Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Robert Elsie

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Letersia Shqiptare e perkthyer ne Anglisht...

    Duke kerkuar per nje mikun tim amerikan i cili i eshte futur shqipes me themeli, disa faqe anglisht-shqip ne internet. Fare rastesisht dhe per cudine time sigurisht (pasi isha e sigurt se nuk kisha lene faqe rreth letersise shqiptare ne internet pa lexuar) has ne faqen e Robert Elsie Letersia Shqiptare. Shume nga ju mund ta kene vizituar dhe me pare si faqe, dhe kjo nuk eshte ndonje zbulim i ri...por une edhe pse kam tre kater ore qe e "zbulova" si faqe, perseri ndihem shume e emocionuar. Kjo me shume per faktin se nje i huaj ( i lindur ne Kanada - Me shume rreth jetes se tij ne shqip, apo perkthime te letersise shqiptare ne anglisht mund ti gjeni tek faqja e tij, lidhjen per te cilen ja u kam dhene me lart) studion kaq shume letersine shqiptare dhe interesohet te krijoje faqen me te madhe ne internet te kesaj letersie te perkthyer ne anglisht.

    KU JANE FUTUR SHQIPTARET INTELEKTUALE ????!

    Gjithsesi arsyeja pse e solla kete faqe ketu eshe sepse 1. duket qe eshte faqe e cila rrifreskohet gati cdo muaj, si rrjedhoje autori eshte akoma i interesuar ne letersine shqiptare dhe 2. nje rrjedhoje akoma me e rendesishme eshte se shume nga shkrimtaret e rinj ne kete forum, te cilet jane te interesuar te perkthejne shkrimet e tyre ne anglisht mund te lidhen me autorin nepermjet adreses se tij elektronike dhe ndoshta mund te kene fatin e mire te bashkpunojne me te.

    Shpresoj tu vije ne ndihme!


    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 24-03-2007 mė 18:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    faleminderit per njoftimin

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787

    Robert Elsie

    NJĖ KULTURĖ - DY REALITETE.

    RĖNDĖSIA E LETĖRSISĖ KOSOVARE PĖR SHQIPĖRINĖ


    nga Robert Elsie


    Nuk ka dyshim se shqiptaret kudo nė Ballkan flasin gjuhėn e tyre tė pėrbashkėt dhe, si rezultat, kanė kulturėn e pėrbashkėt, ndryshimet krahinore tė sė cilės veēse e begatojnė atė. Megjithatė, tani mund tė shtrohet teza e ekzistencės, jo e njė, por e dy letėrsive shqiptare, ose tė paktėn e njė letėrsie me dy realitete.

    Gjysmėshekulli i fundit, periudha mė e rėndėsishme e historisė sė zhvillimit tė Shqipėrisė, ka qenė periudha e ndarjes. Flirti politik midis partisė komuniste jugosllave dhe partisė komuniste shqiptare pėrfundoi nė njė tėrmet qe tundi gjithė shtėpinė Shqipėri duke e ndarė nė copa. Kėshtu u krijua drama e saj e madhe, aktet e sė cilės luheshin njėkohėsisht.

    Me ēlirimin e Shqipėrisė nga diktatura, me shpėrthimin e luftės nė ish-Jugosllavi, njė lufte e cila bėhet afėr, shumė afėr Kosovės, me rritjen e nacionalizmit dhe acarimin e marrėdhėnieve midis vendeve tė Ballkanit, ideali i ribashkimit tė popullit shqiptar merr njė rėndėsi tė veēantė. Nga ideali i pėrhershėm u bė sėrish shpresė konkrete. Realizimi i bashkimit politik tani pėr tani duket njė ēėshtje tepėr delikate dhe plot rreziqe. Mundėsia e bashkimit duhet trajtuar me qetėsi, kujdes dhe me njė shikim afatgjatė.

    Mirėpo ekziston njė fushė tjetėr bashkimi, ndoshta po aq e rėndėsishme, nė mos mė tepėr, qė, ndėrkohė, mund tė realizohet mjaft shpejt dhe pa rreziqe. Ėshtė bashkimi kulturor i shqiptarėve.

    Bashkimi kulturor nė ansjė mėnyrė nuk duhet tė sjellė me vete nivelizimin e gjėrave, as dhe uniformitetin. Pėrkundrazi, kultura shqiptare, le tė ketė dhe ajo sa mė shumė ndryshueshmėri, sa mė shumė kundėrshtime. Nivelizimi, kjo ambicie partiake, ėndrra delirante e shokut Enver, gjendej shpesh nė Shqipėri. Shkrimtari Anton Pashku e pėrshkroi bukur nė romanin 'Oh' nga ku po e citojmė:

    "Do tė ketė vetėm nji shtypshkronjė, e cila do tė botojė vetėm nji abetare, vetėm nji libėr leximi, vetėm nji libėr tė historisė, vetėm nji libėr tė filozofisė, vetėm nji tregim... vetėm nji dramė, vetėm nji sonet... vetėm nji gazetė tė pėrditshme... do tė ketė vetėm nji radiotelevizion, i cili do tė emitojė vetėm nji kangė... vetėm nji lajm, vetėm nji informatė... vetėm nji vėshtrim, vetėm nji kritikė letrare..."

    Nėse do duhen diversitete sa mė shumė, ē'do tė ishte atėhere bashkimi kulturor? Pėr mua ai duhet tė jetė zbulim, njė zbulim i vėrtetė. Shqiptarėt tė Republikes sė Shqipėrisė, tė cilet jetuan pėr njė kohė tė gjatė, jo nė Evropė por, si tė thuash, nė njė shkretėtirė tė njė planeti tjetėr, tani po prekin botėn e madhe jashtė. Ndėrkohė ata vlen tė pėrvetėsojnė arritjet e kulturės sė shkruar nė Kosovė.

    Ē'ka Kosova pėr t'i ofruar dheut amė? Me siguri mendimet ndryshojnė. Nė fushėn e letėrsisė, sipas meje, ka mjaft elemente qė e pasurojnė mozaikun magjepės kulturor e Shqipėrisė.

    Nė njė kohė, kur intelektualet e Shqipėrisė rrinin urtė, detyrimisht shumė urtė, ashtu tė urtėsuar, mbrėnda mureve tė Spitalit Psikiatrik me emrin Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė, intelektualet dhe shkrimtarėt e Kosovės zbuluan botėn, shkruan dhe shprehen mendimet dhe ndjenjat e tyre nė mėnyrė pak a shumė tė lirė. Bile kjo vetėkuptueshmėri e lirisė sė fjalės nė Kosovė pėrbėn pėr mua ndihmesėn kryesore. Por kultura kosovare nuk ėshtė vetėm kaq. Ajo na sjell gjithashtu mendime, guxim dhe eksperimente tė shumėllojshme.

    Nuk ka dyshim se gjatė njėzet viteve tė fundit, librat me interesante tė poezisė dhe tė dramės shqiptare u botuan, jo nė Tiranė, por nė Prishtinė. Kritika letrare shqiptare e mirėfilltė, do tė thosha, u botua ekskluzivisht nė Kosovė. Edhe nė fushėn e prozės letrare u bėnė eksperimente tė shumta, disa prej tyre, jo tė gjitha, me njė sukses tė dukshėm, veēanėrisht nė adaptimin e rrymave kryesore tė kulturės bashkėkohore evropiane dhe botėrore nė letėrsinė shqipe.

    Mund tė jetė e kundėrshtueshme, por, gjithmonė sipas meje, letėrsia e Kosovės pėrbėn urėn e Shqipėrisė qė lidh rrugėn e kultures bashkėkohore tė Evropės atė urė shqiptare me vlerat e kultures tradicionale shqiptare, tė cilat u humbėn, u shkatėrruan gjatė viteve tė diktaturės komuniste.

    Populli i Shqipėrisė ka pėr tė mėsuar shumė nga Kosova dhe kultura e saj. Gjithashtu edhe populli i Kosovės ka aq shumė pėr tė mėsuar nga dheu amė. Arritjet nė prozen e gjatė dhe nė poezinė e re janė tė padiskutueshme. Shpresoj se ky zbulim i ndėrsjelltė do tė pėrfundojė nė njė pasurim tė mėtejshėm dhe jo nė njė nivelizim tė kontraktuar.

    Duke theksuar rėndėsinė e letėrsisė sė Kosovės pėr Shqipėrinė, unė e kam tė qartė se jo ēdo gjė do tė arrijė tė sigurojė pėlqimin e lexuesit. Pėrdorimi i gjuhės herė-herė mund tė duket i rėndė nė Shqipėri, lexuesi i tė cilės ėshtė mėsuar ta shijojė fjalėn. Disa nga figurat, stilistikisht, do t'i duken tė dyshimta. Ēdo lexues ka tė drejtė tė krijojė mendimin e vetė: ose do tė pranojė ose do te refuzojė, por ajo qė ėshtė kryesorja edhe tė bindet dhe njė herė se fjala shqipe ka mundėsi tė pafundme.


    [published in: Rilindja, Tirana, 01.07.1993, p. 9, and in: Illyria, New York, 408, 19-21.06.1995]

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    “Lahuta e Malcis” Elsie e sjell nė anglisht

    Katėr vjet pėr ta pėrkthyer, promovohet me 2 libra pėr Shqipėrinė

    “Lahuta e Malcis” Elsie e sjell nė anglisht


    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Shqipėria vazhdon tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve tė huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri promovimi i tre librave mė tė fundit rreth vendit tonė nė kryeqytetin britanik, Londėr. Dashamirėsit e letėrsisė, emigrantėt, studentėt, studiuesit e Shqipėrisė, kanė pasur rastin tė marrin pjesė tė premten nė promovimin e librave “Lahuta e Malcis”, “Literatura shqiptare”, dhe “Shqipėria sot”.
    “Lahuta e Malcis” pėr herė tė parė pas njė pune katėr vjeēare, ėshtė pėrkthyer nė anglisht nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck. Pėrkthimi i veprės gjeniale sė Fishtės u bė i mundur nga sponsorizimi i komunitetit shqiptar nė Michigan tė Amerikės. “Literatura Shqiptare” ėshtė vepėr e albanologut tė mirėnjohur me origjinė kanadeze. Ndėrsa “Shqipėria sot” ėshtė njė libėr pėr aktualitetin shqiptar tė pas viteve 90, me autor antropologen Clarissa de Waal. Tre librat janė prezantuar publikut nga anglezi i apasionuar pas mrekullive tė natyrės shqiptare, Dr Noel Malcolm. Ai ka nisur prezantimin e librave me njė ndodhi shumė domethėnėse ndodhur atij dy ditė para kėtij promovimi nė qytetin e Kembrixhit, qė ilustron mė sė miri mungesėn e librave mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė libraritė angleze. “Dje vizitova disa nga libraritė e Kembrixhit duke i pyetur librarėt nėse kishin ndonjė libėr rreth Shqipėrisė. Disa prej tyre, as qė e kishin idenė se ku binte Shqipėria, madje qeshnin kur dėgjonin kėrkesėn time. Mbeta i ofenduar”. Mė pas Malkolm ka folur rreth rėndėsisė sė botimit pėr herė tė parė nė anglisht tė “Lahuta e Malcis”, si njė vepėr e ndaluar nga regjimi komunist i asaj kohe. Ai ka vlerėsuar punėn voluminoze tė pėrkthyesve Elsie dhe Mathie-Heck, duke ēmuar lart njėkohėsisht angazhimin e institutit “Albanian Studies” nė Londėr me drejtor Bejtulla Destanin, i cili inicioi sjelljen nė anglisht tė “Lahuta e Malcis” sė bashku me dy librat e tjerė. Librat janė botime tė publikuara nga “I.B. Tauris Publisher” me qendėr nė Londėr.Veprimtaria e promovimit u zhvillua nė ambientet e teatrit Hong Kong pranė “London School of Economics” organizuar nga dy shoqatat studentore shqiptare, “The LSE Albanian Society”, dhe “The Albanian Student Association” nėn kujdesin e Albanian Studies dhe Ambasadės Shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.

    “Lahuta”,promovim nė Parlamentin Anglez

    Ambasadori shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar, Kastriot Robo, i pranishėm nė promovimin e tre librave nė gjuhėn angleze, kushtuar Shqipėrisė, u shpreh se botimi i kėtyre tre librave merr njė rėndėsi tė veēantė pėr lexuesin anglishtfolės jo vetėm nė Angli por edhe nė tė gjithė botėn, pasi ata tani kanė mundėsi tė lexojnė rreth historisė, kulturės, dhe gjuhės shqipe. Robo ekskluzivisht pėr “Gazeta Shqiptare”, ka treguar se pėr pak ditė do tė organizohet promovimi i dy librave tė tjerė “Lahuta e Malcis” dhe “Ali Kėrcyra, Aristokrati kuqezi”, nė dhomėn e komunave tė Parlamentit Britanik. Kjo ėshtė bėrė e mundur nė bashkėpunim me shoqatėn gjithė partiake “Shqipėri, Mbretėri e Bashkuar” pranė parlamentit britanik, dhe do tė jetė mė shumė njė promovim me vlera politike historike kulturore pėr Shqipėrinė.

    Flet studiuesi i arkivave angleze
    Pse mungojnė nė perėndim librat mbi Shqipėrinė

    Bejtulla Desatani ia ka dedikuar jetėn e tij arkivave angleze dhe publikimit tė librave me karakter historik e aktual pėr Shqipėrinė. Ai thotė se ėshtė me vlerė tė madhe publikimi i kėtyre librave. “Kėta libra janė tė rėndėsishme pėr bibliotekat perėndimore qė siē e tha edhe Noel Malcolm, mungojnė edhe pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt”,- shprehet Destani. “Mendoj se publikimi i tyre do tė mbushė atė boshllėk qė ekziston prej vitesh pėr literaturėn shqipe”. Studiuesi i vetėm shqiptar i Londrės, thotė se mungesa e librave shqip nė libraritė perėndimore, vjen si pasojė e njė interesimi jo tė madh pėr to. Po ashtu ai nėnvizon faktin se autoritet shqiptare nuk veprojnė njėsoj si vende te tjera nė Greqi apo Evropėn Lindore ku financojnė projekte qė kanė tė bėjnė me ēuarjen mė tej tė njohjes sė kulturės, nėpėrmjet botimeve tė shumėllojshme. Destani ngre edhe njė problem qė ai si studiues, e ka vėrejtur vazhdimisht nė botimet nė anglisht pėrkthyer nga shqiptarėt. “Nėse njė ditė qeveria shqiptare do tė vendosė tė ndihmojė nė publikimin e librave, pėrkthimet nė anglisht duhet t’i bėjnė njohės tė mirė tė gjuhės angleze dhe jo njerėz do si do, siē ka ndodhur shpesh nė tė kaluarėn duke publikuar libra me nivel tė ulėt pėrkthimi”.

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  3. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •