Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758

    Ndarja teritoriale ne Maqedoni a fituan apo humben shqiptaret

    Tashme po dihen edhe konturat e ndarjes se re teritoriale qe do te ndodhe ne Maqedoni.LSDM-BDI e ndane kulacin dhe nga 71 komune qe parashikohen 25 do te jene edhe shqipfolese ndersa 4 komuna do te kene nga tre gjuhe zyrtare(Diber,Shutke dhe Karadaku)ne tre pervec maqedonisht dhe shqip edhe turqisht ndersa ne njeren edhe serbisht.Kercova dhe Struga e Ali Ahmetit dhe e Polozhanit me bashkimin e fshatrave kalojne me shumce shqiptare,nderkohe Shkupi per te saten here ne histori u shit edhe nje here ne kurriz te fshatiti te Ali Ahmetit ne Kercove.A eshte kjo e drejte.Deri sa Arber Xhaferri dhe Georgievski e filluan spastrimin e Shkupit nga shqiptaret si duket Ali Ahmeti dhe Crvenkovskie finalizojne kete ne mbrojtje te fshatit te Alise ne Kercove.Te 200 mije shqiptaret ne Shkup e rrethine mbeten pakice apo shumce rurale njelloj sikur ne kohen PPD-s.Eshte koha qe shqiptaret ne Shkup ta formojne partine e tyre domicile dhe te luftojne per drejtat elementare dhe te mbrohen nga tutoret-njerkat e Tetoves apo Kercoves te cilet nuk shikojne me larg se Grupcini dhe fusha e Struges.

  2. #2
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Ku janë intelektualët e kryeqytetit
    Jam shumë dakord me Shkupin se këta pseudopoliticienta Shqiptarë përveç të interesave provinciale se edhe vet janë provincial janë në gjendje të shesin gjith interesat kombëtare për ineresat e tyre proviniale që fshatrat e tyre të bëhen qendra pa pasën asnjilloj infrastrukture jo vetëm arkitekturale por sidomos intelektuale, mendoj se këto provincial frigohen të jetojn në një metropolë siç është shkupi dhe mos të harojn se shkupi gjer 1943 ka gjenën nën duart e ballit dhe ka valvitur flamuri kuq e zi, i ndjeri Qemal Skenderi na ka pasë treguar historin e shqiptarëve gjatë luftës së dytë dhe tradhtinë e bejlerëve dhe komunistave pas '43 ku i tradhtuan ballistët dhe u bashkangjitën sllavokomunistave.
    Për politikanët shqiptarë në Maqedoni sduhen të harojn se shkupi deri para nji decenie ka pasën popullatën ma të madhe shqiptare prej gjithë qyteteve shiptare edhe prej tiranës e prishtinës bile. Por kur e kapin injorantat në dorë politikën ashtu ndodh.
    Duhet të formohet një parti politike në shkup se ka ma së shumti intelektual dhe jo provincialë si ato në tetovë apo kërçovë.
    Pa ofendime sdua ti nënçmoj vllezërit që jetojn në këto vende, flasim për politikanët.
    përshëndetje
    :^Globi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Fakti 9 korrik 2004
    Kryetitulli "STRUGA BEHET KURBAN PER SHKUPIN ".........edhe kjo gje nuk eshte ne rregull ,sdo mend qe duhet te kembengulet ne formimin e ish komunes te kalase por qe te behen pazarlleqe te tilla nuk mban ja se c'thote fakti i sotshem ...citoj..."si alternative per marrjen e shkupit si arme e fundit do te perdoret struga...........si e komentoni ju kete shkupi i nderuar dhe ju zoti bond

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pakoja e ligjeve per decentralizim eshte ende e kontestueshme.
    Sidoqofte nese shteti decentralizohet eshte normale qe ne shqiptaret fitojme,vetem per shkak te pushtetit me te madh qe do kene ne dore komunat te banuara me majoritet shqiptare.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mosmarrëveshje në radhët e opozitës shqiptare për zgjedhjet lokale

    PDSH dhe PDK bashkë, PPD-ja ende hamendet

    Ndarja e komunave,gjejgësisht cila parti do të ketë kandidatin e saj është shkaku që “marrëveshja në hije” për koalicionim zgjedhor të vehet në pikëpyetje

    Tri partitë opozitare shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Kombëtare, në zgjedhjet lokale pritet të hyjnë në koalicion. Siç merret vesh, ato tashmë kanë filluar edhe bisedimet se cilës parti, cila komunë do “t’i takojë”. Siç bëhet e ditur nga disa spekulime të mediave në gjuhën shqipe, e duke u thirrë edhe në burime partiake, PDSH-së do t’i takojnë komuna e Tetovës dhe Gostivarit, PPD-së, komuna e Likovës dhe Strugës, ndërsa PDK-së, Haraçina dhe komuna e Dibrës.

    Lidhur me këtë, për gazetën tonë, deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik, Ismet Ramadani thotë se këto biseda nuk kanë përfunduar. Punët, thotë ai, nuk shkojnë aq shpejtë dhe aq lehtë për shkak të interesave partiake, po aty - këtu edhe të interesave në nivel lokal.

    Ismet Ramadani, megjithatë nuk përjashton mundësinë që Partia për Prosperitet Demokratik, përkrah bisedave me PDSH-në dhe PDK-në, të bisedojë edhe me Bashkimin për Integrim Demokratik.

    “Ne, kuptohet, duhet të shqyrtojmë mundësinë që bisedat për zgjedhje lokale të mund të zhvillohen me BDI-në, me që PPD-ja e dinë peshën e vet në këto zgjedhje locale. Në bazë të analizave të bëra në bazë,ai bllok ose ajo parti politike e cila do të koalicionojë me PPD-në, ka shansa më reale të jetë më fitimtare në këto zgjedhje”, thotë deputeti i PPD-së.

    Ai thotë se do të vazhdojnë bisedimet me partitë tjera për të arritur ndonjë pajtim për të shkuar në zgjedhjet lokale. Ai poashtu vë në dukje se ende nuk janë konkretizuar ndarjet e komunave, sepse ofertat, janë nga më të ndryshmet dhe çdo ditë mund të ndryshojnë.

    Ndërkaq, Partia Demokratie Shqiptare, nuk jep informata se kur do kenë rezultate konkrete. Këtë e deklaroi zëdhënësi njëherit edhe nënkryetari i kësaj partie, Sulejman Rushiti, i cili shtoi se ky është edhe qëndrimi i partisë.

    Gjithashtu, edhe deputeti i vetëm i Partisë Demokratike Kombëtare, Xhezair Shaqiri nuk precizoi se a do të jetë në koalicion me PDSH-në dhe PPD-në. Ai për gazetën tonë deklaroi se është duke u punuar nga ana e komisioneve të cilat merren me këtë çështje.



    Kjo eshte e vetmja gje e cila nuk ben per shqiptaret ne Maqedoni,problemi i dallimeve ne mendim te partive shqiptare brenda ne vend.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    pershendetje forumi!Me lejoni te jap mendimin tim rreth kesaj teme.Jam dakort per Shkupin nuk duhej te kishte tolerance dhe ketu gabimi eshte i udheheqesve te BDI se,por sjam dakort per Kercoven dhe Strugen.Ne nje bisede me nje gazetare te Dnevnik para dy ose tre vjetesh me tha .Kercova eshte vendi strategjik per neve,sepse kalonmagjistralja qe lidh qytetin e ohrid dhe struges me kryeqytetin dhe nese ne nuk e fitojme kete ai e kishte ne anen nese ndahen territoret atehere nga ohri per ne Shkup duhet ti biesh nga Velesi.pra korridori 8 i dashur mik i bien nga Kercova dhe kjo ben qe lidhja shqiptare te funksionoje sidoqe te vijne punet se lidhjet me kosoven dhe boten e kemi.Pra Kercova dhe Struga ishin kryesoret per neve dhe jo per fshatin e Ali Ahmedit as per fshatin tend qe mund te jete haracina ose Hasanbegi sepse tipik shkupjan jam i sigurt qe sje ,kete e di ngaqe sdo ta dije shqipen po te ishe i tille.Pastaj eshte me lehte te humbesh shkupin se strugen qe na lidh me atdheun ame.Zoteri qytetin tone kryesor ne Maqedoni do bejme tetoven qe 90% e administrates eshte shqiptare dhe shumb ndonje gje,por ama liqen si bejme dot Shkupit.Falemnderit per mirkuptimin dhe besoj se vleresimi im do kuptohet drejt jam shume kunder dhe une per disa veprime te politikaneve Shqiptare qe harrojne shume cfare lan mbrapa por nuk jam per lokalizma mesjetare.Sepse po te jete ashtu shkupi eshte sa nje lagje e chicagos dhe keto do ta quanin fshat.ndersa gjith maqedonia sa 1/4 e Chicagos.pastaj per kryeqytet zoteri kemi TIRanen qe e ka zili gjith bota.
    Ndryshuar për herë të fundit nga miki_al2001 : 21-07-2004 më 16:21
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Demi me i madh qe mund ti behet Shqiptareve pasi Maqedonasit do vendosen ne fshatrat ne kufi me Shqipeirne, pra shkurt qe te bllokojne levizjen e lire. Gjeja tjeter negative eshte se tani do dihen ku jane luftetaret e AKSH dhe Shqiptaret ne pergjithesi, pra del komplet zbuluar.

    Kshu planesh bejne ata, edhe atehere thonin na jepni Pogradecin edhe nje pjese tjeter afer dhe tju japim tetoven, me i llaf ... me jep tokat e tua te te jap tokat e tua... vetem se du liqenin komplet ksaj rradhe. Dava hipokritash
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Thone qe e mira ka te keqen me vete dhe e kunderta.
    Per mendimin tim kjo eshte maksimumi qe mund te merrnin shqiptaret e Maqedonise.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mes urrejtjes dhe shpresës për bashkëjetesë

    - Lumi Vardar nuk është vetëm lumë që e ndan në mënyrë natyrore Shkupin në dy pjesë! Ai është lum që i jep jetë të njejtiot qytet, me urë që me shekuj e afron popullatën e jo ta ndajë. Mbase urat edhe për atë qëllim ndërtohen, apo jo?

    Shkruan:dr.Gëzime Starova

    Çka janë disa ditë në jetën e një njeriu, do të thoni? Çka mund të përjetohet, të tejkalohet e të shijohet në ato disa ditë? Dhe ç’është më me rëndësi, si të dilet nga ato disa ditë, si të agon dita e nesërme?

    Pyetje rradhazi për ato disa ditë të cilët e shënuan përditshmërinë e këtyre ditëve, jo të një njeriu , jo të një populli, por të tërë popullatës e cila jeton në Republikën e Maqedonisë. Sepse, ndoshta këto disa ditë nuk janë shumë në jetën e një njeriu, po janë shumë në jetën e një populli, të një shteti, të të gjithë atyre që jetojnë në të.

    Shumë të gjata, tepër të gjata, të pafund ishin ato tre ditë në javën e kaluar të përditshmrisë sonë, të mbushura me pritje, me shpresë dhe në fund, të shfaqura me shumë urrejtje. Urrejtje gjithkah, urrejtje në rrugë nga fishkëllima e automobilave, urrejtje nëpër media, urrejtje nëpër institucione-arsimore, shkencore, të të gjitha instancave , urrejtje edhe atje ku njeriu i shkretë më pak shpreson se ka – te Kisha, sepse predikuesit e secilit religjion janë ata që ai njeriu i shkretë rrëfehet për pak prehje shpirtërore, për pak shpresë të mos bjerë në thellësi të së keqës dhe urrejtjes. Nga e tërë kjo urrejtje që është ndjerë këto tre ditë, e edhe më pas, njeriu nuk është më i aftë të urrejë! Në vend të kësaj, anatema dhe mallkime pë shekull. O Zot , fail, nuk dinë se çka bëjnë, ka thënë një martir shumë shekuj para se ithtarët e tij të tashëm t’i harrojnë vuajtjet e tij.

    E pse e tërë kjo? Ligji për organizim territorial në Republikën e Maqedonisë. Para saj, deklarata të njohur e të rëndësishëm. Pastaj revoltë e madhe e urrejtje. E Ligji, shkaku i gjithë kësaj, ligj si gjithë të tjerët, si shumë ligje tjera në pakon e ligjeve të cilat janë adoptuar ose duhet të adoptohen në Republikën e Maqedonisë, në rrugën e ndryshimeve të patjetërsueshme për rrumbullakimin e sistemit politik ekonomik dhe social dhe ç’është më më rëndësi, për hapërim më të suksesshëm në rrugën drejt proceseve të integrimit , drejt Bashkimit Evropian. Por, mbi të gjitha, duket se nuk është ligj sikurse ligjet tjera. Ka diçka të veçantë në të që i trazon shpirtërat e ekspertëve, shkencëtarëve, disa akademikëvve, anëtarëve të partive, liderëve të tyre.

    Çka na qenka kjo? E qartë, e çka tjetër pos prapë diçka në lidhje me shqiptarët. Eh, këta shqiptarë, vazhdimisht diçka kërkojnë dhe asnjëherë nuk e kanë mjaft, do të thotë një “i brengosur” për “të mirën e ardhmërisë së popullit dhe shtetit maqedonas”. E çka kërkon kjo “masë me nivel të ulët të civilizimit”? Vërtet çka kërkon?

    Kërkon dy komuna t’i bashkangjiten Shkupit, kërkon vendet rurale rreth Shkupit të gjinden në kuadër të tij, siç është bërë para shumë viteve gradualisht në komunat tjera të cilat ishin jashtë kufijve të kryeqytetit, e me të i ndante një rrugë, një kapixhik, me të cilën komunikonin me fqinjët.

    Kërkon dygjuhësi, me inat e me mllef do të më kujtojnë të gjithë ata që këtyre ditëve e zbrazën urrejtjen dhe mllefin e tyre të mbledhur. Do të përgjigjem po, në ato komuna ku popullata shqiptare është më shumë se njëzet për qind. Dhe njëkohësisht do të kujtoj se jo edhe aq larg në do kohëra tjera (ashtu po na duket) të njejtit që sot thërrasin për bllokim të rrugëve, të punës së Kuvendit, në padëgjuheshmëri qytetarëve, në bojkotim të institucioneve , në manifestimet ndërkombëtare, që me dekada shënojnë realitetin kulturor të Maqedonisë me të cilën ajo u bë e nihur në botë, kanë marrë pjesë në sjelljen e vendimeve për përcaktimin e kufijve të Maqedonisë, për ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe, për ndalesë të librave , për shkëputjen e institucioneve arsimore në të cilën sistemi arsimor ndiqej në gjuhën shqipe, siç ishte rasti me Akademinë Pedagogjike, ose me atë të pastrimit të emrit të shkollës fillore “Liria”, ku edhe sot nëpër pllakat e mermerit krahas emrit të shkruar në gjuhën maqedone, janë të dukshme gjurmët e emrit të fshirë në gjuhën shqipe.

    Atëherë askush nuk fliste. Askush nuk thërriste në bllokime, në pndueshmëri qytetare, në urrejtje, askush nuk gjuante anatemë dhe askush nuk mallkonte. E kjo ka sjellë edhe atë shumë që popullata shqiptare të mbetet “masë me nivel të ulët civilizimi”. A duhet edhe më tej të mbetet i njejti realitet? A duhet edhe më tej të mbesin në atë nivel civilizimi, i cili, siç theksojnë sot shumë njerëz eminentë, mbjell ”frikë, tmerr, terror, kriminalitet, prostitucion, tregti me njerëz”? Sigurisht jo! Jo pse ata janë të njejtit njerëz më të cilët kemi patur fat të njejtë në këto vende, kemi përjetuar vuajtjet e njejta, kemi bërë luftë së bashku kundër armiqve të njejtë, kemi ndarë copën e njejtë të bukës kur nuk kemi pasur, dhe kemi festuar së bashku. E pse kjo mos të vazhdojë? Pse të gjejmë pika të cilat na ndajnë, në vend të pikave të cilat na bashkojnë? Lumi Vardar nuk është vetëm lumë që e ndan në mënyrë natyrore Shkupin në dy pjesë! Ai është lum që i jep jetë të njejtiot qytet, me urë që me shekuj e afron popullatën e jo ta ndajë. Mbase urat edhe për atë qëllim ndërtohen, apo jo. Edhe varrezat i kemi në të njejtën anë, dhe gjatë thirrjes në urrejtje dhe zhvendosje a thua do t’i shqetësojmë edhe të vdekurit në banesat e tyre të përjetshme ku gjatë vizitave takohemi të gjithë, pa dallim kush jemi, çka jemi, dhe kujt i takojmë, apo në cilin nivel të qytetërimit jemi.

    Pse, në vend të potencimit të “nivelit të ulët të civilizimit” të shqiptarit dhe popullatës shqiptare, të mos theksojmë se ai popull nga Maqedonia, e dha dhe një Nënë Terezë, ose nëse doni “Shkupjanen Nënë Terezë”, Se ai popull dha edhe një Nobelist, se sot në Maqedoni ka profesorë, shkenctarë, doktor shkencash, që aq shumë kanë bërë dhe bëjnë për zhvillimin dhe përparimin e kombit të cilit ata i takojnë, aq bëjnë edhe për zhvillimin e edhe të Republikës së Maqedonisë dhe gjeneratave që mbesin pas.

    Pse në vend të kësaj rruge zgjidhet rruga e urrejtjes, thirrjet për shkatërrime të institucioneve të sistemit, në satanizimin e tjetrit, i cili është këtu, afër nesh me të gjitha problemet të cilët i sjellin këto kohëra përplot me pritje për punësim, për pozitë më të mirë shoqërore, për pozitë më të mirë ekonomike, me një fjalë ardhmëri më të mirë, nga e cila të gjithë ne presim shumë.

    Do të thotë dikush çfarë ardhmërie?

    Ardhmëri të cilën të gjithë ne do ta ndërtojmë, më e pasur për një mirëkuptim, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë. Ardhmëri, në të cilën do të ketë më pak fjalë vrasëse nacionaliste dhe në të cilën do të kemi të gjithë ne fuqi t’i kundërshtojmë fjalët fitimtare antinacionaliste. Ngashëm si para qindra vitesh, pas Komunës së Parisit, kur shkrimtarët e mëdhenjë të asaj kohe, Fllober, Gonkur, sipas Zhan Poll Sarter, konsideroheshin si fajtorë të masakrit të komunarëve sepse nuk kanë shkruar asnjë fjalë për mborojtje të tyre.


    Dhe kur jemi tek nacionalizmi,më frymëzojnë fjalët e shkrimtarit të madh bullgar Anton Donçev, për tezën e humbjes së nacionalizmit, se ”në asnjë moment nuk duhet harruar se baraspesha mes ndjenjes së vet dhe njohjes së ndjenjës së identitetit të tjetrit, mbetet një nga detyrat më të komplekse të njerëzimit, e cila është më e rëndë për intelektualët ballkanas”, që i ilustron me storjen e ardhshme:

    “Ndjenja nacionale është e patjetërsuaeshme në jetën e njeriut të moder, por kur ajo është prezente në kulturën e njeriut modern në masë ekuilibruese, siç duhet të jetë edhe sheqeri në gjakun e njeriut në organizmin e shëndoshë. Kur aparati e mat masën e sheqerit në gjak dhe e tregon numrin 5, atëherë do të thotë se organizmi është me shëndet të mirë, e kur shënon numrin 10, ky është numër për vërejtje se duhet të kujdeset për shëndetin e keqësuar. Poqëse aparati tregon numrin 20, kjo është shenjë për dijabetis, gjegjësisht sëmundje të sheqerit. Sheqeri që e ushqen trurin, si ta kalojë kufirin, fillon ta shkatërrojë organizmin. E njejta ndodh edhe me nacionalizmin në jetë. Kur ai do t’i tejkalon kufijtë, transformohet në shovinizëm, në jotolerancë ndaj koncepcioneve tjera, në urrejtje ndaj tjerëve. Por nëse aparati tregon numrin 2, mandej numrin 1, e në fund arrin në zero, atëherë njeriu bjen në gjunjë, që në fund edhe shtrihet përdhe. Pas komës vjen vdekja. Pas pikës më të lartë të nacionalizmit- nihilizmit, shoqëria e nacionalistëve bie në agoni dhe shkatërrohet...

    Masa - kjo shenjë e rrugës duhet të jetë prezente në çdo iniciativë”.

    Kjo ndjenjë e masës na duhet të gjithëve, që mos të biem në gjendje prej të cilave nuk ka kthim.

    (Autorja është ligjëruese në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkupit)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Letër e hapur e Ali Ahmetit kryetar i BDI-së, drejtuar qytetarëve dhe përfaqësuesve të mediumeve,lidhur me reagimet për decentralizimin dhe ndarjen territoriale

    Ofertën për ndarje e refuzova që më 2001-shën!

    Po të kishte qenë ndarja qëllimi im, padyshim se do ta realizonim në vitin 2001 kur ekzistonte interes për këtë dhe përgjegjësia për pasojat nuk do të binte mbi mua por mbi ata të cilët e propozonin këtë ide tragjike për qytetarët e Maqedonisë dhe pikërisht ishin pushtetarët e atëhershëm të skenës politike. Ata që deshën ta ndajnë Maqedoninë në vitin 2001, sot duan t’i ndajnë qytetarët! Qëllimi i organizimit të ri territorial nuk është ndarja e komuniteteve që jetojnë në Maqedoni. Përkundrazi, unë jam ithtar i fuqishëm i idesë së heqjes së kufijve dhe integrimit të qytetarëve brenda shoqërisë ku ata jetojnë

    “Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediumeve,

    Javën e kaluar Qeveria e Maqedonisë e miratoi organizimin e ri territorial të vendit që është pjesë e pakos së ligjeve të decentralizimit të cilat janë obligim i Marrëveshjes së Ohrit. Kjo çështje ka shkaktuar shumë reagime tek qytetarët dhe shtresat elitiste të vendit. Përmes kësaj letre të hapur drejtuar të gjithë juve dua të përpiqem që të sqaroj disa çështje.

    Këto ditë shumë shpesh po dëgjoj së përmes organizimit të ri territorial partnerët në qeveri kanë vendosur që ta ndajnë Maqedoninë. Të nderuar qytetarë, parimi kryesor me të cilin janë udhëhequr negociatat ka qenë mu ruajtja e integritetit të shtetit dhe fakti që nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Këto parime të Marrëveshjes Kornizë janë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Për më shumë, ndarja e Maqedonisë ishte një projekt i cili mu ofrua pikërisht gjatë konfliktit të vitit 2001. Dhe ky projekt nuk ishte një akt amator, por i përkrahur dhe stimuluar pikërisht nga elita politike në pushtet dhe nga institucionet më të larta intelektuale e shkencore siç është Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Unë e kam theksuar edhe atëherë, dhe e them edhe sot, se ndarja e Maqedonisë nuk është zgjidhje dhe ne nuk e përkrahim atë. Po të kishte qenë ndarja qëllimi im, padyshim se do ta realizonim në vitin 2001 kur ekzistonte interes për këtë dhe përgjegjësia për pasojat nuk do të binte mbi mua por mbi ata të cilët e propozonin këtë ide tragjike për qytetarët e Maqedonisë dhe pikërisht ishin pushtetarët e atëhershëm të skenës politike. Ata që deshën ta ndajnë Maqedoninë në vitin 2001, sot duan t’i ndajnë qytetarët! Qëllimi i organizimit të ri territorial nuk është ndarja e komuniteteve që jetojnë në Maqedoni. Përkundrazi, unë jam ithtar i fuqishëm i idesë së heqjes së kufijve dhe integrimit të qytetarëve brenda shoqërisë ku ata jetojnë.

    Përmes kësaj letre publike dua t’ua bëj me dije se modeli i propozuar nuk është bërë në baza etnike. Në kërkojmë që qytetarët ta kuptojnë këtë dhe bashkarisht ta ndërtojmë të ardhmen sepse kështu me dinjitet do ta integrojmë vendin tonë në strukturat euro-atlantike, qëllim të cilin Maqedonia fuqimisht e mirëpret. Maqedonia është shteti jonë i përbashkët, Maqedonia është atdheu im dhe ne bashkarisht do t’i kultivojmë vlerat e mirëfillta të cilat na çojnë kah realizimi i aspiratave tona europiane. Bashkëqytetarët tuaj (shqiptarë), duke fituar të drejtat legjitime të cilat u takojnë siç janë gjuha, krijimi i identitetit, e rrisin atdhedashurinë ndaj shtetit dhe njëherit marrin përgjegjësi që të gjitha idealet me përkushtimin më të madh t’i materializojnë, në mënyrë që ne, krenarë, të integrohemi në NATO dhe Bashkimin Europian. Frikat se krijimi i komunave të reja do të krijojnë dominimin e pakicave mbi shumicën janë të pabaza. Të nderuar qytetarë, e drejta ushtrimit të një të drejte nga një komunitet nuk do të thotë kufizim i të drejtave që kahmot i gëzon komuniteti tjetër.

    Qytetarë të nderuar, ndonjëherë njerëzit e mëdhenj duhet të marrin vendime të cilat janë në dëm të karrierës së tyre, por në interes të perspektivës së përgjithshme të vendit dhe të qytetarëve. Në situatën tonë nuk ka fitimtarë dhe humbës, nuk ka të mposhtur e ngadhnjimtarë. Dua t’u siguroj se fitimtari më i madh është vetë Maqedonia dhe ky fakt është i pakontestueshëm.

    Decentralizimi është pjesë e reformimit të përgjithshëm të vendit. Dhe çmimi i reformës siç është demokratizimi i pushtetit, reformimi i sistemit politik, ekonomik, arsimor, etj. dhe përshtatja standardeve europiane nuk është i vogël. Reformat kërkojnë sakrifica dhe unitet të të gjitha subjekteve- atyre sindikaliste, intelektuale, politike, subjekteve qeveritare e joqeveritare, për ta përballuar me sa më pak dhimbje këtë reformë të dhimbshme por me interes të stabilizimit dhe përshtatjes së vendit tonë me sistemin e Europës së bashkuar.

    Në fund, dua të them se pjekuria politike e një vendi dëshmohet përmes institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe pikërisht në momentet e trajtimit të çështjeve të rëndësishme nëpër të cilat kalon vendi. Ne jemi ithtarë të sjelljes së vendimeve përmes institucioneve dhe jo rrugës. Apelojmë që politika të zhvillohet brenda këtyre institucioneve dhe jo të zgjidhet rruga si mënyrë e shprehjes së qëndrimeve. Dua të pyes të gjithë ata intelektualë, analistë, përfaqësues fetarë dhe të tjerë se si do të vepronin ata sikur të binte në përgjegjësinë e tyre obligimi ndaj Marrëveshjes së Ohrit? A do ta linin si një copë letër të zverdhet nëpër arkiva apo do të punonin në jetësimin e saj?”

    Më 19.07.2004, Tetovë

    Me respekt,

    Ali Ahmeti
    Kryetar i BDI -së
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sy më sy me të vërtetën

    “Vetëndodhje e popullit”, apo “vetëfundosje”?

    -Duket se gjithcka ngjan sipas skenarëve të fqinjësisë më të afërt të “jogurt-revolucionit” të njohur, I cili e dimë se cilave procese iu parapriu.

    Filozofi antik Helon shumë shekuj më parë pat thënë se:“ më mirë një humbje e ndershme se sa një fitore e pandershme. E para të dëshpëron një here, kurse e dyta për tanë jetës”. Logjika e kësaj maksime të vjetër greke fatkeqësisht akoma e gjen aktualitetin e vet në ambientin e ballkanizmit politik.

    Ndarja territoriale dukshëm i trazoi shpirtërat. Ky trazim rrjedh nga informimi totalisht i gabuar për këtë proces që çdokund në botë ka karakter vetëm teknik. Por, qëllimi arsyeton mjetet. Politikanë me përvojë iu nënshtruan epsheve të sëmura për pushtet duke proklamuar “ndodhjen e popullit”(terminologji plagiatore nga fqinjësia e afërt), e cila “ndodhje” u dëshmua se nuk dallohet shumë nga vetëfundosja kolektive. I tërë rajoni u destabilizua si pasojë e destabilizimit të mendjes së avangardistëve të jogurt-revolucionit, duke e dëshmuar edhe një herë se jogurti nuk preferohet të jetë specialitet primar nacional. Nga këso jogurti kolektivisht u helmuan politikanë, akademikë, intelektualë, gazetarë e kishtarë. Përfundimi për cdokend është i qartë dhe nuk do koment. Dhe ja këtu në Maqedoni me objektiva shumë më të degraduara dëshirohet të dëshmohet se, megjithatë, është mirë të pihet jogurt. Dhe shumë struktura i frynë “ndodhjes së popullit” këtu, madje edhe Cile (permanent i koalicioneve joparimore), i cili shumë me vonesë i përkushtohet pubertetit etnik.



    LAJTHITJA SHQIPTARE


    Maqedonasit protestojnë për shkak të formës së dëmshme në ndarrjen territoriale kurse shqiptarët heshtin edhepse me përmbajtje të shëmtuar. Pra, me këtë propozim maqedonasit humbin formën kurse shqiptarët përmbajtjen. Heshtja shqiptare, thjesht gjen arsyen në logjikën anakronike ballkanike – se për t’iu zbardhur njërit duhet t’i erret tjetrit. Pra, nga vet fakti se qytetarët maqedonas protestojnë, kjo automatikisht nënkupton se oferta mbi përkufizimin e komunave është dicka e mirë për shqiptarët dhe anasjelltas. Sigurisht se kjo ofertë nuk është më tepër se një substituim i dobët i asaj që duhet të jetë konform interesave ekonomike, sociale, kulturore dhe pse jo edhe etno-politike. Por, që të bëhet një gjë e tillë nevojitet potencial mbimesatar në njohjen profesionale të shumë sferave shoqërore. Kjo që ofrohet tani as në ëndërr nuk mund t’i tejkalojë limitet e laicizmit në vendosjen për cështje shumë kruciale. Së pari, shqiptarët e qeverisë, zhdukën shumë komuna të suksesshme shqiptare në emër të një vetëmashtrimi të gëzueshëm - se gjoja bëjmë dicka të rëndësishme territorialo-politike, që realisht mund të jetë vetëm pjellë e fantazisë së të menduarit amator. Pra, (konform mentalitetit tonë) duhet të ndëshkohen sukseset e arritura nëpër komuna. Askush normal nuk mund ta kuptojë se për cka zhduket komuna e Xhepcishtit (cudia ekonomike e Maqedonisë)? Pse prishen komunat e Bogovinës, Negotinës, Cegranit, Zhitoshës etj.? Aq më shumë kjo vlen nëse mirret parasysh se në të ardhmen shumë të afërt do të duhet të bëjnë adaptimin e legjislaturës së Maqedonisë me atë evropjane, me cka edhe kjo sferë do të duhet të pësojë transformime konforme standardeve të UE, të cilat nënkuptojnë favorizimin e mjediseve rurale si bazë e rëndësishme zhvillimore. Përkrahja verbale momentale nga UE të vetmin qëllim ka tejkalimin e situatës ekzistuese, kurse e ardhmja e afërt do të dëshmojë të kundërtën. Ku ëshë logjika e zhdukjes së komunës së Zhitoshës si e vetme mbështetje e shqiptarëve atje? Ku u duhet më shumë mbështetje shqiptarëve - atje ku janë shumicë apo atje ku janë pakicë? Dhe më në fund, për fat të mirë apo të keq, shumë pak njerëz janë të informuar se shqiptarët në mjedis të Shkupit bëjnë një Kalkutë të zhveshur nga zonat industriale pjesë e të cilave në mënyrë natyrore u takojnë. Këto zona i ndahen komunës së Karposhit dhe disa komunave tjera, kurse Cairit i mbetet i vetmi resurs - potenciali i madh i njerëzve të papunë dhe teneqe-urbanizmi. Për fat të keq u realizuan disa parashikime të mia në një shkrim të mëhershëm se selekcionimi shqiptarë do të përfundoj me formë të bukur dhe me përmbajtje të shëmtuar. Duhet kuptuar se politika në rend të parë ekziston për shkak të ekonomisë, e jo për shkak të vetvetes. Nëse ndokush tenton këtë ta arsyetojë vetëm me segmentin numerik për dygjuhësinë në Shkup, kjo nuk mban. Fundja, formulimi për ndarjen e re territoriale është futur në Ohër në rend të parë për rregullimin e dygjuhësisë në Shkup si kryeqytet. Së paku është dashur të mendohet në drejtim të asaj se a ka mundur të bëhet ndonjë kombinim tjetërfarrë në ndarjen territoriale, që së paku bukuria dhe shëmtimi të mos jenë bashkë.

    REFERENDUMI

    Në faqet e shtypit dhe të mediumeve tjera në gjuhën maqedone referendumit iu dha vend hyjnor në shpëtimin nga “më e keqja që mund t’i ndodhë popullit maqedonas”. Të kapluar nga verbësia dhe histeria iracionale, as që lodhin kokën që së paku të mendojnë se fundi i referendumit mbaron në një humnerë të varrosjes kolektive. Referendumi aq sa është instrument demokratik i vendosjes, po aq mund të jetë formë e rrezikshme e veprimit hegjemonist në ambientin multietnik. Aplikimi i tij në pozicione diametralisht të kundërshtuara në mes të bashkësive etnike mund të përfundojë me kolaps të sistemit. Dhe e gjithë kjo bëhet për asgjë që realisht meriton të trajtohet si fitore spektakulare e shqiptarëve me rastin e përcaktimit të kufinjve të komunave të reja. Përkundrazi, establishmenti shqiptar në qeveri pa kurfarrë analizash relevante iu qas një procesi dukshëm më të komplikuar se që mund të supozojë mendjemadhësia dhe dehja nga pushteti. Në stilin - më mirë një renë që gëzon se sa një e vërtetë që dëshpron, për shqiptarët përfundoi formimi i komunave të reja. Por, në fakt nuk do të shkojë shumë kohë gjer në momentin kur shqiptarët do të protestojnë fuqishëm për rikthimin e komunave të tyre. Atëherë do të kemi referendum për shpëtimin e shqiptarëve nga shqiptarët që e duan pushtetin por jo edhe analizat.

    Për të gjithë këto cështje bisedova me disa funkcionarë të partisë shqiptare në pushtet dhe fatkeqësisht mbeta i dëshpruar. Për habi më përmendën shumë argumente absurde në të cilat nuk do të ishte mirë as vet të besojnë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Thone qe e mira ka te keqen me vete dhe e kunderta.
    Per mendimin tim kjo eshte maksimumi qe mund te merrnin shqiptaret e Maqedonise.
    Maksimumi eshte te molla e kuqe .........nese nuk e di cka do te thote kjo ta sqaroj me vone

  13. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja edhe nje leter e nje lexuesi:

    Maqedonia në prag të një konflikti të ri


    YLBER LILI

    Maqedonia ka hyrë në fazën e pasigurisë, gjithçka tani e tutje nuk mund të jetë befasi, as për komunitetet që jetojnë në këtë shtet, as edhe për ndërkombëtarët. Ora e ligë maqedonase paralajmëron jo vetëm një krizë
    të thellë politike, por ata në emër të “mbrojtjes së identitetit maqedonas”, mund ta çojnë shtetin drejt shpërbërjes. Të gjithë janë skeptikë për ardhmërinë e Maqedonisë , askush nuk përcakton dot se ç’ mund të ndodhë pas ditës së hënë, kur elitarët maqedonas me tufa firmash në duar do të tregojnë grushtin e forcës shqiptarëve. Lajmi ka marrë dhenë, maqedonasit kanë mundur që të kapin shifrën e konsiderueshme për të mbajtur referendumin kundër ndarjes më të re territoriale. Kongresi Botëror Maqedonas (SMC) bëri të ditur se të paktën 180 000 persona kanë firmosur pardje një peticion, shifër kjo që plotëson kriteret e mbajtjes së referendumit njënacional. Pas vitit 2001 u përhap shpresa e madhe e triumfit të paqes në Maqedoni, se
    atje proceset politike do të vijojnë në harmoni të plotë mes etniteteve që formësojnë qenien e këtij shteti, bile thuhej që parimet e Ohrit do të jenë themelet e shtetit të së drejtës dhe nenet e saj janë vlera të pakontestueshme për marrëdhëniet shoqërore brenda shtetit. Por kthesa nuk vonoi dhe qeveria aktuale shumë elementë të Marrëveshjes së Ohrit ose i përjashtoi, ose i shtrembëroi . Pavarsisht nga kjo formë e devijimit qeveritar një dozë optimiste ende ekzistonte te njerëzit, të paktën me ndarjen e re territoriale dhe me gjuhën shqipe, nuk do të bëheshin allishverishe. Pikërisht në këtë pikë maqedonasit kanë vendosur që të
    “flijohen”, për rrjedhojë investimi ndërkombëtar, për ndalimin e konfliktit dhe arritjen e paqes në këtë shtet po shkrihet si një copë akulli në një gotë me ujë.
    Historiati, deri të grumbullimi i një tufe nëshkrimesh nga ana e kampit politik opozitar maqedonas është i shkurtër , por tepër i bujshëm për prapaskenat e tij. Ideatorët e këtij projekt, që në esencë janë legjitimuesit e paradigmës etnike maqedonase, janë ndarë në dy skuadra, të parët (opozitarët) që janë të zhveshur nga institucionet dalin në ballë të furtunave, pjesa tjetër (pozita) qëndron prapa grilave. Motoja maqedonase
    këtë radhë është: jemi ne ata që përcaktojmë proceset dhe rrjedhat politike të vendit, jemi po ne ata që u japin të tjerëve atë që e shohim të arsyeshme.
    Në performancën maqedonase nuk mund të flitet për linja politike të moderuara, apo radikaliste, të gjithë tashmë kanë kaluar deri në delirin e çmendurisë. Ndërsa opozita maqedonase duke mbledhur rreth vetes disa vegla të saj shpreh dufin ndaj çdo ligji që avancon sadopak të drejtat e shqiptarëve, pozita maqedonase përdor taktikën : hedh gurin dhe fsheh dorën, duke u bërë pjesë përbërëse e një skenari për të penguar miratimin e shumë neneve të marrëveshjes, e cila ështe planifikuar për të përmirësuar të drejtat e shqiptarëve në një fushë të gjerë. Pra, nuk është thjesht një ide tekanjozësh opozitarë, por këtu kemi të bëjmë me një koordimim shumë të studiuar në spektrin gjithëpërfshirës politik maqedonas.
    Pse maqedonasit përdorën formulën e referendumit njënacional? Së pari, koncepti i referendumit maqedonas është prodhim i ndjeshmërisë deri në urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Për të qenë më precizë, kjo formë e kundërshtimit maqedonas ndaj ligjit të decentralizimit konsiston në forcimin e pozitës së sundimit politik, ekonomik, kulturor etj, të një etniteti ndaj shoqërive të tjera, posaçërisht ndaj etnikumit shqiptar. Elita politike maqedonase qoftë ajo në opozitë, apo në pushtet nocionin referendum kërkon ta përdorë si instrument, që shërben për të përligjur, jo vetëm Marrëveshjen e Ohrit, por edhe kulturën, traditën, gjuhën, barazinë e shqiptarëve.
    Së dyti, maqedonasit kërkojnë me çdo kusht që shteti të funksionojë në bazë të ligjitimitetit etnik duke përjashtuar çdo përpekje për të instaluar demokracinë qytetare. Argumenti që sjellin maqedonasit është qesharak, sipas tyre nëse implementohet gjuha shqipe në mënyrë institucionale, nëse një qytet do ta drejtojë një shqiptar, nëse në vendimmarrje do të ketë forcën e fjalës një shqiptar, nëse pushtetit lokal do të krijojë balance mes etnive, nëse komuniteti shqiptar do të trajtohet i barabartë në çdo pore të jetës, e gjithë kjo panoramë është fundi i botës për shtetin maqedonas. Me pak fjalë Maqedonia nuk do të ekzistojë. Pavarësisht se e gjitha kjo përbën logjikën e absurdit, maqedonasit ngulmojnë në gjetjen e modeleve për të sbrapsur çdo ligj që avancon çështjen e shqiptarëve në këto hapësira. Së treti , dhe më kryesorja ,ata kanë dhe një tjetër hall, nuk duan të humbasin autoritarizmin, nacionalizimin e shfrenuar njëetnik, influencën e
    tyre monopolizuese në sferën ushtarake, juridike, ekonomike e kështu me radhë. Nëse vlerësojmë realisht referendumin maqedonas , arsyeja është parandalimi me çdo kusht i funksionimit të gjuhës shqipe në
    institucionet e sistemit. Nga kjo pikpamje duhet theksuar se shkaqet për mbajtjen e referendumit janë anakronike dhe tipike për sllavët e jugut, dhe pasojat mund të jenë katastrafole për vetë Maqedoninë. Të rikujtojmë se referendumet njënacionale janë modele të mbizotërimit politik të një etnikumi ndaj të tjerëve, një nga shkaqet kryesore të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ishte mbajtja e referendimeve njënacionale. Nisur nga kjo përvojë historike, Maqedonia tashmë nuk mund t’i shpëtojë kurrsesi acarimit të marrëdhënieve ndëretnike, ndezjes së fitilave që shprehin pakënaqësinë e shqiptarëve, madje edhe hyrjen në një fazë tepër të nxehtë të antagonizmave etnike.Kjo tablo e errët, kjo derdhje energjish kaq negative e opozitës dhe pozitës maqedonase ndaj të drejtave të shqiptarëve ka kaluar pa u hetuar para hundës së partisë shqiptare në pushtet, e cila nuk e ka për herë të parë rënien në grackën e partnerit të tyre qeverisës.
    Pohimi euforik i politikës shqiptare në pushtet se tashmë po ndërtohet Maqedonia e re, se Marrëveshja e Ohrit realizohet pa pengesa, se integrimi pa asnjë kusht është i vetmi synim i tyre, i krijoi partnerit të saj avantazhe të mëdha për të luajtur lojën e fuqishme të prapaskenës. LSDM-ja iu bashkangjit dje publikisht VMRO-së duke zhvlerësuar edhe peshën kushtetuese ( formulën e Badinterit), ku në bazë të Marrëveshjes së Ohrit frenohet çdo vendim i shumicës kur goditet interesat e etnive të tjera. Formula e Badinterit thotë se të gjitha vendimet që dalin nga parlamenti dhe që atakojnë aspektin nacional të jo maqedonasve, patjetër duhet të marrin dhe bekimin e shumicës së deputetëve që nuk i përkasin etnitetit maqedonas.
    Pra ky qëndrim i përbashkët politik maqedonas tenton të paralizojë dhe kartën e vetme që ka mbetur nga Marrëveshja e Ohrit, ku një nga pikat bazë të saj është formula e Badinterit, ku referendumi duhet të votohet nga 2/3 e etniteteve të tjera në mënyrë që të marrë notën kaluese. Tashmë pritet se cila do të jetë kahja e partisë së Ali Ahmetit, nëse ai do t’i bindet edhe kësaj radhe taktikës së partnerit të kualicionit, se ky referendum nuk është kundër interesave shqiptare, por kundër maxhorancës parlamentare, nesë Ahmeti do të bindet se e gjithë kjo lojë është vetëm një tentative për të rrëzuar qeverinë aktuale, atëherë ai do të përballet me mllefin e madh të shqiptarëve. Është koha e fundit që partia shqiptare në pushtet të kuptojnë se rezistenca e palës maqedonase, automatikisht prek palcën e identitetit shqiptar, kulturën e saj, ndaj reagimi nuk mund të përjashtohet si mundësi kundërvënëse. Pikërisht, një gjë të tillë duhet ta kuptojnë edhe maqedonasit: përligja e identitetit kulturor të një kombi sjell pasoja katastrofale për vetë shtetin.A do të luajë lojën politike Ahmeti sipas paradigmës maqedonase kjo pritet të shihet pas ditës së hënë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Pershendetje te gjitheve

    Ketyre muajve nuk isha "kesajde" por ja qe mu dha rasti te jem serish me ju.Fillimisht vetem nje sqarim per nje replike personale ne kete bashkebisedim.Une personalisht jam nga Shkupi i lindur dhe jetoj ne Shkup.Sipas regjistrimit te fundit ne vitin 2002 ne Shkup(qytet) jetojne jo me shume se 80 mije shqiptar ne nje qytet me dicka mbi 400 mije banore.Ne baze te ketyre te dhena rreth 80 mije shqiptare te tjere kane mbetur ne te ashtuquajtura komuna rurale perreth qytetit ne fakt buze Shkupit por jashta saj.Qellimi i ndarjes se vitit 1996 ka qene i qarte: fillimisht te thehet numri i shqiptareve ne qytetin e Shkupit nepermjet shtypjes nga shumica, ngadalsimit te zhvillimit neper rajone te caktuara te qytetit, ndertimit te lagjeve maqedonase neper vendbanime shqiptare(Cair), ato qe mbesin jashta qytetit te lokalizohen neper enklava pa kurfare infrastrukture me qellim te kontrollit me lehte policoro shteteror si dhe favorizimit te migrimit jashta vendit.Keto e dini te gjithe.Shkupi ka rendesi me te madhe se Kercova dhe Struga per disa arsye.Se pari rajonet e Kercoves dhe Struges de fakto jane me shumice shqiptare pavareisht te komponimit te hartave lokale.Enklavat maqedonase brenda trekendeshit Kercove Struge dhe Diber jane me maksimum 2-3 mije banore te rrethuar me dhjetra mijera shqiptar nga komunat fqinje nderkohe qe "shumica" maqedonase jeton ne qytetet e Kercoves dhe Struges por kjo shumice eshte ne kufi te shkrirjes me shqiptaret aty rreth 50 me 50 por marre ne pergjithesi krejt rajonin shqiptaret kalojne ne shumce absolute.Ne anen tjeter ne Shkup shqiptaret ne pergjithesi jane pakice por numerikisht nje pakice prej mbi 150-200 mije banore qe ne fakt paraqet pothuajse gjysmen e popullates shqiptare ne Maqedoni.Prandaj lufta per Shkupin eshte pa cmim njekoheisht shikuar edhe ne aspektin gjeostrategjik por edhe ate historik.Te mos na ndodhe nje Manastir apo Oher te dyte sepse do te jete vone.Ne aspektin multietnik te shtetit(kendveshtrimi nderkombetar) Shkupi paraqet nje Maqedoni ne miniature dhe e reflekton karakterin multietnik.Ketu i kemi edhe atute tone me te forta.

  15. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga TOMY_X
    Maksimumi eshte te molla e kuqe .........nese nuk e di cka do te thote kjo ta sqaroj me vone
    Okej,te lutem ma sqaro kete kur do mundesh.
    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    molla e kuqe

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Okej,te lutem ma sqaro kete kur do mundesh.
    Cdo te mire
    eshte nje katund ne rrethin e Nishit......tani duhet te jete e qarte me duket

  17. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me duket se te kuptova.
    Falemnderit
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    PËRFUNDOI VERIFIKIMI I FORMULARËVE ME NËNSHKRIMET PËR REFERENDUM


    Ministria e Drejtësisë, të gjitha 34 njësive rajonale u dërgoi sot njoftim, sipas të cilit udhëheqësit e njësive rajonale, formularët me nënshkrimet e grumbulluara për referendumin, mund t'ua dorëzojnë përfaqësuesve të autorizuar të nismëtarit - Kongresit Botëror Maqedonas.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Mirjana Ilieva njoftoi se një njoftim i këtillë për marrjen e formularëve me nënshkrime i është dërguar edhe Kongresin Botëror Maqedonas dhe se është nismëtari ai që duhet të vendosë tani se kur do t'i marrë formularët me nënshkrimet.

    "Procedura në Ministrinë e Drejtësisë rreth verifikimit teknik, që është në përputhje me Ligjin për referendumin dhe nismën qytetare, ka përfunduar", tha Ilieva.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kabineti i Musa Xhaferit pergenjshtron “Utrinski Vesnik-un”: Askush ne BE nuk kerkon leshime nga BDI rreth decentralizimit

    -“Utrinski vesnik” ne numrin e djeshem kishte shkruar se gjate vizites se nenkryetarit te Qeverise, Musa Xhaferi ne Bruksel, “Bashkimi Europian do te ushtroje presion ndaj Bashkimit Demokratik per Integrim qe “te beje leshime dhe te dakordohet per nje organizim territorial te ri dhe me te pranueshem per palen maqedonase.”
    Ne faqen 4 te numrit te djeshem te gazetes Utrinski Vesnik, eshte botuar nje tekst i nenshkruar nga Slobodanka Jovanovska, duke u thirrur ne burime jozyrtare ne Bashkimin Europian ne Bruksel, ku spekulohet se Bashkimi Europian do te ushtroje presion ndaj Bashkimit Demokratik per Integrim qe “te beje leshime dhe te dakordohet per nje organizim territorial te ri dhe me te pranueshem per palen maqedonase.” Ne te njejtin tekst, gazetarja, gjithnje duke u thirrur ne burime jozyrtare, raporton se kjo i eshte bere e ditur zevendesit te kryetarit te Qeverise Musa Xhaferri, gjate takimit me Perfaqesuesin Special per Siguri dhe Politike te Jashtme te UE-se, Javier Solana.
    Lidhur me kete, reagon Kabineti i zevendes kryeministrit te Maqedonise, Musa Xhaferri, ku thuhet:


    - Bashkimi Europian zyrtarisht e ka mirepritur marreveshjen mbi reformen e administrates komunale dhe ka theksuar se ky eshte hap i rendesishem perpara i cili i ploteson kriteret e nevojshme per decentralizim funksionale

    - Bashkimi Europian dhe z. Solana kane qene ne rrjedhe te procesit te negociatave per reformen ne administraten komunale dhe e kane vleresuar zgjidhjen e arritur mes partnereve te koalicionit qeverises si zgjidhje te balancuar dhe optimale

    - Takimi mes zevendesit te kryetarit te Qeverise, Musa Xhaferri, me Perfaqesuesin special per siguri dhe politike te jashtme te Bashkimit Europian Javier Solana, ka qene ne funksion te bashkepunimit mes Qeverise se Republikes se Maqedonise dhe Bashkimit Europian dhe kerkimit te mbeshtetjes per ta implementuar decentralizimin ne praktike.
    Me kete rast, duam te theksojme se natyra e bashkepunimit ndermjet Qeverise se Republikes se Maqedonise dhe Bashkimit Europian nuk bazohet ne presione dhe truke por realizohet permes komunikimit te ndersjelle, sugjerimeve, keshillimeve dhe qasjes konstruktive ndaj sfidave te perbashketa.
    Temat te cilat i ka parashtruar gazetarja e Utrinski Vesnik ne asnje moment nuk kane qene te shqyrtuara gjate takimit me Perfaqesuesin special per siguri dhe politike te jashtme Javier Solana, dhe ne asnjerin nga takimet me zyrtare tjere te larte te Bashkimit Europian te cilat i ka realizuar zevendesi i kryetarit te Qeverise, Musa Xhaferri, gjate vizites se tij zyrtare ne Bruksel”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Ne Kuvendin e Maqedonise, sot do te mbahet seanca, ne te cilen do te debatohet per punen dy vjecare te Qeverise. Kerkesen per votbesimin e Qeverise e kane parashtruar deputetet e opozites, nenshkrues te se ciles jane deputetet e VMRO-DPMNE-se, PDSH-se dhe te Partise Liberale. Keta te fundit, pastaj i terhoqen nenshkrimet e tyre.

    Argumentet, thone deputetet, do te tregojne me mire se a ka patur nevoje per interpelance te Qeverise.

    Deputeti i LSDM-se, Boris Kondarko, tha se kjo Qeveri eshte me e mire se ajo para vitit 2002. Sipas tij, vete iniciatoret e interpelances kane thene se kjo eshte nje simbolike. Ndersa une mendoj se kjo eshte e drejte demokratike e parapare me Kushtetute, kurse ne mbledhjen qe do te mbahet sot, do t’i ballafaqojme argumentet. Me kete rast, shtoi ai, deshirojme te tregojme se ne te gjitha fushat, kjo Qeveri punon me mire, ndonese jemi te vetedijshem per sferen ekonomike ku punet ecin me ngadale. Megjithate, ky mbetet prioritet yni per ne te ardhmen. deklaroi Kondarko.

    Deputetja e BDI-se, Teuta Arifi, beson se Qeveria do te fitoje besimin e deputeteve. Sipas saj, per BDI-ne, kerkesa per interpelance nuk eshte e arsyeshme, sepse ne kete moment ka prioritete te tjera. Mirepo, mendojme se ka shumice parlamentare, e qe do te votohet “pro” punes se Qeverise, deklaroi ajo.

    Sipas deputetit te VMRO-DPMNE-se, Sllobodan Cashule, cdo verifikim per punen e Qeverise, eshte i arsyeshem, sepse ajo eshte zgjedhur nga qytetaret qe t’i zgjidhe problemet e tyre. Ai thote se, ne seancen e sotshme te Parlamentit do te ballafaqohen argumentet tona. Cashule thote se nuk ka moment i cili nuk eshte i qelluar per te kerkuar llogari nga Qeveria. Nje nga punet themelore ose mekanizmat themelore te demokracise eshte votbesimi, tha Cashule duke shtuar se, behet fjale per nje mekanizem te mire dhe nese Qeveria eshte e mencur do te marre mesim.

    Ne anen tjeter, per deputetin e PDSH-se, Iljaz Halimin kerkesa per votbesimin eshte tejet e arsyeshme, e qelluar dhe me vend, duke pase parasysh punen, aktivitetin dhe angazhimin e kesaj Qeverie, e cila nuk korrenspondon me e premtimet qe ia dha elektoratit. Pra, sipas tij, kjo Qeveri ka deshtuar ne te gjitha segmentet shoqerore, duke filluar nga implementimi i Marreveshjes kornize te Ohrit, e cila anashkalohet duke favorizuar marreveshjet nderpartiake. Sipas Halimit nuk ka kurrfare perparimi edhe ne luften kunder korrupcionit dhe kriminalitetit. Gjithashtu, edhe investimet gjate kesaj periudhe jane tejet minimale, kurse numri i te panunesuarve ka arritur ne mbi 400 mije etj, tha ai.

    Edhe deputetet e PPD-se do te marrin pjese ne seancen e sotme te Parlamentit. Deputeti i saj, Abdylhadi Vejseli, pohon se interpelanca mund te parashtrohet cdo here dhe vlen si per ministrat ashtu edhe per Qeverine, sepse duhet te thuhen ato mangesi apo leshime qe i ka bere Qeveria gjate kesaj periudhe dy vjecare.



    Nga:
    Qerim BAJRAMI

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •