Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Cfare mund te presesh nga nje vrases!Na ka ulur ne si vend..

    E degjova die ne lajme per Luan Plakicin por mu duk se thane qe eshte rumun?!

  2. #22
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga drini_në_L.A.
    Mendoj se është i kotë çdo koment ndaj artikullit që është sjell në krye të kësaj teme. Të paktën unë kështu mendoj.

    Sikur ndaj lajmesh të tilla, ne që ndihemi shqiptarë të pajtohemi më shumë me njëri-tjetrin,...

    Sikur ne që ndihemi shqiptarë ta mënjanonim militanizmin ndaj koncepteve dhe mësimeve të dhëna nga selitë e PDsë dhe të PSsë...

    Sikur ne që ndihemi shqiptarë t'i mënjanonim grindjet mes nesh, dhe kacafytjeve se kush e kush ka të drejtë...

    ... gjërat do shkonin më mbarë pas LAJMESH të tilla si ajo e mësipërmja.

    Të dashur bashkombas, trojet tona janë të lodhura prej qeverisieve të korruptuara! Por ato janë më shumë të lodhura nga vet populli i saj që nuk gjen dot paqe në vetvete! PSE? Pse mos pajtohemi me njëri-tjetrin? Pse mos kemi më shumë respekt për njëri-tjetrin? A s'e kuptoni që asyeja e mos-patjes drejtësi në R.SH. është vetë nga mos-dëshira jonë kolektive?

    Iu lutem, më kuptoni drejtë për ku e kam fjalën, psh konkretisht mund ta shikoni më sipër me dy klanet e ndara Krokodil vs Albo, kur çështja është pse shqiptarët nuk e duan Shqipërinë! Pikërisht i gjithë konkluzjoni im është që ndarje të tilla duhen lënë mënjanë, sepse nuk i japin zgjidhje problemve tona, dhe sepse...

    ...VETËM NËSE PAJTOHEMI TË PAKTËN ME NJËRI-TJETRIN MUND TË FILLOJMË TË SJELLIM DREJTËSINË E MUNGUAR NË TOKËN SHQIPTARË!

    A nuk e keni vënë re sa të përçarë jemi ne shqiptarët?! Unë them se kjo përçarje ka një fund, dhe kjo do të jetë kur ta respektojmë bashkombasin më shumë!

    Ai që deshi të arratiset e bëri! Ne shqiptarët e ndershëm çfarë do bëjmë? Do zihemi me njëri-tjetrin, nëse e ka fajin pushteti apo populli shqiptarë? Unë them e kemi ne fajin të gjithë sepse nuk kërkojmë më shumë drejtësi, por lefim PD ose PS!

    SHQIPËRISË I DUHET DREJTËSI DHE VETËM DREJTËSI!
    Sinqerisht,
    Drini.
    Drini !!
    Gjithnje shkruan me ton dhe paster.
    Ceshtja eshte se nuk kupton asnjeri nga ato qe ti thua.
    Shko te "temat e shtypit te dites"
    dhe shiko se sa "demokratike" jane gjerat aty dhe se si shuhen dhe paralajmerohen te "tjeret" qe kane bindje te kunderta me "Dike" qe eshte "intelektual" dhe flet ne numurin njejes,por...........vetem me artikuj gazetash.
    Per temen ne fjale ketu,qeverisjet nuk jane gjithnje burimi i te keqiave,por edhe njerezit qe kryejne veprimet kane pjese te rende ,pavaresisht se nuk kontrollohen si duhet nga ligjet qe nuk zbatohen.
    Une ngelem me mendimin se ai qe kreu kete art eshte Psikopat ,ose, eshte thjeshte trill gazetaresk.

  3. #23
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Bashkohem me DJ- Aldon kur thote se politikanet nuk kane te bejne me gjerat qe ben dikush...
    Ne rradhe te pare secili jeton per vete dhe jo per kryeministrin apo presidentin. Asnje nuk duhet te mbuloje veprimet e tij me te mirat apo te keqiat e nje politikani..
    Ata bejne cfare bejne e bejne ne emer te tyre , dhe ne duhet te jetojme dhe te punojme ne emrin tone dhe te familjeve qe kemi...
    Se ai vellai donte te jetonte ne burgun e Anglise dhe jo ne qytetin e vet ketu nuk i ka faj as Tosi dhe as Sala pasi kemi te gjithe familjet tona qe jetojne atje me veshtiresite dhe vuajtjet e perditshme..
    Shqiperia nuk eshte aq xhungel sa mundohej te na mbushte mendjen dikush me larte, eshte e varfer ekonomikisht , gje qe eshte kalimtare..
    Me gjerat qe bejme dhe themi tregojme se sa vlejme
    Per mendimin tim ai djale nuk vlen fare..
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Lajm ne Angli dhe ne forum nuk beri fakti qe nje vrases mori denimin e duhur. Lajm beri fakti qe ai u dorezua vete ne polici duke bere edhe deklaraten ne fjale.

    'Me mire ne burg ne Angli, se sa i lire ne Shqiperi!'

    Kjo ne vetvete nuk ka nevoje per koment pasi Shqiperine tani nuk e preferojne me as kriminelet per te jetuar, e jo me njerezit e ndershem.

    Vazhdoni te diskutoni per "kriminelat" dhe beni pergjithesimet e rastit.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Postuar më parë nga drini_në_L.A.
    Mendoj se është i kotë çdo koment ndaj artikullit që është sjell në krye të kësaj teme. Të paktën unë kështu mendoj.

    Sikur ndaj lajmesh të tilla, ne që ndihemi shqiptarë të pajtohemi më shumë me njëri-tjetrin,...

    Sikur ne që ndihemi shqiptarë ta mënjanonim militanizmin ndaj koncepteve dhe mësimeve të dhëna nga selitë e PDsë dhe të PSsë...

    Sikur ne që ndihemi shqiptarë t'i mënjanonim grindjet mes nesh, dhe kacafytjeve se kush e kush ka të drejtë...

    ... gjërat do shkonin më mbarë pas LAJMESH të tilla si ajo e mësipërmja.

    Të dashur bashkombas, trojet tona janë të lodhura prej qeverisieve të korruptuara! Por ato janë më shumë të lodhura nga vet populli i saj që nuk gjen dot paqe në vetvete! PSE? Pse mos pajtohemi me njëri-tjetrin? Pse mos kemi më shumë respekt për njëri-tjetrin? A s'e kuptoni që asyeja e mos-patjes drejtësi në R.SH. është vetë nga mos-dëshira jonë kolektive?

    Iu lutem, më kuptoni drejtë për ku e kam fjalën, psh konkretisht mund ta shikoni më sipër me dy klanet e ndara Krokodil vs Albo, kur çështja është pse shqiptarët nuk e duan Shqipërinë! Pikërisht i gjithë konkluzjoni im është që ndarje të tilla duhen lënë mënjanë, sepse nuk i japin zgjidhje problemve tona, dhe sepse...

    ...VETËM NËSE PAJTOHEMI TË PAKTËN ME NJËRI-TJETRIN MUND TË FILLOJMË TË SJELLIM DREJTËSINË E MUNGUAR NË TOKËN SHQIPTARË!

    A nuk e keni vënë re sa të përçarë jemi ne shqiptarët?! Unë them se kjo përçarje ka një fund, dhe kjo do të jetë kur ta respektojmë bashkombasin më shumë!

    Ai që deshi të arratiset e bëri! Ne shqiptarët e ndershëm çfarë do bëjmë? Do zihemi me njëri-tjetrin, nëse e ka fajin pushteti apo populli shqiptarë? Unë them e kemi ne fajin të gjithë sepse nuk kërkojmë më shumë drejtësi, por lefim PD ose PS!

    SHQIPËRISË I DUHET DREJTËSI DHE VETËM DREJTËSI!
    Sinqerisht,
    Drini.
    O Drini je i larte vllai, eshte me te vertete per t'u admiruar gjykimi jot.

    E perkrah 100+% arsyen tende mbi dukurine "e pajtimit" dhe te "drejtesise" te pamjaftueshme ose me mire te shprehem qe nuk egziston ne Shqiperi midis shqiptareve.

    Ajo qe un kam deshire t'i shtoj postimit tend eshte thjesht nje kontrast me te theksuar qe ka te beje me:

    "respekti midis shqiptareve fatkeqesisht mungon ose eshte relativisht i zbehur, duke ja lene ne kete menyre vendin arrogances dhe hipokrizise, qe jane {krimbi i shoqerise shqiptare}

    Prandaj edhe un i bej thirrje (perseris edhe nje here ate c'ka nisi Drini) te gjitheve qe jane duke lexuar kete postim si dhe postime te tjera te reflektohemi ne vetvete o burrat e dheut dhe ju goca qe ta hedhim pas te kaluaren dhe te nisim nje fillim te ri, si dhe lutem te percillni te njejtat mesazhe tek shoket apo shoqet tuaja .

    Jemi vec ne rinia e sotme, e cila ka potencialin per te sheruar mendjen e semure te se kaluares.

    I pershenes te gjithe pa perjashtim qe moren pjese ne kete teme,
    dhe m.q.s jemi ne prag festash ju uroj vec shenet dhe gezime ne familjet tuaja gjate dites se madhe krishtlindjeve si dhe vitit e ri 2004.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 23-12-2003 më 15:09

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. "Më fal çfarë jeni duke porositur ???? "
    Nga DESA në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-08-2010, 16:39
  3. Pse është e vështirë të thuash "Më Fal"?
    Nga _Mina_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 19:53
  4. "Më fejuan në djep, por mora burrin që dashurova"
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2004, 06:28
  5. "Me barin e thate digjet dhe i njomi"
    Nga saimiri-uk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2004, 12:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •