Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    (AHMEDI)
    i/e ftuar

    Gazetaria Islame(MUSLIMAN ZGJOHU)

    Islami shqiptar pėrballė Inkuizicionit

    Mė datėn 10 Janar 2003, drejtori i shtėpisė sė librit dhe komunikimit, Pirro Misha, botoi nė gazetėn Shekulli njė shkrim me titull: “Tolerancė Fetare apo Papėrgjegjshmėri”.[1] Nė kėtė shkrim Misha i shpaloste publikut shqiptar shqetėsimet e tija nė lidhje mė trendat e fesė Islame nė Shqipėri. Ai shprehte shqetėsime nė lidhje me islamin shqiptar i cili, qenkėsh problematik dhe nė rrugė tė gabuara sipas tij. I inspiruar nga njė libėr, prodhim francez, me titull: “Diksioneri botėror i fondamentalizmit” i cili nė kapitullin rreth Ballkanit replikonte shpifjet historike serbo-greke mbi islamizimet[2] e shqiptarėve, Misha ashtu si edhe shkruajtėsit francez u shqetėsonte jashtė mase nga fakti i ekzistencės sė organizatave, tė cilat sipas tij ushtronin “presionin mbi shqiptarėt pėr ti bėrė ata tė sillen islamikisht korrekt”. Tregimet frikėsuese tė librit francez tė ndėrthurura me pėrshtypjet islamofobike tė Mishės nė njė aeroport, ku ai kishte parė disa djem dhe vajza tė veshur sipas modės islamike shqiptare tė viteve 1930, tė ndėrlidhura kėto me pėrgjigjen e Olsi Jazexhiut nė tė pėrditshmen TemA[3] ndaj njė shkrimi ofendues qė Mustafa Nano kishte sjellė kundėr identitetit islamik shqiptar pėrpara ca kohėsh nė gazetėn Shekulli, pėrbėnin pėr Mishėn shembullin par excellence tė rrezikut tė arabizimit tė Islamit nė Shqipėri. Rrezik tė cilin Misha e shihte qė nga moda islamike e djemve nė aeroport tė cilėt i ngjasonin me ndryshimin e modės anglo-saksone nė atė indiane tė Mahatma Gandit, e deri tė prezenca e Konferencės Islamike nė Shqipėri.

    Shkrimi i Pirro Misha do tė pasohej 3 ditė mė vonė me njė vrasje makabėr kundėr muslimanėrisė shqiptare. Nė datėn 13 Janar 2003, nė selinė e Komunitetit Musliman Shqiptar do tė ekzekutohej sekretari i kėtij komuniteti, Salih Tivari. Gazetaria dhe ‘interesat’ e ndryshme qė operojnė nė Shqipėri do ta faturonin kėtė krim mbi “islamizimin arab tė shqiptarėve” edhe pse pėr tė nuk do tė kishte asnjė fakt. Hoxhallarėt e KMSH-se dhe xhamive tė Tiranės do t’u merrnin nė mėnyrė brutale nėpėr stacione policore. Atyre do t’iu merreshin shenjat e gishtave dhe fotografi, sikur te ishin kriminelė dhe jo barinj fetar tė njė populli me identitet tė humbur. Vetė selia e KMSH-sė do tė mbushej me aparatura pėrgjuese nga spiunazhėt qė operojnė nė Shqipėri. Mė pas kėto aparate pėrgjimi do tė hiqeshin nė mėnyrė brutale nga spiunazhi shtetėror shqiptar nėn alarmin e njė bombe tė rreme, alarm i cili do ti faturohej paturpėsisht stafit tė hoxhallarėve tė KMSH-sė gjithashtu.[4]

    Muslimanėria shqiptare e viteve post 1996 ka vuajtur nė mėnyrė tė pandėrprerė nga terrori psikologjik i gogolėve islamik qė i janė mveshur asaj periodikisht.

    Pėr arsye tė mirėnjohura politike, edhe grushti i shtetit qė u drejtua kundėr rregjimit tė Sali Berishės nė vitet 1996 – 97 u motivua pjesėrisht nga elementė, brenda dhe jashtė Shqipėrisė tė cilėt akuzonin rregjimin berishian se po islamizonte vendin. Disa gazeta nė vite dhe kohė tė caktuara janė pėrfshirė nė orgji tė egra shpifjesh kundėr Islamit shqiptar, atij botėror dhe figurės sė njeriut besimtar nė Shqipėri. Tė ndikuara nga hegjemonia e mediumeve perėndimore, shtypi shqiptar i post komunizmit shpesh nuk ka dashur tė dallojė figuren e hoxhės shqiptar nga ai i kamikazit palestinez apo muxhahidinit afgan. Figurėn e minares sė xhamisė nga raketat skud tė Sadam Huseinit. Tekbiret e namazit tė Bajramit tė hoxhės shqiptar, nga slloganet Baathiste tė kamufluara mė panislamizėm nė botėn arabe. Mungesa e njė shteti protektor tė fuqishėm sic ėshtė Greqia pėr ortodoksinė apo Italia pėr katolicizmin, e kanė cuar Islamin shqiptar qė tė jetė religjioni mė i diskriminuar dhe i persekutuar nė arenėn shqiptare tė 10 viteve te fundit. Nė njė vend si Shqipėria ku kolonializmi ekonomik ka pėrmasa katastrofale, pamvarėsia morale, politike dhe fetare janė kujtime tė humbura. Pėr kėto arsye edhe Islami shqiptar ėshtė trajtuar si fe e njerkės nga sundimtarėt e Tiranės, dhe muslimanėt si rajat modernė tė kohėve tė Pax Kristjanės.

    Shembulli i muajve Janar – Mars 2003 ėshtė shembulli mė tragjik, tregues, sesi njė Komunitet Fetar mund tė degradohet, diskriminohet, diskreditohet dhe poshtėrohet nga mediumet anarshiste tė Shqipėrisė sė ditėve tė sotme. Pas vrasjes sė Salih Tivarit, shtypi i pakontrolluar shqiptar, i shtyrė mesa duket edhe nga vetė ‘interesat’ e ndryshme qė operojnė nė vend, arriti tė tregojė nivelin mė tė egėr islamurrejtjes qė ka treguar ndonjėherė nė historinė e tij qė prej viteve 1960. Me sjelljet abuzive tė shtypit i cili nė shumė raste kishte mbėshtetjen e heshtur tė organizmave shtetėrore[5], muslimanėria shqiptare e muajve tė fundit ka arritur tė kuptoj geton nė tė cilėn jeton dhe diskriminim qe pėrjeton. Gjatė muajve Janar – Mars 2003 muslimanėria shqiptare ėshtė pėrdhunuar nė cdo drejtim nga pseudoanalistėt e shtypit shqiptar, qė nė shumicėn e rasteve zotėrohet nga tė huaj. Ajo ėshtė klasifikuar nė radikale dhe ekstremiste, nė vahabite dhe moderniste, nė pleq dhe tė rinjė, nė talebanė dhe aleancoveriore. Simboli i xhamisė shqiptare dhe Komunitetit Musliman Shqiptar ėshtė pikturuar si njė skenė monstruoze terrori, ku rryma tė heshtura krimi rrine nė pritje, me thika tė helmatisura nė duar pėr tė goditur kundėrshtarėt heretikė brenda selisė jeshile tė islamit shqiptar.[6]

    Tė diskreditosh Islamin me tituj ksenofobik dhe rracist ėshtė bėrė modė nė Shqipėri. Mosekzistenca e shtetit ligjor nė vend, por e ligjit tė xhunglės, i ka bėrė muslimanėt shqiptar qė tė ofendohen nė mėnyrė brutale dhe periodike, ndėrsa shteti rri e bėn sehir. Tituj si “El Sajed, kontratat nė emėr tė Allahut”[7], “Pėrse nuk erdhėn sherbėtorėt e Allahut nė Tiranė”[8], “Harta e Islamikėve nė Shqipėri”[9], “Fier: Kapet njeriu i Sadamit”[10], “Feja islame pėrplaset me shkollėn”[11], “5 mijė banorė braktisin fenė e imponuar nga pushtimi turk, kthehen nė ortodoksė”[12], “Bijtė e rinj tė Allahut”[13], “Luftė nė emėr tė Allahut”[14], “Skllavė tė Profetit”[15] etj janė disa nga titujt mė normal – ofendues dhe poshtėrues qė shtypi shqiptar ka adoptuar nė sjelljet e tij me islamin nė Shqipėrinė e viteve tė fundit. Mosekzistenca e ndonjė organizmi intelektual nė Shqipėri qė tė luaj rrolin qė ADL (Anti Defamation League) luan pėr tė ruajtur imazhin e ēifutėrisė amerikane nė SHBA, apo qė Vatikani luan pėr kishat katolike nė botė, i ka kthyer muslimanėt shqiptar nė mall pa zot, nė palestinezė tė Ballkanit. Ata mund tė rrihen, shahen, ofendohen, akuzohen dhe defamohen nė mėnyrė mizore nga shtypi i pashpirt shqiptar. Ata trajtohen si ēifutėt nėn Rajhun e III.

    Amalgami i urrejtjes anti-gege tė simbolizuar me berishizmin, dhe mė pas i pėrforcuar nga revanshi toske – vllaho – ortodoks qe Partia Socialiste i solli Shqipėrisė sė post 1997 janė disa nga faktorėt qė kanė cuar nė ndėrtimin e frymės islamurrejtese nė Shqipėrinė e diteve tė sotme. Kjo frymė e cila historikisht ėshtė pėrforcuar nga spiunazhet e huaja qė kanė operuar nė vend, pas 1997 ka kaluar nė ekstrem. Fryma urrejtėse anti-islame mund tė shihet fare qartė edhe nė figurat kryesore qė drejtojnė shtetin shqiptar sot.

    Letra mė e fundit qė Gary Kokalari i dėrgonte Komunitetit Islamik Shqiptar nė SHBA mė 2 Qershor 2003 vėrteton kėtė. Ajo pėrmbante mė vete njė pėrmbledhje tė fjalimit tė Fatos Tarifės, ambasadorit tė sotėm shqiptar nė SHBA, i cili nė njė fjalim tė mbajtur nė 1998 nė Seminarin e Karolinės mbi Studimet e Krahasuara Islame, vėrtetonte pathosin anti-musliman qė ai, si pėrfaqėsues i rregjimi i tij zotėronte.[16]

    Nė disa nga shkrimet defamuese anti-islame tė cituara mė lart lexuesi mund tė lexoj cudira rreth islamit shqiptar. Nė shkrimin “Harta e Islamikėve nė Shqipėri” pėr shembull, te Gazetes Shqiptare tė italianit Karlo Bolino mė datė 27 Mars 2003 lexuesi mund tė lexojė ndėr tė tjera se nė Shqipėri ekzistojnė “Talebanė” tė cilėt kane vrarė Salih Tivarin (sic duket me urdhėr nga Mulla Omari). Ndėrsa aparatcikėt e Karlo Bolinos shpikin talibanė[17], Gazeta Sot prodhon pararoja republikane tė Sadam Huseinit nė katundet e Lushnjės nė numrin e datės se 23 Marsit 2003.

    Shtypi shqiptar i viteve tė fundit pėrvec krijimeve fantastike tip “talebane” ka prodhuar edhe shkrime urrejtjenxitėse nga fondamentalizmi kristjan qė operon haptaz nė Shqipėri dhe deklaron me krenari dėshirat e tija satanike pėr rikonkuiste kundėr shumicės muslimane. Shkrime si “5 mijė banorė braktisin fenė e imponuar nga pushtimi turk, kthehen nė ortodoksė”[18] tė botuar nė Koha Jonė mė 15, Nentor 2000, pėrkthimet e Oriana Fallacit nga Aurel Plasari, dhe shkrime nė gazetėn katolikocentriste “Shqipėria Etnike” janė me tė vėrtetė alarmante dhe tregojnė nivelin e lirisė islamurrejtėse qė ekziston nė shtypin shqiptar kundėr fesė islame.

    Kėto punime, ashtu si edhe ai i 23 Janarit 2006 nė Revista Klan me titull: “Kėrcėnimi Islam pėr Shqipėrinė”[19] ku lexuesi gjen njė rezyme tė “Diskionerit botėror tė fondamentalizmit”, tė prezantuar nga Pirro Misha mė parė nė gazėta Shekulli, pėrmbajnė mesazhe tė hapura urrejtjenxitėse kundėr fesė islame. Shkrimi i Klanit nr. 232 qė shoqėrohet me njė foto tė djemve tė Xhamisė sė Dine Hoxhės nė Tiranė tė rėnė nė suxhud, shkon aq larg saqė ta deklarojė Islamin rrezik pėr shoqėrine shqiptare. Trajtimi i Islamit dhe muslimanėve si rrezik pėr sistemin nėpėr posterat e Revistės Klan, Gazetės Shqiptare dhe shtypit shqiptar nė pėrgjithėsi, njė lexuesi tė kujdesshėm tė historisė i ngjallin Dezha Vu nė mendje tė posterave nazist kundėr ēifuterisė gjermane tė pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Rajhun e III ka qenė modė qė Gestapo tė shtynte shtypin e saj tė prodhonte karikatura dhe shkrime judeofobe. Karikatura rabinesh ēifut qė mbanin nė duar thesa me para pėr tė blerė “volkun” gjerman dhe kontrolluar botėn kanė qenė moda e propagandės sė Rajhut III. Shkrimi i Klanit 292 ku mbi besimtarėt musliman vendoset kryetitulli “Rreziku islam pėr Shqipėrinė” i ngjajnė njė replike tė frikshme tė propagandės naziste tė Luftės sė Dytė Botėrore. Veshja fotografike e shkrimit nė fjalė me foto tė Bin Ladinit dhe Sali Berishės me Sabri Kocin pėr krahu, janė shembulli par excellence i stereotipit negativ qė Islami merr nė median shqiptare tė viteve tė fundit. Simboli i burkes afgane, Sabri Kocit me Berishėn dhe Gazideden, Bin Ladenit, dhe slloganet “bij tė Allahut” janė disa nga formacionet mė tė cilat propagandat e vjetra antimuslimane ballkanase kanė vendosur tė degjenerojnė imazhin e muslimanit tė ri shqiptar nė shekullin e XXI. Muslimani ballkanas qė ėshte portretizuar me bashibozukun turk dhe jeniēerin arnaut nėpėr propagandat antimuslimane ballkanase gjatė shekujve tė XIX dhe XX, sot po kėrkohet tė barazohet me talibanėt e Afganistanit dhe perversėt pedofil tė lozhave tė Oksidentit, sic shkrimi “Skllave tė Profetit” i revistės Klan nr. 309 vėrteton.

    [ attachmenti eshte skanim i nje gazete naziste gjate luftes se II boterore dhe menyren sesi ajo e shihte njeriun ēifut ne gjermani ... kush sheh posterat e klanit sot mund te shoh nje dezha vu te madhe ]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Shekulli, 10 Janar 2003

    [2] E quaj “islamizimet” pse propagandat antishqiptare kane aluduar nder shekuj, ashtu si edhe opinionisti i gazetes Shekulli Mustafa Nano perpara pak muajsh ne te peditshmen e Koco Kokedhimes, se shqiptaret nuk jane popull musliman, porse jane islamizuar nga dhuna turke. Por meqe teza e “dhunes turke” nuk punoi mire per c’islamizimin shqiptar, koheve te fundit kartat e fondamentalizmit, ekstremizmit, radikalizmit, fanatizmit, prapanizmit, injorantizmit, integralizmit, antiperendimorizmit dhe antiamerikanizmit jane hedhur ne tavoline.

    [3] Al-Mustafa Kunder Ervinit, TemA, 03 Shtator 2003, fq. 6

    [4] Albania, Terror ne Seline e Komunitetit Musliman, 21 Janar 2003, fq. 7

    [5] Mediat si shtylla e katert e pushtetit, jane vendosur nen kontrollin pothuaj total te shtetit ne Shqiperine e sotme. Ofensiva qe ato kryejne kunder islamit, shpesh vjen me lajme nga “burime” shteterore te cilat kur merren me islamin humbasin cdo ndjesi qe shenjteria e kesaj feje mund te kete ne vete.

    [6] Albania, Tivari: Puc ne Komunitetin Mysliman, 21 Janar 2003, fq. 7

    [7] Shekulli, 24 Tetor 2002

    [8] Dita, 3 Shkurt 2003

    [9] Gazeta Shqiptare, 27 Mars 2003

    [10] Sot, 23 Mars 2003

    [11] Koha Jone, 14, 03, 2001

    [12] Koha Jone, 15, 11, 2000 online:

    http://ėėė.kohajone.com/arshive/2000/11/15/Lajmi38.asp
    [13] Klan Nr. 292, 26 Janar 2003

    [14] Ibid, Nr. 291, 19 Janar 2003

    [15] Ibid, Nr. 309, 1 Qershor 2003

    [16] Carolina Seminar on Comparative Islamic Studies, "Albania, Kosovo, and Islam", a presentation by Dr. Fatos Tarifa, online: http://ėėė.unc.edu/depts/islamsem/fatos.htm

    [17] Ne nje replike qe pata me gazetaret e Gazeta Shqiptare me 23 Maj 2003 kur ata ishin ne KMSH, ne lidhje me defamimin publik qe gazeta e tyre i jep fese sone periodikisht, ata e pranuan perpara meje se “gazeta e tyre perdorej nga …” dhe se faj ne kete mes kishte edhe vete KMSH-ja qe nuk ndjehej perpara shpifjeve qe ajo merrte.

    [18] Koha Jone, 15, 11, 2000
    [19] KLAN Nr. 292, Kercenimi Islam per Shqiperine, 26 Janar 2003, fq. 6

  2. #2
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Eshtė koha pėr emancipim

    Nga: Olsi Jazexhi

    Historitė e urrejtjes kundėr atyre qė mendojnė, besojnė, vishen dhe veprojnė ndryshe nė faqet e historisė njerėzore janė shumė. Ndėr shekuj pėr shembull shumė njerėz nė Evropė mendonin se hebrejtė pinė gjak kristianėsh nga inati qė kanė pėr tė fundit. Raste tė kėtilla ne gjejmė nė Anglinė e vitit 1144. Skizofrenėt qė nuk pranonin dot njerėz qė mendojnė ndryshe, gjatė shekullit tė 17-tė shkuan aq larg sa qė mitin e gjakpirjes sė hebrejve ta lidhin me ceremoninė e tyre fetare tė maznės. Hebrejtė dhe muslimanėt janė pėrshkruash shpesh nė faqet e historive evropjane si anti-Krishtė, parazite, bij Atilash qė zbresin nga Orienti barbar dhe mallkim pėr perėndimin. Kryqezatat e lėshuara gjatė viteve 1096-1272 nga Kisha Katolike nėn bullat e Papė Urbanit II kishin pėr qėllim pushtimin e Palestinės dhe ēlirimin e saj nga “tė pafetė" musliman. Gjatė rrugės pėr nė tokėn e shenjtė bandat e terroristėve kryqtarė shpesh masakronin me mijėra hebrenj nėpėr Gjermani dhe Francė, apo edhe ‘heretikė’ tė tjerė si ortodoksė, bogumilė, albignezė, muslimanė etj qė gjenin rrugės pėr nė tokėn e shenjtė.?xml:namespace prefix = o ns = "urn:schemas-microsoft-comfficeffice" />


    Nė kohėt moderne ēifutėt dhe muslimanėt gjenden shpesh tė akuzuar dhe viktimizuar pėr fatkeqėsitė qė Evropa mund tė ketė hasur kohė pas kohe. Nė vitin 1873 pėr shembull hebrejtė akuzoheshin nė Gjermani si shkaktarė tė depresionit ekonomik tė Evropės. Gazetari Vilhelm Marr qė mbahet edhe si themelues i termit "anti-Semitizėm," shkroi pamfletin e famshėm urrejtjenxitės "Fitorja e Hebrejve kundėr Gjermandomit" nė tė cilin ai argumentonte ‘konspiracinė botėrore’ qė hebrejtė kėrkonin sipas tij tė bėnin kundėr botės. Nė Rusinė Cariste dhe moderne idetė e konspiracisė ēifute dhe muslimane tatare pėr tė sunduar Mėmėn Rusi kanė qėnė prezente kurdoherė.



    Pas 11 Shtatorit fatin e hebrejve mesjetarė, shpesh e kanė provuar edhe muslimanėt evropjanė tė cilėt jo nė pak raste kanė rėnė pre keqtrajtimesh dhe stereotipesh mediatike. Shumė fanatikė tė papėrgjegjshėm, pas 11 Shatorit 2001 janė munduar tė shesin mitin e konspiracisė islamike ndaj botės. Ky mit tė cilin kam patur rastin ta dėgjoj vetė nga disa persona fanatikė kristjanė mbėshtetet nė pėrralla apokaliptike – biblike sipas sė cilės “Islami” do tė ēohet njė ditė nga lindja e mesme pėr tė dominuar oksidentin. Kjo valė psikopatie mitologjike, qė e sheh Islamin si diēka tė frikshme dhe mitike, fatkeqėsisht ka prekur nė shumė raste edhe vendin tone, ku herė pas here intelektualė tanė tė paformuar historikisht (shpesh ish-nxėnės marksistė leninistė) bėjnė gafa tė papara me identitetin e shumicės fetare tė popullit tonė.

    Antipatitė antisemitike kanė qėnė mė tė spikatura gjatė rregjimit hitlerian nė Evropė. Sipas nazistėve armiqtė e vėrtetė tė Gjermanisė nuk ishin britanikėt apo sovjetikėt por hebrejtė, tė cilėt sipas Hitlerit kėrkonin tė shkatėrronin Gjermaninė. Propaganda naziste gjermane nėpėr revistat e gestapos gjatė viteve 1940 i portretizonte hebrejtė vazhdimisht si forca tė tė keqes. Propaganda naziste gjatė luftės sė dytė boterore shkonte aq thellė nė absurde saqė revista naziste “Aryan Review” pretendonte se ēdo arritje civilizuese nė botė i pėrket njeriut arian. Deklarata tė tilla mbi civilizimin njerėzor fatkeqėsisht janė dėgjuar edhe nė kohėt tona nė Perėndim. Kėshtu pėr shembull kryeministri Italian Silvio Berluskoni qė njihet pėr gafat dhe apologjitė e tij tė shpeshta pėrpara pak muajsh deklaroi se civilizimin islam ėshtė inferior ndaj atij kristian. Mė vonė po i njėjti njeri deklaroi se Benito Mussolini nuk kishte vrarė asnjė njeri gjatė sundimit tė tij. Pėr tė dyja gafat Berluskoni u detyruar tė kėrkojė falje sa ndaj komunitetit Hebre tė Italisė aq edhe ambasadorėve tė vendeve islamike.

    Deklarata skizofrenike si ato tė Berluskonit lexuesit shqiptarė lexojnė nė ditėt tona shpesh edhe nė shtypin tone i cili sundohet nė pėrgjithėsi nga njė vakėti ekspertize pėr ēėshtje ndėrkombėtare dhe nė veēanti botės islame. Mė saktė ekziston njė klasė ish-enveristėsh dhe titistėsh nė trevat shqiptare qė shkruajnė nga Tirana, Kosova apo Maqedonia tė cilėt kėrkojnė tė ndalojnė me ēdo kusht muslimanėt shqiptarė tė praktikojnė fenė e tyre nė publik pas inkuizicionit tė gjatė komunist qė ata kaluan gjatė dekadave tė terrorit komunist. Kjo klasė e cila makthohet kur sheh sesi muslimanėt shqiptarė, tashmė tė liruar nga diktaturat dhe paragjykimet pėr tė cilat titistėt dhe enveristėt nė fjalė shėrbyen pėr 50 vjet, gėzojnė tė drejtėn e fesė dhe mendimit. Makthimi mė i madh pėr kėtė klasė tė pareformuar titistėsh dhe enveristėsh ėshtė kur sheh muslimanėt shqiptarė tė integrohen nė shoqėrinė shqiptare siē kanė bėrė tė gjithė komunitetet muslimane nė botėn liberale perėndimore.



    Shkrimi “Siguresa” i datės 6 Dhjetor 2003 nė gazeta Shekulli nga Arbėn Xhaferri ishte njė pėrfaqėsues pėrfekt i atyre shkrimesh qė rracistėt kanė prodhuar pėrgjatė shekujsh kundėr njerėzve qė mendojnė dhe janė tė ndryshėm. Jo vetėm kaq por ai shkrim mua mė ngjante me fletėrrufetė qė organet bazė tė partisė lėshonin nėpėr qyetet tona gjatė kohės sė Enverit ndaj personave qė tregonin shfaqje reaksionare nė veshje dhe bindje. Kėrkesa e Arbėn Xhaferrit pėr inkuizicion publik dhe largim nga puna tė pėrkthyeses sė talentuar kosovare (e cila ėshtė shumė herė mė e edukuar sesa Xhaferri, master e gjuhės angleze), pse e fundit mban gjatė punės sė saj njė shami ishte njė klithje tipike diskriminuese e modeleve totalitare qė shembin mė dhunė liritė qė individi gėzon nė shoqėritė demokratike. Argumentimi Xhaferrian se kjo veshje krijon pėr shqiptarėt nė Evropė sensin se ata janė popull islamik ėshtė tepėr i pasinqertė dhe anti-fetar. Evropa dhe SHBA-tė janė mėse tė qarta pėr identitetin islamik tė shqiptarėve dhe me kėtė ata mburren nė arenėn ndėrkombėtare kur tregojnė kujdesin e tyre pėr popullin tonė, pa dallim fetar apo etnik. Justifikimet historike qė Xhaferri mundohet tė hedhi nė shkrimin e tij dhe gjetjet e fatkeqėsi-sjellėsve janė akte dhe scapegoat-ė tipike tė rracistėve gjatė historisė evropjane. Tė atyre tė cilėt nuk mund tė pranojnė diversitetin, lirinė e besimit dhe mendimit. Aludimi i zotit Xhaferri se veshja e zonjės kosovare nė fjalė sipas normave kuranore do tė ēojnė medoemos nė mbylljen e pishinave, kinemave, vrasje tė Baba Dimrit dhe realizimi projektesh alla-afganistani jo vetėm se tregojnė padijeninė e z. Xhaferri me realitetet e botės islame, por mbi tė gjitha dėshmojnė rrezikun ksenofobik dhe anti-fetar qė i cėnoset shoqėrisė shqiptare nė ditėt e sotme nga ish-titistėt e pareformuar tė shoqėrive tona. Pėr mė tepėr lidhja e pasinqertė qė zoti Xhaferri i bėn librit tė shenjtė tė muslimanėve dhe lirisė sė tyre nė veshje, mė njė rregjim tė shkuar nė malet e Azisė Qėndrore, ėshtė po aq keqdashėse sa ka qėnė propaganda urrejtjenxitėse naziste kundėr hebrejve gjatė luftės sė dytė botėrore kur akuzontė tė fundit pėr projekte pėr tė sunduar botėn.



    Identiteti fetar i zonjės kosovare nuk ka pse shqetėson aspak z. Xhaferri dhe klasėn e tij simenduese. Zonja kosovare nė fakt punon pėr OSBE-nė nė Kosovė, njė organizatė misioni i tė cilės ėshtė ėshtė Siguria, Demokracia dhe Emancipimi i vendeve tė Evropės lindore qė aspirojnė integrim nė BE dhe i edukimi me vlera humane tė klasės sė korruptuar politike tė vendeve tona e cila ka nevojė pėr reformė dhe kuptim tė vlerave demokratike. Deklaratat e OSBE-sė nė Prishtinė pro mbrojtjes sė identitetit fetar tė punonjėses shembullore kosovare B.I. janė shembulli mė i qartė qė duhet tė ndjekin titistėt e reformuar shqiptarė qė pretendonjė tė shohin njė ditė Shqipėrinė pjesė tė familjės sė madhe Evropjane, ku njeriu rrespektohet pėr vlerat, besimin dhe pėrkatėsinė e tij. Siē edhe z. Xhaferri thekson nė shkrimin e tij, ka qėnė propaganda serbe ajo qė ka tentuar vazhdimisht tė trembė perėndimin me etiketėn e fondamentalizmit islamik qė ata duan t’iu veshin shqiptarėve. Pėr kėtė arsye z. Xhaferri nuk ka pse tė bėjė lojėn e propagandave serbe dhe tė krijojė frikė tė kotė nė popull pse njė vajzė e talentuar kosovare ka vendosur tė ndjekė modėn orientale nė veshjen e saj nė vend tė asaj qė mund ti pėlqej Xhaferrit. Xhaferri bėn mirė qė tė mos mėrzitet edhe nga largimi i delegatit Sherif Konjufca nga kursi i specializimit nė Gjermani, pasiqė i fundit sipas oganizatorit tė OSBE-sė Halil Ibrahimi u larguan nga kursi pasiqė nuk i pėlqente bursa prej 25 Eurosh nė ditė dhe kėrkonte njė scapegoat pėr paratė qyl qė nuk mundi tė merrte nga qeveria gjermane.


    Muslimanėt shqiptarė trashėgojnė nė traditat e tyre shqiptare shumė veshje tė bukura nga e kaluara e tyre e artė islame. Veshje tė tilla nuk kanė pse trembin enveristėt dhe titistėt e pareformuar shqipfolės, tė cilėt kėrkojnė t’iu imponojnė shqiptarėve veshje politikisht korrekt sipas modave titiste nėpėr institucionet tona publike apo siē bėnin aparatēikėt e Enver Hoxhės me disidentėt qė guxonin tė vishnin Blu Xhinse apo mbanin flokė tė gjata gjatė epokės sė tyre tė urryer. Kohėt kanė ndryshuar dhe integrimi i shqiptarėve nė familjen Evropjane ėshtė njė garanci mė shumė qė ata nuk do tė kenė tė pėrballen mė me vigjilantė enveristė dhe titistė qė t’iu diktojnė shijen e veshjes, modės, ideologjisė apo fesė. Pėr kėtė arsye zotėrinjėve me komplekse inferioriteti siē do ti quante Konica superperėndimorėt tanė, iu sugjeroj se koha ka ardhur qė ata tė reformohen. Ata duhet tė kuptojnė vlerat e larta tė tolerancės perėndimore dhe tė mos kthehen nė vigjilantė ndaj modės sonė nė veshje dhe qethje, dhe as tė bėjnė lojėn e Titistėve qė kėrkonin me ēdo kusht tė deislamizonin kombin shqiptar si hap i parė drejt sllavizimit.

  3. #3
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    KADARE RIMERR ROLIN E NENKRYETARIT TE FRONTIT DEMOKRATIK


    “Mbyllet konferenca pėr harmoninė fetare”, njoftoi gazeta “Korrieri” ( dhe disa tė tjera) nė mėngjesin e datės 16 nėntor 2003. Vetėm njė ditė mė parė gazetat kishin njoftuar se nė Tiranė kishte filluar mė 14 nėntor punimet e saj Konferenca ndėrkombėtare ( disa thonin seminari , takimi) dyditor , 14-15 nėntor 2003, me temėn “Fetė dhe qytetėrimet nė mijėvjeēarin e ri. Rasti i Shqipėrisė”. Sipas gazetave dhe emisioneve televizive tė Tiranės kjo Konferencė u organizua “nėn patronazhin e lartė” tė kryetarit tė shtetit tė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nga njė Komision i kryesuar nga shkrimtari Ismail Kadare dhe me bashkėpunimin e UNESCO-s, me qendėr nė Paris.


    Ne, pjesėmarrėsit nga jashtė Konferencės


    Pėr pėrgatitjet e kėsaj konference ėshtė bėrė punė e zhurmė me kohė. Kemi qenė tė detyruar qysh nė muajin qershor tė kėtij viti tė hynim nė debat pėr synimet dhe mėnyrėn si po pėrgatitej Konferenca qė sapo u mbajt. Nė gazetėn “Rimėkėmbja” tė datave 10, 17 dhe 24 qershor ėshtė botuar shkrimi “Harmonia fetare tė mos pėrdoret si maskė e anti-myslimanizmit. Drejt “harmonisė fetare” me qerren e islamofobisė sė Ismail Kadaresė e tė Pirro Mishės”.

    Ky shkrim diktohej nga fakti se me pėrgatitjen e kėsaj Konference ishin ngarkuar dy intelektualė shqiptarė nga mė tė njohurit pėr shkrime me frymė tė theksuar islamofobie. Kėtė pėrzgjedhje tė organizatorėve e shihnim si “sfidė ndaj arsyes” nė pėrgatitjen e njė konference tė tillė. Nė atė shkrim janė trajtuar ēėshtje tė tilla si : “Protagonizmi i Kadaresė nga “Pajtimi Kombėtar” i Ramiz Alisė tek “Harmonia Fetare”e Moisiut, “Demonizuesit e Islamit nuk mund tė pranohen pėr shenjėtorė e mėsues tė harmonisė fetare”, “Frymėzimet danteske, mllefet e Falaēit dhe vegimet sioniste nė islamofobinė e Kadaresė” , “Shkrimtarėt qė kėrkojnė kisha nė vend tė xhamive”, “Inatosja e Kadaresė me ndėrtimin e xhamive i shkon pėr shtat kristosllavizmit e janullatizmit”, “Presidenca nuk ka pėrse hyn nė vallen e atyre qė pėrēajnė myslimanizmin nė Shqipėri”, “Harmonia fetare tė mos na verbojė para dukurive shqetėsuese qė po shtohen”.

    Kėto nėntema janė trajtuar nė katėr faqe gazete, pra diēka mė shumė se referatet mė tė gjata qė u mbajtėn tani nė Konferencė. Edhe pse njė shkrim si ky nuk gėzon privilegjin ( jo dhe aq tė dėshiruar nga ne) tė jetė pjesė e ndihmesės nė punimet e kėsaj Konference, pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar nė ndjekjen e debatit pėr kėto tema, ato mbeten tė shkruara si njė mendim ndryshe nga ato referate e kumtesa qė gėzojnė status zyrtar tė materialeve tė Konferencės pėr harmoninė fetare nė Shqipėri. Madje disa shkrime nė “Rimėkėmbja” kanė meritėn se u kanė dhėnė studiuesve mė seriozė mundėsinė qė tė dinė se ku mund tė pėrplasen me “mendimin ndryshe”. Kėshtu qė ne tė “Rimėkėmbjes” edhe pse ishim pėrsėri “tė bojkotuarit e mėdhenj” tė njė veprimtarie akademike e politike pėr njė problem ku ne jemi tė angazhuar prej vitesh nė mėnyrė intensive dhe “heretike” mbetemi protagonistė tė kėtij debati dhe do ta vazhdojmė atė pas Konferencės.


    Konferenca pėr “harmoninė fetare” ishte intolerancė pėrjashtuese nė debatin intelektual


    Kėshtu qysh nė fillim kemi tė drejtė tė themi se “Konferenca pėr harmoninė fetare” e organizuar nėn kontrollin e rreptė intolerant e pėrjashtues tė atyre qė mburren se punojnė nė kuadrin e “shoqėrisė sė hapur”. Ajo ishte veprimtari e shoqėrisė sė mbyllur nė fushėn e mendimit. Mė shkoqur Konferenca e zhvilluar nėn patronazhin e lartė tė kryetarit tė shtetit, nėn hijen e rėndė e direktivat inatēore tė Ismail Kadaresė dhe njė bashkėpunimi tė UNESCO-s, ishte njė veprimtari e sektarizmit politik dhe akademik pėr njė temė ku duhet tė shfaqej mė shumė se nė ēdo rast “toleranca” me tė cilėn shqiptarėt mahnitkan botėn, aq sa Veton Surroi me njė mburrje tė pazakontė e pėrmblodhi nė “fjalė lapidare” : “kush lind shqiptar, lind tolerant”.

    Mirėpo po tė gjykojmė nga mėnyra sesi ata qė organizuan e drejtuan Konferencėn pėr harmoninė fetare duhet tė themi se ajo nuk paska qenė organizuar e drejtuar nga shqiptarė, sepse ishte njė veprimtari me hije tė madhe intolerance pasi nuk kishte lėnė vend pėr tė paraqitur edhe mendime ndryshe nga ata qė kėrkonte raporti i mbajtur nga Ismail Kadare.

    Gazeta “Albania”e datės 15 nėntor fjalėn e hapjes sė presidentit Moisiu e kishte botuar nėn titullin “Tė promovojmė jetesėn e pėrbashkėt”. Pyesim : kėshtu a promovohet “jetesa e pėrbashkėt” nė fushėm e mendimit, duke monopolizuar vetėm pėr disa mundėsitė e shprehjes sė mendimit nėpėrmjet veprimtarive e mjetevet publike dhe duke vėnė karantinėn e heshtjes e tė diskriminimit pėr ata qė pėrpunojnė e mbrojnė edhe mendimin ndryshe pėr problemet e fesė nė Shqipėri? Doni apo nuk doni ju qė organizuat “Konferencėn pėr harmoninė fetare” mendimi ndryshe nga ai i juaji ekziston, do tė pėrhapet pavarėsisht se sa embargo e “kadareiada” do tė organizoni, sa mjete tė mėdha materiale e propagandistike ju vihen nė dispozicion , kurse “mendimi ndryshe” kavėrdiset me dhjamin e vet tė pakėt, por shumė tė shėndetshėm.


    “Konferenca e Kadaresė” shėmbėlltyrė e forumit tė dikurshėm tė Frontit Demokratik


    Gazetat shkruajnė se “mbyllet konferenca pėr harmoninė fetare”. Por tani hapet debati edhe mė i gjėrė pėr kėtė konferencė. Do tė flasin e tė shkruajnė edhe ata qė nuk ishin aty tė rrasur kokė mė kokė nė “mrizin politiko-propagandistik” tė bariut Kadare. Njė “manar” i Kadaresė para gati njė viti , mė saktė mė 24 dhjetor 2002, botoi nė paēavuren e katolikocentrizmit “Shqipėria Etnike” qė del nė Shkodėr njė shkrim me titull “Abdi Baletės sė “madh” i zė “diellin” Ismail Kadareja “ i vogėl”!. Ky titull shkrimi mė sugjeroi tani idenė tė pėrdor dhe unė termat “Mrizi i Kadaresė”.

    Nga pamjet televizive krijohej njė pėrshtypje se nė sallėn ku u bluan mendimet pėr harmoninė fetare kishte shumė nga ata qė vapėn e debatit nė mendimin politik pėr fenė e politikėn pėrpiqen ta kalojnė vetėm duke rrasur kokėn si delet nė bishtin e njėra tjetrės nė “mrizin e Kadaresė”. Kishte natyrisht edhe zyrtarė qė ishin aty sa pėr prani jo pėr pjesėmarrje nė debat. Kishte dhe mjaft intelektualė qė pėr 5 ose 6 dekada nuk u janė ndarė sallave ku bėhen veprimtari tė tilla me pretendim shkencor, por me karakter ekspozues e ceremonial. Pamjet e asaj salle, komentet qė dėgjuam nė emisionet televizive, sidomos afishimi shpėrpjestimor i Kadaresė tė krijonin mė shumė pėrshtypjen se mė 14 e 15 nėntor 2003 nė sallėn e Tirana Internacional ishte mbledhur Kėshilli i Pėrgjithėshėm i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė dhe ku nėnkryetari i kėtij Kėshilli, Ismail Kadare, nė mungesė ndoshta tė justifikuar tė kryetares Nexhmije Hoxha, po mbante njė raport mbi njė temė tipike qė trajtohej dikur nga Fronti Demokratik “Mbi unitetin revolucionar nė gjirin e popullit dhe detyrat tona nė t’ardhmen”.

    Raportin e Kadaresė mbi “harmoninė fetare tė shqiptarėve dhe shėmbullin qė pėrbėn kjo pėr botėn” ( “fener ndriēues i socializmit si dikur) disa gazeta tė Tiranės e botuan tė plotė mė 15 nėntor, kurse fjala e Moisiut mezi kishte gjetur vend jo tė dukshėm nė gazetėn “Albania” ( prandaj humoristėt e ” Fiks Fare” na zbavisin ēdo mbrėmje me britmat “Moisiu, Moisiu” duke kėrkuar e mos e gjetur fotografinė e tij nė faqet e para tė gazetave). Gazeta “55”, e cila ia ka rėmbyer simotrės saliste “Tema” privilegjin pėr tė reklamuar Kadarenė, tekstin e Raportit e ka botuar nėn titullin shumė serioz “Harmonia fetare nė Shqipėri”. “Gazeta Shqiptare” tekstin gjithashtu tė plotė e ka vėnė nėn njė titull mė problemor “Ekstremistėt islamė e qarqet greke rrezikojnė tolerancėn’. “Koha Jonė” ka theksuar aspektin direktivėdhėnės tė Raportit me titullin: “Si ta ruajmė harmoninė e ēmuar fetare”. “Tema” nuk ka shkuar mė larg se njė pėrmbledhje nėn titullin “Harmonia fetare pėrmes historisė dramatike”. “Al bania” qė pėr shumė kohė ka qenė propagandistja mė e zellshme dhe mė e pėlqyer e Kadaresė e kishte ulur dhe mė shumė nivelin e pasqyrimit me njė reportazh tė rėndomtė nėn njė titull qė nuk ka tė bėjė shumė me temėn e Raportit “Kadare: terrorizmi njė zezonė planetare”. ‘Zėri i Popullit” ka mbajtur njė heshtje tė plotė sikur nė Tiranė tė mos ishte bėrė fare kjo veprimtari. Duket “Zėri i Popullit” ėshtė tani mė i shqetėsuar kur nė Tiranė bėhen veprimtari politike ose shoqėrore qė u ēojnė njerėzve mallin e sė kaluarės, siē ua ēoi mallin e mbledhjevet tė Frontit Demokratik kjo Konferenca pėr harmoninė fetare.

    Mjafton njė lexim i shpejtė i atyre qė tha Kadareja pėr tė provuar menjėherė shijen e njė raporti nė Frontin Demokratik “ mbi unitetin e popullit” dhe kujdesin qė duhet treguar qė armiqtė tė mos gjejnė tė ēara nė tė.

    Kadareja ka zbatuar njė skemė tė njohur raportesh tė kohės sė komunizmit. E fillon shtjellimin me njė tabllo tė shkurtėr tė situatės ndėrkombėtare ku vihen nė dukje rreziqet e ēastit. Kadare kėtė pjesė ia ka kushtuar rrezikut kryesor, “terrorizmit ndėrkombėtar” (qė pėr Perėndimin kapitalist zėvendėson “komunizmin bolshevik” ndėrsa pėr komunistėt lindorė do tė zėvendėsonte imperializmin amerikan). Kadare e ka theksuar se terrorizmi ėshtė pa fe e pa atdhe, pa din e pa iman, pa shtėpi e pa kufi por qė kėrcėnon botėn me kataklizėm. Kėshtu ėshtė thėnė edhe pėr komunizmin e imperializmin.

    Pastaj si nė raportet e dikurshme Kadare pėrcakton pozitėn ndėrkombėtare tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve, duke vėnė nė dukje se kemi miq, po dhe armiq qė po ia nxijnė imazhin shqiptarit dhe se pėr tė pėrmirėsuar kėtė imazh duhet tė ndreqen tė metat e tė afirmohen vlerat. Kėshtu e kishte ndėrtuar skemėn Enveri pėr raportet. Mė tej ia mėsyn derėn historisė sė shqiptarve, nxjerr nė pah vlerat e saj mė tė mira. Nė kėtė rast ėshtė “harmonia fetare”. Pastaj trajton sipas skemave tė njohura se ka dhe nga ata qė duan ta prishin kėtė harmoni ( unitetin e dikurshėm ideologjik nė gjirin e popullit) dhe propozon masa shtrėnguese shtetėrore e ligjore qė kėtyre t’u ndalet dora, mė shumė t’u lidhet gjuha.Kadare dha direktivėn qė rrezikun mė tė madh pėr harmoninė fetare nė Shqipėri ta shohin tek “Shfaqja e njė rryme radikale midis myslimanizmit shqiptar”. Pra u mor vesh pėrse duhej kjo Konferencė. Kadare ka shpalosur me marifet trillet e tij politiko-fetare tė ambalazhuar edhe me trillimin letrar pėr tė mos u dukur shumė subjektivist nė trajtimin e problemit. Kadare ėshtė munduar tė hiqet sikur nuk ėshtė ai qė gjatė 12 viteve tė shkuara ka bėrė ngacmime e provokime tė forta pėr prishjen e pėrpjestimeve e tė harmonisė midis feve tė vendosura historikisht nė Shqipėri. Kadare nga fillimi e deri nė fund tė raportit tė tij ka folur pa iu referuar ndonjė force tė caktuar politike e fetare, ndonjė grupi, apo individi qė prish punė dhe ka pėrdorur metodėn e tij tė lėshimit tė qortimit e akuzės nė global, por gjithmonė larg mėkatevet ku ėshtė zhytur edhe ai vet ose rryma e mendimit qė pėrfaqėon. Kadare nuk citon asnjė libėr, asnjė dokument, nuk pėrmend asnjė mendimtar, me pėrjashtim tė rilindasve nė pėrgjithėsi. Sepse nuk do qė as tėrthorazi tė identifikojė qėndrimet e tij.


    Disa teza tė Kadaresė qė ngjallin kundėrshtim


    Nga njė vėshtrim i shpejtė i parė dallohet se ka njė sėrė tezash nė Raportin e Kadaresė me tė cilat mund e duhet tė bėhet polemikė. Edhe pse Konferenca ishte pėr t,i thurur lėvdata tolerancės sė shqiptarėve, harmonisė sė shqiptarėve dhe nė kushtet e besimeve tė ndryshme, Kadare pėrdor pėr shqiptarėt termat “ njė popull aspak i urtė, madje do tė thoshnja i prirur si pjesa mė e madhe e ballkanasve pėr acarim” Sipas Kadaresė jo gjithė ballkanasit e kanė kėtė prirje.Nuk besojmė se Kadare e ka bėrė nga padijenia kur shtrembėron tė vėrtetėn historike dhe thotė se “katolicizmi ėshtė feja e parė e shqiptarėve”. U pėrket historianėve tė pėrpiqen dhe angazhohen nė radhė tė parė t’ia hedhin poshtė kėtė tezė dhe t’i mėsojnė mirė Kadaresė se feja e parė e shqiptarėve kanė qenė besimet pagane, kurse nga fetė monoteiste ka qenė “Krishterizmi” e jo katolicizmi, sepse pėr katolicizėm e ortodoksi sikur nuk mund tė flitet para Skizmės sė madhe tė Kishės sė krishterė nė vitin 1054 dhe pas kėsajSkizme shqiptarėt ishin nė masėn mė tė madhe ortodoksė e jo katolikė. Prandaj kemi tė drejtė tė dyshojmė se Kadare vepron sipas oreksit tė katolikocentrizmit me tezėn e tij tė gabuar.

    Kadare lėshon tezėn se “ shqiptarėt u shfaqėn si komb filosemit” dhe se “Filosemitizmi i tyre pėrballoi provėn mė tė vėshtirė, holokaustin”. Kadare mund tė ketė nė vetvete ndjesi tė ēuditėshme qė nuk do t’i shprehė mė qartė dhe pėrdor mėnyra tė tilla pėr tė qenė nė paqe me vetveten, por nuk bėn aspak mirė qė hidhet nė tė tilla spekulime nė njė Konferencė pėr harmoninė fetare nė Shqipėri. Kadare mundt tė ketė detyrim ndaj qarqesh tė caktuara, ose tė kėrkojė t’u hyjė nė zemėr qarqeve apo individėve tė caktuar duke sajuar “kombin filosemit” nė Shqipėri, por kjo ėshtė gafė e rėndė dhe provokim ndaj shqiptarėve. Tė jesh kritik ndaj disa tipareve tė politikės e tė sjelljes sė hebrenjėve nė botė ose politikės sė Izraelit nuk do tė thotė se je antisemit. Tė jesh njerėzor ndaj vuajtjeve tė hebrenjėve nė vende e periudha tė caktuara nuk do tė thotė se je “filosemit”. Shqiptarėt mbajtėn qėndrimin qė mbajtėn ndaj hebrenjėve nė vitet e holokaustit pėr njerėzillėk dhe jo pėr filosemitizmin e sotėm tė Kadaresė, apo qė tė sajojė Kadareja njė “komb filosemit”.

    Kadare spekulon nė mėnyrė tė vrazhdėt e provokuese kur konvertimin e shumicės sė shqiptarėve nė myslimanė e shpjegon vetėm me njėrin nga shkaqet , madje jo me shkakun kryesor tė kėsaj dukurie, me “ tundimin nga favoret”, duke pėrjashtuar gjithė shkaqet e tjera pėr tė cilat ėshtė folur e shkruar shumė nga tė huaj e shqiptarė. Por, u dashka shkruar edhe mė shumė se Kadareja nuk heq dorė nga shtrembėrimet e tė vėrtetės. Ismaili me kėtė tezė po na i paraqet paraardhėsit tanė qė u bėnė myslimanė si njerėzit mė pa karakter, mė qelepirxhi tė Ballkanit, pa ndjenjėn e duhur fetare. Po si do ta shpjegojė Kadareja qė jo tė gjithė shqiptarėt u bėnė myslimanė? Apo do tė dalė tek teza e katolikocentristėve se vetėm ata qė mbetėn nė fenė e krishterė ishin shqiptarė tė vėrtetė dhe pėr rrjedhojė vetėm tė krishterėt e sotėn shqiptarė janė tamam shqiptarė? Nėse shqiptarėt u bėnė myslimanė vetėm nga tundimi pėr favore, atėherė pse nuk u tunduan dhe ata qė mbetėn tė krishterė?! Apo mos vallė ata ishin mė tė afėrt me popujt e tjerė qė nuk binin pre e kėtij tundimi?! Ja pra si Kadareja nė Raportin e “Konferencės pėr harmoninė fetare” ka futur spica qė i shtyjnė tė tjerėt tė polemizojnė me tė nė kėtė mėnyrė. Dhe kėto spica Kadareja nuk i ka futur nė ndonjė intervistė tė shpejtė, por nė njė dokument qė e ka pėrpunuar me kujdesin mė tė madh, prandaj edhe duhet gjykuar me rreptėsinė mė tė madhe nė ēdo rresht.

    Pajtohemi me Kadarenė se : “Harmonia fetare sa ē’ėshtė madhėshtore si ngrehinė, aq ėshtė edhe e brishtė. Mjafton e ēara e parė serioze, mjafton radikalizmi i njėrit prej besimeve qė ngrehina tė shembet”. Por, ama duhet tė polemizojmė edhe mė tej fort me Kadarenė se ēfarė quan ai “radikalizim tė besimit”, se tek cili besim janė shfaqur shenjat mė shqetėsuese tė radikalizimit nė Shqipėri, se ēfarė qėndrimesh ka mbajtur vetė ky Kadare ndaj fushatės pėr “kryqzata nė Shqipėri”, ndaj pohimve se nė Shqipėri po bėhet e duhet tė bėhet “Rikonkuistė spanjolle” si para 500 vitesh, duhet tė bėhet prozelitizėm dhe se njė pjesė e madhe e shqiptarėve duhet tė hidhen nė apostazi?

    Qėndrimet e shkrimet publike tė Kadaresė janė tė njohura e janė qortuar shpesh nga shumė njerėz nė Shqipėri e nė Kosovė. Kadare duhet tė thotė diēka pėr kėto qortime para se t’i besojmė se i ka me sinqeritet disa gjėra tė mira qė ka parashtruar nė raportin e tij.

    Gėzohemi qė mė nė fund dėgjojmė nga Ismail Kadare se disa gjėra “jeta e historia i kanė vendosur njėherė e pėrgjithmonė e nuk kanė nevojė tė vihen nė dyshim”. Por, ama kemi tė drejtėn tė kėrkojmė prej tij tė na qartėsojė se kujt ia drejton kėto qortime e kėshilla, kush janė ata qė kanė tentuar tė venė nė dyshim historinė, tė pėrmbysin 555 vite histori, tė ndryshojnė atė fizionomi qė ka marrė kombi shqiptar gjatė kohės qė u ngjiz dhe u afirmua si komb mė vete. Kadare nuk u shpėton dot me heshtje kėrkesave pėr tė sqaruar disa pozicione tė tij tė mėparshme qė kanė ngjallur shqetėsim pėrsa i pėrket ribėrjes sė historisė fetare e kombėtare tė shqiptarėve. Kadare nuk mund tė ēlirohet lehtė nga pėrgjegjėsitė qė ka pėr disa teza ta mbrapshta qė ka hedhur nė bisedat e tij me francezin Alen Boske vite mė parė.


    Kadare ka pėrgjegjėsi tė rėndė dhe pėr spekulimet qė bėjnė tė frymėzuarit prej tij


    Nėse Kadare ende nuk e ka marrė vesh duhet t’i kujtojmė se nė Shqipėri ėshtė arrestuar njė javė njė zhgarravitės palolibrash qė kėrkon “rikonkuistė spanjolle” nė vendin tonė, qė mohon shqiptarizmin, qė kėrkon tė tjetėrsojė toskėt, pra edhe Kadarenė, se nuk qenkan shqiptarė. Ky zhgarravitės, ndėr tė tjera, ėshtė denoncuar dhe arrestuar sepse e ka pėrēmuar fenė islame, si besim, duke e quajtur atė “fe tė poshtėrimit njerėzor”. Pavarėsisht se ky nuk ėshtė mėkati mė i rėndė nė palolibrat e tij pėrsėri kjo diēka tregon.

    Pas lirimit nga paraburgimi pėr t’u hetuar nė gjendje tė lirė, ky zhgarravitės ka dhėnė njė intervistė fodulle ku ndėr tė tjera ka theksuar : “ Nė vitin 1998 kam nxjerrė botimin tim tė parė ”Njė shenjtore pėr Rikonkuistan (shqiptare)”. Me kėtė libėr kam dashur tė tregoj se islamizmi duhet tė kthehet nė kristianizėm...Unė thjesht bėj pjesė nė krahun e studiuesve qė besojnė se islamizmi e ka penguar Shqipėrinė tė ecė pėrpara, por nuk jam inicuesi i parė pėr kėtė ide. Njė debat tė tillė e ka bėrė edhe Ismail Kadare mė 3 mars 1992 nė “Lė Figaro”. Kadare thotė nė kėtė debat se “islamizmi ėshtė fatkeqėsi kombėtare e shqiptarėve. Nė lidhje me kėtė shqiptarėt nė Nju Jork kėrkuan qė Kadareja tė shpallej njė Selman Ruzhdi”. ( shih gazeta “Shekulli “ 25 tetor 2003 shkrimi “Autori i li brave anti-islam :s’jam terrorist”).

    Pra ky zhgarravitėsi, Kastriot Myftaraj, pėr tė shfajsuar veten rikujton njė gjė tė njohur se Ismail Kadare ka tė paktėn njė dekadė qė ėshtė frymėzuesi i njė rryme tė mendimit tek shqiptarėt qė islamizmin e ka shpallur mėkatin fillestar tė kombit, qė ka lėshuar klithmat pėr denigrim tė Islamit dhe pėr konvertim masiv. Njė tjetėr dishepull letrar i Kadaresė dhe i pėrkėdheluri nga Kadareja, Neshat Tozaj, pas kthimit nga Parisi nė janar tė vitit 1995 kėrkoi qė nė Shqipėri besimi mysliman tė shuhej nėpėrmjet njė rregjistrimi tė popullsisė ku shqiptarėt tė shėnoheshin tė gjithė si tė krishterė. Kadare ėshtė frymėzues i asaj rryme islamofobe qė e kanė trumbetuar shumė nė fillim tė kėtij viti nė Shqipėri nėpėr gazeta e ekrane televizive Pirro Misha, Mustafa Nano, Enkel Demi dhe qė paralajmėroi e nxiti me propagandė atė dukuri tejet tė shėmtuar qė e ka kthyer Bashkėsinė Myslimane tė Shqipėrisė nė arenė kacafytjesh tė tipit mafioz pėr pasurira dhe krimi tė rėndė qė ende nuk pa sqarohet. Kadare ka kėmbėngulur pėr tė falsifikuar dhe pėrpjestimet fetare nė Shqipėri.

    I frymėzuari prej Kadaresė, Kastriot Myftaraj mburret : “Unė nė librin tim vė nė dyshim dhe vet shqiptarizmin. Sipas mendimit tim shqiptarizmi ėshtė pasardhės i albanizmit. Po kur shqiptarėt u myslimanizuan ata u zhdukėn si tė tillė”. Teza se shqiptarė duhen quajtur vetėm ata qė mbetėn nė besimin katolik, apo se myslimani i Shqipėrisė pėr t’u bėrė shqiptar duhet tė ndėrrojė fenė ėshtė trumbetuar shumė nė Shqipėri e nė Kosovė. Kadare nė raportin e tij ka heshtur pėr kėtė. Atėherė kujt ia drejton Kadareja direktivėn : “Asnjė ngacmim a provokim nuk mund tė lejohet midis vet besimeve”. Nėse Konferenca nuk ėshtė ndalur nė atė se kush provokon e kush provokohet atėherė pėrse shėrben ajo?!


    Kadareja edhe nė Raportin e Konferencės ka vazhduar ngacmimet provokuese


    Po Kadareja vet a ka bėrė veprime ngacmuese e provokuese? Ka bėrė dhe shumė , madje ka bėrė dhe nė Raportin qė mbajti nė Konferencė. A duhej qė kėtė Konferencė ta organizonte, frymėzonte dhe ta drejtonte pikėrisht njeriu qė ka bėrė veprime tė tilla kundėr harmonisė fetare dhe kundėr njė realiteti shekullor?! Kėtė pyetje ne e kemi shtruar shumė kohė para se tė lindin debatet e tanishme.

    Pėrsėri duke iu referuar pa adresė tė saktė shkrimeve qė u botuakan nė Internet, Kadareja bubullin : janė hedhur ide qė mohojnė haptazi kombin shqiptar, nė emėr tė njė kombi tjetėr, atij islamik”. Pse nuk i saktėson gjėrat Kadareja? Si nuk e ditka Kadareja se nuk ka komb islamik, se Islami ėshtė njė fe universale qė pėrqafohet e praktikohet nga shumė kombe e kombėsi tė ndryshme? Mos vallė ngaqė Kadare i trajton gjėrat si propagandist tendencioz dhe jo si studiues ai bie nė gabimin konceptual qė Ummetin mysliman ta marrė pėr “komb islamik?! Apo Kadareja pa e thėnė qartė ėshtė konsumues i etur i pėrrallave qė shkruajnė tė frymėzuarit prej tij si Kastriot Myftaraj e Skėnder Shkupi se dikush nė Shqipėri dashka tė bėjė njė “komb islamik”, madje tashmė paska krijuar “nacionalizmin islamik”?! Pse nuk ka tentuar t’i qartėsojė ose shtrojė pėr debat nė Konferencė edhe gjėra tė tilla Kadareja, po lėshon nga njė tymėse nė Raportin e tij?!

    Pse Kadare nuk shprehet se tek kush i ka parė ai tendencat fatkeqe nė Shqipėri pėr ta vėnė fenė mbi kombin? A ėshtė nė gjendje Ismail Kadareja tė na vėrtetojė se rreziku i panarabizmit pėr shqiptarėt qenka nė tė njėjtin nivel me rrezikun e panhelenizmit, sikurse ka tentuar ta lėshojė kalimthi nė Raport kėtė tezė helmuese?! Ėshtė njė shpikje kadareiane se paska njė prirje pėr t’i ngushtuar tė drejtat e njeriut tek shqiptarėt vetėm nė tė drejta fetare

  4. #4
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Pėr njė manifest civil tė myslimanėve shqiptarė

    Nga Ervin Hatibi
    http://www.shekulli.com.al/koment/4s...003/hatibi.htm

    Ashtu si pas atentateve kundėr ambasadave amerikane nė
    Afrikė, ashtu si gjatė luftės nė Kosovė, ashtu si pas 11
    shtatorit edhe vrasja e Tivarit solli rrezikun islamik nė
    vatrat e shqiptarėve si gjithnjė pėrmes sebepit tė vrasjes
    dhe armės nė formė togfjalėshash tė errėt semantikisht apo
    shkartisje imazhesh me xhami e besimtarė. Gazetarėt sipas
    traditės sė krijuar mėsynė xhamitė dhe Komunitetin. Se nė
    shoqėrinė tonė tė painteresuar pėr fenė, vetėm nė raste
    xhenazesh kujtohen pėr hoxhėn, kėshtu qė sėrisht pas
    xhenazeve amerikane, u desh xhenazeja jonė vendase qė tė
    thirreshin nė detyrė pėrballė mikrofonėve hoxhallarėt dhe
    besimtarėt, gjithnjė nė njė tentativė vetėmbrojtjeje tė
    kompensuar nga fajėsimi paraprak pėr tė thėnė se si minimum
    … janė edhe ata njerėz si tė tjerėt… dhe se feja … nuk
    ėshtė edhe aq e keqe…
    Nėse “problemi islam i shqiptarėve” kėto ditė nuk ėshtė mė
    nė faqe tė parė kjo nuk do tė thotė se ai nuk mbetet njė
    nga ēėshtjet pėrherė tė hapura pambarimisht si gjatė gjithė
    dekadės sė fundit. Ai thjesht pret pas mėnxyrės sė radhės.
    Nuk duhet harruar se siē thamė, kudo qė tė ndodhin gjėma,
    si nė Amerikė (dy kullat) e Afrikė (dy ambasadat) si nėpėr
    priftėrinj ( ai i masakruar nė Durrės, pėr motive banale) a
    hoxhallarė (Salih Tivari) ekzistoka njė mekanizėm
    vetėshkrepės akuze, i cili duan apo nuk duan myslimanėt
    praktikantė, do t’i vėrė ēdo herė para pėrgjegjėsive e
    akuzave. Pa qenė nevoja tė propozojmė striptiza emocionale
    apo politike, duhet tė kuptojmė se njė pjesė e kėtij
    fajėsimi ėshtė disi i natyrshėm dhe shkaktohet nga izolimi
    e mungesa e transparencės sė institucioneve tona fetare qė
    nga xhamitė e deri tek Komuniteti Mysliman apo edhe
    shoqatat e huaja myslimane. Gjithashtu mungesa e qėndrimeve
    publike tė besimtarėve pėrmes akteve shoqėrore tė dukshme,
    botimeve serioze dhe diskutimeve tė hapura mbi ēėshtje tė
    shoqėrisė shqiptarė dhe tė Islamit, do tė vazhdojė tė
    prodhojė paqartėsi dhe justifikime pėr fajėsime tė reja. Tė
    cilat edhe si nė tė kaluarėn do tė pėrfundojnė jo thjesht
    me artikuj tė pakujdesshėm gazetash, apo deklarime sadiste
    zyrtarėsh, por gjithnjė e mė hidhur si ndodhi edhe me
    arrestime tė mistershme si ai i Ilir e Aishe Hajrullahut,
    apo mbledhje shenjėgishtash e fotosh pa ndonjė arsye tė
    deklaruar, apo abuzime me pėrgjime mikrofonash ( pėr tė
    thėnė vetėm aq sa kemi parė nė shtyp). Nėse njerėzit e
    interesuar, e jo thjesht myslimanėt e xhamive, nuk u
    shkojnė ēėshtjeve gjer nė fund, gjithė zhurmat pėr rryma
    fetare, radikalizėm, e ekstremizėm, pėr tė ardhurit nga
    shkollat fetare “gjysėm ushtarake” apo pėr prezencėn e
    shoqatave tė huaja myslimane, atėherė gjithė zhurmat mbi
    shkolla e kurse fetare tė rrezikshme apo luftė pėr pushtet
    nė Komunitet, do tė rikthehen me jehona pėrherė e mė
    shurdhuese; sa kohė qė kėto ēėshtje kanė mbetur ende pa
    pėrgjigje, janė po aty tė gatshme pėr t’u ripėrdorur nė
    inerci fushatash tė tjera, pas kushedi sė ēfarė tjerė
    ngjarjesh.
    Vrasėsit e Tivarit apo tė tjerė kriminelė qė dikush kėrkon
    t’i “islamizojė” e t’ua bashkangjisė besimtarėve, janė ditė
    e natė tė lirė, brenda a jashtė vendit. Liria e tyre u merr
    pėrditė nga pak liri tė gjithėve, e jo thjesht myslimanėve
    me mjekra a tė ngjashmėve, nė emėr tė tė cilėve spekulohet.
    Njė shoqėri e cila toleron viktimizimin apo abuzimin mbi
    njė pjesė tė saj, thjesht i krijon vetes njė thembėr Akili,
    vdekjeprurėse pėr gjithė trupin.


    Shėnim i autorit: Ky shkrim ėshtė botuar i plotė nė shkurt
    tė kėtij viti nė gazetėn “Drita Islame”, pėr t’u ribotuar
    muaj mė vonė po aty. Po e propozoj sėrisht pėr njė spektėr
    mė tė gjerė lexuesish, meqė problematika e shkrimit pėrkon
    jo vetėm me ngjarjet e kėtyre ditėve nė Elbasan, por ėshtė
    kthyer dhe nė njė lloj paradigme-virus qė premton tė
    shtrihet edhe nė tė ardhmen.

  5. #5
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    JO E MADHE INTELEKTUALE PER NGRITJEN E KATEDRALES POLITIKE



    Ragip Gjoshi

    Doli nga shtypi libri i dr. Muhamet Pirrakut "Jo katedrale
    ne emėr tė shqiptarisė sė imagjinuar'. Ky libėr ka 193 faqe
    dhe rezyme nė gjuhėn angleze. Ia vlenė tė lexohet si njė
    pėrpjekje qė i heq maskat kėsaj ideje marroqe dhetepėr
    qėllimkeqe.

    Pas disa reagimesh me peshė, lidhur me vendimin pėr
    ngritjen e njė katedraleje katolike nė oborrin e gjimnazit
    "Xhevdet Doda" nė Prishtinė, i nxitur dhe provokuar
    intelektualisht nga zėra ndjellakeq qė thėrrasin pėr ndasi
    politike, kombėtare e fetare, studiuesi dhe historiani i
    mirėnjohur, dr. Muhamet Pirraku, nga thellėsia e qenies sė
    ndėrgjegjes prej dijetari, si njė zė proteste, nxori librin
    e tij me tė ri, qė i kushtohet eksluzivisht kėsaj
    problematike.

    Libri i dr. Pirrakut, i cili sapo ka dalė nga shtypi, nė
    ballinė mbanė titullin thirrje: 'Jo katedrale nė emer tė
    shqiptarisė sė imagjinuar". Ky libėr vjen nė njė moment tė
    veēantė, tė shtegtimeve tona drejt plotnisė sė lirisė, tash
    kur jemi nė njė udhėkryq historik, dhe mesazhi i tij duket
    tė jetė i qartė, si njė JO e madhe intelektuale vendimit tė
    kryetarit tė Kosovės pėr ngritjen e katedrales politike nė
    oborrin e gjimnazit "Xhevdet Doda" - nė qendėr tė qytetit
    tė Prishtinės .... !

    Ky libėr ka dy pjesė. Ėshtė i sajuar nga dy trajtesa tė
    autorit. Syzheu, por edhe objektivi i librit, ėshtė
    demaskimi i marifetllėqeve tė krishtera katolike antiislame
    "presidenciale" qė po pėrdorėn si truk politik pėr tė
    "mashtruar' Evropėn, njėsoj siē u veprua me qėndrimin
    anti-UĒK-e, para dhe gjatė Luftės Nacionaiēlirimtare, pėr
    tė mashtruar Millosheviēin ?!?

    Nė pjesėn e parė tė librit, objekt i trajtimit ėshtė
    "Toleranca fetare - bazė e ardhmėnisė paqėsore nė Kosovė".
    Ėshtė ky njė shkrim qė kėtu vjen si njė dosje e hapur e
    krimeve tė Kishės serbe ndaj shqiptarėve. Ky studim ishte
    shkruar pėr Konférencėn pėr Paqe e Tolerancė nė Vjenė, mė
    16 e 17 mars 1999. lshte kjo njė qasje e shkruar nė
    rrethana tė rėnda historike, si njė zė denoncues ndaj
    dhunės nė permasa gjenocidale tė kishės ortodokse serbe
    ndaj zhbėrjes sė Kosovės dhe tė shqiptarėsisė sė saj.
    Vėrtet, kjo pjesė e librit ėshtė shkruar kur Kosova ishte e
    mbytur nė gjak dhe e kallė nė zjarr nga okupatori serb.
    Aktualiteti i pėrmbajtjes sė kėtij shkrimi edhe sot ėshtė i
    freskėt.

    Nė pjesėn e dytė tė librit tė dr. Pirrakut, ėshtė trajtesa
    qė zė vendin qėndror, Jo katedrale nė emėr tė shqiptarisė
    sė imagjinuar", titull me tė cilin ėshtė emėrtuar libri.
    Pėrmbajtja e kėtij shkrimi vjen si akuzė e argumentuar dhe
    si kundėrshtim kėmbėngulės ndaj Kishės katolike, e cila, nė
    "emėr tė sė vėrtetės sė Fesė sė Krishtit', bėn pėrpjekje tė
    parreshtura pėr konvertimin e "heshtur tė shqiptarėve
    myslimanė nė katolikė. Po ashtu mesazh i fuqishėm,
    nėpėrmjet argumenteve, i dėrgohen edhe dr. Rugovės, i cili,
    sipas autorit, me plot hile e ka mbėshtetur idenė pėr
    ngritjen e Katedrales katolike mbi themelet e njė shkolle
    laike. Njėkohėsisht, Rugova, duke u bėrė "mė Papė se
    papa!", kundėrshton vendimin dhe vėnien e gurthemelit tė
    Monumentit tė Lirisė nė ambientin universitar tė
    Prishtinės.

    Mė njė gjuhė herė-herė tė mjaft tė ashpėr, e me njė
    demoralizim tė hetuar - nga fugatimi aktual i krishtėrimit
    romano-katolik nė Kosovė, dr. Muhamet Piffaku argumenton se
    "nuk mund tė ngritėt shqiptarėsia katolike e imagjinuar e
    Kosovės, pa shqiptarėsinė myslimane historike tė saj!"

    Nė kėtė libėr, thirrje pėr JO tė madhe Katedrales, Pirraku
    apostrofon edhe faktin se shqiptarėt nė Ballkan jetojnė tė
    rrethuar me ortodoksė me gjene antishqiptare. Dhe, spikat:
    "Po tė kishte gojė kombi shqiptar, do tė lemeriste - Mė
    lėni rehat tajetojė rrugėn time tė zhvillimit!"

    Profesor dr. Muhamet Pirraku, autor i shumė studimeve dhe
    publikimeve, njėri ndėr studiuesit e historisė sė kulturės
    nė Kosovė-, sjell njė vistėr faktesh shkencore pėr
    identitetin e kombėsisė shqiptare dhe pėr identitetin
    historik, fetar e kulturor tė popullit tė Kosovės, si pjesė
    e pandashme e tėrėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė
    Shqipėrisė. Nė libėr autori dėshmon tapinė e autoktonisė sė
    shqiptarisė, identitetin fetar plotė toierancė, ndėr
    shekuj, dhe, sipas tij, dikush dėshiron ta ngre lugat
    mesjeten!

    Me njė guxim qytetar dhe intelektual, Pirraku radhitet, pas
    reagimeve tė vyera tė intelektualėve: Mehmet Kraja, Sadri
    Fetiu, Bislim Lokaj dhe Ilir Krasniqi, por me argumente
    proveniencash tė shumta dhe me qasje shumė mė tė
    pėrkushtuar pėr ta treguar shkallėn e rrezikshmėrisė sė
    Vendimit tė Kryetarit tė Kosovės, Ai parreshtur, nė gjithė
    librin, bėn thirrje pėr tė hequr dorė nga ngritja e njė
    katedraleje politike!!!

    Autori pėrpjekjet e Rugovės i quan "hipokrizi nė emėr tė
    shqiptarisė sė imagjinuar katolike!?!" Madje sipas kėtij
    libri, i cili tashmė ka arritur nė duart e shumė lexuesėve,
    "kėrkesa pėr lugatimin e mesjetės" ėshtė mjet i nxitjes sė
    urrejtjės ndėrfetare dhe i luftės ndėrfetare shqiptare nė
    pėrmasat asnjėherė mė parė tė njohura. Ndaj, gjithė porosia
    e kėsaj vepre mund tė sublimohet nė kėrkesat pėr tėrheqjen
    e pakusht tė vendimit nga ana e dr. Rugovės dhe Imzot Mark
    Sopit, dhe, pėr ndėrtimin e objekteve kapitale fetare e
    kulturore, tė vendosin Kuvendi i Kosovės dhe Qeveria e
    Kosovės. Pirraku thėrret: Patjetėr tė hiqet godina e Kishės
    ortodokse serbe nga ambientet universitare, sepse ėshtė njė
    objekt i dhunės politike dhe gjenocidaie antishqiptare!

    Duke sjellė plot argumente pėr domosdonė e tėrheqjes sė
    vendimit politik tė AntiGjergjit, tė quajtur 1. Rugova, i
    cili pas obstruksionit qė i ka bėrė Luftės nacional
    ēlirimtare tė UĒK-sė, ėshtė pozicionuar nė pėrpjekjet pėr
    tė devalvuar rolin e kėsaj Ushtrie tė lavdishme. Kėshtu,
    pėr tė pėrmbysur skenarėt e rinj tė tij, autori i librit
    mbėshtetet edhe nė konstatimin e Mehmet Krajės, se 'Vendimi
    pėr ndėrtimin e Katredrales nė qendrėn e njė qyteti ku
    99.9% e popullsisė ėshtė me pėrkatėsi fetare myslimane, qė
    ėshtė kryeqyteti i njė vendi po me kėtė pėrkatėsi, mbi 95%,
    ėshtė vendim kryekreje politik. Pėrveē Pirrakut, kundė
    realizimit tė idesė pėr ngritjen sė Katedraies
    romano-katolike nė qendėr tė Prishtinės, janė prononcuar
    edhe intelektualė tė tjerė.

    Dr. Sadri Fetiu thotė, se;"Katedralja nė qendėr tė
    Prishtinės reflekton mjerimin tonė shpirtėror, fukarallėkun
    tonė mendor dhe poitronizmin tonė shekullor ndaj tė huajve,
    qė kanė vepruar pothuajse gjithnjė kundėr interesave tona
    kombėtare".

    Piképamjet e Fetiut jané shprehur qarté né milefin e tij
    ndaj poltronizmit dhe diferentizmit té intelektualéve
    shqiptaré, duke théné se: "nése ndodh kjo éshté miré qé né
    vend té Fakultetit té Rologjisé té ndértojmé njé ēmendiné
    me permasa gjiganteske, pér ta vendosur né té gjithé
    budallakķné qé ka lulézuar né kokat e disa politikanéve té
    dorés sé pare dhe té njé pjese té elektoratit té tyre".

    Nė kontekst tė dėshmisė pėr heqjen dorė nga kjo ide, nė
    kėtė libėr vjen edhe reagimi i Ilir Krasniqit, i cīli, pasi
    i llogariti, me matematikė, vlerėn e tokės qė do tė marrė
    kisha romano-katolike pėr katedralen, pėr 26 herė mė tė
    madhe se ēmimi i njė shkolle tė tipit "magazinė ruse" qė do
    ta ngritė kisha romano-katolike, theksoi burrėrisht: Del se
    edhe: Selia e shenjtė, Vatikani, plaēkit Kosovėn. ...!?!

    Studiuesi Pirraku, pérveē ideatoréve té kétij vendimi, né
    shénjestér ka véné edhe "intelektual' e "akademiké", si Ali
    Podrimja, pér mbéshtetjen e idesé sé ngritjes sé késaj
    katedraleje, siē kritikon edhe matrapazé té tjeré té
    letrave tona dhe té tarafeve té ndryshme intelektuale e
    politike.

    Né fund té librit Jo katedrale né emér té shqiptarisé sé
    imagjinuar, autori pér vend té Katedrales romano-katolike
    propozon tokén e ndaré pér Tempullin e Paqés "Néna Tereze",
    ndérsa né vendin e gjimnazit "Xhevdet Doda" preferon té
    ngritet MONUMENTI I LIRISE', té cilin kryetari dhe KK i
    Prishtinés nuk duan ta shohin né ambientet studentore

    Si porosi pérmbyllése e kétij libri, mund té vijé sentenca
    e studiuesit Rexhep Qosja:

    “Tč jesh aty ku nuk luftohet génjeshtra, éshté
    njésoj si té jetosh aty ku nuk luftohet pushtimi", té cilén
    autori sikur ta keté pasur pér moto té pérkushtģmit té tij
    pér té mbrojtur JO-né e madhe intelektuale pér ngritjen e
    katedrales politike né qendér té Prishtinés”.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Regjimet totalitare kanė njė histori tė veēantė tė njė
    obsesioni armiqėsie me leshrat e gjatė tė njerėzve. Qė prej
    diktaturės sė Pinoēetit nė Kili qė shihte tek mjekrrat dhe flokėt e
    gjata rebelim tė majtė e gjer tek Enver Hoxha i cili vuri njė breber
    nė Rinas pėr tė huajt me flokė tė gjatė, tė cilėt hynin kėshtu nė
    vend pėrmes njė postblloku prej gėrshėre…
    Kėto ditė media jonė nuk i kurseu sėrisht "si nė atė kohė"
    leshrat e mjekrrės sė disa tė rinjve muslimanė dhe prezenca e tyre
    nė Rinas (ku i shohin dhe tė huajt…) ka motivuar dhe artikuj kundėr
    tyre. Zellshėm gazetat dhe revistat na bėjnė tė ditur se kėta djem
    me mjekrra janė rekrutuar nga projekte tė mistershme arabe pėr tė
    islamizuar Shqipėrinė kjo edhe pse grupet evangjeliste qė veprojnė
    nė Shqipėri haptasi nė web-sitet e tyre deklarojnė se duan tė
    envagjilizojnė Shqipėrinė. Por nė kėtė ēast na kujtohet se feja
    ėshtė ēėshtje pėrshtatshmėrie politike. Si mund ta kuptosh kėtė
    ndryshe kur nė njė artikull tė nesėrmen e njė spektakli qė nė mėnyrė
    fyese kishte bėrė si personazh tė vetin Papėn, na thuhej se prishja
    me Vatikanin ėshtė njė mallkim pėr shqipėtarėt tani qė duan tė
    integrohen nė Evropė. Mesazhi ėshtė i qartė. Fetė nuk respektohen
    pėr ato qė janė, apo se pėrfaqėsojnė identiete tė shenjta tė
    aderuesve tė tyre, por pėr shkak tė interesave tė tyre gjeo-politike
    qė supozohet tė pėrfaqėsojnė. Atėherė, ndėrsa mė nė jug, nė shumė
    raste pagėzimi dhe ndėrrimi i emrit ėshtė kusht pėr punėsim, ne
    marrim mundimin tė pėrkthejmė enciklopedi franceze pėr tė gjetur
    probleme, tė cilat mund t`i prekim edhe me dorė.
    Djem dhe vajza qė mbajnė simbole tė fesė islame nė Shqipėri, nė
    mėnyrė diskriminuese po mbartin mbi vete peshėn e "armikut publik".
    Shumė prej tyre pa asnjė shkak tė ligjshėm janė detyruar tė japin
    shenjat e gishtėrinjve dhe fotot e veta. E ajo qė do rikujtuar prapė
    e sėrisht, ėshtė se nuk kemi tė bėjmė me "rekrutime" por me
    praktikim tė ligjshėm tė njė besimi, gjė e cila siē duket ėshtė e
    vėshtirė pėr t`u kuptuar nga njerėz pa ndjeshmėri shpirtėrore pėrveē
    se nė terma pagesash arabėsh apo teorish konspiracioni. Islami nuk
    ėshtė rrezik pėr Shqipėrinė, por dimensioni i nevojshėm shpirtėror
    nė njė shoqėri qė ka zhvilluar kėto dhjetė vitet e fundit si
    industrinė e vet mė aktive, atė tė prostitucionit dhe trafiqeve
    ilegale. Civilizimi Islam ėshtė njė nga arritjet mė tė mėdha tė
    njerėzimit, por tė emocionuarit nga ndjenjat anti-islame pėrfitojnė
    nga strukturat e mendimit tė ndėrtuar nga njerėzit tanė prej
    sistemit qė kaloi dhe e ushqejnė kėtė edhe me botime tė reja.
    Edhe pse dihet se ekstremizmi fetar ėshtė produkt i shkeljes sė
    tė drejtave, lėnies jashtė tė njerėzve nga pėrfiitimet e shoqėrisė,
    ata qė duan tė na alarmojnė pėr kėtė rrezik nė Shqipėri ironikisht i
    kontribuojnė vetė kėsaj. ?shtė vetėm pėr t`u lavdėruar, fakti qė
    muslimanėt shqiptarė, tė pėrballur me njė fushatė tė tillė tė egėr
    kundėr fesė sė tyre dhe fyerjes sė asaj qė ėshtė e shenjtė pėr ta,
    nuk i kanė dhėnė shkak nxitėsve tė urrejtjes me raste faktike, duke
    treguar se i pėrkasin njė tradite tė pėrkryer tolerance, e cila mė
    shumė se shqiptare ėshtė islame dhe pėr kėtė arsye pėr ata qė kanė
    sy objektivė pėr ta parė, dėshmitė ndeshen nė tėrė botėn islame.
    ?shtė koha qė nė Shqipėri tė shihet ajo logjikė e vendimit
    gjyqsor nė SHBA qė i dha tė drejtėn njė policeje tė konvertuar tė
    mbante shaminė si pjesė e uniformės sepse ligji qė njeh tė drejtėn e
    besimit ėshtė mbi rregulloret, ashtu siē duhej tė kishte qenė edhe
    nė rastin e vajzave muslimane tė shkollės sė gjuhėve tė huaja; apo
    vendimi gjyqėsor qė njohu tė drejtėn e policėve muslimanė nė SHBA
    pėr tė mbajtur mjekėrr, sepse ligji qė njeh lirinė e praktikimit
    fetar ėshtė mbi paragjykimet e atyre qė pėr hir konjukturash e kanė
    zėrin mė tė lartė. Presidenti i SHBA-sė ndėrhyri para pak kohėsh kur
    njė nga liderėt e njė prej lėvizjeve kishtare tė djathta pėrdori
    terma pėrbuzėse kundėr Islamit dhe profetit tė Islamit e ndėrsa nuk
    zgjon vėmendjen e askujt, fakti qė shumė gazeta nė Shqipėri janė
    kthyer nė termometėr matės sė sensibilitetit tė muslimanėve.
    Ajo qė ne kėrkjmė nė Shqpėri nuk ėshtė njė nder, por njė e
    drejtė dhe ky vend duhet tė fillojė ta njohė kėtė tė drejtė. Frymės
    sė armiqėsisė duhet t`i vijė fundi dhe tė krijohet njė bazė
    kulturore mirėkuptimi, se prespektivat nė bazat e tanishme njoftojnė
    vėshtirėsi dhe jo lehtėsime. Duhet t`i vijė fundi ideologjisė sė
    luftės sė ftohtė kundėr ēėshtjeve qė lidhen me Islamin. Nė kėtė
    frymė, ėshtė vetėm zhgėnjyese qė njerėz aktivė nė fushėn e tė
    drejtave tė njeriut si Piro Misha, nuk ishin aq aktivė sa janė sot
    pėr tė na alarmuar pėr rrezikun fundamentalist sa kur diskutohej
    ēėshtja e pėrjashtimit tė vajzave tė shkollės sė gjuhėve tė huaja.
    Jo se unė pres qė ēdokush tė jetė dakort me estetikėn e Islamit, por
    pėr t`i mbetur besnik imazhit tė demonstruar si pėrfaqėsues tė njė
    fryme qė nxit atmosfera tė denja pėr njė shoqėri tė lirė. Ky ėshtė
    edhe testi. Tė drejtat nuk janė vetėm pėr ata qė janė si ne apo
    mendojnė si ne dhe ne nuk kemi pse detyrimisht tė mundohemi tė
    shpjegojmė gjėra tė dimensioneve shpirtėroro-fetare nė tė cilat nuk
    jemi prezentė. Nė kėtė kuptim, edhe diskutimi pėr reduktime nė
    praktikat e ritualeve tė muslimanėve ėshtė shterpė. Nuk ėshtė as e
    frytshme dhe as objektive tė pėrdorėsh jehonat e problemeve
    ndėrkombėtare pėr tė ndikuar ekuilibret fetare nė vend. Ngritja
    artificjale e zėrave mbi prezencė tė elementėve ekstremistė midis
    nesh, mund tė ēojė ujė si gjithnjė nė mullinj tė padėshiruar dhe
    ngjarjet e viteve tė fundit demonstruan se serbėt ashtu si dhe
    maqedonasit u munduan ta pėrdorin kėtė kartė. Fajet e disave nuk
    justifikojnė ndėshkime kolektive. A do justifikonte skandali i
    abuzimeve me tė miturit nė Amerikė nga ndonjė anėtar i klerit
    katolik, njė fushatė tė egėr tė katolicizmit nė Shqipėri, duke
    synuar t`i vinim me shpatulla pėr muri qė tė hiqnin dorė nga
    murgėria? E pra, nuk mund tė nxjerrėsh rregulla nga pėrjashtimet dhe
    e njėjta gjė vlen edhe pėr Islamin. Prandaj ėshtė imorale hedhja mbi
    muslimanėt e akuzave nga mė tė ulėtat, duke ngritur ankthe dhe
    pasiguri, duke nxitur armiqėsi. Dhe mė absurde ėshtė t`u kėrkosh tė
    ndėrrojnė rituale, kode estetike e qėndrime qė perceptohen si tė
    shenjta pėr muslimanėt globalisht. Ne ndjekim atė fe me tė cilėn
    ndiejmė zemrėn tė kėnaqet. Njė demokraci nėse e mėton tė jetė e
    vėrtetė, ėshtė gjthėpėrfshirėse dhe njė shoqėri e suksesshme fton
    lojalitetin e tė gjithėve. Prezenca islame ėshtė reale dhe nuk
    pėrbėn rrezik por njė alternativė shpirtėrore qė mund t`i ofrojė
    shumė shoqėrisė, ashtu siē ėshtė vėrtetuar nė shumė vende e nė shumė
    kohė, ashtu si dhe nė Shqipėri. Nė rast tė kundėrt, ata qė e shohin
    Islamin dhe praktikuesit e tij shqiptarė si tė rrezikshėm, le tė
    dalin haptaz pro apartheidit dhe kundėr demokracisė, duke e nisur
    fillimisht me njė thirrje publike pėr rikthimin nė organika tė
    berberėve tė vjetėr tė Rinasit, qė me brisk nė dorė t`ia mėsyjnė
    edhe njėherė sipas traditės, mjekrrave armiqėsore tė mi

  7. #7
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    TĖ MOS KOMERCIALIZOHEN VLERAT SHPIRTĖRORE MYSLIMANE


    Ka gati dy javė shqiptarėt janė nėn njė bombardim tė vazhdueshėm argumentesh e kundėr-argumentesh nėse vlen mė shumė komercializmi i mbarsur edhe me rrezikun e korrupsionit i vakėfit tė destinuar pėr Namazgja nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit, apo ruatja e e Namazgjasė pėr hir tė vlerave tė saj shpirtėrore pėr myslimanėt, tė traditės historike fetare, tė shenjtėrisė si vend faljeje. Vet drejtuesit e administratave qenrore e lokale tė Komunitetit Mysliman e acaruan nė skajshmėri debatin qė plasi si papritmas, madje e kaluan ngė njė pėrplasje pėr “ēėshtje pronėsore” midis myslimanvė nė njė pėrpklasje rrymash fetare midis “myslimanėve tė moderuar” dhe “ekstremistėve islamikė”. Tė dyja pėrpasjet janė shumė tė pahishme dhe tė dėmshme pėr bashkėsinė islame shqiptare.
    Stuhi fjalėsh politike e propagandistike kubdėr “ stuhive tė rėrės islamike”
    Nė vitin 1993 nė Angli ėshtė botuar libri me titull “Islami nė Ballkan” i autorit Herri Tėrluall Norris, profesor i studimeve arabe dhe islamike nė Universitetin e Londrės qė ėshtė marrė shumė edhe me historinė e bashkėsive islamike nė Europėn Lindore.
    Nė hyrjen e librit prej afėr 300 faqesh ai thekson se “Myslimanėt janė nė Ballkan prej kohėsh”. Duke iu referuar edhe njė artikulli tė Majkėll Ignatief, Norris pėrmend se Islami nė Ballkan u pėrhap nėn ndikimin e qendrave kulturore islamike tė Mesjetės nė Andaluzi, Siēili, Itali, ishujt Baleare, Kretė, Qipro, Afriknė e Veriut dhe pastaj u pėrforcua nga ardhja e osmanėve nė gadishull. Territoret e pėrfshira nė Bosnje, Shqipėri, Kosovė ( ai shkruan Jugosllavi), Maqedoni ai i quan edhe “ Europa myslimane”. Por saktėson se “ kjo ėshtė periferia e Islamit ku ky ka qenė gjithmonė nė mbrojtje jo nė sulm, nė fakt, nė tėrheqje pėr shekuj.Kėta myslimanė europianė nuk ka tė ngjarė tė japin ndonjė kontribut tė madh nė jetėn e pėrgjithėshme tė Islamit nė njė t’ardhme tė shpejtė, por ndikimet nga pjesė tė tjera tė botės islamike ndonjė ditė mund tė duken e tė gjallėrohen edhe midis tyre”” (f.2).
    Norris bėn fjalė pėr dy kėndvėshtrimet e studiuesvet tė Islamit nė Ballkan:“I pari e shikon Islamin nė Ballkan si njė degė tė studimeve osmane, dhe rajonin si njė pjesė tė “Lindjes Osmane”...Pikėpamja e dytė ėshtė pėr njė Islam Europian krejtėsisht tė pavarur. Sipas bartėsve tė pikėpamjes sė dytė “islamizimi nė Ballkan” nuk duhet barazuar thjesht me otomanizimin”. Norris mendon se “ tė dyja pikėpamjet nuk e pėrjashtojnė njėra tjetrėn”. Por, ai thekson :”Sidoqoftė duhet vėnė nė dukje se nė tė kaluarėn kishte dallim midis Islamit sllav, siē praktikohej nė Bosnje, dhe Islamit mė shumė pėr emėr siē praktikohej midis shqiptarėve”. Ai e paralajmėron lexuesin se nuk duhet tė mbetet i ēuditur nga leximi i njė pjese nga shkrimet e Edit Durhamit ku tregohet se : “ Njerėzit e fiseve nė Shqipėrinė eVeriut janė sėpari shqiptarė, qė nuk kanė thithur kurrė thellė mėsimet e Krishterizmit apo tė Islamit” (f.3-4).Norris madje shtron nga ana e tij pyetjen “A kanė arritur ndonjėherė perėndimorėt tė kuptojnė me tė vėrtetė Islamin real shqiptar?” (f.5).
    Pyetjen e shtruar nga Norris pėr perėndimorėt mbase ėshtė mė mirė tė mos e kufizojmė vetėm pėr “Islamin shqiptar”, por ta shtrijmė pėr Islamin nė pėrgjithėsi. Kėtė janė munduar ta bėjnė shumė autorė nė vendet perėndimore, siē del nga libra tė shumtė tė profilizuar pėr marrėdhėniet e Islamit me Perėndimin midsi tė cilėve mund tė pėrmendim: “Islami dhe miti i ballafaqimit” ( autor Fred Hallidei, botuar nė anglisht nė vitin 1996 e 1999); “Islami dhe Perėndimi. Njė rend i ri politik e fetar pas 11 shtatorit” ( autor Robert Van de Uejer, botuar nė anglisht nė vitin 2001); “Islami dhe Perėndimi. Ballafaqim apo bashkėpunim” ( autor Amin Saikal, botuar nė anglisht nė vitin 2003); “Pikėtakime myslimane. Aspkete bashkėkohore tė Islamit nė Europėn e zgjeruar” ( grup autorėsh nėn kujdesin e mekanizmave tė Bashkimit Europian, botuar nė frėngjisht nė vitin 2001); “Ballapėrballė me Islamin politik” ( autor Fransua Byrga, botuar nė frėngjisht nė vitin 1996 dhe anglisht nė vitin 2003); “Islami ekstrem. Propaganda anti-amerikane e fundamentalizmit islamik” ( pėrmbledhje tekstesh nė anglisht nga Adam Parfrei, botim i vitit 2001); “Bin Laden, Islami dhe lufta e re e Amerikės kundėr terrorizmit” ( autor Asad AbuKhalil, botuar nė anglisht nė SHBA nė vitin 2002); “Pėrplasja e fundamentalizmave. Kryqėzatat, Xhihadi dhe koha moderne” ( autor Tarik Ali, botuar nė anglisht nė vitin 2002, si antitezė e librit tė Hantingtonit “Pėrplasja e qytetėrimeve”); “Pse njerėzit e urrejnė Amerikėn” (autorė Ziaudin Sardar e Merri Uin Dejvis, botuar nė anglishte nė vitin 2002 nė Australi); “Lufta e shenjtė.Brenda botės sė fshehtė tė Bin Ladenit” ( autor Piter L. Bergen. Botuar nė anglisht nė vitin 2001); “Lufta pa shenjtėri. Terror nė emėr tė Islamit”( autor Xhan L.Espozito, botuar nė SHBA nė anglisht nė vitin 2002); “Xhihadi kundėr Mbarėbotės. Sfida e terrorizmit ndaj demokracisė”( autor Benxhamin R. Barber, botim anglisht nė Britani nė vitin 2003). Kėtyre mund t’u shtohen edhe botime tė mėhershme si librat e Karen Armstrong mbi historinė e marrėdhėniet e Judaizmit, Krishterizmit e Islamit, librin e Bernar Luis” Zbulimi i Europės nga myslimanėt,” apo dhe botime qė bėjnė fjalė pėr fenė midis shqiptarėve si “Feja dhe politika e identitetit nė Kosovė” ( autor Ger Duijzings, botuar nė anglisht nė vitin 2000) ose “Identitete shqiptare. Mite dhe histori” (kumtesa nė njė semniar nė Londėr, botuar nėn kujdesin e Stefani Shuander-Siever nė anglisht nė vitin 2002).
    Nė botimin e Bashkimit Europian “Pikėtakime myslimane” ka analiza konkrete mbi popullsitė qė ndjekin besimin islam nė Europė, rritjen e numrit tė besimtarėve myslimanė si rezultat i imigrimit nga vendet me popullsi myslimane pėr tė plotėsuar nevojat ekonomike qė pati Europa pėr fuqi punėtore gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Nė libėr analziohen problemet me tė cilat do tė ndeshet Europa nė kuadrin e respektimit tė tė drejtave tė njeriut, tė lirisė sė besimit e tė ndėrgjegjes dhe nė kuadėr tė marrėdhėnieve komplekse ndėrkombėtare pėr shkak tė pranisė sė miliona myslimanėve nė Europė. Nė kėtė botim gjejmė edhe shqetėsime tė tilla : “ Nė disa raste si nė Itali dhe nė Francė, disa besime fetare janė tė privilegjuara nė krahasim me tė tjerėt ( dhe midis kėtyre tė fundit bėn pjesė edhe bashkėsia myslimane. Nė raste tė tjera mė tė rralla ndėrtimi i xhamive ėshtė favorizuar, konkretisht nė Vendet e Ulta, pėr njėfarė kohe”(f.68), ose “mėsimi i fesė myslimane ka hapėsirė tė kufizuar nė shkollat publike tė vendeve tė Bashkimit Europian” (f.73). Nė konkluzionet qė parashtrohen nė kėtė libėr bėjnė pjesė edhe kėto : “ ...ėshtė jo vetėm e mundshme, por edhe imperative tė bėhen menjėherė disa gjėra qė t’u sigurohen myslimanėve liritė themelore; ose pa tė cilat pabarazia midis bashkėsive tė ndryshme fetare, qė karakterizon sistemin europian tė marrėdhėnieve krahinė-shtet, bėhet shtypėse. Fjala ėshtė qė tė ndėrtohen vende kulti, tė krijohet mundėsia pėr tė pasur parcela tė veēanta nė varreza, pėr ndihmė shpirtėrore, pėr kryerjem e riteve, pėr tė siguruar ushqimin nė pėrputhje me urdhėresat fetare, pėr lirinė e tė veshurit. Pėr t’i rregulluar kėto gjėra legjislacionet e vendeve europiane nuk duhet tė ndryshohen, me pėrjashtim tė disa pikave tė veēanta; ato vetėm duhet tė zbatohen nė frymėn e drejtėsisė e tė largpamėsisė” (f.75). Kėto konkluzione mund t’u shėrbėjnė shumė edhe shqiptarėve pėr tė kuptuar si duhen perceptuar e trajtuar problemet.
    Nė sturimine Robert Van de Uejer trėhiqet vemendja nė faktin se “Sa mė shumė zbresim poshtė nė pus nė shohin nė ujrat e tij tė errta 13 shekuj rivalitet midis Islamit e Krishterizmit, midis botės islame dhe asaj perėndimore” (f. X). Fred Hallidei nė “Islami e miti i ballafaqinimi” merret me njė kufi kohor shumė mė tė afėrt tė acarimit tė marrdhėnieve midis Islamit e Perendimit, kur pėrshkruan se qysh nga fundi i vitve 1970, mė sakt qysh nga Revolucioni Islmaik nė Iran (1978-79), Islami u bė njė ēėshtje shqetėsuese pėr politiknaėt nė Perėndmim. Kurse aktet terroriste nė Nju Jork mė11 shtator 2001 konsiderohen si kufiri mė i ri kohor i epokės kur bota ka ndryshuar pėrgjithomnė dhe Perendmi e Islami duhet tė hyjnė, ose janė, nė njė luftė pėr jetė a vdekje midis tyre. Kėtė e ka shaplluar e para Oriana Falaēi dhe e mbėsshtet tani edhe Xhon Espozito me librin e tij “Lufta pa shenjtėri. Terrori nė emėr tė Islamit”.
    Qysh na paragrafin e dytė tė hyrjes sė librit tė tij Espozito ka shtruar pėr sqarim edhe pyetjen ”Pse Islami ėshtė mė luftarak se fetė tjera”. Disa paragrafe mė poshtė parlajmėron se :”Shekulli XXI do tė mbisudnohet nga ndeshje e pėrgjithėshme e dy feve madhore dhe qė rriten shpejt, Krishterizmit e Islamit dhe nga forcat e globalizimit qė do tė tendosin marrėdhėniet midis Perėndimit dhe pjesės tjetėr tė botės. Kurse Tarik Ali propagandave tė tilla u ėshtė kundėrpėrgjigjur me librin e tij “Pėrplasja e fundamentalizmave” ku pėrpiqet tė argumentojė se nuk ėshtė fjala pėr pėrplasje fundmanetalizmash fetarė, por pėr njė pėrpajsje midis njė “fundamntalizmi imperial” qė vjen nga Perėndimi dhe njė “fundmantalizmi fetar” qė i kundėrvihet nga bota myslimane. Teza si kjo shtjellohen mė gjėrė nė doracakun e lėvizjes ant-globaliste tė titulluar “Anti-imperiazlimi”, ku edhe ballafaqimi i tanishėm i Perėndimit me botėn islame vėshtrohet si pėrplasje e imperailizmit e kolonilimzit tė ri me vendete pasura me naftė.
    Pra, janė shumė tė dhėna e rrethana qė tė shtyjnė tė mendosh s e pyetja e Norris ” a e ka kuptuar ndonjėherė Perėndimi “Islamin shqiptar”? duhet shtrirė mė shumė : a e ka kuptuar ose mė mirė si e ka kuptuar Perėndimi Islamin nė pėrgjithėsi?. Robert Van de Uejer ka theksuar se “Janė tė pakta, nėse ka , ato ēėshtje qė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare kanė prodhuar mite sa ka prodhuar kėrcėnimi islamik” (f.107). Duke folur pėr zhvilimet mė tė fundit ai na kujton se “pasi mori fund Lufta e Ftohtė, duket se atė e zėvėndėsuan rivalitete tė tjera dhe njėri nga kėto rivalitete ėshtė ai midis Islamit e Perėndimit”. Ka autorė qė e perceptojnė pėrplasjen e tanishme tė Perėndimin me Islamin si njė pasojė tė synimit pėr tė gjetur njė armik qė tė mobilizohet bota perėndimore, sikurse mobilizohej dikur kundėr rrezikut komunist qė nuk ėshtė mė. Pra, ka studies qė mendojnė se pėrplasjet mė shumė stisen pėr nevoja gjeopolitike e synime hegjemoniste sesa pėr pėrplasje qytetėrimesh, kulturash dhe feshė.
    Kėta mendojnė se edhe lufta kundėr terrorizmit qė po bėhet nė rrafshin ushtarak vjen nga kjo psikologji. Madje Robert Van de Uejer kėshillon : “ Pra, lufta kundėr terrorizmit nuk ėshtė nė fund tė fundit njė ēėshtje inkursionesh ushtarake dhe veprimesh mbrojtėse, ėshtė njė ēėshtje diplomacie e bisedimesh, argumnetimi e diskutimi”. SHBA shpallin se do ta shkatėrojnė eērrėnjosin pėrfundimihst terrorizmin me forcėn e armėve. Ashtu sikurse kurrė fuqia e organizua shtetėrore nuk ka arritur tė ērrėnjosė kriminalitetin nga jeta e shoqėsrisė nuk do tė jetė nė gjendje tė ērrėnjosė as terrozmin qė ėshtė “armik fantazėm” nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Lufta kundėr terrorizmit nėpėrmjet pushtimesh e fushatash tė koalicioneve ushtarake mund tė krijojė situata tė caktuara gjeopolitike e gjeostrategjike, por jo tė pėrmbushė plotsisht atė obkjetiv qė shpallet nga Perėndimi.
    Halucinacione shqiptare me “stuhi rėre islamike”
    Njė skicim i tillė i trajtimit tė problemve tė fundamentalizmit fetar e politik, tė ballafaqimeve tė Perėndimit me Islamin besoj se shėrben qė lexuesi dhe opinioni publik i Shqipėrisė tė kuptojnė mė mirė thelbin dhe aspektet me delikate tė zhurmės qė bėhet edhe nė vendin tonė kundėr “fundamentalizmit islamik”, kundėr ”Islamit radikal”, kudėr rrezikut tė “terrorizmit islamik”.
    Me sa kemi vėnė re kėto 10-12 vitet e fundit, pas rikthimit tė lirisė sė fesėe e tė besimit nė Shqipėri, perėndimorėt qė i ndjekin zhvillimet nė Shqipėri jo vetėm nuk kanė arritur tė kuptojė si praktikohet Islami midis shqiptarėve, por kanė shtrembėruar shumė realitetin tonė fetar, kanė vepruar me keqdashje tė madhe pėr tė shkatėrruar traditat e mira tė harmonisė fetare nė Shqipėri dhe kanė bėrė e bėjnė veprimtari tė dėndur nėn petkun fetar, politik, propagandistik, missionar, agjenturor pėr tė trembur shqiptarėt me praninė e besimit Islam nė vendin tyre, pėr tė akuzuar kot sė koti shqiptarėt se po bien nė lojėn e”fundamentalizmit islamik” arabo-aziatik, pėr tė shfrytėzuar deri varfėrinė ekstreme e trashėgiminė e rėndė komuniste nė Shqipėri qė tė shtyjnė myslimanėt shqiptarė tė kthehen nė tė krishterė.
    Ka 10 -12 vite qė nė Shqipėri gjėmojnė boritė e alarmit pėr ”rrezikun e fundamentalizmit islamik”, pėr kthimin e Shqipėrisė nė vatėr tė “terrorizmit islamiK” e tė Al Kaedasė sė Bin Ladenit. Kėtė e bėjnė edhe shėrbime tė huaja fetare e laike, edhe mekanizma tė shumtė shqiptarė qė ta kanė krijuar qėllimisht ose kanė arritur tė fusin nė shėrbim tė kėasj veprimtarie. Ka gati dy javė qė nė Shqipėri po bėhet njė zhurmė e madhe kundėr “fundamntalizmit islamik” duke marrė shka s nga njė pėrplasje banale pėr interesa pėrfitimesh materiale nė vakėfet qė ka plasur nė qytetin e Elbasanit midis myftiut lokal tė mbėshteur nga drejtuesit e Komunitteit Islamik nė Tiranė dhe njė grupi besimtarėsh myslimanė nė Elbasan qė janė ngritur kundėr tė parėve duke kundėrshtuar qė njė vend kulti islamik si Namazgjaja tė transformohet nė mall pėr marrėveshje biznesi me njerėz tė interesuar tė ngrenė ndėrtesa mbi tė.
    Njė myfti bėn ēudinė duke zbuluar “ ekstremizmin islamik” nė Shqipėri
    Brenda disa ditėve na u krijua njė vandak shumė i madh me faqe e copėra tė prera nga gazetat ku spikasin gjithfarė titujsh e komentesh tė shoqėruar me fotografitė e myftiut tė Elbasanit, Halit Muharremi dhe Behaudin Gashit, si prijės i kundėrshatrėve tė tij, qė dukeshin se ishin pėrfshirė nėn njė “luftė tė shejtė” ose nė nja konkurencė dallkauke pėr Namazgjanė e Elbasanit: myftiu me qėllimin pėr ta kthyer atė nė qendėr biznesi fitimprurės, kurse besimtarėt qqė e kundėrshtonin pėr ta ruajtur si njė objekt kulti tė Islamit.
    Fillimisht pėr kėtė pėrplasje tė shėmtuar midis njė zyrtari tė Komunitetit Mysliman dhe njė grupi besimtarėssh mėsuam nga kronikat televizve tė transmetuara nga “Top Channel” dhe “ Njuz 24”, dy kanale televizive private qė kanė shumė zell tė sulmojnė “fundamentalizmin islamik” nė Shqipėri. Britmat e Halit Muharremit se atė po e kėrcėnonin “eskremistėt islamikė” me jetėn e tij, se “ekstremistėt islamikė” nė Elbasan kishin pushtuar dhe njė xhami, tė krijonin pėrshtypjen se kishin zbritur repartet mė tė egra tė “terrorimzmit e ekstremizmit islamik” nė Elbasan dhe po i shtinin datėn edhe njė ish-oficeri karriere. Pak mė vonė nė ndihmė tė Muharremit doli nė ekran edhe Ermir Gjinishi me cilėsinė e nėnkryetarit tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, po qė duket se tashmė pėr pamundėsi fizike tė kryetarit Hafiz Sabri Koēi, ėshtėt ai qė komandon zyrat e kėtij Komuniteti qė i ka ngatėrruar keq prej shumė kohėsh punėt e myslimanizmit nė Shqipėri. Pamė edhe Bahudin Gashin, prijsin e “ekstremisėtve” tė pėrgėnjeshtronte lajmet tejet alarmuese tė Halit Muharremit se “ekstremizmi islamik “ ishte hedhur nė “Xhihad” kundėr tij.
    Kuptohet lehtė se ata qė vazhdimisht u kanė fryrė borive kundėr rrezikut tė “fundamentalizmit islamik ekstrem”,“terrorizmit islamik”, “Islamit radikal arabo-aziatik” gjetėn shesh tė bėnin pėrshesh. Kur njė myfti thotė se nė zonėn kur ai kujdeset administrativisht pėr punėt e Islamit paska plasur “ekstremizmi islamik” pėrse tė mos ngrejnė potere tė qindfishuar tė tjerėr qė kėtė propagandė e kanė bėrė me kohė pėr llogari tė forcave anti-myslimane nė Shqipėri?! Myftiu bėri dhe padi nė polici. Policia filloi tė bėnte hetimete saj se “ e ka pėr detyrė”, sikurse ka pėr detyrė tė gjejė se kush e vrau sekretarin e pėrgjithėshėnm tė Komunitetit Mysliman nė zyrėn e tij nėTiranė para disa muajsh. Por, meqenėse policia nuk gjen dot, ose nuk i tregon dot vrasėsit e Tivarit nuk do tė thotė se nuk do tė bėnte kujdes qė tė mbronte Myftiun Halit Muharremi qė thonė se pėr kėtė post ishte pėrgatitur kur ka shėrbyer si komisar komunist repartesh ushtarke.
    Myftiu madje pėr t’i gozhduar edhe mė mirė “ ekstremistėt islamikė’ qė kishin “pushtuar” xhaminė ( si se mund tė bėhet pushtimi i xhamisė nga besimtarėt e saj islamė vetėm myftiu mund ta shpjegojė) u pėrmendėn se kėta “ekstremistė islamikė” tė Elbasanit kishin botuar dhe broshurė kundėr tėndjerit SaliTivari para se tė vritej. Por, ama nuk kanė thėnė se ēfarė kishin shkruar tė gabuar ose me “ekstremizėm islamik” nė atė broshurė. Kėtė punė i takon ta shpjegojė Ermir Gjnishi pėr postin qė mban nė emėr tė myslimanėvė tė Shqipėrisė. Pa u sqaruar ēėshtja e vrasjes sė Tivarit, tė cilit i janė pėrmendur edhe implikime nė punėra tė errta me pronat e tė hollat e Komunitetit Mysliman drejtuesit fetarė e administrativė nė zyrat e kėtij Komuniteti as duhej ta ēonin nė mendje, as tė guxonin tė hynin nė allishverishe tė tjera me pronat e Komunitetit, apo tė bėnin dhe kontrata tjetėrsimi vakėfesh vetėm sepse kėto kontrata sjellin fitime tė majme nė kushtet e kapitalizmit tė egėr dhe tė korrupsionit tė tėrbuar qė bėhet sot nė Shqipėri me trojet pėr ndėrtim.
    Fitimi material ua paska errėrsuar vėshtrimin mbi shpirtėroren edhe zyrtarėve tė fesė
    “Gazeta Shqiptare” e datės 2 shtator shkruante :“Sherri i myslimanėve pėr 600 milionė lekė”. Nuk janė pak pėr tė dhėnėt pas lekut. Po a ka shumė qė mund tė pėrligjė mėkatimin nė administrimin e vakėfeve? Qysh nė fėmijėri na kanė mėsuar “ kjo ėshtė vakėf, mos e prek se Zoti sheh”. E dimė dhe shprehjen “Sheti ėshtė vakėf”., e cila ėshtė pėrdorur gjithnjė nė kuptimin se nuk duhet prekur gjėja e shtetit se ndėshkimi tė vjen pas.
    Sikur kėta myslimanėt qė sherrosen kėshtu pėr paratė qė do tė pėrfituakan zyrat e Komunistetit Mysliman nga ndėrtimet qė paska ndėrmend tė bėjė i fuqishi i bizneseve, Anastas Angjeli, mbi truallin e Namazgjasė tė kishin mbrojtur me tė njėjtin pėrkushtim Islamin nga sulmet e gjithfarėshme qė i janė bėrė nė Shqipėri pėr ta denigruar e shkatėrruar, nga sfidat e parreshtura qė i ka bėrė Janullatosi e Kisha greke, nga sfidat qė i ka bėrė katolikocentrizmi dhe rryma “liberale laiciste” e Kadaresė, Pirro Mishės, Mustafa Nanos e tė tjerėve , mund tė ishin mėe tė sigurt se kishin bėrė sevape tė mėdha qė do t’i ndihmonin tė hynin nė udhėn e Xhenetit dhe nuk do tė ksihinrėnė mbase nė tundimin errėzikshėm pėr tė bėrė ngatėrresa me tjetėrsimin e vakėfeve. Mbase nuk do tė kishte ndodhur dhe tragjedia qė zyrat e Komunitetit Mysliman tė bėhen vend krimi e gjakderdhjeje. Por, mesa duket edhe njėrz tė fesa e kanė syrin mė shumė tek pėrfitimet e stilit tė pastėr kapitalist me pronat vakėf, qė nuk kanė asnjė tė drejtė t’i tjetėrsojnė , por kanė vetėm detyrimin t’i administrojnė sipas rregullave qė njihen prej shekujsh pėr administrimin e tyre.
    Pangopėsia materiale burim sulmesh kundėr Islamit
    Ashtu sikurse po pėrdoret nė botė lufta kundėr “fundamentalizmit e trrorizmit islamik” pėr synime gjeopolitike e gjeostrategjike, pėr imperializėm e neokolonializėm, edhe nė Shqiėpri vet drejtuesit e e Komunitetit Mysliman shpėrthyen njė luftė tė fuqishme kundėr “ekstremizmit islamik” nė Elbasan pėr t’i dhėnė pėrparėsi pėrfitimit material mbi atė shpirtėror.
    Nga njė anė nė gazeta kemi lexuar tituj tė tillė si “Radikalėt: u shkel ligji islam” ( “Gazeta Shqiptare” 3 shtator 2003), nga ana tjetėr “Duan tė uzurpojnė me dhunė xhamitė” dhe “Kultet janė pėr predikime jo mbledhje pėrēarėse” (“Panorama” 2 shtator). Porosinė e lėshuar nga mbledhja urgjente e kryesisė sė Komunitetit Mysliman gazeta “Korrieri” mė 2 shtator e jepte me titullin kėrcėnues ”KMSH: tė pendohen pushtuesit e xhamisė”. Shqyr qė nė fenė islame nuk ka “ ekskomunikim, domethėnė shkishėrim e mallkim” se “ekstremistė islamikė” qė kanė kundėrshtuar Halit Muharremin e Ermir Gjinishin do t’i merrnin edhe kėto “dekorata Xhehnemi”! Por, si kanė harruarkėta kryetarė tė fesė islame se xhamitė janė tė besimtarėve dhe ato nuk mund tė pushtohen veēse pėr lutje, se besimtari ka tė drejtė tė hyjė e tė falet nė ēdo xhami, se imamėt vetėm drejtojnė faljen konkrete dhe nuk janė pronarė xhamishė, se xhamitė nuk janė pronė e asnjė personi nė kuptimin juridik civil!
    Nė gazetėn “Shekulli” tė datės 1 shtator 2003 kemi lexuar dhe titullin “Gjinishi; s’do t’u lėmė dorė tė lirė”. Po atij kush ia ka lėnė dorėn e lirė qė me vakėfet tė sillet si me propnėn qė ia ka lėnė babai, i cili i ka paraprirė nė poste nė Komunitetin Mysliman dhe si duket ka themeluar dhe njėfarė dinastie kėtu?! Drejtuesit e Komunitetit Mysliman nėse kanė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr detyrat qė u kanė dhėnė, apo i kanė rrėmbyer vetė, duhet nė radhė tė parė tėmos u lėnė dorė tė lirė atyre qė me vakėfet dhe me vendet e kultit mysliman bėjnė biznese tė rėndomta dhe tė dyshimta. Ata duhet tė bėjnė detyrėn parėsore tė kujdesen pėr shenjtėrinė e simboleve tė Islamit, siē janė edhe Namazgjatė. Detyrė e Ermir Gjinishit, sidomos kur Sabri Koēit ėshtė i pamundur pėr t’u bėr ballė punėve, ėshtė tė shpėtojė Namazgjanė sikurse e ka trashėguar Komuniteti Mysliman pėr pėrdorim tė caktuar, tė mbrojė simbolikėn e shenjtėrinė e saj dhe amanetin e atyre qė e lanė, jo tė nisė vrapin pėr tė bashkėpunuar me Anastasat e Thanast pėr tė ndėrruar karakterin kėsaj Namazgjaje me pretekstin se paska pėr tė siguruar disa tė ardhura tė mira dhe u pasuruakan zyrat e Komunitetit Mysliman. Edhe nė se Komuniteti pasurohet pėrkohėshist me disa tė holla qė mund tė japin Anastasėt, ose tregtir qė mund tė bėhet mė vonė ai varfėrohet pėrjetėsisht se shkel rregullat e Sheriatit pėr administrimin evakėfeve, sshkel amanetine brezave tė besimtarėve qė janė larguar nga kjo botė, privon brezat e ardshėm tė besimtarėve nga njė vend me vlera shpirtėrore erituale myslimane. Kėshtu qė ky thimi i Namzgjasė nė shesh n dėrtimi pėr lappalte ėshtė humbdje nė qė nuk mbulohet nga tao pėrfitimematerale qė pėrmendin zyrtarėte Komunistteit Mysliman. Gjinishi si teolog i shkolluar detyrė parėsore ka tė arsyetojė pėr kėto gjėra jo pėr punėt e tė hollave nė radhė tė parė.
    Ēfarė mund tė fshihet tjetėr pas kthimit tė Namazgjasė nė shesh ndėrtimi?!
    A i ka shkruar ndonjėherė nė mend Gjnishit se mund tė jetė dhe ndonjė plan mė i hollė i dikujt qė, nė kuadėr tė revan shizmit fetar kundėr Islamit nė Shqipėri, pėrpiqet tė zhdukė edhe nėpėmjet biznesit fitimprurės vendet kultit mysliman? A mund t’i interesojė Kishės greke e Janullatosit njė gjė e tillė? Si mendon Gjnisshi?
    Janullatosi ėshtė shumė pėrqėndruar nė Elbasan tė thyejė rezistėncen qė i bėn Kisha Ortodkse ‘Shėn Mė ria” e drejtuar nga Atė Marku. Duke e lėnė Elbasanin pa Namazgja i jepet njė goditje edhe Kishės shqiptare. A e di Ermir Gjnishi qė nė mes tė Tiranės u tjetėrsua tokė pėr pėrdorim publik, fusha sportive pėr fėmijėt pas hotel “Dajtit”, qė tė ndėrtohej katedrale katolike, kurse Bashkasisė Islamike ia kanė refuzuar dhe ia refuzojnė tė drejtėn tė ngrejė xhami nė terrenin e Namazgjasė, disa dhjetra metra mė tutje?Pushteti i Berishės, Meksit e Pjetėr Arbnorit dikur refuzoi ndėrtimin e xhamisė se ishte shumė afėr me ndėrtesėn e parlamentit dhe bezdiste hoxha deputetėt., Edhe kumbanorja e katedrales katolike qė u ndėrtua ėshtė po aq afėr me sallėn e parlamentit.
    Ka grupe intelektualėsh, duke pėrfshirė edhe “Klubin 2002” (sorrosit) tė Godos, Rulit, Pirro Mishės, Mustafa Nanos, qė kundėrshtojnė ngritjen e xhamisė nė Namazgjanė e Tiranės se “prishet hapėsira e gjelbėrt e qytetit dhe dėmtohet interesi publik”. Nuk thanė kėshtu kur u ndėrtua katedralja katolike. Nuk e kemi dėgjuar tė thonė se po dėmtohet interesi publik nga kthimi i Namazgjasė sė Elbasanit nė shesh ndėrtimi pėr Angjelin? Po Gjinishi pse nuk flet pėr kėto?! Apo e trembėn shumė kur i morėn shenjat e gishtėrinjve me rastin e vrasjes sė Tivarit dhe e ka marrė me shumė seriozitet ftesėn e Pirro Mishės qė tė vihet nė krye nė “myslimanizmit tė moderuar tė traditės turko-shqiptare” pėrballė “myslimanizmit radikal arabo-aziatik nė Shqipėri?!
    Pirro Misha edhe tani qė plasi “ēėshtja e Namazgjasė” nė Elbasan nuk mund tė rrinte pa dalė nė ekranin e televizionit tė h jepte direktiva. Kėtė mundėsi ia ofroi pėrsėri “Top Channel” qė i kėrkoi opinion “studiuesit” Pirro Misha. Nuk e qartėsuan se ēfarė studiuesi ėshtė ky Pirro dhe pse studimet qė bėn ky i diplomaura pėr gjuhė frėnge e lidhkan kaq shumė mė e luftėn kundėr “Islamit radikal”. Misha nga ekrani kėrkoi tė hetohen nga shteti financimet qė vijnė nga shoqatat fetare tė vendeve arabe dhe sugjeroi qė qeveria shqiptare tė ndjekė shembullin e qeverisė sė Tunizisė, qė paska ndaluar ēdo financin nga Arabia Saudite. Misha ka tė drejtė kur kėrkon hetim pėr paratė qė hyjnė nė Shqipėri edhe pėr punėra fetare. Mbase sėpari kjo duhet bėrė pėr pėparatė qė shpenzon pa kursyer Janullatosi dhe pėr financimet nga Vatikani dhe shbuė shėrbime perėndimore qė Misha nuk ka qejf t’i zėrė nėgojė. Por, mė parė Miosha vet duhet tė bėjė publike si vinė e si sj hpėnzohen ato paratė e “Fondacionit Soros” qė i administron edhe Pirro Misha. Pėrsa i pėrket modelit tunizian tė Islamit ėshtė e kutueshme qė Misha e ka qejf atė sepse Tunizia ėshtė vendi arab ku ndikimi francez pėr sulme kundėr Islamit ndjehet mė shumė. Kėtė e tregon fare mirė Fransua Byrgat nė librin “Ballėpėballė me Islamin politik”. Nuk e dimė ku ka stdiuar problemet e fesė Gjnishi, por duket atij po i kėrkojnė qė nė Shqipėri tė pėrpiqet pėr ”Islamin tunizian” qė nė Francė pranohet si mė i pėrshtatshėm
    Qeveritarėt kanė detyrė ta mbrojnė, jo ta dėmtojnė trashėgiminė myslimane nė Shqipėri
    Nė njė reagim tė parė Gjnishi sikur deklaroi se nė Elbasan kishte grindje e sherre personale pėr interesa materiale e jo pėrplasje fetare. Por, pastaj kryesia e Komunitetit Mysliman e kaloi ballafaqimin edhe nė terrenin e kundėrvėnies midis “Islamit tė moderuar” dhe “Islamit radikal”. Po kjo kujt i shėrben? Apo pėr tė marrė disa para edhe kjo u lejuaka nga nėpunėsite Komunitetit Musliman? Shumė besimtarė myslimanė as e kanė idenė se si zgjidhet kjo kryesi, kush e zgjedh e ēfarė bėn ajo. Ndryshe nga dy bashkėsitė tjera fetare qė kanė rrėgull e displinė tė fortė, sepse nė kishėn ortodokse vendos nėpėrmjet Janullatosit Kisha-shtet e Greqisė, kurse nė bashkėsinė katolike vendos Sheti-Kishė i Vatikanit, nė punėt e bashkėsisė myslimane ka vetėm amulli, rrėmujė, punė tarafesh, vetemrime e vetshpallje nėpėr poste, ortakėri shumė tė theksuar me mekanizmat pushtetore pėr interesa qė s‘kanė tė bėjnė me fenė e me ndjenjat e besimtarėve. Mekanizmat qeveritare tė ngarkuar mė mbikqyrjen veprimtarive tė bashkėsisė myslimane e kanė dhe ato pėr detyrė tė bėjnė hapat e duhur qė me vakėfet tė mos luajė kush, qofshin kėta edhe nėpunės tė Komunitetit Mysliman. Por as kėto mekanizma qeveritare si duket s’duan ta kryejnė mirė kėtė detyrė.
    Gazeta “Albania” nė njė shkrim tė gjatė mė 3 shtator njoftonte se “Miratohet leja e ndėrtimit tek Namazgjaja nė Elbasan”. Po atė ditė “Korrieri” njoftonte “Namazgjaja kthehet nė shesh ndėrtimi”. Sigurisht qė leja do tė miratohej sepse kur hyjnė nė mes tė punės njerėz qė sigurojnė fitime tė majme nuk dalin pengesa. Jo vetėm kaq por pėr ngritjen e ndėrtesave mbi Namazgjanė e Elbasanit ka dhėnė bekimin e tij ( jo ortodoks, por laik-kryeministror) vet kryeministri Fatos Nano, duke e pėrfshirė kėtė ēėshtje edhe nė fushatėn elektorale tė Partisė Socialiste. A e kanė parė Gjnishi, Muharremi dhe kryesia e Komunitetit Mysliman njė titull nė njė gazetė tėTiranės “Nano : Votoni pėr Namzgjanė moderne”?. Fatos Nano dikur Anastas Angjelin e bėnte leckė nė mbledhjet e KPD-sė tė PS-sė pėr abuzime me pronat publike tek ”Shkėmbi i pėllumbave” nė Sarandė e vende tė tjera, sepse prekeshin interesa biznesi. Tani pėr tė bėrė Namazgjanė e Elbasanit pallate e qendėr biznesi Nano i del nė krah Angjelit. Po drejtuesit e Komunitteit Mysliman kėsi veprimesh duhet tė pranojnė pėr vakėfet?!
    Nė mbėshtetje tė skemave pėr kthimin e Namazgjasė sė Elbasanit nė objekt allishverishi e pėrfitimi material ka vepruar me zell edhe organizuesi e drejtuesi i emisionit “Anketa Jonė” nė Gjeli Vizion, qė dy ditė me radhė nga dy orė ėshtė munduar pa kurrfarė vetfrenimi ta dejtonte debatin e pjesėmarrėsve nė anketė nė atė hulli qė e u intereson tjetėrsuesve tė Namazgjasė edhe nė aspketin pronėsor, edhe nė atė funksional. Dukej jo emision i “Gjelit” por i Angjelit. Drejtuesi e teproi kur u kėshillonte myslimanėve tė mėndojnė vetėm si tė sigurojnė tė ardhura e tėmos ēajnė kokėn pėr vlerat shpirtėrore e fetare tė Namazgjasė. Ai e teproi edhe mė shumė duke spekuluar me rastin fatkeq tė njė vajze tė varfėr qė paska nevojė pėr kurim mjeksor tepėr tė specializuar dhe kėshilloi se pėr tė pėrballuar probleme tė tilla e vlen qė edhe Namazgjaja tė bėhet shesh ndėrtimi e qendėr tregtimi.Nuk ėshtė e hishme kur ata qė kanė arritur tė kenė nė dipsozicion tė tyre ekrane televizive tė manipulojnė kaq hapur me raste tė ndjeshme pėr tė imponuar pikėppamje shumė tė padrejta. Por kur shtigje tė tilla i hapin vetė drejtues e funksionarė tė administrimit tė punėve tė fesė myslimane kuptohet se tė tjerėt do tė livadhisin.
    Ndonėse konflikti ėshtė fare i rėndomtė, sikurse qindra e mijėra konflikte intersash qė lindin nė Shqipėri pa pushim pėr shkak tė korrupsionit nė biznes e nė administratėn e shtetit, dolėn shumė palė tė prirura pėr t’i dhėnė kėtij rasti ngjyrimet e njė “beteje tė madhe” fetaro-politike, gjoja midis “Islamit tradicional shqiptar” qė ende perėendimorėt nuk e kanė kuptuar dhe atij “Islamit radikal” qė po i ardhka Shqipėris nga shkretėtirat e Arabisė dhe qė perėndimorėt e shpėrfytyrojnė aq shumė shumė. Kėshtu u keqpėrdor edhe njė herė njė ndodhi e rėndmotė qė nuk ka tė bėjė me Islamin, por me biznese tė dyshimta, pėr tė ngritur stuhitė e furishme kundėr “fundamentalizmit islamik” nė Shqipėri.
    7 Shtator 2003 Abdi Baleta

Tema tė Ngjashme

  1. DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat
    Nga antonio28 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2013, 09:49
  2. Shqiperi zgjohu!
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-2008, 12:44
  3. Gazetaria investigative dhe Ferdinad Poni
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 04:00
  4. Gazetaria Rajmonda Malecka nė burgun maqedonas
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 05:51
  5. Gazetaria investigative dhe "Kompetentet e Tiranės"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 08:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •