Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin

    Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin

    Urim Jahja ka vrarė 18-vjeēaren pasi ajo refuzoi tė “punonte” pėr tė

    Kastriot Bushi

    Ekzekutimi ėshtė bėrė me njė breshėri kallashnikovi nė sy tė dy vėllezėrve dhe gjyshes sė viktimės

    Urim Jahja e kishte detyruar 18-vjeēaren qė tė punonte si prostitutė nė Kosovė dhe ka kėrkuar ta detyrojė sėrish

    Vajza ėshtė riatdhesuar nga autoritetet policore tė Kosovės mė 27 qershor tė kėtij vitit pasi u gjet pa dokumente

    Burrel- Tutori ka ekzekutuar nė sytė e vėllezėrve tė saj njė adoleshente nga Klosi i Burrelit, e cila pasi kishte shpėtuar nga shfrytėzimi i tutorit tė saj, ka refuzuar qė tė shkonte sėrish me tė. 18-vjeēarja, Valentina Barameta ėshtė vrarė nga 33-vjeēari Urim Jahja, me njė breshėri kallashnikovi nė afėrsi tė banesės sė saj nė fshatin Shėngjun tė Klosit. Policia tha se Jahja ka kryer ekzekutimin e vajzės ndėrsa ishin tė pranishėm nė vendngjarje dy vėllezėrit e saj dhe gjyshja, dhe mė pas ėshtė larguar nėpėr malet e kėsaj zone. Policia ėshtė ende nė kėrkim tė tij, por nuk ka arritur ta arrestojė. Sipas policisė, shkak pėr vrasjen e 18-vjeēares ėshtė bėrė refuzimi i saj pėr tė punuar sėrish pėr Jahjan nė Kosovė. Policia thotė gjithashtu se 18-vjeēarja mund tė zbulonte me dėshmitė e saj edhe njė rrjet tė trafikut tė femrave nė veri tė Shqipėrisė, qė i trafikonte ato pėr nė Kosovė. Valentina Barameta ėshtė deportuar nga Kosova nė Shqipėri vetėm pak muaj mė parė nga autoritetet e UNMIK.
    Ngjarja
    Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 14:30 minuta nė fshatin Shėngjun tė Kolsit nė rrethin e Burrelit. 18-vjeēarja Valentina Barameta ka qenė nė arėn e familjes duke punuar sė bashku me dy vėllezėrit e saj, Valdet dhe Valmir Barametėn. Papritur nė arėn e tyre ėshtė shfaqur, Urim Jahja. Ai i ka dhėnė ultimatum vajzės qė tė shkonte me tė tek makina, pėrndryshe do ta vriste. Fytyra e urryer e vrasėsit ishte e njohur pėr vajzėn e shfrytėzuar e cila ėshtė pėrgjigjur se “vetėm tė vdekur mund ta merrte sėrish”. Vajza ka bėrė hap drejt shtėpisė sė saj, duke iu lutur Jahjas qė tė mos merrej me familjen e saj. Edhe vėllezėrit tė tronditur janė zhvendosur drejt shtėpisė, nga ku ka dalė dhe gjyshja 85-vjeēare. “Ti do tė punosh sėrish pėr mua nė Kosovė, ndryshe do tė vritet edhe familja jote,” ka qenė fraza e drejtuar nga i superkėrkuari nga policia e Burrelit. Vajza dhe familjarėt e saj kanė kėmbėngulur se ajo nuk do tė shkonte me tė dhe vetėm pak sekonda mė pas janė dėgjuar krismat e thata tė armės. 15 tė shtėna i kanė marrė jetėn adoleshentes. Tė ngrirė nga krimi makabėr kanė mbetur vėllezėrit teksa shihnin largimin vrasėsit tė motrės sė tyre...
    Motivet
    Policia e Burrelit thotė se Urim Jahja kishte detyruara nėn forcėn e armės tre muaj mė parė tė trafikonte 18-vjeēaren nė Kosovė duke e shfrytėzuar pėr prostitucion. Sipas policisė, ai e kishte gjetur vajzėn tė vetme nė shtėpi dhe duke e kėrcėnuar me armė e ka marrė me dhunė dhe e ka futur nė makinėn e tij. Sipas policisė, ai e ka torturuar adoleshenten duke e detyruar qė tė udhėtonte me tė nė drejtim tė Kosovės. Atje e ka shfrytėzuar pėr prostitucion dhe mė pas e ka kaluar nė Maqedoni pėr ta rikthyer sėrish nė Kosovė. Urim Jahja kishte nė plan sipas policisė, qė ta merrte vajzėn dhe tė shkonte nė Itali, por planet e tij janė prishur pas deportimit tė saj nga autoritetet e UNMIK. Vajza pasi ka mbėrritur nė shtėpi, i ka treguar familjes gjithēka, por frika nga “bosi i krimit” nė Burrel, e ka detyruar familjen tė mos bėjė denoncimin nė polici. Vajza dhe familja e saj kanė qenė vazhdimisht nėn presionin e ekzekutimit tė tyre.

    Vrasėsi i kishte shpėtuar arrestimit duke kėrcėnuar viktimat

    Policia e Burrelit sapo ka mėsuar se nė fshatin Shėngjun kishte ndodhur njė vrasje ėshtė nisur menjėherė pėr nė vėndin e ngjarjes. Pasi ka marrė tė dhėnat e para operative, uniformat blu kanė mėsuar autorin e ngjarjes dhe kanė vajtur menjėherė nė banesėn e tij duke kryer njė kontroll tė shpejtė, por pamundor tė gjejnė Urim Jahjen. Fotot e tij janė shpėrndarė nė tė gjithė komisariatet e vendit dhe vazhdon krehja e zonės pėr gjetjen e tij. Sipas policisė sė Burrelit, Urim Jahja ka qenė person me precedentė tė shumtė penal. Policia thotė se ai ka qenė tmerri i qytetit tė Klosit, dhe ka sjellė vazhdimisht probleme pėr uniformat blu. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se Urim Jahja ėshtė i martuar dhe se ka dy fėmijė. Familja e tij jeton nė Klos tė Burrelit. Vetė Urimi ka qenė i papunė dhe vazhdimsht kishte arritur tė trafikonte femra nė Kosovė. Ai ka mundur t’i shpėtojė policisė falė dhunės dhe presioneve qė ka ushtruar mbi viktimat e trafikimit tė tij, tė cilat nuk e kanė denocuar nga frika.




    24/08/2006
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Ngjarje shume tronditese dhe e zymte nga realiteti shqiptar
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Nje ngjarje shume e hidhur

    Shpresoj te kapet sa me shpejt autori dhe te mari denimin e merituar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Shume tronditese kjo ngjarje
    Ai njeri do vrare , por do torturuar njehere mire me pare .

    Ngushellime familjes se vajzes

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Lidhet, i behen kanale ne trup me thike dhe i hidhet kripe. I keputet nje gisht, pastaj copa nga trupi sipas rradhes dhe te jetoje keshtu te pakten 2 vjet para se ti hidhet sorrave ta hane. Pas kesaj monstra ndjehet i qete sepse ka marre ate qe meritoi.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ahhhh .... nje jete e prere shkurt, nje enderr, nje femer. Mos iu zbardhte dita asaj kafshe qe mori kete jete!!! Ata vellezer, cfare benin? Sehir? Po te ishte vellai i tyre nen hijen e pushkes, si do te reagonin?

    Medet!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 03-09-2006 mė 06:24

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Ahhhh .... nje jete e prere shkurt, nje enderr, nje femer. Mos iu zbardhte dita asaj kafshe!!! Ata vellezer, cfare benin? Sehir? Po te ishte vellai i tyre nen hijen e pushkes, si do te reagonin?

    Medet!!!
    Lioness, medet nje mije her per familjen e saj, shum e rende kjo.

    Kam bo ca mungesa ktej, nuk te paskan ra ne sy fare me doket eh???

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shumė ngjarje e hidhur por njėkohėsisht edhe paradoksale, tė shikojnė vėllezrit sikur tė ishte ndonjė shfaqje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    pse sdonte ajo sikur ca do bente koka peshku do qeronte, mir ja beri qe e vrau ta mesojn mir kto tjerat. kur te thot njeri qero koka peshku duhet ta dish qe duhet tia nisesh punes e jo te besh naze.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shume ngjarje e hidhur shpresoj qe ky denim i autorit te jet ajo qe e meriton.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 249
    Postimi i Fundit: 28-12-2013, 06:50
  2. Vritet kambisti ne Durres !!!!!!
    Nga Anesti_55 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:06
  3. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Vritet bamirsja Margaret Hassan
    Nga Traboini nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-11-2004, 17:38
  5. A ben te vritet njeriu ne Ramazan ???
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •