Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Artan Shabani - Nje ekspresionsit "par exellence"

    Artan Shabani - Nje ekspresionsit "par exellence"



    ... Eshtė fakt i pakundėrshtueshėm e njėkohėsisht edhe tepėr i gezueshėm qė nė shumė vende jashtė Shqipėrisė, po afirmohen gjithmonė e mė tepėr emra e krijimtari artistėsh nė gjini e fusha nga mė tė ndryshmet. Njė prej tyre ėshtė edhe piktori Artan Shabani, krijimtarinė e tė cilit e kam ndjekur prej vitesh, jo vetem si mik i tij por edhe si adhurues i hershėm i pikturės. Ikur nga Vlora nė fillim tė viteve ’90 drejt gadishullit Apenin, ky djalosh i cili i nisi studimet e tij nė liceun artistik tė kėtij qyteti nė degėn e violinēelit, u pasionua pas pikturės e i’u perkushtua pastaj asaj duke marrė mesime nga mjeshtrat e "shkollės" sė Vlorės nė pikturė si Nestor Jonuzi, Agron Dine e tė tjerė. Them "shkolla" e Vlorės, sepse ne fakt ajo e tille ishte !...
    ... Edhe pse nenė trysninė e regjimit totalitar, edhe pse tė shtrėnguar nė darė nga kornizat dhe limitet e egra tė skematizmit tė artit socialist, nė kėtė qytet lindi dhe u zhvillua njė stil e frymė e veēantė pikture e cila manifestoi njė risi tė re e cila solli edhe njė ekspresion tė ri tė mbėshtetur kryesisht nė forcėn e ngjyrave dhe pėrdorimin e tyre me njė sensibilitet tė fortė emocional. Ishte pikėrisht kjo pėrvojė, kjo frymė, kjo ndjejshmėri, kjo poezi e pafund per natyren e ngjyrat qė djaloshi Artan Shabani morri me vehte nga Vlora bregdetare e qė i nxorri pastaj nė "ankand" nė Atdheun e Arteve, aty nė Italinė magjike, pėr tė treguar me anė tė pathosit tė tij artistik e ngjyrave tė forta ekspersive se, edhe vendi i tij i vogėl pėrballė Adriatikut, kish njė potencial tė madh artistik krejt tė panjohur, por plot nur e hijeshi, ashtu si bukuria e Hirushes sė pėrrallave...


    ... Nga koha kur djaloshi piktor 22 vjeēar zbarkoi si refugjat i rendomtė nė brigjet e Salentos e gjer mė sot, kanė kaluar shumė vite e Artan Shabani tashmė ėshtė njė piktor i njohur profesionist, i cili jeton e punon nė Torino e qė ka hapur me dhjetra e dhjetra ekspozita nė shumė vende tė botės. ( Ai aktualisht bashkėpunon me 2 muze dhe 13 galeri europiane ). Pikturat e tij ndodhen tashmė nė koleksione tė ndryshme private nė Spanjė, Itali, Francė, Shtetet e Bashkuara, Australi, Japoni etj. Artan Shabani ka marrė pjesė nė mė shumė se 80 ekspozita nė vende tė ndryshme. Kohėt e fundit, ai fitoi ēmimin e parė nė festivalin e gjashtė tė "Contemporary Painting" nė San Remo ( Itali ) e gjithashtu njė ēmim tjetėr "International Art Exhibition" nė Roquebrune Cap Martin ( Francė ).


    ... Shkrova pak mė lart se e kam ndjekur pikturėn e Artan Shabanit jo vetėm si bashkėqytetar ( tė dy jemi nga Vlora ), por edhe si adhurues i pikturės e, shpesh herė e kam cilėsuar atė si njė magjistar, si njė "alkmist" tė ngjyrave. Pėrse ?... I afirmuar nė perėndim si piktor ekpresionist, Artan Shabani ėshtė njė krijues i cili e ka mjaft sensible e pothuajse tė lindur dhuntinė e nervin e ndjenjės sė ngjyrės. I obseduar mbas saj gjer nė “marrėzi“, kolorist i pėrkryer, herė fin e herė ekploziv, ekspresionist trondites e fovist poetik, ai thurr me anė tė ngjyrave magjinė e asaj ēka syri i zakonshem s’arrin t’a shohė. Tablotė e tij i pėrshkojnė vazhdimisht penelata tė dendura, tė shpejta e tė trasha, tė cilat lenė mbi pelhurė njė materie ngjyre tė forte e me reliev. Eshtė pikėrisht kjo cilėsi e cila pėrbėn edhe instrumentin kryesor tė kėtij alkimisti ngjyrash. Ai ėshtė njė piktor i ngjyrės si mjet emocional pėr tė shprehur ndjenjat e tij. Ngjyrat e tij tė preferuara ?... Bluja e fortė, e kuqja, e verdha dhe e gjelbėrta eksperesive. Ngjyrat bazė, ndofta, tė imazheve tė Vlorės ku piktori kaloi fėmijėrinė: tė detit blu me Karabrunin pėrballė, e gjelbėrta e ullishtave dhe e makieve mesdhetare, e kuqja e perendimit te diellit mbi Sazan, e verdha e limoneve tė Jonufrės. Pėr Artan Shabanin ngjyra ėshtė vetė Jeta e pa tė, ajo do te ish ndofta tepėr e zymtė nė mos po krejt e zezė...
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Artisti shqiptar nė Itali

    Telajot e Shabanit nė pallatin “Celestini”


    Re.ku

    Piktori Artan Shabani qė jeton dhe krijon nė Itali, prej 12 shtatorit ėshtė prezantuar me njė ekspozitė personale nė pallatin “Celestini” nė qytetin e Leēes. Organizatorėt e ekspozitės kanė ftuar edhe shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli pėr tė mbajtuar njė ligjėratė mbi zhvillimet nė letėrsinė shqipe, personalitete tė ndryshme tė artit e kulturės sė kryqendrės salentine si dhe kėngėtaren e njohur arbėreshe, Silvana Likursi. Pėr herė tė fundit Artan Shabani ekspozoi nė Tiranė, nė qershor tė kėtij viti tek “Ngjyrat e Shqipėrisė” bashkė me shumė artistė tė tjerė qė jetojnė jashtė vendit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Ekspozita e hapur tre ditė mė parė nė pallatin “Celestini” realizohet nėn kujdesin e Komunės sė qytetit dhe Ambasadės Shqiptare nė Romė. Kuratore ėshtė Liljana Qafa. Ekspozita e ardhshme e piktorit Shabani, do tė mbahen nė Kėshtjellėn Dukale nė Koriliano nga 25 shtatori deri nė 25 tetor.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema tė Ngjashme

  1. Ramush Haradinaj vs Hashim Thaqi
    Nga YlliRiaN nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 12:50
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Enverizmi+titizmi= antishqiptarizem!
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 20:01
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2006, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •