Kryengritja Skipetare
Ne veri te Greqise pergatiten militante shqiptare per lufte. Qellimi: krijimi i nje shteti etnik. Nje shkrim i cuditshem, i botuar ne Der Spigel por qe ka nxitur teper polemika ne Athine Beograd dhe Shkup.
Nga Renate Flotau
Ahmeti frikesohet. Vazhdimisht veshtron rrugen mbrapa kah Edina dhe nuk ndjehet i sigurt. Para disa javesh nje bashkekombasin e tij e kane keqtrajtuar. Ai nuk beson ne rastesi. Ky mosbesim i 27 vjearit, i cili jeton ne Selanik si student i bujqesise, nuk eshte i paarsyeshem. Krahas studimeve, ai merret edhe me nje veprimtari te cilen greket e quajne terrorizem. Ky Quasi Kamilitone, i cili ka luftuar se bashku me Ushtrine Clirimtare te Kosoves kunder serbeve, ndersa ne malet e Maqedonise ka kundershtuar forcat e ketij shteti, eshte anetar i nje levizjeje shqiptare. Qellimi kryesor i tyre eshte shtrirja e rrjetit te nje kryengritje te armatosur ne veri te Greqise. Ne fillim te vitit 2004, para se te fillojne Lojerat olimpike te parashikuara, duhet qe ky projekt te vihet ne jete. Kur te vije dita, thote Ahmeti, te gjithe meshkujt e fshatrave te banuara me shqiptare, ne veri te Greqise, per nje kohe te shkurter do te jene te pergatitur per lufte.
Projektet e arkitekteve te Shqiperise se Madhe i kane te njohura edhe greket, kjo nuk eshte me e fshehte per ta. Gjithashtu mediat greke paralajmerojne nje fare rreziku nga nje kryengritje e mundshme. Nese Kosova do te behet shtet i pavarur, nuk perjashtohet mundesia per nje lufte te mundshme ne rajon, ka thene ish kryetari i shtetit te Maqedonise.
Mbreteria e re e shqiptareve, ashtu sic e quajne vete shqiptaret, zanafillen e ka qe nga Lidhja e Prizrenit 1878. Pra qellimi eshte i formuluar. Ajo parashikonte qe te gjitha trojet shqiptare te Perandorise Osmane te bashkoheshin. Kongresi i Berlinit asokohe e injoroi kete deshire. Pas luftes se dyte ballkanike 1912-1913 shume territore shqiptare mbeten nen suazen e Serbise, Bullgarise dhe Greqise. Pakica shqiptare ne veri te Greqise, qe shtrhet perreth shtetit te tanishem shqiptar, e ashtuquajtura Cameri, numeron rreth 500.000 shqiptare. Ka mundesi te jene edhe me shume, sepse shume qytetare nga Shqiperia per te kerkuar pune futen ilegalisht ne Greqi. Shume here, Athina ka rikthyer me mijera ne vit, mirepo sic thote ministri i Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Papandreu, ata pas nje jave gjenden serish ne Greqi.
Disa prej tyre nuk vijne vetem per te mbledhur peme apo ullinj. Cdo shqiptar, i cili prej me shume se gjysme viti gjendet ne Greqi dhe futet ne rrjetin e kryengritjes ne veri te Greqise, merr deri ne 15 15.000 euro, nga nje parti shqiptare e vendlindjes, thote Iliri, i cili vjen nga qyteti i Tetoves nga Republika e Maqedonise.
Jo te gjithe shqiptaret flasin per ideologjine e tyre. Nga rruga kryesore per ne Edesa duket xhadeja per ne nje fshat te banuar me shqiptare, Flamoria. Ketu shihen kopshte te rregulluara, palma dhe vila luksoze. Te huajt ketu nuk jane te mireseardhur. Banoret kane frike te flasin. Kontaktet e mundshme mund te keqinterpretohen te pushtetaret greke. Ne nuk guxojme te flasim shqip, thote nje njeri ne moshe, qe shet molle ne nje skaj te rruges. Greket ne na kane asimiluar. Nuk ka fare shkolla shqipe, nuk kultivohet kultura. Po, per nje kryengritje? Ai var koken duke u menduar. Atehere te gjithe ne do te humbasim. Kjo do te thoshte nje lufte si Davidi kunder Goliatit, ngaqe Greqia eshte edhe anetare e NATO s.
Iliri, i cili eshte pergjegjes per sigurimin e armeve, pret te kape erresiren. Atehere ai duhet te takoje nje kamionete nga qyteti i Dibres se Maqedonise, ne te cilin jane fshehur arme. Me pas, me traktore dhe karroca gomaresh neper male, ato duhen sjelle ne vendin e duhur.
Me sponsoret takohet permes pasaportave false. Keshtu qe ne qytetin e Opatise te Kroacise, kah mesi i muajit qershor, eshte takuar me diasporen shqiptare per te siguruar arme: 2000 kalashnikove, me shume raketa, 800 cope arme te tjera, granata dore, si dhe 12 jeleke antiplumb. Makina qe ve ne funksion projektin e Shqiperise se Madhe eshte Armata Kombetare Shqiptare [AKSH].
Kryesuesi politik i kesaj organizate i cili deri me tani ne internet paraqitet me pseudonimin Alban Vjosa eshte avokati shqiptar, Idajet Beqiri, 52 vjec, themelues i Partise se Unitetit Kombetar ne Shqiperi dhe mik i mire para do kohe i kryeministrit te tanishem shqiptar. Gjate pushtetit te Sali Berishes qe te dy kane vuajtur burgun ne qeli te aferta.
Per nje kohe te shkurter pushteti shqiptar e futi ne listen e interpolit nxitesin e popullit, Beqirin. Nga ky njeri flokezi nuk shpjegohet hollesisht se si do te arrihen qellimet. Megjithate, ato jane bere te njohura permes 33 komunikatave te AKSH se ne Internet.
Me ushtrine e tij te vogel, ky shqiptar, desheron te ndjeke rrugen e UCK se se Kosoves. Bashkesia nderkombetare sipas Beqirit duhet ta pranoje AKSH ne si partner relevant. Nese rruga diplomatike nuk eshte e mundur, atehere nje gje te tille do ta beje lufta guerile. Asnje shqiptar ne Ballkan nuk do ta refuzoje dhe te gjithe do te jene ne krah te sulmeve, eshte i bindur Beqiri.
Dhe ai nuk eshte vetem nje Napoleon interneti. Per nje destabilizim te mundshem permes Armates Kombetare Shqiptare, si dhe nje radikalizem te ashtuquajtur Hamasi ballkanik gjate muajve te kaluar ne BE kane, potencuar disa here me radhe politikanet maqedonas. Ministri i Mbrojtjes se Maqedonise, Vllado Buckovski, pjesetaret e Beqirit i shikon si nje kercenim per paqen ne gjithe rajonin.
Athina gjithashtu eshte e shqetesuar. Ne viziten e tij te fundit ne Shkup, ministri i Jashtem grek, Papandreu, ka shpjeguar shqetesimin e tij per mundesine e nje kryengritjeje ne Greqi, ka thene ish presidenti maqedonas Gligorov.
Nderkaq, ndersa ne Maqedoni shpresohet per nje ardhmeri dhe paqe ne mes dy popujve, dallimi midis shqiptareve dhe sllavomaqedonasve thellohet edhe me. Kete e thone vete radikalet. Qe kur politikani shqiptar, udheheqesi i kryengritjes, Ali Ahmeti, si deputet ne parlamentin e Maqedonise, ka filluar te beje kompromise me partine sllavomaqedonase, ai po e ul perdite popullaritetin e tij.
Arben Xhaferi eshte prej nje kohe te gjate kryetar i Partise Demokratike Shqiptare [PDSH]. Ky shqiptar, i cili per shkak te laringut flet me lodhje, shikohet si arkitekt i marreveshjes se Ohrit, e cila shqiptareve u garanton me shume te drejta.
Koshi shqiptar eshte mbushur plot. Nese deri ne fund te ketij viti nuk arrijme qellimet, i vjen koha AKSH se dhe kjo do te thote lufte, shprehet Xhaferi. Atehere nuk do te behet fjale per te drejta njerezore, por per territore. Ne zyren e punes te Xhaferit qendron flamuri shqiptar me shqiponjen dykrereshe.
Nje bashkim i trojeve shqiptare pa perkrahjen e Uashingtonit do te ishte i pamundur. Mirepo shqiptaret jane optimiste. Fitorja e mundshme e Uesli Klarkut, i cili para pak kohe vizitoi Kosoven, si president i SHBA ve, u ka ngjallur atyre shpresat. Thuhet se Klark i ka premtuar shqiptareve se do te angazhohej per ceshtjen shqiptare nese lobi shqiptar ne Amerike do ta perkrahte kandidaturen e tij per kryetar shteti.
Keshtu mendohet se me mbeshtetjen e Amerikes do te hapej nje korridor per pergatitje sekrete, permes te cilit do te levroheshin konteniere me mjete komunikimi nga qendra ne Napoli Forca Speciale per guerilet shqiptare te pergatitur ashtu si ne vitin 2001. Me kete, kryengritesit shqiptare ne Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi, pa e ditur sherbimet sekrete te Maqedonise, do te mund te komunikonin. Akoma edhe sot gjenden kontejnere te ngjashem ne malet e Maqedonise, permes te cilave vihen ne kontakt patriotet e Greqise veriore.
Perkrahja ushtarake nga Uashingtoni do te vije permes MPRI se [Military Professional Resources Inc.]. Drejtimin privat do ta ndermarre ish shefi i shtabit te US Heeres, Carl Vuono, i cili ne fakt njihet si armate private e Pentagonit dhe ndihmessherif i CIA s.
Mijera ushtarake ne pension organizohen per nevojat e MPRI se dhe nga qendra te ndryshme ne botes ofrojne ndihme, arme dhe teknologji komunikimi te ngjashme me ato te NATO s.
Ne Bosnje ata kane shkolluar instruktore pas perfundimit te nenshkrimit te paqes ne Dejton. Dhe kete e kane bere jo vetem me boshnjaket. Ata kane derguar rreth 300 muxhahedine te cilet se bashku me armaten e Alija Izetbegoviqit kane luftuar kunder serbeve me nje pergatitje speciale ne Turqi. 150 prej tyre kane qene ne anen e shqiptareve gjate vitit 2001 ne Maqedoni.
Sidoqofte, nje kryengritje e armatosur ne veri te Greqise do ta kishte pranuar me kujdes diplomatik Uashingtoni. Per kete arsye AKSH ja do te duhej te ndertonte nje qendrim diplomatik ndaj Athines.
Rreth 200.000 shqiptare pas luftes se dyte boterore eshte dashur te leshojne Greqine per shkak te bashkepunimit te tyre me regjimin e Hitlerit, sqaron Idajet Beqiri. Mjafton nje provokim i vogel, thote Beqiri. Kallashnikovet dhe granatat do te jene si hekur rezerve. E keni parasysh, shprehet me buzeqeshje udheheqesi shqiptar, oreksi vjen duke ngrene.
KLAN
Krijoni Kontakt