Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17

    Piktori i madh, "Nderi i Kombit" Kel Kodheli [1918-2006]

    "Nderi i kombit" pėr emrin e Kel Kodhelit tė shquar qė ka hyrė nė historinė e realizmit

    Paradoksi: Gruaja qė i ka vdekur burri, bėhet "Nėna e dėshmorit"

    Nudot e tij tė bukura janė mbajtur nė mjegull. Ato s'mund tė dilnin kurrė nė ekspozita kombėtare tė sėmura nga tematika politike dhe sociale. Incidenti i parė shpirtėror me traditėn nis qė nė vitin 1945, kur ai paraqiti nė ekspozitė kombėtare pikturėn "Gruaja me tė zeza", sė cilės meqenėse ishte festa e Ēlirimit iu vu titulli "Nėna e dėshmorit", edhe pse piktura rrėfen nė tė vėrtetė gruan qė i ka vdekur burri.

    Dhurata Hamzai

    Kel Kodheli ka qenė njė nga piktorėt mė produktivė nė Shqipėri. Vetė institucioni i Galerisė Kombėtare tė Arteve ruan nė fondin e tij 30 piktura tė Kel Kodhelit nga tė cilat 12 janė kompozime dhe 11 janė portrete. Megjithėse pikturat e krijuara nė periudhėn e realizmit socialist ishin tė drejtura nė tematikė dhe shprehi ndjesore tė reduktura, piktori Kel Kodheli ka ndryshuar paksa nga tė tjerėt, pasi si piktor ai ėshtė mirėfilli realist dhe tematika e tij pėrbėhet mė tepėr nga materia kombėtare sesa nga ajo politiko-sociale. Duke qenė modeli mė i zgjedhur i realizmit nė pikturė shumė herė edhe i admirueshėm nė stilin e tij, Kel Gegė Kodheli ka pikturuar me mjeshtėrinė e fituar nė njė nga shkollat prestigjioze eruropiane, si ėshtė Akademia e Arteve tė Bukura tė Romės. Nė moshėn 86 vjeēare e kanė kujtuar Kel Kodhelin shumė piktorė pėr tė cilėt ai ka qenė mėsuesi i parė i elegancės nė pikturė, psikologjizmit meditimit e detajit dhe mė nė fund institucioni i Galerisė Kombėtare i ka kėrkuar me insistim e me kėto argumente presidentit tė Republikės Alfred Moisiu qė tė dekorohej Kel Kodheli me "Nderin e Kombit". Dėshira e tė gjithėve u plotėsua tė premten nė mbrėmje nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ku vetė piktori mori me dorėn e tij titullin e lartė. Piktori ishte i emocionuar qė nė njė ditė u vlerėsua dhe u nderua fryti i punės sė tij, dhe nė pėrshėndetjen e tij ai u kujtoi artistėve tė rinj se arti duhet e mundet tė bėhet vetėm me dashuri e pėrkushtim.

    Vetė piktori Kel Kodheli lindi nė katundin Kodhel tė Shkodrės, mė 24 dhjetor 1918. Edukimi i tij ndihmohet dhe drejtohet nga familja, e cila kėmbėngul pėr t'i shkolluar fėmijėt. Kel Kodheli ishte nė moshėn 6 vjeēare, familja e tij u vendos nė Tiranė, ku tashmė Kel Kodheli kishte njė ambjent tė mirė ku mund tė arsimohej. Pasi kreu shkollėn fillore nė vitin 1933, familja e tij insistoi qė Keli tė studionte nė shkollėn e Mesme Teknike tė Harri Fulcit. Nė kėtė shkollė ai studioi deri nė vitin 1938. Para se tė fillonte shkollėn dhe gjatė vazhdimit tė saj, Kel Kodheli ndiqte nė kohėn e lirė edhe kurset e vizatimit nėn drejtimin e artistėve tė njohur pėr kohėn, si Paskali, Poradeci, etj.. Nė shkollėn Harri Fulc ai ka studiuar edhe me disa emra tė njohur tė pikturės shqiptare si Kaceli, Strazimiri, Agalliu etj.. Megjithėse dėshira e babait tė tij Gegė Kodheli ishte qė ai tė vazhdonte pėr inxhinieri, ka qenė dėshira e nėnės sė tij Ēile qė djali i saj tė merte rrugėn e pikturės. Nėnė Ēilja ishte shumė e dhėnė pas qėndisjeve e kostumeve popullore, por edhe pas modės civile shkodrane. Nė brendėsi ajo kishte njė intuitė shumė tė madhe artistike, ajo kishte njė aftėsi pėr tė argumentuar vlerėn e tyre dhe cilėsinė e sė bukurės, gjė qė e nxiti piktorin qė tė vizatonte shumė nga motivet e qėndisura. Kėto motive nė njė moshė mė tė pjekur ai i rivlerėson dhe beson se ka pasur njė lidhje intuitive artistike me nėnėn ose e ka trashėguar prej saj ndjenjėn dhe shijen e sė bukurės. Dhe nuk u desh shumė qė Keli tė ndiqte studimet pėr artet e bukura nė Romė. Kanė qenė kohė tė njė pasioni marramendės dhe ai u mundua tė thithte ē'mund nga kultura e kėsaj shkolle. Atelieja e piktorit Carlo Silviere.

    Keli kthehet nė Tiranė nė vitin 1943, i kėrkuar pėr tė modeluar njė vulė tė bankės shqiptare dhe iu deshėn pastaj 10 vjet qė tė largohej nga mjediset e saj. Kėshtu qė menjėherė pas luftės nacionalēlirimtare ai merr pjesė nė ekspozitėn e organizuar nė 17 prill 1945 me portretin "Gruaja me tė zeza", qė pėr arsye tė motivacionit politik, u titullua mė pas "Nėna e dėshmorit", megjithėse ky portret tė tregon mė tepėr njė grua qė i ka vdekur burri. Por nė ato vite kėshtu ėshtė lozur me mjeshtėrinė artistike tė shumė piktorėve pėr t'i dhėnė ngjyra tė kėrkuara sociale dhe politike. Pra Kel Kodheli ishte i shtrėnguar tė prodhonte piktura nė industrinė artistike tė socrealizmit, ku njė pjesė e shpirtit tė tij derdhej pa fjalė, por me ngjyra nė pikturė, pra me punėn e tij cilėsore qė ka bėrė piktori dhe me veprat qė ka lėnė pas njė ditė piktura do t'i rrėzojė emrat e rremė duke dalė nė dritėn e sė vertetės ajo qė ka dashur tė shprehė. Dha pėr 20 vjet mėsim nė Lice dhe pikėrisht nė fund tė aktivitetit tė tij pedagogjik, atė e transferojnė nė njė shkollė tetėvjeēare ku ai punoi derisa doli nė pension.

    Pėrfundoi mėsues i thjeshtė vizatimi, edhe pse u shkollua nė akademinė e Romės dhe sot nė kėtė ditė kur ai ėshtė ende gjallė, i numėrohen 60 vjet krijimtari artistike. Kel Kodheli kishte pėrftuar njė formim mjaft tė mirė profesional dhe dhe ky lloj profesionizmi paraqitej me pikturėn e tij tradicionale dydimensionale nė vaj. Bazat e pikturės sė tij janė ato tė realizmit, por ai ka trajtuar pothuajse tė gjitha gjinitė e tij duke filluar qė nga portreti i kompozuar, gjinia rrėfimtare dhe peisazhi. Duke qenė i kujdesshėm me ekspozitat e tij jo vetėm brenda Shqipėrisė, por edhe ka pėrfaqėsuar atė jashtė saj, Kolė Kodheli ka lėnė emrin e tij nė historinė e pikturės, si piktor shqiptar qė pėrfaqėson figurėn e realizmit. Megjithatė shpesh studioja e tij mbante nė mjegull nudot e bukura. Ato s'mund tė dilnin kurrė nė ekspozita kombėtare tė sėmura nga temat politike dhe sociale.

    Incidenti shpirtėror me traditėn nis qė nė vitin 1945, kur ai paraqiti nė ekspozitė kombėtare pikturėn "Gruaja me tė zeza", sė cilės meqenėse ishte "festa e ēlirimit" iu vu nga kuratorėt e asaj kohe emri "Nėna e dėshmorit", edhe pse piktura rrėfen nė tė vėrtetė gruan qė i ka vdekur burri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17

    Piktori i madh Kel Kodheli [1918-2006]

    Kodheli, Shqipėria humb njė piktor tjetėr tė madh

    Kel Kodheli, njė nga piktorėt mė tė mėdhenj nė Shqipėri, u nda
    nga jeta nė moshėn 88-vjeēare vetėm para pak ditėsh. Kodheli ishte nga tė paktėt artistė tė brezit tė tij qė i kishte rezistuar kohės. Kodheli ka pikturuar me mjeshtėrinė e fituar nė njė nga shkollat prestigjioze evropiane, siē ėshtė Akademia e Arteve tė Bukura tė Romės. I lindur nė Kodhel tė Shkodrės, mė 24 dhjetor 1918, vjen nė Tiranė bashkė me familjen nė moshėn 6-vjeēare. Pasi kreu shkollėn fillore nė vitin 1933, familja e tij insistoi qė Keli tė studionte nė shkollėn e mesme teknike tė “Harri Fultzit”. Para se tė fillonte shkollėn dhe gjatė vazhdimit tė saj, Kel Kodheli ndiqte nė kohėn e lirė edhe kurset e vizatimit nėn drejtimin e artistėve tė njohur pėr kohėn, si Paskali, Poradeci, etj. Ai ka studiuar nė shkollėn “Harri Fultz”, ku bashkė me tė kanė qenė edhe disa emra tė njohur tė pikturės shqiptare si Kaceli, Strazimiri, Agalliu etj. Pavarėsisht dėshirės sė babait tė tij, Gegė Kodheli, qė ai tė vazhdonte pėr inxhinieri, nėna e tij Ēile ka kėmbėngulur qė i biri tė merrte rrugėn e pikturės. Pasioni i vetė Kelit dhe dėshira e nėnės ndikuan qė ai tė ndiqte studimet pėr Artet e Bukura nė Romė. Keli kthehet nė Tiranė nė vitin 1943, pasi i kishin kėrkuar tė modelonte njė vulė tė bankės shqiptare dhe mė pas iu deshėn dhjetė vjet qė tė largohej nga mjediset e saj. Pas Luftės Nacionalēlirimtare ai mori pjesė nė ekspozitėn e organizuar nė 17 prill 1945, me portretin “Gruaja me tė zeza”, qė pėr arsye tė motivacionit politik, u titullua mė pas “Nėna e dėshmorit”, megjithėse ky portret, tė tregon mė tepėr njė grua qė i ka vdekur burri. Dha pėr 20 vjet mėsim nė Lice dhe pikėrisht nė fund tė aktivitetit tė tij pedagogjik, atė e transferojnė nė njė shkollė tetėvjeēare, ku ai punoi derisa doli nė pension. Galeria Kombėtare e Arteve, ruan nė fondin e tij 30 piktura tė Kel Kodhelit, nga tė cilat 12 janė kompozime dhe 11 janė portrete. Para dy vjetėve, Kel Kodheli ėshtė dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me titullin “Nderi i Kombit”.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17
    Z. Berisha: Kel Kodheli, personaliteti i shquar i artit qė nxorri tiparet mė tė arrira tė shpirtit shqiptar

    19/2/2006

    Nė nderim tė figurės sė piktorit tė shquar Kel Kodheli, i cili u nda nga jeta njė ditė mė parė, kryeministri Sali Berisha dhe bashkėshortia zhvilluan, tė dielėn paradite homazhe, nė Galerinė e Arteve. “Ėshtė njė humbje e madhe pėr artin shqiptar. Kel Kodheli ishte njėri nga personalitetet mė tė shquara, njeriu qė me penelin e tij nxori nė dritė tiparet mė tė arrira tė shpirtit shqiptar, njė piktor i madh qė arriti tė ndjekė kohėn me njė vendosmėri tė admirueshme, por dhe njė njeri i mrekullueshėm, njė qytetar vėrtet i shquar i Tiranės dhe Shqipėrisė”, u shpreh z. Berisha pėr kėtė personalitet tė shquar tė artit shqiptar.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17
    Ndahet nga jeta, piktori Kel Kodheli

    BLERINA GOCE
    09 Shkurt

    Vitet me sa duket, e kishin lodhur Kel Kodhelin. Ndaj dhe dje ai u largua nga kjo botė pėrgjithmonė edhe pse qetėsisht nė moshėn 88- vjeēare. Njė nga piktorėt mė produktivė nė Shqipėri, Kodheli ishte nga tė paktėt artistė tė brezit tė tij, qė i kishte rezistuar kohės. Megjithėse pikturat e krijuara nė periudhėn e realizmit socialist ishin tė drejtura nė tematikė dhe shprehi ndjesore tė reduktura, piktori Kel Kodheli, ka ndryshuar paksa nga tė tjerėt, pasi si piktor, ai ėshtė mirėfilli realist dhe tematika e tij pėrbėhet mė tepėr nga materia kombėtare sesa nga ajo politiko-sociale. Kodheli ka pikturuar me mjeshtėrinė e fituar nė njė nga shkollat prestigjioze eruropiane, siē ėshtė Akademia e Arteve tė Bukura tė Romės. I lindur nė Kodhel tė Shkodrės, mė 24 dhjetor 1918, vjen nė Tiranė bashkė me familjen nė moshėn 6 vjeēare. Pasi kreu shkollėn fillore nė vitin 1933, familja e tij insistoi qė Keli tė studionte nė shkollėn e Mesme Teknike tė Harri Fultzit. Para se tė fillonte shkollėn dhe gjatė vazhdimit tė saj, Kel Kodheli ndiqte nė kohėn e lirė edhe kurset e vizatimit nėn drejtimin e artistėve tė njohur pėr kohėn, si Paskali, Poradeci, etj.. Nė shkollėn "Harri Fultz", ai ka studiuar edhe me disa emra tė njohur tė pikturės shqiptare si Kaceli, Strazimiri, Agalliu etj.. Megjithėse dėshira e babait tė tij Gegė Kodheli, ishte qė ai tė vazhdonte pėr inxhinieri, ka qenė dėshira e nėnės sė tij Ēile, qė djali i saj tė merte rrugėn e pikturės. Pasioni i vetė Kelit dhe dėshira e nėnės ndikuan qė ai tė ndiqte studimet pėr artet e bukura nė Romė. Keli kthehet nė Tiranė nė vitin 1943, i kėrkuar pėr tė modeluar njė vulė tė bankės shqiptare dhe iu deshėn pastaj 10 vjet qė tė largohej nga mjediset e saj. Kėshtu, qė menjėherė pas luftės nacionalēlirimtare ai merr pjesė nė ekspozitėn e organizuar nė 17 prill 1945 me portretin "Gruaja me tė zeza", qė pėr arsye tė motivacionit politik, u titullua mė pas "Nėna e dėshmorit", megjithėse ky portret, tė tregon mė tepėr njė grua qė i ka vdekur burri. Dha pėr 20 vjet mėsim nė Lice dhe pikėrisht nė fund tė aktivitetit tė tij pedagogjik, atė e transferojnė nė njė shkollė tetėvjeēare ku ai punoi derisa doli nė pension. Vetė institucioni i Galerisė Kombėtare tė Arteve, ruan nė fondin e tij 30 piktura tė Kel Kodhelit nga tė cilat 12 janė kompozime dhe 11 janė portrete. Para dy vjetėve, Kel Kodheli ėshtė dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me titullin "Nderi i Kombit". Kodheli do tė pėrcillet sot pėr nė banesėn e fundit, pas homazheve nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

    Vilson Kilica, piktor

    Piktura e Kodhelit kishte temperamentin e dashurisė

    Mė vjen keq se ėshtė njė artist, jo vetėm njė personalitet, njė njeri qė ruajti gjatė gjithė jetės cilėsitė e tij tė veēanta. Shumė i duruar, i dashur, me humor karakteristik, tė veēantė. Kishte marrėdhėnie shumė tė mira me kolegėt e vet. Mbeti piktori besnik i ideve tė tij, sidomos veprat me temė historike, qė do t'i qėndrojnė pikturės shqiptare sepse i ka pasqyruar me sinqeritet, pathos, forcė shprehėse, me temperamentin e njeriut i cili, ato qė bėn, i bėn me dashuri. Vdekja e tij, ėshtė humbje pėr pikturėn shqiptare. I shpreh ngushėllimet familjes.

    Kujtim Buza, piktor

    Humbja e Kodhelit, mbyll njė plejadė tė artit shqiptar

    Kel Kodheli ėshtė mėsuesi ynė i pikturės nė Liceun Artistik. Pedagog i dashur, shumė i respektuar, njė nga miqtė e afėrt tė babait tim, koleg dhe bashkudhėtar nė rrugėn e gjatė tė zhvillimit, tė artit tonė kombėtar. Nė pikturėn shqiptare, Kel Kodheli mbetet ai zė i veēantė i pikturės nė nivel profesional, i pėrgatitur nė Akademinė e Romės, me dhunti tė veēanta nė realizimin e kompozimeve figurale, veēanėrisht nė ato me motive patriotike, qė ai i donte aq shumė. Me humbjen e Kel Kodhelit, mbyllet plejada e artistėve qė mbaruan shkollėn e vizatimit nė Tiranė, atyre artistėve qė bėnė zė nė pikturėn tonė shqiptare

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17
    tumira e fundit pėr realistin Kel Kodheli

    20 Shkurt Pikturat e krijuara nė periudhėn e realizmit socialist ishin tė drejtuara nė tematikė dhe shprehi ndjesore tė reduktura, piktori Kel Kodheli, ka ndryshuar paksa nga tė tjerėt, pasi si piktor, ai ėshtė mirėfilli realist dhe tematika e tij pėrbėhet mė tepėr nga materia kombėtare sesa nga ajo politiko-sociale

    Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve u zhvilluan dje paradite homazhe pėr nder tė njė nga piktorėve mė tė njohur tė arteve figurative shqiptare Kel Kodheli, i cili u nda nga jeta dy ditė mė parė nė moshėn 88-vjeēare. Njė nga piktorėt mė produktivė nė Shqipėri, Kodheli ishte nga tė paktėt artistė tė brezit tė tij, qė i kishte rezistuar kohės. Megjithėse pikturat e krijuara nė periudhėn e realizmit socialist ishin tė drejtuara nė tematikė dhe shprehi ndjesore tė reduktuara, piktori Kel Kodheli, ka ndryshuar paksa nga tė tjerėt, pasi si piktor, ai ėshtė mirėfilli realist dhe tematika e tij pėrbėhet mė tepėr nga materia kombėtare sesa nga ajo politiko-sociale. Kodheli ka pikturuar me mjeshtėrinė e fituar nė njė nga shkollat prestigjioze evropiane, siē ėshtė Akademia e Arteve tė Bukura tė Romės.

    I lindur nė Kodhel tė Shkodrės, mė 24 dhjetor 1918, vjen nė Tiranė bashkė me familjen nė moshėn 6 vjeēare. Pasi kreu shkollėn fillore nė vitin 1933, familja e tij insistoi qė Keli tė studionte nė shkollėn e Mesme Teknike tė Harri Fultzit. Para se tė fillonte shkollėn dhe gjatė vazhdimit tė saj, Kel Kodheli ndiqte nė kohėn e lirė edhe kurset e vizatimit nėn drejtimin e artistėve tė njohur pėr kohėn, si Paskali, Poradeci, etj.. Nė shkollėn "Harri Fultz", ai ka studiuar edhe me disa emra tė njohur tė pikturės shqiptare si Kaceli, Strazimiri, Agalliu etj.. Megjithėse dėshira e babait tė tij Gegė Kodheli, ishte qė ai tė vazhdonte pėr inxhinieri, ka qenė dėshira e nėnės sė tij Ēile, qė djali i saj tė merrte rrugėn e pikturės. Pasioni i vetė Kelit dhe dėshira e nėnės ndikuan qė ai tė ndiqte studimet pėr artet e bukura nė Romė. Keli kthehet nė Tiranė nė vitin 1943, i kėrkuar pėr tė modeluar njė vulė tė bankės shqiptare dhe iu deshėn pastaj 10 vjet qė tė largohej nga mjediset e saj. Kėshtu, qė menjėherė pas luftės nacionalēlirimtare ai merr pjesė nė ekspozitėn e organizuar nė 17 prill 1945 me portretin "Gruaja me tė zeza", qė pėr arsye tė motivacionit politik, u titullua mė pas "Nėna e dėshmorit", megjithėse ky portret, tė tregon mė tepėr njė grua qė i ka vdekur burri. Dha pėr 20 vjet mėsim nė Lice dhe pikėrisht nė fund tė aktivitetit tė tij pedagogjik, atė e transferojnė nė njė shkollė tetėvjeēare ku ai punoi derisa doli nė pension. Vetė institucioni i Galerisė Kombėtare tė Arteve, ruan nė fondin e tij 33 piktura tė Kel Kodhelit nga tė cilat 12 janė kompozime dhe 11 janė portrete. Para dy vjetėve, Kel Kodheli ėshtė dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me titullin "Nderi i Kombit”.

    Berisha: Njė piktor i madh

    Kryeministri Sali Berisha, nė pėrfundimi tė homazheve pėr nder tė Kodhelit u shpreh se “Kel Kodheli me penelin e tij nxori nė dritė tiparet mė tė arrita tė pikturės e artit shqiptar. Njė piktor i madh qė arriti tė ndjekė kohėn me njė vendosmėri tė admirueshme, ai ėshtė edhe njė njeri i mrekullueshėm”.

    Nestor Jonuzi: Njė piktor i ēmuar

    Drejtori i Galerisė Kombėtare tė Arteve, duke vlerėsuar kontributin dhe trashėgimin artistike qė la piktori i mirėnjohur Kel Kodheli vuri nė dukje se “ai ka qenė njė piktorė me njė kontribut tė ēmuar nė artit figurativ shqiptar, qė mbarte ide dhe koncepte perėndimore qė nė atė kohė, duke arritur t’i manifestonte dhe pėrcillte ato aq sa mund tė lejohej nė ato vite. Ka realizuar shumė vepra qė janė aktualisht njė pasuri e ēmuar nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Nė pikturat e tij kishte shumė dashuri, si dhe ndjehej edhe fryma realiste, gjė qė pėrmban edhe njė vlerė pėr artin figurativ shqiptar”.

    Muntaz Dhrami: Humbje pėr artin shqiptar

    Ndėrsa nxėnėsi dhe piktori Muntaz Dhrami e cilėsoi si “humbje pėr artin shqiptar”. Sipas tij, “humbja e profesor Kodhelit ėshtė njė brengė nė kėtė periudhė. Vepra qė ka lanė ai ėshtė njė vlerė e ēmueshme dhe do tė mbetet nė kohė. Pėr mua ėshtė edhe njė humbje mė shumė, pasi e kam pasur profesorin tim tė vizatimit, ai na ka mėsuar me shumė dashuri dhe na ka ndjekur nė ēdo hap tė jetės sonė tė pėrditshme. Veprat e tij tė artit paraqesin njė nivel shumė tė lartė artistik dhe janė njė pasur e ēmuar e artit shqiptar”.

Tema tė Ngjashme

  1. Piktori Artur Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 02:47
  2. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45
  3. Prefektja Kodheli bėn korrupsionin e fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 04:19
  4. Kush eshte piktori Spiro Golgota?
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 23:31
  5. "E Bukura dhe e Shėmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •