Close
Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 740
  1. #21
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Fotografi nga me te fundit mbi progresin e kesaj vepre.

    Nuk dihet burimi egzakt i fotove, por jane marre nga skyscrapercity, ne nje teme mbi rrjetin ruugor ne Shqiperi.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #22
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #23
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ju lutem mos e ktheni kete teme ne debate politike! Tema eshte per progresin e ketij projekti ne vecanti! Nese keni dicka per te kontribuar ne kete aspekt do ishe mire.Historikun e Qeverive Shqiptare mund ta diskutojme ne vendin e duhur.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #24
    Rruga Rreshen-Kalimash, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati çdo shqiptari kudo që ndodhet


    - Kryeministri Berisha ndjek nga afër ecurinë e punimeve në tunelin e rrugës Rrëshen – Kalimash

    Kryeministri Berisha ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve në një nga segmentet e rëndësishme të rrugës Rreshen- Kalimash, Thirrë – Kalimash, segment i cili përmban një tunel rreth 6 kilometër të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës.

    Kryeministri Berisha, i shoqëruar edhe nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi, përshkroi në këmbë pjesën e hapur të tunelit, i cili nga njëra anë ka arritur një gjatësi 1.3 km. Në këtë tunel po punohet në të dy anët paralelisht.

    Kryeministri Berisha vlerësoi se kjo vepër madhështore, për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. “Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi”, tha Kryeministri.

    Duke shprehur vlerësim maksimal për punën e kompanisë ndërtuese, Kryeministri Berisha u shpreh:

    "Jam ketu për të vizituar këtë vepër, e cila për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi.

    “Dua të shpreh nderimin më të thellë për kompaminë Bektel Enka, për të gjithë ekipin e punëtorëve, të inxhinierëve, për këtë punë gjigante që po kryhet. Rruga, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati çdo shqiptari kudo që ndodhet. Rruga është aorta e kombit.

    Në këtë trajektore, në çdo metër e kilometër të saj, të shtohet më shumë bindja se ne shqiptarët nuk kemi patur asgjë më të domosdoshme se kjo rrugë. Nuk po flas këtu për efektet lokale, sepse ato janë të jashtëzakonshme për të gjithë popullatën dhe janë në funksion të saj.

    Por unë do të ftoja të gjithë njerëzit të vijnë të shikojnë rrugën në ndërtim e sipër, sepse pasi ajo të përfundojë, ata do të kenë vetëm shijen dhe guston e asfaltit e betonit dhe nuk do të kenë mmundësinë të imagjinojnë vëllimin gjigant të punimeve të kryera në këtë luginë, deri në Tiranë.

    Por, i ftoj edhe ata të cilët madhështia e rrugës i ka verbuar totalisht dhe ngrihen çdo ditë e vjellin vrer kundër saj, le të vijnë këtu, se ndoshta kjo punë e paimagjinueshme do t’u shkrijë të gjitha shtresat e errëta të përgjigjeve të tyre. Do t’u japë dhe do t’i çojë edhe ata drejt vlerave bazë të cdo njeriu, të cdo qytetari.

    Edhe njëherë, urimet më të përzemërta. Unë do të vij përsëri dhe do të ndjek punimet e rrugës me interesin më maksimal. Dua t’u shpreh përgëzimet më të mëdha për këtë punë që i bën nder çdo shqiptari”.

    Pyetje : A do të përfundojnë punimet brenda afatit të përcaktuar?

    Kryeministri Berisha: Unë kam marrë garanci të plotë nga komopanitë se do t’i përfundojnë punimet brenda afatit . Dy ditë më parë, ata kanë shtruar 22 metra tunel, ndërkohë që mesataren e kanë 16 metra. Nga 14 ditë punojnë 13 ditë. Shpresoj që gjatë verës ata do të punojnë edhe me 3 turne në zonat ku nuk ka rrezik për punëtorët. Është shumë rëndësishme që të punohet me tre turne dhe të plotësohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos këtë standard për të gjitha kompanitë.

    Pyetje: A do t’i përgjigjeni kërkesës së Prokurores së Përgjithshme lidhur me këtë rrugë?



    Kryeministri Berisha: Këtu jemi para madhështisë së rrugës, kësaj vepre e cila, edhe për ata të cilët i ka verbuar madhështia e saj, jam i bindur se është një shans për ta, për gjetur vlerat bazë që ekzistojnë në çdo qenie njerëzore. Sot unë jam këtu vetëm për rrugën, për legjendën e saj.



    Rruga Rrëshen - Kalimash është pjesë e një autostrade prej 170 kilometra që lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Ky segment do të jetë një segment i rëndësishme i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe vendet e rajonit.



    Nga pikëpamja teknike, autostrada është e ndarë në 3 segmente, Rreshen - Rreps me gjatësi 19.8 km, Rreps – Thirrë me gjatësi 26.5 km dhe Thirrë - Kalimash me gjatësi 14.8 km. Kjo autostradë, me gjatësi të përgjithshme prej 64 km, me katër korsi, ndërtohet nga kompania Bektel Enka.



    Segmenti i tretë Thirrë – Kalimash, ka një tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht, në tunel po punohet në të dy anët, nga ana e Thirrës, tuneli është realizuar në gjatësinë 1.3 km. Ndërsa nga ana tjetër e tunelit puna ka ecur paralelisht në një gjatësi po 1.3 km. Të parashikuara në projekt janë ndërtimi i 27 urave, me një gjatësi totale 24 metër, sipërfaqja do të ndërtohet me 6 traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila.



    Aktualisht, rruga Rrëshen - Kalimash ka të punësuar 2800 punëtorë e inxhinierë, të cilët në varësi nga vendi i punës, marrin një pagë nga 300 deri në 1000 euro e më shumë. Këta punëtorë e kanë fjetjen dhe ushqimin të siguruar falas. Deri tani nuk është rreegjistruar asnjë aksident me pasojë vdekjen gjatë punimeve. Në të gjithë trajektoren e saj, pjesa më e vështirë janë tunelet. Në punimet e kësaj vepre punohet 24 orë pa pushim duke bërë vetëm dy ditë pushim në muaj.



    Parku i kësaj vepre ka të angazhuara 1000 makineri të një teknologjie nga më të mirat dhe më të avancuarat.


    12/01/2008


    Faqja zyrtare e Kryeministrise

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    vetum ather kur te futet ne perdorim kjo rruge do ta kuptojn shqiptaret se si kan jetuare pa te merreni me mend numrin e turisteve qe do bejn pushime ne dete pastaj taksa e ksaj rruge qe do paguhet transporti i mallrave te vendeve per rrethe qe tani bejn nje rruge rreth e rrotull shteteve per te arrite ne jug te i italise.per mendimin tim eshte si uara qe lidhe stambollin me evropen.te mbarojne punen sa me shpejte.

  6. #26
    Kryeministri inspekton punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash. "Rruga Durrës-Kukës, aorta e kombit"

    Tuneli i Kalimashit, më i gjati në Ballkan

    Kryeministri Sali Berisha ka vizituar nga afër veprën më madhore publike të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, rrugën Durrës-Kukës, në një nga segmentet e saj në tunelin e Rrëshen-Kalimash, Thirrë-Kalimash. Në këtë vizitë inspektimi të punimeve në këtë pjesë të vështirë në terren, kreu i qeverisë shqiptare ka përgëzuar angazhimin e firmës zbatuese, e cila po punon seriozisht dhe po shpejton kohën e përfundimit. "Jam këtu për të vizituar këtë vepër, e cila për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi", tha kreu i qeverisë, duke shprehur më tej vlerësim maksimal për punën e kompanisë ndërtuese. "Dua të shpreh nderimin më të thellë për kompaminë "Bechtel Enka", për të gjithë ekipin e punëtorëve, të inxhinierëve, për këtë punë gjigante që po kryhet. Rruga, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati, çdo shqiptari, kudo që ndodhet. Rruga është aorta e kombit", vlerësoi më tej kreu i qeverisë. Kryeministri garantoi përfundimin e rrugës në kohën e paracaktuar, mbështetur në garancitë e dhëna nga "Bechtel Enka". "Unë kam marrë garanci të plotë nga kompanitë, se do t'i përfundojnë punimet brenda afatit. Dy ditë më parë, ata kanë hapur 22 metra tunel, ndërkohë që mesataren e kanë 16 metra. Në një afat kohor prej dy javësh, ata pushojnë vetëm një ditë. Shpresoj që gjatë verës, ata do të punojnë edhe me 3 turne në zonat ku nuk ka rrezik për punëtorët. Është shumë e rëndësishme që të punohet me tre turne dhe të plotësohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos këtë standard për të gjitha kompanitë", tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Kryeministri përshkroi në këmbë pjesën e hapur të tunelit, i cili, në anën e Thirrës, ka arritur një gjatësi 1.3 km në secilin kalim. Në këtë tunel po punohet në të dy anët, paralelisht.





    Të verbuar nga madhështia e veprës

    Kryeministri nuk ka lënë jashtë vëmendjes në prononcimin e tij për median edhe një qëndrim drejtuar opozitës, e cila e ka kritikuar këtë rrugë. "I ftoj edhe ata, të cilët madhështia e rrugës i ka verbuar totalisht dhe ngrihen çdo ditë e vjellin vrer kundër saj, le të vijnë këtu, se ndoshta kjo punë e paimagjinueshme do t'iu shkrijë të gjitha shtresat e errëta të përgjigjeve të tyre. Do t'u japë dhe do t'i çojë edhe ata drejt vlerave bazë të njeriut, të qytetarit", deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur për këtë rrugë, ai nënvizoi se në këtë trajektore, në çdo metër e kilometër të saj, të shtohet më shumë bindja se shqiptarët nuk kanë patur asgjë më të domosdoshme se kjo rrugë. Kryeministri, nga ana tjetër, shtoi se përsa u përket efekteve lokale, ato janë të jashtëzakonshme për të gjithë popullatën dhe janë në funksion të saj. "Unë do të ftoja të gjithë njerëzit të vijnë të shikojnë rrugën në ndërtim e sipër, sepse pasi ajo të përfundojë, ata do të kenë vetëm shijen e asfaltit dhe betonit, dhe nuk do të kenë mundësinë të imagjinojnë vëllimin gjigant të punimeve të kryera në këtë luginë, deri në Tiranë", tha kryeministri, duke u përcjellë drejtuesve dhe punëtorëve të firmës urimet më të përzemërta. "Unë do të vij përsëri dhe do të ndjek punimet e rrugës, me interesin më maksimal. Dua t'ju shpreh përgëzimet më të mëdha për këtë punë që i bën nder çdo shqiptari", vijoi më tej kreu i ekzekutivit. Një nga segmentet e rëndësishme të rrugës Rrëshen-Kalimash, Thirrë-Kalimash, segment që përmban një tunel rreth 6 kilometër të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës.





    Do të ndërtohen 27 ura me gjatësi 4 km

    Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me hetimet për procedurat e rrugës Durrës-Kukës, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo vepër gjigande është një shans edhe për ata që i ka verbuar madhështia e saj, që të gjejnë vlerat bazë që ekzistojnë në çdo qenie njerëzore. "Sot, unë jam këtu vetëm për rrugën, për legjendën e saj", u shpreh Berisha. Rruga Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës prej 170 kilometrash, që lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës. Ky segment do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe vendet e rajonit. Nga pikëpamja teknike, autostrada është e ndarë në 3 segmente: Rrëshen-Rreps, me gjatësi 19.8 km, Rreps-Thirrë, me gjatësi 26.5 km, dhe Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14.8 km. Autostrada, me gjatësi të përgjithshme prej 64 km, me katër korsi, ndërtohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash, ka një tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht, në tunel po punohet në të dy anët, nga ana e Thirrës, tuneli është realizuar në gjatësinë 1.3 km. Ndërsa nga ana tjetër e tunelit, puna ka ecur paralelisht në një gjatësi 1.1 km. Të parashikuara në projekt janë ndërtimi i 27 urave, me një gjatësi totale 4 km, sipërfaqja do të ndërtohet me 6 traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila. Aktualisht, për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor po punojnë 2800 punëtorë e inxhinierë, të cilët, në varësi nga vendi i punës, marrin një pagë nga 300 deri në 1000 euro e më shumë. Këta punëtorë e kanë fjetjen dhe ushqimin të siguruar falas. Masat e sigurisë në punë janë në nivele shumë të larta dhe deri tani nuk është regjistruar asnjë incident. Në të gjithë trajektoren e saj, pjesa më e vështirë e kësaj rruge janë tunelet. Në punimet e kësaj vepre punohet 24 orë pa pushim, duke bërë vetëm dy ditë pushim në muaj. Parku i kësaj vepre ka të angazhuara 1200 makineri të një teknologjie nga më të avancuarat. Projekti i rrugës Rrëshen- Kalimash, i cili po ndërtohet nga kompania "Bechtel Enka" parashikon ndërtimin e një autostrade prej 61 km, me katër korsi, e cila fillon në Rrëshen, në Shqipërinë qendrore, dhe zgjatet në verilindje deri në Kalimash, afër kufirit me Kosovën. Projekti po zbatohet nën një kontratë me çmim njësi të caktuar, të nënshkruar nga kompania me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Ky është projekti më i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjëherë në Shqipëri.





    "Bechtel_Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km

    Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. "Bechtel-Enka" po punon përgjatë 60 km të autostradës, ndërkohë që po vazhdon puna për ndërtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Përpjekje të jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar në 9.5 milion metër3 gërmime, prej të cilave 3.25 milion metër3 janë përdorur për mbushje si dhe janë hedhur rreth 52.500 metër3 betonarme. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës dhe deri tani janë shpuar rreth 2.3 km. Në pikën kulminante të punës, projekti pritet të punësojë 4 mijë punëtorë. Terreni malor, i cili përbëhet nga lloje të ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilë deri në shkëmb të fortë, që zhvendoset vetëm me shpërthim, parashtron një numër vështirësish teknike, të cilat deri tani janë përballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare për të 27 strukturat që kalojnë mbi përrenjtë dhe pjerrësitë e luginave, përgjatë autostradës, parashikojnë se disa prej tyre do të jenë deri 80 metër të larta. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugë kalimi, për të mundësuar transportin e skuadrave të ndërtimit dhe mjeteve për në vendin e punës.

    1900 shqiptarë të punësuar në këtë projekt

    Punësimi i shtetasve shqiptarë është prioriteti i projektit dhe drejtuesve të kompanisë. Një gjë e tillë do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në forcimin e aftësive profesionale të fuqisë punëtore lokale. Punonjësve u ofrohet trainim dhe eksperiencë në të gjitha aspektet e ndërtimit, duke përfshirë sigurinë në punë, përdorimin e mjeteve të punës dhe shërbimet mbështetëse. Kjo do të sjellë transferimin e teknologjisë që do t'i shërbejë fuqisë punëtore vendore për projekte të tjera. Projekti përdor materiale shqiptare dhe sa më shumë shërbime nga subjekte shqiptare që të jetë e mundur. Aktualisht, në këtë projekt po punojnë rreth 1 900 shqiptarë, kundrejt 900 punonjësve të huaj.


    Gazeta RD

  7. #27
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    100 të dhëna për rrugën Durrës-Morinë

    Sali Berisha mund të ndjehet krenar në fund të karrierës së vet politike. I bie që atëherë rruga Durrës-Kukës-Morinë të ketë mbaruar bashkë me aksionet e tij politikë në dy dekada. Por ndërsa ca do ta shajnë e ca do ta lavdërojnë për politikën që bëri në këto vjet, për një gjë është i sigurt. Rruga më e gjatë, më e re dhe që do të lidhë zemrat e kryeqyteteve shqiptarëve do të jetë prova dhe vepra më e madhe që ai do të lërë pas. Por ideatori i kësaj rruge është ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko.

    E gjatë 170 kilometra. Ka 27 ura, katër korsi dhe 25 metra e gjerë. Tuneli Rrëshen-Kalimash është i gjatë 4.5 kilometra, do nxirren 1 milion metro kub dhe, dhe është më i gjati në Ballkan. Koha nga Tirana në Prishtinë pritet të bëhet vetëm për 4 orë. Janë të dhëna që Shqipëria përpara ca vjetësh nuk i kishte dëgjuar, ndërsa tani i shkojnë për bukuri një rruge kombëtare dhe që është vepra më e madhe e ndërtuar ndonjëherë. Për të bërë të ditur për të gjithë lexuesit se çfarë është kjo rrugë, të dhënat e ndërtimit të saj dhe si pritet të ndërtohet plotësisht, gazeta "Tirana Observer" publikon sot 100 fakte nga ndërtimi i veprës më të madhe që është ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Një rrugë që kushton plot 600 milionë euro, një debat politik të përditshëm, por edhe imunitetin e një ministri.


    1. 170 kilometra është gjatësia e autostradës Durrës-Morinë. Është planifikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009.


    2. Rreth 600 milionë euro është kostoja e deritanishme e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Kjo është dhe shuma më e madhe që është investuar nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit.


    3. Gjerësia e rrugës është 23 metra. Rruga ka nënshtresa rrugore me trashësi 50 cm, si dhe shtresa asfaltike me trashësi 20 cm.


    4. 27 ura do të ndërtohen në të gjithë gjatësinë e rrugës, me një gjatësi lineare prej 450 metrash.



    5. Të 27 urat që do të ndërtohen në këtë rrugë do të kenë një gjatësi standarde prej 40 metrash.



    6. 30 milje është gjatësia që shkurtohet nga ndërtimi i rrugës në krahasim me rrugën e mëparshme.


    7. 2 metra janë korsitë e emergjencës që do të jenë në të dy anët e autostradës.


    8. Katër orë është planifikuar të jetë distanca kohore, pas ndërtimit të rrugës, mes Tiranës dhe Prishtinës. Distanca është llogaritur me një shpejtësi prej 100 kilometrash.


    9. 1500 persona janë punësuar nga kompania “Bechtel & Enka” në ndërtimin e kësaj rruge. Një përqindje e konsiderueshme e punonjësve janë shqiptarë.


    10. 5 kilometra është tuneli më i gjatë që do ndërtohet në këtë rrugë në seksionin Thirrë-Kalimash. Për realizimin e projektit është marrë teknologji e fundit. Është tuneli më i gjatë në Ballkan dhe për hapjen e tij do të shpohet 1 milion metër kub materiali shkëmbor.


    11. Pesë janë segmentet që janë planifikuar për ndërtimin e kësaj rruge. Ndarja është bërë në varësi të projekteve paraprake.


    12. Segmenti i parë është ai Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot, që ka një gjatësi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim (Korridori VIII).


    13. Segmenti i dytë, Milot-Reps, i cili ka një gjatësi prej 54 kilometra dhe kushton rreth 28 milionë dollarë. Investimi do të financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare.


    14. Segmenti i tretë, Reps-Thirrë, i cili ka një gjatësi prej 27 kilometër. Projekt-zbatimi i këtij segmenti pritej të hartohej në 2006-n. Mendohet të financohet nga qeveria shqiptare.


    15. Segmenti i katërt, Thirrë-Kalimash, 13 kilometër i gjatë. Projekt-zbatimi mendohej të hartohej në 2006-n. Në këtë segment është dhe tuneli rreth 5 km i gjatë, që kushton rreth 110 milionë euro (për vetëm dy kalime).


    16. Segmenti i pestë, Kalimash-Kukës-Morinë, 30 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 60 milionë dollarë. Mendohet të financohet nga BEI dhe BERZH. Ka projekt-zbatimi të financuar nga qeveria shqiptare.


    17. Ndërtimi i rrugës kërkon dhe financime në kohë rekord, Banka Botërore në shtator të vitit të kaluar ka refuzuar financimin e kësaj rruge.


    18. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se kostoja e rrugës është e papërballueshme për qeverinë shqiptare. Istvan Szekely, shefi i misionit të FMN-së, në një takim me ministrin e Financave, Ritvan Bode, sugjeron se, “duhet të kihet parasysh kufiri i huamarrjeve nga vendet e tjera”.


    19. Rruga Durrës-Kukës u ideua nga ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, në vitin 1999. Pas luftës së Kosovës, Majko kërkoi ngritjen e rrugës “Patriotike” që do të bashkonte shqiptarët e dy anëve të kufirit.


    20. Më 1999, qeveria shqiptare ndërmerr nismën për ngritjen e rrugës me paratë e taksa-paguesve dhe vendoset e ashtuquajtura “Taksa Majko” për gjithë drejtuesit e automjeteve. Nga kjo taksë llogaritet të jenë mbledhur rreth 250 milionë lekë që realisht nuk u përdoren asnjëherë për ndërtimin e rrugës.


    21. Dy kanë qenë variantet e ideuar për ndërtimin e rrugës, i pari është ai që po zbatohet aktualisht, Durrës-Fushë-Krujë-Milot-Reshën-Kalimash-Kukës-Morinë. Ndërsa varianti i dytë, ka qenë ai me gjatësi 254 km, me shtrirje Durrës-Fushë-Krujë-Milot-Mjedë-Pukë-Kukës dhe shpenzimet shkojnë në 202 milionë dollarë.


    22. Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Pandeli Majko janë dy zyrtarët më të lartë që kanë pranuar se ka pasur lobe që kanë qenë kundër ndriçimit të kësaj rruge.


    23. Më datë 14 korrik të vitit 2006, Vendimi i Këshillit të Ministrave i jep lejen Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentimit rrugor Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës Morinë”.


    24. Më 16 korrik të vitit 2006, publikohet kërkesa për shprehje interesi në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet njoftimit në “Gazetën Zyrtare” të Komisionit Evropian dhe gazetën “Financial Times”.
    25. Më datë 27 korrik të vitit 2006, në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave thuhej se kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke të ndërtimit “ENKA”, presidentin e nderit të kësaj kompanie, dr. Sharik Tara, etj.


    26. Më 3 gusht të vitit 2006, hapen ofertat e tenderit. Shoqëritë pjesëmarrëse në tender janë: “STRABAG”, Austri; “BECHTELLTD”, SHBA; “AL KHARAFI GROUP”, Kuvajt; “KONSTRUKTOR”, Kroaci.


    27. Më 4 gusht 2006, pas vlerësimit individual të ofertave Komisioni i Vlerësimit paraqiti vendimin unanim. Oferta e kopanisë amerikane “BECHTELLTD” u vlerësua si ofertë e kualifikuar mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur.


    28. Më 29 gusht 2006, Prefektura e Qarkut të Kukës ka siguruar të gjithë pronarët që do t’u merret prona e tyre nga ndërtimi i rrugës, se do të shpronësohen brenda ligjeve që ka shteti shqiptar. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës, Feriz Ahmeti, Zyra e Regjistrimit të Pasurive ka bërë evidentimin e pronës dhe e ka nisur për në qeveri, për efekt kompensimi.


    29. Më 27 shtator 2006, Këshilli i Ministrave miraton projekt-kontratën ndërmjet qeverisë të përfaqësuar nga ministri i Transporteve, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc ENKA”, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor “Rrëshen-Kalimash”.


    30. Një muaj më vonë, në 6 tetor të 2006-s, nënshkruhet kontrata mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Bechtel International, Inc ENKA”.


    31. Më 4 shkurt të vitit 2007, kryeministri shqiptar Sali Berisha përuron nisjen e punimeve në ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash.


    32. Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes në dorë të një materiali për rrugën Durrës-Kukës-Morinë nis hetimin më 15 mars të vitit 2007.


    33. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar më 18 prill 2007 dokumentet e tenderave të rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.


    34. Prokuroria e Tiranës thërret më 6 shtator, për të marrë në pyetje ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Rrugësve, Lejla Saraçin, si dhe ish-drejtorin e Drejtorisë Juridike, Andi Tomën, si dhe u komunikon akuzën e shpërdorimit të detyrës.


    35. Më 7 shtator të vitit 2007, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ish-zëvendësministrin e Transporteve, Armand Teliti, duke i komunikuar atij akuzën, si dhe marrjen e tij si të pandehur për shpërdorim detyre.


    36. “Procedurat e ndjekura prej tij, dokumentacionet dhe vlerësimet e ofertave janë transparente dhe të monitoruara nga ekspertë ndërkombëtarë”, pohoi Teliti pas marrjes nga prokuroria në 7 shtator. “Nuk jam shpërdorues i detyrës, pasi vetëm e kam përdorur atë. Kjo është çështje politike dhe jo ligjore”, përfundoi ish-zëvendësministri.


    37. Prokuroria e Tiranës, me anë të një ftese fton ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Bashën, për ta pyetur në lidhje me shkeljen e tenderit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë.


    38. Dosja e tenderit të rrugës Kalimash-Morinë dërgohet më 12 shtator 2007 në zyrën e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, pasi organi i akuzës së kryeqytetit nuk ka kompetencë për të thërritur në prokurori ministrin e Transporteve, pasi ai gëzon imunitet.


    39. Më 12 shtator 2007, socialistët nëpërmjet zëdhënëses së tyre, Mimi Kodheli, denoncojnë afera korruptive të vëna re gjatë tenderimit të rrugës Durrës-Kukës, e cila është cilësuar prej tyre si “Rruga e korrupsionit patriotik qeveritar”.


    40. Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga PS, kërkon në një deklaratë për shtyp më 13 shtator, që mandatin ta dorëzojë jo vetëm ish-ministri i Transporteve, Lulëzim Basha, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë, përfshi këtu edhe kryeministrin Sali Berisha. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qeverisë që të mos bëhet pengesë për zbardhjen e çështjes në fjalë nga ana e prokurorisë.


    41. Sipas prokurorisë, një nga shkeljet e para është mungesa e një projekti përfundimtar, që legjislacioni shqiptar e kërkon përpara çdo tenderimi. Në këtë projekt të filluar këtu e gati 6 muaj më parë mungon ende oponenca teknike, e bërë nga firma fituese dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.


    42. Organi i akuzës gjatë hetimeve ka nxjerrë mungesën e një supervizori për mbikëqyrjen e punimeve në segmentin 57 km të rrugës Rrëshen-Kalimash.



    43. Ndër të tjera, sipas Prokurorisë së Tiranës, gjatë shqyrtimit të dosjes është gjetur shkelja e mos-caktimit të një fondi limit, për të ditur sesa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ndërtimi i kësaj rruge.


    44. Prokuroria e Tiranës gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të rrugës Rrëshen-Kalimash ka gjetur shkelje në paradhënien e parave. Qeveria shqiptare ka lëvruar fondin prej 100 milionë eurosh ndaj firmës fituese “Bechtel & Enka”, ndërkohë që ligjet shqiptare parashikojnë pagesën si paradhënie në 10 për qind të punimeve, që i bie rreth 40 milionë euro.


    45. Sipas grupit hetimor të Prokurorisë së Tiranës, janë cilësuar si shkelje edhe katër vendimet e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e këtij segmenti të rrugës Durrës-Kukës, të marra gjatë vitit 2006. Sipas akuzës, nuk është respektuar dhe marrë parasysh mendimi i ministrave të linjës, që kanë qenë kundër mënyrës së tenderimit dhe nënshkrimit të kontratës.


    46. Është konstatuar gjatë hetimeve për tenderin e rrugës Rrëshen—Kalimash se, për ndërtimin e kësaj rruge nuk janë marrë lejet mjedisore dhe gjeologjike.


    47. Gjatë tenderimit, sipas prokurorisë, në komisionin i cili është i përbërë prej pesë vetash ose gjithmonë komisioni duhet të jetë numër tek, është parë mungesa e anëtarit shqiptar në këtë komision.


    48. Një shkelje tjetër e nxjerrë nga hetimet e prokurorisë janë çmimet. Sipas organit të akuzës, çmimet për njësi janë më të larta se çmimet e tregut shqiptar.


    49. E, meqenëse vendimet për ndërtimin e rrugës janë në shqip dhe do ndërtohet në Shqipëri, nuk ka munguar që në dokumentacionet e firmës të jenë në anglisht dhe nuk janë të përkthyera edhe në shqip. Kjo rezulton si shkelje nga organi i akuzës së kryeqytetit.


    50. Sipas hetimit të prokurorisë, në shqyrtimin e dokumentacionit të tenderimit është parë se ish zv.ministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, ka qenë edhe oponenti më i ashpër i ministrit Basha në një mbledhje qeverie, gjatë së cilës u miratua një vendim për të cilin organi i akuzës është shprehur se është i paligjshëm. Bojaxhi ka debatuar me Bashën dhe Berishën për vendin që do të zinte investimi i rrugës Rrëshen-Kalimash në buxhetin e shtetit.


    51. Sipas organit të akuzës së kryeqytetit, një shkelje është se kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar nga ministri Lulëzim Basha, zv.ministri Armand Teliti dhe drejtori Juridik, Andi Toma, me përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel & Enka”, është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo shqiptare.


    52. Më datë 13 shtator, në emisionin “Opinion +” Basha është shprehur se, “unë do t’i bindem ligjit dhe obligimeve që kam si qytetar dhe si i zgjedhur, por që nuk do të lejoj kurrë që dinjiteti i zgjedhësve që përfaqësoj dhe dinjiteti i qeverisë së zgjedhur me votën e lirë, të nëpërkëmbet nga ata midis jush në PS apo në Prokurori”.


    53. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, më 10 tetor i kërkon zyrtarisht qeverisë materialet e mbledhjes së qeverisë, ku është miratuar vendimi për dhënien e ndërtimit të rrugës firmës “Bechtel”.


    54. Tre janë segmentet rrugore që do të ndërtohen nga “Bechtel & Enka JV”. Rrëshen deri në Reps (19.5 km), Reps deri në Thirra (26.5 km), Thirra deri në Kalimash (14.85 km).


    55. “Bechtel”, kompania që është gjendur në qendër të akuzave për segmentin Rrëshen-Kalimash, është një kompani amerikane që ushtron aktivitet në këtë fushë prej 118 vitesh. Kjo kompani ka ndërtuar rreth 22 mijë projekte në 140 vende, ndër të cilat, tunelin e La Manshit, i cili lidh brigjet e Francës me të Britanisë, aeroportin e Hong Kongut
    6. Kompania tjetër “Enka” është turke dhe është më e madhja në sektorin turk të ndërtimit, dhe shquhet në fushën e ndërtimit të TEC-ve, urave, rrugëve.


    57. Për tenderin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës janë marrë në pyetje deri më sot nga prokuroria 13 dëshmitarë. Mes tyre një ministër, një zëvendësministër, dy drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve dhe specialistë të ndryshëm.


    58. Akuzat e opozitës mbështeten në krahasimin e kostos që kjo rrugë kishte gjatë projektimit të fazës së parë të saj dhe kostos që rezulton pas ndërtimit të pjesës më të madhe të saj. Kështu llogaritej që kostoja të ishte 226. 473.494 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare ka paguar 418.333.986 euro, deri në momentin kur ka filluar studimi.


    59. 191.860.492 euro është shuma që për përfaqësuesit e opozitës është shpenzuar më tepër sesa duhet të kishte kushtuar.


    60. Një komision parlamentar hetimor ka nisur punën në muajin nëntor për hetimin e procedurave që u ndoqën për hetimin e proceduarve që përzgjodhën firmat që do të ndërrojnë rrugën.



    61. Rruga Durrës-Morinë nuk ka pasur projekt përfundimtar për koston e shpenzimeve totale në fillim të saj. Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentare ekspertët pranojnë se ndërtimi i rrugës ka nisur pas një projekti ekspertësh.


    62. Katër janë ministritë që kanë marrë përsipër të realizojnë objektin me kohë të përshpejtuar. Ministria e Transporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Ambientit.

    63. Në përfundim të rrugës, Tirana bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të rajonit për nga rëndësia e transporteve. Akset kryesore të rajonit të Ballkanit kalojnë në Athinë dhe Beograd. Me këtë rrugë Shqipëria hyn në vendet më të rëndësishme.

    64. Porti i Durrësit pas përfundimit të rrugës kthehet në një nga portet më të rëndësishëm të rajonit. Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit do të kenë daljen në det në një kohë më të shpejtë.

    65. Në përfundim të kësaj rruge është parashikuar të ulet ndjeshëm numri udhëtarëve që zgjedhin rrugët e Maqedonisë për të ardhur nga Kosova në Shqipëri.

    66. Sipas studimeve të FMN-së, ndërtimi i rrugës do të rrisë ndjeshëm nivelin ekonomik të rajonit.

    67. Ndërtimi i rrugës ka sjellë dhe krijimin e një qyteti të përkohshëm në segmentin Rrëshen-Kalimash. Kompania amerikane dhe ajo turke kanë ngritur kampin për 1100 punëtorë dhe 636 makineri që punojnë.

    68. Hapja e tunelit të Kalimashit ka suprimuar dhe inxhinierët. Sipas ekspertëve, gjatë gërmimeve janë gjetur sasi të mëdha materiali, si qymyr dhe materiale të tjera nëntokësore.

    69. Dy kryeprokurorë janë marrë me hetimet e rrugës Durrës-Morinë. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe kryeprokurorja aktuale, Ina Rama.


    70. Dy komisione hetimore janë ngritur nga Parlamenti shqiptarë për rrugën Durrës-Morinë. I pari për hetimin e parave të “Taksës Majko” dhe i dyti për hetimin e procedurave të tenderit për firmat që zbatojnë projektin.

    71. Kryeprokurorja Ina Rama i kërkon dy ditë më parë Kryeministrisë, të vërë në dispozicion të organit të akuzës kasetën e regjistrit të mbledhjes së qeverisë, të datës 6 shtator 2006, ku është marrë vendimi për firmat që do ndërtojnë rrugën. Kryeministria ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare për këtë çështje.

    72. Kontrata mes qeverisë dhe firmës ndërtuese zbatohet sipas legjislacionit anglez dhe siguron punonjësit sipas legjislacionit shqiptar. Teksti i kontratës është rreth 190 faqe dhe përmban firmën e ish-drejtoreshës së Rrugëve, Lejla Saraçi. Në kontratë vlera totale e parashikuar është 418,3 milionë euro. Kontrata është nënshkruar mbi bazën e propozimeve të shoqërive “Ecroys Grup”, shoqëria holandeze e përzgjedhur për specifikimet e tenderit ndërkombëtar.

    73. Rreth 19 shkelje janë regjistruar nga prokuroria në procedurat e ndjekura nga Ministria e Transporteve dhe qeveria shqiptare për kontraktimin e firmave që zbatojnë punimet e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    74. Parlamenti më datë 26 dhjetor i hoqi imunitetin ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, pas kërkesës së prokurorisë për ndjekje penale ndaj tij gjatë kohës që ishte ministër i Transporteve, për fondet e rrugës Durrës-Kukës.

    75. Partia Socialiste deklaron se, pas heqjes së imunitetit ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, duhet të japë dorëheqjen nga posti pasi po pengon hetimet e prokurorisë.


    76. Përfaqësuesja e FMN-së për Shqipërinë, Orsali Kalanzopulos, deklaron në një intervistë se, projekti i rrugës “iu dha një kompanie pa kaluar në procesin e konkurrimit dhe kjo nuk është mënyra e kontraktimit që ne i këshillojmë qeveritë të ndërmarrin”.

    77. Deklaratat e përfaqësuesve të FMN dhe BB, dhënë në media, do të merren si provë materiale nga prokuroria për zbardhjen e fakteve të reja.


    78. Projekti i rrugës Milot-Rrëshen, me gjatësi 26 kilometër, iu shtua rrugës Durrës-Morinë për t’i ardhur në ndihmë popullsisë që jeton në këtë zonë dhe që është edhe nga më të varfrat në vend.


    79. 54 kilometrat e rrugës Rrëshen-Kalimash kanë qenë më të kushtueshmet e gjithë projektit. Kostoja e një kilometri për shkak të vështirësive të terrenit është 9.4 milionë euro.

    80. 803 është numri i mjeteve të përdorura nga kompanitë e huaja për segmentin Rrëshen-Kalimash, 24 makineri shpimi, 53 ekskavatorë,
    81. 26 buldozerë, 13 makineri niveluese, 27 makineri ngarkuese, 242
    82. kamionë, 8 vinça dhe 406 mjete të tjera.

    83. 1,289,426 orë pune është llogaritur nga studimi që të zgjasë zbatimi i projektit deri në përfundim të tij.

    84. 467,544 orë punë është llogaritur të kenë punuar firmat ndërtuese në segmentin Rrëshen-Kalimash deri në muajin korrik të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve.

    85. Kryeministri Sali Berisha deklaron në samitin e vendeve të Evropës Juglindore se, rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën do të shërbejë edhe si urë lidhëse mes vendit tonë dhe Serbisë. “Është në ndërtim e sipër aksi Durrës-Morinë-Prishtinë, që ndoshta mund të zgjatet deri në Nish të Serbisë”, ka thënë Berisha.


    86. Pesë metra në ditë është gjatësia që hapet tuneli. Kompania punonte në dy drejtime, pasi tuneli është në të dy drejtimet e rrugës.


    87. 75 metra është gjerësia e rrugës që do të kalojë mes tunelit të Thirrë-Kalimash.

    88. 80 metra është lartësia më e madhe e urave që do të ndërtohen në rrugën Rrëshen-Kalimash.

    89. Eliminimi i kthesave të forta, heqja e rrugëve të pjerrëta, që bënin të pamundur kalimin e kamionëve me ngarkesa të mëdha, janë disa nga problemet që janë marrë parasysh në projekt.

    90. Gjithë projekti i rrugës Rrëshen-Kalimash është ideuar në mënyrë të tillë që të kalojë në zona fushore, duke shmangur qafat e maleve.


    91. 100 metra do të jetë këndi i kthesës në segmentin Rrëshen-Kalimash dhe pjerrësia e rrugës është gjashtë për qind.


    92. 720 992 metër kub dhe janë transportuar për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Klimash deri në muajin korrik të vitit të kaluar.

    93. Për koston e ndërtimit të rrugës, veç të ardhurave të buxhetit të shtetit qeveria ka marrë kredi nga institucionet ndërkombëtare, por është detyruar të përdorë dhe fonde nga privatizimi i objekteve shtetërore.


    94. Jo vetëm kryeministri Berisha, por edhe vet përfaqësuesit e firmës “Bechtel & Enka”, kanë deklaruar se do ta mbarojnë rrugën para afatit të caktuar nga qeveria shqiptare.

    95. 140 milionë euro është paradhënia që mori firma “Bechtel & Enka” pas tenderit për ndërtimin e segmentit Kalimash-Morinë.

    96. Rruga Durrës-Morinë, si çdo vepër tjetër në Shqipëri diskutohet, anatemohet, akuzohet dhe asnjëherë nuk lavdërohet nga kundërshtarët. Qoftë kur në pushtet ishte PD, qoftë kur në pushtet ishte PS.

    97. Gjatë gjithë gjatësisë që përshkon rruga rreth saj ndodhen qytete të tilla si Durrësi, Fushë-Kruja, Miloti, Rrësheni, Kukësi. Që nga nisja e punimeve dhe deri më sot, nuk ka pasur asnjë punëtor të dëmtuar apo dëmtim në punë.

    98. Deklarata më e bujshme është ajo e kryeministri Berisha,ku tha se “do ta ndërtojmë edhe me varëset dhe byzylykët e grave tona”.

    99 Punëtorët e kësaj vepre punojnë në 24 orë pa pushim. Këta punëtorë bëjnë pushim vetëm 2 ditë në muaj. Parku i kësaj vepre ka të angazhuara 1000 makineri të një teknologjie nga më të mirat dhe më të avancuarat.

    100.. Rruga Rrëshen-Kalimash ka të punësuar 2800 punëtorë e inxhinierë, të cilët në varësi nga vendi i punës, marrin një pagë nga 300 deri në 1000 euro e më shumë. Këta punëtorë e kanë fjetjen dhe ushqimin të siguruar falas.

    TO

  8. #28
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    Kjo rruge eshte teper Strategjike, besoj qe kjo ka me qene perveq perfitimeve ekonomike qe do t'na mundesoj Shqiperia neve te Kosoves, poashtu do t'na zhvilloj aq shume sa qe do ta bejme bashkimin Kombetare dhe te tjeret do ta pranojne te natyrshem kete bashkim, pasi se jemi 1 gjak 1 gjuhe dhe nje komb...

    Perurime per vllezerit nga Shqiperia per punen e madhe qe po e bojn... s'Ka Kosove pa Shqiperi...
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Projekt madheshtor, historik, strategjik...
    Me vinte turp kur lexoja ne forumet turistike te huaja kur shkruheshte per Shqiperin se i ka rruget me te kqija ne Europe.
    Shpresojm te perfundoje me koh ose edhe me heret . Pun e mir kjo nga qeveria shqiptare.
    JU LUMT

  10. #30
    Zbulimi i dytë i mitrës së botës

    Veton Surroi

    1.

    Në tregun e gjelbër të Prishtinës, atë të shitjes me shumicë, çdo mëngjes mbërrin kamioni me karota të freskëta, ende të lëngshme dhe të shndritshme të Myzeqesë. E mbaron shpejt shitjen e tyre dhe sallatave të tjera të freskëta në këto ditë, që ende janë dimër në Kosovë dhe kthehet mbrapsht.

    Çdo treg në Mesdhe i ka traditat e veta, thotë Predrag Matvejeviç, autori i "Libër dore për Mesdheun" (në një përkthim të shkëlqyer shqip e botuar nga "Shtëpia e Librit dhe Komunikimit"). E ka, mënyrën e vet se shitet e blihet, se si ekspozohet malli, në cilën pjesë janë frutat e në cilën bulmetrat. Në bazë të këtij komunikimi në treg, në kulturën greko-romake është ndërtuar bazamenti i demokracisë, Forumi. Në vendin e njëjtë ku blihen e shitet ullinjtë e peshku paradite, do të këmbehen pasdite mendimet për një çështje të caktuar, do të ballafaqohen argumentet dhe do të merret vendimi i shumicës demokratike.

    Tregu i Prishtinës, Mesdheu, Matvejeviçi?




    2.

    Ma merr mendja se librin do të ketë filluar ta shkruajë mbi urën e Mostarit, në cilëndo ditë të vitit, kur të ketë mbërritur nëpër grykën e lumit Neretva një tis kripe nga erërat e Adriatikut.

    Nga pesëdhjetë kilometra larg detit, Predrag Matvejeviçi do të përpiqet ta kuptojë veten nëpërmjet një identiteti shumë më të gjerë se ç‘është shteti, kombi dhe gjuha, nëpërmjet përkatësisë të një identiteti të Mesdheut, ku bashkëjetojnë religjionet monoteiste, mënyra të ndryshme të të gatuarit të bukës, sharje të shenjtërish e nënash, qasje të tjera ndaj tharjes së peshkut dhe shtypjes së kofshës së derrit derisa të bëhet proshutë.

    Mbaj mend se kur u botua libri më zgjoi një asociim i thjeshtë i të kundruarit të Mesdheut nga Prizreni, aty ku para se të ndërtohej diga e Fierzës shiheshin edhe pulëbardhat, e mbërrinte edhe era e Adriatikut, grykave të Lumbardhit e Drinit.

    Atëherë, para 20 vjetësh, kur u botua ky libër në një gjuhë që zyrtarisht nuk ekziston më (serbokroatisht apo kroato-serbisht), përfytyroja dy barrierat mendore në të cilat jetonte ky libër. E para, ajo që e rrethonte autorin, ku në intervista të shumta duhej të shpjegonte se sa më i madh, më i rëndësishëm, më transcendental është identiteti mesdhetar, se sa më shumë histori, art, kulturë, gastronomi e ëndërr ka në të, se sa në atë të një gjuhe, një shteti apo një kombi.

    E dyta, ajo me të cilën ballafaqohesha unë kur parafytyroja identitetin tim mesdhetar, ishte ndarja e tij me një kufi të pakalueshëm për në Shqipëri, gjegjësisht një kufi të cilin e kalonin herë pas here ndonjë pulëbardhë dhe aromë Adriatiku e sjellë nga ndonjë erë, emrin e të cilit nuk e di, sepse atëherë në Kosovë frynte vetëm një erë, djathi ishte i bardhë ose kaçkavall e trofta ishte peshku.

    Pas njëzet vjetësh, marrëdhënia e këtij libri me barrierat ka ndryshuar. Shteti i atëhershëm i autorit, Jugosllavia, nuk ekziston, e sipas një pjese të nacionalistëve kroatë që e akuzonin për "kozmopolitizëm" është e dyshimtë edhe pjesëmarrja e tij brenda këtij kombi. Gjuha në të cilën u botua, kroato-serbishtja, zyrtarisht po ashtu nuk ekziston. Autorit, megjithatë, i është njohur, anekënd Evropës dhe shumë kulturave të tjera, identiteti i tij mesdhetar. E ky identitet përshkruhet në mënyrë elokuente, është ai i Lirisë, aty ku qarkullojnë idetë e mallrat, aty ku u ndërtua qytetërimi bashkëkohor.

    Edhe nga perspektiva ime gjërat ndryshuan në formë dramatike. Kufiri, i cili ndalonte komunikimin me atë pjesë të kombit që është në det, tashmë ekziston vetëm formalisht. Kosova, e cila e ka pasur të kuptuarit e detit nëpërmjet Malit të Zi (ndonëse në masë të madhe me Ulqinin shqiptar) dhe Kroacisë tashmë mund ta shikonte nëpërmjet Shqipërisë deri atëherë të ndaluar. Deti prapë kishte marrë kuptimin e tij të Lirisë.



    3.

    Është një marrëdhënie e çuditshme e shqiptarëve me detin, thotë autori. Fjala "det" nuk ekziston në asnjë gjuhë tjetër mesdhetare, e as relacioni që kishin shqiptarët me të. "I qaseshin detit, i largoheshin, u qepeshin maleve, zbrisnin luginave, duke ndryshuar si horizontin ashtu edhe këndvështrimin e pamjes së gjërave sa herë që zhvendoseshin".

    Mbase do të duhet një "Libër dore për shqiptarët dhe detin" për të shpjeguar këtë relacion të çuditshëm, por më duket se për këtë shkrim do cekur vetëm dy momente që ndryshojnë e do të ndryshojnë "pamjen e gjërave", siç thotë autori.

    Momenti i parë është ai i anijes "Partizani" me shqiptarët që ikin në Itali më 1991-shin. Deti, i cili deri atëherë ishte parë si kërcënim nga pushtuesit, shndërrohej në aveny lirie. Gati njëzet vjet më pas, do të kuptohet se ai simbol i lirisë, versioni shqiptar i rënies së Murit të Berlinit, do të shndërrohej në momentin kthesë për rifitimin e identitetit Mesdhetar të vendit, në çdo gjë, prej gastronomisë e deri tek arkitektura.

    Momenti i dytë është ai i cili pritet të ndodhë vitin e ardhshëm. Kur u hap kufiri mes Kosovës e Shqipërisë, u kuptua se ekziston edhe një pengesë e madhe në komunikim brenda kombit: gjeografia, gjegjësisht infrastruktura. Nëse gjatë vitit të ardhshëm përfundon rruga bashkëkohore që lidh Durrësin me Kosovën, atëherë do të tejkalohet barriera natyrale për daljen e Kosovës në det e me të komunikimi i shqiptarëve me detin sërish do të marrë dimensionin e një kthese historike.

    Mesdheu, apo siç quhet mitra e botës, do të zbulohet dy herë nga shqiptarët.



    4.

    Deti do njohur mirë, kur bie shi, cilat erëra fryjnë, kur është natë me hënë e për peshk, e kur jo thotë Matvejeviçi.

    Ashtu do njohur mirë kthesa historike, e cila po na afrohet me hapjen e rrugës për në Kukës.

    Përnjëherë do të rritet dimensioni i tregtimit brenda shqiptarëve. Kamioni pionier i karotave të Myzeqesë do të shumëfishohet.

    Do të ketë lëvizje edhe të popullsisë: zhvendosja intensive e Shqipërisë fshat-qytet do të zhvillohet në hapësirë më të madhe dhe me faktorin Kosovë të integruar në të, qoftë duke marrë popullatë, qoftë duke dhënë.

    Qarkullimi financiar do t‘i përcjellë që të gjitha këto lëvizje, posaçërisht duke parë diskrepancën ekonomike mes Shqipërisë e Kosovës - për herë të parë Shqipëria do të paraqitet si vend që pretendon të investojë jashtë (në Kosovë) e jo vetëm të tërheqë investime.

    Italia do të jetë larg për Kosovën sa edhe për Librazhdin, një natë trageti. Me të, nocioni Perëndim do të jetë shumë më lehtë i identifikueshëm me Italinë si ekonomi, por edhe si sistem vlerash estetike.

    Kosova, prej një zorrë qorre në komunikimin ballkanik, mund të shndërrohet në një vend tranziti prej Mesdheut për në Serbi, Hungari, Rumani e Bullgari.

    Veriu i Shqipërisë, i izoluar për arsye gjeografie, historie e politike, do të gjejë habitatin e vet natyral.

    Gjuha shqipe do të pësojë trysni më të madhe reflektimi të balancit të ri të ndërtuar brenda kombit.

    Kosovarët do të mësojnë më shumë emra peshqish.



    5.

    Te muri jugor i shtëpisë së tij, murit që mbledh diellin e tërë ditës, daja im në Prizren kishte mbjellë një fik. E panë me mosbesim, se kishte kohë që nuk dilnin fiqtë andej, por fiku u rrit, jepte fryte të mira e madje shërbeu edhe si fidanishte për të tjerët. Kur vdiq, në shtëpinë e tij mbeti fiku dhe besimi në bashkimin shqiptar.

    Fiku i dajës tim mund t‘i kishte shërbyer Matvejeviçit për të përcaktuar kufijtë e Mesdheut, njëra prej temave që kalon nëpër tërë librin pa ndonjë përgjigje konkrete. Diku, megjithatë, thotë se fiku shënon kufijtë e Mesdheut.

    Për Kosovën fiku nuk është edhe gjithaq i nevojshëm si përcaktues i Mesdheut; do të jetë rruga që e lidh me Durrësin dhe me të një sfidë e jashtëzakonshme politike, ekonomike e kulturore për të definuar identitetin e ri mesdhetar, të Kosovës, apo edhe të shqiptarëve në tërësi.


    Gazeta Shqip

  11. #31
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    a po vidhet akoma te kjo rrug???
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

  12. #32
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    a ka ndonje te re nga ecuria e punimeve ne kete rruge?....
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Eshte puna me madhe qe ka ber shteti shqiptar per ta ndertuar ket autostrad , se kishte qen tmerr qdo 50 metra nga nje tuf lule qe ishin ven per perkujtim nga aksidente e shumta , andaj e pergezoj qeverin qe po e nderton ket rrug pa kry .

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga BvizioN Lexo Postimin
    Ju lutem mos e ktheni kete teme ne debate politike! Tema eshte per progresin e ketij projekti ne vecanti! Nese keni dicka per te kontribuar ne kete aspekt do ishe mire.Historikun e Qeverive Shqiptare mund ta diskutojme ne vendin e duhur.
    ashtu eshte komente politike neket raste jan te teperta nje eshte e sigurt se Bashkimi Europjan kishte dashur te ndihmoj ne ndertimin e ksaj rruge por i ishte sugjeruar nga serrbija se do te rrise nacionalizmin shqiptare setepermi dhe do ishte rrezike per serrbet e kosoves ,kshtuqe BE ishte terhjekure madje duke i sugjeruare edhe shqiprise se ka prioritetet mete rendesishme ne shqiperi pra o burra ta ndertojme me shpejte ska kohe per fjale pershendetje per gjith ata qe kane kontribuare me foto ne ket teme.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    lus ata qe din te naj sqarojn se si munte te lidhemi me autostraden durrs kukse nese udhtojm p.sh nga gjermanija permes kroacijes malite te zi p.sh sa kilometra munde te ket nga kufiri i malit te zi deri te autostrada qe po ndertohet dhe prej aty deri ne morine largsia ne km.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    2
    nga mali i zi do hysh ne shqiperi ne piken doganore te qytetit te shkodres do me thene ne veri perendim te shqiperise. masandej nga shkodra per tu lidh me autostraden durres- kukes- prishtine ke dy variante.
    varianti i pare eshte qe te ndjekesh autostraden shkoder- tirane deri ne milot dhe aty mund te lidhesh me autostraden tjeter durres prishtine. nga shkodra deri ne milot mund te jete nja 60-70 km( afersisht).
    varianti i dyte eshte te ndjekesh rrugen shkoder kukes qe eshte rreth 120 km dhe do lidhesh me autostraden ne qytetin e kukesit. kjo rruge nuk eshte ne nivele te mira per te udhetuar pasi eshte i demtuar ne shume vende asfalti. nga autostrada shkoder tirane eshte me mire, por ne ate ane ke shume trafik ne krahasim me rrugen e kukesit.
    domethene nese kalon nga autostrada shkoder tirane dhe te ndalesh ne milot per te kapur durres prishtine distanca nga miloti deri ne kukes do te jete afersisht120 km sipas kesaj autostrade te re.
    kjo mund te zgjidhet duke e bere si nje figure gjeometrike te nje trekendeshi kendrejte ku kendi i drejte do te ishte ne milot.rruga nga shkodra deri ne milot dhe rruga nga miloti deri ne kukes do te ishin dy katete dhe rruga shkoder kukes do te ishte hipotenuza.

    u mundova te ta sqaroja sa ma mire, por nuk e di se sa e ke kuptue. une te kisha keshillue me ndjek rrugen per ne milot qe te kapesh autostraden per prishtine pikerisht ne ate pike. milot eshte shume afer lacit dhe rreth 50 km larg tiranes.
    :^proton

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    SHum shum FLM ket doja te di e kuptova se ket pytje kane bere shum shoke ti mije se qellimi i kosovarve eshte qe fare mose te shkelin ne token serrbe edhe sipase ksaje qe thua largesia eshte e njejte si nga ana serbe.edhe niher shum faliminderit per kto te dhena H2K-MATTEO-UK

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    sa shpesh do vi ne shqiperi per te pire ca birra pasi te prefundoj kjo rruge
    We are all Aliens

  19. #39
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ja disa fotografi te tjera nga zhvillimi i punimeve ne kete projekt.

    Te drejtat e autorit per fotografite qe vijojne i perkasin plasma2008, nga Flickr.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  20. #40
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119


    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •