Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Policia e Shtetit te korruptuar !

    Te gjitha akuzat ndaj kryepolicit Dida
    * Ish drejtori i perjashtuar i policise se Beratit Ilirian Dida, akuzohet per implikim ne vrasjen e Gjergji Gushalit, baba i dy vajzave te mitura, i cili, gjashte dite pas zhdukjes, u gjet i vrare dhe i hedhur ne kanal, ndermjet Beratit e Lushnjes

    * Akuza te bera publike per bllokimin e veprimtarise se ligjshme te nje biznesmeni ne Berat. Vete biznesmeni ka bere padi penale ndaj Dides e Prefektit Pelivan Shatri

    * Akuza per mbushjen me urdher te tij, kur ishte shef komisariati i Gjirokastres, te disa qindra pasaportave te bardha, te vjedhura ne repartin 100 ne vitin 1997

    * Akuza per zhbllokimin korruptiv te makinave te shtrenjta ne Berat, perfshire edhe nje Benz te blinduar

    * Akuza e bere nga shefi i komisariatit te Beratit Lefter Maliqi, sipas te ciles, Dida eshte larguar nga policia me 1993, per shkak te lidhjeve me trafikun e droges

    * Akuze nga shefi i komisariatit te Beratit Lefter Maliqi, se ka blere nje toke me shumen 100 milione leke, ne periferi te Tiranes

    * Akuze se ne kohen kur ishte drejtor policie ne Kukes, ka improvizuar nje atentat ndaj vetes, me qellim per t'u larguar. Edhe kjo akuze eshte bere nga shefi i komisariatit te Beratit Lefter Maliqi Korrieri", 9 korrik 2002
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vrasja, "zhvishet" kryepolici Dida
    Qeveria shkarkoi dje drejtorin e Policise se Beratit Ilirian Dida, duke e perjashtuar edhe nga Policia e Shtetit. Akuzohet per pengim te hetimeve mbi vrasjen e Gjergji Gushalit me 6 nentor 2001 e favorizim te policeve te inkriminuar. Ministria e Rendit: "Morem vendimin, edhe per t'i hapur rrugen prokurorise te hetoje plotesisht akuzat". Flet Mimoza Gushali, e veja e te vrarit: "Ju rrefej pse Dida ka gisht ne vrasjen". Deshmia e okularit: "Cfare pashe naten e ekzekutimit"

    Drejtori i policise se Qarkut te Beratit, Ilirjan Dida eshte liruar nga detyra dhe perjashtuar nga rradhet e Policise se Shtetit. Vendimi eshte marre mbremjen e se henes dhe i eshte komunikuar Dides dje ne mengjes. Motivi i perjashtimit te tij ka qene "thyerje e rende e detyres". Burime nga Ministria e Rendit pohojne se Dida ka favorizuar policet e inkriminuar, si dhe ka penguar hetimet mbi vrasjen e nje shtetasi. Te njejtat burime shtuan se "morem vendimin, edhe qe t'i hapim rrugen prokurorise te hetoje plotesisht akuzat". Burime te policise se Beratit, bene te ditur dje per "Korrieri"-n, se heret ne mengjes, drejtori i policise se qarkut Ilirian Dida, ka udhetuar drejt Ministrise se Rendit ku, i eshte komunikuar dhe urdheri per lirimin nga detyra, post te cilin ai e mban qe prej tre vitesh. Dida sipas burimeve eshte perjashtuar edhe nga rradhet e policise se shtetit. Pasditen e se henes, zv/Ministri i Rendit Igli Toska kreu nje takim me Kryeministrin Fatos Nano ku mendohet te jete diskutuar edhe rreth zhveshjes se Dides. Pak ore pas takimit Toska-Nano, (emerimet e shkarkimet e drejtoreve te policise jane nomenklature e kreut te qeverise), eshte firmosur urdheri per perjashtimin e kryepolicit te Beratit nga policia e Shtetit. Shkarkimi i Ilirian Dides ka ardhur me motivacionin per pengim te hetimeve per nje vrasje te ndodhur dy vjet me pare ne kete qytet. Drejtori i policise Ilirian Dida eshte akuzuar per perfshirjen ne nje vrasje nga vete bashkeshortja e viktimes, Gjergji Gushali. Akuza nuk eshte marre parasysh pasi hetimet e ngjarjes u lane ne mes. Dida u akuzua nga Mimoza Gushali, se kishte gisht ne vrasjen e burrit te saj Gjergj Gushali, ne 6 nentor 2001. Sipas vejushes, Dida ishte njeriu i fundit qe kishte komunikuar me te ndjerin. Gushali lindur ne qytetin e Beratit, baba i dy femijeve, u gjend i vdekur pas gjashte ditesh i zhdukur. Kreu i perjashtuar i policise se Beratit Ilirian Dida ishte ulur ne kete post tre vjet me pare duke zevendesuar Ylli Tafilin. Gjate ketyre viteve ai ka pasur mjaft perplasje me ish kreu e prokurorise Kozma Ziu, si dhe me ish komisarin Lefter Maliqi. Gjate ketyre viteve, Dida dhe organi qe ai drejtonte jane akuzuar per dhune te ushtruar ne dhomat e paraburgimit.

    Akuzat e Mimozes

    Gjithcka ka nisur me 6 nentor te vitit 2001 kur, ne policine e Beratit behet denoncimi per zhdukjen e Gjergji Gushalit. Denoncimi .Ka qene bashkeshortja e tij Mimoza qe pasi, ka pritur ne banese burrin dhe ky nuk eshte kthyer, ka bere denoncim per zhdukjen e tij ne organin blu, duke kerkuar ndihme. "Njeriu i fundit me te cilin eshte takuar im shoq ka qene drejtori i policise Ilirian Dida", pohoi gruaja e Gushalit diten pas zhdukjes se bashkeshortit. "Gjergji u zhduk nga shtepia me 6 nentor te vitit 2001, por ate dite ka shkuar ne Tirane dhe gjate dites kam folur me te ne telefon pasi, me informonte se ku ishte dhe cfare bente. Heren e fundit qe kam folur me te ne telefon ai me tha se ndodhej ne Berat dhe do te takonte drejtorin e policise Ilirjan Dida per te nxjere nje makine te bllokuar ku, do t'i jepte Dides, ne kembim dhe pese milione leke. Takimi midis drejtorit te policise dhe burrit tim do te behej ne nje lokal te lagjes", shprehet Mimoza. E veja ka pohuar ne nje interviste per "Korrieri"-n, se "per nje makine BMV te bllokuar, me duart e mija i dhashe pese milione leke, nje shoqeruesi te Dides, kur ky rrinte pak me larg ne makinen e policise. Mbaj mend qe gjergji dhe me pare i kishte dhene leke Drejtorit. Pas atij takimi, sipas bashkeshortes, askush nuk e pa me Gushalin. "Gjashte dite rresht kam kerkuar qe policia te beje dicka per gjetjen e babait te dy vajzave tona, kete ia kam kerkuar vete edhe drejtorit Dida duke i kerkuar te zbardhte te verteten te cilen ai e njihte mjaft mire". "Pas gjashte ditesh me 12 nentor policia e Beratit dhe ajo e Lushnjes gjejne prane fshatit Fier Shegan, anes nje kanali, te vrare me arme zjarri, te zhdukurin Gjergji Gushali. Prokuroria e Lushnjes nisi hetimet e kesaj ngjarje ku, deri me sot nuk eshte zbardhur asgje ne lidhje me motivet e vrsasjes, ndonese ka kaluar nje vit".

    "Te zbardhet e verteta"

    Dje pasi ka mesuar lirimin e drejtorit Dida, nena e dy vajzave tashme jetime, thote se "kerkoj vetem nje gje nga drejtesia, te zbardhet e verteta e vrasjes se burrit". "Fakti qe njeriu i fundit qe u takuar me tim shoq, ishte drejtori Dida dhe mosndihmesa per gjetjen e tij me bejne te akuzoj Diden se eshte i perfshire ne ngjarje", thekson e veja Mimoza. "Nuk do te rresht ne asnje cast te jetes time se kerkuari te verteten e vrasjes se burrit tim. Im shoq nuk kishte hasmeri dhe nuk perzihej me askend dhe askush nuk kishte perse te hakmerrej". Eriola Azizolli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Enigma, largohet kryepolici i Beratit Ilirian Dida
    Largohet nga detyra kreu i Policise se Beratit Ilirian Dida. Nga 31 gushti ai nuk ndodhet me ne kete detyre. Ne vend te tij, kreu i dikasterit te Rendit Luan Rama, ka komanduar nendrejtorin dhe shefin e krimeve te kesaj drejtorie, Dashnor Duro. Pas me shume se dy vite drejtimi te Policise se Beratit, Ilirian Dida, nuk jane bere te ditura motivet e ketij largimi. Para se te drejtonte policine e Beratit, Ilirian Dida ka drejtuar efektivat e drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit, si dhe ka qene nendrejtor ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Beratit. Kater dite me vone, Dida eshte rikthyer ne detyre, serish ne rrethana qe nuk u bene te ditura. "Korrieri", 3 shtator 2003

    Deshmia qe "implikon Diden ne vrasje"

    Deshmia e meposhtme eshte pjese e rendesishme e dosjes qe nisi te hetohet nga prokuroria. Ajo se bashku me deshmi te tjera, akuzojne drejtorin e policise se Beratit per implikim ne vrasje. "Korrieri", ka fshire per arsye te demtimit te hetimit e te deshmitareve, emrat e personave e te vendeve qe deshmohen. Kryepolici Dida, sipas deshmive, me 6 nentor 2001, ka marre ne makinen e tij me targa te policise Mitsubishi Pajero, Gjergji Gushalin. Pas ketij kontakti, Gushali nuk eshte pergjigjur me ne telefon. Pak dite me vone me 12 nentor ai gjendet i vrare ne kufi me Lushnjen. Kufoma ishte dekompozuar dhe sipas eksperteve gjendej atje prej nje jave.

    Deshmia

    "Une ..., deklaroj ngjarjen. Jam takur shpesh me Gjergjin mbreme. Ne nje cast ai me thote ta le diku larg nje klubi..., ne qytetin e Beratit. E pyeta se ku shkonte, me tha se kam lene nje takim me drejtorin e policise per te marre nje BMV. Une i thashe qe me gjithe ato leke qe i dhe nuk te nxorri makinen. Ai me tha se s'ka problem dhe qe ate cast, s'jam pare me me Gjergjin. Ai pas dhjete minutash me ka marre ne celular e me pyeti ndersa beja xhiro te rruga... Me pyeti mos shikon makinen e drejtorit dhe sa vete jane brenda. Pas dy minutash nga telefonata, kalon makina Pajero e drejtorit ku ndodheshin dy vete. E mora ne telefon Gjergjin dhe i thashe se po vjen drejt rruges... Mire me tha, vazhdo ik. Une nuk ika por pashe pas pese minutash qe makina Pajero po kthehej nga rruga..., dhe une pashe se mos Gjergji ishte brenda por s'arrita ta dalloja. Kam ecur me makine prapa Pajeros, deri tek merkato, dhe pas meje me shpejtesi, kam pare makinen me targa.... Nderkohe une i hap krahun makines se..., e cila vazhdoi te ece me shpejtesi pas mamkines se drejtorit, ne drejtim te lagjes poshte... Nderkohe me shtyu meraku dhe i rashe ne celular Gjergjit. I ra pese here zilja e nuk u pergjigj. E telefonova pas pese minutash e gjithe naten por celulari dilte i mbyllur. Te nesermen kam takuar..., e treguar si me lart, ..., e cila m'u kerkua me shkrim". "Korrieri", 9 korrik 2002
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    E VERTETA E KRYEPOLICIT QE SHKATERROI BANDAT !!!!!
    Kete loje per shkarkimin e figurave te policise po e drejton Fatos Nano,,,pas shkarkimit te Neritan NAllbanit e disa figurave te larta te policise i erdhi rradhe dhe DIDES...
    E perbashket ne keto figura eshte se ata njihen per perkrahjen qe i kane dhene Ilir Metes,,,
    Ja disa te verteta qe gazetat nuk i shkruajne ose i anashkalojne qellimisht !!!
    ==DIDA ka mbaruar Shkollen e Ministrise se Rendit me rezultate te shkelqyera e me medalje ari,,,,
    ==Ka bere nje kurs specializimi per Antikrim ne Itali
    ku shteti shqiptar nisi figurat me te afta te policise....
    ==Ka 2 vjet qe ne qytetin e Beratit nuk ka ndodh nje vrasje, kur te gjithe e dine qe ne kete qytet problematik u vrane ne kohe te 97 rreth 500 veta...
    ==Personi i vrare , per te cilin akuzohet DIDA, ka qene person problematik ne Berat, e NJIHEJ SI MJESHTRI I GRABITJEVE TE BANESAVE,,,,quhej mjeshter sepse vidhte pa lene gjurme ,,,Fare mire ate mund ta kene eleminuar persona
    qe ai u ka hyre ne hak,,,
    ==Ish-shefin Maliqi , DIDA e akuzoi ne ate kohe per shitje pasaportash dhe e kaloi ne ndjekje penale,,,eshte normale qe fjalet e tij jane nje hakmarrje per ate qe i beri DIDA....
    ==Ate token qe thote ai Dida e ka blere rreth 4-5 mil lek...(e di kete se njof pronarin e tokes),,,
    ==Atentatin ne kukes e pa gjith KUKESI,,,dhe personat qe do ta vrisnin per nje makine te bllokuar,,shoferi i tij qe ish kuksian i ka shpetu jeten,,,
    Nderhyra ne kete bisede vetem per te treguar qe shteti shqiptar ska per te pas stabilitet kurre! Une nuk ve dore ne zjarr qe Dida apo te tjeret nuk i pelqejne leket nen dore,,,
    po kush eshte ai politikan ne shqiperi qe nuk i ka ndy duart,,,
    te pakten shifni dhe punen qe ka bere,,,e jo te shkarkosh
    KOLONELA sikur te ishin police me fillore,,,
    Se ku do i gjej NANO keta DREJTORET e PAKORRUPTUAR nje zot e di,,,
    Por e rendesishme per TE eshte te jene NEN VARESINE E TIJ,,,
    Pershendetje,,,
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BERATASE
    Anėtarėsuar
    19-12-2003
    Vendndodhja
    e di vete se ku jame
    Postime
    78
    Ilirjan Dida ti ylle sbesoj kurre se mund te kete kryer nje akt te tille .
    Jame dakort se policia e shetit shqiptar eshte e korruptuar po ju shifni gazetat qe dine te ,mbushin faqet dhe krijojne paniqe ne popull kjo gj ben te mbushen mendje te atyre qe ndoshta e kane paksa bosh .
    Jame dakort per te tjera per kete ndoshta dhe mbase jeni gabim .
    La leggenda del fiume Osum


    Le due vette dei monti Tomorri e Shpirag erano fratelli rivali innamorati della stessa fanciulla. La passione risultņ fatale a entrambi: si affrontarono in duello e caddero in campo. Le lacrime della ragazza diedero origine alle acque del fiume le cui rive sono collegate da un caratteristico ponte.

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Trafiku i droges, shkarkohet oficeri i Rinasit
    Nga [Perla] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 09:08
  4. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31
  5. Agim Pepa vetėdorėzohet ne polici
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •