constanta), ku u njoha me gruan time. Ishte atje njė komitet, ku mė ushtruan dhe mė shtynė tė shkruaj artikuj. Kishte edhe gazeta muri. E motra e sime shoqeje, quhej Vasilika. I ati i saj, kishte shtatė lokale nė Konstancė. Ishte njėri nga korēarėt mė tė pasur tė kėsaj qendre bregdetare. Pastaj ishte Vangjel Nikolla. Erdhi nga Grabova dhe zgjodhi Konstancėn. Para disa vitesh ishim nė Shqipėri, ku ndenjėm pesė javė. Shkuam nė kėmbė, rrugėve dhe fshatrave tė Shqipėrisė, pėr ta pėrjetuar dashurinė ndaj saj. E ndjenim se njė rrugėtim i kėtillė, na jepte fuqi dhe na e shtonte dashurinė ndaj mėmėdheut. Morėm guralecė nga fshatrat e prindėrve tanė, dhe nga rrugėt nėpėr tė cilat kaluam. Sollėm edhe truall nga varret, dhe i vumė mbi varret e prindėrve tanė nė Konstancė, nė shenjė kujtimi pėr dėshirėn e tyre tė madhe qė kishin, pėr ta parė Shqipėrinė. Gjenden edhe korēarė tė tjerė nė Konstancė, si Sotir Kristo, familja Kota, Konstantin dhe Vasilika Kota, me motrėn Florika Dojēesku, si dhe i ati i tyre, Nikolla. Kemi njohur edhe njė zonjė fisnike, aktore tė shquar, qė quhej Antoneta Papapavli. E motra e shoqes sime, Vasilika, qante nga pėrmallimi, kur u shkruante shqiptarėve tė Konstancės, letra pėr nė Shqipėri”, tregon Jorgji. Janė kėto kujtime pėrmallimi, qė tė shtyjnė ta rifitosh vlerėn kombėtare, tė imortalizojnė jetėn e tyre si shqiptare, pasi edhe pse kanė lindur larg atdheut, shpirti i tyre flet shqip. Jorgji Gjini u lind nė Konstancė, nė vitin 1924. Fakultetin e Drejtėsisė e kreu nė Universitetin e Bukureshtit, ku e mbrojti doktoratėn, duke vepruar 45 vjet si kuadėr didaktik, pranė kėtij universiteti. Ndėrkohė, nė kuadrin e Editurės Shkencore, botoi dy libra. I pari titullohet “Idea e republikės te rumunėt”, botuar nė vitin 1972 dhe tjetri “Mendimi social-politik antimonarkik dhe republikan i Rumanisė”, botuar mė 1979. Ėshtė autor dhe bashkautor studimesh tė shumta, pėr tė cilat nė vitin 1975, ka fituar Ēmimin e Akademisė Rumune, duke qenė shqiptari i parė i kėtij vendi, qė merr njė ēmim tė tillė. Ėshtė ekspert i hulumtimeve shkencore, nė fushėn e politikologjisė. Njihet nė Bukuresht me emrin Gheorghe Ghimesh, por pėr fat tė keq, si pasojė e pleqėrisė, ka filluar ta braktisė kujtesa. Ka udhėhequr njė kolektiv hulumtuesish nė kuadrin didaktik, nė fushė tė sociologjisė, nė ndėrmarrje tė ndryshme industriale, dhe atė, lidhur me konceptin, funksionalitetin dhe metodologjinė e perfeksionimit tė sistemit tė vetėqeverisjes punėtore. Njė nga dėshirat e tij tė mėdha, ishte hapja e kurseve tė shqipes, nė universitetet rumune, dhe ato tė rumanishtes, nė universitetet shqiptare. Nė vitin l983, boton nė revista historike e juridike, studime mbi demokracinė. Ishte njė orator i pėrsosur. Ndėrmjet viteve 1949-54, paralelisht me obligimet universitare, ka qenė funksionar edhe i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, duke patur pėr objekt hulumtimi, doktrinėn politike. Zoti Jorgji ėshtė njėherit, edhe autor i njė studimi albanistik: “Kontribute bibliografike pėr njohjen e Shqipėrisė”, qė ia botoi vjetari “Shqiptari”, para disa vitesh. Konstanca ishte e mbushur me shqiptarė

    Vėllau i tij, zoti Luka Gjini, qė kurrė s’ka qenė nė Shqipėri, por qė e flet me njė admirim tė veēantė gjuhėn shqipe, shpreh keqardhje, pse pėr shkak tė diktaturės komuniste, nuk ka patur mundėsi ta vizitojė atdheun e prindėrve tė tij. Ishte njėri nga shqiptarėt mė tė bukur tė Konstancės. Vdisnin bukuroshet e atjeshme pas tij. I vjen keq pse nuk i pat gjetur pėr djalin njė nuse shqiptare, dhe njė burrė shqiptar pėr ēupėn. Tregon gjėra interesante pėr shqiptarėt e Konstancės, pėr shtypshkronjėn “Albania”, pėr shoqėritė e atjeshme shqiptare, pėr xhelozitė qė krisnin nė familje, si pasojė e botėkuptimeve politike apo ndarjeve pronėsore. Matanė Galacit, nė rrethin e Bolgradit, gjenden tri fshatra shqiptare tė Ukrainės, njė zonė etnikisht e pėrzjerė, qė dikur i pėrkiste Besarabisė. Zoti Luka na flet pėr shqiptarėt e Galacit, pėr kushėrinjtė Luka Stavri dhe Vangjel Tefa, tregtarė qė kishin mishtoret e tyre; njėri nė tregun e qytetit, ndėrsa tjetri nė Strada Roshior. Njėri prej tyre nuk kishte familje, ndėrsa tjetri vdiq nė Bukuresht, nė vitin 1973. Ata patėn ardhur nga Shqipėria nė vitin 1920, dhe qenė vendosur nė Galac, ku merreshin edhe me tregti relikesh tė vjetra, tė cilat i eksportonin me vapor pėr nė Greqi. Nė vitin 1934, pat ardhur edhe vėllau i Vangjelit, Sokrati dhe me tė gjitha intervenimet qė bėnė nė ministri, pėr tė mbetur pėrgjithmonė kėtu, nuk u realizua kjo dėshirė e tij. Qe detyruar qė pas dy vitesh, tė kthehet prapė nė Shqipėri. Nė Konstancė, sipas zotit Luka, funksiononte shoqata shqiptare “Flaga”, qė kishte degėt e saja kulturore, sportive, muzikore dhe artistike. Valonte flamuri, kėndoheshin kėngė, hidheshin valle, organizoheshin edhe ballo dhe shfaqje pėr shqiptarėt. “Mbaj mend njė pjesė teatrale, kur isha njėzetvjeēar. Njė shqiptar, qė kish ikur nga turqit, rrinte fshehur nė njė pyll, dhe njė ditė kalon njė grua me armė nė brez, nga njėri nė tjetrin fshat dhe ulet nė hijen e njė lisi, nė njė zabel, tė pushojė. Dhe e sheh shqiptarin qė kish ikur nga turqit, e tė cilin e kish zėnė gjumi nėn hijen e njė lisi tjetėr. Dhe shkon gruaja me ngadalė, ia merr koburen nėn krye, ia heq plumbat dhe ia vė pėrsėri nėn jastėk, dhe vazhdon rrugėn: kaq e mbaj mend, atė shfaqje shqiptare tė atėhershme nė Konstancė”. Dhe me kaq, e pėrfundon rrėfimin duke heshtur. Edhe vėllaun e tij, e kaplonte heshtja nganjėherė. Heshtim ne dhe heshtin ata. Heshtja ėshtė ar, pas pėrkujtimit tė njė jete tė zjarrtė. Mė mirė tė heshtim ne, e t’i mbajmė mend fjalėt e tyre tė bukura, pėr bukuritė e atdheut, ngase siē kanė konstatuar edhe tė tjerėt, bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalėve qė flet. “Po a hesht shqiptari, mor vėlla!”, na thotė Luka nė moshėn e tij 90-vjeēare, dhe bėn ēmos, duke u nisur madje edhe nė kėmbė, pėr tė vajtur dhjetra kilometra tejmatanė zonės sė tij, qė tė marrė pjesė, nė kremtimin e Ditės sė Flamurit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BERATASE
    Anėtarėsuar
    19-12-2003
    Vendndodhja
    e di vete se ku jame
    Postime
    78
    O ZOT ! i njoh ALBO
    i kame takuar dhe une keta qe thua ti dhe me te vertet e ruajne traditat dhe zakonet tona dhe jane me te vertet njerez fantastik kjo fjale eshte ajo qe mund ti permbledhi keta .Por ka dhe shume familje te tjera qe vazhdojne te ruajne traditat tona dhe ate me te madhen dhe te shtrenjeten GJUHEN SHQIPE
    nejse bere mire qe e hape kete teme se ja ndjenim nevojen
    sa per Flamurin sa me del gjumi i jap te puthme pa lare syte pastaj dhe njehere mbasi i laj e kame vene ke koka krevatit dhe batanijen me FLAMURIN tone e kame
    VDEKSHA PER SHQIPERINE TIME SE E DUA SHUME DHE ME KA MARRE MALLI
    pacim ilir nga ALBANA
    La leggenda del fiume Osum


    Le due vette dei monti Tomorri e Shpirag erano fratelli rivali innamorati della stessa fanciulla. La passione risultņ fatale a entrambi: si affrontarono in duello e caddero in campo. Le lacrime della ragazza diedero origine alle acque del fiume le cui rive sono collegate da un caratteristico ponte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    dhe un kam degjuar per ta ju flm.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  4. #4
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    po shumė tė dėgjuar dhe pėr mua
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema tė Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  5. Komuniteti Shqiptar nė Rumani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •