Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 122 prej 122

Tema: Spiunazhi

  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2019
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Sqarim

    Citim Postuar mė parė nga wittstar Lexo Postimin
    Bibjan Mirakaj eshte i biri i Kol Bib Mirakajt
    Ndersa Gjon Radovani eshte i biri i nje qytetari shqiptar nga veriu i Shqiperise i cili
    sipa perkthyesit Petro Zheji ka qene nje punonjes i sigurimit shqiptar i kamufluar nen masken e te persekutuarit ne kohen e monizmit.
    Quhem Bibjan Mirakaj. Duke lundruar ne internet hasa ne nje publikim te ketij Forumi, bere nga nje person me nofken Wittstar, i cili nuk ka patur kurajon te identifikohet me emrin e tij te vertete.

    Ky individ rezulton i antaresuar me 04-02-2003 dhe publikimi i tij mbaj titullin. "Le te flasim pak per kunderzbulimin shqiptar ne rradhet e refugjateve". Me duhet te replikoj dhe te hedh poshte me neveri insinuatat e paturpshme te bera nga ky individ lidhur me perfshirjen time ne sherbimet e sigurimit te shtetit. Eshte e vertete qe jam emigrant ne Gjermani, mbritur ne kete vend me eksodin e ambasadave. Jam i biri i Ndoc Kol Mirakaj , i cili ka dhene jeten ne lufte me bandat kriminale te komunizmit. Kol Bib Mirakaj eshte gjyshi im. Historia e familjes sime te madhe eshte e mbushur me qendrestare qe vune gjithcka ne sherbim te atdheut. Te gjithe te persekutuar ne format me cnjerezore nga regjimi. Dhjetra te vrare, te burgosur apo internuar . Familjarisht kam qene ne internim deri diten kur u hapen portat e ambasades, drejt se ciles renda ne kerkim te lirise. Pas aq shume vuajtjesh, nese ka dicka e cila me ben vertet krenar eshte qendresa ndaj represionit dhe shantazheve te atij regjimi kriminal. Rreth nje vit me pare jam drejtuar ne Autoritetin e hapjes se Dosjeve te sigurimit te Shtetit per te patur mundesi te njihesha me personat e implikuar ne luften e tmerrshme ndaj meje dhe tim eti. Pergjigja ishte shume e thate 'qe une dhe im ate nuk figuronim te shantazhuar, implikuar apo perfshire ne ate sherbim". Eshte vertet shume e papelqyeshme per mua te shkruaj keto rreshta, por e ndjeva te nevojshme te pergjigjesha individit te paemer, qe me aq paturpesi hedh balte mbi emrin tim. Gjithsesi, duke u perpjekur te gjej se kush eshte ky person keqdashes, mendoj se ky individ quhet Ilir Kroi, i rritur ne Bllokun komunist. Eshte nipi i Bedri Spahiut. Pasi ky i fundit u burgos, ai u adoptua nga daja i tij, Haxhi Kroi, nje person shume i afert i diktatorit. Ky person pat mberritur ne Gjermani para eksodit te ambasadave, ne cilesine e nje turisti. Emigrantet qe mberriten me pas nepermjet ambasadave ne qytetin e Heidelbergut, nuk e pranuan dot faktin qe nje i perkedhelur si ai, te meritonte azil politik . Si nje djale i rritur ne Bllokun komunist, e denoncuan ate ne polici, sepse ai sipas tyre mund te ishte spiun i sigurimit te shtetit. Une aso kohe jetoja ne Mynster, ne veri te Gjermanise. Kur jam transferuar ne Heidelberg, ky konflikt me bashkeatdhetare te tjere kishte nisur. Duke pare ndikimin qe une pata nder bashkeatdhetaret , ky individ kerkoi qe une te shkruaja nje artikull ku te pergenjeshtroja akuzat ndaj tij. Pa asnje hezitim une e refuzova kete gje, pasi nuk kisha dijeni per ate konflikt. Ndoshta ketu fillon dhe armiqesia e ketij personi ndaj meje. Por ai ne vazhdimesi demostroi dhe probleme te renda psiqike, gje per te cilen shtrohej here pas here ne spital. Ne shkrimin e tij ai perbalt edhe dy emra te tjere, te cilet gjithashtu jane emra te nderuar. Gjithsesi ata mund ta bejne vete mbrojtjen e tyre. Nese individi Ilir kroi ka ende akses ne kete Forum, e ftoj te dokumentoje akuzat e tij, ose perndryshe te kerkoje falje per kete perbaltje. Uroj qe ne te ardhmen personat qe kane dicka per te thene apo replikuar te prezantohen me emrat e tyre te vertete. Le te jete kjo edhe nje verejtje per administratoret e forumit. Suksese ne te ardhmen.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2019
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Le te flasim pak per kunderzbulimin shqiptar ne rradhet e refugjateve

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •