Fund Shekulli
Ora ngelur nė cep tė dymbėdhjetės,
Nė fushėn e bardhė: dje, sot a nesėr?
Rusėt po i lodh zemra e Jelcinit,
Amerikanėt - seksi i Klintonit,
Zviceranėt - katastrofa ajrore,
Brazilianėt - humbja nė futboll
Dhe shqiptarėt - procesi i vetvetes,
Vallė a jemi dje, sot apo nesėr?
Njerėzit e gurit
Burrat e kohės sė gurit s ishin tė ngurtė,
Visheshin me gjethe, u lulėzonin brinjėt,
Zbutnin gjithandej gratė e egra,
Shpiknin vegla pune me majė, rrumbullak,
Nuk njihnin sistem numėrimi pėr fėmijėt,
Shpellat i thellonin me britma pasioni,
Jetonin njė shekull sipas tyre
Dhe
sosnin nė skuptura naive.
Karnavalet
Ditėn e karnavaleve tė botės,
Maska gjithėfarėsh nėn ritėm prej shiu
Luajnė kuplete me fund gazmor,
Kafshė imitojnė, insekte xhunglash,
Asimetrikisht bėjnė pirueta,
Pėr tė harruar maskat e vėrteta.
Alfabeti i Vitit
ACARIM...
BARUT...
CINIZEM...
DROGĖ...
Tė harrohet ky kod kuneiform,
Pėrhapur me valė e me ekran,
Shtypur nė kolona mijėra kopjesh,
Pėrsėritur ndėr fjalime kollaresh.
T'i heqim gjithė dėrrasat e zeza,
Tė shkruajmė veē me germa tė bardha,
Ndėr pėllėmbė tė zgjatura fėmijėsh,
Alfabetin e shkurtėr mė tė ri:
A - AJĖR!
B - BUKĖ!
C - CICERIMĖ!
D - DASHURI!
Simbozė
Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė,
As pjesėtuar nėn kryqin e dhimbjes,
As shumėzuar nė iksin e shpresės,
Tė mbledhura me vetveten e mjerė,
Tė zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli nė vjeshtė,
Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė.
Krijoni Kontakt