Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Enver Hoxha dhe mafia italiane.

    Milionat e cigareve kontrabande te Sigurimit

    Si hyri hyri ne lidhje ne mesin e viteve '70, regjimi komunist i Enver Hoxhes, me mafian italiane dhe boset e trafikut nderkombetar te cigareve ne Zvicer. Detyrat qe iu ngarkuan Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe si futeshin nga Jugosllavia, ne territorin e Shqiperise maunet kontrabande, qe perfundonin ne duart e mafias se Puljas, Sacra Corona Unita"

    Punonjesi i sigurimit Qazim Myftiu, eshte tmerruar dhe ka kaluar nete te tera pa gjume dhe ka kaluar nete te tera pa gjume, kur ndihet ministri i Brendshem Kadri Hazbiu, i komunikoi ne vitin 1975, detyren e re. Ai drejtonte kondrabanden e cigareve ne Shqiperi, me "nje firme" zviceriane, per llogari te nje "firme italiane". Edhe ai ndoshta nuk eshte ne gjendje te pershkruaje tani se c'ndjente te nesermen e saj dite, kur pasi la Bulevardin "Deshmoret e Kombit", hyri ne zyren e tij te re.

    Atje fare prane godines se Muzeut te Sigurimit te Shtetit, perballe Hotel "Drinit" ne qender te Tiranes. Nje zyre gjysem bunker, vetem me nje tavoline e karrike, telefon dhe ku pak kohe me vone do te instalohej nje aparat faksi ne Shqiperi. Ky vend me nje siperfaqe me pak se 30 metra katrore, do te sherbente per 15 vjet, si pulti i komandantit per veprimtarine e ndaluar jo vetem nga propoganda komuniste, por edhe nga Kushtetuta e Republikes Popullore Socialiste e Shqiperise.

    "Ishin ditet kur sapo ishin goditur grupet armiqesore ne ekonomi, nafte, kulture, mbrojtje dhe ministrine e Brendshme",- pranon te rrefeje nje nga te paktet qe ka patur dijeni te plote rreth kondrabandes dhe qe edhe tani, kerkon te ruaje anonimatin. Ishte mesi i viteve '70. Pas Jugosllavise dhe BRSS, Enver Hoxha pergatitej te prishte marredheniet edhe me Kinen e Mao Ce Dunit. Ne Kongresin e 7 te PPSH, udheheqesi komunist do te deklaronte moton e tij te preferuar, per ndertimin e socializmit "me forcat tona". Ishin oret e proves se rende te mbijeteses ne veteizolim, e kur arka e shtetit shqiptar, kishte nisur te ndjente urine e shpejte per valute.

    "Per kete duhej gjetur nje rrugezgjidhje e shpejte, qe te mund te kompesonte sadopak, milionat e ndihmave falas qe ishin marre deri atehere, nga vendet e kampit socialist",- nis rrefimin e tij njeriu i cigarave. Nje zgjidhje qe njerezit qe drejtonin ideologjine, ekonomine dhe sigurine e regjimit komunist, nuk kane vonuar ta gjejne: Nje firme private zviceriane, me ndermjetesine e disa italianeve, kishte kerkuar lejimin e ardhjes se cigareve kontrabande nepermjet territorit te Jugosllavise duke perdorur Shqiperine, si nje vend per tranzitimin, magazinimin dhe me pas trafikimin e tyre drejt Italise.

    Si shperblim, mafia i kishte ofruar nje fitim perrallor shtetit shqiptar, e cila nuk do te investonte asgje, pervec vullnetit te saj per te mbylur njerin sy per mallin kontrabande. Nga ana tjeter italianet vinin ne dispozicion skafet dhe njerezit e tyre, per imbarkimin e ngarkesave ilegale, nga brigjet shqiptare, ne ato italiane, duke ia lene te gjithe faturen e rrisqeve te cfaredolloji, organizatave mafioze.

    Pas miratimit nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u ngarkuan per te vene ne levizje kete skenar. Ministri i Brendshem Hazbiu, duhej te garantonte ndertimin e struktures se posacme per hyrjen ne lidhje direkte me mafian italiane dhe bosat zvicerane, per operacionet e ardhjes, mberritjes pa probleme te "mallit" brenda territorit shqiptar, magazinimit, transportimit dhe pervjelljes drejt ujerave nderkombetare.

    Duke qene si ministria e Rendit kishte ne varesi funksionale ne ate kohe edhe Sigurimin e Shtetit, Hazbiu duhej te garantonte konspiracionin maksimal te operacioneve te ndaluara rreptesisht per ideologjine e nje vendi komunist si Shqiperia. Ndaj, njerezit, vendet, kodet e komunikimit dhe menyra e bashkepunimit me "partneret" duhet t'i nenshtroheshin rregullave te rrepta te sekretit shteteror.

    Ndersa Kryeminnistri Mehmet Shehu, duhet te justifikonte "profesionalisht" futjen e miliona e milionave dollareve kontrabande ne llogarite transparente te buxhetit te shtetit dhe ne varesi te te ardhurave, te perllogariste fushat me prioritare ku ato duheshin investuar, ne menyre qe te rikuperohej mungesa e ndihmave falas nga Kina, pas prishjes se marreveshjes mes dy vendeve.

    Nje operacion qe perbente ndoshta nje nga vendimet me heretike per "teorine dhe praktiken e socilizmit shkencor" te Shqiperise komuniste. Per te cilin kane patur djeni nje numer mjaft i vogel njerezish ne maje te piramides se shtetit dhe Sigurimit. Nje ceshtje qe u klasifikua si "teper sekret i nje rendesie te vecante".

    Vetem tani, nje cerek shekulli nga vendimi per te "ndertuar socializmit me forcat e veta" nepermjet hyrjes ne "kampin shumekombesh" te kondrabandes se cigareve, njeri prej protagonisteve te operacioneve ilegale me te erret te regjimit, pranon te rerfeje detajet e tyre. Detajet e pjeses shqiptare te operacioneve qe pershkojne dy kontinetet e lagura nga Oqeani Atlantik, te cilat fillojne e perfundojne ne Zvicer, brenda 24 oresh. E qe perseriten e perseriten cdo dite, prej shume vitesh, me te njejten persosmeri dhe rregull fatalisht te pagabueshem. Ne te cilat jane angazhuar mijera njerez ne gjysmen e Botes, te cilet kane ne dispozicion mjetet dhe metodat me moderne te komunikimin dhe transportit. Nje sistem i sofistikuar miliardash, qe vazhdon te funksionoje edhe sot e kesaj dite. Por, me nje ndryshim te vogel pas viteve '90. Rruga e cigareve kontrabande drejt Italise, ka pesuar nje devijim te vogel: Skafet nuk nisen me nga brigjet shqiptare, por ato malazeze.

    Trampolina e Kuqe

    "Cigaret kondrabande hynin ne territorin shqiptar nga Jugosllavia, nepermjet pikes doganore te Qafe Thanes, me maune te plumbosura. Me ane te nje urdheri te fshehte, targat e ketyre makinave njiheshin vetem nga shefi i kesaj pike kufitare. Ndaj ato nuk i nenshtroheshin ritit te kontrollit doganor",- rrefen njeriu i kondrabandes. Pasi pershkronin rrugen Korce- Durres, ne muajt e pare,- sipas ish ministrit te Brendshem Hekuran Isai, maunet shkarkoheshin ne plazhin e Diviakes.

    Nga ky aktivitet, shteti shqiptar arriti te arketoje vitin e pare, vetem nje milion dollare. Por, kjo periudhe, duket se kishte shebyer vetem si prove. Me pas, malli u shtua aq shume, sa nisi te shkarkohej edhe ne disa magazina prane plazhit te Shengjinit ne Lezhe. Ne keto raste maunet me cigare hynin nga ish Jugosllavia nepermjet pikes kufitare te Hanit te Hotit. Pika e trete dhe me kryesorja, u be pas disa disa muajsh, kompleksi i magazinave prapa Kantines se Veres, ne periferi te Durresit. Rolin e magaziniereve- hamej, e luanin punonjes dhe ushtare te ministrise se Brendshme. Te cilet per te shenuar cdo lloj dyshimi tek qytetaret, e mbanin te fshehur armen e sherbimit dhe gjate kohes qe shkarkonin cigaret, qendronin te veshur me rroba civile.

    "Per te koordinuar punen, prane pikave te magazinimit, qendronte nje grup i vogel te huajsh. Ata mbikqyrnin transportin e bokseve me paketa, drejt kalates se posacme ne Portin e Durresit, derisa kondrabandistet italiane te ndiznin motorrat e skafeve te tyre te fuqishem dhe te niseshin drejt anes tjeter te "Adritikut",- vazhdon rrefimi. Kishte nisur ne kete menyre, udhetimi "pirat" per futjen kontrabande te cigareve te shtrenjta ne Itali. Udhetime, qe transportojne cdo vit 20 mije tonelata cigare, nga te cilat shteti italian humb plot 4 mije miliarde lireta (2 biliarde euro).

    Per te gjithe keto levizje qe kryeshin naten, ishin ne dijeni te plote Flota Ushtarako-Detare shqiptare dhe Kapiteneria e Portit. Kjo e bente krjet te sigurte dhe pa probleme, levizjen e skafeve te kontrabandes, ne ujerat tona terrotoriale.

    Rruga e tymit milioner

    Ky ishte intenerari i thjeshtezuar i stekave te cigareve, brenda territorit te Shqiperise. Megjithese numri i njerezve qe mesonin rreth aktivitetit te ndaluar, sa vinte dhe rritej, askush nuk ishte ne gjendje te shpjegonte ne ate kohe, se nga vinin dhe ku perfundonte malli qe sillej nga dhjetra e dhjetra maune TIR. Vetem pak kohe me pare, nje raport i EUROPOLIT, pas hetimit te llogarive te dyshimta te disa firmave zvicerane, ndermjet te cilave edhe njeres prej atyre qe operonte me Shqiperine e Enver Hoxhes, ka rene ne gjurmet e "tymit milioner".

    Sipas tij, operacioni nderkombetar, niste me porosine per cigare te Bosave ne Zvicer dhe perfundonte po aty, pasi fitimet derdheshin ne numrat e koduar te bankave. Keta njerez zoteronin prodhimet e fundit skafeve super te shpejta, te centraleve per telefona me kabell, mobile dhe radio. Qe ishin pa dyshim, me te sofistikuara se ato te policise dhe "Guardia di Finanzes" italiane.

    Porosia nisej nga zyrat e firmave te medha te tregtimit te cigareve ne Zvicer, drejt zyrave te kompanive te medha prodhuese, ne SHBA. Pasi malli i ngarkuar ne vapore, mberrinte ne Europe, ato ankordoheshin per tu shkarkuar ne portet e Hollandes dhe Belgjikes. Bokset e cigareve ngarkoheshin neper maune, te cilat nisnin udhetimin mespermes kontinentit Europian, drejt Jugosllavise. Nje udhetim prej mijera kilometrash me toke, qe perfundonte ne bregdetin shqiptar te "Adriatikut". E pasi magazinoheshin ketu, paketat pa pulla fiskale, nisnin udhen detare nga Shengjini, Divjaka e Durresi, drejt Italise. Nje aventure ilegale gjigande, me nje qellim te vetem: Sigurimin e fitimeve maksimale, duke i'u shmangur detyrimit doganor. I cili sipas ligjeve italiane, kap vleren e 57 % te cmimit te mallit.

    - Vijon -
    ( Marre nga "Korrieri")
    "Who is John Galt?"

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Ky eshte shkrim i vjeter, qe fillimisht u botua ke KLAN!

    Mbas Qazimit, qe ishte, sic thuhet, njeriu me i pasur i Sistemit Komunist, ka ardhe nji tjeter me mbiemrin Neshati. Mos ta permend emrin, vetem te shtoj, qe cunin e vet Gencin, e njof personalisht, edhe eshte ''cun bob''!

    Po qe se ju kujtohen cinaret ''Parisiene'', gjeje kush i sillte ne Tironen e viteve '91-92?

    Edhe dicke tjeter! A ju kujtohet kur u mbush Plazhi i Durresit me Marlboro?

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dordi1 pėr postimin:

    KerkuesSHBA (27-11-2014)

  4. #3
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Kur u mor vesh zyrtarisht, se Enver Hoxha, vdiq, Bruno Vespa, ne edicionin e 20:30, tek RAIUNO tha;...kur te hapet arkivoli i mbyllur shqiptar, do te qelbet gjithe Evropa!
    Une do te shtoja;...ajo qe eshte qelbur, nga Italia e Jugut, already!

    Puna eshte se ky Forum, perbehet nga ''Katunare nga Rrethet'', keshtu qe ky diskutim mbetet shterpe!


    Sidoqofte, ja se ca thuhet ''larte e poshte''


    Padrinoja i Shqiperise
    Fatos Nano eshte serish Kryeminister i vendit, ndersa njerezit e tij vazhdojne te jene te lidhur me klanet mafioze

    Nga Dina Nascetti, Claudio Papaianni dhe Giuseppe Rolli

    Padrinoja i Shqiperise ngjiti serish shkallet e pallatit te Parlamentit shqiptar si Kryeminister. Ne te vertete pagezimin me kete emer, "padrino", nuk e kreu ndonje lider historik i opozites, por nje ish i mbrojturi i tij, nje ish-Kryeminister dhe shok i afert i partise: Ilir Meta. Ne lumin e akuzave te tij, nuk ngurroi t'i keshillonte Nanos qe te "mos frekuentonte restorant "Trieste" ne Durres", i njohur si vendi ku "krijohen qeveri", por edhe ta cilesonte liderin per nga menyra e drejtimit te partise si nje "sultan".

    Shume prej drejtuesve te larte socialiste iu bashkuan ne kor akuzave te Metes, duke vene ne kete menyre ne dyshim kontrollin e Nanos mbi partine. Por rizgjedhja per here te katert ne krye te qeverise, te politikanit te vjeter socialist te vendit te shqiponjave, ka krijuar serish polemika dhe shume fraksione ne brendesi te partise. Fraksione qe me teper se per zgjedhje te ndryshme ideologjike diferencohen mes tyre nga interesat ekonomike. Ne Shqiperine postkomuniste, keto dhjete vitet e fundit, fjala "biznes" eshte e lidhur shpesh me krimin e organizuar. Nje dyshim te tille e kane vertetuar tashme me bisedat telefonike te pergjuara apo agjente te infiltruar shume hetime te kryera nga drejtesia dhe policia italiane.

    Ne Shqiperi eshte mese normale gjate ketyre viteve te fundit, qe bota e biznesit dhe politikes te bashkepunojne per te kontrolluar "lumin" e te ardhurave nga ndihmat nderkombetare, por edhe doganat. Nje fitim te majme, nga i cili klanet politike shqiptare nuk jane te gatshem te heqin dore. Fale ketij mirekuptimi shteteror, mafia shqiptare eshte fuqizuar se tepermi. Dhjete prej familjeve me te medha shqiptare, njihen tashme si zoterueset evropiane te trafikut te droges. Nje status te tille te privilegjuar e kane ndihmuar edhe marreveshjet mes mafias shqiptare dhe karteleve kolumbiane te Medelinit, te cilat kane braktisur rrugen hollandeze dhe spanjolle per hir te bazes me te sigurte evropiane te Shqiperise.

    Se fundi, kthetrat e mafias shqiptare nuk po ndalen vetem ne kontinentin e vjeter. Sepse ne projektet me te aferta te saj tashme eshte shfaqur tregu amerikan. Hetimet e operacionit antimafia te mbiquajtur "Florida", ne marsin e kaluar, ku morren pjese policia e Leces dhe amerikanet e FBI-se e DEA-s, nxorren ne drite nje skenar te frikshem. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur te shkembenin kokainen kolumbiane me heroinen e ardhur nga Turqia dhe marihuanen e prodhuar ne vend me destinacion SHBA-te. Njeri prej te arrestuarve te aksionit te perbashket ishte dhe Agron Xhafaj, vellai i nje ish-ministri. Edhe ky eshte nje njeri i Nanos.

    Gjithcka e ka zanafillen tre vite me pare, kur klanet e Durresit, tentuan pa ndonje sukses qe te ngrinin rafineri te perpunimit te kokaines ne vend. Edhe pse nuk ia arriten ketij qellimi, ata siguruan nje lidhje bashkepunimi me kolumbianet. Marreveshja u firmos ne Miami, Florida dhe sipas socialistit Dritan Prifti, ish-ministrit te Energjitikes, Fatos Nano ishte ndermjetesi i nje grupi amerikanesh, te cilet donin te pastronin nje shume prej nje miliard dollaresh te dyshimte. Shume njerez ne Shqiperi mendojne se Nano eshte i perziere ne menyre indirekte ne kete marreveshje.

    Nje tjeter aksion antimafioz i mbiquajtur "Journey Italia", i kryer ne shkurtin e kaluar, zbuloi nje rrjet gjigand te trafikut nderkombetar te droges. Si rezultat i hetimeve u bllokua ne Venezuele nje ngarkese prej 12 tonesh kokaine kolumbiane, e cila kishte si destinacion Shqiperine. Vendi i vogel ishte pergjegjes per pjesen logjistike te ketij rrjeti: transportin dhe riciklimin e parave. Pas hetimeve te para, u zbulua se ne sherbim te organizates ishte vendosur edhe Sokol Kociu, nje funksionar i larte i policise prane Prokurorise se Pergjithshme, i cili informonte trafikantet per hapat e hetimeve. Deri ne ato momente, Kociu ishte konsidetuar gjithnje si nje superpolic i pakorruptueshem. Por sipas hetimeve paralele italiane dhe shqiptare, u mesua se ishte pikerisht ai njeri prej organizatoreve te ketij rrjeti nderkombetar te trafikimit te droges. Ky skandal preku edhe kryeprokurorin e pergjithshem, Arben Rakipi, i cili u "fut ne valle" nga nje trafikant kosovar.

    Mafia shqiptare po shfaqet gjithnje e me aktive edhe ne kontrabanden e cigareve, pas goditjes qe ka marre rrjeti i Malit te Zi. Sigurisht qe pesha kryesore e "biznesit" i takon "Camorra"-s napolitane dhe me ekzaktesisht klanit Mazzarella. Nje delegacion i Mazzarellave, i kryesuar nga Vincenzo Titta, qe vizitoi Tiranen me 29 janar 2001, u prit ne nje takim edhe nga drejtori i policise se Tiranes. Njeriu kyc qe organizoi udhetimin ne kryeqytetin shqiptar, eshte Hysen Shahu, nje njeri i besuar i Fatos Nanos. Aq sa vendosi ne dispozicion te dergates se "ambasadoreve" nga Napoli edhe "Mercedes"-in e Nanos, ne ate periudhe kryetar i Partise Socialiste. Nje tjeter informacion sekret, i shoqeruar edhe me fotografi, deshmon zbarkimin me 5 prill 2001, ne oren 8.55, ne portin e Durresit te Vincenzo Titta. Per t'i uruar mireseardhjen ndodhet serish Hysen Shahu, i cili e shoqeron me pas ne te gjitha takimet e tij ne Shqiperi. Levizjet kryen serish me makinen zyrtare te kryetarit te Partise Socialiste. Kete rradhe, vec drejtorise se policise se Tiranes, ku punon edhe i biri i Hysen Shahut, Artani, perfaqesuesi i Mazzarellave kryhen takime pune edhe ne ministri te ndryshme. Nen shoqerine e dy burrave te tjere, ata frekuentojne gjithashtu bar "Diana", nje pike takimi e krimit te organizuar shqiptar, prone e Gaz Demit, bashkepunetorit kryesor te Fatos Nanos per punet e dyshimta.

    Demi drejtonte per llogari te kryetarit te Partise Socialiste, kontrabanden e cigareve, por njekohesisht eshte ne kete periudhe edhe njeri nga financuesit kryesor te partise. Gjithnje, sipas ketij hetimi, Demi ka blere disa magazina shteterore ne Sarande per depozitimin e cigareve kontrabande qe vijne nga vendet e lindjes nepermjet Greqise, nje vend ku Nano ka shume biznese. Sapo kalonin kufirin shqiptar, ngarkesat e cigareve kontrabande transportoheshin ne rruge ligjore nepermjet shoqerise "Albtrans", e cila ka siguruar nje license zyrtare per tregtine e frigorifereve nga Gjermania. Pasi firmosin marreveshjen, Demi, Artani dhe Mazzarella, sipas regjistrimeve te kryera fshehtas, ngrene nje dolli per shendetin e Don Ciro Mazzarrella. Pakti parashikon, vec te tjerave, edhe nje llogari rrjedhese, e hapur me 3 janar 2001, nen emrin e shoqerine zviceriane Tradex dhe Beltranz (prone e Shahut), e zyrtarizuar nga nje license e shtetit shqiptar. Kontrata i jep te drejten Mazzarelles qe te kryeje aktivitet tregtar ne Shqiperi dhe mundesine per t'u shtrire me tej ne tregun e Lindjes. Nje bisede telefonike e regjistruar, mes Teuta Shahut, se bijes se Hysenit dhe Vincenzo Tittas, zbulon se marreveshja parashikon transportin e 40-50 konteniereve me cigare kontrabande per cdo muaj nga vendet e ish-bllokut sovjetik, duke patur si pikenisje Veriun e Shqiperise. Nje biznes me nje fitim marramendes prej 200 milion dollaresh ne vit.

    Mbi te gjitha, keto hetime hedhin drite mbi nje mafie te fuqishme shqiptare, e cila eshte e afte te krijoje aleanca me mafiet dhe kartelet nderkombetare per te shtene ne dore bizneset fitimprurese kriminale. Sigurisht, duke shfrytezuar edhe lidhjet me nje klase politike, e cila nuk eshte shume e shqetesuar per respektimin e ligjit. Nje pushtet qe shfaqet cdo nate, kur mbi gomonet qe pershkojne Adriatikun, se bashku me klandestinet udhetojne edhe kilograme te tera droge. Shpesh te transportuara nga korriere te detyruar te marrin nje rrezik te tille per te paguar udhetimin e shpreses.

    Artikulli i mesiperm eshte marre nga e perjavshmja italiane me orientim te majte "L'Espresso", e dale ne treg, te premten, me 2 gusht 2002.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Dordi !

    Nese ti di gjera thuaji ti dim dhe ne katnaret..
    Cfar pret..ala ke frik me fol..

    Gjith Tirana dhe Durresi e dinin se ne koh te Enverit Ramizit e Kadriut behej kontrabanda e cigareve..
    Qazim Myftiu ishte oficeri i Sigurimit i caktuar nga Qeveria te hiqej si biznesmen i pamvarur qe bente allishverishet me Mafie Komorren europiane te Kontrabandes..por Qazim Myftiu vet nuk ishte i pasur sepse Paret i shkonin atyre lart ne qese e jo Qazimit.. Kuptohet qe Qazimi krahasuar me oficeret ethjeshte te sigurimit qe jetonin me rroga dhe me ndoj Rrushfet te vogel nga kasapo-shitso-bufistat e Albanie shoferat nuk kishin privilegjet e Qazimit..
    Qazimi ose Sinjor Antonio..sic quhej ne prezantimin me Mafien lirisht shkonte vinte jashtashtetit e ne Portin e Durresit e njihnin jo vetem jevgo-dokeret e besuar me partishmeri qe punonin Naten ne kalaten speciale per anijet e Kontrabandes por dhe rrushbullsit qe vidhnin Marlboro tek magazinat mbas kantines..

    Bashk me Qazimin punonte dhe sigurimsi tjeter nje far Lorenci.. etj..
    Enveri nuk e dogji kot ne vask acidi Kadri Hazbiun..
    Ai kishte dijeni per gjith lidhjet e allishverishet e regjimit te Enverit me brenda dhe jashte..
    Enveri nuk i donte komunistet italiane por ama me Andreot Mafiozin e kishte grure.. sic e kishte grure me CIA-n.
    Pse kot e la pa ngacmuar Enverin qeveria italiane?
    Sa prifta katolik i pushkatoi dhe burgosi Enveri ..pse a beri ciu Italia..
    Kur NANO dhe jo vec Nano por dhe bijt e Bllokut shkonin ne Itali ne vitet 80-90 pra merrete viza ne Ambasad italiane kur ti tekej atij dhe institutit..ne Shqiperi kishte dhjetra Gra italiane te mbetura ketu si kukuvajka qe nga koha Zog Musolinit e qe ambasada italiane as qe i qaste tek gardhi ambasades..
    Jam i bindur se Saliun ne votimet e 1992 e lan me urdher te CIA-s te fitonte ca vite sa te qetsohej gjendja e pastaj CIA e rrezoi Saliun (sic duket u ka dal dore) dhe vendosi ne pushtet perseri miqt e vjeter Partine e kriminelit Enver..
    Kadriu kishte dijeni..sepse ai ishte shefi spiunazhit per gjith agjenturen e Enverit nga Australia e deri ne Argjentine..e Kanada..
    Gjithe Zogisto-Ballisto-Xhafer Dev-istet e diaspores me pak perjashtime ishin rekrutuar me dashje o padashje nga Kadri Hazbiu dhe i sherbenin Enverit..

    Prandaj Kadriu duhej te zhdukej e bashk me te dhe njerzit e tij sikurse Fecorat,Llamb Pecinat, Zicishtat e sorrollopi tjeter..

    Pse kot nuk fiton Opozita ne Shqiperi..?
    Pse rastesisht deputetet zogisto-Balliste i gjenden ne dit te hallit Nanos si aspirina ndihmese..?
    Pse Rastesisht dhe nga Budallalleku SALIU i con ne VOTIME Shqiptaret fotoksin-Pires te Votojne per Baronet ..aty ku Votat i NUMERON dhe i VULOS KOIMISIONI 5 me 2 i Klos Celibashve?

    Sa i thelle eshte "NEN RROGOZI" yne..



    Nje terbaciot qe tregonte per Enverin ne Moske thoshte ne gazet nje dizaj.. Enveri ishte i qeshur ate dite..
    Ktej Enveri mes ujqerve te Krushovit e ktej i qeshur..
    E kjo do te thote se ENVERI kishte marre GARANCITE nga CIA...se gri ti sallat kunder imperializmit se ne te mbrojme..

    Kush e vrau Bilal Xhaferrin ne mes te Amerikes?

    Pse FBI e CIA nuk e gjeten kush e vrau disidentin anti-Komunist ne mes te NJUJORKUT?

    SEPSe agjentura Enverit ne AMERIKE kishte garanci nga CIA..
    Nuk doli kot LINO.. nuk e hoqen kot RAJERSONIN.. nuk shkon kot Xhefri tek Kongresi PS-se..

    pun mafm-uti kto pune..

    Mafia sundon..
    Perderisa fotoksin-Piresit nuk din te nxjerrin nji LIDER tip SPARTAKUS..le te vuajne e le te bejne qejf Baronet e Krimit 60-70 vjecar..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-12-2003 mė 07:12

  6. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Hmm Enver Hoxha vertet beri kontrabande me Italine, dhe mos ia fut kot se askush nuk e dinte kete kaq hapur ne Tirane. Mos na i bej gomarin mashkull me barre tani.

    Por ju harroni nje detaj te vogel. C'do kacidhe e atyre milionave u depozitua ne banken e shtetit, dhe asnje qindarke nuk u pervetesua nga individe te ndryshem. Kjo tregeti per dijenine tuaj vazhdoi edhe deri pas 90. Dhe llogaria bankare me parate qe kishin ngelur aty nga kjo tregeti, u tha dhe u zhduk ne fund te 1992. PS me mencuri nuk e mbylli ate llogari pasi e dinte komlikacionet e saj, si dhe akuzat qe do ti duhej te perballonte. Erdhen kasapet e PD, dhe e vodhen te gjithe. Kush do ti kerkonte llogari? Parate ishin te pista dhe llogaria e fshehte.

  7. #6
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Brari!
    Per ty kam respekt, sic mund ta kem shprehur edhe diku, keshtu qe mos u fyej, sepse nuk te jam drejtuar ty!
    Desha vetem me te kujtu kete fakt, per sa i perket ''Zgjedhjeve te 1992''; A nuk u pat takue ne nje restaurant, ne Trieste, ne prani te Gianni Demichelis, Fatos Nano me Sali Berishen! Sigurisht qe nuk folen vetem per menune, ne ate dimer te ftohte te 1992!
    Qe Sali Berisha, ''e ka dhi vete muhabetin'' me amerikanet, ma ka pohu, personalisht, nje grua amerikano-shqiptare, mjaft e njohur ne Tirane.

    Sa per ate qe thuhet me lart, se paret e kontrabandes qenkan depozituar ne nje ''llogari speciale'', une do te shtoja kete; Ku i gjeten mundesite financiare, te largoheshin ne ZURICH, ata persona, qe deri ne vitin 1993, kryesonin vete kete veprimtari kaq fitimprurese per Shtetin, sic ishte kontrabanda e ''Parisienne''!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 15-12-2003 mė 19:40

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,744
    Postimet nė Bllog
    3
    Eshte interesant se sa u djeg miza disave dhe ne vend qe te pranojne ate qe shkruhet edhe eshte dokumentuar me kohe nga dokumentat ne arkivat e sigurimit te shtetit, e hedhin diskutimin tek "Sali Berisha", katunaret e me the te thashe. Dordi1, je nje anetaret me naive te ketij forumi ne nje grup me leshatorin. Ndryshimi midis leshatorit dhe teje eshte se leshatori nuk e fsheh leshin e vet, ti mundohesh te hiqesh me i zgjuar nga c'je. Meqe ti i bere anetaret e ketij forumi "katunare" edhe pse ne kete forum marrin pjese niper e mbesa e atyre qe e bene Tiranen nga fshat ne kryeqytet ne kohen e Zogut. Por le mos futemi ne diskutime pa krye dhe le ti kthehemi temes.

    Kontrabanda e cigareve vazhdon edhe sot e kesaj dite dhe ne te nuk ka qene e implikuar vetem klika e Hoxhes, por edhe Beogradi. Komunistet e Tiranes e mesuan "zanatin" nga shoket jugosllave sic mesuan edhe vellavrasjen. Kontrabanda e cigareve ka qene monopoli i liderit komunist Sllobodan Millocevic, qe se bashku me ish-presidentin malajzes kane qene ne qender te kesaj kontrabande. Shqiperia ka qene dhe vazhdon te jete vend tranzit i kesaj kontrabande. Te ardhurat e kontrabandes kane financuar dhe mbajtur ne kembe pushtetet e izoluara nga embargot apo ideologjia komuniste.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #8
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    THANK YOU, ZOTI MEGALOMANIAC!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Dordi dhe Albo.. paqe plzz..

    Dordi nuk e mora per keq at per katundaret..no problem..

    Puna eshte se 50 vjet nga 1945-1990 njerzit kan fol me gishta..pra me shenja nga frika..kur vinte puna per politik...e kan gri sallat per sport sa degjoheshin deri ne stacion te trenit cunat tifoza qe folshin para hotel Dajtit..
    Sot dhe ktu ne forum ske pse kufizohesh.. Fol cka din..e ske pse flet me nentekste e me pytje ne vend te skjarimeve..
    Psh..cka te tha gruaja shqiptaro amerikane.. thuje krejt..
    Ose po flasim per kontrabanden.. thuji cdi e ske pse flet me kandar farmacisti..

    Ska vend tjeter ku mund te flitet lirisht..

  11. #10
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Brari!
    Po bej nji ''come back'', megjithese, jam betue mos e shkel mį, kete Forum!



    I fundit qe e ka kontrollue ''biznesin e Parisienne'', qe ti e di shume mire se kush ka qene, te pakten po te gjykoj nga postimet e tua te mesiperme, u largue nga Shqipnia, pikerisht ne kohe te nderrimit te pushtetit, drejt ZURICH. Edhe shume mire boni...



    Sa te mira kane qene, cigaret ''Parisinne'', e kam pare me syte e mi, kur doganieret maqedonas iu versulen bagazheve te mija, kur pane ato paketa te kuqe, per ''Bajram'' te 1993, kur une me dike tjeter shkuam ne Shkup! Shtoj ketu, se vete i perkas religjionit tjeter...
    Pra, kontrabanda e ''Parisienne'' behej nga ''dora e vjeter''!
    Kaq per ''kontrabanden''...



    Kurse, persa i perket Doktorit, e kam te vertetuar dyfish, jo vetem nga ''shqiptaro-amerikania'', qe per arsye personale, nuk dua te permend emer, ndonese, ti, Brari e kupton se per ke, behet fjale.
    Gjithashtu, edhe nga babai i saj, mjaft i njohur me Gazeten e tij, te cilin e kam takue, personalisht, tek ''Debal Gardens'' te Deme Balidemaj, ne Brooklyn te NEW YORK, ne Nentor 2000, ne nje Feste, ku moren pjese edhe Koco Devole, Filip Cakuli dhe Agron Llakaj.



    Persa i perket ''frykes'',ajo eshte e panjohur per mua, jo vetem ne keto kohera, por as edhe ne kohe te Diktatures...
    Do desha te shtoja ketu, qe im ate, beri as me pak, se 14 vite burg, ne te famshmin Burrel...
    I denuar me ''Grupin e Ushtarakeve''.
    Gjithashtu, me ''lirimin'' e tij ne vitin 1990, krijoi te paren organizate te te Perndjekurve Politike ne Shqiperi, duke qene Sekretar i Pergjithshem i saj, derisa ajo degjeneroi si gjithcka tjeter ne atdheun tone te dashur!



    Edhe ''krijuesi'' i ketij Forumi, i ka ''PASTE'' shume shkrime te tij, nga gazeta Panorama. Patjeter, qe nga ''naiviteti''! se perse tjeter do ta bente!



    Te tjerat, ti Brari! edhe kushdo tjeter, qe di pese gjona, sepse sic thuhet;...knowledge is the power by thy time, ne ROCKEFELLER PLAZA, ne NEW YORK CITY, i kuptoni vete...



    gjithe te mirat

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    E shohin kimen dikur nuk e shohin trarin sot. Kjo ėshtė kur njeriun e verbon realiteti i dikurshėm dhe mban syzet e errta tė diellit nė realitetin aktual. Por s'ėshtė gjė e tmerrshme se i thonė modė edhe kur i mban syzet nė terr natėn nėpėr Shqipėrin e sotme.

  13. #12
    Citim Postuar mė parė nga dordi1 Lexo Postimin
    Ky eshte shkrim i vjeter, qe fillimisht u botua ke KLAN!

    Mbas Qazimit, qe ishte, sic thuhet, njeriu me i pasur i Sistemit Komunist, ka ardhe nji tjeter me mbiemrin Neshati. Mos ta permend emrin, vetem te shtoj, qe cunin e vet Gencin, e njof personalisht, edhe eshte ''cun bob''!

    Po qe se ju kujtohen cinaret ''Parisiene'', gjeje kush i sillte ne Tironen e viteve '91-92?

    Edhe dicke tjeter! A ju kujtohet kur u mbush Plazhi i Durresit me Marlboro?
    Eshte shkrim i vjeter por tani e pashe. Se di sesa sekret ka qene si operacion nga ana e shtetit tone por une te pakten dhe disa shoke te mijte kishim shume mire dijeni qe Lorenc Nenshati (babi i Gencit te cilin e kam patur shok) bente kontrabanden e cigareve per shtetin. Dhe jo vetem te cigareve (kjo disa vite perpara 90-es)

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    sekret nuk ishte dhe e vertete qe e dinte gjithe shqiperia se cbehej ne portin e durresit
    ishin ushtaret e gardes qe ngarkonin e shkarkonin cigaret
    kam pat nje shok qe beri ushtrin aty kuptohet pak muaj se i nderronin shpesh
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  15. #14
    superman Maska e rolling
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    enver hoxha dhe mafa italaliane=macja dhe miu
    (e kane vetem nje dallim se kur ben shume ftofte thone qe edhe macja e miu behen bashke, e enveri me italianet kurrsesei nuk behen bashke)

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    ky lorenci nenshat i cilit fshat ishte..?
    lezhjan ka qen a cfar..
    si ka mundsi nji katoliki zadrimor.. ja besuan kte detyr me kaq sekrete e kaq para ne duar?
    po ato miljona paketa qe i nxorri furtuna ne breg i mban mend gjith brezi asaj kohe..
    malboro winston e dunhilla kan qen me duket..
    un shkova von.. e ather as cigaren nuk e pija..e ato paqeta qe gjeta i kish hy uji pak e nuku u pinin ..po hajt mo..shqipot e asaj kohe cfar spinin..
    skllever hesapi..

    lol..

    o dimer o vjesht ka qene kur zbarkuan arkat e kartonit me cigare..

    po plazhi ish i bukur ather si ne dimer si ne vere..
    pa ndertuar vertet por shum natyral..
    plazhi sot eshte nje big-hale.. gjigande..
    eshte fytyra ekapitalizmit shqiptar ..
    barbari..injoranc.. e lluks sulltanor per ca pakicen perfituse.. e der e mbyllur per tjeret.. ata ne gomeret.. turmat votuse..

    kur nuk e takova ahere korasonin mor aman.. sa inat.. le qe ka qen kalomo ajo..po hajt mo..
    fantazia na ma gjall..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-03-2008 mė 09:17

  17. #16
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ky lorenci nenshat i cilit fshat ishte..?
    lezhjan ka qen a cfar..
    si ka mundsi nji katoliki zadrimor.. ja besuan kte detyr me kaq sekrete e kaq para ne duar?
    Qe ka qene katolik kete e di te sigurt por nuk e di origjinen me saktesi. Mund te kete qene lezhjan ose shkodran. Sidoqofte ishte me tope te renda se i ecte fjala gjithandej. Punoi me mend biri i botes. Kur hyri demokracia e kishte te fryre mire llogarine bankare ne Zvicer dhe ne Austri.

  18. #17
    Delegacioni shqiptar ne Konferencen e Organizates Boterore te Ushqimit, viti 1977:


    ALBANIA

    Délégué

    Kristaq KULE
    Vice-Minister de l'agriculture
    Tirana

    Conseiller

    Lufter XHUVELI
    Directeur de l'Institut supérieur
    de l'agriculture, Tirana

    Conseiller

    Alkyz CERGA
    Ministčre des affairs étrangčres
    Tirana

    Conseiller

    Lorenc NENSHATI
    Attaché
    Ambassade de la République
    populaire socialiste d'Albanie
    Rome


    Rastesisht kam takuar nje italian, pronar restorantesh ne Bruksel, qe ishte marre me kontrabandene cigareve me Shqiperine dhe Jugosllavine.
    Ne mendje pas kaq vitesh i kishin mbetur fjalet "Buna" dhe "Kallashnikov" dhe lavderonte oficeret e kufirit shqiptaro-jugosllav.

    Me ato para u ndertua kompleksi sportiv tek liqeni dhe u blene dhe autobuzet Saviem.

    90% e tregetise se jashtme asokohe behej me Jugosllavine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 26-03-2008 mė 10:55

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E paskeni bė " muhabetin" me " llafe e pa kafe".
    Ēdo vend i botės bė tregti tė llojit tė tillė qė pastaj ato para tė pėrfundojnė nė thesarin e shtetit! Se mos Enver Hoxha dhe te tjerėt pas kontrabandimit paskan kaluar pushimet nė Dubai apo nė Florida apo nė ndonjė bar nate nė Selanik ku kuterbojnė laviret...
    Pastaj edhe cigaret parisiene ( i bleja githnjė te kiosku qė gjendej poshtė pallatit tė rrugės" Perlat Rexhepi" ( te sheshi Uilson).
    Na bėnin mirė ngaqė qė tė gjithė patėm filluar tė kolliteshim nga ato tjerat " Colt" qė tė zinin frymėn mor lale.

  20. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Prap me Sinjor Antonion ju mer ēuna ??? Akoma s'jeni ngop me histori filmash te paxhiruar ??? Mire thote Dordi, kush e kapi biznesin e cinareve, sa u hap veni. Normale qe Antoniot. Po s'pate fijet bjeri murit me koke se s'bon gjo, sado pare qe te kesh ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    preng..

    ti ske pas rast me pi cigare te kontrabandes qe bente shteti enverit me mafien italiane..

    kto parisienet jan te kohes mbas 90 tes..

    pra ky lorenci paska punu ne ambasaden shqiptare ne itali..hm..

    ka qen nje llaf qe andreoti paska ardh inkonjito ne shqiperi ne koh te enverit..por qenka mbajt sekret..
    sdi a eshte e vertete..


    nejse po dulla do ket pas ndonjelidhje speciale me italine..
    po keto mbeten sekrete e nuk i hap kush qitapet..

    sala prandaj e hengri ne 97 se ja mbante nderin PPSH-se..
    psh..ppsh mburrej se e la pa borxhe shqiperine..
    ne fakt e la deri ne fyt me borxhe.. e salla qe imesoj shifrat e sakta kur u be president..meazallah se foli..
    tarallak..
    kurse zp me thoma gellcat.. sapo mori qeverine meksi.. nxorri fotografi te autobusave te kombinat-kinostudios.. e thoshte.. shikoni keta autobuse.. shikoni si i ka lene qeveria meksi ( qe skish mush javen PD ne qeveri) ..keto tregojne fytyren e qeverise meksi..
    kur e pashe ate foto te madhe ne faqe te pare te aneksit te zP..asaj 24 oreshes u habita..
    si ka mundesi kaq te paftyre te jene keta te partis punes..
    te gjith shqipot e dinin.. qe ato autobuse ishin cop cop qe ne vitet 70-te.. e qe ne vitet 80-te u ben karikature fare e qe ne 87-88-89.. u bene gazi i botes sa qe dhe bangladeshi i kish me te sakte..

    nejse nejse po na e rrasi mire berisha tani me gerdecin..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A qėndron shteti pas korrupsjonit dhe mafjes ne Shqiperi?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 05:24
  2. Kronikė e njė pėrdhosjeje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 18:06
  3. Arratisja e madhe
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 06:49
  4. Raporti sekret i CIA-s pėr Enver Hoxhėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28
  5. Policia italiane vret ne qender te Romes "Ujkun"
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-08-2004, 12:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •