Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Petraq Kolevica

    GSH
    --------
    INTERVISTA

    Arkitekti dhe poeti Petraq Kolevica rrėfen pėr tre emrat e spikatur nė historinė e artit dhe gjuhėsisė, Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona. Si jetuan ata nėn diktaturė dhe cilat janė mesazhet qė u lanė brezave

    Kolevica: Si i njoha tre gjigandėt e kulturės shqiptare


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona janė tre figura qė u flasin brezave edhe pas vdekjes". Kėshtu tregon arkitekti dhe poeti i njohur shqiptar Petraq Kolevica i cili rrėfen mbresat e tij nga takimet me tre gjigandėt e kulturės shqiptare, tė cilėt na kujtojnė sentencėn e njohur japoneze qė "lulja ėshtė mė e bukur se gonxhja, por pa gonxhe nuk ka lule".

    Emrat e mėposhtėm janė pjesė e themelit tė artit, kulturės dhe gjuhėsisė shqiptare tė cilėt shėrbyen gjithashtu si ura lidhėse midis Shqipėrisė dhe Perėndimit. Petraq Kolevica, ndofta ėshtė njeriu i fundit dhe i vetėm nė Shqipėri qė mund tė na rikrijojė atmosferėn e atyre viteve, ku errėsira e diktaturės ndeshej me ndriēimin e yjeve tė kulturės shqiptare, tė cilėt megjithėse u burgosėn apo u persekutuan, pėrsėri na bėjnė tė ndjehemi krenarė pėr traditėn e sė kaluarės tonė.

    Zoti Kolevica, ju keni pasur fatin tė njiheni nga afėr me tre gjigandėt e kulturės shqiptare, Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona. Cilat janė mbresat qė ruani nga kontaktet me ta?

    "Nė kohėn e fundit nisn'e u rralluan fort pleqt e fshatit. Si tė velur nga kjo botė, njėri ndėrroi jetė buzė-vjeshte, dy kėtij dimri edhe disa nė pranverė, kur mbiu bari. Iknė nj'ashtu, njėri pas tjetrit, si bėrė me fjalė edhe e lanė fshatin nė dorėn e brezit tė ri".

    Kėto rradhė nga "Ago Jakupi..." i Mitrushit mė vinė ndėrmend, kur kujtoj me dhimbje se si na ikėn, njėri pas tjetrit, ata tė mėdhenjtė e kulturės sonė. Nė fillim, papritmas, na iku Mitrush Kuteli. Nja dhjetė vjet mė vonė, Eqrem Ēabej. Pas tij Lasgushi dhe sė fundi, shekullin e njėzetė dhe kapitullin e veēantė tė tė mėdhenjve tė hershėm, e mbylli Vedat Kokona.

    Pata rastet fatlume tė njihesha me ta, tė mė pranonin si mik tė dashur, tė bisedoja, tė dėgjoja dhe tė mėsoja prej tyre gjėra qė s'mi mėsonte dot asnjė shkollė e askush tjetėr.

    Nisim me Mitrush Kutelin. Ēfarė mbani mend nga takimet me tė?

    "Kam shkruar se me Mitrush Kutelin u njoha mė 1958 por, nė tė vėrtetė, isha takuar nja dhjetė vjet mė parė, pa e ditur se isha njohur me tė. Ishte, ndoshta, fillim korriku i vitit 1948... Kisha mbaruar shtatėvjeēaren e atėhershme dhe i gėzuar, ecja nėpėr pazarin e Korēės me njė kaush konik me qershi tė zeza tė Leskovikut nė dorė. Ndėrsa haja qershitė e shijshme, lexoja fjalėt e shkruara nė letrėn e kaushit dhe habitesha. Oj! Qenkan tė bukura kėto!

    "Tė dua baltė shqiptare/Tė dua /Dėshpėrimisht/Egėrsisht..." Dhe vazhdoja lexoja mė tej:"Tė dua baltė shqiptare/Magjistare/Ti, mjalt'e ėmbėl/Ti, helm i hidhur..."

    Ne, nxėnėsit e asaj kohem ishim mėsuar e mbrujtur shpirtėrisht me poezitė e kėngėt patriotike tė Rilindjes. E dinim vargun e Ēajupit:"Ku na duket balta mė e ėmbėl se mjalta?" Prandaj dhe vargjet e mėsipėrme, ndonėse nuk ishin nė formėn e poezive qė njihja deri atėhere mė pėlqyen. Nė kėtė kohė e diēka mė vonė, lexova "Kapllan Agėn...", "Ago Jakupin", "Vjeshtėn e Xheladin beut" dhe "Lumin e madh" tė Mitrush Kutelit, po ku ta dija unė se dhe kėto vargje tė kaushit ishin tė tijat? Kėtė e mėsova nja pesėmbėdhjetė vjet mė vonė".

    Ē'ndodhi me ju pas kontakteve tė drejtpėrdrejta me Kutelin?

    "Siē thashė, me Mitrush Kutelin u njoha nė vitin 1958. Afrimi me tė mė ndihmoi tė kuptoja e tė shijoja mė mirė veprėn e tij, tė njihja disa sekrete tė gjuhės shqipe, tė stilit tė tė shkruarit, tė poezisė, tė pėrkthimit.

    Mbasi i pata dhuruar librin me pėrkthimin tim tė "Demonit" dhe i pata treguar disa poezi tė mia origjinale e pėrkthime, mė dhuroi librin e tij "Xinxifilua" me kushtimin qė pata nderin tė mė shėnonte nė tė e qė e kam njė nga kujtimet mė tė ēmuara.

    Mbi kėtė njohje kam shkruar gjerė nė librin tim "Me Mitrushin" dhe nė hyrje tė librit tjetėr "Lasgushi mė ka thėnė" tė cilat, lexuesi dashamir tė Mitrushit e tė mitė, i dinė prandaj s'dua tė zgjatem. Sot dua tė theksoj se ē'mėsova unė se ē'mund tė mėsojnė tė tjerėt nga Mitrush Kuteli.

    Me shembullin e vet ai tregoi qartė se njeriu i ndėrgjegjshėm pėr ēka di e ē'mund tė japė nė kulturėn shqiptare, edhe se mbas dy vitesh burgu tė tmerrshėm komunist, edhe se i sėmurė qė e mban shpirtin me njė grusht tabletash, edhe se ka mbi kurriz njė familje me katėr fėmijė tė vegjėl, grua e motėr, edhe se pa pėrkrahje nga regjimi, madje i parė shtrembėr prej tij, di tė gjejė forca tė kėrkojė rrėnjėt ilire tėkombit tė vet, di t'u japė fėmijėve shqiptarė "Xinxifillon" dhe "Tregime tė moēme shqiptare" di t'u sjellė poetėve tė lodhur njė model tė bukur me poezinė "Pranvera e plakut" dhe pėrmbi malin e mundimshėm tė pėrkthimeve pėr tė nxjerrė bukėn e gojės, di tė japė pėrkthimet mahnitėse si ai i "shpirtrave tė vdekur".

    Mėsimi i madh i kėtij njeriu merr vlerat mė tė larta po tė mendosh se gjithēka e bėri pa qenė aspak nė marrėveshje leverdish me regjimin dhe pa u bėrė domosdo lake e puthadorė i tij".

    Po me Prof. Eqerem Ēabejn, cilat kanė qenė raportet e njohjes suaj?

    "Njohja tjetėr e rėndėsishme pėr mua ka qenė ajo me tė ndjerin Profesor Eqrem Ēabej. Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė banoja nė apartamentin e njė godine pranė asaj ku banonte Profesori. E dija kush ishte, e shihja me nderim, po as mė shkonte mendja tė njihesha, se e konsideroja tepėr lart meje. Isha njė inxhinier i ri qė s'kisha interesa tė tjera pėrveē profesionit tim, tė cilit i kushtoja tė gjitha energjitė e mia. Kėshtu kaluan shtatė-tetė vjet. Me punėn time kisha filluar tė njihesha disi nė rrethet intelektuale e artistike me pėrkthimet e poezive tė poetėve rusė, me shkrime mbi arkitekturėn dhe ca mė epėr me ndėrtesat e projektuara prej meje nė Tiranė e nė Korēė. Njohja me E. Ēabejn ishte e rastėsishme, po falė dashamirėsisė sė tij u bė shkak afrimi tė shpejtė. Nė kėtė kohė i patėn dhėnė njė apartament ca mė mitė mirė. Atje i bėra vizitėn e parė nė shtėpi, i pritur ngrohtėsisht e i nderuar me mirėsjelljen fisnike tė zonjės Shyret.

    Atėhere sa kisha filluar tė pėrktheja poezi nga gjermanishtja. Kur ia thashė kėtė, u ēua menjėherė me mė dha librin "Die schönsten Gedichte der Weltliteratur" (Poezitė mė tė bukura tė letėrsisė botėrore) prej nga mora e pėrktheva poezinė "Oriana" tė poetit anglez Alfred Tennyson (1809-1892). Njė ditė tjetėr i thashė qė po studioja se si i kishin pėrballuar artistėt e mėdhenj vėshtirėsitė e jetės. Sa dėgjoi, mė dha librin gjermanisht tė Stefan Cvajgut me shkrimet e tij mbi L. Tolstoin, Dostojevskin, Balzakun. Mė dha gjithashtu njė libėr mbi Rafaelon, njė tjetėr mbi Verdin si dhe librin "Dämonische Dichter" (Poetė demoniakė). Pjesė prej kėtyre librave tė shkėputura atėhere, nja njėzet vjet mė vonė i pėrfshiva nė librin tim "Kėshtu ngjitesh tek yjet". Gjatė kohės sė kėtij afrimi, doemos, fjala s'kishte se si tė mos vinte te Lasgushi. Pėr njohjen me tė E. Ēabej mė tregoi gjėra interesante tė cilat i kam shkruar te libri "Lasgushi mė ka thėnė". Nė fillim tė vitit 1978, Lasgushi mė pati dhėnė njė dorėshkrim tė poemės sė tij "Kamadeva". Mbasi e lexova, pėr kėtė i thashė edhe E. Ēabej duke i shprehur konsideratat maksimale pėr tė. S'nguroi tė ma kėrkonte pėr ta lexuar. Ia dhashė. Pas disa ditėsh mė tha se do ta mbante dhe pak qė ta lexonte dhe Brikena (vajza e tij).

    Ē'ndodhi mė pas?

    Shumė shpejt qėlloi tė rėndohej sėmundja dhe ndonėse e takova pėrsėri s'pata guximin ta pyesja dhe s'mora ndonjė mendim prej tij se si e vlerėsonte krijimtarinė e Lasgushit tek ajo poemė.

    Me kėtė rast dua tė shėnoj diēka qė mė duket e rėndėsishme: Nė veprat e plota tė Lasgushit, botuar sė fundi (Onufri 1999) nė fund tė poemės "Kamadeva"(vėll 1, f.319) nuk ėshtė shėnuar data e pėrfundimit tė saj. Nė njė kopje tė daktilogruar qė mė pati dhėnė Lasgushi shėnohet viti 1975. Ndoshta kjo ėshtė data e vėrtetė e pėrfundimit tė poemės.

    Nga E. Ēabej, jemi njėzet e ca vjet larg, por nga njohja me tė, pėrveē ndihmės qė pėrmenda, tė dhėnė aq bujarisht, pata dhe nderin e mad tė mė falte tė gjashtė vėllimet e veprave tė tij tė sapobotuara atėhere nė Kosovė, duke shėnuar mbi to njė kushtim tė ēmuar. Kjo mė bėn ta ndjej gjithmonė pranė. Tani dua tė dėshmoj diēka qė mė sa di, nuk e ka shkruar ndokush tjetėr: Nė kohėn e varrimit tė Eqrem Ēabejt, ndonėse mes gushti, ra njė shi i dendur e i rėndė si litar me shkrepėtima e bubullima tė forta. Nė ēastin, kur atė po e zbrisnin thellė nė varr, sokėlliu njė shkrepėtimė e bubullimė aq e fortė sikur tė kishte rėnė rrufe aty pranė. Rastėsi? Ndoshta... po ndoshta dhe qielli e ndjeu humbjen e tij..."

    Ju keni pasur kontakte tė shumta edhe me princin e pėrkthimeve, Vedat Kokonėn. Ēfarė mbani mend nga bisedat me tė?

    "Edhe tė ndjerin Vedat Kokona, qė nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė e pėr nja dhjetė vjet me rradhė, e pata fare pranė shtėpisė sime. E dija kush ishte dhe e shikoja me zili atė burrė tė moshuar se me sa shkathtėsi e hipte dhe e ngiste biēikletėn. Emrin e tij e kisha njohur qė te "Revista letrare" qė patėn botuar sė bashku me M. Kutelin, S. Spassen e N. Hakiun, kisha lexuar diēka prej tij e kisha dėgjuar pėr tė, por nuk isha njohur. Njohja u bė aty nga viti nėntėdhjetė, kur edhe atij i kishte rastisur tė lexonte diēka prej pėrkthimeve tė mia. Megjithatė njohja e vėrtetė u bė nga mesi i vitit 1991, kur shkova nė shtėpinė e tij dhe qė atėherė e deri nė fund, mbetėm miq tė dashur.

    Siē kam shkruar dikur, dhoma e tij e punės ishte njė dhomė e thjeshtė, e njė apartamenti tė tjeshtė, nė katin e tretė tė njė godine tė thjeshtė shtetėrore tė asaj kohe, po sa punė ka bėrė Vedat Kokona nė atė dhomė!

    Nė vitin 1992, ambasadorin gjerman, i cili donte tė njihte njerėz shqiptarė tė kulturės, e ēova te shtėpia e zotit Vedat. Tė dy biseduan frėngjisht. Kur ambasadori e pyeti se ē'punė kishte nė dorė, Vedati i tregoi njė kapicė me letra tė daktilografuara prej tij tė fjalorėve Frėngjisht-Shqip dhe Shqip-Frėngjisht qė po pėrgatiste. Ambasadori, i habitur pyeti: Sa kohė ju ka marrė gjithė kjo punė? Hiē-tha Vedati- duke buzėqeshur - ca vjet. E pėrcollėm zotin Ambasador dhe kur u kthyem Vedati vazhdoi: Si t'ia thosha atij qė pėr fjalorėt mė ndihmuan budallallėqet e kohės?

    Qė ta dish, nja tridhjetė vjet mė parė, mė patėn dhėnė tė pėrktheja nga shqipja nė frėngjisht poezitė e njė poeti. Ato s'qenė poezi, po parrulla dhe unė normėn e bėja brenda njė ore, se s'kishte art, po pėrkthim fjalė pėr fjalė. Me kohėn qė mė mbetej, fillova tė merresha me bėrjen e fjalorit tė parė frėngjisht-shqip. Po kėshtu bėra edhe me pėrkthimin e ca poezive tė tjera tė asaj kohe, nga ato qė Lasgushi i quante poezi socialiste. Pjesėn tjetėr tė kohės ia haja natės, se ditėn ma hanin pėrkthimet qė nxirrja bukėn. Njohja me tė ndjerin Vedat, pėrveē dashamirėsisė tėrėsisht tė sinqertė me tė cilėn tė rrethonte, ishte njė shkollė e veēantė ku, ndėr tė tjera, mėsoje si ta doje e ta nderoje gjuhėn shqipe. Ishte ky nderim i tij pėr gjuhėn qė shkonte deri nė adhurim, ajo qė e bėri mjeshtrin tetėdhjetėvjeēar tė hartonte atė libėr me "Thėrrime me mjaltė" tė gramatikės shqipe. Pata nderin tė ma falte kėtė libėr me njė kushtim qė vlen pėr tė gjithė qė duan tė luftojnė pėr gjuhėn e pastėr shqipe. Ja ē'mė shkruan:

    "Bashkėluftėtarit nė fushėn e pėrgjakshme tė luftės sė gjuhės mjaltėngjizur, kėtė trofe nga miku i tij i shtrenjtė, Vedat Kokona".

    Nė shkrime tė mėparshme kam folur pėr vėllimin e paimagjinueshėm tė madh tė pėrkthimeve tė bėra nga i ndjeri Vedat. Sot dua tė ve nė dukje njė cilėsi tė veēantė tė tij: atdhedashurinė e pafund. Nė mbėshtetje tė kėtij ideali tė lartė zgjodhi qė nė rini tė pėrkthente "Horacin" e Pjer Kornej-it. Shihni sa domethėnės ėshtė kushtrimi qė mė ka lėnė te ky libėr qė mė dhuroi, ku thotė: "Mikut Petraq, kėta romakė tė rreptė qė vrasin motrėn, se u ka sharė atdheun".

    Sė fundi, ē'mund tė na thoni si pėrmbyllje mbi kėto figura tė rėndėsishme tė kulturės sonė?

    "Pėr ta mbyllur kėtė bisedė, mė mirė se ē'mund tė them unė, e thonė kėto vargje tė poetit afrikan Birago Diop:

    "Ata qė vdiqėn
    nuk ikėn kurrkund,
    Po janė nė terrin
    qė na ndrit ne,
    Janė nė terrin e dendur
    pa fund.
    Tė vdekurit s'janė kurrė
    nėn dhe...
    Janė mes njerzve, mes
    turmės, kudo.
    Tė vdekurit nuk
    kanė vdekur, jo!"



    Mitrush Kuteli
    Lindi nė Pogradec mė 1907
    Shkollėn fillore e kryen nė Pogradec
    Fakultetin Ekonomik e pėrfundon nė Bukuresht
    Pėrmbledhjen e parė me tregime "Netė shqiptare" e botoi mė 1938
    Mė 1944 boton tregimet "Ago Jakupi" dhe Kapllan Aga"
    Mė 1962 botoi "Xinxifillua" dhe mė 1965 "Tregime tė moēme shqiptare"
    Vdiq mė 4 maj tė vitit 1967 (dhe jo mė 1966 siē thotė fjalori enciklopedik shqiptar)
    Mė 1983 botohet pas vdekjes romani "Nė cep tė Ilirisė"

    Eqerem Ēabej
    Lindi nė Gjirokastėr mė 6.8.1908
    Studimet e larta i kryen nė Austri pėr filologji dhe specializohet pėr gjuhėsinė krahasuese
    Pas vitit 35 boton "Hyrje nė Historinė e Hghuhės shqipe", "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes dhe "Studimi kritik i veprės Meshari i Gjon Buzukut".
    Ishte anėtar i Akademisė sė shkencave dhe mbante titullin "Mėsues i Popullit"
    Eshtė njė pėrfaqėsues i njohur i gjuhėsisė nė rrafshin ndėrkombėtar
    Vdiq mė 13 gusht 1980

    Vedat Kokona
    Lindi mė 7 gusht 1913 nė Izmir tė Turqisė
    Arsimin fillor e kryen nė Tiranė.
    Mė 1935 kryen Liceun e Korēės
    Mė 1938 diplomohet pėr Drejtėsi nė Sorbonė tė Francės
    Mė 1934 botoi librin "Nga Tirana nė Stokolm".
    Gjatė kėtyre viteve ka vazhduar pėrkthimet e tij nga Anglishtja, frėngjishtja, rusishtja, italishtja etj,.
    Qysh nga viti 1998 mban titullin "Doktor Honoris Causa"
    Vdiq mė 14 tetor 1998

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kujtime te embla !

    Komplimenta Brar per kete shkrim te kendshem qe na ke prure per te lexuar.

    Duhet qe per keta kolose te letersise dhe gjuhesise te lexojme me shume.

    Ēabej per mua eshte nje nder baballaret e gjuhesise shqiptare, te cilit i referohen tere studiesit e ketij lemi shkencor.
    Nuk di nese te gjitha veprat e shkrimet e prof.Ēabej kane pare driten e botimit.

    Te tre kane qene te medhenj dhe kane respektin tone.

    Birago Diop

    "Ata qė vdiqėn
    nuk ikėn kurrkund,
    Po janė nė terrin
    qė na ndrit ne,
    Janė nė terrin e dendur
    pa fund.
    Tė vdekurit s'janė kurrė
    nėn dhe...
    Janė mes njerzve, mes
    turmės, kudo.
    Tė vdekurit nuk
    kanė vdekur, jo!"

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    a e din ti se Petraq Kolevica edhe shkruan dhe se ka botuar me disa libra?!

    Po mua me mungojne tani nder duar qe te te mund t'i jepja edhe emrat e tyre.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    DITA une kam lexuar shkrime nga KOLEVICA zakonisht mbi LASGUSHIN.
    Shkruan me pasion dhe besoj eshte nji atdhetar idealist i mrekullueshem.
    Nji Shkrim mbi arkitekturen e kam sjelle ne Forum para ca kohesh ku Ai kritikon dhe jep mendime per TIRANEN meqense si arkitekt Ai ka projektuar dhe vete disa pallate te bukura.

    Ka njerez te mire Shqiperia plot.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E kam lexuar shkrimin e tij per arkitekturen Brari!

    Sikur te gjithe arkitektet e Tiranes te ishin treguar aq kurajoze sa ai, nuk do te kishte pasur shnderrime me ngjyra te tmerrshme si ato qe kane ndodhur ne dy vitet e fundit.

    Por te premtoj se ne shtator do te te sjell dhe une dicka prej Kolevices, do ta njohim edhe me nga afer.

    Pershendetje!
    Dita

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po sjell ketu shkrimin mbi arkitekturen qe ti Brari e kishe sjelle ne forumin e vjeter tek Temat e Shtypit te Dites.




    brari
    Lezeti i Muhabetit
    Posts: 2121
    (4/17/02 12:48:20 am)
    Reply arkitekti flet.
    --------------------------------------------------------------------------------

    POLEMIKA


    Projektuesi i dhjetra ndėrtesave nė mbarė Shqipėrinė, Petraq Kolevica shprehet pėr rrezikun e dėmtimit tė fasadave dhe nevojėn e dhėnies sė mendimeve nga specialistėt

    Mjaft me aventurėn e shkatėrrimit tė kryeqytetit
    Letėr e hapur kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, zotit Edi Rama dhe jo vetėm atij


    --------------------------------------------------------------------------------

    Petraq KOLEVICA*

    Zoti Kryetar!
    Kam ardhur nė Tiranė mė 1952 njė djalosh tetėmbėdhjetė-nėntėmbėdhjetėvjeēar dhe mbeta qytetar i saj pėr plot njė gjysėm shekulli. Gjatė kėsaj kohe kam parė tė ndodhin nė kėtė kryeqytet shumė ēudira, prandaj, tani kam ca tė vėshtirė tė ēuditem lehtė nga ndonjė ēudi qė qėllon tė ndodhė kėtu.


    Mosha ime, profesioni dhe ndihmesa qė kam dhėnė me ndėrtimet nė Tiranė, gjatė njė karriere profesionalė mė se tridhjetėvjeēare si arkitekt, besoj se mė jep tė drejtėn t'ju flas dhe tė mė dėgjoni. Vij tė bisedoj pėr gjėra tė rėndėsishme, jo tė grindem pėr t'i humbur kohėn vetes dhe ju. Para sė gjithash mė duhet t'ju qartėsoj e t'ju siguroj se:


    1- Nuk kam ndaj jush as mė tė voglin inat personal.


    Pėr fat tė mirė, timin dhe tuajin, jeta me dallgėt e saj, as na ka afruar, as na ka pėrplasur me njėri-tjetrin ndonjėherė. Pėr mė tepėr, kam afrimisht moshėn e babait tuaj, me tė cilin u pata njohur nė kohėn e shpresave tė kota tė "shkrirjes" tė fillimit tė viteve gjashtėdhjetė.


    Ndonjėse nuk na lidhi ndonjė miqėsi e veēantė, dhe ecėm nė rrugė tė ndryshme, na mbeti deri nė fund njė pėrshėndetje mirėdashėse.


    2. Nuk kam ndaj jush as mė tė voglin mllef politik. Madje, njė dyzinė vjet mė parė, kur ishit disi mė ndryshe dhe bėnit refleksione, ushqeva ca shpresa.
    Sa pėr udhėn politike qė kini zgjedhur e nisur kohėt e fundit, do t'i shihni hairin apo sherrin s'mė intereson. Puna juaj.


    3. Nuk kam ndaj jush as mė tė voglėn ambicie pėr postin qė mbani. Mosha, shėndeti dhe prirjet e mia s'mė nxisin tė ngre kurthe pėr t'i zėnė vendin ndonjė kryetari Bashkie apo tė luftoi pėr t'ia pėrgatitur atė vend njė tjetri. Prandaj s'pėrpiqem t'ju demonizoj, po as t'ju mistifikoj.


    E bėra kėtė ndėrhyrje tė gjatė pėr t'ju larguar ēdo dyshim e keqkuptim rreth problemeve qė do tė trajtoj mė poshtė. Pra, le tė hymė nė temė:


    Gjatė kėsaj kohe qė ushtroni detyrėn tuaj, me aq sa mund tė shoh unė, vė re se jini pėrpjekur tė bėni mjaft punė tė mbara, si fjala vjen, rregullimin e disa rrugėve kryesore dhe trotuareve tė tyre, prishjen e kioskave nė qendėr tė qytetit, fillimin e rregullimit tė disa lulishteve, veēanėrisht ish parkun "Rinia" etj, ndėrsa kam plot rezerva pėr disa gjėra qė ju guxoni t'i quani "Kthim nė identitet", pėr disa prishje pa kriter gjatė Lanės qė kanė marrė formėn e shėmtuar tė njė histerie shkatėrrimtare tė panevojshme e tė dėmshme etj.


    Pėr kėto gjėra mbase mund tė shkruajnė tė tjerė. Unė do tė kufizohem tė flas pėr dy probleme qė mė duken tė rėndėsishėm.


    Llangosja e fasadave
    Nisma juaj e rregullimit tė suvatimeve dhe elementėve tė tjerė tė fasadave tė godinave gjatė rrugės sė Durrėsit e tė Kavajės dhe bojatisja e tyre, ishte njė veprim shuėm i drejtė qė koha e kishte bėrė tė domosdoshėm.


    Pėr kryerjen e kėtyre punėve pėrveē punėtorėve tė thjeshtė ndoshta keni ngarkaur piktorė me diplomė Akademie dhe arkitektė, por thuhet se gjithēka bėhet nėn frymėzimin, orientimin, drejtimin dhe miratimin tuaj deri nė hollėsi. Nė qoftė kėshtu, keni meritat qė ju pėrkasin, por mbani dhe pėrgjegjėsinė, pėr gabimet e rėnda qė sipas meje, janė bėrė nė ato rrugė. Pėr kėto gabime do tė flas:


    Pėr tė gjitha godinat nė tė dy anėt e rrugės sė Durrėsit, nga fillimi nė fund, janė pėrdorur dy ngjyra: Portokolli e ndezur dhe e verdhė e ndezur, tė njollosura vende-vende me ngjyra dhe mė tė n dezura si jeshile e errėt, blu e thellė dhe ndonjė trekėndėsh nė ngjyrė limoni gazmor.


    Nė kėtė mėnyrė, tė gjitha godinat janė veshur me tė njėjtin kostum. Kėshtu, jo vetėm qė u humbet atyre individualitetin dhe ua zbehėt ose ua zhbėtė vlerat arkitektonike fillestare, por duke qenė tė gjitha godinat tė lyera njėlloj, duke sikur tė gjitha janė projektuar nga i njėjti njeri dhe sikur janė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė.


    S'duhet tė harroni se aty ka godina me vlera arkitektonike tė ndėrtuara nga mezi i viteve 1930 (katėr- pesė godinat pranė Ministrisė sė Arsimit dhe ajo pėrkundrejt Ambasadės Jugosllave) tė tjerat janė ndėrtuar nė vitet '50. (ish godina e oficerėve) dhe tė tjerat- nga arkitektė tė ndryshėm nė vitet '60, '70, '80. Juve ju duket sikur e zbukuruat kėtė rrugė, meqė e lyet fund e krye me bojė madje dhe gurėt e tullat e fasadave. Nė tė vėrtetė ju e bėtė llum dhe e fshehėt trashėgiminė ndėrtimore tė saj nėn petkun e uniformitetit gjoja modern.


    Jam i sigurt se fjalėt e mia tė mėsipėrme po i lexoni me njė nėnqeshje tallėse. Kjo s'mė prish punė, po dėgjoni ē'thotė nė librin e tij "Amate l'architettura" njeri nga arkitektėt modernė mė tė shquar italianė Gio Ponti, autori i grataēietit Pirelli, nė Milano:


    "Faqet e rrugėve nuk janė mė shirita tė shrregullt, por pėrbėjnė njė shfaqje njėsish arkitektonike tė ndara njėra nga tjetra, ndryshueshmėritė e tyre do tė jenė dėshmi tė vlerave tė ndryshme dhe shprehjesh tė ndryshme, tė bėra nga njerėz tė ndryshėm dhe epoka tė ndryshme dhe pėrvoja teknike e konceptive tė ndryshme. Kėshtu i bėjmė qytetet tė bukur".


    Tė njėjtėt gabime po bėhen me lyerjet e godinave nė rrugėn e Kavajės. Ndėrsa mund tė thuash fjalė tė mira pėr meremetimin dhe lyerjen e fasadės sė godinės sė ish stabilimentit "Mihal Duri", pak mė sipėr, tek tė tri kullat e banimit, sheh karikaturizimin e arkitekturės sė tyre tė thjeshtė, por dhe tė njė godine tjetėr afėr Bankės Kombėtare, pėr tė cilėn do tė flasim veēanėrisht mė poshtė.


    Gabimet e llangosjes sė fasadave dhe karikaturizimi i arkitekturės sė fasadave tė tyre arrin kulmin qesharak te blloku i banesave tė Shallvares. Dihet qė ato godina kanė njė arkitekturė tė stipit butaforik sovjetik qė s'na ka pėlqyer ndonjėhere, por tė mos harrojmė se tė tilla ndėrtesa janė ndėrtuar me qindra nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropėn Lindore tė viteve 1945-60. Ato pėrbėjnė njė epokė tė ndėrtimeve nė ato vende dhe tek ne dhe kur bėhen riparime apo lyerje, u duhet qėndruar besnik stilit arkitektonik tė tyre. Duke i shfytyruar fasadat, siē po veprohet tek kėto ndėrtesa, bėhet njė gabim i madh. Kėtu gabimi ėshtė edhe mė i rėndė, se i ka karikaturizuar pamjet e tyre me lloj-lloj njollash e ngjyrash nga limoni te e zeza, e kuqja, grija etj. me tė iclat piktorėt dekoratorė treguan paditurinė e tyre tė plotė ndaj arkitekturės. Sikur tė jetonte i ndjeri arkitekt Gani Strazimiri, viktimė e shkollės qė kreu dhe kohės kur punoi, por qė e dinte mjeshtėrinė e atij stili si askush tjetėr, kėta piktorė nuk do ta kalonin aq lehtė masakrėn qė po bėjnė tek banesat e Shallvares tė projektuara prej tij.


    Kėto pak fjalė i thashė pėr tė nderuar tė ndjerin arkitekt Gani Strazimiri, mikun tim mirėdashės pa interes dhe nė mbrojtje tė veprės sė tij qė tashmė, ėshtė jona, duhet tė flasin tė gjithė, jo nė rrugė e nė kafene, por atje ku mbetet e shkruar.


    Sėmundja e llangosjes sė fasadave me ngjyra tė ndezura po invadon banesat nė Rr. "Luigj Gurakuqi". Ato janė projektuar nga arkitektė kolegė tė mi tė dikurshėm qė pėr fat tė mirė, tė rinj e janė tė gjallė. Sa s'ėshtė vonė, duhet ta thonė me zė tė lartė e me shkrim tė qartė nėse e miratojnė atė qė po ndodh tek ato ndėrtesa, apo janė kundėr. Duhet ta bėjnė kėtė, nėse duan t'u ketė hije emri arkitekt qė mbajnė. Epidemia e ngjyrave tė ndezura po pėrhapet dhe nė godinat e reja shumėkatėshe, ndoshta si imitim i thjeshtė, ndoshta pėr t'ia bėrė qejfin kryetarit, pėr tė mos u hapur ndonjė telash tė kotė.


    Kėshtu Tirana, qytet mesdhetar, qė duhej tė kishte- siē i ka pasur jet'e mot - ajo dhe gjithė Shqipėria si dhe gjithė qytetet e Mesdheut, godina me ngjyra krejt tė ēelura, mori ngjyrat e ndezura qė pėlqehen e pėrdoren nė banesa popujsh tė vendeve me klimė, trashėgimi historike e kulturore krejt tė ndryshme nga tonat dhe si pasojė, kanė shije ndaj sė bukurės krejt tė ndryshme nga e jona. Me asi ngjyrash s'duhet tė gėnjehemi e tė themi qė Tirana bėhet gjoja moderne.


    Duke pėrdorur kėto ngjyra, ju s'mund tė shfajėsoheni apo tė fshiheni prapa thėnies sė njohur latine: De gustibus et coloribus on disputandum. Jo, zotėrinj! Kjo vlen vetėm kur lyeni shtėpinė tuaj. Lyjeni me ēdo bojė qė t'u pėlqejė dhe e mbajēi me shėndet, por kur merrni pėrsipėr tė lyeni njė qytet tė tėrė, s'mund tė dhunoni shijen e pėrgjithshme tė formuar nga njė kulturė qytetare shumėvjeēare pėr tė mos thėnė shekullore.


    Larg duart nga blloku i banesave mbrapa Bankės Kombėtare!
    Tani dua tė vė nė dukje pėrdhunimin e arkitekturės dhe shfytyrimin e fasadės sė njė blloku banesash qė ka lidhje tė forta me krijimtarinė time projektuese si arkitekt. Fjalėn e kam pėr bllokun e banesave mbrapa Bankės Kombėtare.


    Ai bllok ėshtė ndėrtuar gati dyzet vjet mė parė dhe deri mė sot nuk e ka pasur tė nevojshme as tė lahej, as tė lyhej. Qėndroi i pastėr dhe i paēngjyrosur dhe kėshtu do tė vazhdonte tė qėndronte edhe pėr njė gjysėm shekulli, nė mos mė shumė, po tė mos dėmtohej nga njerėzit qė janė aleatėt mė tė egėr tė kohės shkatėrrimtare.


    "Bukuria ėshtė materiali mė i qėndrueshėm". Kėto godina, me bukurinė e tyre, e provuan edhe njė herė kėtė thėnie tė vjetėr. "L'arcitecture chante" thotė Le Corbusier- Arkitektura kėndon. Ka dyzet vjet qė ky bllok po kėndon kėngėn e tij tė heshtur, por kėtė kėngė ia ndėrprenė tani ca bojaxhinj qė derdhėn mbi paditurinė e tyre tė mjerė. Ata po ia pėrdhunojnė arkitekturėn e qartė duke e ngarkuar e ngatėrruar me elementė tė pakuptimtė qė e karikaturizojnė dhe e veshin me rroba kllouni, siē po veshin dhe ndėrtesa tė tjera nė Tiranė.


    Me kėto veprime ata u bėnė vazhduesit qesharakė tė pėrdhunuesve tė projektit dhe tė ndėrtimit tė kėtyre godinave nė kohėn e diktaturės komuniste.


    Ndokush qė kėrkon tė dijė mė shumė mbi ndodhitė e atėhershme, le tė lexojė librin tim "Arkitektura dhe diktatura". Pėr lexuesit e sotėm, do tė tregoj shkurt historinė tragjikomike qė ka shoqėruar kėto godina dhe mua deri mė sot: Dyzet vjet mė parė, unė, njė inxhinier i ri njėzetetetėvjeēar pėr tė mbrojtur projektin e kėtij blloku, pėrplasesha me dy nga mė tė pushtetshmit e asaj kohe, S. Koleka dhe M. Shehu qė me moshė ishin nja njėzet e pesė vjet mė tė mėdhenj se unė.


    Tani, pėr tė mbrojtur kėto godina, mė duhet tė pėrplasem me mė tė pushtetshmit e sotėm, qė janė nja njėzet e pesė vjet mė tė rinj se unė. Deri mė sot, pėr kėto ndėrtesa, kam dėgjuar fjalė tė mira, madje, disa kolegė dashamirė qė e ēmojnė tė bukurėn, me tė parė qė po cėnohej arkitektura e tyre, mė telefonuan tė alarmuar e tė indinjuar pėr sa po ndodhte. Tė tjerė, ndoshta kaluan aty pari dhe bėnė sikur nuk e panė. Tė tjerė, ndoshta mund tė kenė buzėqeshur me ligėsi. Sikushdo vepron sipas ndėrgjegjes sė vet. Unė e shoh me qetėsi. Dikur e bėra detyrėn time. Luftova sa munda pėr mbrojtjen e arkitekturės sė kėtij blloku. Madje i pata kushtuar dy-tre vjet tė rinisė sime. Tani s'ėshtė mė i imi. Qė prej dyzet vjetėsh i pėrket Tiranės. Ajo le ta mbrojė.


    - Nėse Tirana ka arkitektė qė e mbajnė atė emėr me dinjitetin qė meriton, do tė dinė ē'tė bėjnė.


    - Kam dėgjuar se Shoqata e Arkitektėve shqiptarė ėshtė riorganizuar, ka zgjedhur organet drejtuese. Nėse vėrtet funksionon si shoqatė arkitektėsh, e di ē'duhet bėrė.


    - Sė fundi, do t'i kujtoja mikut tim tė vjetėr, Drejtorit tė ri tė Institutit tė Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės, se ky bllok banesash ėshtė ndėr tė parėt me arkitekturė moderne tė ndėrtuar tek ne pas mė se njė dhjetėvjeēari ndėrtimesh me stilin e arkitekturės sovjetike. Pėr kėtė arsye them se, nė mos krahas, tė paktėn pas gėrmadhave tė kalave, meriton tė mbrohet, kjo godinė qė ėshtė njė monument kulture i llojit tė vet. Ky bllok banimi tashmė ka hyrė nė historinė e arkitekturės moderne shqiptare dhe askush s'mund ta nxjerrė prej atje dhe po t'i verė minat e ta shembė.


    - Nėse Kėshilli Bashkiak ende ka njerėz qė dinė tė shohin e tė mendojnė, duhet tė largojnė urgjentisht duart e kėtyre barberinėve tė rinj dhe tė urdhėrojnė t'u kthehen godinave vlerat arkitektonike tė mėparshme, pa as mė tė voglin ndryshim. Turpi dhe faji do tė jetė i atyre qė do tė bėjnė sikur nuk panė e nuk dėgjuan. Duke pėrfunduar po u kujtoj tė gjithė kėto fjalė tė Gio Pontit: "S'kemi veēse qytetėrimin tonė pėr tė shpėtuar qytetėrimin tonė".

    * Arkitekt
    ---------------

    nga gazeta Shqiptare

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    nga Gazeta Shqiptare

    LETERSI

    Poeti Kolevica sjell pėr lexuesin shqiptar princin e letėrsisė gjermane i cili i rezistoi ngjarjeve tė fundshekullit tė kaluar duke siguruar mbijetesėn e artit tė tij nė gjithė botėn

    Hesse, gjeniu qė foli shqip dyzet vjet pas vdekjes
    Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Petraq Kolevica

    HERMANN HESSE ėshtė njėri nga shkrimtarėt mė tė shquar gjermanė tė shekullit tė njėzet. Lindi mė 2 korrik 1877 nė njė qytet pranė Württembergut dhe vdiq nė Lugano tė Zvicrės mė 9 gusht 1962. Ishte djali i njė pastori (prifti) dhe nipi i njė misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi nė formimin e personalitetit tė tij. U dėrgua tė studionte pėr teologji, por mėsimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar nė Tübingen. Nė botėkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonė intimėrisht fetar.

    Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor pėr tė kėqiat e kohės. Edhe mė vonė, nga vetė formimi i tij shpirtėror, ishte qė nė fillim kundėr nazizmit. Hermann Hesse ėshtė poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike tė larta e sasi tė jashtėzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinė nė 80 milion ekzemplarė nė tė gjithė botėn, duke e bėrė kėshtu njėrin nga shkrimtarėt evropianė mė tė lexuar tė shekullit tė njėzetė.
    Mė 1921 u bė qytetar zviceran dhe 1946 iu dha ēmimi Nobel nė letėrsi.
    Romani i tij i parė ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai qė e bėri tė shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) mė vonė mjaft i admiruar u bė romani "Unterm Rad" (Nėn rrotė) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e njė adoleshenti tė vėnė nėn njė disiplinė antinjerėzore tė shkollės prusiane. Vazhdojnė pastaj libra tė tjerė me novela e tregime: "Diesseits" (Kėtej, nga kjo anė, 1907) "Nachbarn" (Fqinjė, 1908) "Umwege" (Rrugė e gjatė, 1912) etj. Shėnime udhėtimesh nė Indi - Aus Indien (1913). Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nxorri tregimin "Schön ist die Jugend" (Rinia ėshtė e bukur, 1916). Por katastrofa e luftės nė Evropė solli tek ai njė pėrmbysje tė thellė e bashkė me tė dhe njė pjekuri tė motiveve personale. Frut i kėtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisė sė Emil Sinclair-it, 1919). Kjo ėshtė njė vepėr e rėndėsishme, sepse ėshtė ndėr tė para nė Evropė qė ve nė dukje ndikimin e psikanalizės. Te Demiani paraqiten tė rinjtė e universiteteve gjermane, jeta e tė cilėve shkatėrrohet nga presioni i luftės.
    Perla tė vogla tė vėrteta tė artit tregimtar janė "Kurgast" (Miku i kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) tė dy, mė 1925. Shumė i rėndėsishėm ėshtė veēanėrisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepės, 1927) ku, siē thoshte, tregoi: "Ferrin e brendėsisė sė vet". Kriza shpirtėrore dhe forma e jetės sė njeriut modern ėshtė tema e "Ujkut tė stepės", tė kėsaj autobiografie qė ndonėse e varfėr nė veprime ėshtė e pasur nė mendime, ku lexuesit tė vėmendshėm i tregon "kaosin e botės sė tij shpirtėrore". Origjina e kėsaj krize identiteti ėshtė urrejtja ndaj njė shoqėrie qė shkon verbėrisht nga njė luftė botėrore nė tjetrėn, neveria ndaj njė kulture servile dhe frika ndaj njė jete tė brendshme "tė pėrciptė e tė normuar". Ndėr veprat e tjera mund tė pėrmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojėartė) e veēanėrisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave tė qelqta, 1943) qė pėrbėn "shumatoren" e tė gjitha shqetėsimeve, studimeve dhe anktheve fetare tė shkrimtarit tė shquar.
    Pėrveē shkrimeve nė prozė, Hermann Hesse shquhet si poet me mė shumė se 680 poezi tė pėrmbledhura nė 12 vėllime. Poezitė e tij dallohen pėr ndjesi tė hollė e pėrsosmėri tė vargut. Temat e tyre janė ato tė anėve mė delikate e mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė njerėzore, si vėllavrasja (Kėnga e vdekjes sė Abelit), trishtimi, vetmia etj.
    Vėllimet e tij me poezi janė: "Romantische Lieder" (Kėngė romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Nė rrugė, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi tė zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizė, 1928), "Trost der Nacht" (Ngushėllimi i natės, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetės, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi tė reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulėzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitė e vona, 1963). Pavarėsisht nga titujt e vėllimeve dhe temat e shumta tė poezive tė tij, ato, pėrmbledhtas, mund tė quhen autobiografi lirike e poetit.
    Tek ne, nga ky shkrimtar, prej mė se pesėmbėdhjetė vjetėsh mė parė ėshtė pėrkthyer romani "Nėn rrotė", ndėrsa gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė, pėrktheva unė poezi nga Hermann Hesse tė cilat u botuan nė librin e atėhershėm "Poezi gjermane dhe austriake" tė pėrgatitura prej meje.
    Nė kėtė dyzetvjetor tė largimit tė poetit nga kjo jetė, kam fatin e veēantė dhe nderin ta pėrkujtoj e t'ia afroj lexuesit tonė tė nderuar me anėn e disa pėrkthimeve tė tjera qė kam bėrė kohėt e fundit posaēėrisht nga poezia e tij.
    Kėnga e vdekjes sė Abelit

    Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
    Vėllai Kain e braktis e shkon.
    Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
    Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
    Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
    Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
    Vajton njė vajtim pa mbarim:
    Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
    Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
    Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.

    Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
    Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
    Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
    Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
    Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
    Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
    Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
    Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.

    Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
    Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
    E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
    E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
    Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
    Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.

    S'duan tė dinė as pėr Kainė,
    As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
    As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
    Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
    Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
    Tė fortėt, tė palatuarit,
    Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
    Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.

    Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
    E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
    Veten e ndjejnė tė fortė ata
    Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
    Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
    Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
    Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.

    Ky zog sot si askurrė
    Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
    Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.

    Trishtim

    (1944)

    Ē'mė ngrohte gjer dje plot shije,
    Sot vdekja e mban nė gji.
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.

    I ndiej si bien, bien
    Si borė qė rrugėn mbulon,
    Dhe hapat mė nuk ndihen,
    Njė heshtje e gjatė afron.

    Nė qiell s'ka yje as hėnė.
    Nė zemėr s'ka dashuri.
    Gjer tutje njė heshtje ka rėnė
    Dhe bota u mplak e u mpi.

    Kush mbron dot zemrėn njė fije
    Nga koha plot ligėsi?
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.


    Nė mjegull

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
    Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.

    Plot miq bota ime pat qenė
    Kur jeta kish dritė ende;
    Tani qė kaq mjegull ka rėnė
    Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

    I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
    Ai qė terrin s'kupton,
    Se si fshehtėsisht ngadalė
    Nga gjithēka e veēon.

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Jeta bėhet vetmi.
    Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.


    Natė vetmitare

    Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
    Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
    Nėn kėtė qiell me yje pa anė
    Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
    Ju tė plakur pa njė fjalė
    Nėpėr netė yjezbehtė,
    Duarduruar mbaheni ngadalė
    Dhe ruani dhe vuani vetė,
    Turmė e mjerė, e gabuar,
    Lundėrtarė pa yll e pa fat,
    Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
    Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!


    Gėnjej

    Gėnjej! Gėnjej! Nuk jam aq plak
    Ende nuk jam velur nga jeta,
    Se njė trup gruaje mė bėn sado pak
    Tė mė rahin pulsi e mėnt'e shkreta.

    Pėr gratė me zjarr vazhdoj t'ėndėrroj,
    Pėr ca dosido e ndonjė hirperije,
    Pėr njė valzer brilant qė dot s'e harroj
    Edhe pėr net dashurie.
    Pėr njė dashuri ėndėrroj madje,
    Njė tė heshtur, tė dlirė, hirplot.
    Ajo, e para, e shenjtė qe.
    Pėr tė dhe sot mund tė qaj me lot.


    Kėngė Dashurie

    O ti qė po ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.
    Nga ditėt largohem tani,
    Se vetėm natėn dua.

    E art' ėshtė nata pėr mua
    Si asnjė ditė pastaj.
    Atje ėndėrroj pėr njė grua
    Dhe flokėt e verdha tė saj.

    Atje ėndėrroj lumturinė
    Qė prej njė vėshtrimi u stis
    Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
    Qė nga i largti Paradis.

    Atje shikoj retė dhe rri
    Kundroj gjithė natėn sa dua.
    O ti qė ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.


    Lutje

    Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
    Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
    Mos pyeta vallė mė tė kotė:
    Mė dashuron apo jo?

    Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
    Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
    Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
    Dorėn tė mė takosh.


    Kėngė pėr tė dashurėn nė pranverėn e ftohtė

    Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
    Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
    S'i numėroj, po rri pėrgjoj
    Sa ngadalė koha rėshqet.

    Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
    Si trumbė zogjsh nė fluturim
    Po se si shkojnė, s'dua ta di.
    S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
    Se janė orė qė shkojnė pa ty.


    Sepse tė dua

    Sepse tė dua, i egėrsuar,
    Po vi tek ti nė kėto nete.
    Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
    Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

    Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
    Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
    Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
    S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė.

    Bisedė mbrėmje

    Ē'mė vjen ėndėrrimtare nė kėtė vend plot re?
    Ta dhashė zemrėn time nė dorė e ti s'e pe.
    E mbushur ishte plotpėrplot me lumturi
    Dhe ishte kaq e nxehtė - si nuk e ndjeve ti?

    Me njė qeshje tė thashė ma ktheve dosido.
    Njė dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.


    Nėnės sime

    Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
    Po mbeta larg e larg mėrguar
    Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
    Mė mirė ti mė ke kuptuar.

    Pėr ty dhuratėn kam menduar
    Edhe punuar gjat' e gjatė,
    Porse mė mbet kėtu, nė duar.
    Ti mbylle sytė kėtė natė.

    Por ndjej se, duke e lexuar,
    Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
    Mirėsia jote e patreguar
    Mė lidh me ty me mija fije.
    Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

    Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
    Tek unė si tė vish?
    E njėjta ėndėrr net pėr net!
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
    Kėtu, tek unė, tė vish?
    Nė fushat

    Nė qiell enden retė pafund,
    Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
    Nė fushat endet e endet gjithkund
    Fėmia i humbur i nėnės sime.
    Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
    Nė pemė zogu klith me vajtim,
    Atje, matanė malesh tė larta,
    Ndodhet, diku, atdheu im.

    Kliko per te printuar

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    Meqe solle ketu perkthime nga Hermann Hesse, deshiroj te te ftoj te lexosh edhe pak perkthime te mia ne nje teme te hapur tek Krijime ne gjuhe te huaj.

    Linku me poshte te con direkt aty.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=&threadid=218


    Pershendetje!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Kolevica ka shkruajtur poezi shume te bukura.
    Disa nga librat e tij jane:
    Te korrat e vona
    Kam njohur sy o ata sy!
    Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje.(studim Kritik)
    Lasgushi me ka thene.

    Ai ka edhe perkthime madheshtore sidomos nga Rusishtja e Gjermanishtja.

    Ai eshte edhe arkitekt i talentuar.
    Kur projektoi nje pallat afer Zerit te Popullit e kishte krijuar me ngjyra te bardhe e te kalter.Spiro Koleka e akuzoi se kishte vizatuar flamurin Grek!
    Don't let anyone take away your voice.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mila pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Petraq Kolevica
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 18:15
  2. Arkitekt Petraq Kolevica
    Nga Dita nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 08:07
  3. In memoriam: Petraq Xhaēka
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 22:52
  4. Gjeologu Petraq Xhaēka
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 01:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •