Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Babai perdhunon te bijen 12-vjecare!!

    Krim i rende ne lagjen "Spitalle" te qytetit te Durresit. Feriz Ismailaj, eshte kapur nga bashkeshortja duek kryer marredhenie seksuale me dhune ne shtratin e tyre bashkeshortor.

    Arrestohet tete ore pas denoncimit te gruas se tmerruar. Deshmia e te mitures. "Babi kishte disa muaj qe me ngacmonte". Si abuzoi i ati, duke cuar bashkeshorten te nje shok i tij dhe "kurthi" i saj, qe e coi ne pranga

    Ruan castin kur largohet e shoqja per te marre disa para borxh dhe i versulet te bijes se mitur duke e perdhunuar. Krimi makaber ka ndodhur ne Spitalle te Durresit dhe i dyshuari i incestit, eshte arrestuar vetem pak ore pas ngjarjes. Policia e Durresit prangosi Feriz Ismailaj, lindur ne Tropoje dhe banor i lagjes 16 te qytetit bregdetar, pasi akuzohet se kishte kryer marredhenie seksuale me dhune me vajzen e tij 12 vjecare, E.Ismailaj. E ema e vajzes kishte dyshuar mbi veprimet e bashkeshortit te saj dhe e kishte zbuluar ate ne dhomen e tyre te gjumit, teksa ai po perdhunonte te bijen e mitur. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00, mbremjen e se martes. E tmerruar nga pamja, ajo kishte njoftuar menjehere uniformat blu.

    Incesti i tropojanit

    "Kishte disa muaj qe vajza me tregonte mbi ngacmimet e babait", - ka filluar nena e shastisur tregimin e saj ne Drejtorine e Policise se Durresit. "Me te vertete kisha filluar te dyshoja dhe tregohesha e vemendshme qe te mos e lija vetem me vajzen". Feriz Islamaj, 34 vjec, lindur ne Tropoje dhe banor i lagjes 16 te Durresit, kishte disa vite qe ishte shperngulur nga qyteti verior dhe qe vendosur ne bregdet, ne zonen e ish-kenetes. Me arsim tetevjecar, ne te kaluaren, nuk kishte patur probleme me ligjin. Nderkohe, sipas deshmise se te shoqes, ai nuk vuante as nga ndonje crregullim mendor. Por, muajt e fundit, kishte filluar ta ngacmonte te bijen ne menyra teper te dyshimta dhe bezdisese per te. Ne fakt, vajza ishte rrefyer tek e ema per sjelljet e babait te saj. Fillimisht ajo nuk i kishte besuar ato dhe i kishte marre per "trille" te moshes. Por, rrefimet e vajzes u bene gjithnje e me te shpeshta dhe ngacmimet me serioze ne natyre. Per kete, e ema vendos te tregohet me vigjilente dhe te mos lere hapesira per abuzime. Ajo tregohej e kujdesshme qe te mos i linte babe e bije vetem. Dhe, dyshimi dhe kujdesi bene frika e saj e tmerrshme te vertetohej. Mbremjen e se martes, Ferizi i kishte thene te shoqes te shkonte tek nje miku i tij per te marre nje porosi. Sipas burimeve policore, gruaja ishte nisur per tek nje shok i burrit te saj per te marre nje sasi te hollash borxh. Burri i kishte thene te shkonte tek shtepia e shokut te tij dhe te merrte porosine pasi ai vete kishte folur me ate dhe ai po e priste. Por, gruaja dyshuese eshte kthyer mbrapsht ne shtepi, pa shkuar ne vendin ku ajo duhet te shkonte, dhe dyshimet e saj ishin vertetuar. Ajo gjen burrin dhe vajzen te zhveshur ne dhomen e gjumit dhe, menjehere, lajmeron policine.

    E ema i kap "mat"

    Pasi ishte larguar gruaja, babai i kishte drejtuar syte nga vajza e tij. Por, ne syte e tij nuk kishte dashuri prinderore. Ai kishte mbyllur deren e shtepise, kishte marre vajzen me force, dhe i ishin drejtuar dhomes se gjumit. Ai e ka zhveshur me force te bijen, eshte zhveshur edhe vete, dhe ka filluar te kryeje aktin e pamenduar per nje baba kundrejt femijes se tij. E ema eshte kthyer shpejt ne shtepi, vetem dhjete minuta pasi ishte larguar. Por, kishte gjetur deren e mbyllur. Ajo kishte filluar te therrase dhe, me nje mjet te forte, ka mundur te hape deren. Ne dhomen e gjumit ajo ka pare tmerr me sy. Pas disa caste debati me burrin e saj, ka njoftuar menjehere policine.

    Prangat dhe qelia

    Afer mesnates, uniformat blu jane dukur prane baneses duke prangosur babain. Punonjesit e Policise Kriminale kane marre ne pyetje vajzen 12 vjecare, femija i vetem i ciftit, dhe nenen e saj. Per shkak te llojit te vepres penale te kryer, si edhe per shkak te marredhenieve te tyre me te akuzuarin, identiteti i plote i dy femrave nuk behet i ditur nga policia. Ka qene vajza qe ka treguar minutat e tmerrit kur ajo gjendej vetem me babain e saj. Ajo ka treguar se si ai e kishte marre me force dhe e kishte zhveshur. Vajza i nenshtruar nje kontrolli mjeko-ligjor per vertetuar nese Feriz Islamaj e ka konsumuar vepren kriminale apo ajo ka mbetur ne tentative nga nderhyrja e gruas se tij.

  2. #2
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Keta lloj shtazesh,vetem ne shkrepat ku linden,mund te kene vend.
    Aty jane mesuar te jene shtaze e aty ndjehen te qete.
    ne mes qyteterimit e duke pare filma e kanale te ndryshem televizive,ketyre lloj shtazeve ju leviz truri mbrapsht.
    vetem tu besh cfare ju bejne femijeve te tyre.
    Kjo eshte per mua tortura dhe denimi me i madh per ta.
    Nje pedofil ne Greqi,(qe per mungese faktesh per perdhunim,u denua vetem per pakujdesi duke shkaktuar vdekjen e te birit 13 vjecar), u perdhunua me rradhe nga disa te burgosur te tjere dhe me pas e varen.
    Kete fat duhet te kene shtazet.

  3. #3
    pa emer Maska e Shkoder_Gurl
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    398
    ajo eshte gjeja me sick qe nje prinder mund te bej femis te tyre

    per njerezit prinderit jan personat me te vlershem ne jet e me te dashur ne jet...ata te gjenden pran e te ndihmojn ne cdo lloj situate te keqe qe mund te hysh...kur pamja e prinderve prishet atere kujt mund ti besosh??? me vjen shum keq per ate vajz...ato lloj gjerash len njoll....shyqyr qe ka maman dhe te dyja mbase e perballojn bashk pasojat
    ne qefin tim

Tema tė Ngjashme

  1. Forca e jetės nė kėmbėt e vogėlushes 10 vjeēare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:44
  2. Skandal Martohet me njė 12- vjeēare, pėrfundon nė polici!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:54
  3. Athine, pronari drogon dhe perdhunon 16-vjecaren shqiptare
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 07:29
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •