Doktor Sperma - Nga Perparim Kapllani
Taulanti mbylli syte dhe mbeshteti koken ne duar. E ndjente veten
krejtesisht te drobitur e te keputur, aq sa kishte krijuar pershtypjen
se
nuk i behej dot per asgje. Nguli gishtat e medhenj ne kokerdhoket e
syve dhe
..kapakembyllur veshtroi me shikimin e imagjinates dy njolla te verdha
qe iu
krijuan ne erresire. Njollat fluturuan lirshem ne ajer e filluan t`i
valezojne siper kokes se lodhur. Ishte ora 4 e mengjesit dhe ate ende
nuk po
e zinte gjumi. Kishte ndjesine se para se te lindte kishte qene nje
embrion
nje muajsh, i ngrire, i zhytur ne nje leng nitrogjeni, ne temperaturen
196
grade celcius nen zero. Halucinacioni i tmerrshem qe i ishte ngulitur
ne
koke si nje gozhde e madhe dhe e rende i sillte ne tru vegime te tjera.
Perfytyronte veten ne formen e nje pike te bardhe sperme ne fund te nje
epruvete laboratorike ne Banken e Spermes ne Kalifornia. Hapesirat e
imagjinates e merrnin ne krahet e brishte per ta degdisur ne fund te
nje
koridori te nje spitali, para nje mashkulli pijanec, qe masturbonte
kafsherisht me te dyja duart.
...
Ne fillim dalloi nje mjeker te piste. Pastaj dy duar te medha e gjithe
gunga, qe shtrydhnin nje penis te stermadh e te perskuqur nga flaket e
e
zjarrta te epshit. Ai duhej te ishte babai...Vetulltrashe. Leshtor.
Fytyra e
mbushur me vurrrata.Iu be sikur burri i panjohur me emrin ``baba``
vinte era
per? Teksa vazhdonte te mbante syte mbyllur, Taulanti vuri re nje
reviste,
ku binin ne sy fotografi femrash te zhveshura. Dalloi njeren, pubisin e
saj
te rruar dhe te vockel. ``Babai``imagjinar i kishte ngulur syte
pikerisht
atje, ne ate vrime te magjishme dhe me embelsi ekstreme. Burri
figurativ, pa
mish dhe kocka, vazhdonte te tundte ne menyre ritmike duart ne ate akt
seksual me vetveten per minuta te tera. Gishtat e medhenj leviznin me
aq
shpejtesi, sa Taulantit iu duk sikur po ndjente nje dhembje trupore. Pa
veten te dilte qe nga shtylla vertebrore e atij burri ne formen e
palces.
Palca filloi te kaperceje nje e nga nje rruazat kockore...Ndjeu ne
fillim
t`i dalin molekulat, qe do te perbenin koken e ardhshme...Papritur
pesoi nje
krisje kafkore, te ngjashme per nga befasia, me fenomenin e vetetimes.
Drita e vetetimes mbushi dhomen e erret, te ndriēuar gjer ne ate ēast
nga
drita e zbehte e kompjuterit te ndezur. Verejti veten ne formen e nje
pike
sperme. Nje pike...ne ngjyre te bardhe me nuanca te verdha. Burri idiot
nuk
e permbajti dot veten dhe ca pika te tjera te ngjashme rane ne
dyshemene e
pavionit te Bankes se Spermes se Kalifornias. Taulanti vuri re vellain
e tij
te palindur, Euklidin, tek ja bente me dore, qe nga dyshemeja.
``Sa mire do te ishte, sikur te gjitha ato pika jete te perfundonin
drejt e
ne barkun e femres! Une do te kisha nje familje te madhe, nje shtepi
fantastike te mbushur me motra dhe vellezer``,-ofshani.
Burri i zhytur ne ekstaze jepte e merrte me penisin e tij te perflakur,
duke
derdhur vetem gjysmen ne epruveten e vogel te laboratorit. Ai leng gati
i
tejdukshem i kujtonte ēuditerisht qurret e hedhura nga nje hunde
pijaneci ne
nje qoshe te braktisur pijetoreje. Ndjeu krupe.
``Kjo eshte origjina ime. Une kam lindur nga dy duar mashkullore qe
jepnin e
merrnin me penisin para nje reviste seksi. Perfundova ne epruvete
kundrejt
nje pagese prej 30 dollaresh amerikane. Nje femer, qe kishte fatin e
keq te
mos martohej perdori spermen, kundrejt nje pagese, por pasi mbeti
shtatzene,
mderroi mendje. Pa kaluar muajin e pare te shtazanise me ktheu ne
CryoBank
ne formen e e embrionit. Atje qendrova i ngrire ne nje sirtar, i zhytur
ne
nitrogjen edhe per nja 20 vjet te tjera. Kjo eshte historia ime. Tani
me
duhet te gjej, kush ishte ai baba mosntruoz dhe ajo mama, qe i
nderrohej
mendja, sa here qe vinte e premtja``. Ndoshta nuk duhej te merrej fare
me
zbulimin e identitetit te prinderve te tij artificiale.
Mori telekomanden ne dore dhe i nguli syte kanalit amerikan CNN.
Planeti
Mars me ngjyre te kuqe kishte mbushur ekranin. Iu be sikur kishte hipur
ne
nje anije kozmike te mbushur me epruveta dhe vazo. Nje njerezim i tere
ne
permasa mikroskopike po transferohej per ne nje bote tjeter. Miliona
njerez
ne formen e pikave te spermes dhe qindra embrione te ngrire njerezish
ne
moshen 30 diteshe. E gjithe ajo mase njerezore embrionesh e ngrire e
zhytur
ne nitrogjen ne temperaturen 196 grade celcius nen zero po transferohej
ne
Mars. Planeti i Tokes ishte goditur nga nje asteroid supergjigand.
Kishte
mberritur fundi i botes...
Krijoni Kontakt