Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    anëtar i RASTËSISHËM... Maska e besjon
    Anëtarësuar
    29-06-2002
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikë
    Postime
    40

    Post Pse na shkon gjithmonë puna për dreq???

    Dashurinë, secili e njeh. Secili e ka takuar të paktën njëherë në jetën e vet të mjerë... Po them e mjerë ngaqë dashuria në SHUMICËN e rasteve i nënshtrohet ligjeve shumë të rrepta të shoqërisë. Dhe në rastin e shoqërisë Shqiptare ajo i nënshtrohet PLOTFUQISË së familjes Shqiptare... Duhet një kohë jashtëzakonisht e madhe që të ndryshojë mentaliteti i një populli dhe duhet një kohë dhjetëfish më e madhe nëqoftëse ky popull është ai Shqiptar... Prandaj me këtë dua të them që mentaliteti Shqiptar ndryshon me hapa tepër të vegjël dhe në disa raste dhe krahina Shqiptare ai nuk po përparon fare por po përMBRAPËSON!!! Edhe pse mund të duajmë dikënd me gjithë zemër dhe me sinqeritetin më të madh, edhe sikur ky "dikushi" të na dojë neve gjithashtu me sinqeritetin më të madh do të ishim thjesht në mesin e rrugës!!! Ndërsa për mbarë Europën thjesht kjo fazë është e nevojshme ( dashuria reciproke pra ) që të arrihet në një marrëdhënie solide që mund të mbarojë në kurorëzim të përjetshëm! Po ja që për fajin e këtij dreq mentaliteti që kemi, punët tona janë shumë më të ndërlikuara!!! Unë kam ra në një hall tepër të madh që lidhet pikërisht me këtë problem por për vetë sigurinë tuaj personale nuk do ju flas më gjatë pasi mund të rrezikoni edhe juve si bashkëpunëtorë në një akt penal të dënueshëm nga ligjet ndërkombëtare... ( më falni për këtë tejkalim të normës po desha ta qetësoj pak gjëndjen e neuroneve të mi që më duket sikur po shpërthejnë në varg këtej lart nga koka ime... ). Është thjesht një problem ky i marrëdhënieve dashurore mes dy shqiptarëve që të lun mendtë e kokës ( besojeni atë që tashmë e ka kokën dhallë fare!!! ). Deri kur djemtë shqiptarët s'do mund të dalin haptazi me të dashurën e zemrës së tyre pa pasur frikën e Gestapos? ( më falni, desha të them FAMILJEN e vajzës... ). Baaaaaaaaaaah hajt, në besë të Zotit qofshim se sa për njerëz e kena hongër sa krahu... ( më falni për shprehjet jo shumë të këshillueshme në një mjedis të tillë ku mund të marrin pjesë edhe SHUMË kalamaj nën 18-vjeçarë të maskuar me ndonjë pseudonim të bukur! => pikëçuditse )

    Nejse, shpresoj se çfarë kam shkruajtur është e qartë se pasha nderin e FAMILJES me fillu me e lexu edhe një herë të tërin ndoshta edhe unë vetë s'mund të kuptoj se çfarë kam shkruajtur po hajt mo, ça u bo u bo s'po e fshij tashi se u lodha kaq shumë tu shkrujt...

    Voilà pra, ju këshilloj që, meqë jemi brezi i ardhshëm i Shqiptarisë, t'i edukojmë fëmijët tanë ( kismet Zotit, kur të vijnë ) në mënyrë që të mos detyrohen që një ditë t'i mbysin ndjenjat e tyre të dashurisë nga frika që të kapen nga Gestapoja ashtu siç kanë vuajtur gjyshërit e tyre...

    Kam shumë besim në mirëkuptimin tuaj të dashur bashkëatdhetarë të nderuar dhe ju uroj një ditë shumë të këndshme me diell dhe një ditë përjashtimi nga rutina a vuajtjeve dhe ofshamave të përditshme të jetës tonë të mjerë...!!! => pikëçuditse edhe njëherë...
    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  2. #2
    cdo gje ndodh per nje arsye ...
    !!!

  3. #3
    ~¤Ïs §ôôô..Mmmm Mmmm Gôôd Maska e PaMeLaA
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    In My Skin!
    Postime
    189
    Postuar më parë nga bebushe
    cdo gje ndodh per nje arsye ...
    ate i them gjithmone vetes
    ¿~*¤(K)(L) §wëèt Îññô¢êñt Åñgêl (F)(K)¤*~?

  4. #4
    anëtar i RASTËSISHËM... Maska e besjon
    Anëtarësuar
    29-06-2002
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikë
    Postime
    40
    A s'më thoni juve mua çfarë lloj arsyeje mund të jetë kjo që thoni juve? Thjesht po më mbyt kurioziteti... Dhe ju kërkoj edhe një herë të falur nëqoftëse mesazhi im i parë nuk ishte shumë i qartë. Më ndodh nganjëherë të flas përçart ngaqë ku s'më shkon mendja prandaj dhe kam vështirësi që t'i vëj çdo mendimi që kam në kokë një fjalë të posaçme...

    Hajt pra, duke shpresuar që do përgjigjeni sa më shpejt në lidhje me atë "arsyen" që ju të dyja përmëndët pak më sipër, unË do iki dhe ju përshëndes përzemërsisht nga Brukseli.
    Mirë u dëgjofshim
    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Tema të Ngjashme

  1. Të kërkosh perfeksionin a është gjithmonë pozitive?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 12:22
  2. Çfarë është Perëndia që unë adhuroj
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 10:13
  3. Kush paguan në takimin e dytë?
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 14:25
  4. Perse ne jeten tone gjithmone ka nje....
    Nga AuGuSt_ në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 14:43
  5. Jini Për Allahun Që Të Jetë Allahu Për Ju !
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •