Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 122

Tema: Spiunazhi

  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje spiun ishte.. origjin shqiptare nga kosova.. punonte neper stamboll e ankara.. e atje lunte me disa porta.. me gjerman me anglez e me cti vinte mbar..boll tja mushnin xhepin..

  2. #82
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    A e dini se kush ishte "Ciceroni" ?
    Nuk e di nese pyetjen tende e ke bere ne lidhje me Iliaz Bazna qe eshte cilesuar si "Ciceroni".. Ky eshte materiali qe kam gjetur..


    Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut nė ēelėsabėrės

    Iliaz Bazna ėshtė emri i legjendės shqiptare tė spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur nė vitin 1904, nė Prishtinė, nė kohėn kur krahina e Kosovės, por edhe pjesa mė e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithė familja e tij janė shqiptarė nė origjinė, por nė edukimin e tij ndikoi shumė tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte njė mysliman i devotshėm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarėt kanė jetuar kohėn e xhonturqve, d.m.th., tė turqve tė rinj, nė kohėn e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushėrinjtė e parė tė tij, por edhe Bazna vetė, patėn studiuar nė njė akademi ushtarake turke dhe arritėn tė shkėlqejnė me punė, aq sa njėri prej tyre ka qenė kryebashkiaku i Ankarasė nga viti 1960 - 1962. Por agjenti i ardhshėm, Bazna, do tė flakej jashtė akademisė ushtarake dhe nė vitin 1919 do tė niste jetėn e keqbėrėsit ordiner nė Stambollin e pushtuar nga aleatėt. Fillimisht kapet duke vjedhur armė nė depot e ushtrisė britanike, dhe pėr kėtė kalon njė pjesė tė jetės sė tij nė kampin penal tė Marsejės. Pasi doli kampi, zuri punė nė njė fabrikė ku prodhoheshin ēelėsa pėr kasafortat dhe bėhet mjeshtėr nė kėtė profesion, pas disa dėshtimesh nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur punė nė pėrfaqėsitė diplomatike.


    Dokumentet sekrete

    Pasi punoi pėr njė ambasador jugosllav, pėr njė konsull britanik, pėr njė atashe ushtarak amerikan ai arrin tė punėsohet nga ambasadori britanik, Knaēbull-Hugesen, nė Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i pėrgatitur pėr tė mos ia hedhur kėrrkush. Nė fillimin e vitit 1943 ambasadosri punėsoi Baznėn, njė njeri i mprehtė, servil dhe dinak, i cili e dinte se ē’duhet tė bėnte pėr padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrėnguar ta linte akademinė qe kthyer nė njė autodidakt dhe kishte njohuri tė mira nė disa gjuhė, tė cilat i fliste rrjedhshėm. Ai ishte i pėrpiktė nė realizimin e tė gjitha detyrave. Hugesen e vlerėsoi Baznėn dhe i besoi atij verbėrisht pėr tė gjitha. Pra, ai nisi tė mbėshtetet tek Bazna. Kėshtu, Bazna, brenda pak muajve, i mėsoi tė gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lėvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bė njeriu mė i privilegjuar dhe mė i besuar. Ai zbuloi qė punėdhėnėsi i tij solli nė shtėpi dokumente shumė tė rėndėsishme sekrete pėr t’i studiuar. Madje, ai vuri re qė Hugesen i mbante dokumentet nė kasafortė. Bazna, mjeshtri i ēelėsave tė kasafortave, arriti t’i dublojė ēelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave tė kasafortės sekrete dhe i tėrhoqi dokumentet. Kėshtu, mė 20 tetor ai i merr ato dhe, me anėn e njė likuidi tė quajtur “Leica”, prodhon faksimile tė tyre. Ishte koha e Konferencės sė Teheranit dhe Bazna jo vetėm qė zbuloi dokumente sekrete, qė kishin tė bėnin me operacionet e aleatėve nė Normandi, por ai mėsoi shumė tė fshehta nė lidhje me rrezikun qė i kanosej Ballkanit.


    Takimi me gjermanin Ludvig

    Nė mbrėmjen e 26 tetorit tė vitit 1943 Bazna takohet me njė zyrtar tė lartė tė ambasadės gjermane, pėr tė cilin kishte punuar mė pėrpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartė gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan sė bashku nė fshehtėsi. Bazna i kėrkoi gjermanit 20 mijė stėrlina nė kėmbim tė informacionit. Gjermani e refuzoi pėr momentin kėrkesėn e shqiptarit, duke i thėnė se nuk ishte i gatshėm tė jepte shuma tė tilla. Megjithatė, ai e kuptoi se bėhej fjalė pėr njė informacion shumė tė rėndėsishėm dhe kėmbėnguli tė shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se tė paguhej, pėrndryshe do t’ua shiste ato sovjetikėve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet nė bobinė filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanėve 15 mijė stėrlina. Ludvigu kishte nė dispozicion 3 ditė pėr ta vlerėsuar ofertėn e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun nė ambasadėn gjermane nė datėn 30 tetor 1943, nė orėn 3 pasdite dhe do tė prezantohej nė telefon si “Pierre”. Ai do tė pyeste nėse Ludvigu kishte ndonjė letėr pėr tė. Nėse pėrgjigja do tė ishte negative, atėherė gjermanėt nuk do tė dėgjonin mė kurrė pėr tė. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri njė kapele qė i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranė gjermanit dhe i tha me zė tė ulėt: “Ju doni tė dini se kush jam unė? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna nė mėnyr tė habitshme iu zhduk nga sytė Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atė nėpėr rrugė, por nuk e pa mė. Mengjesin tjetėr Ludvigu ia tregoi historinė e tij ambasadorit gjerman nė Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrė me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunė nė Amerikė, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famė, dhe tashmė ishte pėrfshirė nė tė gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut tė Tretė. Duke qenė se Turqia ishte njė vend neutral, ajo ishte bėrė njė qendėr e spiunazhit tė tė gjitha fuqive tė mėdha.


    Si e mori shqiptari emrin “Cicero”

    Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumėn prej 20 mijė stėrlinash, pėr njė informacion akoma tė pavėrtetuar. Pėr mė tepėr, ai i tha se ky vendim duhet tė merrej nga nivele mė tė larta shtetėrore nė Gjermani, pra nga ministri i Jashtėm i Gjermanisė tė asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dėrgoi njė mesazh tė koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatėn dhe i kėrkonte shumėn prej 20 mijė stėrlinash si fillim, ndėrsa mė pas do tė procedohej edhe me shuma tė tjera. Shuma duhet tė mbėrrinte nė Ankara jo mė vonė se 30 tetori, pėrndryshe operacioni do tė dėshtonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte tė tillė, pėrgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

    Ludvigu shkoi mė pas, sipas urdhrit, nė zyrėn e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej tė bėnte marrėveshje me atė qė tashmė do tė quhej “Ciceron”, sipas emrit tė marrė nga oratori i famshėm romak, pasi informacioni ishte shumė shpresėdhėnės. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbėrritur dhe me vete kishte sjellė edhe 20 mijė stėrlinat. Megjithatė, ambasadori e kėshilloi Ludvigun qė tė ishte i kujdesshėm, pasi puna qė po bėnte ishte me rrezik. Takimi u bė nė vendin e caktuar dhe shqiptari i dorėzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndėrsa Ludvigu u zgjat tė merrte bobinat shqiptari i qetė i tha: “Mė parė, paratė”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numėroi paratė. Ai kėmbėnguli qė, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat tė zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord pėr tė pritur vetėm gjysmė ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa tė zhvilluar nė njė dhomė tė errėt pranė zyrės sė tij. Informacioni pėrmbante tė dhėna tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit. Ludvigu mė nė fund vendosi tė kryente pagesėn. Qė nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumė tė vlefshme, tė cilat ai i fotografonte me shumė kujdes dhe i ruante nė godinėn e ambasadės britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte njė thesar sekretesh, duke pėrfshirė edhe planet e Konferencės sė Kazablancės midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Ēėrēill dhe liderit nacionalist kinez, Ēan Kai Shi. Mė pas Bazna u dha gjermanėve edhe planin e Konferencės sė Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Ēėrēillit dhe Stalinit. Nga detajet qė mėsuan mbi kėtė takim tė nivelit tė lartė, nazistėt kuptuan pėr herė tė parė planet e aleatėve mbi pushtimin e Evropės. Por komanda e lartė gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi tė mos i pranojė ato si tė verteta, duke arritur nė pėrfundimin se informacioni ishte njė sajesė e britanikėve pėr t’ua hedhur nazistėve. Plani ishte shumė i mirė pėr tė qenė i vėrtetė. Gjermanėt nė vend tė kėsaj i besuan plotėsisht informacionit tė sjellė nga njė agjent i tyre i rekrutuar nga britanikėt, i cili njihet nė terminologjinė e spiunazhit si “njeriu qė kurrė nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumė tė vyera tė Ciceronit ndaloi nė pranverė tė vitit 1944, kur aleatėt mėsuan se diēka serioze kishte ndodhur nė ambasadėn britanike nė Ankara. Aleatėt e mėsuan kėtė jo si rezultat i shėrbimit tė tyre sekret, por nga goja e vetė ministrit tė Jashtėm tė Rajhut, Riobentrop, ose e thėnė mė saktė nga njė spiun aleat, nga tė paktėt qė kishin mbetur nė Gjermaninė e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė nė administratėn naziste, njė patriot gjerman qė i urrente nazistėt. Kolbeg kishte arritur tė vihej nė kontakt prej kohėsh me zyrėn e shėrbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas nė Berė tė Zvicrės, duke i dhėnė atij dokumente shumė tė rėndėsishme. Nė fillim tė vitit 1944 Kolbeg kishte arritur tė dekodifikonte njė telegram tė ardhur nga ambsadori Papen pėr Ribentropin nė Berlin, ku bėhej fjalė pėr informacione sekrete tė ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadės britanike nė Ankara. Ai ia kaloi kėtė informacion nė mėnyrė urgjente Dallesit, i cili ia pėrcolli mė tej nė Inteligjent Servisit.


    Arrestimi

    Pas verifikimeve, Bazna u arrestua nė Ankara. Por, nuk pranoi asgjė. Tė gjitha pyetjeve qė iu drejtuan i pėrgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur tė mbidhte nė atė kohė njė shumė prej 300 mijė stėrlinash, nė atė periudhė njė shumė marramendėse. Ai arriti tė arratisej dhe tė shkojė nė Lisbonė, ku prenotoi njė udhėtim pėr nė Amerikėn e Jugut. Sapo shkoi nė Amerikė tė Jugut, Ciceroni hapi njė llogari bankare duke depozituar paratė nė njė bankė tė madhe. Pushonte nė njė vilė qė kishte pamje nga oqeani, kishte shumė shėrbėtorė, njė femėr tė bukur dhe bėri njė jetė qejfi prej njė xhentėlmeni. Tashmė ishte ai qė kishte njė tė rekrutuar qė i shėrbente atij verbėrisht. Kjo e bėri tė renditej mes spiunėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Por, si pėr ironi tė fatit, ai nuk do ta shijonte pėr njė kohė tė gjatė stilin e ri tė jetės qė kishte nisur. Bankierėt amerikanojugorė erdhėn ta vizitonin nė vilėn e tij dhe e informuan se kishte diēka qė nuk shkonte me llogarinė e tij bankare. Pothuajse shumica e stėrlinave britanike kishte dalė jashtė qarkullimit. Nė fillim ai u shokua, por mė pas arriti tė kuptojė “tradhtinė” e stėrholluar tė gjermanėve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi tė qeshurit me zė tė lartė. Punėdhėsit e tij nazistė thjesht kishin prerė monedha false dhe ia kishin dhėnė atij. Bazna u arrestua dhe u dėrgua nė burg, por mė vonė arriti ēuditėrisht tė lirohet dhe tė kthehet nė Evropė. Shumė libra, pėrfshirė edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe njė film tė madh qė quhej “Pesė Gishtat”, shfaqin profilin e tij tė pabesueshėm, fantazma e tė cilit pėr shumė kohė do tė vėrtitej nė korridoret e errėta tė spiunazhit. Si shumė spiunė tė tjerė, ai punoi pėr pėrfitim personal, por nė fund ai i kaloi ditėt e tij nė varfėri tė plotė, duke vdekur nė vitin 1971 pa pasur njė dyshkė nė xhep.


    Hitleri i besoi shqiptarit

    Nė gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje tė dokumenteve, shumica e tė cilave bėnte fjalė pėr planet e operacioneve tė mėdha ushtarake. Autoritetet gjermane nė Berlin, duke pėrfshirė edhe vetė Hitlerin, patėn shumė arsye tė besonin qė dokumentet sekrete tė Baznės ishin autentike, se ato s’ishin pjellė e intrigės britanike. Nė pėrgjithėsi, arsyeja qė jepet pėr dėshtimin e Gjermanisė deri nė kapitullimin e saj tė plotė, ishin xhelozitė dhe kundėrshtimet qė patėn midis tyre organizatat e shėrbimeve sekrete tė Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por mė 20 prill, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, zbulimi sekret britanik, vendos njė linjė tė sigurtė pėrgjimi. Bazna e nuhat dhe lė punėn e largohet si njė njeri i lirė. Me njė shumė prej 1,2 milionė dollarėsh Bazna do tė fillonte tė ndėrtonte njė hotel luksoz turk, por nuk arriti ta pėrfundonte, sepse tė gjitha kartmonedhat britanike qė ai kishte marrė nga OPN Bernard do tė dilnin false. Bazna, kėsaj radhe, i shpėton burgut pėr mrekulli, i akuzuar pėr falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesėn tjetėr tė jetės nė varfėri dhe nuk ishte nė gjendje tė merrte kompensimet nga qeveria perėndimore gjermane e pasluftės. Duke punuar si njė rregullues automjetesh dhe si njė mėsues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi nė fushėn e operistikės) Ciceroni vdiq nė Stamboll nė vitin 1971



    Marrė nga Gazeta Panorama, Faqe 12 - Speciale / 2004.07.02 / dokumenti

  3. #83
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Kam lexuar librin qe flet per jeten e Mata Harit ("Mata Hari" nga Thomas Coulson s'e mbaj mend kush e ka perkthyer ) se si ajo arriti te beheshe agjente dhe cfare rruge ndoqi. Ishte nje liber teper interesant. Fliste per nje vajze te re e cila ishte edukuar ne manastir (ne mos gaboj se ka gati 5 vjet qe e kam lexuar) e cila martohet dhe burri e leshon grun te shkoje me te tjeret per te shlyer borxhet. Keshtu qe nje dite ajo ndahet prej burrit te vet dhe fillon prositucionin. Ne kete moment nder klientet e ndryshem qe josheshin shume prej saj, vinin dhe shume oficere dhe njerez te rrangjeve te larta nga te cilet ajo merrte informacione gjate marredhenieve seksuale (madje ne liber shprehet se shpesh here nga kta tipa asaj i pelqente dhe ta rrifnin). Gradualisht ajo mori pozicionin e spiunes. Paguhej mjaft mire, ishte shume e shkathet dhe shume e zgjuar. Megjithate fundi qe pati ishte shum i tmerrshem. Vecanerisht kur tregohen torturat qe i beheshin te ngjethej mishi.. Nje liber qe te le shume mbresa..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 14-05-2007 mė 22:23
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Njė botim i fundit, "Spiunėt nė Vatikan" hedh dritė mbi agjencinė mė tė vjetėr tė zbulimit

    Spiunazhi dhe Selia e Shenjtė

    Historiku i shėrbimeve mė tė moēme sekrete nė botė



    Megjithėse zyrtarisht nuk ka ekzistuar ndonjė shėrbim i fshehtė, diplomacia e fshehtė pėr kishėn katolike nuk ka qenė kurrė e huaj. Burokracia mė e vjetėr nė botė me pėrvojat e saj mė tė moēme diplomatike, qysh nė shekullin XI dhe XII kishte vėnė nė veprim tė dėrguarit papnorė, tė cilėt mund tė cilėsohen pa mėdyshje si agjentė tė fshehtė me shėrbim nė vende tė huaja.

    Parė nė aspektin historik, Vatikani ėshtė administrata mė e vjetėr nė botė (ose tė paktėn nė Europė), qė kishte vėnė nė pėrdorim njė kod tė fshehtė pėr deshifrimin dhe shpėrndarjen e mesazheve sekrete. Kėshtu, nė shekullin XIV, nėn drejtimin e Papės Gjoni XXII (1316ā€”1334), noteri papnor, Bernhardus Stephanie, ishte dhe pėrgjegjės pėr deshifrimin e postės sekrete, pra pėr zbėrthimin dhe leximin e mesazheve qė vinin nga agjentėt sekretė nė rajonet ku kisha katolike ushtronte apo donte tė ushtronte ndikimin e saj. Ai ishte, le tė themi, shefi primar i njė lloj shėrbimi tė fshehtė papnor, nė kohėn kur kreu i kishės katolike vlerėsohej akoma si "Zot" i Perėndimit dhe ku pushteti i tij ushtrohej nė njė pjesė tė madhe territoresh. Nė shekullin XV, kleriku, dijetari dhe humanisti Leon Battista Alberti (1404ā€”1472), u mor, ndėrsa ushtronte detyrėn e korrierit, me ēėshtjen e mundėsive tė shumta tė dekodifikimit dhe i dorėzoi sekretarit papnor, Leonhard Datus, kriptografinė e parė tė pėrpunuar, qė u vu mė pas nė pėrdorim pėr korrespondencėn sekrete papnore.

    Vetėkuptohet se Vatikani e pėrdori atė mė pas, ashtu sikurse dhe nė ditėt e sotme, pėr korrespondencėn e fshehtė me pėrfaqėsitė e huaja, ku ndėrtoi njė kod transmetimi tė posaēėm.



    Duēja spiunoi Vatikanin te gjermanėt

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u vunė re disa shkallė sigurie e sekreti, por informacionet qė vinin apo shkonin drejt Vatikanit, nė njė pjesė tė madhe u arrit tė zbėrtheheshin pa problem nga specialistėt fashistė tė deshifrimit. Jo ēdo gjė, por sigurisht informacione tė rėndėsishme iu pėrcollėn nga ana tjetėr me rezerva nga Duēja edhe aleatėve tė tyre gjermanė, nė lidhje me veprimtarinė e Vatikanit e tė Papės, mbi mendimin e Selisė sė Shenjtė pėr rendin e ri botėror, krerėt fashistė e nazistė dhe depėrtimet e rezistencėn antifashiste.

    Mė vonė, duket se sigurisht gjėrat evoluuan nė kuadėr tė Luftės sė Ftohtė, ku Vatikani, megjithėse zyrtarisht nuk ishte nė asnjėrin krah, konsiderohej, siē dihet, njė nga armiqtė kryesorė tė Moskės dhe bllokut tė vendeve tė Lindjes. Nė radhėt e shėrbimeve sekrete tė tyre mendohet se kishte edhe njerėz tė infiltruar nga Vatikani, por mė shumė u vu re (dhe kjo u bė mė e qartė me rastin e skandaleve qė pėrfshinė kohėt e fundit Kishėn Katolike Polake) trendi i kundėrt, ku u zbulua me prova se agjentėt e shėrbimeve sekrete komuniste arritėn tė rekrutojnė pėr llogari tė tyre edhe krerėt mė tė lartė tė kishės nė vendet pėrkatėse. Situata sot duket se nuk ka ndryshuar shumė prej asaj kohe. Ajo ēka lidhet me informacionet qė lėshon Vatikani nė eter, besohet se shpesh mund tė kapet, deshifrohet e zbėrthehet. Dihet mirė tashmė se ēdo agjenci, apo zyrė e shėrbimeve tė fshehta, nė ēdo vend tė botės posedon mjete tė mjaftueshme pėr tė kryer tė paktėn pėrgjime, apo deshifrime nė njė farė mase etj.

    Edhe pse Vatikani nuk ka ndonjė shėrbim tė fshehtė zyrtarisht, mund tė thoshim se sekretariati shtetėror i Vatikanit, nė mėnyrė direkte apo indirekte, informohet mbi veprimtarinė e shėrbimeve sekrete tė shteteve "mike" e "armike".

    Mė shumė rreth kėtyre temave qė trajtuam bėn fjalė njė botim i kohėve tė fundit nė Gjermani, me titull "Spiunėt nė Vatikan", i autorėve Werner Kaltefleiter dhe Hanspeter Oschwald, i cili rreket (me shumė gjasa) tė hedhė dritė mbi historikun e agjencisė mė tė vjetėr nė botė tė shėrbimeve tė fshehta.

  5. #85
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    UDB: "Lavrion", vendi kryesor i Diversanteve te Ballkanit

    Ky ka qene kampi kryesor ku jane pergatitur Diversantet e Ballkanit. Kuptohet dhe shqiptaret, por qe ndryshe nga te tjeret trajtoheshin tmerresisht keq. Kushtet jane mizore, po ato jane me shume te theksuara ndaj shqiptareve dhe behen per shkak se Shqiperia "mban" Epirin e Veriut, verejne agjentet e UDB-se ne Greqi
    Te gjithe emigrantet e ardhur ne Greqi nga vendet fqinje i vendosin ne kampin "Lavrion". Perjashtim bejne vetem komunistet, te cilet depertohen ne ishujt greke (Makronisos, Siros). Kampi "Lavrion", ne te vertete, perben nje vater nga ku sherbimet informative perendimore, posacerisht Sherbimi Informativ amerikan dhe ai anglez, rekrutojne njerez per pune informative ne Shqiperi, Bullgari dhe Jugosllavi. Dhe vete greket zgjedhin ne kete kamp emigrantet qe i perdorin per pune informative ndaj Shqiperise, Bullgarise dhe Jugosllavise.
    Kampi "Lavrion", i krijuar me 1947 nga greket, fillimisht ishte nen kontrollin e amerikaneve, te cilet mbanin materialisht, ndersa personeli ishte grek. Kampi ndodhet ne qytetin me te njejtin emer, ne bregdet, rreth 70 km ne juglindje te Athines (qyteti Lavrion ka rreth 7.000 banore). Ne qytet jetojne disa familje shqiptare, te cilat kane ardhur si kurbetllinj nga Shqiperia para luftes. Kampi eshte 400 m i gjate, i gjere 60 m dhe eshte i rrethuar me tela. Ndahet ne tri pjese dhe ka 12 ndertesa njekateshe me 30 lokale. Secili lokal ka hyrjen dhe oborrin e vet.
    Flitet se greket do ta shformojne kete kamp, per te ndertuar ne vend te tij nje fabrike. (Perreth Lavrionit ka disa miniera). Mirepo organizata nderkombetare e sapoformuar - REP, ne fillim te vitit 1953 kishte plane per te rregulluar lokalet e kampit, duke ndertuar ndertesa te reja per vendosjen e emigranteve. Lokalet do te jene gjoja te rregulluara ne menyre qe ne to te mos kete me shume se 10 veta. Do blihen, po ashtu, krevate dhe dysheke, carcafe e jasteke, do permiresohet ushqimi si dhe cdo gje tjeter, per te siguruar nje jete me te mire per emigrantet. Me siguri qe kjo organizate, e cila ka zevendesuar IRO-ne, do ta marre kampin "Lavrion" nen kontroll.

    Drejtimi dhe sigurimi i kampit

    Drejtor i kampit eshte kapiten Trandafilis nga Kreta, rreth 40 vjec. Jeton ne kamp bashke me familjen. Eshte shume i rrepte dhe i ashper me emigrantet. Per fajin me te vogel i ndeshkon ata. Zevendes eshte kapterri Kristo, rreth 30 vjec. Mban kete detyre qe nga fundi i vitit 1951, ndersa me pare ka punuar ne Sigurimin Shteteror. Eshte shume i ashper me emigrantet, i denon per vogelsira. Me pare drejtori kishte dy ndihmes - nenoficere, te cilet merreshin me verifikimin e emigranteve. Kete pune tani e ben Kristoja. Furnizues i kampit eshte Gjorxhaki, i lindur ne Lavrion, rreth 55 vjec. Jeton ne qytet bashke me familjen. Me pare ka qene drejtor i kampit, ndersa tani eshte cmobilizuar dhe merret me furnizimin. Sillet mire me emigrantet.
    Per sigurimin e kampit jane caktuar tete police dhe nje nenoficer. Hyrja e kampit dhe ndertesa e drejtorise jane vazhdimisht te ruajtura. Me pare, me 1949, kampi sigurohej nga 13 police, te komanduar nga nje toger dhe nje nenoficer.
    Drejtoria e kampit ka organizuar mesimin e greqishtes dhe anglishtes. Ndjekja e mesimit nuk eshte e detyrueshme dhe zhvillohet ne kamp. Kohet e fundit jane organizuar kurse per emigrantet qe kane dokumentat per te shkuar ne Perendim. Mesohet pervec anglishtes dhe spanjisht. Mesimi zgjat tre muaj.

    Numri i emigranteve dhe sigurimi material i tyre

    Ne kamp ne vitin 1949 kishte 900 emigrante shqiptare. Ata ishin vendosur ne kater ndertesa (ne te tjerat kishte emigrante nga kombesi te tjera). Me vone ky numer ka ardhur duke u zvogeluar, sepse shume emigrante kane shkuar ne shtetet jooqeanike, si dhe ne Turqi, Itali, Gjermani dhe France.

    Me 1 Janar 1953 ne kamp kishte gjithsej 752 emigrante (duke perfshire dhe grate dhe femijet) nga te cilet:

    Shqiptare 252

    Jugosllave 280 (nga ky numer me 28.12.1952, jane kthyer ne vendin tone 143)

    Bullgare 200

    Rumune 20

    Nga ky numer gjate periudhes qershor-korrik 1953 kane shkuar ne France rreth 150 emigrante shqiptare, keshtu qe tani ne kamp gjenden pak me shume se njeqind emigrante shqiptare.
    Te gjithe emigrantet ne kamp jetojne bashke. Me te arritur ne kamp, cdo emigrant merr krevatin (nga mesi i vitit 1952 krevatet ishin te drunjte, ndersa tani jane zevendesuar me krevate hekuri), dyshekun me kashte, tri batanije dhe nje jastek. Kohe pas kohe marrin rroba te vjetra, kepuce, nderresa te brendshme, corape, etj. Gjate dimrit ne lokale nuk ka zjarr. Mjekimi eshte pa pagese. Kurohen nga mjeku qe gjendet ne qytet.
    Deri ne shkurt 1949 ushqimi ne kamp ka qene shume i dobet, por kur kampin e moren amerikanet, ai u permiresua shume. Shqiptaret e kane patur guzhinen te perbashket me bullgaret. Merrnin nga 800 grame buke, tri racione ne dite, mish dy here ne jave dhe konserva, si shtese gjelle. Pas ngrenies ndonjehere merrnin edhe peme.
    Per te dale jashte ne qytet duhet te marrin leje. Drejtoria e kampit bente apelin dy here ne dite, duke i thirrur emigrantet ne emer, por, qe kur ne tetor 1951 disa emigrante provuan te iknin, thirrja nisi te behet edhe nga pese here ne dite. Ne qofte se ndokush nuk ndodhet ne kamp kur behet apeli, ai denohet me nga kater kujdestari neper dhoma, apo me pune pa pagese ne guzhine. Per nxitje te trazirave denimi eshte prej nje deri ne tri dite burgim.
    Regjimi ne Laviron eshte shume i ashper, ndersa qendrimi ndaj emigranteve shqiptare ne disa raste eshte i pashpirt. Shpesh denohen vetem per shkak se Shqiperia mban akoma "Epirin Verior grek". Si shembull po sjellim rastin e emigrantit Zenel Kelloli, i cili punonte per Sherbimin Informativ grek ne Kosturi, ku ishte vendosur. Ai kishte nje vella ne Laviron, te cilit i shkruajti disa letra, por s'mori pergjigje. Nga letrat qe mori prej babait nga Amerika, mori vesh se ndodhej ende ne Laviron.
    Me kerkesen e disa pronareve te tokave, drejtoria e kampit ka derguar aty per te punuar disa emigrante (ne baza vullnetare). Emigrantet qe kane punuar jashte kampit merrnin paga te mira dhe, ne fund te cdo muaji, merrnin nga drejtoria e kampit nje shume te caktuar parash per ushqimin e pakonsumuar sipas rregullores. Pervec kesaj, secili emigrant kishte mundesi te punesohej ne fshatrat e largeta, ne qofte se punedhenesi behej garant per te para Ministrise se Puneve te Brendshme. Jane punesuar me se shumti ne fshatrat e rrethinave te Athines. Ne fshatin ku punon, emigranti ka obligim qe te paraqitet kohe pas kohe ne stacionin me te aftert te policise. Pothuajse te gjithe kane bere keto lloj punesh, me perjashtim te atyre qe kane pasur farefis dhe miq ne Amerike, qe u dergonin para dhe pako. Ne fund te vitit 1949 dhe fillim te vitit 1950 puna politike ne kamp ishte e ndaluar, madje ndaloheshin dhe bisedat politike. Drejtori i kampit u ka thene emigranteve se s'duhej te interesoheshin per politiken, sepse kjo ishte zyrtarisht e ndaluar. Ne ate kohe kampin e ka vizituar ministri grek i Politikes Sociale, i cili eshte interesuar per ushqimin, pastertine etj.

    Puna e delegacionit te IRO-se

    Ne kamp ka vepruar delegacioni i IRO-se, i cili kishte per detyre qe disa emigrante t'i dergonte nga Greqia ne vende te tjera: Angli, Austri, Ameriken e Jugut etj. Zyra e tyre ishte 500 metra larg kampit. Aty punonin nje anglez, nje grek dhe nje amerikan. Emigrantet e regjistruar per te ikur nga Greqia, u vendosen ne lokale te posacme dhe per ta perkujdeset IRO-ja. IRO-ja nuk ka te drejte t'i dergoje ne SHBA, sepse per kete nevojitet garancia e atyre qe kishin bere kerkese per t'i terhequr.
    Ne fillim te vitit 1949 te gjithe emigrantet u kontrolluan nga nje komision i IRO-se. Pas ketij kontrolli, rreth 200 shqiptare moren pasaportat dhe shkuan ne Bari te Italise.
    Organizata IRO u kujdes per kampin deri ne fund te vitit 1951, kur ajo u shformua dhe kampi kaloi ne kompetence te Kryqit te Kuq Grek. Por edhe pas shformimit te IRO-s, perfaqesuesit e saj kane ardhur ne kamp dhe gjate vitit 1952 i kane ndihmuar emigrantet materialisht. Mes emigranteve diskutohet se emigrantet shqiptare dhe ata bullgare do t'i marrin amerikanet, ndersa qeveria greke do te kujdeset vetem per emigrantet jugosllave.
    ***Korrieri, 09/08/2005
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Perėndeshat e spiunazhit

    13/05/2007 - 10:35
    Nga Arta Marku
    -ballkanweb

    Eshtė bėrė tashmė pothuaj zakon qė gratė tė jenė protagoniste librash dokumentarė. Njė shikim tjetėr mbi to, shpesh here, ka tė bėjė me rastet kur ato janė pozicionuar nė vende tė tilla qė rėndom i kanė takuar burrave. E kėsisoj njė grua spiune ėshtė gjithsesi diēka mė e rrallė sesa njė burrė spiun edhe pse, parė mė nė thellėsi, gratė mbajnė brenda vetes mė shumė cilėsi dhe kanė mė shumė pėrparėsi pėr tė bėrė spiunin duke mos rėnė lehtėsisht nė sy. Sigurisht ėshtė mė e lehtė, pėr njė grua, natyrisht tė bukur, qė ti nxjerrė sekrete njė mashkulli me pozitė, njė mashkulli qė nė fund tė fundit, sidoqoftė nuk do ta shpėrfillte hirin femėror…
    Duket kjo ka qenė edhe njė nga arsyet qė e ka bėrė autorin rus tė subjekteve dokumentare, Igor Damaskin, t’i kushtojė njė libėr atyre grave qė ai i ka emėrtuar me njė togfjalėsh “Perėndėshat e spunazhit”. Dhe ja ka nisur qysh herėt: ja fillon me Ema Hamilltonin kujtimi i sė cilės mbėrrin qysh nga fundi i sheklullit XVIII, pėr t’u afruar, ca nga ca, mė shumė nė kohė, nė vitet prej nga edhe mund tė ketė dėshmitarė tė gjallė, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me luftėn e dytė botėrore e mė pas me luftėn e ftohtė.
    Sigurisht, autori rus, nuk mund ta shpėrfillte, zbuluesen legjendė, Mata Harrin e famshme, as Frau Cėrēillin, Miss Simpsonin…ashtu siē ka futur nė listė edhe jo agjente tė mirėfillta por qė janė shndėrruar nė tė tilla pėr hir tė lidhjeve tė tyre intime me spiunė profesionistė.
    Sigurisht tė gjithė gratė e librit tė Igor Damaskinit janė tė bukura, qė tėrheqin vėmendjen mashkullore. Tė shkuarat e tyre shpesh ngjanė. Por ajo qė mbi tė gjitha i lidh ėshtė bindja e tyre nė favor tė kauzės sė cilės i janė pėrkushtuar edhe pse herė -herė, “kauza” e tyre ndodh tė jetė thjesht njė raport intim. Por, nė rastin e spiuneve profesioniste, bindja e tyre kryesore ėshtė qėllimi pėr tė cilin ato punojnė, mė sė shpeshti i paralelizuar me patriotizmin.
    Nė fakt, nė pamje tė parė fjala “spiun” ka njė tingėllim pexhorativ. Gjithkush qė e dėgjon sjell ndėrmend njerėzit qė punojnė nėn rrogoz, abuzues, mashtrues qė nuk tregojnė fytyrėn e tyre tė vėrtetė, qė praqiten tek e fundit me emra e dokumenta tė rremė, qė rrėmojnė tė fshehtat e tė tjerėve pėr “t’i vjedhur”. E megjithatė jo kurdoherė kjo ėshtė pikėrisht kėshtu. “Nėse spiunėt interesaxhinj dhe frikacakė, nuk meritojnė tjetėr veē pėrbuzjes, ata qė e bėjnė kėtė punė tė prirur nga ndjenja e ptriotizmit, pa ju trembur dėnimit, meritojnė nderim dhe respekt nga ana e autoriteteve dhe njerėzve tė cilėve u shėrbyen me besnikėri dhe pa interes”. Kėshtu do t’i pėrcaktonte ata (spiunėt) Winstėn Cėrēill, edhe pse siē thotė ai “Parimi i vetėmbrojtjes, gjatė gjithė kohėrave i ka detyruar shtetet dhe ushtritė tė vėnė nė jetė dėnimet me vdekje pėr njerėzit qė merren me spiunazh kundėr tyre”.
    Nė tė vėrtetė, siē zbulojnė edhe rrėfimet biografike mbi spiunet e famshme apo gratė qė pa qenė mirėfilli tė tilla e kanė luajtur rolin e spiunes, shpesh fundi i tyre ka qenė dinimi me vdekje. Por ky, tek e fundit ua ka rritur vlerat, ndėrsa ato kanė shkuar drejt vdekjes me plot dinjtet. Castet e fundit tė Mata Harrit tė famshme e kanė shndėrruar nė legjendė imazhin e saj: “A nuk mund ta shoh botėn edhe nė kėto pak minuta?”- kishte pyetur Mata Harri pėrpara togės sė pushkatimit duke mos dashur tja lidhin sytė e duke bėrė kėsisoj rreshterin tė shprehet: “Kjo zonjė di tė vdesė”. Baronesha Benita fon Berg gjithashtu do tė tregohej e guximshme nė ēastet e fundit. Nė tė vėrtetė kishte qenė njė histori dashurie qė e kishte shndėrruar atė nė spiune. Kėsisoj ajo kishte dashur qė tė ikte nga kjo botė me imazhin e tė dashurit para syve tė saj; “Ajo pėrkuli gjunjėt para podiumit dhe vuri pėrpara fotografinė e Sosnovit nė mėnyrė tė tillė qė ta shihte nė ēastin e vdekjes. Pastaj mbėshtėti kokėn nė trung dhe zbuloi qafėn nga flokėt...”.
    Frau Cėrēill do t’i linte vetėm 3 vajzat e veta pikėrisht ngaqė bindjen e saj atdhetare e kishe shumė e fortė brenda vetes. Tek e fundit gjithsecilės nga sipunet do t’i duhej tė sakrifikonte diēka, shpesh shumėēka. Vetė autori i librit Igor Damaskin arrin nė pėrfundimin: “Eshtė thuajse krejt e zakonshme qė shumica e zbulueseve femra nuk gėzojnė jetė tė mirėfilltė familjare... pėr tė pasur fėmijė ato i pengon ndijimi i pashqitshėm i frikės dhe i rrezikut qė i rrethon”. Por ka ndodhur edhe ndryshe. Ruth Verner (kolonelja Sonja) nė tė vėrtetė do t’i njihte nė jetėn e saj dashurinė, pasionin, tradhėtinė, por edhe fėmijėt e dashur e madje edhe pleqėrinė e lumtur.
    Nė librin “Perėndėshat e spiunazhit”, nė tė vėrtetė, mė shumė se sa rrėfime mbi zbulime spiunazhi, mbi plane apo operacione luftarake, mbi stėrvitje zbuluesisht apo ēastet e fundme tė spiuneve... ka dhe shumė zbulime jetėsh intime. Gratė e famshme tė spiunazhit apo gratė e spiunėve tė famshėm, janė tė paraqitura nė njė dritė njerėzore: cilat qenė ato, cilat qėnė rrugėt nėpėr tė cilat ecėn; cilat qenė familjet prej nga rrodhėn apo cilėt qenė burrat tė cilėve ju pėrkushtuan. Tek e fundit “Perėndeshat” e Igor Damaskinit nuk janė thjesht dhe vetėm spiunet e kohėve tė vėshtira qė luftuan herė tė nxitura nga njė ndjenjė patriotizmi e herė nga njė impuls dashurie, por edhe gratė, bashkėshortet, nėnat apo dashnoret e zjarrta...
    “Perėndeshate spiunazhit”, sjell njė informacion interesant mbi disa nga gratė e “profesioneve” tė pazakonta. Tashmė nga rusishtja nė shqip, libri vjen i pėrkthyar pa tė meta nga Sokrat Gjerasi.

  7. #87
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si bėhet pėrgjimji i celulareve?!

    Programi i «pergjimit» te celulareve nuk eshte me nje ceshtje e re, e cila duhej te «zbulohej» nga televizionet dhe me e cila duhet t’i interesojė cdo qytetari. Programet te cila lehtesojne pergjimet jane te njohura prej pėrdoruesit «pasionant» , si dhe nga anetaret e faqes shqiptare te telefonave celulare http://danipr.inc.md/xs_047/index.php e llojit tė papagesė e cila jep informacion te vazhdueshem per programet e telefonave celulare si edhe programeve te ndryshme mbi keto te fundit.

    Perpara disa muajve o morėm rregullisht si edhe kerkuam programin FlexiSpy, ku ne baze te informacionit nga kompania e cila e prodhoi kete program lejon pergjimin e bisedave telefonike ne celular, regjistrimi i thirrjeve si edhe tė SMS-ve, arkivimin e te gjitha thirrjeve si edhe kohezgjatjen e tyre si edhe shume funksione te tjera. Te gjitha keto te dhena mund te bien ne dore te personit te interesuar ne cdo moment, nepermjet nje lidhjeje te shkelqyeshme on line. Sigurisht, FlexiSPY i cili u reklamua si program qe «lejon perdoruesit e ketij programi te shikojne nese i tradheton gruaja» eshte ne fakt i shtrenjte. Punon vetem ne aparatura celularesh, te cilat mbeshteten ne platformen S60 te Nokias.

    FlexiSPY nuk eshte i vetmi program i cili lehteson pergjimet. Ne faqen shqiptare te cilen ju treguam me siper do te gjeni disa programe analoge te ketij stili, te cilat punojne vetem tek smart phones . Nje kategori tipike programesh jane ato qe lejojne hyrjen e SMS-ve. Programet e llojit te tille jane kryesisht«te pamundura» te shihen nga perdoruesi, punojne vazhdimisht si dhe marrin persiper te futen ne numra te tjere telefonash dhe dergojne te dhena, si per thirrjet qe hyjne dhe ato qe dalin, si edhe per SMS-tė. SMS Forwarder Lite eshte nje program i ketij lloji i cili jepet edhe falas, lejon shikimin e te gjitha SMS-ve ne nje numer te caktuar celulari. Nje program tjeter i avancuar i ketij lloji, kontrolli i te cilit mund te behet... vetem me SMS dhe jo nga ndonje zyre eshte SMS Anywhere ndoshta flitet per nje spyware te cilin F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml i dha pseudonimin Acallno.A, te cilen qe ta beni tuajėn duhet te paguani perafersisht 10 dollarė. Dhe lista vazhdon... me Multitasker.

    Per platformen S60 dhe kryesisht per gjeneraten e dyte te saj, jane paraqitur me dhjetra programe, te cilat mund te perdoren...per pergjime. Nqs do te keni mundesine e nderhyrjes fizike mund te fusni ne «gracke» celularin dhe te regjistroni te gjitha bisedat qe behen nga telefoni qe e keni futur ne gracke si edhe te merrni me MMS fotografite te cilat behen ne menyre periodike nga telefoni qe e keni futur ne gracke. Kompani te ndryshme kane paraqitur ne treg edhe aparatura te vecanta per... pergjime, si psh Spyphone http://www.spy-safetyphone.com/.

    Persa i perket gjetjes se pozicionit ku ndodhet perdoruesi kjo do te ishte e pamundur, nqs aparati celular qe pergjoni nuk do te kishte GPS, por mund te perdoret informacioni i celulave te celularit. Mbledhja e informacionit te celules mund te behet me nje program, sic eshte CellTrack ku sigurisht eshte nje procedure e cila kerkon durim shume te madh, si edhe shume kohe te lire ne dispozicion. Ne vazhdim celulari i cili vihet ne pergjim duhet t’i futet edhe nje program tjeter, ku te dėrgojė informacionet e celules me SMS ne numrin qe keni caktuar ju. Fatkeqėsisht nuk gjetem nje program te tille me Java ME program, megjithese kerkuam shume. Edhe n.q.s mendojme se ekziston nje gje e tille, ai do te perdoret ne kohe te caktuar, duke derguar «informacione» SMS-je. Kjo do te ishte e mundur n.q.s programi do te zgjidhej si screensaver. Disa celulare te cilet jane ne treg, midis te cileve edhe GX29, lejojne perdoruesin per cdo Java program si screensaver, por kjo do te kuptohej menjehere nga perdoruesi te cilit i keni ngritur «gracken».

    Perballimi i pergjimeve

    N.q.s dyshoni se ne celularin tuaj S60 jane futur disa nga keto programe qe folem me lart nuk do jete e nevojshme te shikoni me termometer temperaturen e baterise (e cila nxehet shume gjate ketyre pergjimeve). Udhezime me shume per te kuptuar per programet te cilat jane instaluar ne celularin tuaj pa dijenine tuaj sic eshte FlexiSPY do ti gjeni tek faqja e F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml. celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi. Per programet e tjera mjafton te shtypni vazhdimisht butonin «menu», derisa te dali control panel dhe te shkoni tek «veglat» dhe te vazhdoni te beni «klik» tek ikona e «mirembajtjes se programeve» ose e thene ndryshe nje program menaxhimi celularesh, duke hequr cdo gje e cila ju duket e... dyshimte.

    Mos e hidhni celularin nga dritarja...

    Mbas te gjitha ketyre qe thame me lart ju mund te shqetėsoheni dhe ndiheni se duhet te «hidhni telefonin nga dritarja», eshte mire te degjoni edhe gjerat e tjera: 99% e programeve te cilat lejojne pergjimet punojne ne aparatura te vjetra te cilat bazohen tek platforma symbian S60, sic eshte pash celulari Nokia 6600


    . Qe te behet instalimi i ketyre prograve ne celular duhet qe ai... i cili do tju fusi ne gracke, duhet te kryejė nderhyrje fizike ne celularin tuaj, si edhe shume kohe per te programuar celularin . N.q.s nepermjet... Bluetooth-it tuaj dergohet nje «delfin», ne celular nuk mund te instalohet asgje, qofte ky edhe nje mikrofon incizimi. N.q.s do te merrni nje program te cilin nuk e njihni nepermjet Bluetooth kur ndodheni ne nje ambjent te jashtem, mos i percmoni 2-3 mesazhet «e sigurise» te cilat ju lajmerojne ne lidhje me kete program.

    Pergjimet e «verteta» nuk behen asnjehere nepermjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepermjet SMS ne celular. Perdoren zakonisht metoda te tjera,dhe zakonisht behet me aparate te enkriptuara... Informacione tė tjera mbi telefonat celularė si edhe programet mund t’i gjeni tek faqja shqip: http://danipr.inc.md/xs_047/index.php Mendimet tuaja ne lidhje me programet e pergjimit... mund ti shprehni edhe ne Kuvendin e Rruzullit ketu.

    (News24 - Tetor 2006)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 19-05-2007 mė 20:19
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #88
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    FBI-ja po shqyrton nje rast te mundshm spiunazhi ne favor te Izraelit

    28 gusht 2004

    Byroja Federale e Hetimeve po shqyrton nese nje person i akuzuar per spiunazh ne Pentagon i ka dhen Izraelit material sekret ne lidhje me politikn amerikane ndaj Iranit e ndoshta edhe Irakut.

    Procesi hetimor, fillimisht i njoftuar nga rrjeti televiziv CBS dhe me pas i konfirmuar nga agjenci te tjera lajmesh, perqendrohet tek nje person qe zyrtart mendojne se ka kaluar material mbi debatet rreth politikes ne radhet e administrates.

    Zyrtaret thone se kjo mund ta kete bere me te leht per Izraelin qe te ndikoj ne politiken amerikane ne Lindjen e Mesme.

    Burimet e cilesojne personin si analist te Pentagonit i lidhur ngusht me zyrtar te lart te mbrojtjes.

    VOA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #89
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sistemi i kaluar e kishte pasur armėn e vet kėtė shėrbim tė ēmuar, pas pėrmbysjes nisi dhe reformimi i institucionit tė rėndėsishėm
    Shėrbimi Sekret Shqiptar post ‘90, historia e atyre qė e drejtuan

    Cilėt ishin shefat e shėrbimit tė fshehtė shqiptar, qė drejtuan organin e inteligjencės, pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri

    Shėrbimi Informativ Shqiptar ėshtė i vjetėr aq sa edhe e ekzistenca e kombit tonė. Fillimet e tij janė herėt, por megjithatė, me dokumente ky shėrbim nis nė kohėn e luftės, ku tė merrje informacion pėr fashistėt, do tė thoshte tė jetoje me rrezikun nė ēdo moment. Dalėngadalė ky shėrbim fitoi vendin qė i takonte si njė sektor tepėr i rėndėsishėm nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Historia e vendos si tė parin shef tė kėtij shėrbimi patriotin Haxhi Lleshi. Pas ēlirimit tė vendit, qeveria e Enver Hoxhės do ta kishte Sigurimin e Shtetit armėn bazė tė informacionit pėr armiqtė e jashtėm e tė brendshėm. Ky shėrbim nisi me Nesti Kerenxhin, i cili nuk e shijoi kėtė post mė shumė se tre vjet, e me radhė emra tė tillė profesionistėsh si Kadri Hazbiu e shumė tė tjerė qė mė pas vuajtėn burg, pasi kishte qenė nė kėtė detyrė. Suksese dhe dėshtime, kombinacione qė duket qartė se krijuan opinione tė ndryshme, pozitive dhe negative.
    Pas vitit 1990
    Nė 31 mars tė vitit 1991 nė zgjedhjet parlamentare, tė parat zgjedhje pluraliste nė Shqipėri, fitoi pėrsėri PPSH-ja. Nė kėtė kohė u bė edhe ndarja e shėrbimit tė fshehtė nga Ministria e Brendshme. Nė qershor tė kėtij viti, nė detyrėn e kryetarit tė Shėrbimit Informativ u emėrua Irakli Koēollari, njė profesionist i vėrtetė. Koēollari e mori kėtė detyrė nė njė situatė tejet tė vėshtirė, atėherė kur mbi kėtė shėrbim thuheshin shumė aq sa ndoshta nuk kishte mbetur asgjė tjetėr pėr t’u thėnė. Opozita hidhte mbi kėtė shėrbim akuzat nga mė tė ndryshmet. E bėnte pėrgjegjės pėr gjithēka qė kishte ndodhur nė tė kaluarėn. Tė gjithė mendonin se nga godina e Shėrbimit Informativ vetėm pėrgjohej, survejohej apo dhe realizoheshin kombinacione. Nė tė vėrtetė, nė thelbin e vet ky shėrbim ishte tėrėsisht inekzistent, aq sa pothuajse nuk ekzistonte. “Sa pėshtyhej e pėrbuzej ato ditė dhe muaj, pa asnjė lloj mase apo kriteri, po tė vendoseshe nė rolin e spektatorit, tė krijohej pėrshtypja se tė gjitha tė kėqijat e njė kohe e tė njė sistemi tė kaluar kishin buruar vetėm prej kėtij organi. Pėrmasat e kėsaj stuhie frynin nga tė katėr anėt pa asnjė lloj analize racionale....”, shprehet nė kujtimet e tij “Spiunazhi nėpėr shekuj ... Sigurimi”, Irakli Koēollari. Lindte nevoja e ristrukturimit tė kėtij shėrbimi qė nė kėtė kohė ekzistonte vetėm nė letėr, nė njė ligj qė miratoi Parlamenti i parė pluralist, atė pėr krijimin e Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), qė u vendos nė disa zyra tė Ministrisė sė Brendshme. Baza materiale gjithashtu ishin vetėm disa makina shkrimi dhe asgjė mė shumė. Nga ky shėrbim “firuan” edhe kuadrot, tė cilėt pas kėtyre sulmeve kaluan nė strukturat e Ministrisė sė Brendshme, pėr tė qenė mė komodė. Ajo qė ndodhte nė Shqipėri me shėrbimin e fshehtė nuk ndodhte nė asnjė ish-vend tjetėr komunist. Megjithatė, me organizimin e institucionit duheshin zgjedhur me kujdes profesionistėt, tė cilėt ishin tė pastėr e tė papėrlyer mė parė. Duhej punuar pėr pėrpilimin e tė gjitha akteve nėnligjore pėrshtatur me situatėn e re tė krijuar pas reformave nė kėtė institucion, pasi i duhej paraprirė kėtij shėrbimi tė ri.
    Reformimi
    Megjithėse ishte krijuar njė situatė tejet e vėshtirė, pėrsėri ky shėrbim u reformua, bėri ndryshime tė mėdha jo vetėm nė thelb, por edhe nė pėrmbajtje. Nė kėtė kohė, ky shėrbim e pėrqendroi punėn e vet nė bazė tė tė dhėnave konkrete. Puna agjenturore duhet tė fillonte vetėm atėherė kur kishte tė dhėna, pra, informacion konkret. Me kėtė hidhej poshtė paragjykimi i kėtij shėrbimi. Puna intensive vazhdoi deri nė marsin e vitit 1992, kohė kur nė pushtet erdhi edhe Partia Demokratike, e cila emėroi nė kėtė detyrė Bashkim Gazideden.
    Zhurma e dosjeve pas viteve ‘90
    Nė vitet e para pas ’90-ės, u vu re i njėjti interes nga vendet e lindjes pėr tė mėsuar gjithēka mbi dosjet e shėrbimeve sekrete. Pothuajse tė gjithė atyre qė po u jepej mundėsia donin tė mėsonin se kush ishte ndjekur mė parė dhe nga kush. Aq e madhe ishte kureshtja, sa pretendohet se tė vetmit ata qė nuk e donin njė gjė tė tillė ishin personat tė cilėt kishin punuar nė kėtė institucion. I njėjti interes u shfaq dhe nė vendin tonė nė ato vite. Nė ato ditė shumė pak njerėz ia dinin vlerėn njė institucioni tė tillė qė kishte mbajtur deri nė atė kohė ato dosje sekrete. Nga ana tjetėr, shumė persona e gjykonin institucionin si dikaster ku mund tė punoje pa pasur shumė vėshtirėsi. Madje, pretendohet se po nė atė kohė u pėrhapėn dhe fjalė se tė gjithė shqiptarėt kishin pasur njė dosje nė zyrėn e Sigurimit. Mirėpo, persona qė u morėn me studime tė tilla, pohuan se ky fakt nuk qėndronte dhe se njė pėrqindje shumė e vogėl e popullsisė kishte pasur doje sekrete. Nga kjo pėrqindje e vogėl, njė pjesė e dosjeve ishin tė vetė punonjėsve qė kishin kryer detyra tė ndryshme, ndėrsa pjesa tjetėr, e qytetarėve qė ndiqeshin. Pėr herė tė parė kjo pėrqindje u bė publike nė vitin 1998 nga “kryetari i Komisionit tė Kontrollit tė Figurave”. Sipas tij, Sigurimi ka pasur dosje vetėm pėr 4% tė popullsisė. Nga kėto 1.5% u takonin atyre qė ndiqeshin dhe 2.5% atyre qė kishin pėr detyrė tė ndiqnin tė tjerėt. Kėto tė dhėna janė tė marra po nga kujtimet e Irakli Koēollarit “Spiunazhi nėpėr shekuj ... Sigurimi”. Po nė ato vite, opozita mori pėrsipėr para se tė merrte pushtetin se nėse fitonte zgjedhjet do tė bėnte publike shumė prej dosjeve qė ishin mbajtur sekrete deri mė parė. Mirėpo, faktet sekrete tė dosjeve nuk u bėnė publike as nė atė kohė dhe vazhdon e njėjta situatė edhe sot e kėsaj dite.
    Pse nuk duhen hapur dosjet sekrete
    Debati pėr tė mos hapur dosjet sekrete ka nisur qė nė 1992-in, kur opozita e premtoi njė gjė tė tillė e deri nė ditėt e sotme. Megjithatė, shumė specialistė kanė qenė kundėr idesė pėr bėrjen publike tė kėtyre dosjeve. Sipas tyre, ky fakt do tė sillte pasoja negative pėr mbarėvajtjen e shtetit. Nė tė njėjtėn kohė specialistėt argumentonin se do tė ishte njėsoj e dėmshme, si tė hapeshin dosjet e atyre qė ndiqeshin, ashtu edhe tė bashkėpunėtorėve tė asaj zyre sekrete.
    Dosjet e personave qė ndiqen
    Jo pak persona ishin kureshtarė, nėse ata kishin zėnė vend nė ndonjė dosje qė ndodhej nė zyrėn sekrete dhe se prej kohėsh pas vetes kishin pasur agjentėt. Mirėpo, specialistėt e kundėrshtonin hapjen e kėtyre dosjeve. Sipas tyre, shumė krime qė kishin ndodhur apo ndodhin bėnin qė Shėrbimi Sekret tė fillonte procedurat e tij tė punės, tė cilat i pėrmbledh nė dosje pėrkatėse. Duke qenė se nė shumicėn e rasteve njė krim mund tė zgjasė me muaj pėr t’u zbuluar plotėsisht, atėherė dhe numri i tė dyshuarve ėshtė mė shumė se njė. Nė kėtė rast, pėr njė krim mund tė jenė hapur disa dosje dhe po qe se do tė hapeshin kėto dosje atėherė do tė prishnin hetimet dhe disa prej tė cilėve qė janė tė pafajshme mund tė cilėsohen si autorė nga publiku. Nė tė njėjtėn kohė, vetė autori mėson se ndiqet nga shėrbimet sekrete dhe e ka mė tė lehtė pėr t’u fshehur. Nė tė njėjtėn kohė, nė praktikat e shėrbimeve sekrete aplikohet edhe disinformacioni. Ku spiunazhi apo qendra tė tjera tė caktuara synojnė tė neutralizojnė aktivitetin e njė personi apo edhe tė diskriminojnė personalitetin e tij. Jo rrallė kėto disinformacione bien nė duart e shėrbimeve sekrete tė huaja dhe tė atyre tė policisė dhe kėto institucione hapin dosje pėr kėta persona pa e ditur se informacioni qė kanė marrė nė tė vėrtetė ėshtė disinformacion. Pas kėsaj fillon procesi i verifikimit tė informatave i cili natyrisht kėrkon kohė. Nėse hapet dosja nė kėtė moment i bie tė bėhet publik disinformacioni. Sipas specialistėve, duke u hapur tė tilla dosje goditet pika vitale e punėve pėr parandalimin e krimit.
    Dosjet e bashkėpunėtorėve
    Tė gjithė ata qė kishin dyshime se mund tė ishin ndjekur nga Shėrbimi Sekret kėrkonin tė dinin se kė agjent kishin pasur nga pas. Megjithatė, asnjė dosje nuk ėshtė hapur ende dhe sot. Pikėrisht pėr kėtė rast, specialistėt kanė paraqitur njė sėrė argumentesh qė njė gjė e tillė tė mos ndodhte. Ata janė totalisht kundėr hapjes sė kėtyre dosjeve, duke pasur parasysh pasojat negative qė mund t’i sillnin jo vetėm personave qė kanė pasur atė detyrė, por dhe vetė institucionit. Sipas tyre, emrat e informatorėve tė cilėt mund tė kenė dhėnė informacione pėr njė sėrė kriminelėsh po qe se do tė identifikoheshin si fillim, nuk do tė merrte mė njeri qė tė punėsohej nė tė tilla institucione. Mė pas po tė mendosh se njė informator ka gjurmuar njė agjent tė huaj qė ka ardhur nė vend dhe mė pas tė shpallet spiun nuk mund tė konsiderohet si drejtėsi. Nė tė njėjtėn kohė, mjaft prej informatorėve kanė realizuar njė sėrė detyrash pėr tė cilat duhet tė ndihen krenarė, pasi i kanė shėrbyer vendit tė tyre.


    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #90
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel

    Mbaj mend qė mė njoftoi kryeadjutanti i tij, Hysen Selmani, se mė priste plot 30 minuta vetė mbreti Ahmet Zogu....

    Ai mė pyeste se pse e thosha njė gjė tė tillė. Unė ia ktheja, se fakti qė njohėn qeverinė komuniste, ishte njė goditje pėr ne. Nė atė moment, mbaj mend, qė mė tha se kjo ishte mirė qė ishte njohur, pasi Shqipėria duhej tė ekzistonte si shtet. Kjo ishte e rėndėsishme qė t'i shpėtonte copėtimit etj., etj.
    Nje koment i Zogut qe vlen te vecohet per paanshmeri dhe realizem. E cuditshme.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #91
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    .Spiunet e Kembrixhit

    Nė historinė e spiunazhit nuk mund tė gjenden spiunė mė tė rrezikshėm se spiunėt e Kembrixhit. Ndryshe nga tė tjerėt, tė cilėt shisnin informacione apo dokumente sekrete pėr para, kėta kishin motive ideologjike, ndaj konsiderohen mė tė rrezikshmit. Kėta spiunė ishin Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby. Tė tre, sė bashku me Anthony Blunt dhe John Cairncross, u rekrutuan prej rusėve, ndėrsa ishin studentė nė Universitetin e Kembrixhit nė Angli. Tė gjithė vinin prej familjesh tė larta angleze, por ideologjia komuniste iu duk mė e drejtė sesa ajo kapitaliste perėndimore, ndaj edhe i ngjitėn me shpejtėsi shkallėt e karrierės nė Angli, qė ta dėmtonin atė sa mė shumė.

    Donald Maclean
    Donald Maclean i ngjiti shkallėt e karrierės nė Ministrinė e Jashtme angleze nė tetor tė 1935-ės, si njė pjesėtar i ri i Shėrbimit Diplomatik tė Madhėrisė sė Tij. Ai u bė i pari spiun i Kembrixhit qė penetroi korridoret e pushtetit. Nė fillim tė vjeshtės sė 1938-ės, Maclean u caktua nė njė pozicion prestigjioz nė Paris. Nė pranverėn e vitit 1944 u dėrgua nė ambasadėn angleze nė Uashington, ambasadė e cila konsiderohej prej Churchill-it si mė e rėndėsishmja e tė gjitha funksioneve jashtė vendit. Kjo ambasadė u pėrdor nga Presidenti amerikan, Roosevelt, dhe Kryeministri anglez, Winston Churchill, si ndėrmjetėsja mė e rėndėsishme e marrėdhėnieve tė veēanta anglo-amerikane. Maclean, tashmė njė diplomat i rėndėsishėm nė Uashington, kishte akses te dokumentet mė sekrete, si angleze ashtu edhe amerikane. Nė shkurt 1946, ai kaloi njė javė nė Bermuda, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara pėr tė drejtat e bazave ushtarake nė Atlantik. Falė Maclean, Stalini kishte hartat e tė gjitha bazave amerikane nė Evropė.

    Qė nga gushti 1947 deri nė qershor 1948, Maclean ishte pėrfaqėsuesi i Britanisė pėr energjinė atomike britanike nė Uashington, ndaj ai bėri shumė vizita te zyrat qendrore tė Komisionit tė Energjisė Atomike. Nė vitin 1947 ai u bė sekretari i Komitetit tė Politikės sė Pėrbashkėt, e cila koordinonte politikėn nukleare anglo-amerikane-kanadeze. Ligji i McMahon, i cili dhe themeloi Komisionin e Energjisė Atomike nė gusht 1946, ndaloi Amerikėn tė ndante informacione nukleare me Britaninė. Por, pavarėsisht nga Ligji McMahon, Donald Maclean vazhdoi tė kishte akses tė palimituar nė informacionet atomike nė Uashington. Ai zotėronte njė lejekalim, me tė cilėn hynte i pashoqėruar nė ambientet e Komisionit tė Energjisė Atomike. Duke punuar pėrpara hundės sė zyrtarėve amerikanė dhe FBI-sė, Maclean tradhtoi sekretet atomike amerikane dhe si rrjedhojė Rusia prodhoi bombėn e saj tė parė atomike, mė herėt nga ē‘pritej.

    Me datė 24 qershor 1947, Stalini i bėri bllokadė Berlinit, duke mbyllur tė gjitha rrugėkalimet dhe duke ndėrprerė rrymėn elektrike tė qytetit. Katėr ditė mė vonė, Presidenti amerikan, Truman, shpalli se Shtetet e Bashkuara po dėrgonte gjashtėdhjetė avionė B-29, me kapacitet atomik, nė bazat e saj ushtarake nė Angli dhe Gjermani. Ishte Trumani dhe jo Stalini ai qė po bėnte presion tė rremė. Maclean e dinte se qysh nė fillim tė vitit 1947 Shteteve tė Bashkuara u ishte mbaruar uraniumi, ndaj ai ishte nė gjendje tė kėshillonte strategjistėt e Kremlinit se prodhimi i uraniumit nė SHBA ishte i ngadalshėm apo nuk ekzistonte fare. Maclean ishte sabotator i Perėndimit dhe kėshilltar i Lindjes. Si sabotator ai operonte pėrtej linjės sė armikut, duke mashtruar makinerinė e politikės sė jashtme perėndimore dhe duke shkaktuar konfuzion midis diplomatėve anglo-amerikanė. Ai shkaktoi kaos midis diplomatėve britanikė dhe amerikanė, kaos qė kontribuoi rėndė nė prishjen e marrėdhėnieve dikur tė veēanta anglo-amerikane.

    Guy Burgess
    Guy Burgess iu desh mė vonė se Maclean tė arrinte akses nė sekretet shtetėrore. Burgess ishte njė individ shumė i vėshtirė. Ai ishte alkoolist dhe homoseksual. E nisi karrierėn e tij si regjisor nė BBC dhe nė 1938-ėn zuri njė vend pune nė Shėrbimin Informativ Sekret Anglez, pėr shkak tė talentit qė kishte nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Nė vitin 1946, Burgess bėhet asistent personal i Hector McNeil, ministėr i Shtetit nė Ministrinė e Jashtme. Ndėrsa punonte nė Ministrinė e Jashtme, Burgess u jepte rusėve ēanta plot me dokumente tė Ministrisė sė Jashtme, tė cilat fotokopjoheshin nė ambasadėn sovjetike, pastaj i ktheheshin atij. Boris Krotov, oficeri i tij, ndėrmjetės rus deri nė 1947-ėn, i merrte ēantat e Burgess nė njė fshat jashtė Londrės.

    Nė vjeshtė tė 1948-ės, Burgess u transferua nė Departamentin e Lindjes sė Largėt. Nė gusht 1950 ai u caktua sekretar i dytė nė ambasadėn britanike nė Uashington. Atje ai ishte nė gjendje tė informonte Moskėn pėr detajet e formulimit tė politikės britanike mbi Republikėn Popullore tė Kinės dhe Koresė gjatė periudhės sė luftės nė Kore, e cila nisi nė qershor 1950. Ndonėse ishte vetėm njė oficer i gradės sė katėrt, Burgess kishte akses tė shpeshtė nė vlerėsimet e inteligjencės nė Komitetin e Pėrbashkėt tė Inteligjencės, zyrėn e luftės dhe zyrat kryesore tė gjeneralit Douglas MacArthur nė Komandėn Supreme tė Aleatėve nė Tokio. Njė informacion i njė rėndėsie tė veēantė pėr Moskėn duhet tė ketė qenė njė analizė e detajuar e inteligjencės ushtarake nė prill 1950 mbi ndihmėn e Rusisė ndaj forcave komuniste kineze, tė cilat tregonin tė gjithė informacionin qė kishte mbledhur Perėndimi dy muaj para luftės nė Kore.

    Impakti qė patėn nė Moskė Maclean dhe Burgess kishte si kulm periudhėn pas fillimit tė luftės nė Kore. Kremlinit duhej t‘i jenė dukur me shumė vlerė dokumentet e siguruara prej Maclean, kėshtu qė ata mund ta kėshillonin Kinėn dhe Korenė e Veriut mbi strategjitė e pozicionet negociuese. Pėrveē dokumenteve tė klasifikuara qė u siguruan rusėve, Maclean dhe Burgess u shtuan atyre edhe lustrėn e tyre personale antiamerikane, duke e shtuar frikėn sovjetike se Shtetet e Bashkuara kishin pėr qėllim ta kthenin luftėn nė Kore nė njė luftė botėrore.

    Kim Philby
    Agjenti nė Perėndim, i cili e ndihmoi mė shumė Kremlinin dhe KGB-nė, ishte Kim Philby. Ndėrsa ishte komandant nė qendrėn e Shėrbimit Informativ Sekret Anglez nė Turqi, 1947-1949, ai tradhtoi agjentėt qė shkelėn kufirin rus, si edhe kontaktet sė bashku me familjet e tyre brenda Bashkimit Sovjetik. Nė vitet 1949-1951, Philby ishte pėrfaqėsuesi i Shėrbimit Informativ Sekret Anglez nė Uashington. Detyra e tij ishte tė bashkėpunonte me CIA-n, funksion i cili e lejoi t‘i jepte ndėrmjetėsit tė tij rus informacione sekrete angleze dhe amerikane. Ai njoftoi KGB-nė pėr operacionin e sponsorizuar nga Shėrbimi Informativ Sekret Anglez, pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri, nė tetor 1949, pėr pėrpjekjen tjetėr nė verėn e 1950-ės dhe pėr parashutat e hedhura nga CIA nė nėntor 1950. Nerguti, njėri nga agjentėt qė mori pjesė nė njė nga kėto operacione nė Shqipėri, tha me dėshpėrim: "Philby shkaktoi njė dhimbje tė madhe. Ai tradhtoi misionin tim".

    Philby ishte pėrgjegjės edhe pėr kapjen e parashutistėve nė Ukrainė nė 1951-shin. Ai u dha rusėve informacione ekzakte pėr tri grupe agjentėsh tė hedhur me parashutė nė Ukrainė prej Shėrbimit Informativ Sekret Anglez. Kėto operacione tė dėshtuara nė Shqipėri dhe Ukrainė pėrmenden nga vetė Philby te libri i tij "Lufta ime e heshtur". Nė kėtė libėr ai pėrmend edhe pėrfshirjen e tij nė zhdukjen e Kostantin Volkov, zv/konsull i Rusisė pranė Konsullatės sė Pėrgjithshme nė Stamboll, i cili kishte kėrkuar azil politik. Nė shkėmbim tė plotėsimit tė kėrkesės sė tij pėr azil politik, Volkovi kishte premtuar t‘u jepte britanikėve listat dhe netuorked e agjentėve rusė, tė cilėt operonin nė Perėndim. Gjithashtu, ai tha se njihte emrat e vėrtetė tė tre agjentėve rusė qė punonin nė Britani. Nė krye tė ēėshtjes "Volkov" u caktua Kim Philby, ndaj merret me mend pėrse u zhduk Kostantin Volkov.

    Zyrtarėt e lartė amerikanė dhe britanikė, madje edhe CIA, kishin konsiderata tepėr tė larta pėr Philby-n. Ai diskutohej tė bėhej drejtori i ardhshėm i MI6 dhe ishte nė listėn e titullit Sėr, titull qė jepet nga vetė kreu i Monarkisė Britanike. Nė vitin 1940, ai u rekrutua nga Shėrbimi Sekret Britanik dhe u vendos nė Sektorin D. Nė vitin 1941 u transferua nė Sektorin V dhe u vendos nė krye tė inteligjencės britanike nė Spanjė dhe Portugali. Nė 1944-ėn u caktua si kreu i Sektorit IX, ironikisht ky sektor kishte pėr qėllim tė operonte kundėr komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik. Nė vitin 1946 bėhet drejtor i Shėrbimit Informativ Sekret nė Turqi. Nė 1949-ėn bėhet pėrfaqėsues i Shėrbimit Informativ Sekret Britanik nė Uashington, si njė oficer i lartė i kėsaj tė fundit, qė kishte si detyrė tė bashkėpunonte ngushtė me CIA-n dhe FBI-nė. Tradhtia e tij i tronditi tė gjithė dhe shkaktoi njė konfuzion e mosbesim midis shėrbimeve sekrete amerikane dhe Britanike. Dėmi mė i madh qė bėri Philby, sipas Christopher Andrew, ishte se bėri qė oficerėt e shėrbimeve sekrete anglo-amerikane tė endeshin kuturu nė njė shkretėtirė pasqyrash, duke kėrkuar mė kot pėr gjurmėt e njė mashtrimi tė madh imagjinar sovjetik.

    Dekripti Venona, i cili dha disa informacione qė pasuan kapjen e spiunėve tė sekreteve atomike, Julius dhe Ethel Rosemberg, zbuloi identitetin e njė agjenti rus me emrin e koduar Homer. Homeri ishte Donald Maclean. Mė 25 maj 1951, Burgess dhe Maclean u zhdukėn. Ata u arratisėn nė Rusi. Philby u thirr nė Londėr pėr marrje nė pyetje dhe iu kėrkua tė jepte dorėheqjen nga Shėrbimet e Jashtme. Kėrkimet pėr kapjen e Njeriut tė Tretė filluan menjėherė, por nuk kishte asnjė evidencė apo provė qė Philby ishte spiun rus. Nė darkėn e 23 janarit 1963, Philby zhduket. Bashkimi Sovjetik shpalli se Kim Philby kishte fituar azil politik nė Moskė.

    Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby nuk u kthyen mė kurrė nė Perėndim. Burgess vdiq prej alkoolit nė vitin 1963. Maclean u caktua si kolonel i KGB-sė dhe vdiq nė vitin 1983 nga njė atak nė zemėr. Kim Philby u dekorua nė vitin 1965 me "Urdhrin e Flamurit tė Kuq" tė Bashkimit Sovjetik, njė nga dekoratat mė tė larta tė dhėna ndonjėherė nga Moska. Ai vdiq nė vitin 1988.

    Arratisja e kėtyre spiunėve e shkatėrroi bashkėpunimin anglo-amerikan nė ndarjen e informacioneve dhe armėve atomike. Tė tre kėta spiunė kishin qenė nė gjendje t‘u siguronin rusėve informacione vitale anglo-amerikane. Moska kishte si pronė tė saj informacione tė njė grade tejet tė lartė, por Stalini ishte skeptik ndaj spiunėve qė kishte nė Perėndim. Ai kishte frikė se mos ata bėnin lojė tė dyfishtė dhe se u jepnin Moskės ato informacione qė ia diktonte Britania apo Amerika. Nėse Stalini do u kishte besuar plotėsisht spiunėve tė Kembrixhit dhe nėse ai do i kishte pėrdorur kėto informacione kundra Perėndimit, ndoshta bota do ishte krejt ndryshe sot.

  12. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dokumentet sekrete/Agjentėt sovjetikė mė tė mirė

    18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s

    Armand Jonuzi

    Ēfarė e bėn njė spiun tė madh? Ishte fjalia e dokumentit sekret tė CIA-s, i deklasifikuar vetėm pak ditė mė parė dhe qė gjendet nė adresėn e saj tė internetit. Dhe sigurisht pėr shėrbimet sekrete amerikane njė spiun vlerėsohet vetėm nga puna dhe kontributi qė ai ka dhėnė pėr atė agjenturė qė ai ka punuar. Pėr CIA-n nuk ka rėndėsi se pėr cilin shėrbim sekret punon agjenti, por rezultatet qė ai ka arritur. Nė njė dokument tė vitit 1971, CIA ka nxjerrė njė raport nė tė cilin vlerėsohen se kush ishin agjentėt mė tė mirė tė Amerikės si dhe tė KGB-sė, shėrbimit sekret sovjetik.

    Spiunėt e mėdhenj

    Nė listėn e saj tė spiunėve mė tė mėdhenj sovjetikė, CIA ka vlerėsuar 18 prej tyre, tė cilėt kanė shėrbyer pėr KGB-nė si gjatė Luftės sė Dytė Botėrore po ashtu edhe gjatė luftės sė ftohtė. Shėrbimi sekret amerikan nuk ka nguruar tė nxjerrė nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj edhe ata agjentė, tė cilėt janė arrestuar prej saj dhe disa prej tyre madje edhe janė ekzekutuar, siē ėshtė rasti i ēiftit Rosenberg, tė cilėt u ekzekutuan nė karrige elektrike pėr spiunazh kundėr SHBA. Ēifti, megjithėse ishte me nėnshtetėsi amerikane, ishte rekrutuar nga shėrbimet sovjetike nė fillim tė viteve '40 dhe deri nė vitin 1951 u kishte dhėnė atyre informacione tė shumta nė lidhje me projektet amerikane tė bombave bėrthamore. I pari nė listėn e CIA-s si agjenti mė i mirė i KGB-sė ėshtė Richard Sorge. Agjenti i sovjetikėve u dha kėtyre tė fundit informacione tė rėndėsishme si dhe ishte krijuesi i agjenturės ruse nė Gjermani dhe Japoni. Richard Sorge ėshtė edhe njė nga dėshmorėt e shėrbimit sekret sovjetik, pasi nė vitin 1943 arrestohet nga japonezėt dhe pushkatohet. Por nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj sovjetikė nuk mungon as Kim Filbi. Sipas amerikanėve, ai kishte bėrė dėshtimin e shumė misioneve tė tyre, ndėr tė cilat edhe ai pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Ideatori dhe krijuesi i tė famshmes "Orkestrės sė kuqe", grupit tė spiunazhit mė tė madh sovjetik qė ka vepruar nė Gjermani gjatė regjimit nazist, Leopold Treper ėshtė padyshim pjesė e kėsaj liste. Ai ėshtė vlerėsuar shumė nga shėrbimet sekrete amerikane pėr punėn qė ai bėri pėr llogari tė sovjetikėve nė dėm tė Gjermanisė.

    Agjenti i dyfishtė

    Por nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj bėn pjesė edhe ai qė ėshtė cilėsuar nga amerikanėt si "heroi" i tyre, Oleg Penkovsky. Agjenti i KGB-sė ishte njė nga spiunėt mė tė mirėt tė KGB-sė qė vepronte nė Amerikė deri nė vitin 1960. Ai kishte mundur tė merrte operacione tepėr sekrete dhe t'ua jepte atyre sovjetike. Por nė vitin 1960, Oleg Penkovsky u bė agjenti i dyfishtė, duke punuar njėkohėsisht si pėr KGB-nė ashtu edhe pėr CIA-nė dhe shėrbimet sekrete angleze. Ai u zbulua nga sovjetikėt nė vitin 1962 dhe pas arrestimit u dėnua me vdekje.

    Agjentet

    1. Richard Sorge
    2. Istvan Ujszassy
    3. Harold Philby
    4. Rudolf Ivanovich Abel
    5. George Blake
    6. Judith Coplon
    7. Klaus Fuchs
    8. Harry Gold
    9. Gordon Arnold Lonsdale
    10. George Paques
    11. Oleg Vladimirovich Penkovskiy
    12. Rudolf Roessler
    13. Julius dhe Ethel Rosenberg
    14. Harro Schulze-Boysrn
    15. Nikolay Vladimirovich Skoblin
    16. Bodgan Stashinskiy
    17. Leopold Trepper
    18. Stig Wennerstroem

    Richard Sorge, agjent i KGB-sė

    Njė nga spiunėt legjendar tė Bashkimit Sovjetik ka qenė dhe Richard Sorge. Ai pasi kishte punuar disa kohė nė Japoni, u kthye nė vendin e vet duke i sjellė dhe shumė materiale tė vyera. Informacionet e dhėna prej tij dolėn tė rėndėsishme gjatė krizės ushtarake midis BRSS dhe Japonisė, nė gusht tė vitit 1939. Pėr kėto materiale ai u kap nga japonezėt. Nė maj tė vitit 1943 Sorge u var. Nė Rusi ai ėshtė shpallur Hero i Bashkimit Sovjetik. Pėr ekzekutimin e tij kanė lindur shumė legjenda, duke u arritur deri aty sa tė mendohet qė ai nuk ėshtė ekzekutuar fare, por ėshtė ndėrruar me njė spiun tjetėr.

    George Blake, agjent i KGB-sė

    Fillimisht ishte njė agjent i MI6 nė Korenė e Jugut, ai arrestohet atje. Pas lirimit kalon nėn urdhrat e "spiunėve tė kuq" tė Moskės. Ai kthehet nė Angli dhe MI6 e dėrgon me mision nė Berlin, duke mos e ditur se ai ishte njė punonjės i KGB-sė. Pasi u kthye nė Londėr nė vitin 1959, Blake vazhdonte t'u jepte tė dhėna sekrete sovjetikėve, takohet me Anatoli Korovin tė KGB-sė pėr t'i dorėzuar tė gjithė emrat e agjentėve sekretė anglezė qė ka takuar. Nė fillim tė viteve '60, kur lufta midis Lindjes dhe Perėndimit ishte nė njė fazė inkandeshente, ai u tradhtua nga dy agjentė qė kishte besuar tepėr.

    Harry Gold, agjent i KGB-sė

    Lindi mė 12 dhjetor tė vitit 1910 nė Bernė, Zvicėr. Bashkė me familjen ai emigroi nė SHBA, nė vitin 1914. Ai studioi pėr kimi nė Filadefia, dhe takoi njė komunist, i cili e ndihmoi pėr tė gjetur punė nė njė rafineri. Ai madje i kėrkoi qė ta ndihmonte pėr tė gjetur disa sekrete pėr produkte nė kėmbim tė mbėshtetjes financiare nga sovjetikėt. Kėshtu kimisti punonte vazhdimisht me misione tė pėrcaktuara qartė. Ai bashkėpunoi me Fuchs, shkencėtarin britanik tė rekrutuar nga sovjetikėt i cili po punonte pėr bombėn atomike. Kur Fuchs u arrestua nė Angli, me ato pak tė dhėna qė dha, FBI-ja ra nė gjurmė tė Harry Gold dhe e arrestoi.

    George Paques, agjent i KGB-sė

    George Paques ishte njė ish-profesor gjimnazi nė Nisė tė Francės i cili shėrbeu si oficer i lartė nė qeverinė franceze qė I dha atij akses tė gjithė informacionit konfidencial tė qeverisė. Ai i urrente amerikanėt. Nė '43-shin, ai u rekrutua si spiun sovjetik. Ai spiunoi pėr sovjetėt pa pushim. Nė '56-ėn ai u dha atyre planin e sulmit tė bashkuar Britani-Francė nė bashkėpunim me Izraelin kundra Kanalit tė Suezit. Ai gjithashtu dha detaje pėr projektet nukleare franceze, pėr planet politike tė gjeneralit De Gol etj. Nė gusht tė vitit 1963 u arrestua dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, por mė pas dėnimi u reduktua me 20 vjet burg.

    Istvan Ujszassy, agjent i KGB-sė

    E filloi karrierėn si ndihmės atashe ushtarak i Hungarisė nė Paris nė vitin 1930, e mė pas nė Pragė me gradėn lejtnant general. Nė '39-ėn, Ujszassy gradohet gjeneral major dhe caktohet kryetar i Shėrbimit Inteligjent tė Ushtrisė. Ai mbajti lidhje me Gjermaninė dhe paralajmėronte Hitlerin pėr planet sovjetike pėr tė zaptuar Perėndimin. Nė '42-shin, bėhet kreu i Sigurisė Kombėtare tė Hungarisė. Pas kapitullimit tė Hungarisė, rusėt nuk e internuan, por e punėsuan nė Moskė si kėshilltar i Shėrbimit Sekret Policor. Ai punoi pėr kėtė shėrbim deri nė vitin 1947 dhe mė pas emri i tij s'u dėgjua mė. Ujszassy u zhduk pa lėnė gjurmė. Raportet e tij pranė kėtij shėrbimi ishin shėnuar me "U".

    Kim Philby, agjent i KGB-sė

    Kim Filbi ėshtė cilėsuar si spiuni mė i rėndėsishėm nė historinė e spiunazhit. Njė punonjės i Shėrbimit Inteligjent tė Britanisė sė Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentėt sovjetikė dhe punoi dhe pėr ta. Ai shumė aksione tė MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar nė disa vende tė Evropės Lindore, tė cilat ishin pėrfshirė nė bllokun komunist, tė udhėhequra nga Bashkimi Sovjetik. Njė rast tė tillė Kim Filbi e ka dhe me Shqipėrinė, kur planet e anglo-amerikanėve dėshtuan pėr rrjedhojė tė nxjerrjes sė informacionit nga Filbi. Rrėzimi i Enver Hoxhės nga Perėndimi ngeli njė mision i pamundur.

    Rudolf Abel, agjent i KGB-sė

    Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai pėrveē se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas njė periudhe stėrvitjeje udhėzohet nga Molotovi pėr misionin e tij. Ai shkon nė SHBA dhe menjėherė arrin tė organizojė tre qendra pėr radiotransmetime si nė West ashtu dhe East Coast. Ka detyrė edhe kur shpėrthen lufta e Koresė, tė parapėrgatiste aksione tė mundshme sabotimi kundėr SHBA-sė. Pėr pakujdesitė e tij ai u arrestua nė FBI mė 21 qershor 1957. Mė 1962-shin ai u shkėmbye me Francis Gary Powers, piloti amerikan qė ishte kapur dy vjet mė parė nga BRSS, ndėrsa kryente njė fluturim sekret me aeroplanin U2.

    Judith Coplon, agjente e KGB-sė

    FBI-ja e arrestoi Judith Colpon dhe Valentin Gubichev nė 4 mars tė vitit 1949. Kur u arrestua Gubichev, ai kishte nė posedim njė raport top sekret tė FBI-sė, mbi aktivitetet komuniste sovjetike nė Shtetet e Bashkuara, i cili i kishte rėnė nė dorė nga agjentja Judith Coplon. Pas gjashtė javėve gjyq nė Uashingon, Coplon u dėnua me 10 vjet burg dhe u lirua me njė shpėrblim prej 40 mijė dollarėsh. Njė gjyq i dytė nė Nju Jork, filloi nė shkurt tė vitit 1957 dhe mbaroi nė 7 mars, me dėnimin e tė dy agjentėve, Judith Coplon dhe Valentin Gubichev me 15 vjet burg. Coplon u lirua me 40 mijė dollarė. Gubichev u largua nga SHBA-ja nė 20 mars tė vitit 1950.

    Klaus Fuchs, agjent i KGB-sė

    Ndėr "spiunėt e kuq", Klaus Fuchs ndoshta ėshtė personazhi mė i sfilitur, mė i ekspozuar ndaj ndryshimeve pėr veprimet e veta, por pa hequr dorė nga koherenca me idetė nė emėr tė tė cilave ishte bėrė informator i BRSS dhe kishte kontribuar pėr tė ndryshuar rrjedhėn e historisė, duke i lejuar sovjetikėt tė prodhojnė bombėn atomike. Nė vitin 1943 ai mori njė letėr nga Birmingami pėr tė bėrė pjesė me njė grup fizikantėsh tė impenjuar nė studimin e njė super-arme atomike, pėr ta ndalur qė Hitleri ta bėjė i pari. Ai i jep vendit tė tij informacione tė vyera pėr bombėn. KGB nė fillim tė viteve 1990 e cilėson si tepėr heroike kontributin e Fuchs pėr Rusinė.

    Gordon lonsdale, agjent i KGB-sė

    Nė vitin 1938 Gordon Lonsdale vendos tė futet nė Shėrbimet Sekrete Sovjetike. Ai ndryshe nga agjentėt e tjerė bėri njė jetė luksoze. Ndėr misionet e tij tė suksesshme ėshtė zbulimi i tė dhėnave pėr ndėrtimin e armėve bakteriologjike nė Qendrėn e Krimeve tė Porton Down, Kanada. Shpartallon deri edhe komplotin kriminal tė njė nazisti i cili do tė pėrhapte embrionin e murtajės nė Angli pėr t'ia atribuuar pėrgjegjėsinė sovjetikėve. Nė vitin 1960 ai arrestohet nga Shėrbimet Sekrete. Pas pesė vjetėsh ai lirohet pas njė shkėmbimi qė KGB bėri me njė agjent anglez. Gordon Lonsdale vdiq nė vitin 1970 nga njė atak nė zemėr.

    Rudolf Roessler, agjent i KGB-sė

    Rudolf Roessler lindi nė Gjermani nė vititn 1897 dhe vdiq nė vitin 1958. Shkoi nė Luzernė tė Zvicrės nė vitin 1934 dhe ishte njė luftėtar i egėr ndaj nazizmit. Roessler ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me Shėrbimin Inteligjent zviceran dhe informonte pėr ushtrinė gjermane. Informacioni i tij ishte gjithmonė i saktė dhe i freskuar vazhdimisht. Roessler pranoi tė punonte pėr sovjetikėt dhe u bė njė nga agjentėt mė tė mirė dhe mė efikas nė Evropė. Roessler u arrestua nė 19 maj tė 44-ės, dhe u la i lirė mė 6 shtator tė kėtij viti dhe deri nė fund tė luftės dha informacion tė shkėlqyer pėr Shėrbimin Inteligjent zviceran.

    Nikolay Skoblin, agjent i KGB-sė

    Skoblin lindi nė Rusi nė vitin 1893. Ėshtė vėshtirė tė thuhet se kur filloi bashkėpunimin me KGB-nė, por mendohet se pranoi nėn ndikimin e njė kėngėtareje qė kishte qenė agjente. Nė vitin 1937, Skoblin mori pjesė aktive nė pengmarrjen e gjeneral Miller qė ishte kreu i Shoqatės sė Luftėtarėve sovjetikė. Skoblin u identifikua falė njė shėnimi tė lėnė nga gjeneral Miller, para se tė shkonte tė takonte Skoblin. Ai u arratis nga Parisi nė 23 shator tė vitit 1937 dhe u zhduk pa lėnė gjurmė. Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, gjermanėt bėnė tė ditur se qė nė fillim Skoblin mori pjesė nė kurthet e Gestapo-s, ndaj marshallėve sovjetikė. Ai u vu nė shėrbim tė gjermanėve.

    Julius Ethel, Greenglass Rosenberg, agjentė tė KGB-sė

    Njė ēift amerikan qė kanė bėrė pjesė nė Partinė Komuniste nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės hyn nė grupin e spiunėve mė tė famshėm nė botė. Ata i dhanė informacione Bashkimit Sovjetik lidhur me armėt e shkatėrrimit nė masė qė po eksperimentonte Amerika. Ata kishin mbėshtetjen e drejtpėrdrejt tė sekretarit tė Parė tė Partisė Komuniste tė BRSS, Nikita Hrushov. Pasi u kapėn nga FBI qė kishte njė kohė tė gjatė qė i ndiqte, nė vitin 1951 ata u akuzuan pėr spiunazh dhe u dėnuan me vdekje. Ekzekutimi i tyre u krye me karrige elektrike nė vitin 1953.

    Bodgan Stashinskiy, agjent i KGB-sė

    Lindi mė 4 nėntor tė vitit 1931 nė Poloni. Nė '43-shin, familja e tij mori pjesė nė lėvizjen nacionaliste ukrainase kundra sovjetikėve. Nė vitin 1950, atij iu bė shantazh nga KGB-ja dhe u ēua nė shkollėn e KGB-sė pėr trajnim. Agjenti i KGB-sė, u dėrgua nė Berlin me misionin e parė: vrasjen e liderit tė lėvizjes nacionaliste ukrainase. Mė 12 tetor Bodgan Stashinskiy kreu vrasjen me gjak tė ftohtė. Njė tjetėr lider, u ekzekutua nga ai nė vitin 1959. Nė gusht tė 61-shit, Stashinski i rrėfehet autoriteteve gjermane e amerikane duke treguar tė gjithė aktivitetin e tij. Dėnohet me 8 vjet punė tė rėndė.

    Leopold Trepper, agjent i KGB-sė

    I njohur ndryshe si "Shefi i madh" i Shėrbimit Sekret Sovjetik nė Evropė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai ėshtė cilėsuar nga CIA si njė nga spiunėt mė tė mėdhenj. Ai njihet si krijuesi i asaj qė quhej "Orkestra e Kuqe", rrjeti agjenturor mė i madh sovjetik nė Gjermani. Leopold Trepper ishte me origjinė hebre, por kishte arritur tė deportonte deri nė radhėt e shtabit ushtarak gjerman. Ai arriti tė paralajmėrojė Moskėn pėr sulmin gjerman tė qershorit 1941. Mė 16 nėntor 1942 Trepper u arrestua nga gjermanėt, por nė vitin 1943 ai arrin tė arratiset. Ai vdiq mė 19 janar 1982 nė Jerusalem, Izrael.

    Oleg Penkovsky, agjent i dyfishtė CIA-KGB

    I cilėsuar si personi i infiltruar nė Bashkimin Sovjetik mė i vlefshėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Materialet qė ai ka kaluar nga Perėndimi nė drejtim tė Lindjes kanė qenė tepėr tė vlefshme. Departamenti i Shtetit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e ka cilėsuar Oleg Penkovskyn njė pasuri kombėtare pėr shtetin e Rusisė. Nė vitin 1960 ai ndryshoi qėndrim duke u bėrė e agjentit tė dyfishtė. Pas kontakteve me CIA-n dhe SIS, ai u bė pjesė e tyre. Kėtė gjė KGB nuk ia fali. Nė vitin 1962 ai u arrestua nga KGB dhe njė vit mė vonė u ekzekutua nė rrethana misterioze. Shumė besojnė se ai ėshtė djegur nė turrėn e druve.

    Harro Schulze, agjent i KGB-sė

    Harro Schulze-Boysrn, oficeri i Ministrisė Ajrore nė Berlin ishte njė nga krerėt e organizimit tė rrjetit tė spiunazhit sovjetik me lidhje tė drejtpėrdrejtė me shefin e KGB-sė. Gjatė qershorit tė vitit 1941, ai njoftoi Kremlinin se Hitleri do tė sulmonte Bashkimin Sovjetik. Qė nga kjo kohė e deri nė shtator tė 1942-shit, ai dha informacion tė detajuar pėr tė gjitha lėvizjet dhe planet e ushtrisė gjermane. Informacioni top-sekret u transmetua nga Brukseli. Operatori i radios u kap dhe Gestapo u vu nė kėrkim tė liderit tė kėtij organizimi. Mė 30 gusht tė vitit 1942, Harro Schulze-Boysrn arrestohet nė Berlin. Pas torturave ēnjerėzore nga Gestapo, ai u rrėfye.

    Stig Wennerstroem, agjent i KGB-sė

    I njohur ndryshe me pseudonimin "Shqiponja", Stig Wennerstroem ėshtė cilėsuar si njė nga spiunėt mė tė mėdhenj suedezė gjatė Luftės sė Ftohtė, qė punonte pėr llogari tė KGB-sė. Stig Wennerstroem mbante gradėn kolonel dhe ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė forcave ushtarake ajrore tė Suedisė. Ai kishte filluar tė punonte pėr shėrbimet sekret sovjetike jo pėr ideologji, por vetėm pėr para. Ai paguhej nga KGB me 300 dollarė nė muaj. "Shqiponja" punoi pėr KGB-nė nga fundi i viteve '40 deri nė vitin 1963, kur u zbulua nga kundėrspiunazhi suedez. Ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shėrbimi sekret amerikan publikon dokumentet sekrete

    CIA: Paguam njė mafioz pėr tė vrarė Fidel Kastron


    CIA publikon dosjet sekrete tė viteve '50-'70. Me njė vendim tė Kongresit Amerikan, CIA ka bėrė publike nė faqen e saj tė internetit njė ndėr materialet mė tė pėrfolura deri tani. Atė tė organizimit tė njė atentati ndaj liderit komunist kubanez, Fidel Kastro. Nė njė koleksion prej 700 faqesh dokumentesh tepėr sekrete, janė publikuar tė gjitha operacionet e CIA-s nė ato vite, midis tyre edhe njė plan i saj pėr vrasjen e Fidel Kastros me ndihmėn e mafies. Plani ishte bėrė vetėm 8 muaj pas ardhjes nė fuqi tė Fidel Kastros dhe pėr kėtė operacion ajo i kishte kėrkuar ndihmėn e mafiozit Johnny Roselli, tė cilit ajo i kishte ofruar 150 mijė dollarė pėr tė kryer atentatin. Sipas dokumenteve, atentati do kryhej nga Roselli dhe dy bashkėpunėtorė tė tij, dhe ai do bėhej me helmim. Pėr tė kryer kėtė operacion Roselli ishte lidhur me Juan Orta, njė njeri i afėrt me liderin kubanez Fidel Kastro. Megjithėse mafiozėt arritėn t'i dėrgonin Juan Ortas gjashtė pilula me njė helm tepėr tė fortė, operacioni u braktis pak kohė mė vonė pėr shkak tė incidentit tė Gjirit tė Derrave. Por mė interesantja e kėtij dokumenti top-sekret ėshtė se qeveria amerikane dhe presidenti amerikan i atėhershėm, John Kenedi, nuk ishin nė dijeni tė kėtij operacioni tė CIA-s. Gazeta “Tirana Observer” boton sot pjesė tė dokumenteve sekrete tė CIA-s tė deklasifikuara pak ditė mė parė.

    Plani i CIA-s pėr vrasjen e Fidel Kastros

    1. Nė gusht tė vitit 1960, zoti Richard M. Bissell iu afrua kolonelit Sheffield Edwards pėr tė vendosur nėse Zyra e Sigurimit kishte prova qė mund tė ndihmonin nė njė mision tė ndjeshėm me aksion tė tipit gangster. Shėnjestra e misionit ishte Fidel Castro.

    2. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė ekstreme, vetėm njė grupi tė vogėl iu tregua projekti. DCI-sė iu bė e ditur dhe dha miratimit e tij. Kolonelit J.C. King, shefit tė divizionit "WH" iu bė e ditur, por tė gjitha detajet iu fshehėn me qėllim ēdo zyrtari tė "JMWAVE". Njė personel i caktuar i "TSD"-sė mori pjesė nė hapat fillestarė, po nuk e dinin qėllimin e misionit.

    3. Robert A. Maheu, njė burim i Zyrės sė Sigurimit, u kontaktua pėr projektin dhe iu kėrkua tė pėrcaktonte nėse mund tė zhvillonte njė tė drejtė hyrjeje nė elementėt e gangsterėve si hapi i parė drejt pėrmbushjes sė qėllimit tė dėshiruar.

    4. Zoti Maheu kėshilloi se e kishte takuar njė Johnny Roselli nė disa raste, ndėrsa ishte nė vizitė nė Las Vegas. Ai e njihte rastėsisht pėrmes klientėve, por i ishte bėrė e ditur se ishte njė anėtar i rangjeve tė larta "tė sindikatės" dhe kontrollonte tė gjitha makinat e bėrjes sė akullit nė Strip. Maheu arsyetoi se, nėse Roselli ishte njė anėtar i klanit, ai padyshim kishte lidhje qė ēonte nė interesat e kumarxhinjve kubanė.

    5. Maheut iu kėrkua t'i afrohej Rosellit, i cili e njihte Maheu-n si drejtor i marrėdhėnieve personale qė merrej me llogaritjen e vendit dhe tė huaja, dhe i tha se kohėt e fundit ishte mbajtur nga njė klient qė pėrfaqėsonte disa firma tė ndryshme ndėrkombėtare biznesi, tė cilat kishin pėsuar humbje tė mėdha financiare nė Kubė, si rezultat i veprimeve tė Castro-s. Ata ishin tė bindur se heqja e Castro-s ishte pėrgjigjja e problemit tė tyre dhe ishin tė gatshėm tė paguanin njė ēmim prej 150 mijė dollarėsh pėr pėrmbushjen e suksesshme. Duhej t'i bėhej e qartė Rosellit se qeveria e Shteteve tė Bashkuara nuk ishte dhe nuk duhej tė ishte e vetėdijshme pėr kėtė operacion.

    6. Plani iu bė i ditur Rosellit mė 14 shtator tė vitit 1960, nė hotelin "Hilton Plaza", Nju Jork. Zoti James O'Connell, Zyra e Sigurimit, ishte prezent gjatė takimit dhe iu identifikua Rosellit si njė punonjės nė Maheu. O'Connell shėrbeu aktivisht si kontakti i Rosellit deri nė maj tė vitit 1962, kur u largua jashtė vendit me detyrė. Reagimi fillestar ishte tė shmangej nga pėrfshirja, por me bindjen e Rosellit, ai ra dakord ta prezantonte me njė mik, Sam Gold, i cili e njihte "turmėn kubane". Roselli ia bėri tė qartė se nuk donte para pėr pjesėn e tij dhe besonte se Sam do tė mendonte po njėsoj. Asnjėri prej kėtyre individėve nuk u pagua nga fondet e agjencisė.

    7. Gjatė 25 shtatorit, Maheu u prezantua me Sam, i cili po qėndronte nė hotelin "Fontainebleau", Miami Beach. Disa javė mė vonė pas takimit me Sam dhe Joe, i cili iu prezantua si njė korrier qė operonte mes Havanės dhe Majamit, ai pa fotografitė e dy kėtyre individėve nė suplementin e sė dielės "Parade". Ata u identifikuan si Momo Salvatore Giancana dhe Santos Trafficant. Tė dy ishin nė listėn e dhjetė mė tė kėrkuarve tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. I pari pėrshkruhej si kryetari nė Ēikago i "Cosa Nostra"-s dhe pasardhėsi i Al Kapones, dhe i dyti, bosi i "Cosa Nostra" i operacioneve kubane. Maheu njoftoi zyrėn menjėherė sapo mori vesh kėto informacione.

    8. Ndėrsa diskutonin metodat e mundshme tė pėrmbushjes sė kėtij misioni, Sam sugjeroi qė tė mos i drejtoheshin armėve, por, nėse mund tė sigurohej ndonjė lloj pilule qė tė vendosej nė ushqimin apo pijet e Castro-s; kėshtu do tė ishte njė operacion mė efektiv. Sam tregoi se ai kishte njė kandidat tė mundshėm nė personin e Juan Orta-s, njė zyrtar kuban qė merrte pagesa haraēi nga interesat e kumarxhinjve, i cili kishte akses te Castro.

    9. TSD-sė iu kėrkua tė siguronin gjashtė pilula me pėrmbajtje vdekjeprurėse.

    10. Joe ia dha pilulat Orta-s. Pas disa javėve pėrpjekjeve, Orta kėrkoi tė dilte nga detyra. Ai sugjeroi njė tjetėr kandidat, i cili kishte bėrė disa pėrpjekje pa sukses.

    11. Joe atėherė tregoi se doktor Anthony Verona, njė nga zyrtarėt kryesorė nė juntėn e tė dėbuarve kubanė, ishte i pakėnaqur me progresin e dukshėm tė juntės dhe ishte i gatshėm tė merrej me misionin pėrmes burimeve tė veta.
    12. Ai kėrkoi njė kusht paraprak pėr marrėveshjen, qė t'i jepeshin 10 mijė dollarė pėr shpenzimet organizative dhe kėrkoi 1 mijė dollarė pėr pajisjet komunikatave.

    13. Potenciali i doktor Veronas kurrė nuk u bė i ditur, pasi projekti u anulua pas episodit tė Gjirit tė Derrave. Verona u njoftua se oferta ishte tėrhequr dhe pilulat u tėrhoqėn.

    14. Me interes ishte incidenti qė pėrfshiu njė kėrkesė tė Sam-it pėr Maheu-n.
    Nė kulmin e negociatave tė procesit, Sam shprehu shqetėsime pėr tė dashurėn e tij, Phyllis McGuire, pėr tė cilėn ai kishte mėsuar se kishte vėmendjen e Dan Rowan, ndėrsa tė dy ishin tė regjistruar nė njė klub nate nė Las Vegas. Sam i kėrkoi Maheu-tė vinte njė pėrgjues nė dhomėn e Rowan-it pėr tė pėrcaktuar shkallėn e intimitetit me zonjushėn McGuire. Tekniku i pėrfshirė nė detyrė u zbulua dhe u arrestua, dhe u dėrgua nė zyrėn e sherifit pėr t'u marrė nė pyetje. Ai njoftoi Maheu-n dhe e informoi se ishte mbajtur nga policia. Kjo telefonatė u bė nė prezencėn e personelit tė sherifit.
    Si rrjedhojė, Departamenti i Drejtėsisė njoftoi synimin pėr tė ndjekur penalisht Maheu-n sė bashku me teknikun. Mė 7 shkurt 1962, drejtori i Sigurimit njoftoi prokurorin e Pėrgjithshėm, Robert Kennedy, pėr rrethanat qė kishin ēuar nė pėrfshirjen e Maheu-t nė pėrgjimin. Me kėrkesėn tonė, procedimi penal mori fund.

    15. Nė maj 1962, zoti William Harvey mori ēėshtjen si zyrtar i ēėshtjes, dhe nuk ėshtė e ditur nga kjo zyrė nėse Roselli u pėrdor nė operacion.

    16. Mė vonė u mėsua nga FBI-ja se Roselli ishte dėnuar nė gjashtė konte pėr hyrje ilegale nė Shtetet e Bashkuara. Tė dhėnat tona nuk e tregojnė datėn e dėnimit, por besohet se ka qenė nė njė periudhė gjatė nėntorit tė vitit 1967.

    17. Mė 2 dhjetor tė vitit 1968, Roselli, sė bashku me katėr individė tė tjerė, u dėnua pėr komplot pėr tė mashtruar anėtarėt e klubit "Friars", me 400 mijė dollarė.

    18. Zoti Harvey raportoi nė Zyrėn e Sigurimit pėr kontaktet e tij me Roselli-n gjatė nėntorit dhe dhjetorit tė vitit 1967 dhe janarit tė vitit 1968. Besohej se Jonny nuk do tė kėrkonte ndihmė nga agjencia gjatė procesit tė dėbimit nėse nuk pėrballej me dėbimin. Roselli shprehu besimin se do ta fitonte apelimin.

    19. Mė 17 nėntor tė vitit 1970, Maheu njoftoi James O'Connell, zyrtari i parė i ēėshtjes sė Roselli-t, pėr ta kėshilluar se avokati i Maheu-t, Ed Morgan, kishte marrė njė telefonatė nga Thomas Waddin, avokati i Roselli-t, i cili kishte pohuar se tė gjitha rrugėt e apelimit ishin konsumuar, dhe tani klienti i tij duhej tė dėbohej. Waddin tregoi se nėse dikush nuk ndėrhynte nė emėr tė Rossselli-t, ai do tė bėnte tė ditur aktivitet e tij pėr agjencinė.

    20. Mė 18 nėntor tė vitit 1970, zotit Helms iu bė e ditur pėr zhvillimet e fundit tė ēėshtjes, dhe u vendos se agjencia nuk do ta ndihmonte Rosselli-n. Maheu u informua pėr qėndrimin e Agjencisė, dhe ishte plotėsisht dakord me qėndrimin tonė. Mė vonė informoi se nuk ishte i shqetėsuar pėr ndonjė fakt tė bėrė publik nėse Rosselli vendoste t'i tregonte tė gjitha.

    21. Si rrjedhojė, Rosselli apo dikush nė emėr tė tij i tregoi Jack Anderson-it detajet e operacionit. Sė bashku me kėtė material janė dhe dy kolona qė tregojnė ēėshtjen.

    22. Rezidenca e fundit qė ėshtė bėrė e ditur nga Rosselli, ishte burgu federal nė Siatėll, Uashington.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #94
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Shėrbimi i fshehtė amerikan CIA mbush 60 vjetorin e krijimit


    Lista e avarive ėshtė pafund. Shėrbimi Sekret Amerikan CIA, duhet tė mbledhė informacione mbi qeveri tė huaja, organizata dhe persona tė ndryshėm, por pikėrisht kėtu qėndron problemi kryesor i kėtij institucioni.



    "Periudha e lesgjislaturės time do tė hyjė nė histori si koha kur Lufta e Ftohtė filloi tė influencojė jetėn tonė."

    Kėshtu presidenti amerikan Harry Truman nė janar tė vitit 1953 nė fillim tė Luftės sė Ftohtė dhe hapave tė tij tė parė pėr ta pėrfunduar atė:

    "Por do tė thuhet gjithashtu se gjatė kėtyre 8 viteve morrėn drejtimin e duhur pėr ta pėrfunduar kėtė luftė."

    Njė ndėr instrumentet mė tė rėndėsishme pėr kėtė ishte CIA. e krijuar mė 26 korrik 1947 si pasardhės i shėrbimit sekret tė luftės botėrore OSS, ky institucion kishte dy detyra kryesore.

    "Njė pikė ishte evitimi i njė Pearl Harbour tė ri. Dhe detyra e dytė ishte lufta kundėr kėrcėnimit tė rrezikshėm tė bashkimit Sovjetik."

    David MacMichael punoi gjatė viteve 80 pėr CIA-n dhe ėshtė sot njė ndėr kritikuesit mė tė ashpėr tė saj. Ashtu si gazetari i New York Times Tim Weiner, i cili sapo ka publikuar njė libėr mbi CIA-n:

    "CIA ishte njė organizatė e re. Ajo nuk e dinte se ē“bėnte dhe duhet tė mėsonte nga gabimet e saj. Dhe gjatė 15 viteve tė para CIA bėri shumė gabime."

    Si pėr shembull kur CIA ishte sigurtė se Rusia nuk kishte bombė atomike.

    "Shefi i atėhershėm i CIA-s e siguroi qysh nė vitin 1948 presidentin se Rusisė i duheshin tė paktėn edhe 10 vjet deri sa tė kishte njė bombė atomike. Por testi i parė u krye nga rusėt nė 1949."

    Vetėm njė vit mė vonė, CIA bėri sėrish njė gabim fatal, tregon MacMichael:

    "Nė qershor tė vitit 1950 filloi lufta e Koresė pa asnjė lloj paralajmėrimi."

    Por CIA i lejoi vetėm katastrofėn mė tė madhe me aksionin e famshėm qė ndėrmorri nė gjirin e derrave pėr tė pushtuar Kubėn. Tim Weiner:

    "Nė njė farė mėnyrė planifikuesi Richard Bissel ja doli mbanė tė bindte veten dhe presidentin amerikan se 1.500 refugjatėt nga Kuba do ta mundnin dot pa probleme ushtrinė me 60.000 ushtarė tė Fidel Kastros."

    Falė skandaleve tė fundit mbi informacionet krejtėsisht tė gabuara mbi armėt e shkatėrrimit nė masė nė Irak, mbi burgjet e fshehta nė Evropėn Lindore dhe mbi akuzat pėr torturime, shėrbimi i fshehtė amerikan CIA ka hyrė aty ku nuk do tė hyjė asnjė shėrbim sekret: Nė faqet e para tė gazetave. Por ky nuk ėshtė vetėm faji i CIA-s, thotė
    Tim Weiner:

    "Qysh prej aksionit nė gjirin e derrave, CIA kontrollohej nga presidenca amerikane. CIA ėshtė ushtria e fshehtė e presidentit dhe pronė e Shtėpisė sė Bardhė. Dhe presidentėt e kanė keqkuptuar dhe keqtrajtuar kėtė organizatė."

    DW

  15. #95
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Tė dhėnat e fundit mbi enigmėn i ofron ish-shefi i Securitate-s

    Kenedin e vrau Hrushovi?

    Nė librin e ish-krahut tė djathtė tė Nikolai Ēausheskut jepen detaje pėr njė tjetėr pistė tė krimit tė shekullit


    Vjen hipoteza e radhės mbi njė ndėr atentatet mė tė bujshme dhe mė tė pėrfolura tė shekullit tė shkuar. E veēanta ėshtė se kėsaj here nuk bėhet fjalė pėr hamendėsimin e ndonjė shkrimtari librash thriller, tė ndonjė ish-agjenti apo tė ndonjė eksperti amerikan krimesh; njeriu qė kėrkon tė zbardhė tė vėrtetėn e vrasjes sė njė prej presidentėve mė tė dashur tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė njė prej eksponentėve tė shėrbimeve sekrete tė Evropės Lindore gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė. Quhet Ion Mihai Pacepa dhe ka qenė ish-drejtori i shėrbimeve sekrete rumune gjatė regjimit komunist. Ish-krahu i djathtė i diktatorit Nikolai Ēaushevsku ėshtė njėherėsh edhe funksionari i rangut mė tė lartė i shėrbimeve sekrete lindore qė ka dezertuar ndonjėherė nga njė vend i ish-bllokut sovjetik. Amerikanėt nuk mund tė linin qė njė njeri i kalibrit tė tillė t‘u shpėtonte nga duart dhe menjėherė me tė vėnė kėmbė nė truallin e SHBA-sė, ish-funksionari i lartė komunist u rekrutua menjėherė nga shėrbimet sekrete amerikane.

    Teza

    Pėr Ion Mihai Pacepa duhet tė hidhet poshtė ēdo hamendėsim pėr njė komplot tė brendshėm amerikan pėr eliminimin fizik tė Xhon F Kenedi. Si ai qė shtjellohet nė filmin e famshėm tė regjisorit Oliver Ston, sipas tė cilit qe CIA ajo qė vendosi ta nxirrte jashtė loje, duke qenė se Presidenti kishte vendosur tė mbyllte agjencinė e shėrbimeve sekrete. Kėndvėshtrimin e tij mbi vrasjen e bujshme, ish-numri njė i shėrbimeve sekrete tė Ēaushevskut e ka publikuar nė librin "I programuar pėr tė vrarė: Li Harvei Osvald, KGB-ja Sovjetike dhe vrasja e Kenedit", i cili ėshtė hedhur kėto ditė nė tregun amerikan, duke tėrhequr njėkohėsisht mbi vete edhe interesin e mediave - siē ndodh, nė fakt, me ēdo tezė tė re qė pėrpiqet tė hedhė dritė mbi atentatin e ndodhur nė Dallas mė 22 nėntor tė vitit 1963. Sipas ish-krahut tė djathtė tė Ēaushevskut, qe vetė Nikita Hrushovi ai qė urdhėroi agjentin sekret tė Bashkimit Sovjetik, Li Harvei Osvald, tė vriste Presidentin e urryer amerikan. Mė pas, lideri sovjetik ndėrroi mendje, por qe tepėr vonė: mekanizmi i atentatit qe vėnė nė lėvizje dhe askush nuk mundi mė ta ndalte dorėn vrastare tė agjentit tė zellshėm amerikan.

    Rekrutimi

    "Osvald qe rekrutuar nga shėrbimet e fshehta sovjetike nė vitin 1957, nė kohėn kur gjendej nė radhėt e marinsave amerikanė tė vendosur nė Japoni", shkruan nė libėr ish-kryeagjenti. Pacepa nuk ka asnjė dyshim se Osvald shkoi personalisht nė Moskė nė vitin 1959 ku u bė pjesė e "divizionit tė operacioneve tė jashtme", e njohur si PGU. Nė kryeqytetin sovjetik, 20-vjeēari i lindur nė Nju Orleans tė SHBAā€”sė u stėrvit dhe u programua pėr tė vrarė Xhon Kenedin. Nė vitin 1962, kur Hrushovi - frymėzuesi fillestar pėr vrasjen e "tė urryerit Kenedi" - vendosi ta anulonte urdhrin pėr kryerjen e atentatit qe tepėr vonė.

    Atentati

    "Por mekanizmat e vėnies nė jetė kishin arritur nė njė stad tejet tė avancuar pėr tė arritur tė ndaleshin", sqaron Pacepa, sipas tė cilit, agjentėt sovjetikė nuk patėn kohė dhe mundėsi "tė deprogramonin Osvaldin". Siē dihet tashmė mirė nga tė gjithė, agjenti sovjetik arriti tė kryente me sukses "vrasjen politike tė shekullit" mė 22 nėntor tė vitit 1963 nė Dallas tė Teksasit. "Por nė kėtė pikė pa bekimin dhe mbėshtetjen e shėrbimeve tė fshehta dhe tė krerėve sovjetikė", konkludon libri. Pacepa i atribuon edhe vrasjen e vetė Osvaldit shėrbimeve sekrete sovjetike: "Dy ditė mė vonė, Xhek Rubi, edhe ky agjent sovjetik, vrau Osvaldin me urdhėr tė Kremlinit". Ndėrkohė qė edhe vdekja e Rubit, e kryer nė vitin 1967, ishte shkaktuar nga dora e sovjetikėve. "Agjentėt arritėn ta infektonin me njė substancė kancerogjene falė sė cilės iu shfaq njė tumor i pashėrueshėm", vazhdon Pacepa nė libėr. "E gjitha kjo, pak kohė pėrpara se Rubi tė lirohej nga burgu amerikan ku pėrmbushte dėnimin pėr vrasje".

    Dy teoritė e tjera tė kėtij viti

    Tezat dhe hamendėsimet mbi shkaktarėt dhe mendjen qė fshihej pas dorės sė Osvaldit duket se nuk do tė reshtin ndonjėherė. Kanė nisur qė ditėn kur u krye atentati dhe duket se nuk do ndalen kurrė. Vetėm gjatė kėtij viti nė faqet e shtypit botėror tė gjithė patėm mundėsinė tė lexonim dy tė tilla. I pari qė risolli nė vėmendjen e shtypit thrillerin presidencial, ishte avokati Vincent Bugliosi, njė prokuror mjaft i njohur amerikan, njėherėsh autori i njė prej bestsellerėve tė tė gjitha kohėrave, me titull "Helter Skelter". Libri bazohet mbi historinė e vėrtetė tė Charles Manson, i njohur nga publiku amerikan si Mr. Satan, frymėzuesi i disa prej vrasjeve mė makabre tė kryera nė Amerikėn e viteve ‘50, ndėrkohė qė Vincent Bugliosi do tė ishte pikėrisht prokurori qė do ta dėrgonte kėtė kriminel pas hekurave, fakt qė e bėn edhe njė ndėr zėrat mė autoritarė me gjithēka ka tė bėjė me kriminalistikėn. Sipas asaj qė tha mė datė 13 maj tė kėtij viti pėr gazetėn "New York Times", Vincent Bugliosi nuk kishte asnjė dyshim, se pas vdekjes sė Presidentit Xhon Kenedi, nuk fshihej asnjė komplot. Ai ishte i bindur se duhen hedhur poshtė tė gjitha hamendėsimet, se vrasja e tij ishte organizuar nga mafia, nga kubanėt e ndjerė tė tradhtuar nga Presidenti, nga zėvendėspresidenti qė kėrkonte t‘i zinte vendin... Pėr ish- prokurorin Bugliosi, Lee Oswald, vrasėsi i Kenedit, e organizoi dhe e kreu atentatin krejt i vetėm dhe pa mbėshtetjen e askujt tjetėr. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim ishte mbėshtetur nė 20 vjet kėrkime tė detajuara, qindra intervista, mijėra dokumente dhe mė shumė se 10 mijė citime. Rezultat i gjithė kėtij studimi ishte edhe libri me 1612 faqe "Duke hedhur poshtė historinė: Vrasja e Presidentit John F. Kennedy", i cili doli nė libraritė amerikane po gjatė ditės nė tė cilėn dha intervistėn pėr "NewS York Times". Gjatė saj kriminologu u shpreh, se shtrembėrimi i fakteve dhe konkluzionet e gabuara, kishin ardhur tėrėsisht pėr faj tė "obsesionit tė mijėra studiuesve, qė ishin marrė me kėtė ēėshtje gjatė kėtyre 43 viteve", pėr tė shtuar se "duke shqyrtuar nėn mikroskop ēdo tė dhėnė, ēdo detaj, e duke bėrė hamendėsime personale nga mė tė ēuditshmet, e kanė transformuar kėtė vrasje kaq tė thjeshtė, nė atė qė njohim sot".

    William Tobin, ish-drejtori i laboratorit tė FBI-sė

    si pėr tė hedhur poshtė 1612 faqet e librit tė mėsipėrm, vetėm pesė ditė pas daljes sė tij nė treg, erdhi deklarata e njė tjetėr eksperti amerikan tė kriminalistikės: William Tobin, njeriu qė ka drejtuar pėr mė shumė se 20 vjet laboratorin e analizave tė metaleve tė FBI-sė, qe i bindur, jo vetėm qė pas vrasjes sė Presidentit fshihet njė komplot, por qė plumbat nuk kanė dalė vetėm nga arma e Lee Oswald dhe se i pranishėm nė atentat ka qenė edhe njė snajper i dytė. "Kemi arritur tė vėrtetojmė, se provat qė pėrjashtojnė praninė e njė vrasėsi janė tė gabuara", shkruante William Tobin, i cili ėshtė edhe autori kryesor i studimit tė publikuar nė sitin e specializuar "Annals of Applied Statistics". Nė studim shpjegohej, se copėzat metalike tė plumbave tė gjetura pas atentatit tė Dallasit, mbi tė cilėt bazohet edhe raporti zyrtar, janė analizuar sėrish, duke pėrdorur arritjet mė tė fundit teknologjike. "Sipas pėrfundimeve qė arrihen pėrmes analizės sonė, rezulton se copėzat e plumbave mund tė vijnė nga tre plumba tė ndryshėm", shkruhej nė studim. Dhe nė rast se kėto copėza vijnė nga tre apo mė shumė plumba tė ndryshėm, mund tė vėrtetohet plotėsisht teza e pranisė sė njė snajperi tė dytė.

    Pas daljes nė pension, Tobin vuri nė dyshim saktėsinė e metodave tė pėrdorura nga FBI-ja pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė, nė pėrcaktimin e lidhjeve tė plumbave tė gjetur nė trupat e viktimave me tė dyshuarit. Kėto prova bazoheshin mbi analizimin e plumbit qė pėrmbanin predhat e qėlluara nga armėt. Njė gjė e tillė bėri qė Akademia amerikane e Shkencave t‘i rishqyrtonte tėrėsisht kėto procedura, pėr tė arritur nė vitin 2003 se ishin tė gabuara. Qė nė atė kohė, FBI-ja i ka braktisur. Duke pėrdorur metoda tė reja shkencore, Tobin dhe dy ekspertė tė tjerė, studiuan sėrish pesė fragmentet e plumbave tė gjetur pas vdekjes sė Presidentit Kenedi.

    Analiza balistike zyrtare

    Analiza balistike e kryer pas vrasjes, kishte arritur nė pėrfundimin se pesė copėzat u pėrkisnin dy plumbave tė vetėm dhe pas krahasimeve ishte konkluduar, se ishin qėlluar nga arma e Le Osvald. Ky pėrfundim pėrkonte edhe me atė tė komisionit Warren, sipas tė cilit Oswald kishte vepruar i vetėm. E megjithatė, nė vitin 1976, po ky komision nuk e kishte hedhur poshtė mundėsinė e pranisė nė atentat tė njė qitėsi tė dytė.

    Polemikat e Ion Mihai Pacepa

    Prej kohėsh, Ion Mihai Pacepa shkruan rregullisht nė organe tė dorės sė parė tė medias amerikane si "National Review Online", "Washington Times" dhe "Wall Street Journal". I vlerėsuar si ultrakonservator falė frymės qė bartin artikujt e tij, ish-kryeagjenti nuk resht sė ndezuri polemika. Nė njė artikull tė publikuar vitin e shkuar, Pacepa pėrshkruante njė bashkėbisedim tė bėrė shumė vite mė parė me ish-diktatorin rumun gjatė tė cilit Nikolai Ēaushesku e kishte informuar "mbi tė paktėn dhjetė liderė ndėrkombėtarė qė Kremlini kishte vrarė apo kishte nė plan tė vriste". Mes kėtyre, eksponenti i Partisė Komuniste italiane, Palmiro Toliati, dhe Mao ce Duni. Sipas Pacepės, ishte agjencia ruse GRU, ajo qė "ndihmoi Sadam Huseinin tė fshihte dhe tė shkatėrronte armėt e shkatėrrimit nė masė", pėrpara se amerikanėt tė ndėrhynin ushtarakisht nė Irak (nė artikull ish-kryeagjenti shprehej tėrėsisht pro ndėrhyrjes sė armatosur nė Irak).

    Kundėrshtitė

    Por jo tė gjithė bien dakord me tezat e tij. "Pacepa nuk jep asnjė motiv bindės pas komplotit tė hamendėsuar sovjetik", shkruhet nė "Publisher‘s Weekly", sipas sė cilės "KGB-ja kishte muaj nė dispozicion pėr ta ndaluar vrasjen". Madje, kėtė mund ta kishte bėrė fare thjesht "duke eliminuar fizikisht Osvaldin". "Kam punuar pėr kėtė libėr pėr mė shumė se 20 vjet", polemizon Pacepa. "Tė gjithė krerėt e shėrbimeve sekrete nė vendet satelite tė Bashkimit Sovjetik qenė nė dijeni tė faktit qė KGB-ja fshihej pas vrasjes sė Kenedit. Duart e sovjetikėve qenė gjithandej".







    Fidel Kastro


    Gjithēka ėshtė shumė e ēuditshme. Nuk mund tė imagjinoj se si Li Harvei Osvald mund tė ketė qėlluar, tė ketė rimbushur armėn e tė ketė qėlluar pėrsėri brenda pak sekondave. Pasi kur qėllon me pushkė me dylbi, nė rast se pushka lėviz, qoftė edhe njė milimetėr, e humbet menjėherė shėnjestrėn. Tė qėllosh tri herė me radhė, me aq saktėsi, pėr njė njeri qė nuk ka shumė pėrvojė, ėshtė shumė e vėshtirė. Ajo qė thuhet nė versionin zyrtar ėshtė thjesht e pamundur.

  16. #96
    Do duheshin me mijera faqe per te shkruar mbi vrasjen e Kenedit. Dhe po aq arsye per eleminimin fizik te tij se pari dhe me pas te te vellait. E verteta per mendimin tim ska per te dale kurre. Dhe sidomos motivi i vrasjes nuk ka per tu mesuar asnjehere. Osvald nuk ka vepruar i vetem dhe te shtenat kane qene me shume se 1 dhe nga drejtime te ndryshme. Kam dashur ta trajtoj me shume detaje kete teme por me pas e pashe qe nuk ja vlente pasi pervec mbushjes se faqeve me fakte dhe kunderfakte, deshmira, filmime, raporto, konspiraci etj perseri rezultati eshte 0 me bisht. Ka qene enigma e shek 20 dhe do mbetet e tille te pakten edhe per shek e 21. Mendimi me i pergjithshem eshte qe Kennedy u vra nga kompleksi industrialo-ushtarak. Nderthurja e shume interesave si ekonomike ashtu dhe gjeopolitike, qendrimi i tij pacifist dhe sidomos vendimi i tij per t'i dhene fund luftes se ftohte 35 vjet perpara se te ndodhte me te vertete nuk mund te gelltiteshin nga fear mongers dhe aparatciket qe pasurohen nga shitja e tymit ndaj masave. Kennedy ishte viktime e kohes kur jetoi. Ishte viktime e rrethanave te cilat i krijoi vete dhe viktime e gares per pushtet te padiskutueshem ekonomiko-politiko-ushtarak. Nese do dilte edhe sot e kesaj dite si e vertete permasat e skandalit do e benin Watergate te dukej si nje flluske sapuni.

  17. #97
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    "VRIMA" E SIGURIMIT. PENETRIMI NGA "MAJORI I KALIVACIT".


    “Si e mashtrova Sigurimin, une majori i rreme Xhaferr Kanani”

    Eshte po ai, oficeri i rreme i Sigurimit te Shtetit. I afte te krijoje situata si atehere ne vitet ‘60, si dhe te vere ne loje, me shaka sigurisht, per te treguar se ka nje inteligjence natyrale te rralle. Xhaferr Kanani ishte vetem 25 vjeē kur iu fut aventures, e cila do te sfidonte “vigjilencen revolucionare” te Sigurimit te Shtetit. Tete muaj ai do te ishte kapiten dhe major i organit me te rrepte te diktatures komuniste ne Shqiperi. Nga Kalivaēi i Tepelenes erdhi ne Tirane dhe me pas, teksa deshironte ta linte Shqiperine, te arratisej ne Kalane e Shkodres, takimi i Xhaferrit me nje kapter te Deges se Puneve te Brendshme te qytetit verior ndryshoi gjithēka. I prezantuar si kapiten i Ministrise se Brendshme dhe perfaqesues special i Kadri Hazbiut. Nje fejese me vajzen qe e dashuroi qe me shikimin e pare e shnderroi Xhaferrin nga njeri qe tentonte te arratisej ne “oficer” te Sigurimit te Shtetit. Kur Sigurimi vertetoi qe vajza me te cilen ai dashurohej kishte biografi te mire, fejesa ne prezence te drejtuesve te Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres, e fiksuar ne celuloid, u be premise per nje jete me “lavdi”. Xhaferri do ta luante me mire se askush nga moshataret e tij rolin e idhullit te se dashures se tij, oficerin e Ministrise se Brendshme. Sa darka, dreka, ceremoni, biseda, mendime ka dhene ky njeri ne rolin e ekspertit te sherbimit te fshehte, qe ne te vertete nuk ishte askush. Dy deget e brendshme me kryesore te drejtuara nga njerez me eksperience ne Ministrine e Brendshme, ajo e Durresit dhe e Shkodres, do te ishin totalisht “nen varesine” e oficerit te rreme me emrin Xhaferr Kanani. Tete muaj kombinacion nuk kishte se si te perfundonin me hapy-and per 25-vjeēarin. Askush nuk e pikasi kombinacionin e tij. Kanani, duke mos gjetur asnje rrugedalje, vendosi pas kontaktit me nje bashkefshatarin e tij oficer te vetedorezohej dhe te deklaronte perpara kryetarit te njeres prej degeve ku ai kishte luajtur kombinacionin personal se ishte i rreme.

    Bashkebiseduesi i tij, nje oficer madhor dhe drejtues i Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, u shastis kur mesoi se Xhaferri ishte askushi dhe kishte luajtur “me buken e femijeve te tij”.

    Rasti “Kanani” ose majori i rreme i Sigurimit, “mori me qafe” mjaft kuadro te Sigurimit te Shtetit ne ate kohe, te cilet nga “sykalter” ishin shnderruar ne syleshe. Nje problem i madh do te lindte ne Ministrine e Brendshme per mungesen e vigjilences te organit me kompetent, leves se diktatures, Sigurimin e Shtetit. Kadri Hazbiu nxinte, Mehmet Shehu ishte terbuar, Hysni Kapo, krahu i djathte i Enver Hoxhes, do ta analizonte deri ne detaje ngjarjen qe e diskretitonte krenarine e shtetit te asaj kohe. Mbledhje pas mbledhjesh, kreret e larte te shtetit te asaj kohe me vete vleresonin aftesine e Xhaferr Kananit per te depertuar deri ne kombinacione, zbardhje urdhrash sekrete, arrestime, njohje me situata dhe dokumentacine sekrete, dhenie mendimesh per lirimin e te arrestuarve nga organet e dhunes ne Durres dhe ne Shkoder, por partishmerisht ata ishin totalisht kunder asaj qe kishte ndodhur nga marsi deri ne tetor.
    Hetuesite e gjata, shtrengimet e torturat nuk vertetuan akuzen per te cilen i riu nga Kalivaēi akuzohej: tradhti ndaj atdheut dhe venie ne sherbim te agjenturave te huaja. Xhaferri do te studiohej si rast i rralle kur nje fshatar me inteligjence natyrore arrinte te sfidonte kuadro te pergatitur te Sigurimit te Shtetit ne shkollat me te mira te KGB-se.

    Per vite me radhe, Dega e Sigurimit ne ish-Shkollen e Ministrise se Brendshme do ta studionte fenomenin “majori i sigurimit” si rastin absolutisht ekstrem ku nje njeri sfidonte vigjilencen revolucionare te syrit, veshit dhe trurit te sistemit te Enver Hoxhes.

    Nje histori qe ka mbetur gjate ne mendjen e bashkekohesve te Xhaferr Kananit, fenomenit te mashtrimit dhe “te marrit” qe guxoi te sfidonte vigjilencen revolucionare te asaj kohe. Ai vuajti 11 vjet burg per shtate muaj ne detyren e rreme te te derguarit special te Kadri Hazbiut ne dy deget e brendshme, ne ate te Durresit dhe te Shkodres. Kjo eshte nje histori e pashkruar deri tani, por qe do te sillet per te gjithe lexuesit e gazetes “Albania” nepermjet rrefimit te Xhaferr Kananit.

    Ju jeni i njohur me nofken “Majori” i Sigurimit te Shtetit. Kush jeni ne te vertete?
    Une jam Xhaferr Mehmet Kanani, nga Kalivaēi i Tepelenes dhe aktualisht banoj ketu ne Tirane, ne nje shtepi me qira, ne afersi te fabrikes se birres “Tirana”.
    Perse njerezit ju therrasin Major?
    Nuk kam qene asnjehere major, por kjo nofke lidhet me nje histori timen personale rreth 47 vjet me pare ne Shkoder.
    A do te thote kjo qe ju nuk keni dashur asnjehere te sherbeni ne Forcat e Armatosura te asaj kohe?
    Do te kisha dashur shume, por nuk me lejonte biografia e keqe, e cila do te me ndiqte pas deri ne vitin 1992.
    Cila eshte “biografia” juaj?
    Une jam nga Tepelena dhe rrjedh nga nje familje me tradita te hershme patriotike dhe me miqesi te zgjeruara nga Picari i Gjirokastes, Karkanjoz i Beratit, e deri ne Veleshnje te Skraparit dhe Dukat te Vlores. Babai im ishte nje besimtar i sektit bektashian. Mbetem pese jetime pas pushkatimit te babait, ne vitin 1944. Ne moshen 17-vjeēare, ngaqe nuk punoja dot ne miniere, shkova ne Patos dhe me pas erdha ne Tirane.
    Si nisi historia juaj, e cila ju beri dhe personazh te vitit 1960?
    Nje shoku im me kishte ftuar ne shtepine e tij ne Velipoje, me mendimin per t’u larguar jashte shtetit, ne Mal te Zi. Ishte mars i vitit 1960. Perpara se te mberrija ne shtepine e shokut tim, thashe t’i hidhja nje sy qytetit te Shkodres dhe te vizitoja kalane e Rozafes, monument historik i kryeqendres se Veriut te Shqiperise. Aty takova nje kapter policie, Petro Gori nga Fieri, i cili ishte i plotfuqishem ne ate zone. Me te shkuam ne kala, pasi isha prezantuar si oficer i Ministrise se Brendshme. I thashe kapterit se kisha deshire te njihesha me nje vajze, e cila kishte ardhur me kolektivin e Artizanatit te Shkodres per te festuar 8 Marsin. Kapteri me ndihmoi. Fola me vajzen dhe e pashe qe deshira e saj per t’u njohur me nje oficer kishte qene e madhe. Keshtu, dashur-padashur iu futa aventures rinore per t’u ingranuar si oficer i rreme ne Sigurimin e Shtetit dhe nuk e mendova se kjo aventure do te me kushtonte me pas. Isha vetem 25 vjeē dhe vetem per hater te vajzes rriskova vite te tera burg nga jeta ime. Kapter Petros i thashe se doja te fejohesha me vajzen, emrin e se ciles nuk dua ta permend per arsye etike dhe njerezore. Kapterit i kisha thene se isha kapiten i pare i Sigurimit dhe rrija gjithmone civil. Ai me premtoi se punes se fejeses sime do t’i futej seriozisht, pasi ishte dhe i plotfuqishmi i zones ku punonte dhe vajza. Ai bisedoi me shoqet e saj dhe me pas me vete vajzen, se ciles i tha per mua se kush isha. Pra i tha ate qe i kisha thene une, por qe nuk ishte aspak e vertete. Vajza kerkoi te bisedonim me dajen e saj dhe ashtu u be. Keshtu puna ime mori nje drejtim tjeter. Shkova te shoku im ne Velipoje, ai iku u arratis dhe me dha nje shume lekesh, pasi ato nuk do t’i nevojiteshin me kur te shkonte jashte. Shoku im sot gjendet ne Luksemburg. Mua me duhej te vazhdoja lojen e kapitenit te pare te Sigurimit dhe mesova se kapteri me te cilin isha njohur kishte raportuar ne Degen e Puneve te Brendshme te kryetari, te kolonel Skender Vinēani dhe zevendesi i tij.
    Si rodhen ngjarjet me pas?
    Kapteri Petro Gori, tashme mik dhe dashamiresi im, shkoi ne Degen e Puneve te Brendshme dhe u raportoi shefave te tij ate qe i kishte ndodhur, pra takimin me mua. Pak a shume ai u kishte thene se gjate punes se tij duhej te merrej edhe me nje problem, pra do te me ndihmonte mua, “kapiten te Ministrise se Puneve te Brendshme”, per fejesen me nje vajze te cilen ai e njihte. Kolonel Skender Vinēani ia raportoi menjehere kete histori kryetarit, Feēor Shehu, i cili urdheroi vartesit e tij qe te me njoftonin se duhet te paraqitesha ne Degen e Puneve te Brendshme urgjentisht dhe ta bisedonim kete gje bashkerisht. Kapteri me takoi te kafja e madhe dhe me transmetoi urdhrin e eproreve te tij. Me pak frike dhe droje shkova, por gjithnje me bente pershtypje fakti qe per nje fjale goje kapteri shkon dhe raporton. M’u duk pak e habitshme se si mund te ndodhte keshtu kur kisha tjeter pershtypje nga jashte per Sigurimin e Shtetit.
    Shkuat ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres?
    Po. Kjo eshte edhe me e rende. Shkuam ne Dege dhe kapteri me percolli deri te hyrja dhe ndenji jashte, ndersa une hyra brenda dhe oficeri i rojes me shpuri tek eprori me i larte i tij. Ne zyren ku shkova gjeta pese persona: Kolonel Feēor Shehun, kryetar i Deges, kolonel Mit’hat Zaēen, nenkryetar i Deges, kolonel Skender Vinēanin, shef i Policise se Deges dhe dy nenkolonelet, Hysen Hoxhati dhe Mehmet Sinica, njeri shef i Sigurimit dhe tjetri komandant i Policise. Te peste keta persona i pershendeta sapo hyra ne zyre dhe po prisja te degjoja se perse me kishin thirrur. Pasi me kthyen pershendetjen, me thane te ulesha ne karrige. Pas kesaj kuptova se ajo qe po perjetoja nuk ishte nje loje qe do te me kushtonte prangat, por e kishin marre te mireqene genjeshtren time. Fjala i takonte Feēorit dhe ai menjehere me pyeti nese isha oficer i Ministrise se Brendshme. Une pohova lehtas. Me pas e mori fjalen me nje pyetje Hysen Hoxhati, i cili me pyeti nese punoja me Muēo Saliun. Edhe pse nuk e njihja fare kete te fundit, perseri, ashtu si edhe me pare pohova. Hyseni, si i Sigurimit qe ishte, vijoi me nje pyetje provokuese, duke dashur te dinte se si e kishte gruan Muēoja. I thashe se ashtu vazhdonte te ishte, e paqejf. Kjo pergjigje me doli natyrshem dhe e mblodha mendjen se po te me arrestonin, s’kishte problem, pasi vetem kaq do te ndodhte, do te prishej loja ime dhe meqe ajo ishte ne hapat e pare, denimi do te ishte me i lehte. Pasi kalova proven e pare nisi seria e dyte e pyetjeve qe kishin te benin me aventuren time rinore. Feēor Shehu vazhdoi me nje tjeter pyetje, pasi donte te dinte nese doja te fejohesha ne Shkoder. Dhashe perseri nje pergjigje pohuese. Ai me tha se ne raste te tilla oficeret e Ministrise se Brendshme marrin autorizim nga ministri. I thashe se e dija kete, por ngaqe nuk e kisha perfunduar ende problemin, ndaj dhe nuk kisha shkuar ta takoja ate personalisht. Kjo e bindi Feēorin, i cili me pas urdheroi nenkolonel Hysen Hoxhatin per t’u marre me kete problem. Ideja ishte qe ai duhet te verifikonte ēdo gje ne lidhje me biografine e vajzes. Hysen Hoxhati autorizoi dy oficere te Sigurimit te merreshin me kete verifikim. Dy oficeret raportuan me pas se biografia ishte e paster dhe u autorizua kryerja e kesaj fejese. Ceremonia u be me pjesemarrjen e kuadrove te Deges se Puneve te Brendshme. Ketu u bene edhe disa fotografi, qe me pas rezultuan prova te fuqishme kunder meje dhe te tjereve qe ishin ne to.
    Sa kohe qendruat ne Shkoder dhe ku strehoheshit?
    Si per here te pare qendrova ne ate qytet 15 dite. Here kam fjetur ne turizem, por shume here me kane marre ne shtepite e tyre oficeret e Deges se Brendshme. Njerezit atje jane shume mikprites, nuk dija ku te shkoja me pare, pasi me ftonin te gjithe te saponjohurit.
    Sa here keni hyre gjate kesaj kohe ne Degen e Puneve te Brendshme?
    Disa here. Me merrnin dhe me pyesnin tashme si njeriun e tyre per ndonje problem dhe une jepja mendimin tim. Nga “koleget” une mesoja shume gjera te rendesishme dhe sekrete, dhe eproret e tyre, kur me pyesnin, u thosha ato qe m’i kishin thene vartesit e tyre. Ky ishte nje veprim qe me sherbeu ta shtyja ca aventuren time.
    Kur shkonit ne Dege, a ju kerkoi kush dokument identifikimi, apo te tjera qe tregonin se kush ishe ne te vertete?
    Jo, ky ishte dhe gabimi i tyre, i cili u be problem me pas. Edhe une vete nuk e kuptoja se si kisha mundur te krijoja kaq shume siguri per ta se isha ai qe kisha deklaruar dhe jo personi “asgje” qe realisht isha.
    Asnjehere nuk e keni veshur gjate kesaj kohe uniformen e oficerit?
    Te jem i sinqerte, as qe doja ta vishja, por rrethana e solli qe duhet te beja nje foto oficer dhe me duhej nje xhakete me graden e kapitenit te pare, se ashtu isha vetedeklaruar. Kete nder ia kerkova Vasil Semes. Ai ishte kapiten i pare ne Dege dhe e krijova situaten e tille qe ai nuk mund te me refuzonte. E mora xhaketen, edhe pse kishte shume dekorata, dhe bera foto, e kjo ndodhet edhe sot e kesaj dite ne dosjen time hetimore. Ne qershor, kur u bene disa gradime, i dhashe vetes graden major. Dhe qe nga ajo kohe me therrisnin major. Pra isha rritur ne grade, si dhe te tjeret.
    A keni ndonje kujtim te veēante nga qendrimi juaj si oficer Sigurimi ne Shkoder?
    Kam shume kujtime, por do te veēoja shoqerimin e kryeministrit te asaj kohe, Mehmet Shehu. Ishte qershori i vitit 1960. Po qendroja te posta e policise te Ura e Baēallekut. Vura re se erdhen gazet e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Vura re kolonelin Skender Vinēani dhe nenkolonelin Hysen Hoxhati, shume police dhe oficere Sigurimi. Befas Vinēani me pyeti se a e dija se ishte duke ardhur Mehmet Shehu ne nje vizite zyrtare. I thashe se e dija dhe keshtu rihyra ne lojen e besimit te tyre. Vinēani me tha se nga kodrat e Bushatit e deri ne Baēallek e ruanin forcat e drejtuara nga Sulo Skendaj, kurse nga atje e kendej duhet ta merrnin ne mbrojtje personalitetin e asaj kohe forcat e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Koloneli me kerkoi mendim edhe per menyren e organizimit te sherbimeve dhe fola ato qe mendoja. Aty e pritem dhe kryeministrin. Me disa te tjere e shoqerova deri ne Shtepine e Pritjes. Une, shoferi i kryeministrit dhe shoqeruesi i tij, Mit’hat Gjondeda, shkuam ne Shiroke dhe hengrem darke. Me pas me makinen e tyre u ktheva ne hotel.
    Sa dite qendroi Mehmet Shehu ne Shkoder?
    Ndenji nje dite e gjysme. Ai takoi drejtuesit e atij rrethi, Sule Bahollin, Bilal Parrucen dhe te tjere drejtues atje. Pastaj ai iku dhe me grupin e shoqerimit te tij ika edhe une deri ne Vore dhe prej andej ne Durres.
    Ne Shkoder ju vinit shpesh tashme si major i veteshpallur i Sigurimit te Shtetit. A ju kujtohet ndonje rast kur ju eshte kerkuar te nderhyni apo te jepni mendim per personat e arrestuar?
    Nuk ka qene vetem nje rast, por shume te tille. Do te mundohem te sjell ne kujtese disa raste ku nderhyrja ime ka qene decizive, pra ka shpetuar njerez nga burgu. Doja te isha i mire me ate kontingjent, pasi e dija se neser do te isha une si ata me ate aventure qe kisha nisur dhe qe nuk do te zgjaste shume. Me kujtohet puna e nje kapteri te Postes Kufitare te Zogajt. Dy djem qe shkonin vazhdimisht te luanin futboll me ushtaret e postes ishin arratisur ne Malin e Zi. Tani ku situata eshte e tille, nis hetimi per veprimtarine e tyre, pra e kam fjalen ku rrinin, me ke rrinin deri edhe ku luanin. Kishte rezultuar se ata kishin shkuar te luanin ne posten kufitare dhe diskutohej se vajtja e tyre atje kishte qene e qellimshme per te pare regjimin e ruajtjes se kufirit. Keshtu u germua edhe per te nxjerre pergjegjesite dhe dihet se “topi” mbetet ne hallken e fundit te kapteri, i cili ne te vertete i kishte lene djemte e fshatit te futeshin ne poste. Kur vajta me rastin e festes se Kufirit bashke me “koleget” e mi te Deges se Puneve te Brendshme ne Posten Kufitare iu thashe atyre qe djemte nuk kishin shkuar per here te pare ne poste dhe te luanin me ushtaret, ndaj mendoja se nuk duhej ta arrestonin kapterin. Ne fakt keshtu u be.
    A ka pasur rast tjeter?
    Jo vetem nje, por edhe shume te tjere, por do te them edhe rastin e lirimit te dy djemve nga Shkodra, qe notonin ne liqen shume thelle dhe Sigurimi mendonte se ata synonin te arratiseshin. Kur i pashe dhe mesova per ate qe akuzoheshin, u thashe se perderisa nuk kishte fakte qe te provonin deshiren e tyre per arratisje, e mira do te ishte te liroheshin. Me ka mbetur ne kujtese edhe nje rast tjeter qe lidhet me akuzen qe ishte ngritur per nje oficer, se gjoja donte te arratisej ne Mal te Zi. Ai ne fakt kishte shkuar te njerezit e vet ne Hot dhe atje ishte arrestuar. Ne fakt sapo mesova se si ishte puna, prisja rastin qe te me kerkonin mendim dhe kur me pyeten, u thashe se oficeri duhej te lirohej, pasi ai nuk ishte kapur ne pjesen e klonit, madje as ne afersi te tij, por ne Hot, e keshtu nuk u mor me kush me akuzat ndaj oficerit.
    Durresi ishte “baza” juaj. Po dita e pare e qendrimit atje pas kthimit nga Shkodra si oficer i veteshpallur i Sigurimit, ju kujtohet?
    Me kujtohet mire. Qe ne fillim “rezidenca” ime ishte porti, e gjithnje rrija afer tij. Atje isha njohur me disa oficere te Deges qe kishin sherbyer dikur ne Shkoder dhe me pas ishin transferuar. Keta oficere e dinin qe isha fejuar ne Shkoder se njihnin disa nga njerezit e vajzes. Nepermjet ketyre u prezantova edhe me disa oficere te tjere te Deges se Puneve te Brendshme Durres. Ne kete qytet m’u la me shume hapesire veprimi. Ne Degen e Durresit ishin edhe disa oficere nga Jugu, si Kapllan Shehu, apo dhe te tjere. Ata menduan se une isha Xhemal Shehu, nje kolonel i ushtrise, me te cilin nuk njihesha, por me vone kuptova se me kishin ngaterruar me te. Edhe ne gjyq keta oficere u justifikuan me faktin se ngjaja me Xhemalin. Hajde merre vesh kete pune tani.
    Mbani mend ndonje incident ku ju eshte dashur te mbani qendrim ndaj ndonje personi ose te jepnit mendim per rastin?
    Me kujtohet mire nje incident, qe me pas u fry shume, pra u be problem. Ate dite ne Durres ishte gjithe udheheqja e Shqiperise, pasi percillte pas nje vizite ne Tirane, Moris Torez, kreun e PK-sw franceze. Situata ishte e veshtire pasi marredheniet me ish-Bashkimin Sovjetik ishin ftohur dhe me sa mbaj mend vizita e tij u be aty nga korriku i vitit 1960. Gjendesha mes oficereve te Deges se Puneve te Brendshme te Durresit kur Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe te tjere po shoqeronin Torezin. Kur ai u largua drejtuesit me te larte te asaj kohe te Shqiperise po ktheheshin per te makinat e tyre. Ne kete kohe nje grua u shkeput nga turma dhe i doli perpara Enver Hoxhes dhe i tha atij diēka. Kjo beri buje dhe shume shpejt u sqarua se gruaja ishte e shoqja e nje oficeri te Deges se Durresit, qe sherbente ne sektorin e Kufirit, kishte graden major dhe ishte nga fshatrat e Gjirokastres. Gruan e moren dhe e shoqeruan. Ajo i kishte qare hallin Enverit per strehim, pasi jetonin ne nje barake dhe ne kushte shume te veshtira. Me pas gruaja u la e lire dhe nderhyra qe t’ia kthenin dinjitetin ne vend ta ēonin atje ku e kishin marre. Ne kete kohe, ndersa une isha me kapitenin V.S, vjen Kryetari i Deges se Durresit, Kopi Niko i cili i drejtohet me arrogance kapitenit dhe i kerkonte llogari pse ai kishte e kishte lene gruan te shqetesonte udheheqesin. Ai iu pergjigj qete se kishte qene larg dhe se atje kishin qene te tjere, me pas ai e prezanton me mua. Ne ishim duke pire kafe te klubi “Detari” dhe pas pergjigjes kryetari i deges i tha kapitenit se duhet te paraqitej ne Dege pasi kishin mbledhje. Kopi nisi te bisedoje me mua. Ai me pyeti per detyren ne zonen e plazhit. Nisi te me bente nje bisede, qe e mora si provokim, lidhur me nje shok te Byrose Politike i cili ishte ne rezidencen e plazhit dhe kishte rekomandim nga mjeku per te bere ēdo dite 2-3 kilometer ne kembe. Me pyeti nese kishte ndonje shok te mire me vete. Une i thashe se kishte jo nje por disa dhe me vone mesova se ne ate bisede behej fjale per Gogo Nushin. Keshtu nisi miqesia me Kopi Nikon, Kryetarin e deges se Puneve te Brendshme te Durresit. Duke ndenjur me kolonel Kopi Nikon, vjen Sekretari i Pare i Komitetit te Partise se Rrethit te Durresit. Kopi me prezantoi me te me shume pompozitet. I tha se isha nje kuader me rendesi dhe se per muajt e veres do te operoja ne plazh. Sami Gjebrea me dha edhe disa porosi qe lidheshin me problemet e te huajve ne plazh, sidomos per turistet gjermane dhe polake. Sami Gjebrea nisi te analizoje veprimin e gruas qe i doli para Enver Hoxhes dhe tha se fajin per kete e kishte shoku yne ushtarak. Une duke e justifikuar oficerin i thashe se i shoqi nuk ka ditur asgje, se po ta dinte nuk do ta lejonte nje gje te tille, se ishte shok i mire. Kolonel Kopit iu be qejfi per pergjigjen qe i dhashe Sekretarit te Pare dhe me mori mua ne makine dhe shkuam ne Dege dhe u tha disa oficereve se une isha i Ministrise se Brendshme dhe se ne zonen e portit dhe ate te plazhit ata mund te ndeshnin shume oficere, por se asnje prej tyre nuk ishte si une. E kjo ishte e vertete se une isha i veteshpallur te tjeret ishin ne rregull, te emeruar. Madje ai iu tha se per ēdo gje duhet te me raportonin mua dhe ata e zbatuan urdhrin e tij. Pas pak i kerkova leje Kolonelit per te shkuar ne hotel “Vollaga” dhe ai urdheroi qe te bisedohej me drejtorin per te rezervuar per mua dhomen me te mire. Meqe tashme isha njohur me operativet e sigurimit te Plazhit te Durresit nisa te mesoja shume sekrete te detyrave te tyre dhe madje jepja dhe mendim per zgjidhjen e situatave, gje qe nisa ta beja me deshire se kisha filluar t’ia merrja doren.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #98
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    A ju ka qelluar te takoni oficere madhore te Ministrise se Brendshme?
    Po, jam takuar disa here me te tille njerez me grada dhe drejtues madhore te Sigurimit te Shtetit. Kemi pire me ta edhe kafe. Kur keta te fundit me shikonin me oficeret e Deges se Puneve te Brendshme te Durresit mendonin se isha efektiv dhe koleg me ta. Kurse oficeret e Durresit, kur me shihnin me eproret e tyre te Ministrise se Brendshme, mendonin se une isha ai qe u kisha thene, i derguari special i Kadri Hazbiut. Kisha hyre disa here ne Bllokun e udheheqjes, duke shfrytezuar njohjen me komandantin e Gardes, Ēelo Arza. Kam takuar disa here Ramiz Aline, Manush Myftiun, Rita Markon, Gogo Nushin. Ata me pyesnin per te huajt qe pushonin ne Plazhin e Durresit dhe u kam thene gjithēka mendoja, ne biseda te shkurtra sigurisht, se si silleshin gjermanet, polaket, ēeket etj.
    A ju ka ndodhur te nderhyni ne ndonje rast per te dhene mendim ne lidhje me arrestimet apo ndalimet e kryera nga Sigurimi i Shtetit ne Durres?
    Po, ka pasur shume raste kur une kam shpetuar njerez te vene ne shenjester nga Sigurimi Shtetit. Shkoja shpesh ne posten e policise se plazhit, aty ku policet ndalonin shume qytetare. Shkoja e i pyesja per arsyet e ndalimeve dhe ne pjesen me te madhe te rasteve kam dhene urdher te liroheshin. “Si i derguari special i Kadri Hazbiut” per te vezhguar veprimtarine agjenturore te te huajve ne Plazhin e Durresit, me eshte dhene rasti te kem shume informacione rreth veprimeve te turisteve qe vinin ne ate kohe. Atehere, ne Plazhin e Durresit vinin shume turiste nga Gjermania Lindore dhe pushonin ne kampin e rinise ne Durres. Per ta ishin ngritur ēadra dhe policia ishte ndeshur me disa kundervajtje te te huajve. Policet ishin gjithnje dyshues per shqiptaret qe shoqeroheshin me te huajt, por njekohesisht paragjykonin keta te fundit duke i quajtur agjente. Ne shume raste shqiptaret ishin shoqeruar ne poste dhe une kam nderhyre qe te mos mbaheshin, se te rinj ishin dhe keto veprime ishin te moshes. Po keshtu, u kisha thene se edhe ndaj te huajve nuk ishte nevoja te ishin aq kritike se ata vinin nga vende mike dhe nuk duheshin pare si agjente.
    Cilat ishin perplasjet e policeve me pushuesit e huaj ne Plazhin e Durresit?
    Kujtoj se policet qe sherbenin ne periudhen e plazhit vinin nga rrethet dhe kishin konstatuar se te huajt, me aparatet e tyre fotografike, kishin bere shume foto. Por jo te gjitha paraqisnin bukurite e Durresit, pasi shume prej tyre ishin negative per mendimin e specialisteve te asaj kohe. Ne keto kushte, policet ishin detyruar qe t’ua merrnin aparatet dhe t’u asgjesonin filmin per te fshehur ne nje fare menyre te verteten nga syte e Europes. Ata te huaj qe kundershtonin veprimet e policise, shpesh silleshin ne posten e plazhit. Keto raste ishin bere problem. Turistet, sidomos gjermanet, ishin te organizuar dhe shoqeroheshin nga nje drejtues qe quhej shef i shtabit te pushuesve. Ne rastin konkret, ky rast kerkoi ne Degen e Puneve te Brendshme te Durresit sqarime se perse veprohej keshtu me pushuesit. Ky ishte nje defekt ne marredheniet polici-turiste.
    Kryetari i Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, Kopi Niko, ngarkoi shefin e policise, nenkolonel Taqo Luarasi, qe bashke me mua dhe dy oficere te merrnim nje takim me gjermanet.
    Ēfare ndodhi ne kete takim?
    Na sollen fillimisht nje perkthyes, ishte pedagog ne Universitetin e Tiranes dhe me sa me kujtohet, ishte nga Gjirokastra dhe quhej Nusret. Shkuam ne takim me pushuesit gjermane, te cilet komandoheshin nga shefi i shtabit te kampit. Sapo hyme ra heshtja. Pushuesit e huaj kerkuan te dinin se perse policia i ndalonte te rinjte shqiptare te shoqeroheshin me ta. Gjithashtu, nje pyetje tjeter ishte se a lejoheshin ato, vajzat, te kryenin martesa me shqiptaret. Na kerkuan llogari pse policet tane u thoshin shqiptareve te mos shoqeroheshin me gjermanet se ishin agjente. Dikush nga vajzat u ngrit dhe tha se ajo dhe shoqet e saj i preferonin shqiptaret per temperamentin e tyre. Shef Taqoja me thote mua qe ta marrja situaten ne dore, pasi ai nuk kishte eksperience ne keto pune. Si rrjedhoje, bashkebisedimin e katranosem ca une dhe ca Nusreti. U thashe se kur njerezit tane shkonin ne vendin e tyre, vepronin konform ligjit dhe rregullave te shtetit te tyre. Ndaj edhe ata duhet te benin te njejten gje, te respektonin traditat, rregullat duke mos krijuar probleme me policine. Vijova duke u thene se nuk ishte aspak e vertete qe shqiptaret ndaloheshin te shoqeroheshin me to, pasi Shqiperia dhe Republika Demokratike Gjermane ishin vende mike. Persa i takonte lidhjes martesore, kjo ishte nje pyetje qe duhet t’u behej instancave me te larta dhe qeverise. Per dashurine me shqiptaret u thashe se si ndal kush, por duhet te kishin mendjen, te ishin te kujdesshem e te mos qendronin prane shtepise se ndonje qytetari fanatik, pasi keshtu mund te krijoheshin probleme. Duhet te qendronin, pra, ne vende ku lejoheshin te tilla gjera. Persa i perket ankeses se gjoja policia u thoshte agjenteve, iu pergjigja se kjo nuk ishte e vertete.
    Keni asistuar ne ndonje vendngjarje gjate kohes qe sherbenit ne Durres?
    Me kujtohet nje rast, kur teksa qendroja ne plazh, te kampi i punetoreve, shefi i Krimeve te Deges se Brendshme, Fane Xhuveli, me thote se kishte ndodhur nje vetevrasje ne fshatin Ēete te Kavajes. Ai me tha se duhet te shkoja me te, por na duhej dhe nje makine. I thashe Kristo Themelkos nese mund ta merrja makinen e tij. Ai me tha se le te behej cope makina e tij per punet e Ministrise se Brendshme. Morem makinen dhe bashke me mua ishin prokurori i rrethit, Riza Teqja, mjeku ligjor, Koēi Moisiu dhe shefi i Krimeve, Fane Xhuveli. Atje ishte vetevarur nje plak. Kur mberritem ne vend dhe beme veprimet, kuptova se donin te arrestonin djalin e te ndjerit, pasi dyshonin se ai mund ta kishte vrare te atin. U thashe se per kete nuk kishin fakte dhe nuk duhet te kishte ndodhur keshtu. Pas ekspertizes ata me thane se duhet te firmosja edhe une ne procesverbal dhe ashtu bera. Kjo m’u ngrit edhe si akuze ne gjyqin tim.
    Po arme a mbanit me vete?
    Po, mbaja, madje dua t’u them se rruges per ne fshatin Ēete te Kavajes, tek bisedoja me “koleget”, vura re nje fakt te ēuditshem. Asnje nga kuadrot me te cilet isha nuk kishte me vete arme. Vetem une kisha nje berete italiane, por pa fisheke.
    E kisha marre ne degen e armatimit ne Durres. U kisha thene se kisha nje pistolete sovjetike, e cila me rendonte shume dhe me bezdiste. Ndaj u kerkova te me jepnin nje arme me te vogel. Ata me dhane nje berete italiane, nuk kishte fisheke per te. Me ate pistolete nuk kisha bere ndonjehere qitje dhe nuk dija as ta perdorja.
    A ju ka mbetur ne mendje ndonje kombinacion qe Dega e Durresit pergatiste per arrestimin e ndonje elementi, te ashtuquajtur armik?
    Dua te sjell per lexuesin nje kujtim interesant qe lidhet me pergatitjet qe benin drejtuesit e Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, te drejtuar nga Kopi Niko, per arrestimin e nje nenkoloneli te policise. Ai quhej Miltiadh Papa. Kishte kohe qe operativet e Sigurimit e kishin nen survejim dhe po pergatisnin pak nga pak momentin per t’i hedhur prangat. Dyshohej se nenkoloneli dhe nje prokuror, qe ishte arrestuar ne Tirane, kishin lidhje me Teme Sejkon. Nuk e njihja nga afer Miltiadh Papen, por nje here me ishte dhene rasti shume shkurt qe te pija nje kafe me te. Ai dukej sikur donte te me thoshte diēka, por i kisha informacionet se nga dita ne dite ai do te perfundonte ne qeli. Me dhimbsej, pasi me dukej njeri shume i mire. Edhe gjate kohes qe pime kafe, doja t’i jepja nje sinjal per ate ēka po ndodhte rreth tij, por ai sa here qe tentoja ndryshonte muhabet per te dhene te kuptoja se ai e dinte po ashtu fundin e survejimit te tij. Ne kohen qe ne pinim kafe, dy operative te Sigurimit i pashe te nxitonin nga vendi ku ishim ne drejt Deges se Puneve te Brendshme te Durresit dhe e pyeta Miltiadhin: “Ku shkojne ata dy operativet? Perse nxitojne?”. Ai me tha: “Bejne detyren. Duan qe kush e kush te mberrije i pari tek eproret tane per te raportuar ate qe pane. Nuk u ve faj”. Kjo shpjegonte fare qarte dramen qe po luhej me fatin e Miltiadhit dhe te te tjereve, te klasifikuar si bashkepunetore te Teme Sejkos dhe agjente te sherbimeve te huaja.
    Durresi ishte nje vend i preferuar edhe per arratisjet nga deti, sidomos me hyrjet ne vaporet e huaja qe vinin ne port. A ka patur ndonje rast te kapjes ne flagrance te personave qe tentonin kete lloj arratisjeje?
    Dua te flas per fatin e tre himarjoteve, qe kishin ardhur per t’u arratisur ne Durres. Ata kishin fshehur rrobat nen rere dhe me not disa milje larg ishin futur ne nje vapor turk, pak para se ai te nisej. Ekuipazhi ishte habitur se si dy nga djemte (pasi njeri prej tyre nuk ia kishte dale dot mbane) kishin notuar aq larg bregut. Kapiteni i kishte marre ne pyetje, dhe mendimi im eshte vetem se ata ishin te krishtere nuk vendosen qe t’i mbanin, por me pas dhane sinjalin e alarmit dhe u bene te ditur autoriteteve portuale shqiptare se ne bordin e tyre ndodheshin dy shtetas shqiptare, qe kishin hipur ne menyre ilegale. Policia jone shkoi i mori dhe te nesermen me njoftuan edhe mua per ate qe kishte ndodhur. Policia i kishte rrahur aq keq, sa njeri prej tyre kishte hemorragji ne stomak dhe peshtynte gjak. Te zhveshur siē ishin, i kishin lene ne qelite e ftohta te Deges se Puneve te Brendshme te Durresit dhe ishin duke ngrire. I pashe dhe m’u dhimbsen. U thashe drejtuesve te policise se duhet t’u jepnin ndonje gje per t’i veshur dhe njeri prej tyre, qe ishte shume i semure, duhet te merrte ndihmen e pare mjekesore. Me thane se tani do t’i ēonin ne plazh, pasi atje kishin fshehur rrobat. I moren me nje nga makinat. Shkuam ne plazh. Dy djemte i vune qe te germonin ne rere per te gjetur rrobat. Prej aty nxoren tri pale tesha. Ketu edhe ata vete kuptuan se i treti qe kishte qene me ta e kishte humbur betejen me detin. Pra ishte mbytur. Ata nisen te qanin dhe u luten qe te trajtoheshin si njerez, pavaresisht nga veprimi qe kishin bere. Gjithsesi, denimi i tyre ishte shume i ashper. Ata u denuan me shume vjet burg. Ne ate moment me shkoi ndermend qe te bisedoja me kolonel Kopi Nikon, shefin e Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, qe te nderhynte per te shtruar me ēimento qelite e paraburgimit ku do te sistemoheshin te ndaluarit, pasi atje do te shkoja edhe vete nje dite. Qelite u shtruan. Ne kete rrjedhe dua te permend edhe nje rast kur dy mesues nga Vlora u denoncuan nga dy vajza jo te mira nga Elbasani. Ndaj tyre ishin bere disa akuza te pabaza dhe te padrejta dhe kjo me shtyu t’i ndihmoja. E kuptova qe ata nuk kishin asnje faj. Sqarova rrethanat ne te cilat kishte ndodhur takimi me vajzat dhe qendrimin me to. Dhe arritem ne perfundimin se te dy djemte ishin te pafajshem. Duke patur parasysh kete perfundim, nderhyra dhe bera te mundur evitimin e denimit te tyre.
    A ju ka pyetur ndonje person per ndonje dokument qe vertetonte se ishit oficer i Sigurimit?
    Me thene te drejten, ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres dhe te Durresit askush nuk kishte pyetur per te vertetuar vertetesine e qenies sime si oficer i Sigurimit. Feēor Shehu, qe drejtonte Degen e Shkodres, asnjehere nuk kishte dyshuar se une isha major fals. Madje, ai ishte edhe personi pergjegjes per futjen time ne kombinacionin e mashtrimit. Ky ishte edhe personi qe kur u dekonspirova dhe doli ne shesh e verteta u hakmor me shume se kushdo tjeter ndaj meje. 38 oficere u liruan nga puna per mungese vigjilence, por Feēor Shehu mbijetoi edhe pse ai ishte “peshkuar” i pari dhe ai ne nje fare menyre, me mendjelehtesine e tij, duhej te mbante me shume pergjegjesi. Megjithate, dua te sqaroj se krahas ketyre ka patur edhe njerez qe me kane vene ne pozite te veshtire me pyetjet e tyre provokuese e per t’u dhene pergjigje jam djersitur pasi ndodhesha ne pozicion inferior ndaj tyre. I vetmi person qe me ka kerkuar dokumentin e identifikimit ishte nje kapter i Postes se Policise se Peqinit. I shkurter ne shtat, por tejet korrekt dhe i vendosur, ndersa kisha dale nga nje kepucari ne qytetin e Peqinit, ai me afrohet, me nderon dhe diēka po nxirrte nga xhepi. Pas kesaj me dokumentin e tij ne dore kerkoi nga une dokumentin e identifikimit tim. Nuk dija si te dilja nga kjo situate e krijuar. Kapteri nuk m’u nda dhe perseriste kerkesen e tij derisa aty erdhi nje epror i tij, me graden toger, me te cilin u perqafuam sikur njiheshim prej kohesh. Togerit iu ankova per kerkesen e vartesit te tij. Ai e urdheroi te largohej dhe kapteri qe kishte patur plotesisht te drejte u ndie ngushte kur eproret me siper tij e detyruan qe te mos zbatonte detyren.
    A ke pasur ndonje ndjenje faji per dike gjate kohes qe u veteshpalle oficer i Sigurimit?
    Asnjehere nuk kam patur si qellim qe te merrja me qafe njerez, kushdo qe te ishin ata. Ēdo sekret qe mesova e mbajta per vete ose e lija atje ku e degjoja. Edhe ne hetuesi kur me kerkonin emra nuk permenda asnje prej tyre, sepse nuk doja qe t’i demtoja. Perveē njerezve negative, ne Deget e Puneve te Brendshme ne Durres dhe ne Shkoder kishte edhe njerez te zot, profesioniste dhe shpirterisht te mire. Edhe sot e kesaj dite, kur i kam mbushur 70 vjeē, ndiej keqardhje per ish-oficeret Vasil Sema, Mustafa Beqari, Hamdi Ulqinaku, Sele Brahimi dhe te tjere, te cilet nga deshira per te me ndihmuar i hapen telashe vetes kur une rezultova oficer i rreme. Mbi te gjitha ndihem ne faj per ate qe pesoi Vasil Sema. Nje njeri shume i veēante dhe me zemer te madhe. Kudo ku kam shkuar, pas perfundimit te aventures sime, per ate njeri kam folur fjalet me te mira. Fati i tij ishte i njejte me ate te 38 oficereve dhe kaptereve te tjere qe u nxoren ne lirim. Por me vjen shume keq per ate qe pesoi dhe me keq akoma me vjen per faktin se ndokush si Feēor Shehu, qe mbahej fort ne kolonen vertebrale te sistemit te Enver Hoxhes, shpetoi pa u lagur dhe arriti qe te ngjiste shkallet e karrieres deri ne postin e ministrit te Brendshem, qe, per mendimin tim, nuk e ka merituar asnjehere.
    Per tete muaj me radhe, ju u maskuat nen spaletat e majorit te Sigurimit te Shtetit, por aventura juaj mori fund ne tetor te vitit 1960. Si u dekonspirua operacioni i mashtrimit i Xhaferr Kananit?
    Ate dite tetori shkova ne nje studio fotografike te merrja nje fotografi qe kisha bere. Pak para se te hyja brenda, pashe ne vitrinen e studios fotografine time me gradat e majorit te zmadhuar. Sapo hyra, i thashe fotografes qe nuk ishte mire te ekspozonte fotot e oficereve te Ministrise se Brendshme se nuk u lejohej kuadrove kjo. Ne rastin konkret kisha hallin tim se e dija qe keshtu do te terhiqja vemendjen e atyre njerezve qe me njihnin dhe do ta pesoja. Ajo e zbatoi porosine time, e hoqi qe andej dhe ma dha, por ajo dite ishte thene te shenonte edhe fundin e aventures sime te rrezikshme qe me kushtoi vite te tera burg. Fotografes i kisha bere nje nder dikur, i shpetova vellain nga burgu. Vellai i saj kishte rrahur dike dhe punetori operativ i zones e kishte proceduar, duke i pergatitur letrat per ta ndjekur penalisht. Pasi mora foton, dola nga studioja dhe po shkoja drejt Deges se Puneve te Brendshme te Durresit. Ne kete kohe, nje oficer i Ministrise se Brendshme nga zona ime, qe kishte graden kapiten, u shfaq aty prane dhe nisi te me therriste ne emer. Nuk i ktheva pergjigje dhe vazhdova rrugen drejt. Ai kishte ardhur per pushime se bashku me bashkeshorten ne Kavalishencen e Ministrise se Brendshme. Ai me njohu dhe nuk m’u nda, por vazhdoi te me therriste ne emer. E shoqja, nisur nga indiferenca ime, i tha te mos therriste se ndoshta nuk isha ai qe mendonte, por “kolegu” nuk u ndal. Ai me ndoqi deri ne Degen e Puneve te Brendshme te Durresit. Une hyra brenda, ndersa ate e ndalen ne postbllok. Pyeta oficerin e sherbimit se kush ishte lart dhe ai me tha se atje ishte kryetari i Deges, kolonel Kopi Niko. U ngjita ne zyren e kryetarit te deges dhe, per fat te mire, ate e gjeta vetem. U pershendetem dhe pas kesaj hoqa gradat, dekoratat qe kisha vene, pistoleten dhe i vendosa mbi tavoline. Ne kete kohe, kolonel Kopi Niko me pyeti se ēfare po beja keshtu. I thashe se isha vetequajtur “major” po ne te vertete nuk isha veēse nje njeri i thjeshte, pa grada, pa uniforme dhe pa asnje lidhje me Sigurimin e Shtetit. Ai sapo mesoi nga une identitetin tim te vertete, pra qe isha nje oficer fals, filloi t’i binte kokes me grushte dhe te fliste me vete. Fals, fals, perseriste pa reshtur duke mos i besuar akoma fjaleve te mia. Kopi Niko po kujtonte te gjitha bisedat dhe vendet ku kishim qene se bashku. Une per ta qetesuar i thashe te mos behej merak pasi do te merrja persiper gjithēka vete dhe nuk do te tregoja asgje per bisedat qe kisha bere me te apo vendet qe kishim shkuar bashke. I tensionuar, Kopi Niko vazhdonte te fliste gjera te pakuptimta derisa ne dere trokiti dikush.
    Ēfare ndodhi me pas ne zyren e shefit te Deges se Durresit?
    Sapo ra heshtja, brenda hyri shefi i Krimeve, Fane Xhuveli. Kopi Niko e urdheroi te dilte jashte duke bertitur: “Fals, fals, fals”. Ai u shastis dhe nuk po kuptonte asgje rreth asaj qe kishte ndodhur ne zyren e eprorit te tij. Fane Xhuveli doli jashte duke ngritur supet. Ne kete kohe, Kopi Niko iu afrua telefonit, formoi nje numer dhe ngriti receptorin. Degjova se ai kerkoi nga bashkebiseduesi qe ta lidhte me Kadri Hazbiun, por meqenese ky iu pergjigj se Kadriu nuk ndodhej ne zyre, kerkoi te lidhej urgjentisht me Mihallaq Ziēishtin. Kopi Niko sqaroi fije e per pe ne telefon situaten e krijuar pas bisedes me mua dhe ne perfundim degjova se Ziēishti e urdheroi qe te me mbante ne zyre e te mos pranonte askend tjeter aty deri ne ardhjen e tij urgjente nga Tirana. Nuk kaloi as nje ore dhe zevendesministri i Brendshem, Mihallaq Ziēishti, ia behu ne zyre. Sapo me pa, gjenerali me pyeti se gjate kohes qe isha veteshpallur “major” ku kisha shkuar dhe me ke kisha biseduar. Pyetja e tij kishte te bente me sqarimin e rrethanave qe me shtyne te nisja aventuren e depertimit ne dy deget e brendshme kryesore, te Shkodres dhe ate te Durresit. Nje pyetje e drejtperdrejte e tij ishte nese kisha te beja me ndonje sherbim apo agjenture te huaj, e cila me kishte ofruar bashkepunim dhe ne kembim te pageses. Iu pergjigja prere se nuk kisha asnje lidhje me sherbimet e huaja dhe se i kisha sherbyer vetem vendit tim. Gjithēka qe dija e kisha mbajtur per vete dhe kisha vendosur qe te mos ia thosha askujt. Pergjigjja ime e qetesoi disi gjeneral Ziēishtin, i cili u bind se nuk isha i shtyre nga ndonje qellim i keq. Pra, nuk kisha qellim t’i beja dem vendit tim.
    A solli pasoja per personat qe ishin takuar dhe shoqeruar me ju zbulimi se nuk ishit oficer i Sigurimit?
    U krijua nje situate e ndere. Pak me pas erdhen disa oficere madhore te Ministrise se Brendshme, si gjeneral Xhule Ēiraku, etj dhe prej aty me moren dhe me ēuan ne Drejtorine e Sigurimit te Tiranes. Mesova me pas se Mihallaq Ziēishti mblodhi kuadrot e Deges se Puneve te Brendshme te Durresit dhe u tha gjithēka rreth situates qe ishte krijuar. Ai i porositi te gjithe qe ta mbanin gojen kyēur per ate qe kishte ndodhur, pra faktin qe nje njeri qe s’ishte askush kishte “depertuar” vigjilencen revolucionare te armes me besnike te sistemit te kaluar, Sigurimit te Shtetit. Nese do te dilnin jashte sekretet e dy degeve te brendshme, per kete fajtore ishin kuadrot e tyre. Ishte rasti i pare qe krijohej nje precedent i tille dhe ketu partia, sipas zevendesministrit Mihallaq Ziēishti, do te ndalej ne analiza konkrete per te vene para pergjegjesise dhe ndeshkuar personat qe kishin rene viktima te ketij mashtrimi. Porosise se gjeneralit nuk i qendroi askush pasi te nesermen ne mengjes i gjithe Durresi mesoi se si nje i ri kishte mashtruar per tete muaj me radhe oficeret e Sigurimit te Shtetit. Ndenja ne izolim disa dite dhe me moren ne pyetje kolonel Kristo Mushi dhe Vullnet Jaho, nderkohe qe Aranit Ēela me preu fletarrestin nen akuzen: “Tradhti ndaj atdheut dhe popullit dhe venien ne sherbim te shtetit te huaj, atij amerikan”. Ne pyetjet qe me benin dua te kujtoj ate se ku paguhesha. U thashe se per pese muaj e gjysme isha paguar nga Dega e Puneve te Brendshme ne Durres dhe paga ime ishte 890 leke.
    Si behej e mundur pagesa pasi ju nuk figuronit zyrtarisht ne strukturen e ministrise?
    Kjo eshte vertet e ēuditshme. Shefi i finances se Deges se Durresit, Basri Bedini, kishte biseduar me shefin e finances ne Ministrine e Brendshme qe une te paguhesha derisa te mbaroja sherbimin atje dhe me pas nga llogaria e ministrise t’i kaloheshin keto leke deges qe kishte bere pagesen. Madje, Bedini i kishte marre edhe firmen eprorit te tij me te larte. Keshtu qe nga maji deri ne tetor une isha paguar njesoj si te isha “major” i vertete nga Dega e Punes se Brendshme e Durresit.
    Ku keni fjetur gjate kohes qe keni ndenjur ne Durres?
    Fillimisht kam fjetur ne hotel “Vollga” ku pergjithesisht kam paguar. Me pas kam fjetur ne hotel “Adriatik” dhe aty nuk kam paguar, llogaria e shpenzimeve te mia, e cila sigurisht u be me pas gjate gjykimit tim, ishte 3300 leke. Keto iu vune ne ngarkim drejtorit te Turizmit te Durresit, Shaban Kokomanit. Kete te fundit e kisha njohur pas nje debati qe kisha bere me te, pasi ai qellimisht shprehej se oficeret e Ministrise se Brendshme e “hanin buken kot”. Une kisha nje informacion se ai kishte miqesi me nje polake dhe menjehere mbas kesaj i thashe se nuk ishim fare kot, pasi dinim edhe takimet dhe bisedat qe ai bente ne zyren e tij me te huajen. Kokomani, i habitur nga e verteta qe ia thashe ne fytyre, me shkoi krahun dhe urdheroi vartesit e tij qe une te strehohesha, te haja e te pija gratis ne hotelin “Adriatik”.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  19. #99
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sa kohė qėndruat nė hetuesi?
    Rreth gjashtė muaj isha nėn njė hetuesi tė tmerrshme intensive. Mė janė bėrė tortura nga mė tė ndryshmet, mė tė rėndat. Mė kishin futur nė birucė dhe mė kėrkonin t’u tregoja gjithēka rreth aktivitetit tim. Ata mendonin se unė kisha lidhje me shėrbimet e huaja dhe njėkohėsisht kisha tradhtuar edhe atdheun tim. Duke u gjendur nė vėshtirėsi, i kėrkova nėnkolonel Qemal Ballukut qw tė mė largonte hetuesit e mi se pėrndryshe do t’i mbysja nė birucė. Balluku qeshi dhe mė tha se nuk duhej tė mėrzitesha pasi do ta shqyrtonte kėrkesėn time. Pas ankesės nuk m’i prunė mė hetuesit nė birucė. Nėnkolonelit i pėlqente aventura ime dhe mė shihte gjithnjė me keqardhje. Gjithēka rreth torturimit tim, keqtrajtimit, sjelljeve arbitrare, organizohej nga kolonel Kristo Mushi, njė njeri nw moshė dhe me shpirt tė keq. Mė kujtohet se pasi mė keqtrajtonin, mė drejtonin pyetje se kujt i shėrbeja, nga kush paguhesha dhe tė tjera pyetje tė pakuptimta.
    Gjatė kohės qw keni qenė nė hetuesi, a keni pasur vizita nga njerėz tė tjerė me pushtet?
    Aty nga muaji dhjetor, nė vitin 1960, erdhi Kadri Hazbiu. Kėtij tė fundit ia thashė gjithēka qė mė kishte ndodhur dhe pasi u largua nuk pashė tė mė vinin mė hetues nė qeli. Mbas dhjetė ditėsh do tė kisha njė takim tjetėr interesant kur nėnkolonel Besim Selita mė ngjiti lart nė zyrėn e tij, ku kishin ardhur shumė njerėz me pushtet tė bisedonin me mua. Vura re nė fillim Hysni Kapon, por nuk mungonin edhe anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike. Pėr kėtė bisedė do tė rrėfej mė gjatė njė herė tjetėr. Pas kėtij takimi mė ndėrruan hetuesit dhe shpėtova nga ferri ku kisha rėnė nė fillim.
    Vetėm njė herė jeni takuar me Kadri Hazbiun gjatė kohės qė ishit i arrestuar?
    Nė kohėn kur isha i izoluar nė Drejtorinė e Sigurimit tė Tiranės, ish-ministri Brendshėm i asaj kohe, Kadri Hazbiu, mė vizitonte herė pas here. Ai mė kishte psikologjisur me shikim, por edhe gjatė bisedave qė kishim bėrė. Mė ka ngelur nė kujtesė se nw njė nga bisedat tona Kadri Hazbiu mė tha se isha bėrė si maēi i Pilurit. Unė fillimisht nuk e kuptova domethėnien e shprehjes sė tij. Mendova se ai ma tha kėtė pasi kisha rėnė shumė nga ana shėndetėsore. I thashė se ishte e vėrtetw se kisha rėnė ca nga shėndeti, por kjo ishte normale se isha nė burg dhe jo nė shtėpinė e pushimit tė Durrėsit. Kadriu ndėrhyri dhe mė tha se nuk e kishte fjalėn pėr shėndetin. Mė pas nisi tė mė tregonte historinė se si maēi i Pilurit kishte djegur tw gjithė fshatin dhe se kjo ishte njė histori e njohur pėr zonėn e Labėrisė. Kadriu mė tha se nėse fshati i Pilurit kishte djegur njė fshat, unė kisha marrė mė qafw njė ministri tė tėrė. Ai mė tha se nga njė anė kisha bėrė mirė se kisha nxjerrė nė shesh vigjilencėn e vėrtetė tė Sigurimit nė bazė dhe se u kisha rėnė kambanave tė alarmit se duhej tė merreshin urgjentisht masa pėr largimin e tė paaftėve. Drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme nuk kishin ku tė gjenin ngjarje mė tė mirė se historia ime pėr tė bėrė analizat e tyre. Por nga ana tjetėr nuk duhet tė merrja mė qafw persona, tė cilėt ishin tė aftė dhe nuk mė kishin dhėnė asnjė informacion por nė ndonjė situatė tė rastėsishme kishin pirė thjesht njė kafe me mua. Unė e mora sinjalin duke i kuptuar fare mirė fjalėt e Kadriut dhe vendosa qė nga ai moment tė mos thosha mė emra me tw cilwt isha takuar apo isha shoqėruar nė dy degėt e brendshme, nė atė tė Durrėsit dhe tė Shkodrės. Aty kuptova qė menjėherė pas deponimeve tė mia tė para duhej tė ishin marrė masa ndaj personave qė unė kisha pėrmendur gjatė pyetjeve nė hetuesi.
    Sa persona u ndėshkuan pas arrestimit tuaj?
    Me sa kam mėsuar mė pas, 38 oficerė nė Durrės dhe nė Shkodėr janė liruar ndėrsa shumė tė tjerė janė transferuar apo ulur nė gradė. Dua tė them se fillimisht kur hetuesit e tmerrshėm mė merrnin nė pyetje u tregova i sinqertė dhe po rrėfeja ēdo gjė duke pėrmendur edhe emrat e personave me tė cilėt kisha ndenjur gjatė tetė muajve kur unė u deklarova si major i Sigurimit tė Shtetit. Por tė gjitha deklarimet e mia ishin shkruar nė procesverbal dhe mė pas do tė shėrbenin si prova dhe materiale pėr tė dėnuar apo pėrjashtuar nga radhėt e Sigurimit tė gjithw emrat qė unė kisha pėrmendur. Sapo dilnin nga unė, hetuesit raportonin nė instancat drejtuese dhe askush nga emrat e parė qė pėrmenda nuk i shpėtoi ndėshkimit. Gjithēka e kuptova kur kėta ktheheshin tė nesėrmen dhe mė kėrkonin emra tė tjerė. Ata tregoheshin tė kujdesshėm nė pyetjet e tyre pėr tė mėsuar sa mė shumė emra tė personave me tw cilwt unė isha shoqėruar. Mbaj mend se Nevzat Haznedari dhe Rexhep Kolli ishin njerėzit mė negativė qė kam njohur ndonjėherė pasi ata kėrkonin tė dhėna edhe pėr shokėt e tyre, emrat e tė cilėve nuk dua t’i pėrmend, por unė qėllimisht mohova njohjet apo takimet me ta gjw qw nė fakt i kisha bėrė. Pra, sinjalin e dytė rreth asaj qė bėhej jashtė qelisė sime, sidomos me ndėshkimet, e mora nga Kadri Hazbiu. Tė gjithė njerėzit qė ishin liruar, pėr mendimin tim, janė marrė nė qafw nga kontradiktat qė ekzistonin brenda Sigurimit tė Shtetit apo Ministrisė sė Brendshme, pasi fajtorw ishin vetėm pak persona, konkretisht, drejtuesi i Degės sė Brendshme tė Durrėsit dhe ai i Degės Shkodrės, por mund tė them i vetmi pėrgjegjės i gjithė asaj qė ndodhi ishte Feēor Shehu, njė fodull qė nuk meritonte fare qė tė ishte nė radhėt e Sigurimit.
    A ju kėrkoi ndonjė gjė konkrete Kadri Hazbiu?
    Po, me shumė finesė, ai mė kėrkoi tė dhėna pėr disa oficerė nė Durrės dhe Shkodėr me tė cilėt unė nė tė vėrtetė vetėm isha pėrshėndetur dhe as kafe nuk kisha pirė. Nė fund tė bisedės Kadriu ma kėrkoi si nder qė e mira do tw ishte tė mos i pėrmendja fare gjatė hetimeve pasi thjesht pėrmendja e emrit do t’i dėmtonte ata. Unė absolutisht nuk i kam zėnė nė gojė dhe prej asaj dite hetuesve u thosha se pėrderisa mė kishin respektuar titullarėt e institucioneve, vartėsit e tyre nuk kishin asnjė kusur qė tw mos mw respektonin. Nė fund tė fundit, ata thjesht kishin bėrė detyrėn pasi unė pėr tė gjithė isha njė oficer i Sigurimit dhe mbaja gradėn major. Kadriu tha se korrektoret i kemi shumė tė mira dhe pėr kėtė duhet t’i mbrojmė.
    Po takime tė tjera nė qeli ju kujtohen?
    Kurioziteti ka shtyrė shumė oficerė tw vinin dhe tw mė shikonin nė qeli. Disa mė urrenin dhe mė thoshin se kisha marrė nė qafė shokėt dhe kolegėt e tyre, ndėrsa tė tjerė mė thoshin se isha treguar shumė i zoti qė kisha mundur pėr tetė muaj me radhė tė jetoja mes sekreteve tė Sigurimit tė Shtetit pa qenė as edhe njė sekondė pjesė e tij. Megjithatė, nuk pyesja shumė pėr ato ēka thoshin. Unė gjithēka e kisha nisur si aventurė, pavarėsisht se ajo zgjati muaj tė tėrė dhe mė kushtoi jo vetėm mua qė u burgosa por edhe dhjetėra tė tjerėve qė u detyruan tė largoheshin nga radhėt e policisė.
    Perse Kadri Hazbiu ju kerkoi te mos nxirrni emra oficeresh?
    Per mua personalisht Kadri Hazbiu ishte nje burre i zgjuar, psikolog i paster ne shpirt, pra nje njeri i jashtezakonshem. Ai e pa mire qellimin e aventures sime dhe ne te nuk gjeti dashakeqesi apo lidhje agjenturore ne dem te vendit tim. Sipas tij, e gjithe kjo histori lindi nga mungesa e vigjilences ne Deget e Shkodres dhe te Durresit. Per mua te dy drejtuesit e ketyre degeve me shume shihnin fustanet e grave, sesa benin detyren, ndaj dhe kishin bere ndalime dhe arrestime te njerezve te pafajshem. Me kujtohen shume raste kur deget e tyre kishin arrestuar njerez per gjera krejt te kota. Madje ata i keqtrajtonin deri ne humbje ndjenjash. Keto gjera ia kisha thene edhe Feēorit, edhe Kopi Nikos, madje ne ndonje rast me kete te fundit edhe kam replikuar si te isha vertet i derguari special i Kadri Hazbiut.
    Kadriu ishte i prire te me ndihmonte qe te mos merrja denim te rende, pasi akuza ishte e tmerrshme: tradhti ndaj atdheut dhe venie ne sherbim te agjenturave te huaja.
    Veteshpallja juaj oficer i Ministrise se Brendshme dhe dorezimi me pas u bene problem edhe ne linje partie, pasi kjo kontrollonte edhe armen e Sigurimit te Shtetit. A ka marre kontakte me ju ndonje anetar i Byrose Politike?
    Aventura ime nuk kishte si te mbetej nje diskutim vetem ne linje shteterore, kete e dine shume bashkekohes te mi. Dua te shprehem per nje takim interesant me Hysni Kapon. Aty nga fundi i tetorit te vitit 1960. Ndersa qendroja ne biruce, vjen nenkolonel Besim Selita dhe me mori me vete ne zyren e tij. Aty pashe te ishin vendosur perballe njeri-tjetrit dy grupe. Ne njeren ane qendronte Hysni Kapo me te tjere funksionare te larte te PPSH-se, si Manush Myftiu, Foto Ēami, Rrapo Dervishi dhe ne krahun tjeter Kadri Hazbiu me vartesit e tij, si Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli, Qazim Kondi, Xhule Ēiraku. Te dyja grupet, sapo hyra, i drejtuan veshtrimet nga une. Pas pak nisen edhe pyetjet. Ne krahun e Hysniut shenimet i mbante Foto Ēami, ndersa nga ana e Kadriut Llambi Peēini. Hysniu nisi te me pyeste rreth veprimtarise sime. Ai me tha se do te nderronim rolet dhe do t’i tregoja per aktivitetin tim, pra do te thosha arsyet pse isha marre me Ministrine e Brendshme se isha bere edhe problem i madh. Pyetja e pare ishte se perse e kisha bere, sipas tij, gjithe kete rremuje ne dy nga deget e Puneve te Brendshme ne Shkoder dhe ne Durres. I thashe se e gjitha kishte nisur si nje aventure rinore, pra per nje vajze, pasi ajo me kishte pelqyer shume. Hysniu vijoi me pyetjen tjeter nese isha fejuar me vajzen. Iu pergjigja me nje po te avashte, madje i thashe se fejesen e kisha bere qe ne mars. Ai menjehere me tha se tani ishte tetor. U ndal te sqarimi i rrethanes se njohjes time me vajzen dhe disa te dhena rreth saj. Une gjithnje jepja pergjigje te sinqerte, ashtu siē edhe kishte ndodhur ne te vertete. Pasi mesoi rreth kesaj ēeshtjeje, Hysni Kapo deshi te dinte arsyet pse isha perzier ne Deget e Puneve te Brendshme dhe pse kisha nderhyre per te nxjerre nga burgu te ndaluarit. Pra njeriu me me pushtet partiak ne ate kohe pas Enver Hoxhes, kerkonte te dinte perse une u kisha dhene mendim per te liruar persona te panjohur kaptereve dhe oficereve ne Deget e Puneve te Brendshme ne Durres dhe ne Shkoder.
    Paske pasur bisede te gjate me Hysni Kapon?
    Po. Me te bisedova, sigurisht ne prani te te tjereve, rreth 2-3 ore. Pasi mbaroi me keto pyetje ai me kerkoi te dinte rreth marredhenieve te mia me te huajt qe pushonin ne Plazhin e Durresit dhe aludonte per marredhenie te ngushta te miat, sidomos me gjermanet. Ketu mbeta ngushte dhe i thashe se ishim nje me zero. “Ku e merr ushtaraku uniformen kur eshte bujtes, se e mbaje veten bujtes? Se ti i mesove kete gjera. Po ti, pse e more ne Durres uniformen?” - me pyeti perseri Hysni Kapo. I thashe Hysniut se shefin e prapavijes e kisha genjyer, duke i thene se kisha nje stof ne Tirane, te cilen do ta qepja per uniformen time. Por deri ne qepjen e saj i kerkova te me jepte nje grade uniforme, dhe ai ma dha. Une nuk ia ēova kurre copen Basri Bedinit, pasi nuk kisha ku ta gjeja. Kur i sqarova menyren se si u justifikova per te marre uniformen, ai nuk duroi dhe me tha se ishim bere dy me zero. E njejta situate u krijua edhe kur me pyeti per armatimin. Njesoj kisha genjyer edhe per armen. Shefit te armatimit te Deges se Brendshme te Durresit i kisha thene se zoteroja nje pistolete sovjetike tejet te rende dhe kerkova nje me te lehte. Ata me dhene nje Berete italiane pa fisheke, te cilen nuk e perdora kurre. “Degjo Xhaferr Kanani, nga trimeria je i forte. Kjo qe ke bere ti dy gjera ka. Sikur ajo qe kishe bere te ishte ne funksion te shtetit, do te ishe dy here hero, ndersa po te ishe arratisur jashte Shqiperise, sherbimet e huaja, kundershtare me politiken shqiptare, do te me kishin bere roman dhe film per menyren se si ia kishe hedhur Sigurimit te Shtetit. Ne, tha Hysni Kapo, keta te Sigurimit i kemi quajtur sykalter, por dolen symbyllur. I kemi ēuar te studiojne nga 5 vjet ne Bashkimin Sovjetik, ndersa ti ua hodhe per pese minuta. Nuk mund ta quajme vigjilence kete”.
    Si perfundoi biseda me Hysni Kapon?
    Hysniu bisedonte me mua dhe njekohesisht veshtronte me inat nga drejtuesit e Ministrise se Brendshme qe kishte perballe. Kur nuk kishte me pyetje per te bere, Hysniu iu drejtua atyre qe rrinin ne krah te Kadri Hazbiut. “Degjoni ketu, te vije nje njeri i thjeshte si Xhaferr Kanani, te hyje ne Bllok te Udheheqjes, te mbaje konferenca, te liroje te burgosur, te urdheroje ushtarake, te jape mendime, te mesoje sekrete, nuk eshte pare ne asnje vend tjeter. Kjo eshte e gjitha paaftesia e drejtuesve te Deges se Shkodres dhe Durresit, te cilet u lane te mashtroheshin nga nje njeri anonim, qe nuk kishte asnje lidhje me Sigurimin e Shtetit. Imagjinoni sikur Kanani te ishte nje njeri i futur nga agjenturat e huaja per te mesuar sekretet dhe dobesite tona. Per kete do te mbahet pergjegjesi deri me nje dhe askush nuk do t’i shpetoje analizes dhe ndeshkimit”, - tha Hysniu. Pas ketyre fjaleve u ngrit ne kembe me dha doren dhe me tha: “Ketu ku je ti duhet te ishin keta dhe ti, ‘major Xhaferri’, ke vetem nje faj. Pse nuk m’i hodhe ne Bune Feēor Shehun me shoket e tij, ndersa ne molin e Durresit Kopi Nikon dhe kompani?”.
    Ju deklaruat se gjate qendrimit ne Durres keni pasur shume kontakte me te huajt. A ju solli kjo probleme gjate kohes qe pyeteshit ne hetuesi?
    Po, me kane renduar. Gjate procesit tim hetimor me nje interesim te veēante per marredheniet e mia sidomos me gjermanet, te cilat i respektoja si turiste per te dhene te kuptonin se vendi yne dhe njerezit tane ishin mikprites. Akuzatoret e mi donin te dinin se pse shoqerohesha, ēfare bisedoja pasi mendonin se une kisha bere ne plan per t’u arratisur ne Gjermani. Mbaj mend nje rast ne Durres, kur kryetari i Deges se Puneve te Brendshme, Kopi Niko, me tha se turistet e huaj, veēanerisht gjermanet, e kishin ekzagjeruar ca me ato veshjet e tyre te shkurtra, ēka binte ndesh me realitetin socialist qe kerkonte te impononte regjimin e asaj kohe. Kolonel Niko me tha se ne disa raste u kishte thene policeve qe gjate larjes se rrugeve me uje me makinat e ndermarrjes se komunales te sperkasnin me uje edhe te huajt, veēanerisht femrat. Por une e kundershtova menjehere dhe i thashe ta nderpriste kete metode absurde dhe femijerore. Kjo ne hetuesi m’u mor si baze per ngritjen e akuzes, venie ne sherbim te agjenturave te huaja. Me thoshin se une, nen keqardhjen per gjermanet, fshija bashkepunimin me to. Madje, me thoshin se ne kete vazhde u dilja kunder edhe eproreve te Deges se Durresit qe kishin marre udhezime per veprimet qe kryenin.
    Ruani ndonje kujtim te veēante ne marredheniet tuaja me te huajt?
    Shume turiste qe vinin ne Durres qendronin ne hotelin “Adriatik”. Me kujtohet se perkthyesi i tyre quhej Fatmir Belishova. Nje dite, Fatmiri dhe Shaban Kokomani me thane se nje mjeke hungareze kerkonte leje nga Dega e Puneve te Brendshme per te vizituar e vetme, jo ne grup, Gjirokastren, Saranden, Pogradecin dhe Shkodren. Bashkekohesit e mi e dine se turistet i benin vizitat ne grup dhe asnjehere vetem, per me teper kjo e fundit nuk lejohej. Ekzistonte frika ne ate kohe se mes turisteve mund te kishte agjente, te cilet kerkonin te merrnin informacione dhe vizitat turistike ishin rasti me i mire per te realizuar qellimet e tyre. Atehere mendova se do te ishte mire qe te fusja ne loje shefin e pasaportave, kapitenin Izet Gjergjova, i cili vuante nga nje semundje e stomakut. I thashe ketij te fundit se hungarezja ishte mjeke dhe mund t’i bente nje vizite ne shkembim te lejes nga dega e brendshme per te shkuar ne kater qytete e pashoqeruar. Keshtu u veprua. E siguruam lejen dhe turistja hungareze mbeti mjaft e kenaqur. Por e gjithe kjo histori mua m’u kthye kunder. Gjate muajve ne hetuesi, m’u drejtuan me dhjetera pyetje qe synonin te mesonin se perse une e kisha ndihmuar mjeken hungareze te shkonte e pashoqeruar ne qytetet qe deshironte te vizitonte kur urdhri thoshte te kunderten.
    Kur turistet e huaj largoheshin, ju i mbanit lidhjet me to?
    Ēuditerisht, edhe pasi kishin ikur, turistet gjermane, hungareze dhe polake me dergonin letra ne hotelin “Adriatik” ne adresen time. Une isha i detyruar t’u ktheja pergjigje, por ngaqe nuk dija gjermanisht therrisja gjithmone perkthyesin, i cili m’i qendiste bukur. Ne letra u shpjegoja gjithēka qe kishte ndodhur pas ikjes se tyre dhe veēanerisht arritjet e vendit tone. Kur erdhi puna ne hetuesi, te gjithe leterkembimin ma quajten si lidhje agjenturore me sherbimet e huaja dhe kerkonin emra konkrete, detyrat qe me kishin dhene si dhe bashkepunetoret qe kisha ne veprimtari. Si deshmitare, ata pyeten perkthyes Nusretin nga Gjirokastra, i cili riprodhoi ne menyre perfekte te gjitha bisedat qe une kisha bere ne prezence te tij me te huajt si dhe gjithēka qe me kishin shkruar turistet nga vendi i tyre si dhe pergjigjet qe u kisha derguar une nepermjet Nusretit. Deshmia e ketij njeriu ishte pikenisja per heqjen e akuzes qe me benin se isha agjent i sherbimeve te huaja.
    A e besoi Sigurimi i Shtetit deshmine e perkthyesit e cila ju hiqte nga supet nje akuze te rende?
    Nuk e besuan plotesisht, por kjo sherbeu per te vendosur paraprakisht rrezimin e akuzes per tradhti te larte ndaj atdheut dhe venie ne sherbim te agjenturave te huaja. Sigurimi i Shtetit, per te vertetuar gjithēka rreth leterkembimit tim me gjermanet dhe fotot qe kisha bere me to, dergoi ne Gjermani Zoi Themelin, nje oficer madhor i Ministrise se Puneve te Brendshme te asaj kohe dhe gjeneral Nevzat Haznedarin, nje person kyē ne hallkat e Sigurimit te Shtetit. Ata ndenjen jo pak ne Gjermani dhe kur erdhen u thane eproreve te tyre te Ministrise se Brendshme se nuk kishin arritur te gjenin asnje gjurme te lidhjeve te mia me sherbimet e huaja ndaj e shikonin te arsyeshme te mos akuzohesha ne menyre krejt te pabaze pasi kjo do te me kushtonte deri jeten, pasi denimi ishte vetem nje, pushkatimi.
    Historia juaj i detyroi drejtuesit e Ministrise se Brendshme te merrnin masa dhe te ndeshkonin shume njerez. A besoni se ju e rrezikuat ne nje fare menyre krenarine e Sigurimit te Shtetit?
    Historia ime ishte nje aventure qe u sherbeu klaneve ne Ministrine e Brendshme per te goditur njeri-tjetrin. Une u perdora vetem si shembull per te bere spastrimet e radhes, sidomos ne radhet e njerezve qe kishin ardhur nga lufta dhe ishte mjaft e veshtire t’i largoje. Di qe ka pasur nje qarkore ku percaktoheshin masat per rritjen e vigjilences. Kjo qarkore u eshte derguar te gjitha reparteve qe ishin ne varesi te Ministrise se Brendshme. Sykaltrit e Sigurimit kishin deshtuar me mua dhe une ne nje fare menyre kisha sherbyer edhe si njesi matese per te vleresuar vigjilencen, aq shume te proklamuar nga partia e asaj kohe. Madje, mesa mesova me vone pasi dola nga burgu, historia ime ishte kthyer ne nje leksion te veēante per te gjithe ata qe do te kryenin shkollen e Ministrise se Brendshme. Studentet mesonin se vigjilenca duhej te ishte mjaft e forte dhe te mos besoje pa provuar ēdo gje vete dhe si shembull pedagoget merrnin historine time. Ata thoshin se nje i ri nga fshati mashtroi per tete muaj me radhe me dhjetera kuadro dhe oficere te larte te Sigurimit te Shtetit dhe te Ministrise se Brendshme. Me disa nga ata, qe mesuan historine si leksion ne shkollen e ministrise, u takova ne rrethana te rastesishme ne vitet ‘90 dhe me rrefyen gjithēka.
    Perfunduan hetimet dhe i kishte ardhur radha procesit te gjykimit. Si e kujtoni tani, pas 47 vjetesh, gjyqin tuaj?
    Ne fakt, e vetmja gje qe e ben te mbajtshem mend ate gjyq ishte fakti qe ai u zhvillua me dyer te mbyllura, per te mos dale gjoja sekreti i asaj qe kishte ndodhur me Sigurimin e Shtetit, por fjala kishte marre dhene. Po ashtu edhe menyra e zhvillimit te ketij procesi, qe nuk ishte gje tjeter veē nje komedie qe luhej me personazhe reale ishte nje arsye me shume per ta mbajtur mend. Gjyqi im u be ne Durres, pasi aty gjoja kisha konsumuar edhe vepren penale. Me moren te prangosur nga dhoma e izolimit te Drejtorise se Sigurimit te Tiranes dhe me ēuan ne qytetin bregdetar. Ne gjyq moren pjese ushtaraket e Deges se Puneve te Brendshme te Durresit dhe disa juriste te rinj qe sapo kishin perfunduar studimet ne Universitetin e Tiranes. Ky gjykim ishte intensiv, sepse u mbyll brenda dy diteve. Gjyqtaret vazhdonin te me pyesnin rreth veprimeve te mia gjate kohes qe isha veteshpallur oficer i Sigurimit. Mbaj mend se kreu i Trupit Gjykues nuk me thirri asnjehere i pandehur, por vetem ne emer. Ai e kuptonte se gjithēka kishte ndodhur si rezultat i mungeses se vigjilences te oficereve te Degeve te Puneve te Brendshme te Shkodres dhe Durresit dhe une isha thjesht nje i ri aventurier, por qe kisha luajtur gabimisht ne skrofullen e intrigave. Pra i nuk kishte ēfare te me bente, ishte i detyruar te zhvillonte gjykimin tim dhe madje te me jepte denimin ne baze te pretences qe kishte dhene prokurori, denim i cili nuk ishte pak. Aty erdhen te deshmonin edhe disa deshmitare, te cilet krijuan nga replikat me mua nje situate komike, e cila zor se do te harrohet nga pjesemarresit ne gjyq, por gjithēka mund te lexohet edhe ne procesverbalin e mbajtur gjate gjykimit. Gjithmone ne kohen kur me kerkoheshin sqarime pas deshmive te “viktimave” te mia i prisja ato me humor, pasi e dija dhe fundin e gjykimit. Pas seances se pare me moren dhe me ēuan ne Degen e Puneve te Brendshme te Durresit. Kolonel Skender Koskova dhe nja dy shoqerues te tjere me ēuan te birucat qe ishin shtruar me derrase pas urdhrit qe kisha dhene kur isha major i veteshpallur. Edhe dita e dyte ishte nje kopjo e se pares dhe ne fund vendimi i gjykates ishte denim me 14 vjet burg. Pas marrjes se vendimit me sollen ne Tirane. Ketu me futen ne burg me te tjeret, por nuk doja te qendroja aty.
    Pse donit te largoheshit nga Burgu i Tiranes?
    Te gjitheve u erdhi keq per denimin qe mora. Kete ma shprehu pjesa derrmuese e atyre qe me vizituan gjate hetimit dhe pas tij. Vete Kadri Hazbiu kishte nderhyre qe une ta vuaja denimin ne Burgun e Artizanatit ne Tirane, per te mos pasur kontakte me te burgosur politike, por une kisha vendosur te shkoja ne Burgun e Bulqizes. Kjo nuk ishte vetem deshire, por ka pas nje histori. Ne kohen qe isha ne hetuesi dhe me moren ne pyetje Hysni Kapo dhe Kadri Hazbiu me grupin e oficereve madhore te Ministrise se Brendshme, ishte edhe kolonel Hazbi Lamēe, qe ne ate kohe ishte drejtor i Burgut te Bulqizes. Ai me kishte thene pak pasi iken te tjeret, se kur te me denonin te kerkoja qe denimin ta vuaja ne Bulqize, sepse ai do te me trajtonte mire. Ashtu bera dhe une, paraqita kerkesen qe te me ēonin ne Bulqize. Nderkohe qe isha ne Burgun e Tiranes, nje toger nga Skrapari me thote qe te ēohesha se me kerkonte ne takim nje i madh me pushtet.
    Cili ishte ky person me pushtet qe ju vizitoi pas denimit?
    Une u befasova kur togeri me tha se kishte ardhur per vizite ne Burgun e Artizanatit ne Tirane kryeministri Mehmet Shehu dhe kishte pyetur per mua. Pas kesaj autoritetet e burgut urdheruan te me sillnin ne takim me Shehun. E pyeta togerin se ē’pune kishte kryeministri me mua? Une isha nje nga te denuarit e atij burgu. Ai me tha se kishte urdher te me shoqeronte deri ne zyren ku ishte Mehmet Shehu dhe nuk dinte asgje me teper. Shkova tere kureshtje te mesoja se ēfare donte te bisedonte me mua nje njeri si Mehmet Shehu. Ai ishte i shoqeruar nga nje numer i madh oficeresh, si Beqir Balluku, Halim Xhelo, kolonel Qamil Mane dhe shume te tjere. Sapo me pa Qamil Mane, i thote Mehmetit: “Shoku kryeminister, ka ardhur majori”. Ai iu pergjigj: “Cili major, ai i Kalivaēit?”. “Po”, - ia kthen pergjigjen kolonel Mane. Kryeministri me jep doren dhe me pyet per shendetin dhe se si po kaloja ne burg. I thashe se isha mire. “Po he, me tha, ēfare i bere ato gradat tona majori i Kalivaēit? Paēavure?”. “Jo, i thashe, une i doja, ndaj edhe i vendosa”. “Po mire te denuan?” - vazhdoi kryeministri. “Po”, - ia prita une. “Po nuk ju erdhi turp?” - ironizoi ai. “Turp te kene ata qe te denuan, se ne vendin tend, ketu ne burg, tani duhet te ishin ata qe t’i i mashtrove”. Kryeministri me tha qe te mos merzitesha dhe me porositi qe te mos ua tregoja te burgosurve te tjere historine time, pasi mes tyre mund te kishte edhe nga ata qe ishin armiq te pushtetit dhe mund ta perdornin per keq ate ēka kishte ndodhur me mua. Per fatin tim te keq, te gjithe te burgosurit e kishin mesuar historine time. Kryeministri u largua dhe pak kohe me pas edhe une, me kerkesen time, u transferova ne Bulqize.
    Si vijoi fati juaj ne Bulqize? A e mbajti fjalen kolonel Lamēe?
    Kur mberrita ne Bulqize vura re qe te gjithe e dinin se kush isha nga qarkorja qe u kishte derguar Ministria e Brendshme. Mbaj mend se disa oficere dhe kaptere me vinin dhe me kercenonin me pretekstin se u kisha marre me qafe shoket dhe u krijua nje situate e veshtire per mua. Por komandanti i Burgut, Hazbi Lamēe, nderhyri duke sqaruar edhe nje here problemin tim. Me pas me lane ne punen time, si kamerier ne mensen e te burgosurve, por ata qe me kishin inat filluan ta ngrinin ne mbledhjen e partise lehtesine qe me ishte bere mua. Pas kesaj me ēmuan te punoj ne galeri, por une paraqita nje ankese te drejtuesit e larte te shtetit te asaj kohe. Keshtu me kthyen perseri te punoja mbi toke. Isha magazinier i ushqimit dhe veshmbathjes ne burg deri ne fund te denimit tim. Gjate kohes qe isha ne burg kam pasur edhe takime te tjera interesante me njerez me pushtet asaj kohe, te cilet ishin kureshtare te dinin historine time. Po ashtu edhe nga banore te Bulqizes kisha kerkesa per takime, pasi ata mesuan gjithēka rreth historise sime dhe donin te me njihnin nga afer.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  20. #100
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Gjate kohes qe keni qendruar ne burg a keni pasur probleme me oficeret?
    Kam pasur disa probleme. Kishte ndonje oficer apo kapter qe mendonte se une isha fajtor per ēmobilizimin dhe largimin nga radhet e policise te 38 personave, ndaj edhe ata me ofendonin ose ne ndonje rast tentonin te me keqtrajtonin, por mbi mua nuk vune dore. E kisha sqaruar situaten ne te cilen isha ndodhur ne te gjithe ambientin e te burgosurve pasi doja edhe ketyre kundershtareve te mi t’u shkonte ne vesh fjala se aventura ime nuk synonte te merrte me qaf njerez. Ajo thjesht nisi si loje edhe pse e dija se do te me kushtonte burgun. Nese do te isha arratisur do te kisha shkaterruar shume familje ndaj nuk e mendova asnje here te realizoja nje gje te tille edhe pse ne Shkoder ne 8 mars 1960 kisha shkuar me synimin per tu arratisur. Vajza qe njoha me detyroi te vetequhesha oficer i sigurimit.
    Si ishte jeta ne minieren e Bulqizes dhe gjendja e te denuarve atje?
    Ne galeri ishte nje gjendje mjaft skandaloze, te burgosurit punonin me ore te zgjatura deri ne realizmin e normes ditore. Askush nga ne nuk ngjitej lart ne siperfaqe pa e realizuar kete te fundit. Kam pare nje rast kur nje i burgosur nga Saranda eshte rrahur mizorisht nga gardianet pasi ai nuk donte te punonte ne miniere. Me sa me thane ai ishte denuar me nje vit burg se kishte ikur pa leje nga ushtria. Mbaj mend se nuk kishte me shume se 20 vjeē ai djale, qe kishte nje fizike te forte. Ai ju tha troē drejtuesve te burgut se nuk do te punonte ne galeri per sa kohe do te ishte i denuar. Por gardianet e kane marre zvarre neper debore dhe e kane ēuar ne galeri, mirepo ai perseri nuk preku asnje cope minerali me dore per te ngarkuar vagonet. Po ashtu zvarre e marrin perseri dhe e sjellin ne qeli. Vendosmeria e djaloshit i detyroi autoritet qe ta transferonin pas disa kohesh ne burgun e Burrelit. Ai kishte rene nga shendeti jashte mase dhe kur e pa e ema qe kishte shkuar ta vizitonte ne burg i ra infarkt dhe vdiq ne vend. Keshtu te katandiste miniera dhe burgu i Bulqizes. Duhet te ishe shume i forte ta perballoje jeten e nje te burgosuri aty. Ushqimi ishte i paket, aq sa te burgosur nese mbetej diēka kur merrnin racionet, nxitonin kush ta merrte i pari. Me kujtohej nje rast kur teksa nxitonin te shtynin njeri tjetrin per te perfituar pak ushqim dikujt ju derdh supa me makarona ne koken e nje te burgosuri. I zoti i supes e merrte nga koka e tjetrit makaronat dhe i hante. Kam pare edhe raste te tjera te keq ushqyerit dhe rrahjeve barbare qe ju benin te burgosurve.
    Patet ndonje incident gjate kohes qe ishit ne galerine e minieres?
    Une e dija shume mire se Feēor Shehu dhe dy tre njerez te tjere qe e kishin “pesuar” nga historia ime, synonin te zhduknin fare ne shenje hakmarrje. Ata vazhdonin te kishin lidhje me oficere te tjere qe ishin ne radhet e Sigurimit te Shtetit, te cilet nuk e kishin te veshtire te me binin gjemen mua, aq me shume brenda ne galeri. Nje brigadier me emrin Hyso dhe nje fare Kudreti kishin marre urdher qe te me zhduknin sapo t’u jepej mundesia. E dija kete, por fati ime tashme nuk varej nga une. Komandanti i burgut kolonel Hazbi Lamēe ishte dashamires ndaj meje dhe nuk nguronte te me ndihmonte, aq me teper kur ai e dinte situaten e krijuar dhe me nxori te punoja ne siperfaqe. Disa kohe me pas vjen per vizite ne burgun e Bulqizes ministri i Brendshem, Kadri Hazbiu, i shoqeruar nga Zija Kambo. Me thirren ne komande ku ishte mbledhur i gjithe personeli i burgut. Pasi me pershendeten iu drejtuan xhelateve tane duke ju thene se nuk i kisha marre une me qafe shoket e tyre, por ne fakt me kishin marre ata ne qaf mua me mungesen e vigjilences se tyre. Ne te vertete po te ishin treguar vigjilente oficeret e Degeve se Puneve te Brendshme te Shkodres dhe te Durresit aventura ime nuk do te ishte realizuar, pasi do me kishin zbuluar qe ne fillim.
    Po kete ju a kishte thene edhe Hysni Kapo oficereve madhore te ministrise se Brendshme gjate kohes qe ju mbaheshit ne hetuesi ne pritje te gjykimit, apo jo?
    Eshte e vertete se Hysni Kapo ju tha atyre se kete njeri e moret ju me qafe dhe jo ky oficeret tuaj. Pas kesaj deklarate reagoi Rexhep Kolli, i cili ju pergjigj Hysni Kapos se oficeret e liruar iu shpetuan plumbave ne lufte, ndersa tani i kisha “vrare” une. Ishte momenti kur Hysni Kapo sapo ishte shprehur se kisha vetem nje faj qe nuk i kisha hedhur drejtuesit e Deges se Shkodres ne Bune, ndersa ata te Durresit ne molin zero. Ketu nderhyri edhe Rexhep Kolli dhe tha: Ky ka bere vetem nje faj qe si falet, pasi ata qe nuk i vrau plumbi ne lufte apo diversantet tashme, i vrau ky me veprimin e tij. Pas kesaj Hysniu nderhyri perseri duke i thene Rexhep Kollit se oficeret e liruar i kishte “vrare” ai me shoket e tij. Hysniu vazhdonte te kembengulte se fajtor per fatin tim kishin qene vetem vartesit e Rexhepit. Megjithate ky debat mes Hysni Kapos dhe Rexhep Kollit tregon edhe ate qe mund te ndodhte me vone me mua. Vetem ardhja e Kadri Hazbiut dhe Zija Kambos ndryshoi gjithēka ne sjelljen e disa gardianeve ndaj meje deri ne fund te denimit tim.
    Po pas burgut ku u vendoset dhe a vazhdoi persekutimi juaj?
    Une doja te shkoja ne Elbasan, pasi atje kisha dy motra, ndaj dhe ja kerkova kete Kadri Hazbiut. Me ndihmuan te shkoja ne Elbasan madje Todo Manēo me kishte dhene edhe nje leter per sekretarin e pare te partise se ketij rrethi, Jashar Mezenxhiun. Ky i fundit me ēoi te punoja si furnitor ne ndermarrjen Rruga-Ura te Elbasanit. Mezenxhiu, madje, ju tha drejtuesve te ndermarrjes qe te me kishin kujdes pasi une kisha rene viktime e mungeses se vigjilences se organeve te Sigurimit te Shtetit. Gjate kohes kur punoja ne ndermarrjen rruga-ura pata atje perkrahjen e nje njeriu te cilit i jam mirenjohes edhe sot. Veip Guri kryeinxhinieri i asaj ndermarrjeje me ka trajtuar tejet mire dhe madje ishte ai qe me porosiste se nga kush duhej te ruhesha, pasi ai e dinte qe Sigurimi i Shtetit aty ne Elbasan kishte qellim qe sa te me gjente rastin te me ēonte perseri ne burg. Me ka ndodhur shpesh qe te perballem me persona qe me kerkonin me ngulm qe te tregoja historine time dhe me pas te raportonin ne degen e Puneve te Brendshme te Elbasanit, drejtues i se ciles ne ate kohe ishte Nevzat Haznedari, njeri i lik dhe shpirtkazme. Veip Guri e dinte fare mire qe mua me ishin vene nga pas spiunet dhe ai me thoshte se duhet te isha i kujdesshem. Ishte kryeinxhinieri Guri ai qe me hoqi nga Relbasani, kur pa se me kanosej rreziku dhe me dergoi ne te njejten ndermarrje por ne Sarande.
    U larguat nga Elbasani dhe u vendoset ne Sarande po ne ndermarrjen Rruga-Ura. A e gjetet qetesine pas ketij transferimi?
    Fillimisht mu duk se shpetova nga ndjekja e Sigurimit te Shtetit, por me pas e kuptova se vijonte e njejta situate. Nisa punen ne Dhrovjan nje pasdite kur sapo isha kthyer nga puna kaloja prane turizmit ku ndodheshin Feēor Shehu dhe Hito Ēako qe nga hoteli diēka ishin duke vezhguar me dylbi. Feēori me pa dhe me thirri te shkoja tek ai. Sapo mberrita me pyeti se perse ndodhesha ne afersi te turizmit. Iu pergjigja se isha rastesisht aty dhe se sapo kisha lene punen. Ai mendonte se kisha shkuar qellimisht, por e kundershtova. Beme pak debat dhe dihet qe ai ishte ringjitur ne detyre dhe vazhdonte te mbante ndaj meje te njejtin qendrim si me pare, pra nuk e kishte harruar ate qe gjoja i kisha bere. Ne kete kohe ne debat nderhyn Hito Ēako, i cili ngaqe nuk me njihte pyeti kryetarin e Deges se Puneve te Brendshme te Sarandes, Bajram Muēen, njeri shume i mire, per te mesuar se kush isha. Ai i tha se perpara kishte “majorin” fals. Hitoja menjehere i tha: “Majori i Kalivaēit?! Une paguaja per ta takuar kete njeri”. Ēako me pyeti per arsyet per te cilat ndodhesha ne Sarande dhe i thashe se isha atje fale Feēor Shehut. Hito Ēako nisi te me mburrte per ate histori qe e kisha paguar shtrenjte jo vetem me burg, por tashme ndiqesha gjithandej nga Feēori me shoke. Kaq zgjati edhe biseda me ta dhe me pas shkova ne punen time.
    Perse te “ndiqte” Feēor Shehu, kur ti e kishe mbaruar denimin per ate qe bere?
    E kisha te qarte se me shume nga te gjithe historine time e vuante psikologjikisht Feēor Shehu se ai ishte fodull dhe mburravec por pendet i rane vetem atehere kur per nje aventure rinore eproret te cileve iu shitej si “specialist i mbaruar” i thane se nuk ishte asgje me shume se nje sylesh. Tere jeten e tij ai e kishte fiksim goditjen qe mori ne vitin 1960-te dhe per kete me ishte vene nga pas qe te me mbyllte pergjithmone ne qeli, gje qe fale Kadri Hazbiut nuk ndodhi. Megjithate edhe une pasi dola nga burgu isha shnderruar ne nje njeri te rezervuar dhe nuk iu jepja mundesi spiuneve te me raportonin. Edhe pse veproja keshtu nuk i shpetova perndjekjeve. Me konkretisht, dua te them se pese dite pas replikave me Feēor Shehun erdhen ne Sarande police nga Tepelena, te cilet me thane se kishin urdher te me dorezonin ne Degen e Puneve te Brendshme ne Tepelene. Aty pastaj mesova se ishte dhene nje vendim nga Feēor Shehu per internimin tim ne Grabian te Lushnjes.
    Pra “armiqte” e tu ia arriten qellimit apo jo?
    Jo plotesisht se kishte edhe njerez qe tregoheshin dashamires me mua. Pak pasi me komunikoi urdhrin kryetari i Deges se Puneve te Brendshme te Tepelenes, Zyhdi Aga mori ne telefon Ministrin e Brendshem Kadri Hazbiun dhe e vuri ne dijeni per ate qe kishte ndodhur me mua. Kadriu sapo nesoi per internimin tim ne Grabian te Lushnjes nderhyri qe te ndryshonte vendi i internimit nga Grabian i Lushnjes ne Selenice te Vlores. Atehere isha i pamartuar dhe familjen e krijova disa vjet me pas ne Selenice ku dhe u bera me femije.
    Perse e refuzuat internimin ne Grabian te Lushnjes?
    Atje ishin internuar shume nga ata qe kualifikoheshin si armiq te pushtetit dhe kete shfrytezova per te mos shkuar atje. Pastaj nuk kisha bere ndonje veprim antipushtet kisha realizuar vetem nje aventure rinore, per te cilen isha ndeshkuar dhe jo pak po me mori vitesh burg. Ne Selenice kisha edhe nje moter te martuar atje dhe me behej mire, pastaj mendoja se ishte me ndryshe Selenica krahasuar me Grabianin. Mendoja se edhe mund te me linin te qete aty, por ne fakt gabova se disa njerez shpirtkeq vazhdonin te me binin me qafe.
    A gjetet zgjidhje per ngacmimet qe iu benin sigurimsat ne Selenice?
    Belane gjata edhe ne Selenice nga njerezit e Feēor Shehut. Keta me ndiqnin nga pas dhe nuk me lane asnjehere te qete. Isha ndeshur disa here me oficeret injorante te Sigurimit te Shtetit. Megjithate pata fat se gjeta edhe atje dy njerez te mire, kolonel Dhimiter Bonaten, Kryetarin e Deges se Puneve te Brendshme te Vlores dhe Lazhar Karafilin, i cili me njihte prej vitesh. Keta urdheruan nje operativ qe te mos me ngacmonin disa tipa te poshter si Zalo Matraku dhe te tjere, te cilet me thoshin se do te me ēonin atje ku isha, pra ne burg dhe te tjera kercenime si keto.
    Gjate gjithe rrefimit tuaj e permendni Kadri Hazbiun si shpetimtarin tuaj. Perse ju ndihmonte ky pushtetar i larte i asaj kohe?
    Mendoj se arsyeja e pare ishte ngaqe Kadriu e dinte mire se nuk kisha bere asgje te keqe, veē nje aventure. Por mendoj se ai vazhdoi te me ndihmonte kur nuk nxora emrat e atyre oficereve te cilet donte ti ndihmonte. Kadri Hazbiu gjimone me shikonte me keqardhje dhe prirej te me ndihmonte. Kam edhe nje kujtim me te. Ky ishte takimi im i fundit me ministrin e asaj kohe. Ne nje pervjetor te betejes se Drashovices shkova edhe une. Kadri ishte se bashku me Vito kapon dhe te tjere njerez me pushtet te asaj kohe. Zura vend ne reshtin e pare, prane kisha Basri Bedinin, nje nga oficeret e Deges se puneve te Brendshme te Durresit, qe e liruan kur dola “major” fals. Te jem i sinqerte doja te bisedoja me te dhe e pyeta se si ishte. Ai me tha: Si te jem nuk e shikon keto na le ti dhe tregonte dekoratat e partizanllekut. Mu dhimbs shume dhe heshta, por nderkohe ai mu largua duke me thene se edhe aty nuk i kisha lene rehat. Kur mbaroi ceremonia Kadriu erdhi drejt meje dhe me pyeti per shendetin dhe nese kisha ndonje hall. I thashe se nuk po me linin ende te qete edhe atje ku me internuan, ne Selenice. Ai ma preu: tani e tutje nuk do te ngacmoi me askush se edhe kuadrot drejtues te Selenices te pane qe u takove me mua. Perseri nuk me besohej se do te me linin te qete, por ne fakt pas asaj dite nuk pata me ngacmime nga operativet dhe vazhdova jeten time, por nga ana tjeter kisha mbetur ekonomikisht dobet dhe ajo ekonomi me ndoqi deri ne ditet e sotme. Keshtu ishte shkruar per mua te vuaja gjithe jeten time edhe sot ne pleqeri, por shpresoj qe te ecin femijet e mi, qe nuk e beso se do te kene fatin tim dhe s’ka pse ta kene.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •