Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Nano nė MPJ: Ndikoni nė ndreqjen e imazhit tė Shqipėrisė

    Shekulli 16/04/2004

    Kryeministri Fatos Nano kėrkoi nga drejtuesit e Ministrisė sė Jashtme tė ndikojnė nė ndreqjen e imazhit tė vendit nė botė duke u prezantuar denjėsisht nėpėrmjet retorikės diplomatike tė zhdėrvjellėt dhe agresive, dhe lėnien mėnjanė njė herė e mirė tė retorikave tė zbrazėta dhe pa bereqet pėr politikėn e jashtme tė vendit.
    Gjatė analizės sė punės tremujore nė kėtė institucion tė zhvilluar dje, kreu i qeverisė vėrejti se stafi drejtues i ministrisė, duhet tė punonte nė angazhimin e resurseve dhe kapaciteteve njerėzore me qėllim tėrheqjen e kontigjentit tė tė rinjve qė kanė studiuar jashtė vendit, tė cilėt dėshirojnė tė aktivizohen nė strukturat e diplomacisė shqiptare. Sipas tij duke rritur e pėrforcuar efikasitetin e shėrbimit me jashtė, Ministria e Jashtme duhet tė shndėrrohet nė njė model edhe pėr institucionet e tjera tė linjės.



    Para 10 ditesh tek Koha Jone:

    Lesi: Kam dokumentin sekret te Athines, 06/04/2004
    Kryetari i Partise Demokristiane dhe botuesi i njohur, Nikolle Lesi deklaroi ne seancen e djeshme parlamentare se ka zbuluar dhe eshte ne zoterim te nje dokumenti sekret, i cili, sipas tij, implikon plotesisht qeverine greke per shtyrjen e njepasnjeshme te miratimit ne Kuvend, te projektrezolutes per ceshtjen came. Deputeti i opozites, Lesi theksoi se kete dokument, zv/ministri i Puneve te Jashtme, Luan Hajdaraga ia ka drejtuar Kryeministrit, Fatos Nano dhe Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. "Diplomacia e Greqise ka bere presion, se nese rezoluta per ceshtjen came kalon ne Kuvend, emigrantet shqiptare ne Greqi do te riatdhesohen te gjithe dhe marredheniet mes dy vendeve do te ngrijne", u shpreh dje Lesi, duke kembengulur ne vertetesine e ketij dokumenti sekret. Botuesi i njohur premtoi se do ta beje publik shume shpejt dokumentin ne fjale dhe pikerisht "kur te nxehet loja".


    Perseri me rrezimin e turpshem te Rezolutes:

    PS tėrhiqet nga rezoluta ēame Shekulli, 07/04/2004
    Nano: “Miratojeni po tė doni dhe pastaj shkoni prisni emigrantėt nė kufi”

    “Miratojeni kėtė rezolutė dhe pastaj shkoni dhe pritini ju refugjatėt nė kufi”, -mėsohet tė jetė shprehur Nano para deputetėve. Madje ky ka qenė edhe “kėrcėnimi” qė i ėshtė bėrė palės shqiptare, sipas vetė kryeministrit Nano, thanė burime nga mbledhja e grupit parlamentar socialist. Nė fakt, burimet zyrtare bėnė fjalė se tėrheqja e rezolutės ėshtė e ndikuar nga pala greke, e cila e konsideron miratimin e kėsaj rezolute njė akt jo miqėsor nga ana e vendit tonė.

    Rezoluta ėshtė diskutuar gjatė gjithė kėtyre kohėve tė fundit nė komisionin e Politikės sė Jashtme, ku u arrit edhe njė konsensus midis tė gjithė pėrfaqėsuesve tė partive politike. Ndėrsa nė mėnyrė tė papritur shumica parlamentare e ka tėrhequr atė gjatė diskutimit nė seancė javėn e shkuar duke e shtyrė pėr nė seancėn e nesėrme.



    Ja edhe fjalet e nje "DIPLOMATI" te regjur socialist:

    Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė tha dje se Parlamenti e mori njė vendim pėr projektrezolutėn pėr ēamėt
    Ruēi: Ēėshtja ēame ėshtė e mbyllur
    Shekulli, 14/04/2004

    TIRANĖ – Parlamenti i ka dhėnė pėrgjigje ēėshtjes ēame. Kėshtu ėshtė shprehur dje, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruēi, pas mbledhjes sė grupit, i pyetur nėse do tė risillet nė diskutimet e Kuvendit ēėshtja pėr pronat ēame, pas rrėzimit tė rezolutės sė pėrgatitur pėr kėtė problem.
    “Parlamenti i dha njė pėrgjigje dhe njė verdikt. Dhe tė gjithė duhet tė mėsohemi qė verdiktet qė i japin institucionet kushtetuese janė tė padiskutueshme nga askush”, -u shpreh sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė. Nė kėtė kėndvėshtrim, tha ai mė tej, nuk ka asnjė instrument tė ri pėr kėtė problem qė unė tė bėj komentet apo tė jap qėndrimet e mia politike.
    Para njė jave Parlamenti rrėzoi rezolutėn e pėrgatitur pikėrisht pėr problemin e pronave ēame, por nė pėrgjithėsi pėr ēėshtjen ēame. Mirėpo kjo gjė u kundėrshtua jo vetėm nga njė pjesė e deputetėve tė Kuvendit, por edhe nga vetė pjesa e popullsisė me origjinė ēame, e cila protestoi para dyerve tė sallės sė Parlamentit.
    “Besoj i kanė mjaftuar Shqipėrisė 15 vjet pėr t’u drejtuar ne partitė. Besoj se tashti jemi nė shtetin e sė drejtės dhe nė kushtet e demokracisė qė ekspertėt duhet tė pėrfillen mė shumė”, -u shpreh Ruēi.

  2. #22
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    C'fshihet pas punes "se mire" te Nanos ...



    Nano: Bush mė tha “Ju po punoni mirė”

    Shekulli 03/04/2004
    KATEGORIA: Politikė

    TIRANE- “Zgjerimi i NATO-s mė dha mundėsinė tė pėrshėndetem, tė bisedoj dhe tė marr mbėshtetje nga presidenti Xhorxh W.Bush, vlerėsimet pozitive dhe inkurajuese tė punės qė po bėjmė, tė cilat u shprehėn prej tij me tre fjalė tė thjeshta, tė vėrteta dhe tė merituara: “You are doing well!” qė do tė thotė se po i bėjmė mirė detyrat e shtėpisė”. Kėshtu e pėrmblodhi vizitėn e tij disaditore nė SHBA kryeministri Nano ...
    “Natyrisht, ngjarja historike e ceremonisė sė zgjerimit tė NATO-s ku u ftua edhe Shqipėria, krahas Kroacisė dhe Maqedonisė, pėr tė marrė pjesė dhe pėr t’u kualifikuar si lideri i grupit tė ardhshėm tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut, pėr t’u anėtarėsuar nė Aleancė, shpresoj nė Samitin e 2006,- tha z.Nano - mė dha mundėsinė tė pėrshėndetem, tė bisedoj dhe tė marr mbėshtetje nga presidenti Xhorxh W.Bush, vlerėsimet pozitive dhe inkurajuese tė punės qė po bėjmė tė cilat u shprehėn prej tij me tre fjalė tė thjeshta, tė vėrteta dhe tė merituara: “You are doing well!” qė do tė thotė se po i bėjmė mirė detyrat e shtėpisė, po i pėrgjigjemi siē duhet nevojave tė zhvillimit tė vendit nė demokracinė ende jetėshkurtėr qė jetojmė pas shembjes sė komunizmit”LOL

    “Vizita i shėrbeu konsolidimit tė partneritetit, tė besimit reciprok dhe tė stimujve pėr tė pėrballuar akoma me mė shumė energji tė ardhmen dhe me mė shumė mbėshtetje detyrat tona nė axhendėn e integrimit dhe tė bashkėpunimit me botėn euroatlantike tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara”, -tha Nano.

    Kryeministri Nano ka vlerėsuar po kaq tė rėndėsishme kontaktet nė nivelet mė tė larta me botėn financiare amerikane dhe me botėn e institucioneve ndėrkombėtare financiare qė punojnė nė Uashington. Kryeministri pėrmendi mes tyre takimet nė nivele tė larta ekzekutive nė kompanitė “General Electric”, “Lockheed Martin” apo tė grupeve tė tjera tė rėndėsishme qė lidhen me projekte tė mėdha si AMBO apo termocentrali i Vlorės, kompani tė cilat po zgjojnė edhe interesin e grupeve tė tjera sipėrmarrėse me veprimtari pėrtej detit, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėtu kryeministri pėrmendi nė mėnyrė tė veēantė, OPIK, organizatėn qė mbron investimet e pėrtej detit tė Shteteve tė Bashkuara, ku sipas kryeministrit ėshtė bėrė e ditur se janė tė gatshme dhe se ne duhet tė bėhemi gati pėr dy miliardė dollarė investime si portofol fizibiliteti vetėm pėr Shqipėrinė.


    Ja edhe pergjigja "e terthorte" e Bushit se per CFARE DETYRA SHTEPIE FLET Ai dhe per cfare flet Nano !

    Shekulli, 16/04/2004
    Bush: Irak, mirėnjohje pėr komandot shqiptarė

    TIRANE - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh W. Bush nėpėrmjet njė mesazhi dėrguar kryeministrit Fatos Nano, falenderon pėr mbėshtetjen qė vendi ynė ka dhėnė pėr arritjen e paqes dhe demokracisė nė Irak. “Nė emėr tė popullit amerikan, dėshiroj t’ju falenderoj ju pėr mbėshtetjen e palėkundur dhe tė vendosur tė Shqipėrisė, nė arritjen e paqes dhe demokracisė nė Irak.

    Ju falenderoj sėrish pėr lidershipin tuaj tė fortė”,-pėrfundon mesazhi i kreut tė shtetit amerikan.

  3. #23
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Nga koha e zgjedhjeve te 2003-it.


    E Diele, 14 Dhjetor 2003
    FLET MEIDANI, KESH FIK DRITAT
    Mirdite- KESH censuron kandidatin per postin e kryetarin e PS-se, z.Rexhep Meidani. Pikerisht ne momentin kur ne foltoren e kongresit eshte shfaqur Meidani, i ishte dhene komanda "Koha Mbaroi"; ne te gjithe Mirditen eshte nderprere energjia elektrike. Burime prane nenstacionit pohojne se ne ate kohe nuk pati ndonje defekt te perditshem, por thjesht u vendos kufizimi.
    Kongresi eshte ndjekur me interes nga banoet e zones, sidomos kur eshte paralajmeruar fjala e 3 kandidateve. Por po me kaq vigjilence eshte ndjekur dhe nga KESH. Megjithese fjala e Nanos i ka korresponduar orarit te kufizimit te energjise, kjo e fundit ka qene prezent ne zone, por gjithsesi deri kur ne podium eshte ngjitur kandidati sfidant i Nanos.

    ... dhe nga krahu i djathte:

    Pėrgjatė njė interviste televizive, Ngjela u shpreh se PD nuk do tė merrte pjesė nė zgjedhjet e pjesshme nė rast se nuk do tė ndryshohej lista me tė cilėn kanė votuar zgjedhėsit ditėn e 12 Tetorit. Por kjo deklaratė ėshtė kundėrshtuar njė ditė mė pas nga lideri i opozitės Berisha i cili sqaroi se qėndrimi i Ngjelės ka qėnė krejtėsisht personal dhe se vendimet e partisė bėheshin publike nga strukturat e partisė dhe nga vetė ai. Pėr kėtė arsye, prej dy ditėsh, kryetari i demokratėve ka ndėrmarrė njė fushatė sensibilizuese pėr tė mundėsuar pjesėmarrjen e njė numri mė tė madh votuesish demokrat nė zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

    ... Nga ana tjeter, Berisha ka garantuar se PD do te marre pjese ne zgjedhjet e 28 dhjetorit ne kryeqytet, madje do t'i fitoje ato.

  4. #24
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    Perseri me periudhen paszgjedhore 2003 ...


    Mitingjet e PD "shkojne" ne Prokurori
    Policia dorezon dy kallzime ne prokurorine e Tiranes per protestat e organizuara nga Partia Demokratike. Akuza: "Organizim dhe drejtim i mitingjeve te paligjshme". Por emrat konkrete mungojne.

    "Mitingjet e organizuara nga Partia Demokratike gjate diteve te fundit jane te kundraligjshme". Keshtu jane shprehur ne denoncimin e tyre drejtues te Komisariatit nr.1 te Policise se kryeqytetit. Ne Prokurorine e Tiranes jane dorezuar dy kallzime penale nga Komisariati i Policise nr.1, ne lidhje me mitingjet e partise me te madhe opozitare ne vend. Objekti i kallzimeve penale eshte "organizim dhe drejtim i tubimeve te paligjshme". Sipas drejtuesve te policies, mitingjet e Partise Demokratike kane qene te paligjshme, pasi per zhvillimin e tyre nuk eshte lajmeruar komisariati qe mbulon kete zone. Pervec Sheshit "Skenderbej", drejtuesit e Partise Demokratike kane improvizuar mitingje dhe marshime te paligjshme edhe ne zona te tjera te kryeqytetit. Ndonese objekti i kallzimeve penale eshte "organizimi dhe drejtimi i mitingjeve te paligjshme", kreret e Komisariatit nr.1 te Policise nuk kane denoncuar emra konkrete.


    Protestat, mungon Berisha, Ngjela nė krye
    N.P
    TIRANE- Nė mitingun e djeshėm tė demokratėve ka munguar lideri i opozitės Sali Berisha. Nė fillim tė tubimit, ish-kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela ka deklaruar se protestat nuk do tė rreshtin derisa tė pėrsėriten zgjedhjet nė Tiranė. Ngjela shtoi se nesėr demokratėt do tė zhvillojnė njė nga protestat mė tė fuqishme nė Tiranė. Mė pas demokratėt i janė drejtuar bashkisė pėr tė protestuar pėr “vjedhjen e votės”. Ndėrsa pėrpara Kryeministrisė demokratėt i kanė vėnė zjarrin njėrės prej parullave duke “kėrkuar votėn e tyre”. Prej disa minutash ata kanė qėndruar pėrpara Kryeministrisė, ndėrkohė qė forcat e rendit kanė qenė tepėr tė kujdesshėm pėr tė mos provokuar ndonjė incident me protestuesit. Ashtu si edhe ditėn e parė, drejtori i Policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreu ka ndjekur nga afėr protestėn e demokratėve tė cilėt pas Kryeministrisė i janė drejtuar sėrish Bashkisė sė Tiranės, ku kanė djegur edhe njė parullė tjetėr. Mė pas protestuesit janė shpėrndarė. Mitingu i djeshėm ka qenė i qetė por mė njė numėr mė tė paktė njerėzish sesa herėn e parė.


    = = =

    Kryetari i Partisė Demokracia e re i Greqisė, Kostas Karamanlis pėrshėndet zgjedhjet e tetorit
    Karamanlis: Zgjedhjet nė Shqipėri, legjitime
    N.Perndoj
    TIRANE- Kryetari i Partisė Demokracia e re i Greqisė, Kostas Karamanlis ka pėrshėndetur ecurinė e zgjedhjeve nė Shqipėri, nė forumin mė tė lartė tė partisė sė tij, KPD. Me kėtė vendim ėshtė njohur dje edhe kryeministri Fatos Nano pėrmes ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Greqi. Sipas njoftimit pėr shtyp tė kryeministrit, thuhet se gjatė mbledhjes sė KPD-sė, kryetari i Partisė Demokracia e re nė Greqi, Karamanlis, ka shprehur kėnaqėsinė se zgjedhjet e fundit lokale nė Shqipėri u mbizotėruan nga rrugė ligjore. “Shprehim kėnaqėsinė tonė se gjatė zgjedhjeve tė fundit lokale nė Shqipėri pėrfundimisht mbizotėroi legjitimiteti dhe logjika dhe u izoluan praktikat antidemokratike dhe provokuese”, thuhet nė vendimin e Partisė Demokracia e re.Vendimi nė fjalė u mor pas zhvillimit tė zgjedhjeve nė Himarė, ku fitues u shpall kandidati i PBDNJ-sė, Vasil Bollano.

    Atėherė kur ēdo gjė dukej nė favor tė kandidatit socialist, Gjergji Goro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori parasysh ankesat e PBDNJ-sė duke pėrmbysur rezultatin paraprak tė KZQV-sė, Himarė duke shpallur fitues kandidatin e PBDNJ-sė, Vasil Bollano. Njė vendim i tillė duket se ėshtė pėrshėndetur edhe nė mbledhjen e KPD-sė sė Partia Demokracia e re dhe konkretisht nė vendimin e saj ku thuhet ndėr tė tjera se mbizotėroi legjitimiteti dhe logjika

    Shpalljen si fitues tė PBDNJ-sė e pėrshėndeti edhe lideri i opozitės Sali Berisha i cili nė njė konferencė pėr shtyp, u shpreh se ishte ndikimi i Brukselit pėr shpalljen fitues tė Bollanos nga ana e KQZ-sė. Ndėrkohė nė vendimin e djeshėm tė transmetuar pėrmes ambasadės shqiptare nė Greqi, pėr kryeministrin Fatos Nano thuhet gjithashtu se kryetari i Partisė Demokracia e re, Kostas Karamanlis shpreh pėrmes partisė sė tij, “qėndrimin konstant se mbėshtesim orientimin europian tė vendeve tė Europės Juglindore, natyrisht duke respektuar dhe duke plotėsuar kushtet dhe parimet mbi tė cilat bazohet struktura europiane dhe institucionet e saj pėrkatėse”.


    BEOGRAD (3 Dhjetor)
    - Deklarata e shefit tė UNMIK-ut, Hari Holkeri se nevojitet tė kėrkohet falje pėr ngjarjet nė Kosovė, stimulon shqiptarizimin e Kosovės, ka deklaruar sot kryetari i Alternativės Demokratike (DA), Nebojsha Ēoviē.

    "Deklarata e Holkerit ėshtė e panevojshme dhe jopėrgjegjėse, sepse stimulon shqiptarizimin e mėtejshėm tė Kosovės"
    , ka thėnė Ēoviē. Ai ka theksuar se tė gjitha proceset nė Kosovė duhet tė zhvillohen nė kuadėr tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, e cila "e pėrkufizon qartė autonominė e Kosovės nė kaudrin e Serbisė". ro/ro (Balkanweb)
    Bukur po shkon perpara edhe Serbia demokratike me keta udheheqes.
    Did anybody say, what about NURENBERG ?!?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e oxo
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4

    Cool Nano dhe berisha

    Ishin tė gjithė politikanė mbledhur nė njė tryezė dhe po hanin bukė me lug pirunj dhe pjata floriri.
    Saliu pa fatosin duke vjedh lugen dhe pirunin dhe thote:

    Saliu:- Dėgjoni kėtu tani kam pėr tė bėrė njė magji. Shikoni do tė fus lugen dhe pirunin tim nė xhepin timė dhe do e nxjerr nė xhepin e Fatosit.
    *****************************
    ***Nėse gabova dhe ty, ***
    ***nuk tė thash dy fjalė. ***
    ***I hapa udhė zemėrės, ***
    ***tė vijė tek ty ngadalė. ***
    *** '***
    ***Nėse s'ta shpreha, '***
    ***se sa shumė tė dashuroj. ***
    ***Fajin e ka natyra, ***
    ***qė zemėrės nuk i dha gojė. '***
    *** '***
    *****************************

  6. #26
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Kuptohet qe kreu Nano vazhdon te mbushe kronikat.
    Ja edhe pjese nga Shekulli mbi festimin e 1 Majit.

    02/05/2004 Shekulli
    Nano nė Fier, bllokohet pėr 4 orė rruga nacionale
    TIRANE - Vizita e kryeministrit Fatos Nano nė Fier, bllokon pėr 4 orė qarkullimin e automjeteve nga Vlora drejt pjesės tjetėr tė vendit. Kreu i qeverisė i shoqėruar nga bashkėshortja Xhoana Nano, ka udhėtuar drejt Fierit me helikopter, ndėrkohė qė policia lokale ka marrė masa tė shumta pėr tė kontrolluar tė gjitha rrugėt pėrreth stadiumit dhe drejt Apollonisė antike, duke shkaktuar bllokimin e rrugėve dhe tė qarkullimit normal tė qytetarėve.

    Kryeministri Nano ka zgjedhur festėn e 1 Majit, pėr tė vizituar qytetin antik tė Apollonisė, duke uruar pėr festėn ata banorė qė ishin mbledhur pėr tė festuar si dikur nė kėto mjedise. Nga bashkia e qytetit ishin marrė masat qė tre autobuzė tė mbushur me socialistė tė shkonin nė Pojan pėr tė pritur kryeministrin. Ai ka pėrshėndetur zgjerimin e Bashkimit Europian me dhjetė vende tė reja, qė sipas tij po shtrihet edhe nė vendin tonė e nė Apolloni. Nano ka vlerėsuar se nė Fier si nė gjithė vendin, nuk mungojnė sipėrmarrjet e lira qė synojnė zhvillimin europian tė vendit.
    Para 2 ditesh, Korrieri shkruan:

    Fier, bllokojne rrugen pas 4 muajve pa rroge

    FIER - Rreth 85 punonjes te ndermarjes se Transnaftes e cila eshte ne varesi te kompanise Albpetrol sh.a, kane kater muaj pa marre pagat mujore. Ata prej ditesh kane zhvilluar greva nje oreshe por kerkesa sipas tyre, nuk eshte marre ne konsiderate prej drejtorit te Albpetrolit Fatos Nika. Ne keto kushte, dje paradite, ne oren 08.30, keta punetore, bllokuan per 30 minuta rugen kombetare Fier-Ballsh ne vendin e quajtur Transport.
    Eshte dashur nderhyrja e forcave policore te policise se Fierit, per te zhbllokuar rrugen. Qatip Kalemi, shefi i finances se ndermarrjes thote se "jemi ankuar deri ne ministri dhe na eshte premtuar se rrogat do te na jepen nga ana e Albpetrolit por po vjen muaji i peste dhe ne ende nuk jemi paguar". Kryetari i sindikates se punonjesve te kesaj nderrmarje Izet Hazizi thote per "Korrieri"-n se "drejtuesit e Albpetrolit nga ne varemi pohojne se nuk kane fonde per rrogat tona".
    "Fond per pagat tona nuk ka dhe administrata e Albpetrolit dhe Armos shkon per fundjave ne Malin e zi me dy autobuza
    ", shton kryesindikalisti. Xhemil Beharaj
    "Panorama" jep edhe kete lajm per "festimet" e 1 Majit:

    Komunistė dhe veteranėt e luftės kanė qenė tė vetmit qė kanė protestuar nė ditėn e 1 Majit. Ata janė mbledhur rreth orės 11.00 nė sheshin “Skėnderbej” dhe kanė ngritur zėrin pėr mė shumė kushte dhe trajtim mė tė mirė tė punės sė tyre nė vite. Sipas tyre, dita e djeshme nuk ėshtė njė ditė feste, por njė ditė proteste pėr tė gjitha kushtet e vėshtira tė punės.

    Komunistėt janė shprehur se qeveria dhe tė gjitha instancat e tjera qė duhet tė mbrojnė tė drejtat dhe interesat e punėtorėve, nuk merren me problemet e tyre dhe kushtet e vėshtira tė punės. Nė protestėn e komunistėve kanė marrė pjesė edhe sindikalistėt. Kjo protestė nuk ka zgjatur mė shumė se njė orė dhe gjatė gjithė kohės komunistėt kanė patur nė duar karikatura politike. Ata e kanė konsideruar 1 Majin jo si ditė pikniku, por njė ditė protestash, e cila duhet tė pėrshkallėzohet nė shkallė vendi. Me karikaturat e Kryeministrit Nano dhe kreut tė PD-sė, Berisha, nė duar, ata kanė pėrshkuar sheshin “Skėnderbej”. Kėto dy figura politike janė cilėsuar nga ana e tyre si e keqja e kėtij vendi, si politikanėt qė po rrėnojnė ekonominė e Shqipėrisė dhe nuk po punojnė aspak pėr tė pėrmirėsuar kushtet e punės.
    Por si po ecin punet me ekonomine shqiptare dhe si PO NDIHMOHET BIZNESI VENDAS ?!?
    Ja c'thote Sekretari i Departamentit tė Ekonomisė nė PD Edmond Spaho pėr “Shekullin” mbi kete investim ku trualli u shit nga "shteti" me vleren 1 EURO ! :
    __________________________________________________ _______________

    Qeveria shqiptare jep falas 183.000 m2 tokė, ekskluzivitetin e operimit nė tregun e karburanteve dhe pas 30 vjetėsh merr nė kėmbim tė tyre strukturat portuale. I gjithė investimi i firmės sė huaj pėr depozitat dhe strukturat portuale do tė jetė rreth 30 milionė euro kėshtu qė ajo qė do tė marrė shteti do tė jetė njė pjesė e investimit (rreth 12 milionė euro) i pėrdoruar dhe amortizuar gjatė 30 vjetėve shfrytėzim. “Petrolifera” do tė investojė rreth 30 milionė euro nga tė cilat pjesa kryesore do tė vazhdojė tė mbetet pronė e saj pas 30 vjetėsh. Pjesa qė do i dorėzohet shtetit shqiptar pas kėtij afati besoj se do tė jetė shlyer si investim me anė tė qirave dhe shėrbimeve qė do u ofrojė tė tretėve nė strukturat portuale. Qė nė kėtė moment vlera e investimit tė saj ėshtė rritur sė paku me vlerėn e tokės, e cila bėhet pronė e firmės.
    Veē kėsaj, “Petrolifera” do tė ketė mundėsi qė tė kontrollojė 50-60% tė tregut tė karburanteve dhe sidomos konsumatorin kryesor nė atė zonė, TEC-in me naftė qė do tė ndėrtohet dhe do tė fillojė tė shfrytėzohet pothuaj nė tė njėjtėn kohė kur tė mbarojnė investimet e “Petroliferės”. Nė kėtė mėnyrė, “Petrolifera” jo vetėm do tė kontrollojė tregun e karburanteve, por do tė ndikojė edhe nė nivelin e ēmimeve.[ Kur tė fillojė tė funksionojė TEC-i i Vlorės, naftėn do tė detyrohet ta blejė me atė ēmim qė do t’ia imponojė “Petrolifera” pasi nuk ka zgjidhje tjetėr. AMBO vėshtirė se do tė ndėrtojė nė kėtė zonė para se tė ndėrtohet naftėsjellėsi Burgas-Vlorė, kurse ARMO ėshtė si shpirtrat e vdekur dhe nuk ka as mundėsi dhe as dėshirė qė tė futet nė hiset e tė mėdhenjve.

    __________________________________________________ _______________



    Ne fund edhe nje copez nga shkrimi Celo Hoxha-s tek Koha Jone,

    SHQIPERIA PENG VEZIRESH

    Pak dite me pare, "Zeri i Popullit" kishte kete lajm: "Fatos Nano ul akcizen e naftes per bujqit". Kryetitull qe do te tingellonte bashkekohor vetem per nje gazete botuar me 25 prill te shekullit te 21-te para eres sone. Po sa propagande e tille eshte bere ne keto pesembedhjete vjet e sa njerez ka qe mendojne si njerezit fshehur pas ketyre fjaleve?
    Ne menyren me te paturpshme keta servile injorojne qeverine e vendit dhe partise qe i financon e i referohen kryeministrit si te ishte vezir, kalif, a dicka e tille - nuk e di me saktesi cfare titujsh perdoren ne vendet arabe per kesi monstrash. Ky nuk eshte nje rast i vetmuar, kongresi i PS-se u zhvillua me kete fryme. Ne fakt ne jemi deshmitare te veprave te ketyre kalifeve moderne, ne rrafshin kombetar: shtuan korrupsionin, krijuan monopolet, shiten pasurite kombetare per hicmosgje, manipulime votash sa here u jepet rasti dhe kercenojne njeri- tjetrin ne pazarlleqe te pista (per shembull rasti i nje magazine ushtarake ne Elbasan, Neritan Ceka dhe (nje minister me origjine vlonjate). Ndersa ne rrafshin familjar: qysh nga djali i Fatos Nanos kapur me droge ne Greqi (lajm i bllokuar shume shpejt), veprimet e femijeve te ish-ministres se kultures (!) e deri tek sherri me arme i Ledio Rucit, kalifet e kane kthyer Shqiperine ne nje vend latinoamerikan.

  7. #27
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    Intervistė e ambasadorit tė SHBA-sė, Xhejms Xhefri nė programin “Shqip” tė “Top Channel”, marre me shkurtime nga "Shekulli"

    “U thashė se kisha njė mision nė Shqipėri, por duhet tė ndjek urdhrat”



    Nje postim te vecante meriton edhe ambasadori i superfuqise qe la aq dhimbshem Shqiperine:

    Xhefri -- U kontaktova nga sekretari i Shtetit dhe nga presidenti Bush qė mė kėrkuan nėse do tė shėrbeja si zėvendės i ambasadorit Negroponte nė misionin tonė tė ri, i cili do tė fillojė funksionimin mė 30 qershor nė Irak. U shpjegova qė kisha njė mision kėtu qė ishte shumė i rėndėsishėm dhe qė mė pėlqente absolutisht tė punoja me popullin shqiptar dhe tė jetoja nė Tiranė.

    A i keni ndjerė akuzat – ndoshta po ekzagjeroj – kryesisht nga opozita por jo vetėm prej saj, nė lidhje me mbėshtetjen tuaj tė dukshme pėr qeverinė “Nano”?

    Xhefri -- E dėgjoj kėtė hera-herės, por kam marrėdhėnie shumė tė mira me opozitėn – sidomos me udhėheqėsin e opozitės dr. Berisha, i cili pati mirėsinė tė mė telefononte nga Europa Perėndimore dje pėr tė mė shprehur keqardhjen pėr largimin. Nuk e kuptoj se nga vjen kjo, por ėshtė detyra ime tė mbaj marrėdhėnie tė mira me qeverinė dhe ėshtė detyra ime tė mbaj marrėdhėnie tė mira me opozitėn. Shpresoj t’i kem tė dyja.


    Do tė doja t'ju pyes dhe tė marr njė pėrgjigje nė lidhje me vizitėn e Nikolas Geixh nė Shqipėri.
    Para pak kohėsh, nė programin "Top Show" tė Top Channel, z. Nano, me pak ironi, tha "Ma solli z. Xhefri". A ėshtė e vėrtetė kjo? Dhe a ishte normale ta shoqėronit z. Geixh nė takimet me dy udhėheqėsit tanė, z. Nano dhe z. Berisha, duke pasur parasysh qė z. Geixh ėshtė njė person problematik, i pėrfolur pėr shqiptarėt, madje edhe i padėshiruar?

    Xhefri -- Si njė ambasador amerikan, njė korrespondent i lartė i gazetės “New York Times” pėr shumė vite, dhe njė shkrimtar i njohur amerikan janė pikėrisht ato lloj njerėzish qė duam tė sjellim nė Shqipėri. Nuk ėshtė e thėnė qė ndonjė shqiptar, qė nga kryeministri Nano tek qytetari mė i thjeshtė pėr tė qenė nė njė mendje me mua, me z. Geixh, apo me shqiptaro-amerikanėt e Shqipėrisė apo ndokėnd tjetėr.
    Z. Geixh pėrfaqėson pikėpamje tė caktuara. Ato nuk janė pikėpamjet e qeverisė sė SHBA-sė, sepse ne nuk marrim pikėpamjet e individėve. Ne kemi njė pozicion specifik nė lidhje me shumicėn e ēėshtjeve. Por ėshtė detyra jonė tė sigurojmė njė shumėllojshmėri tė gjerė pikėpamjesh....

    Ju faleminderit, z. Xhefri. A ka lidhje agresiviteti i njė pjese tė diasporės shqiptare nė Shtetet e Bashkuara ndaj jush me z. Geixh dhe probleme tė tjera?

    Xhefri -- Mendoj qė duhet tė pyesni ata njerėz. Siē e thashė, ėshtė detyra ime tė pėrmbush ato funksione qė sekretari i Shtetit, presidenti i Shteteve tė Bashkuara, dhe Senati i SHBA-sė qė mė konfirmoi, presin qė unė tė pėrmbush....


    GAZETA "Panorama" njoftonte dje se:

    Presidenti shqiptar ka dekoruar ditėn e zgjerimit tė BE-sė ambasadorin amerikan, Xhejms Xhefri, me dekoratėn "Pėr Merita tė Veēanta Civile". Nė prani tė Kryeministrit Nano, anėtarėve tė kabinetit qeveritar, liderėve tė partive politike dhe trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, Presidenti Moisiu e ka cilėsuar Xhefrin "njeri shumė tė vlefshėm pėr diplomacinė dhe shtetin amerikan" dhe kontributin e tij "si njė mik i mirė pėr popullin shqiptar" nė drejtim tė forcimit tė marrėdhėnieve mes dy vendeve tona
    Ne do tė vazhdojmė bashkė tė luftojmė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, sepse ky vėrtetė ėshtė njė rrezik i njerėzimit", tha Moisiu nė momentet e dekorimit tė Xhefrit, ndėrkohė qė ky i fundit i kujtoi kreut tė Mbrojtjes, Majko, se do tė presė shtimin e numrit tė trupave shqiptarė nė Irak, gjatė detyrės sė tij tė re nė Bagdat.
    Po Xhefri po, te vjen. Te shohim se si do e vertisesh politiken e Irakut se tek ne dihet qe e mban shtruar kushdo i huaj qe ka pushtet e force politike.
    GOOD LUCK MAESTRO !


    Nderkohe ne faqen e fakteve te CIA-s jepet ky shpjegim mbi pakicen greke ne Shqiperi:

    Albanian 95%, Greek 3%, other 2% (Vlach, Gypsy, Serb, and Bulgarian) (1989 est.)
    note: in 1989, other estimates of the Greek population ranged from 1% (official Albanian statistics) to 12% (from a Greek organization)
    Nderkohe per shtetin Grek theksohet:

    Greek 98%, other 2%
    note: the Greek Government states there are no ethnic divisions in Greece
    Pra ndersa per greket ne Shqiperi merren shifrat e nje organizate anonime/panepirote dhe ne dalim me 12 % greke, Greqia paska 98% greke puro nderkohe qe shteti Grek na pohoka se NUK KA NDARJE/GRUPE ETNIKE ne Greqi.

    Jo keq me humor !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 03-05-2004 mė 00:07

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Letėr nga PARAJSA buzė Lanės. Edi Rama i shkruan Enver Hoxhės

    Tirana, tani njė "Enver House"

    Nga Altin Xhaferi



    I dashur dhe i paharruar shoku Enver! Marr guximin t'ju them se jemi mire. Ketu mbi toke jane te gjithe mire. Madje me mire se ē'duhet. Iu ka kercyer barku te tereve nga tanet kater gisht mbi rripin e mesit. Me sa duket ky paska qene komunizmi qe na kishe thene zotrote. E nise ti dhe e bitisa une. Ha e pi e bėj qejf. Parajsė hesapi. Megjithėse dhe nė parajse sikur s'qene dhe aq mire punet degjova. Mė tha nje dite Anastasi se dhe atje jua shpien ushqimin me bidona siē na e bije nė zbor zotrote se zoti s'ka nge tė vėrė tenxhere per aq pak njerėz sa e meritojne parajsen.

    Marr guximin t'i bej me dije partise atje poshte dhe juve personalisht si udheheqes i saj se ketu lart kemi pasur ca probleme qe jane shoqeruar me gabime te pafalshme ne vijen e partise dhe qe po vazhduan mund te lene pasoja ne rrugen e triumfit tone drejt komunizmit.

    Sė pari, shoku Fatos, mėkėmbėsi juaj mbi dhe ka bere ca pelivanlleqe qe hedhin balte mbi partine dhe indirekt dhe mbi ju. Seē i ka hipur njė inat si prej gruaje me nje te paudhe nga Lezha dhe do, o ta rrahe, o ta vrasė, o ta fusė nė burg. Deri tani s'ka bere akoma gje, se ti e di qė atij s'para ja mban vėra keto punet me zarar. Sidoqofte duhet ta dini ju qė jeni i informuar se ėshtė mire qe partia t'i dijė te gjitha, te jete e mirinformuar ne ēdo kohe dhe ēdo monment Sidoqofte na ka hapur kot me pakot ca avaze qe vetem e vonojne qellimin tone. Ē'halle kishim ne e ē'halle na nxjerr kot nasi kot Fatosi. Une sa kisha nisur te merresha me rivleresimin gradual te figures suaj, te cilen siē e di e pata ndaluar ca kohe pas asaj festes se Pezes dhe me porosine tuaj e te shokut Ramiz. Tani e nisa serish. Thashe te bej nje lokal andej nga liqeni me modėn e viteve shtatėdhjetė. Desha t'ia vija "Enver house", po kam frikė mos ėshtė shpejt akoma pėr kėtė punė. I thashė ta bėnte njė shok i imi pėr tė mos dalė unė dhe me ate rast testonim dhe opinionin sa i pranueshėm mund tė jesh bėrė qė tė hedhim hapa tė tjerė. Nė lokal qenė tė gjitha nga tė kohes tėnde, nga rrobat e zborit tek ēizmet e aksionit; nga sulmueset, tek fletė e nderit me gishtin nga pas qė jepje zotrote. Aman more ē'lezet kishte tė haje njė ēaj me marmallatė fiku e tė vente nė shpirt. E kish kripur pak ēmimin, jo marmallatėn ai miku im, po nejse, shyqyr qė ja mbėrritėm kėsaj dite dhe vetėm pėr para nuk vuajmė.

    Mė bėnė njė raport nė krye tė javės. Konstatova shoku Enver se tė vjetrit dmth., ata qe te kane provuar thonjtė e tu mbi lekure nuk tė kane harruar akoma. S'pinė aty birre dhe falas po ta japesh. Peshtyjne e te kthejnė krahet. Mirpo keta te rinjte qe s'tė kane njohur se ke idene sa interesant iu dukesh. Vijnė ca vajza me xhel e me kėrthize perjashta mor shoku Enver dhe s't'i ndajnė syte nga fotografia. Le qė keshtu nga boja te merr ne qafe zotrote se je bojalli si unė. Na marrshin te keqen te gjithė ata qe na thone se jemi pemė pa ****. Nisur nga kjo i mblodha ca nga keto te rejat e iu organizova nje pune vullnetare si ato te shtunat e tua qe beje zotrote per pastrimin e pallatit. Thashe ta bej nga Blloku e nga Shallvaret se mendova qe aty ka akoma shume prej kuadrove tane me shtepi. Pastaj u bera nje party siē u beje ti mbrėmje vallzimi me fizarmonikė, pasi iu nxirrje djersen ne ulluk tė b... S'e ke idene sa interesante iu duk aksioni dhe them ta vazhdoj akoma. Bertisnin ēupat 'Enver Hoxha' pasi pinė nga njė tekila me patatina sa te behej zemra mal. Kam vene nje emer tjeter, nisma nė ndihme te komunitetit per te mos e kuptuar prindėrit se kjo s'ėshtė gje tjeter veēse nje nga ato yckėlat tua te dikurshme. Veē ta shikoje shoku Enver si me shikonin te rriturit nga penxheret e pallateve me inat se iu dukej se ishe ngjallur ti. Po une s'pleksem me ta, do t'i pres sa te vdesin se do vdesin shpejt me ē'u ke punuar zotrote dhe ateherė do t'iu them se keto gjera i ka bere per herė te pare njė burre tjeter, dmth., ti. Atehere do t'u vė ate CD me kengėn "Enver Hoxha, tungjatjeta!" tė tundet Tirana si nė Kongresin e Tetė.

    Sė dyti, marr guximin t'ju them se shoku Fatos bėri dhe njė dercke tjeter. Seē vajti e beri nje ligj qe emeronte te shoqen zonjė e parė. Dmth., si shoqja Nexhmije dikur. E t'u ngrene keta dobiērit e opozites e tallnin menderen me ne, dmth., me partine. Guxuan me vu dorė dhe mbi gruan tate. E krahasuan Xhoanėn me Nexhmijen, tė poshtrit! Nė fakt shoku Fatos e dhjeu njė ēikė aty se s'qe as momenti as koha; s'qenė pjekur kushtet, siē do tė thoshit ju. Shfrytezoi rastin qė meqė Moisiu s'ka grua. Po prapė, pse do ta besh ligj, se ja neser s'ka dhe kryeministri, apo s'ka dhe Serveti, kė do te bėjmė ne zonjė tė pare gruan e Anastasit apo tė Erjon Braēes, se atyre u bie radha, meqė une s'mbaj dot grua, se jam person i papajtueshėm me martesen dhe me familjen, siē e di dhe vetė se ta kam qarė hallin. Le qe seē doli e tregoi dhe njė barsoletė me gomarin e Sokratit tė Greqisė dhe s'u mor vesh kush qe vertet gomari. Punė gomerėsh shoku Enver, po kot i dukej vetja si Sokrat atij.

    Sė treti, na ka dalė njė group i ri armiqėsor. Partia e zbuloi dhe kete here se tė qe pėr Kujtim Hysenin e Sigurimit, na kish marrė lumi thuaj, po shyqyr qe kemi vigjilencėn e partisė. Ilir Meta e udhėheq, po do ti, i vete pas dhe Limoz Dizdari. E more, ai qė bėnte ato kėngėt a pėr ty, pėr atdheun e pėr vatanin. Zoti Nano ėshtė zėmėruar pse s'i bėri njė kėngė. Po s'ke bėrė asnjė trimeri, veē ndarjes sė gruas. Po pse Enveri ē'bėri qė i ngrehe kenge!? Turp, do tė krahasohet dhe me ty, pale! Po Limozi nuk leshon pe. Kaq ta besh dhembin s'ka kenge. Me mire i bej kenge Lekė Ēukės, sesa ty! - i tha. Veē ta shihje si thartohej Fatosi shoku Enver, veē ta shihje.

    Po ky Iliri na ka nxjerre ca telashe. Provizore janė, sa ta fusim brenda, se pastaj ja tregojnė shoket tane atje se sa i vlen lėkura, po me radhė vijne punet. Na e bėnė partinė stan me lepuj sa merr naēin e baēin, tė ikėn muēi e tuēi, sa vė nė vijė koēin e poēin, te ikėn naēi e kaēi. Na i mbushėn partine me ca rroēa poēa qė s'ka bir kurve qė i udheheq!

    Sė katėrti, marrėdhėniet ndėrkombetare i kemi ibret sh.Enver. S'na duan. Sidomos kėta tė Evropės. Mė keq se ty, na shohin si gogola. Po ne dhe kemi ndryshuar. Gjoja de gjoja, po ti e di qė ne tė keqen e kemi nė ADN, sado tė ndryshojme formen, thelbi ADN-ja jonė ėshtė me ty, e kuqe safi, dhe me njė krah kromozomi mangėt. Edhe Amerika na doli ashtu siē ja kishe frikėn ti, siē thoshje ti nė tė gjallėt e tu. Amerika tė jep nje thelė, e te merr nje pelė. Po dhe thelėn qe na dha e ka emrin Nano, me njė fjalė jo thelė, por kėrmė. Tė ta shkoqit unė e tė ta bej tė holla fare meqė zotrote je ca zaif kėto kohet e fundit me atė punėn e sheqerit. Thamė te ndreqeshim me ta e derguam ca ushtarė nė Irak. Do ti qė ata kopila nuk u hoqen as shpenzimet e udhės, as navllon, si i thoshin qėmoti. 6 miljon dollarė i paguam vete me tė ngrėnė e me tė fjetur. Jo me luftė, ē'lufte muti bėnė keta tanet, ruanin amerikanėt kur flinin. Po ata firaunė na dhane vetem njė flete nderi si ti ne kohen tende, pune qė s'bėhet. Kerkojne dhe trupa tė tjere shoku Enver.

    I derguari sovjetik, mė fal amerikan dha porosi para se tė ikte tė niste trupat. Dhe e di kujt ia thonė shoku Enver? Ia thonė Pandeliut, se e dinė qe eshte ca si leshko e s'i thotė dot jo as gruas sė tij. Po ata firaunė kane filluar te bejne luftėra nga ato qė thoshje zotrote, luftėra imperialiste. Kemi biseduar me shokun Pandi thonė. Po kush e pjerdh shokun P... Iu thashė njė ditė bisedoni me Tosin. Ėshtė njeri qe ha Pazar. Ka parime nga tuajat, ēdo gjė shitet e blihet thotė, gjithēka e ka ne ēmim. Po dhatė Pazar tė mire ju shet dhe atdhenė. Pa vorioepirin se mė duket se ja premtoi grekėve tani radhen e fundit. Nuk e kthen dot llafnė se greket kane dhėnė kapar mė duket. Se mua di sa me degjojne keta te Amerikes shoku Enver. Qamet fare. Vdesin pėr mua se iu dukem si ndryshe, si njeri novator. Nejse kur them vdesin, vdes ndonjėri, jo gjithė Amerika. Po dhe une s'ua kam lėnė manget. Sa vjen nje amerikan ketu, unė fet njė takim, njė bisede tete-a-tete siē thoshje zotrote, njė dashnore. Ah me kėtė ua kam gjetur shoku Enver. Kanė dobėsi pėr femrat tona. Ėshtė njė arme qė dhe ju mund ta kishit shfrytėzuar me mirė, mendoj une. Kam krijuar nje brigatė me ēupa qė tė thajnė nė anglisht, dhe ua afroj si me lezet. Sa tė bien brenda se pastaj i tėrheq vetė pėr hunde. E kam provuar nja dy here deri tani dhe mė ka dale mire. I ka dale dhe partise natyrisht, po kush ta di kėtu. Tani qe s'je zotrote tė vete dhe puna pėr ***; puno sa tė duash!

    Sė pesti, marr guximin t'ju them se shoku Fatos po ngre kultin e individit. Nuk pyet pėr njeri ne botė, i ka ikur petullla fare kėto kohėt e fundit. Helbete dhėndėrr i ri tjetri, tė vret e s'tė paguan, si i thonė llafit. Mua s'ma var mė fare. Edhe kur takohemi rastėsisht per balle nje here me flet dy here s'mė flet. Pse bejne keshtu shokėt e partise!? Madje dhe kur mė flet, s'mė thotė mė shoku Edi si dikur, por "hė mo pallė, ē'kemi!". Edhe per ty keshtu me tha njė ditė: ē'thotė ai palla nga ferri!?... Tė ka dėrguar ndonjė letėr apo jo? S'e merr me mend si u bėra thashė t'i shk... robt, po u mbajta, siē na keni porositur. Mė mirė ta ngre nė organizate thashe partia i di mė mirė kėto pune. Po do ti qė dhe Gramozi s'ėshtė nė terezi ka luajtur nga vija shoku Enver, ka luajtur s'ėshtė me ai i dikurshmi. Seē ėshtė pleksur me njė tregti cigaresh dhe s'ja mba t'ja kthejė fjalėn Nanos. Edhe Sabiti s'ka gjė nė terezi. Ja kanė lene tė gjitha nė dorė Elmaz Sherifit. Po pse bėhet partia me Elmazin ti e di vetė, ai i thotė kėmbės dorė, i vrari, se aq i mba kandari, e ka njė ēikė eksiq. Po Luani shoku Enver, ku mė gjete atė Luan Memushin qė mbulon arsimin. Ai na diskrediton kauzėn qė kemi marrė pėrsipėr. Tė keqen e shoqe Tefta Camit, s'i vjen as tek maja e kėmbės. Po ē't'i bėsh ka qėnė porosia juaj qė nė parti tė pranoheshin sa me shumė punėtorė e bujq, se pėrpunohen mė kollaj. Nganjėherė me vjen te pėlcas kur degjoj si me jep kėshilla Gramoz Ruēi po ē't'i bėsh, dora qė s'kafshohet, puthet thuaj! Porosia juaj ėshtė e shenjte. Keni thėnė ju tė marrim pa arsim, ashtu do t'i marrim, po tė pakten jep porosi tė mos i bėjnė ministra, se na prishėn gjithe punėt! Ja nxirret tė llafosė Viktor Doda me ata imperialistėt e korrentit!? Tė felliq fare shoku Enver. Ndaj unė mendoj se ben mirė t'ju tėrheqesh vėrejtjen ketyre sipėr te mos e teprojnė me futjen e te paarsimuarve nė parti. Gjella me kripė, po kripa me karar.

    Sė gjashti ėshtė njė Ēimi, Ēimi, njė i shkarė nga trutė nė Tiranė tė re. S'po ia gjejmė dot dermanin. Siē e di dhe vetė Sokoli ka njė dyqan aty me ca kompjutera. Eshte bere ca si kapitalist, po atij i lejohen tė gjitha. Vete keni thenė qe dhe kapitalizmin e ndertojme ne, po tė jetė nevoja. Shkon Ēimi aty e sheh qė shkruan nė kompjuter dhe i fandakset surrati yt. Seē i thotė ajo mendja e tij e sėmurė. Rrėmben tė parėt hunj qė i dalin pėrpara dhe u vishet vetratave tė Sokolit. Na keni pirė gjakun! Thua tė kesh pirė dhe nga gjaku i Ēimit zotrote, ndaj u marrose ca nga fundi. Na kini shtypur! Komunistėt e *****... Tani na shėnoni ne kompjuter, nuk na shkruani mė nė bllok. Dhe bam vetratave. Thirra policinė. Ē't'i bėjmė ne, tha ai, s'mbush fare, dhe e lėshuan. Na ka gjetur belaja shoku Enver. Tre herė nė muaj i thyen vetratat e duraluminit tė dyqanit tė Sokolit! Kjo s'durohet. Them t'i hyj vetė me grushta ndonjė ditė se s'ka derman tjetėr as shoku Gramoz me shokun Elmaz nuk kanė gjetur dot zgjidjhje pėr ketė ēeshtje qė po shndėrrohet nė problem partie. Them ta shtrojmė nė KPD po kam frikėn se mos voton Bardh Agasi kundėr me Ilir Zelėn e me Ndre Legisin e Gjergj Kojėn se s'e kuptojnė rėndėsinė problemit.

    Sė fundi, shoku Enver dua tė bėj autokritikė. Nuk e mendova thellė dhe i kėrkoj ndjesė partisė dhe veēanerisht juve. Kishte dalė njė modė ketej mbi dhe qė bėnin tė gjithė tatuazhe. U tundova. S'rezistova dot dhe bera dhe une nje. Mbi prapanicė apo me saktė mbi gjysmen e majtė tė prapanicės pėr t'i qėndruar besnik tė majtės. Ē'tė tė pikturoj, shoku Edi? - mė tha ai djali qė bente tatuazhe. - E bėn dot portretin e shokut Enver, se bėhen portretet e njerėzve me te shtrenjte. E bėj po kushton dyfish me tha firauni. S'ka gjė, lekėt vjen i paguan Koēua, i them. E bėri shoku Enver si tė gjallė tė ka berė. Mirėpo mosha, ē't'i bėsh, kanė filluar tė mė varen ca ****ėt dhe tė ėshtė varur dhe ty turiri. O zot katastrofė fare. Tė kėrkoj ndjesė, se nuk u thellova. Bėj autokritikė. Shokėt thonė qė kam qenė ca i pirė kur vendosa, po kjo nuk mė justifikon.

    PS.

    E pashė atė faqen tende qė tė ka hapur Iliri nė internet. Nuk ka tė sharė, si gjithēka juaja. Ju jeni i madh dhe i pagabueshėm, siē thoshte im atė, rahmet pastė, nė tė gjallė. Aty do mėsohen gjithė brezat e rinj ata qė e gėlltisin llokum gjithēka qė u vjen nga interneti, tė brumosen me mėsimet dhe porositė tuaja tė ēmuara. Aty thuheshin tė gjitha, si qe themeluar partia jonė nė njė barake qė tani e prishėn kopilat, pronarėt etj., etj.. Sa pėr atė adresėn tėnde tė internetit www.xhebraili.com, unė them ta ndėrrosh. Mė kanė ardhur zėra se tė kanė vjedhur paswordin. Po tė hap nje adrese tjetėr www.tarrasi.com, ndėrsa atė "xhebraili.com" po e pėrdor unė, meqė mė thonė dhe "xhebrail edvini" kėta kopilat e opozitės e me vjen tamam. Kėshtu do t'i ngaterrojmė dhe me shumė armiqtė qė na kanė halė nė sy.

    PS 2.

    Tė kam hapur dhe njė numėr llogarie nė mermer tėnd nga pėrqindjet qė u marr kėtyre ndertuesve. Prish sa te duash, se s'mbarohen, i kam vėnė mirė nė terezi me kėtė projektin francez punėt dhe them se do rrafshohem mirė me para. Pėrdori per tė organizuar partinė atje nė ferr. Vetėm atij Zhoao Amazonas mos i jep mė asnjė kacidhe, se vajti njė jete qė e mbajmė me tė ngrėnė e me tė pirė. Gjej ndonjė marksist leninist tjetėr.

    Me respekt

    Juaji xhebrail edvini d.v.

    Tiranė mė 22.05.2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Letėr nga Ferri: Shoku Enver i shkruan Edi Ramės

    "Kaini" ėshtė ki ini

    I dashur evlat!

    Letrėn tėnde tė fundit e mora dhe u gėzova pa masė. Thashė tė tė shkruaj njė letėr, jo se kam ndonjė porosi po kot pėr hoby, siē i thoni ju andej sipėr, tė ksemolloisemi si prindi me djalin me demek pėr ēlodhje. E mora atė pakon qė mė dėrgoje dhe m'u bė qejfi. E mora dhe kasetėn me kėngėn tėnde e m'u bė di herė qejfi. Ja brezi qė kemi rritur, i thashė Mehmetit. Edhe kėngėn e bėn vetė e s'e lė t'ia bėjnė tė tjerėt si tė duan, po si t'i duhet. Me kėta djem mo, do eci pėrpara kauza jonė e pėrbashkėt. Me shėndet mirė kam qėnė. Tani nė behar qė ndėrronet gjaku mo, bėnem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrė lėngatė e jam gati tė shkatėrroj jo njė, po tre grupe antiparti njeherėsh.

    Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet kėtu nė ferr. Si tė mėsohet njeriu. Unė pėr vete jam ambjentuar aq mirė. Le qė se mos kish ndonjė ndryshim ajo jeta jonė andej lart nga kjo qė bėjmė kėtu. Ati-ati janė. Kam zėnė miq tė rinj. Nga tė gjitha kohėt, nga tė gjitha moshat, se ferr hesapi kėtu, ka tė bardhė e tė zinj...

    Mė hahet muhabeti me njėrin qė ka hapur njė tavernė kėto kohėt e fundit. Kain e quajnė, zotni burrė. Ka vrarė tė vėllanė, ndaj e kanė prurė nė ferr po nejse. Ka hapur njė tavernė trendy siē u thua ti atyre lokaleve tė shtrenjta. Ėshtė i biri i Adamit e Evės. Ata qė thonė se krijuan njerėzimin, po unė s'i besoj ato broēkulla. Pėr mua botėn e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohė e as vegla pėr kėsi punėsh. Po nejse ai dhe emrin tavernės ashtu ja ka vėnė: Bujtina Adami & Eva.

    -Pse s'i vure ndonjė emėr tjetėr, - e pieta, - ndonjė nga kėta emrat amerikanė qė s'i kupton dot njeri.

    -Jo po dua ta vė nė nderim e pėr respekt tė prindėrve, Adamit e Evės. -Eh, se mos i bėre ēirak sa qenė gjallė, po do t'i ngresh tani pėr sė vdekuri, - i thom.

    -Po se mos ti e bėrė ēirak Halilin, tėt atė, - ma pret kopili. - Harrove qė u dogje dhe Kuranin, meqė qe hoxhė, e vetė qeshje kur ngroheshe nė zjarr?!

    -Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjė pėr njė baba udhėheqėsi, - i thashė, - dhe thashė ta vdisja ca nga ca. Po i lėmė kėto, - i thashė, - se tė di njėsoj jemi mė duket.

    Po le ē'kopil ėshtė treguar. E ka bėrė tabelėn nė tė dy krahėt nė njė krah pėr kaurėt: Adami & Eva, nė krah tjetėr pėr myslimanėt Ademi & Hava. Hanė e pinė tė di, palėt pa mur nė mes, si ai qė po ngrihet nė Lindje tė Mesme siē mė shkruaje. Po kėta mislimanėt vetėm ēaj pinė, e ankohet pėr xhiron, ndėrsa kėta tė krishterėt dėnden me verė. Mė bie njėri njė broke tė madhe. Pije shoku Enver, - mė tha, - se ėshtė gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashė, po e kam lėnė gjakun, s'e pi mė. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirė gjak sa tė duash atje sipėr, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjė ēikė!? Mė thanė se atire tregėtarėve dhe ndėrtusave jua pi gjakun me opingė. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetėm tė mira tė bėn, dėgjo mua.

    Nejse, vaēė njė ditė fund jave vveek end siē i thua zotrote, e gjeta tė ziun Kain tė dėrrmuar. Kish pirė ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bėrė tapė. Ja kish shkrepur tė qarit me kokėn mbi tavolinė. Ngreje kokėn, i thom. -Po unė kam vrarė vėllanė tim, mė vjen keq, mė vjen turp. Bithė e plasur, i thashė. Po unė vrava barinė qė e keshė nė vėnd tė babait e s'mė gjeti gjė. Le pastaj tė tjerėt pas tij. Kur qan ti unė duhet tė vė kujen i thashė. Ngre kokėn se je burrė. E mblodhi veten. Nga ajo ditė me qeras gjithnjė.

    -Nga je ti, shoku Enver? - mė piet njė ditė. -Nga Shqipėria, i thom. Andej marr furnizimet me zarzavate pėr dyqanin, tim thotė. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim. Atje s'ka pėllėmbė tokė tė lirė se e mbusha vetė mė bunkerė. Le qė dhe po tė kish, se mos do t'i punojnė ata. Po s'qeshė unė t'ju fut drunė, s'punojnė shqipėtarėt, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen nė Maqedoni, po tenderin e ka fituar njė shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bė qejfi qė pėr dobiēllėqe tė tilla, ju punon mėndja djemve atje sipėr.

    S'e ke idenė ēfarė njeriu i mirė ėshtė Kaini. Mė dėftoi biografinė atė ditė qė qe i dehur. Ngjanim nė shumė gjėra ndaj mė pėlqeu firauni. Mė dėftoi pėr perėndinė, se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindėrit e tij. Eh e ke mirė ti, o Kain vėllai, se ta krijuan tė tjerėt kopshtin. Po unė qė e krijova vetė Edenin atje sipėr, dhe ika e e lashė tė ma bėjė rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit. Po nejse, nejse dhe njė ēikė degjenerim do ketė pasur, se ai thotė qė ata rrinin lakuriq nė atė Kopshtin e Edenit. Kanė histori interesante kėta tė fesė! Ti, besoj, mbase i di, se je vetė kaur, po unė s'i kam ditur. Mė kėnaqi Kain vėllai me historitė e biblės. Mė tha se tė parėt e tij iknin lakuriq meshkuj e fėmra. Unė s'ja besoj tė tėra, se e di ti qė jam ateist, po nejse. Kėtu, si nė burg, ngaqė s'ke ē'tė bėsh, i dėgjon historitė dhe nga dhjetė herė e tė duken interesante. Mė tha qė ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si tė duash, hėngri koqen e mollės fshehurazi dhe zoti e dėnoi. Tė kish ngrėnė nė kohėn time ndonjė gjė tė ndaluar, unė i kėpusja kokėn, i thom Kainit. Epo Zoti ka mė shumė mėshirė se ti, nuk ėshtė sa ti i pashpirt.

    -Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unė. -E fale, po e vrave mė pas. Dmth., e ruajte pėr njė vakt tjetėr. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mėsuar gjarpėri tė bėnte paudhėsira. Ja si Ramizi qė mėsonte Nexhmijen time. Le kur mė dėftonte pėr pėrmbitjen e madhe. M'u kujtuan kėto vitet '90 kur shpėtove vetėm ti evlat, nga raca jonė e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Qė tė vazhdonte raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dėftojnė andej nga kampi i myslimanėve kėtė, se nuk mė qasin, meqė s'jam bėrė synet, po pak rėndėsi ka. Shiqir qė shpėtuat ju nga ajo pėrmbitja e madhe.

    Mė vjen njė natė nė derė njė grua me leshra lėshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku Enver, ti qė je mė i mėnēmi, mė i drejti, mė i forti mė i... Lėri moj kėto, i thashė, po thuamė ē'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atė Kainin qė ka hapur tavernėn. Dua tė mė marrė nė punė djalin, se kemi mbetur keq. Ē'je ti moj malukate, i thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetėr, vėndallije denbabaden. Jam e ėma e Neronit, perandorit tė dikurshėm tė Romės. Pies Foto Ēamin, se atė kemi mė tė kėnduarin e birosė. Ē'ėshtė ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot tė shkolloi partia deri nė Bashkim Sovjetik tia!?

    -Atje, dmth., nė BRSS, qė nga Lenini e kėtej na e fillonin historinė. Ē'faj kam unė i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budėn, se ai i di kėto, ėshtė marrė mė varre, me ilirė e me pellazgė tėrė jetėn. Vjen Aleksi me temena. Ju patjetėr e dini shoku Enver, vetėm se nuk ju kujtohet pėr momentin. -Lėri more denglat, po thuaje, se tanėt jemi kėtu tė gjithė, e s'na del llafi. - Neroni ėshtė njė perandor mizor qė dogji Romėn, dmth., qytetėrimin romak qė vrau nja tetė gra e tre-katėr mijė ushtarė robėr, ndėrsa kjo ėshtė e ėma. Thonė se kanė pasur njė inēest tė dy, ndaj janė kėtu nė ferr.

    -Pse s'thua qė qėnka burrė zotni ki Neroni?! -Po ē'punė do bėjė? - i thom tė jėmės. Oh ai ėshtė kėngėtar i lindur, ka njė zė qė ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj. Veē ta dėgjosh kur kėndon live. Qoftė e bėrė, qėnka burrė zotni ki qė ka djegur Romėn. Harrova tė thom se e zgjeroi tani nė behar bujtinėn Kaini, e natėn ka kthyer nė pub. Pinė gjithė udhėheqėsit birrė me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa. Neroni kėndon live nga ora 12 deri nė 4 tė sabahut allafrėnga. Veē tė shohėsh dens, rep, hip-hop. Unė pėr vete jam bėrė ca R&B, po kėta metalistėt, Hitleri me shokė, s'i duroj dot as kėtu, na ēanė veshėt! E qė thua ti, dėgjoj njė natė afėr sabahut... Neroni live, kėndonte njė kėngė pėr Romėn.

    Roma, nė zemrat tona

    edhe e djegur

    sido tė jesh

    ti je e jona.

    I ngrihem i vete atje me atė bastunin qė mė kanė dhuruar punonjėset e kombinatit "Misto Mame" pėr ditėlindje. Ē'e ke kėtė kėngė ti!

    -Hip-hop shoku Enver, mė thotė.

    -More s'tė thom pėr hop-hopin unė, po ku e ke marrė. Ti vetė e dogje Romėn, pse bėn sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bėre ēirak Shqipėrinė!...

    -E di ti, more firaun, qė kjo ėshtė pirateri. Tė tė zėrė Sefedin Ēela, tė bėn gjėmėn. Kish kopjuar kėngėn tėnde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos tė ta dėgjoj mė, se mė kujtohet pėrmbitja e Tiranės Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ē'do i keshe bėrė. Pimė nga njė gotė.

    Ah ē'burrė i lartė je more Kain. Ah qė s'tė njoha nė tė gjallė, se do jeshė bėrė njė oficer i shkėlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipėrit e mi ishin dhe ata qė kishe, - mė tha, - s'mė mbetet qejfi, pėr kokė tė fėmijėve.

    S'i paskej ngrėnė akoma fėmijėt e tij me ē'mora vesh. M'u ankua pėr biznesin. -Ky cerberi ėshtė mė keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk na lė tė ngrėmė kokė. Le qė seē e ka shpallur dhe zonė pedonale kėtė cepin e ferrit ku ėshtė pubi im dhe mė mori nė qafė, ra klientela. Tani njerėzit do hyjnė mė njė biēim karte elektronike. Dmth., siē hinin nė kohėn time me leje tė drejtorisė sė ditė nė Bllok njerėzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bėrė nė Tiranė. Mė tha Bedriu qė erdhi tani kėto ditė sa bėri dorėzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bėrė. I kishe vėnė njė derr zinxhiri udhės pėr nė Bllok. Ashtu tė lumtė se u bėmė si kėmbėt e dhisė. Nė Bllok s'mund tė hijnė tė gjithė, se ē'u pa puna. Vuri nja di ushtarė nė krie rrugės, se ngjan mė mirė, dėgjo mua. Pse si tė dukesha unė tia, qė s'lija njeri asaj udhe veē njerėzve tanė. Tani kthimi nė identitet mund tė quhet i pėrfunduar, se u ktheve tek unė nė shumė gjėra, o evlat!

    Me kaq them ta mbill se mė vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bėrė mė xhin kush humbet. Tė fala gjithė njerėzve tanė, gjithė atire qė mė duan e i dua.

    PS.

    Po t'u bė mbarė, mė dėrgo nja di ēupa nga ato qė iu jep me qira diplomatėve tė huaj kur vinė nė Tiranė pėr t'i futur nė thes. Tė dinė tė kėndojnė po dhe tė jenė njė ēikė tė mbajtura. Me njė fjalė tė mos i mbajė Kaini me bukė, po ta nxjerrin vetė bukėn e tire. Pėrqindjen e fitimit ta dėrgoj nė rastin mė tė parė. Kėtu bėjnė goxha para ēupat. U mejtoj tė mos i mundoni kot duke i dėrguar nė Itali e Greqi. Diskutoje me shokėt. Kujdes mos iu zbulon linjėn Interpoli se mė kanė thėnė qė kanė nisur ca hetime pėr atė punėn e organeve.

    Nga Kaini ke shumė tė fala tė pėrzemėrta.

    Rroftė Partia jonė e lavdishme e Punės!

    Rroftė populli shqiptar!

    Rrofshi ju...
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •