KUNDERSHTARET S'I KAM ARMIQ, POR AS PARTNERE!
Nga Fatos Nano
Ne historine e re te Evropes pas shembjes se murit te Berlinit, socialistet shqiptare rezultojne nder forcat politike me te votuara dhe per kete kemi arsye te jemi krenare per rrugen tone.
Por natyrisht qe s'eshte e thjeshte te mos kerrusesh nga mbipesha e pushtetit per nje kohe kaq te gjate. Mes dy kongreseve zgjedhore PS-ja ka fituar 3 gara elektorale. Ky progres i saj u certifikua dhe nga Internacionalja Socialiste qe na pranoi si anetare me te drejta te plota. Por une e di qe ka sensibilitete se PS-ja po dobesohet dhe se besimi ndaj nesh po lekundet. Deklaroj me bindje se socialistet do mbeten edhe per shume kohe te "denuar" te qeverisin Shqiperine sepse jemi e vetmja force politike ne vend qe dime te kthejme koken pas te pervetesojme pervojat me pozitive dhe te korrigjojme vetveten.
Nuk do presim asnje koke!
Me vendimmarrjen tone ne kete Kongres ne nuk presim asnje koke, por po perpiqemi qe kokat me vlera, te vihen ne sherbim te interesit te pergjithshem per realizimin e aspiratave tona. Ne nuk po kerkojme te perjashtojme. Po perpiqemi, edhe me te organizuar te integrojme cdo individ dhe kontribut progresist.
Te ardhurat e shtetasve jane dy here me te larta se viti '97 dhe rritja e pagave vazhdon te jete me e larte se ajo e cmimeve.
Ka zera (bile dhe brenda nesh), qe ngulin kembe se kjo rritje nuk duket. Te ardhurat kombetare perdoren ne tre menyra konsum, investime dhe kursime. Eshte bere e modes qe disa spekulante profesioniste te politikes te merren me perqindjen e realizimit te planit te doganave. Por importet reale jane vazhdimisht ne rritje.
Ka qe na kritikojne me analiza te stisura shifrash buxhetore, nderkohe kur promotor dhe mbajtes i peshes kryesore ne PBB, te te ardhurave publike, investimeve ne teresi apo konsumit, jane individet dhe sipermarresit private. Ne Kongresin e 5-te ne u deklaruam si parti e progresit, por disa nga shoket tane te zgjuar, papritur nga nuk e di se cfare endrre, po na akuzojne se po rreshkasim djathtas. Nuk kam ndermend te shpjegohem per ta se nuk ia vlen te ngadalesojme zhvillimin. Por ka nevoje te kuptojme te gjithe se parti e sipermarrjes do te thote parti qe mbron interesat e mbi 1 milion fermereve, 48 mije sipermarrjeve te vogla dhe 10 SME-ve.
Kundershtaret e mi, te paduruar dhe empiriste
Mes nesh ka individe qe mendojne se progresi mund te jete me i shpejte. Une e mirekuptoj deshiren e tyre dhe s'kam asnje ndrojtje te deklaroj se kesaj kategorie qe kerkon me shume ritem dhe progres i perkas edhe vete. Por si Kryeminister, minimalisht keta individe do i klasifikoja si te paduruar apo si empiriste. Ata, para se te shprehin padurimin, duhet te provojne te pergjigjen para jush nese qeveria nevojitet te nxise investimet qe punesojne sa me shume njerez, apo investimet e teknologjive te larta qe kane nevoje per pak punonjes? Le te argumentojne nese eshte me e drejte te mbajme nen kontroll rritjen e cmimeve.
I kam vleresuar propozimet e oponenteve dhe konkurenteve te mi kam mbajtur shenim mbi to. Ne linja te peraferta ato jane propozime q- bazohen ne shkollen Kejnsianiste te ekonomise, e cila pretendonte se e Ardhura Kombetare dhe Punesimi arrijne piken optimale nepermjet investimeve publike te Qeverise. Por kjo teori ka dale nga moda prej shume dekadash.
"Alternativat", pantallona xhuxhash
Une vazhdoj te mos i konsideroj armiq kundershtaret e mi, por kur trajtojne ceshtje qe s'kane asnje lidhje me Shqiperine reale, nuk mund t'i konsideroj as si miq, aq me pak si partnere apo kolege.
Gjithsesi dua t'u them se padurimi per shkak te te kuptuarit empirik te problemeve te zhvillimit, apo per shkak te interesave te ngushta per perfitime dhe karriere personale, demton perpjekjet e perbashketa per te ndertuar nje sistem qe prodhon te mira materiale. Te gjithe duam me shume! Te gjithe duam me shpejt! Por jo te gjithe e dijne se si! Prandaj ata qe nuk e dine "se si", nuk meritojne vecse te konkurojne per demagogji apo populizem empirik.
Une e di se para 12 tetorit 2003 kishte nje eufori te madhe dhe se sot nje pjese e PS-se s'mendon si me pare per lidershipin e saj.Por une si kryetar deklaroj se socialistet dhe pse kane probleme, s'kane asnje krize. Mbrockullat populiste dhe te pastudiuara qe kane filluar te veteshpallen si "alternativa" nuk jane gje tjeter vecse nje tentative per t'i veshur Tony Blair pantallonat e shkurtra te xhuxhit Kim Ir Sen. Ne s'duhet te humbasim me kohe dhe energji me diskutimin e doktrinave partiake apo konflikte perfaqesimi. Te mos lejojme fraksionimin e PS-se ne grupe te vogla.
Ruaj Lidhjet