Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ded Gjo’ Luli,

    DED GJO’ LULI, PUSHKĖ E NGREHUN PĖR SHQIPĖRINĖ
    -- nga DALIP GRECA
    Ded Gjo Luli, shkru ka letėr,
    t'parit Shkodrės o ia ka ēu,
    Se Shqipnia nuk don tjetėr,
    veē don vedin me e sundu...
    -- vargje tė kėngės popullore.
    HISTORI SHKODRANE
    - Vrasja e Gjelosh Lulit
    - Persekutimi i familjes sė Bajraktarit tė Hotit
    - Masakrimi i Marash Vatės
    - Lekė Vojvoda i Dukagjinit

    Kur i patėn thėnė Plakut tė Flamurit, Ismail bej Vlorės, i cili e kishte pėrcjellė Dedė Gjo Lulin vetė deri tek dera,- pse i batė aq nderime kėtij katundari malėcor?, ai i qe pergjigjur:
    - Dedė Gjo' Luli ėshtė pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė.
    Dhe ashtu mbeti, deri nė ēastin e fundit, nė moshėn 75 vjeēare, kur i organizuan kurthin nė Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackėn, edhe pse e paralajmėruan miqtė qė tė mos udhėtonte nė kohė tė turbullta, pėr besė burrash shkoi nė takim. Vetėm, kur nė vėnd tė prijėsėve, i doli pėrpara kapiteni serb, ai gjakftohtė, u tha mirditorėve, qė e shoqėronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenė me bajonetė bashkė me pesė mirditorėt, nuk e lėshoi veten. Trupin e tij e gjetėn pas dy javėsh dhe e varrosėn nė kishėn e Oroshit.

    Pėr tė kuptuar pėrmasat e figurės sė Dedė Gjo' Lulit, pėr tė prekur simbolin e mburojės kombėtare, mjafton tė sjellim pėr lexuesit vargjet e shkruara mė 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

    Ah, Qe prap don' t'na dajnė copa!
    Prap mendimi i parė asht ngjallė!
    Por ta marrė vesh gjithė Evropa:
    Dedė Gjo' Luli prap asht gjallė!

    Falė trimėrisė sė malėsorėve, fqinjėt ishin zmbrapsur nga trojet tona pėrmes pushkėve qė mbaheshin nė krah. Dedė Gjo' Luli me djemtė e Hotit e kishin ngritė Flamurin e Skėnderbeut, shumė mė heret se sa nė Vlorė. Madje nė fund tė marsit - fillim tė prillit, ai gatit pėr ta shpalos pėr tė dytėn herė mbi Deēiē. Palokė Traboini, qė mė 1911 kishte sjellė tre flamujė prej Vjene; njėrin ia kishte dorėzuar Dedė Gjo Lulit, tė dytin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prel Lucės sė Trieshit. Nė librin "Lufta pėr ēlirim kombėtar" tė P. Pepos, kjo ngjarje ėshtė pėrcjellė me emocion: "Ditėn e dielė, mė 6 prill 1912 u mblodh popull i madh tė kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhėn t'tet, Dedė Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisė, i kuq me shqipe tė zezė me dy krena". Tė gjithė ndenjėn pa za. Mandej u ba njė batare pushkėsh e ushtuen malet pėr rreth. Hare ma tė madhe s'ishte pa ndonjėherė ndėr Hot..."

    Ndersa mėsuesi, poeti dhe luftėtari i lirisė, Palok Traboini, ēastin e sjelljes sė flamurit e ka perjetėsuar nė vargje:

    Tue krisė pushka shpat e n'shpat
    Njė djalė Hoti vjen prej larg
    Pa pikė frymė prej Dalmacisė
    Ded Gjo Luli ku e ka nisė
    Me pru flamurin e Shqipnisė.

    Dedė Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkė, (Jo vetėm pse lindja e djalit u pėrcoll me batare pushkėsh) por prova e parė trimėrisė sė tij pėrcaktohet pjesėmarrja nė betejen, qė u zhvillua nė ndihmė tė Oso Kukės. Atėherė nuk ishte mė shumė se 21 vjeē. Epopeja qė shkroi trimi Oso Kuka nė Vraninė, i cili pasi luftoi deri nė fymėn e fundit kundėr malazezve, nuk u dorzua i gjallė, por i vuri zjarrin kullės. U shkrumbėzua dhe la pas kėngėn - epope tė trimave, kėngė qė mbajti gjallė jo vetem emrin e trimit, por dhe vetė historinė e shkruar pėrmes vargjesh qė rapsodėt thurėn pėr trimat. Epopeja qė shkroi Oso Kuka, i mėkoi trimat e Dedė Gjo Lulit me mė shumė atdhedashuri,- u pėrcolli nė ashtėn trimėrore malėsorėve mė shumė ndjesi vetmohimi pėr komb e atdhe. Ndėr luftėtarėt qė i kishin ardhė nė ndihmė Vraninės, binin nė sy shumė hotianė dhe malsorė tė Grudės, ndėr ta dhe djaloshi 21 vjeēar Dedė Gjo' Luli. Ajo ditė ėshtė quajtur nga bibliografi i tij (P.Doēi) si dita e pagėzimit nė zjarrin e luftės. Ishte njė sprovė qė i dha emer prijėsit tė ardhshėm tė maleve. Ai lufoi si titan kundėr malazezėve dhe emrin do t’ia pėrmendinin pėr shumė kohė ndėr ato anė. Trimi kishte treguar zotėsi, urtėsi dhe shkathtėsi nė luftėn ballė pėr ballė me armikun. Dhe qė nga ajo ditė, kur dėgjoheshin lajme lufte, malėsorėt thėrrisnin: hej tė lumtė pushka, Dedė Gjo' Luli! Ku kėrciste pushka pėr "komb" e "Shqipni" nė krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulėve. Nė tė gjithė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut, Hoti ishte bajrak me emėr, bajrak i parė, prandaj ai pėrfaqėsohej nė tė gjithė kuvendet. Edhe nė Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati pėrfaqėsuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijėsi i ardhshėm Dedė Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtė bėrė aq i njohur, por pushka i ishte ndjerė. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penės dhe pushkės, ishte mė shumė se njė shkollė pėr rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn do tė ecte trimi i maleve, nėn hijen e pandashme tė pushkės. Pas Kuvendit ai do tė ishte i kudogjendur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare. Vihet nė vijėn e parė tė frontit kundėr malazezėve, tė cilėt kėrkonin tė zaptonin e shkėpusnin copa nga trungu i memėdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem nė krye tė luftimeve, por edhe pėrkrah lėvizjeve diplomatike tė kohės. Ishte mes atyre qė u kėrkonin konsujve europiane nė Shkodėr, tė respektoheshin tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tė parėve tė tyre. Nė letrat qė malėsorėt i drejtonin konsujve, e bėnin tė qartė betimin se asnjė copė tokė nuk do tė lėshonin pa luftė. Nė letrėn qė iu ēua i ambasadorit tė Austrisė, me 1 mars 1880, malėsorėt shkruanin: "...Tė jeni tė sigurtė se po tė ndodhė kjo padrejtesi qė nuk e besojmė, do tė ndodhin medoemos gjana tė papėlqyeshme..." Nė letėr malėsorėt pėrcjellin mendimin e tyre se ata ishin tė vendosur qė tė jetonin tė patundur nė viset e tė parėve. Por fuqitė e Mėdha e kishin shitur Shqipėrinė. Trojet kishin dalė nė ankand. Me 4 prill njė tjetėr letėr u ėshtė drejtuar konsujve nė Shkodėr. "Na dėshirojmė me jetue e me gėzue lirinė pėr tė cilėn jemi kryenaltė; na nuk kishim ndejė pa kundėrshtue, cilindo qoftė pėr ndėrrimin e fatit tonė. Prandaj kemi vendose me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tonė para se me hy nė zgjedhėn e huej. Ideja kombėtare na bashkon pėr mbrojtjen e Atdheut tonė..." Por dukej se Evropėn nuk e linin kėmborėt e fqinjėve tanė, qė tė dėgjonte zilet e shqiptarėve. Pazarllėqet ishin bėrė me kohė. Sidoqoftė shqiptarėt pushkėt i mbanin ngrehur, gishtin nė ēark. Deda ishte si gjithmonė nė krye tė luftėtarėve. Ai dha njė kontribut tė ēmuar pėr mirėkuptimin e prijėsve shqiptarė, mes tė cilėve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistėt kanė shkruar se ai u priu forcave shqiptare, qė pritėn me pushkė ushtrinė e madhe tė Malit tė Zi, tė cilėn e udhėhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda nė krye tė 18 trimave tė zgjedhur prej Hotit dhe Grudės, ishte shkėputur dhe doli pėrpara tek ura e Rrzhanicės. Kėmbė serbi nuk e kaloi urėn. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinė e fitores sė munguar, ndėrsa malsorėt shkruan njė faqe tjetėr tė ndritur nė historint e Shqipėrisė. Dedė Gjo' Luli kishte kaluar me sukses njė provė tjetėr. Pas thyerjes sė Lidhjes, shumė luftėtarė nuk i ulėn armėt.

    Valiu i Shkodrės nuk i ndėrpreu pėrpjekjet e tij pėr tė futur nėn sundim me ligjet e Turqisė malėsorėt. Pėrveē dėshmive dhe kronikave tė pėrcjella, nga shtypi i kohės, pėrsėri na vjen nė ndihmė Palokė Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep pėrmasat e figurės shumė popullore, Dedė Gjo Luli:

    Kjo malsia kur ndigjoji
    Dedė Gjo Lulit fjalė i ēoi,
    Ēoi me e thirrė e me e pyet'
    ……………………………………
    Dedė Gjo Luli trim dai,
    qi s'i lč shoqi n'Malsi
    bashkė me fise ban davi:
    "Unė i herė, thom sa pėr veti,
    armėt e brezit nuk i hjeki...


    Dhe kėshtu ndodhi. Ai mbeti tėrė jetėn me pushkėn krahut. Ashtu siē luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si njė ndėr figurat kyē tė kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundėr malezezėve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtėr i rrallė i shfrytėzimit tė terrenit qė e njihte me pėllėmbė dhe asnjėhere nuk u korit pėrballė armikut.

    Nė kėngėt e popullit ėshtė gdhėndur si njė hero legjendar, qė mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashėn, i cili nė krye tė katėr divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali qė qe shprehur se Ballkani ishte i vogėl pėr me provue aftėsitė ushtarake, do tė ndjehej i poshtėruar nga sfida qė i bėnė 3500 shqiptarė tė armatosur me ca pushkė tė vjetra, tė cilėt vertetė e humbėn nė fillim orientimin, se viheshin pėr herė tė parė pėrballė mitralozėve qė pėrdornin turqit, por shpejt do ta bėnin gjeneralin qė tė kthehej me turp. Tė njėjtėn sfidė do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashės.

    E tėrė jeta e Dedės dhe familjes sė tij ėshtė njė shembull i papėrsėritur atdhetarie. Njė familje gati e shuar, por njė familje, qė kujtohet e nderohet pėr bėmat nė ėmėr tė Atdheut. Kur do tė binte i pari i dėshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai qė mė 6 prill 1911 kishte hedhe pėr tokė flamurin me gjysėm hėnė, Deda do ta ndjente shtypjen e zermės prej dhimbjės. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanė gjėmėn e rėnies sė tė birit, Gjergjit, 22 vjeēar. Nė betejen e 29 gushtit 1912, kishin rėnė shumė luftėtarė. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedės, pėr tė mos e lėnduar, i thanė:

    - Dedė, kanė mbetė 20 hotianė nė fushė tė luftės.
    - Po burrat nė luftė do tė mbesin, qe pėrgjegjur ai.
    - Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
    - Po dhe ai djal nane ishte, qe pėrgjigjur Deda, duke e gėlltitė dhembjen.

    Pas tre vjetėsh do tė vritej vetė Deda, shtator 1915. Djali tjetėr, krahu i djathtė i tij ndėr beteja, Kola, do tė jepte shpirt tre vjet pas tė atit, me 1918, i helmuar. Mė 1920, nė verilindje tė Shkodrės, do tė binte me armė nė dorė Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtė i tij ndėr beteja. Jo vetėm kėta, por dhe nipi i Dedės, Zef Lan Ula, vėllai prej nėne, Baca Xheka, miqtė e shtėpisė, Kolė Marash Vata, Kolė Kurti, e tė tjerė e zgjasin shumė listėn e dėshmorėve pėr Atdheun tė kėtij fisi.

    Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Nė maj tė vitit 1923, me pėrpjekjet qė banė e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkėshortja e Kolės), u bartėn prej Oroshit eshtrat e Dedės dhe prej Vlore ato tė Kolės dhe u sollėn nė Shkodėr.

    Mitingu i pėrmortshėm i pėrcjellė nga i shtypi i kohės ishte i jashtėzakonshėm.

    Shkodra nderonte ata qė gjakun nuk e kishin sakrifikuar pėr Atdhe. Nė gazetėn "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) pėrcillen fjalėt e Gjok' Lulit: ”Tė falem nderės, moj Shkodėr... Por ma tepėr tė falen nderės edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini kėto punė e pasha kėto eshtna qė kena pėrpara edhe sa mashkuj, qė tė kenė pesėqind shtėpi nė Hot kanė me dekė pėr Shqipni!”

    Ndėrsa deputetėt shkodranė nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari nė nderimet qė Shkodra po i kushton kujtimit tė Dedė Gjo' Lulit, tue krye detyrėn e mirėnjohtėsisė ndaj Fatosit tė Pavdekshėm qė nga ma tė parėt ngrehi flamurin e lirisė se Atdheut mbi krepat e pėrgjakun tė Malcisė sė Madhe. Si pėrfaqėsues tė Shkodrės lutemi na zevėndėsoni nė ceremoni." Ceremoninė e pėrshėndetėn edhe shumė shkodranė qė jetonin nė Tiranė.

    Nė njė telegram tė tyre shkruhej: "Ditėn kur Shkodra kryen detyrėn ndaj Dedė Gjo' Lulit, qė gjithė jetėn ja kushtoi atdheut dhe ushqeu nė gjak lirinė, zemrat tona rrahin pėrnjėherė me ato tė bashkėqytetaseve tanė tė bashkuem nė vorrin e nderimit pėr Fatosin e Malėcisė sė Madhe." Edhe ky telegram ėshtė i botuar nė gazetėn "Ora e Maleve".

    Ndėrkohė nė Shkodėr qe formuar dhe "Komiteti Dedė Gjo' Luli", qė do t'i ngrinte njė monument kėtij patrioti tė shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkė me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anėtar nderi tė komitetit, shkruante: "...due tė shtoj dy fjalė edhe mbi dy inisiativa tė tjera qė janė marrė; me i ngritun njė monument edhe kreshnikut tonė me famė botėrore Skėnderbeut e malcorit tė madh Dedė Gjo' Luli..."

    Patrioti tjetėr i shquar, Avni Rustemi, do tė shkruante qė nga Roma: "Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t'i ngrehur njė monument Burrit pa frikė e pa njollė tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emri i tė ndjerit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni emėruar si pjesėtar nderi."

    Poeti Risto Siliqi do tė shkruante fjalė zėmre pėr luftėtarin e madh: "Sot pa farė dyshimi mund tė thuhet se gjeneracioni i jonė i sotshmi e ka kuptue rėndėsine e veprave patriotike... qė trupat e fatosave martirė tė shporuem pa mėshirė me bajonetat e armikut mos tė kalben nėn dhč bashkė me veprat e tyre. Emni i Dedė Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra tė gjalla, qė e dėshmojne edhe krepat e thepishme tė maleve tona, vuloset i gdhėndun nė historinė tonė kombėtare" (Ora e Malėsisė, nr. 20, viti 1923).

    ... Dhe emri i tij u gdhėnd nė histori pėrjetėsisht. Fundi i tij ka mbetur sfidė atyre qė i morėn jetėn. Njė rapsod mirditor e ka fiksuar nė vargje fundin e kreshnikut tė maleve:

    Nė Bjeshkė t'Oroshit na u derdh zani
    Se ē’ban m'ne serbjani.
    Si ata trimat i kanė rrethue
    Me vargoj na i kanė shtrėngue.
    Zana e malit t'jam ankue
    Curril gjaku a' tue shkue.
    Mu nė Shėshėz burrit t'botės
    Pa iu trėmb qerpiku i lotės
    Serbi thikėn i ngul nė krahnuer
    Dedė Gjo' Luli' burrė malėcuer
    S'u pėrkul as nuk u tut
    Por po i thotė kėto fjalė aēik:
    Gjaku em tė tė shkojė fli
    Pėr me pshtue tė ngraten Shqypni...

    Jemi nė mars, fillimin e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, e cila ēoi nė Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pėrkrah trimave e shumė martirėvė tė asaj kryengritjė nderohet dhe emri i prijėsit, Ded Gjo’ Luli.

    Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York
    Nr.919, 17-20 Mars 2000, fq.10.



    --------------------------------------------------------------------------------

    DED GJO' LULI - NJĖ JETĖ ME LUFTĖ PĖR SHQIPĖRINĖ

    E shanė, e torturuan, pastaj e vranė dhe mė nė fund e masakruan. Dhe pėr t'i humbur gjurmėt e atij krimi monstruoz e qitėn nė shpellė.
    Ky burrė shqiptar kishte shkuar atje nė Orosh tė Mirditės pėr bisedime, edhe pse kishte njė parandjenjė se atje do tė vritej. Testamenti i nėnshkruar njė ditė mė parė se tė nisej, tregon parandjenjėn e tragjedisė sė tij, pavarėsisht se tė gjithė e kishin kėshilluar qė tė mos shkonte.
    Por Dedė Gjo' Luli ua kishte dhėnė fjalėn krerėve tė Mirditės. Ishte ditė fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisė, Dede Gjo'Luli i Hotit.
    Atė ditė u shua nga qielli shqiptar njė yll i lirisė kombėtare. E vranė ata qė e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
    Dede Gjo' Luli lindi nė Traboin tė Hotit nė vitin 1840. Ishte bir i njė prej familjeve mė fisnike tė Malėsisė, derė e pėrmendur brez pas brezi. Hoti ka njė tė kaluar tė shkėlqyeshme. Historianėt thonė se ishte njė ndėr krahinat mė tė organizuara nė gjithė Shqipėrinė nė Mesjetė.
    Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
    Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
    Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
    Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
    Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
    I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
    Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
    Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
    E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
    Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
    Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
    Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
    Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
    Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
    Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
    Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe.
    Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
    Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
    Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
    Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.
    Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
    Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.

    "Jeta e Ded Gjo Lulit"
    Shkeputur nga gazeta Koha Jone (Shkruar nga Gjoleke Gjonlekaj)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2003
    Vendndodhja
    france
    Postime
    10
    DEDE GJO LULU ESHTE HERO I VERTETE DHE JO I SHPIKUR SI

    PSEUDOHERONJTE E ENVERIT..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasja e Dedė Gjon Lulit
    Gani Qarri
    Shfletimi i historisė
    Dedė Gjon Luli mbeti luftėtar i denjė kombėtar deri nė ēastin e fundit tė jetės sė tij kur edhe u vra me tradhti nė moshėn 75 vjeēare, nė njė prit tė organizuar nė Orosh tė Mirditės. Edhe pse Pavarėsia e Shqipėrisė sė cunguar nga konferenca e Londrės, ishte njohur nga shumė vende, armiqtė dhe tradhtarėt e kombit shqiptar nuk pushonin sė luftuari pėr ti zhdukur luftėtarėt e mbetur tė ēėshtjes kombėtare dhe zhduk edhe atė pak Shqipėri qė kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjėt tanė hegjemonist.
    Nė listėn e atyre qė duhej zhdukur ishte edhe Dedė Gjon Luli i cili pėr t'i dalė zot atdheut muaj me radhė kishte qėndruar edhe nė malet e Pukės ku ishte pėrpjekur ti luftonte forcat anti kombėtare esadiste,derisa njė ditė vjeshte,mercenarėt e kishin kryer punėn e vetė duke e vrarė Dedė Gjon Lulin me tradhti.
    Nga gjendja e mjegulluar qė mbulonte ato kohė tė liga Shqipėrinė,Dedė Gjon Luli kishte njė parandjenjė tė keqe, dhe sipas dėshmive tė Norės, Nuses sė djalit tė Dedė Gjon Lulit-Kolės, e cila nuk iu kishte ndarė luftės kurrė, bashkė me Burrin dhe Vjehrrin e saj,ndaj edhe Dedė Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prindėrore ndaj saj sa qė atė e quante "Djali ma i miri i Babės"! ndaj, pak kohė para se tė vritej me tradhti,nė qershorin e vitit 1915 i kishte lėnė asaj edhe njė testament, qė nė rastin mė tė keq, Nora tė shiste ato pak gjėra qė u kishin mbetur, pėr ti lar borxhet qė kishin nė Qytet dhe Malėsi , sepse Dedė Gjon Luli kishte blerė armė e fishek dhe nuk donte, as pas vdekjes, tė linte gjė peng.
    Nora e dėshpėruar kur kishte marrė Testamentin, sikur tė kishte marr mortjen e tė vjehrrit,kishte parandier rrezikun e vdekjes sė shpejtė tė Dedė Gjon Lulit, gjė qė pas dy muajsh edhe kishte ndodhur.
    Sipas shėnimeve nga Historia shqiptare, tė bazuara edhe nė dėshmitė e Norės, Dedė Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt nė njė mbledhje tė fshehtė pėr Malėsinė , e cila gjoja- do tė mbahej nė Orosh. Nora nga droja se do ti ndodhte gjė e keqe Dedė Gjon Lulit,e kishte lutur shumė;Babė Deda,i kishte thėnė Nora , ta kam rixhanė- mos shko Babė, se ja druej sherrin asaj mbledhje!!! por Dedė Gjon Luli edhe pse shumė herė edhe nė raste tė vėshtira lufte e kishte dėgjuar Norėn " Djalin ma tė mirin tė Babės" fatkeqėsisht, kėsaj radhe nuk e kishte dėgjuar , duke i thėnė; Norė " Djali im mė i miri" shtatėdhjetė e pesė vjet i bana, e fjalėn peng kurrė nuk e kam lanė,kur mė thirrėn nė atė mbledhje,u thash, po - do tė vij, e tani vetėm nėse vdekja mė ndal, se nuk e la pa shku.
    Nora si shumė herė tjera gjatė luftės edhe kėsaj radhe vėzhgonte terrenin e rrugėtimit tė tyre, ndaj edhe kishte hetu se diēka e keqe nė Orosh do t'u ndodhte,madje kur ishin afrua pranė kullė sė "mbledhjes" njė nuse e shtėpisė, fshehurazi u kishte tregu se aty nuk kishte mbledhje, por ,ata ishin tė tradhėtuem
    Dhe sipas historianėve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashės ,nė koordinim me miqtė e tij Gjonmarkajt tė cilėt bashkėpunonin me serbėt, ata i kishin pėrgatitur Dedė Gjon Lulit njė vdekje tė tillė, tė mistershme Trimit tė Traboinit, tė cilin do ta vrisnin nė moshėn e tij 75 vjeēare me 5 shtator tė vitit 1915 nė Sheshėz tė Oroshit
    Nė betejėn e 29 gushtit tė viti 1912,nė mesin e 20 luftėtarėve tė rėnė ishte edhe djali i dytė i Dedė Gjon Lulit- Gjergji 22 vjeēar. Pas tre vjetėsh nė shtator tė vitit 1915, do tė vritej vetė Deda,kurse Djali parė i Dedė Gjon Lulit, Kola, do tė largohej pėr afro tri vite nė Itali nga ku do ti dėrgonte Norės njė letėr nė tė cilėn do ti shkruante, "Tė lutem na i mblidh eshtrat" pėr tu kthyer edhe vetė nga Italia me 1918, me ē`rast edhe ai tre vjet pas tė atit, do tė vdiste i helmuar nė Vlorė, duke shtuar edhe pėr njė, numrin e dėshmorėve kombėtar pėr Atdheun nga Familja e ngushtė e Dedė Gjon Lulit.
    Kėshtu qė Norės- Re`sė, sė Dedė Gjon Lulit dhe gruas sė Kolės, tanimė vėrtetė nuk i kishte mbetur asgjė tjetėr,pėrveē se tua mblidhte eshtrat e kėtyre patriotėve e cila pas shumė pėrpjekjeve qė bėnė bashkė me bijėn e Dedė Gjon Lulit,Nareja, ato arritėn qė nė maj tė vitit 1923, ti bartin eshtrat e Dedė Gjon Lulit prej Oroshit dhe ato tė Kolės prej Vlore pėr ti sjellė dhe bashkuar nė Shkodėr.
    Nora nuk iu kishte ndarė kurrė luftėtarėve,ajo me ndėrresa nėn sqetull,shkonte gjithkund me ta, shpesh herė edhe duke pri ndėr shtigje tė vėshtira tė pusive deri sa udha i ēoi edhe atje ku tradhtia pėrmes kurtheve tė ngrehura, kishte futur nė pėrdorim edhe bajonetat sllave pėr vrasjen e patriotėve kombėtar pas shpine,siq ndodhi me Dedė Gjon Lulin.
    Vrasja me tradhti e njė patrioti tė tillė kaq tė madh dhe tė kulluar kombėtar, siē ishte rasti i Dedė Gjon Lulit, nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive tė mėdha, por ishte mėnyra mė e ligė e njė praktike shumė mizore,e cila do tė pėrdorej shpesh pėr likuidimin e shumė patriotėve tjerė tė kombit.
    Me 18 mars tė vitit 1964 do tė vdiste edhe Nora, pjesėmarrėsja e tė gjitha luftėrave tė lavdishme pėr ēlirimin e vendit dhe bashkimin gjithė-shqiptar,dhe dėshmitarja e fundit e njė tradhtie tė madhe mbi vrasjen nė prit tė njė luftėtari tė dėshmuar kombėtar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Vrasja e Dedė Gjon Lulit
    Gani Qarri
    Shfletimi i historisė
    Dedė Gjon Luli mbeti luftėtar i denjė kombėtar deri nė ēastin e fundit tė jetės sė tij kur edhe u vra me tradhti nė moshėn 75 vjeēare, nė njė prit tė organizuar nė Orosh tė Mirditės. Edhe pse Pavarėsia e Shqipėrisė sė cunguar nga konferenca e Londrės, ishte njohur nga shumė vende, armiqtė dhe tradhtarėt e kombit shqiptar nuk pushonin sė luftuari pėr ti zhdukur luftėtarėt e mbetur tė ēėshtjes kombėtare dhe zhduk edhe atė pak Shqipėri qė kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjėt tanė hegjemonist.
    Nė listėn e atyre qė duhej zhdukur ishte edhe Dedė Gjon Luli i cili pėr t'i dalė zot atdheut muaj me radhė kishte qėndruar edhe nė malet e Pukės ku ishte pėrpjekur ti luftonte forcat anti kombėtare esadiste,derisa njė ditė vjeshte,mercenarėt e kishin kryer punėn e vetė duke e vrarė Dedė Gjon Lulin me tradhti.
    Nga gjendja e mjegulluar qė mbulonte ato kohė tė liga Shqipėrinė,Dedė Gjon Luli kishte njė parandjenjė tė keqe, dhe sipas dėshmive tė Norės, Nuses sė djalit tė Dedė Gjon Lulit-Kolės, e cila nuk iu kishte ndarė luftės kurrė, bashkė me Burrin dhe Vjehrrin e saj,ndaj edhe Dedė Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prindėrore ndaj saj sa qė atė e quante "Djali ma i miri i Babės"! ndaj, pak kohė para se tė vritej me tradhti,nė qershorin e vitit 1915 i kishte lėnė asaj edhe njė testament, qė nė rastin mė tė keq, Nora tė shiste ato pak gjėra qė u kishin mbetur, pėr ti lar borxhet qė kishin nė Qytet dhe Malėsi , sepse Dedė Gjon Luli kishte blerė armė e fishek dhe nuk donte, as pas vdekjes, tė linte gjė peng.
    Nora e dėshpėruar kur kishte marrė Testamentin, sikur tė kishte marr mortjen e tė vjehrrit,kishte parandier rrezikun e vdekjes sė shpejtė tė Dedė Gjon Lulit, gjė qė pas dy muajsh edhe kishte ndodhur.
    Sipas shėnimeve nga Historia shqiptare, tė bazuara edhe nė dėshmitė e Norės, Dedė Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt nė njė mbledhje tė fshehtė pėr Malėsinė , e cila gjoja- do tė mbahej nė Orosh. Nora nga droja se do ti ndodhte gjė e keqe Dedė Gjon Lulit,e kishte lutur shumė;Babė Deda,i kishte thėnė Nora , ta kam rixhanė- mos shko Babė, se ja druej sherrin asaj mbledhje!!! por Dedė Gjon Luli edhe pse shumė herė edhe nė raste tė vėshtira lufte e kishte dėgjuar Norėn " Djalin ma tė mirin tė Babės" fatkeqėsisht, kėsaj radhe nuk e kishte dėgjuar , duke i thėnė; Norė " Djali im mė i miri" shtatėdhjetė e pesė vjet i bana, e fjalėn peng kurrė nuk e kam lanė,kur mė thirrėn nė atė mbledhje,u thash, po - do tė vij, e tani vetėm nėse vdekja mė ndal, se nuk e la pa shku.
    Nora si shumė herė tjera gjatė luftės edhe kėsaj radhe vėzhgonte terrenin e rrugėtimit tė tyre, ndaj edhe kishte hetu se diēka e keqe nė Orosh do t'u ndodhte,madje kur ishin afrua pranė kullė sė "mbledhjes" njė nuse e shtėpisė, fshehurazi u kishte tregu se aty nuk kishte mbledhje, por ,ata ishin tė tradhėtuem
    Dhe sipas historianėve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashės ,nė koordinim me miqtė e tij Gjonmarkajt tė cilėt bashkėpunonin me serbėt, ata i kishin pėrgatitur Dedė Gjon Lulit njė vdekje tė tillė, tė mistershme Trimit tė Traboinit, tė cilin do ta vrisnin nė moshėn e tij 75 vjeēare me 5 shtator tė vitit 1915 nė Sheshėz tė Oroshit
    Nė betejėn e 29 gushtit tė viti 1912,nė mesin e 20 luftėtarėve tė rėnė ishte edhe djali i dytė i Dedė Gjon Lulit- Gjergji 22 vjeēar. Pas tre vjetėsh nė shtator tė vitit 1915, do tė vritej vetė Deda,kurse Djali parė i Dedė Gjon Lulit, Kola, do tė largohej pėr afro tri vite nė Itali nga ku do ti dėrgonte Norės njė letėr nė tė cilėn do ti shkruante, "Tė lutem na i mblidh eshtrat" pėr tu kthyer edhe vetė nga Italia me 1918, me ē`rast edhe ai tre vjet pas tė atit, do tė vdiste i helmuar nė Vlorė, duke shtuar edhe pėr njė, numrin e dėshmorėve kombėtar pėr Atdheun nga Familja e ngushtė e Dedė Gjon Lulit.
    Kėshtu qė Norės- Re`sė, sė Dedė Gjon Lulit dhe gruas sė Kolės, tanimė vėrtetė nuk i kishte mbetur asgjė tjetėr,pėrveē se tua mblidhte eshtrat e kėtyre patriotėve e cila pas shumė pėrpjekjeve qė bėnė bashkė me bijėn e Dedė Gjon Lulit,Nareja, ato arritėn qė nė maj tė vitit 1923, ti bartin eshtrat e Dedė Gjon Lulit prej Oroshit dhe ato tė Kolės prej Vlore pėr ti sjellė dhe bashkuar nė Shkodėr.
    Nora nuk iu kishte ndarė kurrė luftėtarėve,ajo me ndėrresa nėn sqetull,shkonte gjithkund me ta, shpesh herė edhe duke pri ndėr shtigje tė vėshtira tė pusive deri sa udha i ēoi edhe atje ku tradhtia pėrmes kurtheve tė ngrehura, kishte futur nė pėrdorim edhe bajonetat sllave pėr vrasjen e patriotėve kombėtar pas shpine,siq ndodhi me Dedė Gjon Lulin.
    Vrasja me tradhti e njė patrioti tė tillė kaq tė madh dhe tė kulluar kombėtar, siē ishte rasti i Dedė Gjon Lulit, nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive tė mėdha, por ishte mėnyra mė e ligė e njė praktike shumė mizore,e cila do tė pėrdorej shpesh pėr likuidimin e shumė patriotėve tjerė tė kombit.
    Me 18 mars tė vitit 1964 do tė vdiste edhe Nora, pjesėmarrėsja e tė gjitha luftėrave tė lavdishme pėr ēlirimin e vendit dhe bashkimin gjithė-shqiptar,dhe dėshmitarja e fundit e njė tradhtie tė madhe mbi vrasjen nė prit tė njė luftėtari tė dėshmuar kombėtar
    epo tash puna e ktyne cubave t'mirdites duhet sqaru pak se em sa di un e kan ni tem dhe kto far pisash ke elita kombtare

    shum popull i pa mor vesht ishim kon spo dim me i da tradhtaret prej patriotave
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Dedė Gjon Luli u vra nga dora e kriminelit serb, kapetan Gjura
    Mr.sc.Nue Oroshi-Historian
    Pėrgjigje zėdhėnėsit tė historisė komuniste Gani Qarrit
    Mėqenėse ju zoti Qarri nuk keni njohuritė elementare te studimit tė historisė, pasiqė ju mungon metodologjia e punės shkencore-hulumtuse dhe bazohi vetėm nė tė dhenat e historisė komuniste porė jo edhe kombėtare, sepse kombėtarja dhe komunizmi janė dy botėra dhe njė kufi i madh qė i ndanė nė mes veti, por, ju, bazohi nė tė dhenat e historisė komuniste proletare, qė nuk njeh komb e as fe, atėherė do t'u pagėzoi, me emėr, zėdhėnės i historis komuniste. Me siguri e kupton fjalėn zėdhėnės. Pra, ėshtė ai qe i flet, shkruan dhe interpreton tė gjitha ato gjėra qė ia pėrgadisin tė tjerėt. Nė kėtė rast ju shkruani, mendoni dhe interpretoni falsifikimet e fallsifikatorit tė historisė Pal Doqit. Ju keni mundur me njė kėrkim falje publike ta mbyllni kėtė gabim tuajin trashanik tė ripėrsėritjes sė fallsifikimit tė historisė lidhur me vrasjen e Ded Gjon Lulit nga ana e falsifikatorit komunist Pal Doqi.
    Nė reagimin e parė nuk jam marrė fare me ju por vetėm me tė vėrtetėn shkencore, por pasiqė ju dėshironi tė jeni zėdhėnės i devotshėm i Historisė Komuniste atėherė dua t'i them dy fjalė: Ju nė reagimin tuaj thuani se, “Nė shkrimin tim, kushtuar Dedė Gjo Lulit, siē keni mundur ta vėreni, unė jam orientuar nė Histori, si burimi mė i besueshėm pėr huazimin e fakteve”. Nė cilėn histori Z Qarri ju duhet tė jepni emrin e Librit, emrin e autorit, numrin e faqės. Kėto tė gjitha tek ju mungojnė. Ndėrsa nė pasusin tjetėr ju shkruani:” Por, ju zoti Oroshi nga kush jeni AUTORIZUAR, si mr.sci. historian, qė ta tjetėrsoni Historinė me pėrpjekjet qė ti ndryshoni faktet e licencuara, nga instituti i shkencave tė historisė sonė kombėtare?! -Si e ka emrin ai Institut z Qarri? -Nė Tiranė ėshtė Qendra e Studimevve Albanologjike, nė Prishtinė ėshtė Instituti i Historisė dhe Instituti Albanologjik.
    Ju bėj me dije, z Qarri, se Historia nuk shkruhet me licenca por me fakte dhe argumente shkencore. Pra, ata qė mė kanė autorizuar mua qė ta shkruaj Historinė e Kombit tim shqiptar, me forcėn e argumentit, janė tė gjithė ata burra dhe gra atdhetarė qė e dhanė jetėn pėr Shqipėri Etnike dhe demokratike, dhe, qė njė pjesė e tyre u vranė nga regjimet komuniste, e pjesa tjetėr u desht tė mergoj dhe zhvilloj aktivitetin kombėtar edhe nė mėrgim, ndėrsa familjet e tyre u burgosen dhe u internuan nė burgjet mė famkeqe qė njeh historia e njerėzimit, ku mė pas atdhetarėt e vrarė u shanė, u pėrbuzėn dhe u nėpėrkembėn nga historia e kuqe komuniste. E ata janė, zoti Qarri, kėta atdhetarė dhe atdhetare: Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashėri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vėrlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korqa, Shaban Polluzha, Ndue Pėrlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi, Prenk Cali, Monsinjor Zef Oroshi, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Rexhep Mitrovica, Ukė Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gėrguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj,Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kol Parubi, Gjergj Martini, Demė Ali Pozhari, Kolė Margjini, Mulla Ramė Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora. Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patėr Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlija, Zhuk Haxhia, Kol Bib Mirakaj, Bashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitėrni, Mehmet Agė Rashkoci, Mufaili i Vogėl, Mufaili i Madh nga Zajazi,Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj Mark Staka, Sylė Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumė e shumė tė tjerė, ėshtė pėr t'u theksuar se, shumė prej kėtyre nacionalistėve kishin njė pėrgaditje tė lartė shkollore duke mbaruar studimet nėpėr Univerzitet pėrendimore, kryesisht nė Itali, Austri e Gjermani, porė edhe nė vende tė tjera. Duke kėrkuar falje prej shumė e shumė nacionalistėve tjerė tė Shqipėrisė etnike, qė pėrkulem para veprės sė tyre dhe qė nė kėtė shkrim nuk po ua shėnoi emrat.
    Pra, nė kėtė periudhė kohore nė trojet etnike shqiptare u krijuan dy taborre politike, zoti Qarriė ai kombėtar apo nacionalist emrat e te cilėve i pėrmenda mė lart, tė cilėt nė bashkėpunim me shtetet pėrėndimore luftuan me pushkė e diplomaci pėr bashkimin e trojeve shqiptare, dhe ai komunist apo tradhtar tė cilėt nė bashkpunim me komunistėt pansllavistė rus e jugosllavė e ndanė popullin shqiptar, dhe sot e kėsaj dite po i pėrjetojmė pasojat e kėsaj ndarje, si nė aspektin fizik, gjeografik, historik, ekonomik, njashtu edhe nė atė ideologjik. Nė shenjė respekti pėr kėtė amanet apo autorizim, siē thuani ju z Qarri qė ma lanė kėta atdhetarė dhe atdhetare, kemi themeluar Shoqatėn e Intelektualėve Shqiptarė “Trojet e Arbrit”, qė pėrfshinė 120 Intelektualė, kemi mbajtur nėntė sesione shkencore, gjashtė akademi dhe kemi botuar nėntė vepra enciklopedike te Historisė Shqiptare me njė volum prej 5468 faqe, e, ku me punimet e tyre gjatė kėtyre sesioneve shkencore janė paraqitur profesorėt me eminent tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė, tė Institutit Albanologjik nė Prishtinė, Instituitit tė Historisė nė Prishtinė, studiuesit nga Arkivi i Kosovės, Muzeu i Kosovės, Akademia e Shkencave, Univerziteti i Tiranės, Univerziteti i Shkodres, Univerziteti i Durrėrsit, Univerziteti i Prishtinės, profesorėt shqiptarė nga Maqedonia, nga Mal i Zi, Kosova Lindore, Qameria, Evropa, Amerika dhe Australia. Nė krye tė kėtij organizimi ėshtė profesori i nderuar dhe vizionari i kombit shqiptar prof.dr Muhamet Shatri ndėrsa unė e kam fatin tė jem nėnkryetar i Shoqatės sė inteletkualėve Shqiptar "Trojet e Arbrit". Kaq sa i pėrket pėrgjigjės, se kush mė ka autorizuar.

    Dedė Gjon Luli u vra nga dora e kriminelit serb kapetan Gjura
    Ju zoti Qarri fare nuk merreni me argumentin historik, ai pėr ju nuk egziston. Edhe pse me fakte shkencore dhash emrat e shtatė burrave mirditorė qe e shoqėruan Ded Gjon Lulin, dhe po tė pėrkujtoi edhe njėherė, se kėta burra qė e dhanė jetėn nė mbrojtje tė Ded Gjon Lulit janė:
    1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula dhe 7.Llesh Deda. Porsa mbėrrijtėn nė komandėn serbe, qė ishte vendosur nė Abacinė, e pa i lėnė shtek tė paraqiste ankesėn, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjon Lulin e qojnė nė rrafshnaltėn qė quhet Sheshas dhe aty e pushkatojnė, kurse tė shtatė burrat i qojnė nė Breshten (Pyllin) e Oroshit, nė Mal tė Shejt, e atje nė grykė tė shpellės sė Akullit, qė ėshtė 15 metra e thellė nė tokė, jua nxjerrin shpirtin duke i therė me bajoneta, e ashtu tė gjallė i hedhin mbrenda ku kanė vdekė tė ngrimė. Pra Ded Gjon Luli ėshtė vrarė nga Dora e Kriminelit serb Kapetan Gjura me 24 Shtator 1915, ku sė bashku me Ded Gjon Lulin janė vrarė edhe shtat mirditorė emrat e tė cilėve i ceka mė lartė. Qėshtja e vrasjes sė Ded Gjon Lulit ėshtė sqaruar nė konferencėn pėrkujtimore-shkencore tė mbajtur nė Tuz, me datėn 24 Shtator 2005, me rastin e 90 vjetorit tė vrasjes sė Ded Gjon Lulit. Nė atė konferencė shkencore unė paraqita variantin bindes pėr vrasjen e Ded Gjon Lulit qė ishte shoqėruar nga 7 mirditorė qė u vranė nė pėrcjellje tė tij. Dhe ky variant i argumentuar shkencėrisht u pranua nga Historianėt e Historisė moderne Shqiptare, si dhe gjeti vend nė krye tė librit tė botuar me pas mė titullin: Ded Gjon Luli -90 Vjetori i vrasjes-Materiale nga Konferenca perkujtimore Shkencore-Tuz, 24 Shtator 2005 -Iliricum Tuz. Botuar ne faqe 7-8-9.
    Kėto tė dhėna tė vrasjes sė Ded Gjon Lulit gjithashtu i kam botuar edhe nė librin tim "Dėshmi Kohėrash", Shtėpia Botuse Lumbardhi Prizren 2003 f.37- 43. tek studimi Dedė Gjo Luli pėr Pavarėsinė Kombėtare. Dhe, deri mė sot asnjė studiues serioz i historisė shqiptare nuk ka mundur t'i kontestoj kėto fakte te argumentuara shkencore.
    Se si u soll regjimi totalitar komunist me familjen atdheare dhe princore tė Kapidan Gjon
    Marka Gjonit sjellim tė dhėna nga studiuesja shkodrane Fatbardha Mulleti-Saraqi, e cila ne studimin e saj, Kapidan Ded Gjon Marku –Njė jetė nė Stuhinė Komuniste -E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike 6, Prizren-Burim (Istog) 2007 f.429 thotė: Bilanci i Familjes Markagjoni nėn rexhimin totalitar komunist ishte ky: Dy djemtė e familjes Mark e Sandėr (Llesh) Gjon Markagjoni tė vrarė nė vitin 1946-1947, nė moshėn 33 dhe 27 vjeēare, 40 vjetė burg, 254 (dyqindė e pesdhjet e katėr vjetė internime), dhe tri nana tė shtrenjėta vdiqėn ne internim. Iu shtetzuan pronat, konfiskim i ēdogjėje,rrafshim i kullave te familjes nė Orosh Mirditė, atje mbetėn vetėm gurėt. Pėr afro 50 vjet vazhdoi tortura, burgjet internimi dhe denigrimi i familjes me anė tė radios, librit, artit skenik, filmit, televizorit, deri nė pafundėsi shpifje arti i gėnjeshtrės nė stadin mė tė lart.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,749

    Pėr: Ded Gjo’ Luli,



    Historia e panjohur e Ded Gjo Lulit. Kush e rrėmbeu flamurin? - Gjurmė Shqiptare
    Mar 5, 2022

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •