Close
Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 740
  1. #41
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po fillon te ndertohet dhe simotra e Durres-Prishtine , e cila do te lidhe Beogradin me portin Tivar ne Mal te Zi.


    MONTENEGRO: 1,9 MLD EURO PER TRATTO AUTOSTRADA BAR-BOLJARE

    ROMA - La costruzione del tratto dell'autostrada Bar-Boljare in Montenegro costera' 1,9 miliardi di euro, come riportato dal quotidiano Vijesti di Podgorica. Lo riferisce l'ufficio Ice di Belgrado. Un terzo dei fondi sara' utilizzato per il tratto piu' lungo, Smokvice-Matesevo di 43 km. Per i ponti, i tunnel ed i viadotti sara' utilizzato il 65% dei mezzi.

    Il traffico medio sulle strade esistenti che collegano la citta' di Bar con la Serbia e' tra i 5.000 e gli 8.000 veicoli, raggiungendo il numero massimo durante l'estate (spesso oltre 20.000 veicoli).

    Il Ministero del Traffico montenegrino punta sul modello di finanziamento basato su una partnership pubblico-privata: un concetto approvato anche dai principali enti internazionali. Al tender di prequalifica si sono presentate 11 aziende e consorzi, tra le quali la Strabag austriaca, la Alarko turca ed anche una azienda italiana, la Societa' Italiana per Condotte d'Acqua Spa, in consorzio con delle aziende croate.
    05/08/2008 18:00

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    projekt madhor,ku gjithe shqiperija e kosova do te frymojne me lete;si ne komunikimin e dy anshem,zhvillimin ekonomik te ketyre viseve,levizja me e lehte e lire e personave(ideve)ne te dyja anet e me gjere
    na mbetet per ne kosovaret te fillojme pjesen tone te rruges(kemi mbetur mrapa)
    mendoj se nuk duhet te ndalemi me kaq,duhet te shikojme me larg ;ndertimin e sistemit hekurudhor moderrn unik per kosove e shqiperi,dihet qartazi qe qarkullimi si i njerzeve e i mallrave eshte me i shpejte e me i sigurte ne hekurudha se ne udhe e autoudhe
    Imagjinoni autoudhen jug-durres-kosove,hekurudhen elektrike shqiperi-kosove;do te sillte tregun unik ekonomik(do ta ben shume me dinamik e me te fuqishem se sot)e qarkullimin e njerzeve e ideve pa asnje pengese fizike

  3. #43
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ja dhe ca fotografi te tjera.

    Per informacion, te drejtat e autorit i perkasin Plasma2008 nga flickr dhe fotografite jane te marra nga urbania21.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #44
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119


    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e beerti
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    197
    Persshendetje !

    A ka Informacione apo Fotot , sa i perket ndertimi te Rruges , nese dikush din diqka me shume

  6. #46

    Nis asfaltimi në një prej segmenteve të Rrëshen-Kalimash

    Citim Postuar më parë nga beerti Lexo Postimin
    Persshendetje !

    A ka Informacione apo Fotot , sa i perket ndertimi te Rruges , nese dikush din diqka me shume

    Ministria e Transportit publikon të dhëna të reja për ecurinë e punimeve

    Nis asfaltimi në një prej segmenteve të Rrëshen-Kalimash

    Të dhëna të reja dhe optimiste publikohen nga Ministria e Transporteve lidhur me ecurinë e punimeve në rrugën "Rrëshen-Kalimash. Burime zyrtare nga kjo ministri kanë bërë dje të ditur se kompania Bechtel-Enka po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës, 60 km. Po sipas këtyre burimeve mësohet se puna vazhdon në të 27 urat. Deri tani nga 2 impiante prodhimi janë prodhuar 385 trarë, ndërsa 190 prej tyre janë tashmë instaluar. 7 ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për 15 ura të tjera. Më 23 shtator ka filluar vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks (80 metra). Deri tani janë gërmuar 25 milion metër kub material duke përdorur 9 milion metër kub material mbushës, si dhe janë vendosur 151.000 metra kub struktura betoni. Vetëm dy ditë më parë kjo kompani ka njoftuar përfundimin e asfaltimit në një seksion provë, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, BEJV do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 (nga portali verior i tunelit deri në Kalimash) të projektit. Në të njëjtën kohë, BEJV po punon njëkohësisht në të dy tunelet - në të dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 6.8 km deri më datë 22 shtator 2008. Për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Në pajisjet e mëdha përfshihen dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kukës), 5 sonda për të hapur tunelet, dy lancera për trarët e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamiona, 92 ekskavatorë. Aktualisht, janë 3.700 punëtorë që punojnë në projekt. Në fund të muajit gusht, projekti arriti në total 13.4 milion orë punë. E gjithë rruga në fjalë kalon në Durrës - Vorë - Fushë-Krujë -Milot - Rrëshen - Reps - Thirrë - Kalimash - Kukës -Morinë. Gjatësia totale e saj është 170 kilometër, prej të cilave 59 kilometra janë ekzistuese, ndërsa 111 kilometra janë për t'u ndërtuar. Segmenti Durrës-Vorë - Fushë-Krujë - Milot, gjithsej 59 km, konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot - Rrëshen, 26 km i gjatë dhe sipas Ministrisë së Transporteve kushton rreth 40 milion dollarë. Në bazë të projektit të zbatimit të financuar nga qeveria shqiptare dhe të rishikuar nga Banka Botërore, janë kryer punime në lotin 1 Milot - Skurraj, 9 km, sipas një kontrate të lidhur në shkurt të 2007 me kompaninë sllovene "SCT Ljublijana" dhe të financuar nga Banka Botërore. Në shtator kanë filluar punimet edhe për 2 lotet e tjera Skurraj - Rubik dhe Rubik - Rrëshen të financuara përkatësisht nga BB dhe fondi OPEC. Rruga e re Milot - Rubik - Rrëshen - Reps - Thirrë - Kalimash - Kukës - Morinë shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese dhe krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës me Durrësin.

    RD

  7. #47

    Durrës-Kukës, nis testimi i asfaltit

    Durrës-Kukës, nis testimi i asfaltit





    Autostrada Durrës-Kukës duket se shumë shpejt do të shkurtojë distancat mes shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t‘u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, këto ditë ka provuar testin e parë të asfaltit. "Bechetel-Enka", kompania amerikano-turke, e cila ndërton pjesën më të vështirë të autostradës nga Resheni në Kalimash, prej 60 km, këto ditë, pas përfundimit të pjesës dërmuese të krejt trasesë, ka nisur në Kalimash edhe testin e asfaltit, përkatësisht në segmentin Tunel (portali verior) - Fushë Dukagjin, me gjatësi 9.1 km. Për kompaninë e njohur BEJV, por edhe shqiptarët, kjo përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor.


    Amerika e ka këmbën e mbarë

    Një inxhinier vendas, që punonte me kompaninë "Bechtel", duke treguar optimizmin e vet dhe ndoshta të gjithë të tjerëve, na tha: "Shkelni të parët mbi asfaltin e ri, ishallah e keni këmbën e mbarë...". Ndërsa një roje objekti me uniformë, duke ndërhyrë si me shaka, shtoi: "E ka këmbën e mbarë Amerika. Ajo po". Muaj më herët, ish-drejtori i Tunelit për pjesën e veriut, Kris Dikson, pat thënë që kompania synon që veprën ta përfundojë katër muaj para afatit, dhe, siç duket, ky parashikim po mbahet. Banorë vendës të hipur nëpër makina kërkojnë të afrohen për të parë nga afër asfaltin e ri, që për ta nuk është thjesht një asfalt dosido, por është shkurtim i rrugës së rrezikshme të Qafës së Malit, kursim i kohës dhe i shëndetit... Ata mbajnë flamuj amerikanë në makina, por afrimi në objekt nuk është i mundur. Kompania punon 24 orë ‘non stop‘ me ritëm të lartë dhe askush nuk ka kohë të merret me vizitorë të rastësishëm.


    Disa tregues të punës

    Me ndërmjetësimin e përkthyesit të kompanisë, Ismet Kola, kontaktuam me disa nëpunës teknikë realizues, si dhe u njohëm me një material të përgatitur nga zëdhënësja, Ina Zagar. Materiali na furnizon me një sërë të dhënash, të cilat shërbejnë jo thjesht si elementë të statistikës, por edhe si tregues i dobisë sociale për një numër familjesh si dhe për teknologjinë e lartë me të cilën punohet aty. Kompania ka të punësuar aktualisht 3700 punëtorë, 2/3 e të cilëve janë shqiptarë. Në masën e punëtorëve vendës shumica e tyre janë teknikë dhe mjeshtër montimi, si dhe inxhinierë konstruktorë. Në gjatësinë prej 60 km autostradë e parametrave të lartë, janë gjithsej 27 ura, secila me katër korsi. Në të 27 urat punohet njëkohësisht dhe nga dy impiante prodhimi janë prodhuar 385 trarë. 190 prej tyre janë tashmë instaluar. Shtatë ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun e vetë kompanisë ndërtuese, e cila ka në punë plot 1300 mjete si vinça, fadroma etj. Dhe konkretisht, pesë sonda për të hapur tunelet, dy lancera për trarët e urave, dy impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, gjashtë nyja betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamionë, 92 ekskavatorë e kështu me radhë.


    Ura më e lartë

    Para disa ditësh ka nisur edhe instalimi i urës më të lartë të krejt aksit, asaj që inxhinierët e quajnë "Ura 88", te vendi i quajtur Përroi i Mehmet Kecicit. Kjo urë është e lartë rreth 90 metër, ndërsa e gjatë 316 m. Konsiderohet nga inxhinierët si mjaft e vështirë për t‘u realizuar teknikisht, siç tregon inxhinieri N.D. nga Kukësi, ura vjen me hark dhe pjerrësi 2.5 gradë në zbritje e ngjitje. Për të u përdorën 48 trarë, secili me gjatësi 40m dhe me peshë mbi 40 tonë.

    Autostrada Durrës-Kukës shënon edhe rekordin e volumit të punimeve të kryera ndonjëherë në Shqipëri. Nga të dhënat teknike në zyrat e drejtimit mësohet se deri tani janë gërmuar mbi 25 milionë metër kub material, duke përdorur 9 milionë metër kub material mbushës si dhe janë vendosur mbi 151000 metra kub struktura betoni. Duke ecur më tej me shifrat, të cilat vetëm një teknicien mund t‘i konceptojë saktë, mësojmë se nga kjo kompani ka realizuar në këtë vepër deri tani në total mbi 13.4 milionë orë pune.


    Asfaltimi

    Një inxhinier amerikan në aksin portal verior nga Tuneli në Fushë-Dukagjin na sqaron se asfaltimi i tanishëm është vetëm testimi i produktit. Shtresa e asfaltit është e trashë 15 cm dhe pas saj janë edhe dy të tjera. Deri te kjo fazë, kompania ka punuar me shumë kujdes me shtresat e paraprake të zhavorrit deri te stabilizanti, një shtresë që siguron përfundimisht nivelin e rrugës. Në pajisjet e mëdha, të cilat i përmendëm më sipër, përfshihen edhe dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kalimash), të cilat bëjnë të mundur avancimin me asfalt 1 km në ditë.


    Tuneli

    Nisur nga rregullat e sigurimit teknik apo thjesht angaria e shoqërimit, vizita në tunel është tepër e vështirë. Duke përfituar nga rasti i vizitës së një grupi parlamentarësh dhe të zgjedhurish të tjerë nga Kosova, të cilët i shoqëronin edhe autoritetet rajonale të Kukësit, të cilët kishin siguruar më herët lejen te ministri përkatës dhe madje edhe te Kryeministri, pamë nga afër punimet në tunel. Na veshën me uniformën e kompanisë, na dhanë kasketë, si dhe na mbajtën një leksion mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurimit teknik. Gjithkush mund të mendojë se me kaq mbaron përgatitja, por nuk qe kështu. Gjëja më interesante ishin disa etiketa çeliku me numra, të cilat duhet të shënoheshin në një fletore për këdo që hynte në tunel dhe të dorëzoheshin pas daljes që andej. Një punëtor, nga Kalimashi, që shkruante në fletore emrat, duke shënuar edhe numrin identifikues të llamarinës, na tha se "mos u çuditni, që kur kemi filluar punë këtu asnjë punëtor nuk ka gërvishtur qoftë edhe një gisht, këto rregulla e kanë mbajtur këtë punë...", tha ai, duke ka zgjatur llamarinat si ato që mbanin dikur ushtarët. Në tunel punohet njëkohësisht në të dy galeritë në të dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit deri në fund të shtatorit është rreth 7 km dhe ku është realizuar mbi 64 për qind e volumit të punimeve.


    Linja e prodhimit të trarëve

    Emri Mehmeti, një teknik nga zonat e Kukësit, që punonte aty, i specializuar për punën që bënte, tha se betonimi i trarëve ishte nga proceset më të vështira dhe me përgjegjësi të lartë. Ai tha se ekspertët kishin testuar gati shumicën e prodhimeve ballkanike të çimentos dhe përfundimisht ajo blihej diku në shtetet e Perëndimit. "Kemi provuar edhe çimenton e vendeve të rajonit, por nuk kanë standard evropian, përdorim çimento "ISSO 9001", tha ai, duke shpjeguar edhe procesin e tharjes së betonit. E thajmë me pajisjen e posaçme, që nxehet me ujë në temperaturën 80 gradë, janë ura autostrade këto dhe do të qëndrojnë për shekuj, nuk janë shaka", tha duke thithur një duhan "Marlboro".

    Siguria


    Masa ekstreme në tunelin e Kalimashit


    Në tunelin që po ndërtohet në Kalimash është pothuajse e pamundur të hysh. Një punëtor na thotë me humor se është më e lehtë të marrësh një vizë për në Amerikë se sa një leje për të hyrë në tunele. Përpara ca kohësh, në këtë vepër shkoi një grup deputetësh, të cilët për të realizuar vizitën kishin marrë leje te firma, te ministri, madje edhe të kryeministri. Edhe "baballarët e kombit" nuk bërë përjashtim për sa u përket kushteve të sigurisë. Të gjithë i veshën me uniformën e kompanisë, me kasketa dhe i detyruan të dëgjonin një leksion mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurimit teknik. Të gjithë u varën në qafë disa "etiketa" çeliku me numra, si ato të ushtarëve. Këto etiketa shërbejnë për të njëjtin qëllim që shërbejnë edhe në luftë: për të identifikuar kufomat.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2008 më 16:39

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Kur isha per pushime ne kosove degjova se e kan shtyre per 10 muaje afatin e perfundimit te rruges a eshte e vertet din kush apo jo.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2008
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    Kur isha per pushime ne kosove degjova se e kan shtyre per 10 muaje afatin e perfundimit te rruges a eshte e vertet din kush apo jo.
    Afati m'duket se eshte Qershor 2009.

    Nqs jam gabim, m'korrigjoni ju lutem.
    Prralla n'lesh, Shndetja prej nesh.

  10. #50
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga JoniShkodran Lexo Postimin
    Afati m'duket se eshte Qershor 2009.

    Nqs jam gabim, m'korrigjoni ju lutem.
    Kur te mbaroje ajo rruge, serveri i forumit sdo kete me hapesire per te postuar.

  11. #51

    Durres-Kukes, tuneli gati ne qershor 2009

    Durres-Kukes, tuneli gati ne qershor 2009

    E Shtune, 18 Tetor 2008

    Punimet ne aksin me te veshtire te rruges Durres-Kukes, Rreshen-Lalimash do te perfundojne sipas parashikimeve fillestare, qe perkojne me qershorin 2009. Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi inspektoi punimet ne segmentin e rruges Rreshen - Kalimash. Ai garantoi se, me ritmet e shtuara te punes kjo rruge do te perfundoje sipas parashikimit. Segmenti Rreshen - Kalimash po ndertohet nga kompania Bechtel-Enka, e cila po punon ne te gjithe gjatesine e rruges, 60 km. Puna vazhdon ne te 27 urat, ku 8 prej tyre kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Ne 23 shtator ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra e cila planifikohet te mbaroje ne fund te ketij muaji. Ne fund te muajit shtator, ka perfunduar asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit. Mbas testeve te nevojshme te kryera, firma do te vazhdoje asfaltimin ne seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri ne Kalimash. Ne te njejten kohe, firma po punon njekohesisht ne te dy tunelet, ne te dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 7.4 km ose rreth 68% deri me date 15 tetor, 2008. Per te arritur nje progres te tille punimesh po perdoren rreth 1300 makineri te tipeve te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamiona, 92 ekskavatore. Aktualisht , jane 3.700 punetore qe punojne ne projekt.

    350

    Milione dollare do te kushtoje faza e fundit e ndertimit te aksit rrugor Rreshen-Kalimash, te cilat do te akordohen nga buxheti i 2009. Sipas kontrates se nenshkruar me qeverine, ne fund te muajit qershor pritet te behet dhe inaugurimi i rruges.

    Koha Jone

  12. #52
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Autostrada Durres - Kukes : Nga Qershori i vitit 2009 e Gatshme per Qarkullim!!

    Kompanit qe kan marrë persiper ndertimin e Autostrades Durres - Kukes deklaruan se i do ta realizojn premtimin e dhene se qe nga qershori i vitit te ardhshem Autostrada Durres - Kukes do jete e gatshme per te qarkulluar automjetet.

    Muaji Qershor eshte muaji ne te cilin behet hapja e sezones turistike ne Shqipri dhe Autostrada do jete e gatshme per Turistet dhe te interesuarit Kosovar qe deshirojn te shkojn per turizem ne Shqipri.

    Autostrada Durres - Kukes do jete nje udhetim atraktiv,dhe arritje deri ne shqipri,perndryshim qe ka qen deri tash ,qe jan nevoitur ore te tera te mundimshme dhe poashtu te rrezikshme ,thjesht nje rruge ferri,qe nga qershori i vitit te ardhshem do jete krejtesisht ndryshe,sepse per te arritur deri ne Durres mesatarisht te nevoiten rreth 2- ore komode dhe atraktive ,duke vozitur mesatarisht 70 khm.



    Kjo lloje Lidhje sipas mendimit tim ,do jete Bashkimi Kosove-Shqipri ne Verzionin Modern/Bashkohor!!

    Shfrytezues i nje Automjeti per te qarkulluar ne kete Autostradë duhet te paguj nje masë te caktuar te hollash si taks. Dhe ne Baze te te praktikave te vendeve tjera qe kan autostrada te tilla,Taksat do sillen prej 10-15 euro,ndormalisht qe do dalloj taksa per automjete te renda Transportuese te Mallrave prej Automjeteve te vogla .

    Ky lloj projekti nga shume analist konsiderohet si prej projekteve qe perpos qe kan karakter dhe domethenje ekonomike,ka edhe ne mase te madhe edhe karakter Kombetare apo Nacional sepse nje autostrad e tille do bashkoj fizikisht ne menyre perfekte dy shtete qe kan nje Komb, nje Gjuhe dhe nje Kulture te njejtë.

    Thjesht eshte projekti qe llogaritet per nga rendesia si Projekt i Shekullit XXI per Shqiptaret.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    para nja 40 minutave ne RTK udha kjo informat se do purfundoje simbas planit qe eshte parapare ne qershore 2009.

  14. #54
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ja dhe dy pamje (te shkeputura nga SSC forum)




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  15. #55
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Si do tia veme emrin rruges?

  16. #56
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Po te me pyesnin mua,une kete Uren do ta Quaja "Krimbi Gjigand" sepse edhe ashtu ka formen dhe gjason ne mase te madhe.

    (Pak me heret postoj Bvision)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #57
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    do permisoj shum trasportin po pak e ngushte po me duket

    Padyshim qe ka aspekte pozitive,por e ngushte po me duket ,nuk respekton ate projekt te bere ne komjuter sme duket se atu ze du korsi(per marsh) se bashku me korsin e emrgjences.

  18. #58
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Sa fotografi te bukura
    My Code is Honer & Pride!

  19. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Durres-Kukes, tuneli gati ne qershor 2009

    E Shtune, 18 Tetor 2008

    Punimet ne aksin me te veshtire te rruges Durres-Kukes, Rreshen-Lalimash do te perfundojne sipas parashikimeve fillestare, qe perkojne me qershorin 2009. Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi inspektoi punimet ne segmentin e rruges Rreshen - Kalimash. Ai garantoi se, me ritmet e shtuara te punes kjo rruge do te perfundoje sipas parashikimit. Segmenti Rreshen - Kalimash po ndertohet nga kompania Bechtel-Enka, e cila po punon ne te gjithe gjatesine e rruges, 60 km. Puna vazhdon ne te 27 urat, ku 8 prej tyre kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Ne 23 shtator ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra e cila planifikohet te mbaroje ne fund te ketij muaji. Ne fund te muajit shtator, ka perfunduar asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit. Mbas testeve te nevojshme te kryera, firma do te vazhdoje asfaltimin ne seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri ne Kalimash. Ne te njejten kohe, firma po punon njekohesisht ne te dy tunelet, ne te dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 7.4 km ose rreth 68% deri me date 15 tetor, 2008. Per te arritur nje progres te tille punimesh po perdoren rreth 1300 makineri te tipeve te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamiona, 92 ekskavatore. Aktualisht , jane 3.700 punetore qe punojne ne projekt.

    350 Milione dollare do te kushtoje faza e fundit e ndertimit te aksit rrugor Rreshen-Kalimash, te cilat do te akordohen nga buxheti i 2009. Sipas kontrates se nenshkruar me qeverine, ne fund te muajit qershor pritet te behet dhe inaugurimi i rruges.

    KJ

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    42
    shune bukur

Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •